Nga Dashnor Kaloçi
Pjesa e njëmbëdhjetë
Memorie.al / Që nga viti 1944, kur erdhi në pushtet e, deri në fundin e vitit 1990-të, regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, në bazë të teorisë dhe “mësimeve të Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit” si dhe ideologjisë që ata ideuan e u aplikua gati në gjysmën e botës, zhvilluan pa ndërprerje luftën e klasave, duke ekzekutuar, burgosur apo internuar kundërshtarët e tyre politikë. Në këtë kuadër, që nga dhjetori i vitit 1944, kur Enver Hoxha dhe qeveria që ai kryesonte zbritën nga malet dhe morën pushtetin, krahas ekzekutimeve me dhe pa gjyq, filluan edhe internimet e dhjetëra e qindra familjeve, që ata i konsideronin “klasa të përmbysura”, apo i akuzonin si; “armiq të popullit”, kryesisht familje të pasura apo të shtresës së mesme, ish-funksionarë të Monarkisë së Zogut, që gjatë periudhës së pushtimit të vendit, kishin aderuar apo kishin mbështetur organizatën nacionaliste “Balli Kombëtar” e Legalitetin.
Po kjo “praktikë”, pra masa ndëshkuese e internim-dëbimeve, do të zhvillohej edhe ndaj qindra e qindra komunistëve, (nga ata më të thjeshtët e, deri tek ish-anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së), deputetë, ministra, ushtarakë e funksionarë të lartë etj., e familjeve të tyre, të cilët Enver Hoxha dhe regjimi komunist në fuqi, do t’i shpallte “tradhtar, revizionistë, armiqtë të popullit”, etj. Nga viti 1944, e deri në 1949-ën, vendimi për internim-dëbimet bëheshin nga “Komisioni i Dëbimeve dhe Konfiskimit të Pasurive”, që funksiononte pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, komision i cili në vitet në vijim, e ndryshoi disa herë emërtesën, deri sa në vitin 1954, kaloi në varësi të Kryeministrisë, duke u quajtur “Komisioni i Internim-Dëbimeve”, i cili funksionoi rregullisht deri në vitin 1990.
Që nga viti 1954 e, deri në 1974-ën, kryetar i atij komisioni ishte Beqir Balluku, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, që mbante funksionin e ministrit të Mbrojtjes Popullore dhe njëkohësisht atë të zv. kryeministrit të qeverisë së kryesuar nga Mehmet Shehu, kurse zv. kryetar i komisionit, ishte ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, ndërsa si anëtarë, Prokurori i Përgjithshëm Dhori Panariti, e kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela. (Pas dënimit të Beqir Ballukut, në vitin 1974, funksionin e kryetarit të Internim-Dëbimeve, e mori zv. kryeministri Manush Myftiu, kurse pas dënimit të Kadri Hazbiut, funksionin e nënkryetarit e mori Hekuran Isai).
Ky komision, gjatë gjithë periudhës së ekzistencës e funksionimit të tij, dha me dhjetëra e qindra vendime, duke dëbuar e internuar me mijëra persona, të cilët hiqeshin me dhunë nga vendet e tyre të banimit dhe detyroheshin të jetonin e banonin në fshatra dhe zona të thella të vendit, nga jugu në veri. Kryesisht fshatrat me vendet e kampet e internimit ishin caktuar nga qeveria në zonën e Myzeqesë së Lushnjes e Fierit, (Savër, Çermë, Bedat, Grabian, Gradisht, Plug, Gjazë, Zhamë, Sulzotaj, Kryekuq, Karavasta, Shtyllas etj.), pra në pjesën qendrore të vendit, me qëllim që ata të ishin sa më larg kufijve shtetëror, që të mos arratiseshin jashtë Shqipërisë. Po kështu, përveç masave me internime dhe dëbime, komisioni qeveritar, jepte vendime edhe për sekuestrimin e pasurisë së të gjithë personave që arratiseshin nga Shqipëria.
Në bazë të ligjit përkatës me të cilin funksiononte Komisioni i Internim-Dëbimeve, një person, apo një familje, fillimisht internohej për pesë vjet, por ato përsëriteshin, duke u shtyrë çdo pesë vjet, aq sa familje të tëra, kryesisht nga Veriu i Shqipërisë, si: Gjonmarkajt e Mirditës, Kalosht, Sina-jt, Alia-jt, Demat, Dinet, Menat e Ndretë e Dibrës, Bajraktari e Kolgjini të Kukësit, Kola-jt, Allamant e Sulkurtët e Matit, Merlikat, Kupët e Bami të Krujës, Mirakajt e Pukës, Radi dhe Gjekaj të Shkodrës, Pervizt e Kurbinit, Mulletët e Petrelat Tiranës, apo ato nga Jugu i vendit, si; Dostët e Gjirokastrës, Frashëri dhe Çela të Përmetit e Kolonjës, Staraveckat e Skraparit, etj., etj., të cilët qëndruan në vendet e internimit deri në vitin 1991, kur dhe u shemb regjim i komunist. Madje disa prej tyre, edhe shumë vite më pas, sepse nuk kishin se ku të shkonin, pasi nuk u kishte mbetur asnjë kthinë ku të fusnin kokën!
Lidhur me sa më sipër etj., Memorie.al. ka siguruar një dosje voluminoze nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme që mban siglën “Tepër Sekret”, (por tashmë prej kohësh e de-klasifikuar), me vendimet e Komisionit të Internim-Dëbimeve, të cilat po i publikojmë të plota dhe me faksimilet përkatëse; ku janë emrat e personave dhe familjet që janë dëbuar e internuar, apo u janë sekuestrimet e pasuritë, si dhe akuzat përkatëse për çdonjërin prej tyre.
VENDIMI NR. 41 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM Ekz. Nr. 1
DËBIMEVE Tiranë, më 5.8.1967
VENDIM Nr. 41
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 5.8.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,
VENDOSI:
Të lirojë nga internimi, pasi nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, personat e poshtëshënuar:
1. Rozeta Zeqir Zeka, e datë-lindjes 1950, lindur dhe banuese në Korçë, pa punë, shtresë e mesme.
2. Artere Pertef Bregu, e datëlindjes 1947, me profesion arsimtare, shtresë e mesme.
3. Perloc Mark Margilaj, i datë-lindjes 1924, lindur në Potgoricë të Jugosllavisë, me kombësi dhe shtetësi Jugosllave.
Të përmëndurit i është aprovuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, lënia e shtetësisë Shqiptare dhe tash është me banim në Çermë të rrethit të Lushnjes.
4. Kasino Sali Agaçi, e datë-lindjes 1930, lindur në Çamëri dhe banuese në Vlorë, e martuar.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU …………………..
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS SË LARTË
LEFTER GOGA ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 42 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM Ekz. Nr. 1
DËBIMEVE Tiranë, më 5.8.1967
VENDIM Nr. 42
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 5.8.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,
VENDOSI:
Të internojë për 5 vjet kohë, Savër të rrethit Lushnje:
1. Imer Sali Spahiu, i datë-lindjes 1915, lindur në Kolesjan të Kukësit, banues në Tiranë, me profesion nën-punës-magazinier, shtresë e pasur, pa parti.
Në vitin 1948, është kapur duke u përgatitur për t’u arratisur në Jugosllavi, ndërsa i vëllai i tij, Neziri, është arratisur dhe ndodhet në Francë. Zhvillon aktivitet armiqësor kundër vëndit tonë.
Një vëlla tjetër, Enverin, e ka të internuar për qëndrim të keq politik.
Ka në Jugosllavi, dy djemtë e vëllait, njëri prej tyre është oficer madhor dhe shërben në U.D.B., ndërsa tjetri, Ramadan Spahiu, është një ndër drejtuesit e emigracionit Shqiptar në Jugosllavi.
Kushëriri i tij, Lutfi Spahiu, është një ndër krerët e reaksionit shqiptar jashtë shtetit.
Në qershor të vitit 1967, i është arratisur në Jugosllavi, djali i tij, Ideali, duke qenë ushtar në kufi.
2. Rabije Fuat Spahiu, e datë-lindjes 1923, banuese në Tiranë, shtëpiake, pa parti, gruaja e Imerit.
3. Fisnik Imer Spahiu, i datë-lindjes 1945, lindur dhe banues në Tiranë, me arsim 7 vjeçar, punëtor në minierën e Mëzezit, djali i Imerit.
Internimi i fillon me datën 5.8.1967 dhe u mbaron me datën 5.8.1972.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU …………………..
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS SË LARTË
LEFTER GOGA ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 43 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM Ekz. Nr. 1
DËBIMEVE Tiranë, më 5.8.1967
VENDIM Nr. 43
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 5.8.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studjoi materialet dhe propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,
VENDOSI:
Të internojë për rrezikshmëri shoqërore, personat e poshtëshënuar:
1. Vlash Pano Biça, i datë-lindjes 1914, lindur dhe banues në Dhërmi të rrethit Vlorë, me arsim fillor, me profesion bujk, i martuar, shtresë e varfër.
2. Harikli Thoma Biça, e datë-lindjes 1924, shtëpiake, e shoqja.
3. Mihal Vlash Biça, i datë-lindjes 1934, me arsim 7 vjeçar, i biri.
4. Zaharulla Vlash Biça, e datë-lindjes 1949, me arsim 7 vjeçar, e bija.
Më 27 qershor 1967, djali i Vlashit, Mark Vlash Biça, tradhton atdheun duke u arratisur në Greqi.
Të internohen në katundin Verrnik të rrethit Vlorë, për 5 vjet kohë.
Internimi fillon me datën 5.8.1967 dhe i mbaron me datën 5.8.1972.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU …………………..
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS SË LARTË
LEFTER GOGA ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 44 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM Ekz. Nr. 1
DËBIMEVE Tiranë, më 29.8.1967
VENDIM Nr. 44
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 29.8.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studjoi materialet dhe propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,
VENDOSI:
Për arsye se nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, t’u heq masën e internimit personave të poshtëshënuar:
1. Drita Ibrahim Shehu, e datë-lindjes 1924, me banim në Elbasan, internuar në vitin 1962. Me vendim Nr.31, datë 27.6.1964, është dëbuar për 5 vjet kohë.
2. Fatmir Fahredin Frashëri, i datë-lindjes 1935, lindur dhe banuese në Korçë, është internuar brenda rrethit me vendim Nr. 1, datë 9.1.1967, për 5 vjet kohë.
3. Nasibe Beqir Dule, e datë-lindjes 1902, banuese në Tiranë, internuar në Seman të rrethit të Fierit, me vendim nr. 19, datë 19.4.1966, për 5 vjet kohë.
4. Kleoptara Mihal Garuli, e datë-lindjes 1912, me banim në Krujë, internuar nga Durrësi në vitin 1962. Me vendim Nr. 31, datë 27.6.1964, është internuar për 5 vjet kohë.
5. Erifili Jani Garuli, e datë-lindjes 1933, me banim në Krujë, internuar nga Durrësi në vitin 1962. Me vendim Nr. 31, datë 27.6.1964, është internuar për 5 vjet kohë.
6. Llesh Preng Rrexhaj, i datë-lindjes 1935, nga Vermoshi i rrethit Shkodër, internuar në Krujë në vitin 1958. Në vitin 1964, me vendim Nr. 31, është dëbuar edhe për 5 vjet të tjera.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU …………………..
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS SË LARTË
LEFTER GOGA ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 45 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM Ekz. Nr. 1
DËBIMEVE Tiranë, më 29.8.1967
VENDIM Nr. 45
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 29.8.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studjoi materialet dhe propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,
VENDOSI:
T’i hiqet masa e internimit dhe t’i kthehet në dëbim, Paskal Kristo Zogës, i datë-lidnjes 1926, nga katundi Shtikë i Kolonjës.
Është internuar në Lushnje në vitin 1960. Me vendim Nr. 49, datë 9.10.1966, i është zgjatur afati i internimit edhe për 3 vjet kohë.
I ndalohet qarkullimi dhe banimi në rrethet; Tropojë, Shkodër, Kukës, Peshkopi, Librazhd, Pogradec, Korçë, Kolonjë, Përmet, Gjirokastër, Sarandë, Vlorë, Durrës, Tiranë.
Dëbimi i fillon me datën 29.8.1967 dhe i mbaron me datën 9.X.1969.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU …………………..
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS SË LARTË
LEFTER GOGA ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 46 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM Ekz. Nr. 1
DËBIMEVE Tiranë, më 29.8.1967
VENDIM Nr. 46
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 29.8.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studjoi materialet dhe propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,
VENDOSI:
Për arsye se paraqet rrezikshmëri shoqërore, t’i zgjatë kohën e internimit edhe për 2 vjet të tjera, Erifili Zoi Laçkës, e datë-lindjes 1927, me banim në Pogradec.
Është internuar në Krujë me vendim Nr. 72, datë 4.9.1962, për 5 vjet kohë.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU …………………..
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS SË LARTË
LEFTER GOGA ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 47 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM Ekz. Nr. 1
DËBIMEVE Tiranë, më 5.10.1967
VENDIM Nr. 47
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 5.10.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studjoi materialet dhe propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,
VENDOSI:
Për arsye se zhvillojnë veprimtari armiqësore dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore të theksuar, të internojë për 5 vjet kohë, personat e poshtëshënuar.
1. Ramiz Selman Kaca, i datë-lindjes 1913, lindur në katundin Vinjoll të rrethit të Matit, me banim në qytetin e Tiranës, me profesion shofer, me punë në parkun e autobusëve, i martuar me fëmijë, shtresë e mesme, me arsim të mesëm.
2. Nadire Veli Kaca, e datë-lindjes 1924, është mbesa e kriminelit Beqir Valteri, punon si rrobaqepëse në Kooperativën “Ylli i Kuq”, është e shoqja e Ramizit.
3. Bashkim Ramiz Kaca, i datë-lindjes 1943, lindur dhe banues në Tiranë, me arsim 7 vjeçar, i martuar, mekanik në Uzinën “Tirana”, i biri.
4. Lulzim Ramiz Kaca, i datë-lindjes 1946, është duke kryer shërbimin ushtarak, i biri.
Të internohen në…..
5. Shan Kel Deda, i datë-lindjes 1926, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, nëpunës në N.I.L. Prodhime, shtresë e pasur, me arsim të mesëm, i martuar.
6. Julia Zef Deda, e datë-lindjes 1943, me punë në laboratorin kimik, e shoqja.
7. Luçia Simon Deda, e datë-lindjes 1900, shtëpiake, e ëma.
8. Simon Kel Deda, i datë-lindjes 1932, sportist i Klubit “Partizani”, beqar, i vëllai.
9. Rozina Kel Deda, e datë-lindjes 1928, ish grua e Ndrek Kakarriqit, dënuar për veprimtari armiqësore, me të cilin është ç’kurorëzuar, arsimtare në Kombinatin e Tekstileve “Stalin”, e motra e Shanit.
10. Julian Ndrek Deda, i datë-lindjes 1949, punëtor në Uzinën “Tirana”, babai i tij është dënuar me 20 vjet heqje lirie për veprimtari armiqësore, është i nipi.
Të internohën në….! Memorie.al
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU …………………..
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS SË LARTË
LEFTER GOGA ARANIT ÇELA
Vijon numrin e ardhshëm
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016