• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, June 8, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“I shtrenjti komandant, drita e syve të popullit, këtu në kamp jetojmë shumë mirë, si në dasmë, s’na mungon gjë, pasi Partia…”/ Letra e rrallë për Enverin

“Gjyshi, që ishte kryetar i Degës së Brendshme, vinte i mërzitur, se i kërkonin që të torturonte të arrestuarit dhe ai…”/ Dëshmia e rrallë e punonjëses së Bashkisë së Tepelenës
“I shtrenjti komandant, drita e syve të popullit, këtu në kamp jetojmë shumë mirë, si në dasmë, s’na mungon gjë, pasi Partia…”/ Letra e rrallë për Enverin
Memorie.al Enver Hoxha
“Gjyshi, që ishte kryetar i Degës së Brendshme, vinte i mërzitur, se i kërkonin që të torturonte të arrestuarit dhe ai…”/ Dëshmia e rrallë e punonjëses së Bashkisë së Tepelenës
“Na ekstradoni Jakomonin dhe gjeneral Dalmacon, pasi ata kanë….”/ Letra e Enverit dërguar Komisionit Ndërkombëtar për Kriminelët e Luftës në Londër në 1945-ën
“Në Gjirokastër, me një pamje që s’e ka asnjë tjetër në Europën Lindore, jeton kujtimi i një burri të fortë dhe të jashtëzakonshëm, i cili…”/ Përshkrimi i udhëtarit suedez, në ’35-ën
0
Shares
604
VIEWS

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al/ Një i internuar në kampin famëkeq  të Tepelenës, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të shfaqur protestën e tij, kundrejt kushteve të jetesës në këtë kamp, me anë të një letre të shkruar me ironi, drejtuar diktatorit komunist Enver Hoxha. I internuari nuk ankohet, por “lavdëron” kushtet “e mira” të këtij kampi, ku thotë se nuk i mungonte asgjë atje, se me ushqim ishte shumë mirë, se po hante mish, çaj, makarona, se po vishej mirë, etj. Për të gjitha këto, ai shkruan se “tani po e njihte mirë partinë dhe pushtetin” shprehje e cila përsëritet disa herë. Letra e të internuarit, ndryshe nga të tjerat e këtij lloji, nuk kërkon asgjë, por vetëm lavdëron “kushtet” e mira të kampit, në kohën kur gjendja në këtë kamp ishte shumë e vështirë. Nëse i internuari do shkruante gjendjen në formën e vërtetë të saj, ky veprim mund të merrej për agjitacion e propaganda dhe ai mund të dënohej me burg politik. Për këtë arsye, kjo formë e maskuar revolte, është ndër më të rrallat e vërejtura në letrat e të internuarve, pothuaj unike gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës e pasuesit të tij, Ramiz Alisë.

Kampi tela me gjemba i Tepelenës (1949-1953) ishte njëri nga më famëkeqët e këtij lloji që kanë funksionuar në Shqipërinë komuniste nga marsi i vitit 1945 e, deri në tetor të 1953-it. Kampet e këtij lloji ishin vende të izoluara, gati burgje, të përbëra në shumicë nga gra, pleq e fëmijë. Ato nuk ishin kampe pune të detyruar, pavarësisht se në raste të caktuara të internuarit janë përdorur për punë. Kampet e tilla të rrethuar tela me gjemba dhe me roje të armatosura nuk ishin formuar me qëllim për t’i përdorur personat që mbaheshin aty për punë të detyruar, por më shumë për t’i mbajtur të izoluar. Çarja e druve, transporti i tyre, punë të veçuara në bujqësi, rrugë, etj, nuk janë tipare për një kamp pune të detyruar. Kampet e punës të konceptuara për punime bonifikuese, ndërtime e më vonë në miniera, si ato të ngritura në: Jubë, Beden, Maliq, Shtyllas, kanalin Peqin-Kavajë, Tërbuf, Tiranë, Bulqizë, etj., janë ngritur në vendin e punës, kanë pasur karakter tjetër dhe nuk duhen ngatërruar me kampet tela me gjemba.

Letra e të internuarit Fezo Dajlan Llënga nga Bozhigradi i Korçës, dërguar Enver Hoxhës nga Kampi i Tepelenës, ku vuante dënimin

Gjithashtu mund të lexoni

“Halim Xhelo më tha; kjo që bëhet në Shqipëri, ndodh vetëm me zezakët në SHBA-ës. Më vrisni, varmëni, ashtu siç keni varur të tjerët, dhe thoni se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-gardianit

“Zoti Rakipaj, ju përgëzoj për kurajën tënde të palëkundur, për të denoncuar e demaskuar, krimet e përbindëshme të Enver Hoxhës dhe…”/ Letra e shkrimtarit të njohur, për ish-të dënuarin politik

Tepelenë, 30.3.1952

I shtrenjti komandant z. Enver, udhëheqësi dhe drita e syve të popullit shqiptar.

Unë i internuari Fezo Dajlan Llënga nga katundi Koshnicë, Lokaliteti Bozhigrad, Rrethi Korçë, marr iniciativën t’ju shkruaj për sa më poshtë vijon:

Jam arrestuar nga organet e Sigurimit të Shtetit më 20 gusht 1950 dhe pa (u) marrë në pyetje, jam drejtuar për në kamp. Sigurisht, kam qenë fajtor karshi partisë dhe pushtetit, por do t’i jem mirënjohës për jetë partisë dhe pushtetit pasi, nuk kam qenë i aftë as për familjen time, as për partinë dhe pushtetin, mbasi unë tani e njoha partinë.

Cila është partia mbasi unë në shtëpi nuk kam pirë kurrë çaj, mish haja tri herë në mot. Kurse në kamp, kemi përditë çaj, mish, oriz, makarona, bukë gruri, rroba, këpucë. Përveç këtyre, sipas punës shpërblehemi dhe me të holla.

Doktori na vjen në (çdo) javë. Unë them me plot bindje se, nuk jemi në kamp, por jemi në dasmë. Dëgjojmë kampet e jashtme ç’heqin për copën e bukës.

Këtu na jep të kuptojmë cila është partia. Vetëm se kam merakun e familjes, pasi rrjedh nga një shtresë e varfër, nuk kam asnjë përkrahje. Kam nënën 70-vjeçe, kam bashkëshorten dhe dy djem, më i madhi 4 vjeç. Se unë për veten time këtë ushqim nuk e kam patur.

Kur të lirohem, sa të më tregojnë shokët e partisë në fshat se cila është partia, do t’ua tregoj unë, mbasi unë këtu në kamp e njoha shumë mirë cila është partia, pasi ka unë kam shërbyer në Ushtrinë Kombëtare më 15 korrik 1944 dhe jam liruar më 15 shkurti 1947, por nuk e kisha njohur mirë cila ishte partia.

Por në kamp e njoha partinë, për hir të partisë dhe të pushtetit tonë të dashur, zemra ime dëshiron të marrë pjesë në lumin e Matit, ku do bëhet hidrocentrali.

Të marr edhe unë pjesë si gjithë populli shqiptar.

Rrofsh sa malet i shtrenjti komandant, që hoqe popullin shqiptar në luftë dhe sot e heq për lumturinë.

Rroftë partia (e) lavdishme komuniste!

Rroftë Stalini i madh, direku i paqes në botë! Memorie.al

Mbetem dhe nderime dhe bindje,

                         I internuari Fezo Dajlan Llënga

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Si u arrestua Harrilla B., i pari që kishte një televizor në qytetin e Vlorës, që nga viti 1964, ku shkonin për të parë edhe operativët e Sigurimit dhe...”/ Dëshmia e publicistit të njohur nga Franca

Next Post

“Operativi Sigurimit, N. Tiko, një kriminel, kapi për gryke plakun e gjorë Sh. Gjoleka nga Kuçi dhe ja përplasi kokën në mur, duke e lënë të...”/ Dëshmia rrëqethëse e Ventigjar Hamzaraj

Artikuj të ngjashëm

“Populli po vuan për bukën e gojës dhe kur të na sulmojë greku apo serbi, dilni ju dhe mbrojeni atdheun, se ne…”/ Zbulohet dosja e gjeneralit disident që, akuzoi Enver Hoxhën, në ’66-ën
Dossier

“Halim Xhelo më tha; kjo që bëhet në Shqipëri, ndodh vetëm me zezakët në SHBA-ës. Më vrisni, varmëni, ashtu siç keni varur të tjerët, dhe thoni se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-gardianit

June 8, 2023
“Dridhem, kur kujtoj kocka të thyera njeriu, jo metaforike, të gjetura andej-këndej, në gropat e malit të Dajtit, në kampin e Ballshit, të Spaçit, në oborrin e burgut të Burrelit dhe…”/ Refleksione të ish-të dënuarit politik
Dossier

“Zoti Rakipaj, ju përgëzoj për kurajën tënde të palëkundur, për të denoncuar e demaskuar, krimet e përbindëshme të Enver Hoxhës dhe…”/ Letra e shkrimtarit të njohur, për ish-të dënuarin politik

June 6, 2023
“Nga haremi me vajzat e reja, te Veliu që firmosi pavarsinë më 1912-ën dhe refuzimi i ultimatumit të gjeneralit grek, për të njohur qeverinë e Zografit…”/ Historia e panjohur sarajeve dhe familjes Këlcyra
Dossier

“Nga haremi me vajzat e reja, te Veliu që firmosi pavarsinë më 1912-ën dhe refuzimi i ultimatumit të gjeneralit grek, për të njohur qeverinë e Zografit…”/ Historia e panjohur sarajeve dhe familjes Këlcyra

June 5, 2023
Armet e futura ne Katedralen e Shkodres 1946
Dossier

“Torturat ndaj Klerit Katolik, nuk kanë kuptimin e plotë, nëse s’kujtohen fjalët e Pandi Kristos: Ato Lleshrat e Prengrat, i kemi vrarë, faj e pafaj…”/ Refleksionet e ish-deputetit, studiuesit e ambasadorit të njohur

June 3, 2023
“Kur Patër Anton Harapit dhe Dom Mikel Koliqit, në nëntorin e ’44-ës, iu lutën të ikin nga Shqipëria, sepse komunistët do u…”/  Refleksionet e ish-deputetit, studiuesit e, ambasadorit të njohur
Dossier

“Kur Patër Anton Harapit dhe Dom Mikel Koliqit, në nëntorin e ’44-ës, iu lutën të ikin nga Shqipëria, sepse komunistët do u…”/ Refleksionet e ish-deputetit, studiuesit e, ambasadorit të njohur

June 3, 2023
“Familja Manolli, viktima e parë e neofashizmit serb pas 23 marsit ‘89 dhe si e përgatiti e zbatoi fashizmi ushtarako-policor, terrorin në Kosovë…”?! / Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

“Familja Manolli, viktima e parë e neofashizmit serb pas 23 marsit ‘89 dhe si e përgatiti e zbatoi fashizmi ushtarako-policor, terrorin në Kosovë…”?! / Refleksionet e historianit të njohur

June 1, 2023
Next Post
Memorie.al

“Operativi Sigurimit, N. Tiko, një kriminel, kapi për gryke plakun e gjorë Sh. Gjoleka nga Kuçi dhe ja përplasi kokën në mur, duke e lënë të...”/ Dëshmia rrëqethëse e Ventigjar Hamzaraj

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!