• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 21, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“I penduari’ raporton se; ushtarakët Muhamet Prodani, Abaz Fejzo, Vaskë Gjino dhe Andon Sheti, janë armiqtë më të tërbuar, sepse…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, tetor ‘84

Historia e dhimbshme e disidentit komunist, që vuajti 32 vite burg: “Nuk pranoi të bënte autokritikë kur e thirri shoku Enver në zyrë dhe …”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit
“I penduari’ raporton se; ushtarakët Muhamet Prodani, Abaz Fejzo, Vaskë Gjino dhe Andon Sheti, janë armiqtë më të tërbuar, sepse…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, tetor ‘84
Relacioni i Drejtori të Sigurimit: “Konferencerja e Estradës dhe solistja e Ansamblit, janë aventuriere, bëjnë jetë të ç’thurur, tentuan arratisjen dhe…”/ Letra për Liri Belishovën në 1959-ën
“I penduari’ raporton se; ushtarakët Muhamet Prodani, Abaz Fejzo, Vaskë Gjino dhe Andon Sheti, janë armiqtë më të tërbuar, sepse…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, tetor ‘84
Historia e dhimbshme e disidentit komunist, që vuajti 32 vite burg: “Nuk pranoi të bënte autokritikë kur e thirri shoku Enver në zyrë dhe …”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit
“Xhaviti, Lubonja, Maqo, Bardhyli dhe Vaska, dëgjuan vetëm fjalimin e Presidentit dhe kur isha fjala e Komandantit të Përgjithshëm, ata…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, korrik ‘83
“I penduari’ raporton se; ushtarakët Muhamet Prodani, Abaz Fejzo, Vaskë Gjino dhe Andon Sheti, janë armiqtë më të tërbuar, sepse…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, tetor ‘84
“I penduari’ raporton se; ushtarakët Muhamet Prodani, Abaz Fejzo, Vaskë Gjino dhe Andon Sheti, janë armiqtë më të tërbuar, sepse…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, tetor ‘84
“I penduari’ raporton se; ushtarakët Muhamet Prodani, Abaz Fejzo, Vaskë Gjino dhe Andon Sheti, janë armiqtë më të tërbuar, sepse…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, tetor ‘84
“Todi Lubonja shprehet se hetuesi i tij i ka thënë: koka nuk do të mbetet mbi supe po s’i pranove këto, ose do të varim dhe…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, tetor ‘76
Historia e dhimbshme e disidentit komunist, që vuajti 32 vite burg: “Nuk pranoi të bënte autokritikë kur e thirri shoku Enver në zyrë dhe …”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit
0
Shares
2.1k
VIEWS

Dashnor Kaloçi            

Pjesa e pesëdhjetë

Memorie.al publikon një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese. Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit. Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe persekucioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

                                                               Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të burgut të Burrelit, Vehap Kuka, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “I penduari”, lidhur me bisedat e bëra nga disa të dënuar në atë burg

                                                                                                               Marrë nga P.Op. Piro Nuredini                                                                                                                     Dhënë B.p. “I penduari”

                                                                                                                   Burrel, tetor 1984

                                                                                                                     Sekret

                                                          R A P O R T

Mbi disa mendime që mund të formulohen shkurtimisht nga shfaqjet të ndryshme të të dënuarve të M.E.S.-it (anti-parti-P.N.)

Ushtarakët që janë dhe më ekstremistët në këtë pikëpamje, kanë arritur deri atje sa të mohojnë çdo gjë të mirë në vendin tonë dhe për çdo veprim apo gjë tjetër ta vënë në dyshim. Por edhe në këto drejtime ka pikëpamje e mendime të ndryshme dhe se nuk ka një unitet, ose jo të gjithë e shfaqin hapur mendimin dhe pikëpamjet e tyre.

Kështu p.sh. ka nga këta që i flasin hapur pikëpamjet e tyre dhe që kanë humbur plotësisht besimin karshi kësaj udhëheqje, ose që presin vetëm përmbysjen e plotë të saj. Të tilla janë Maqo Çomua, Bardhyl Belishova, Vaskë Gjino, Gjin Marku, Sadik Bekteshi, Muhamet Prodani e Abaz Fejzo.

Maqua dhe Bardhyli janë dhe me aktivët, sepse jo vetëm që flasin hapur për pikëpamjet e tyre, por edhe përpiqen të afrojnë rreth vetes së tyre sa më shumë shokë dhe për këtë pothuajse vazhdimisht kanë bërë një punë sistematike, duke biseduar veçmas me njërin e me tjetrin.

Pikëpamje kryesore e tyre është se: politika e udhëheqjes tonë s’është e drejtë, si në ndërtimin e socializmit me forcat tona, në politikën e jashtme e të brendshme. Si mbas tyre, asgjë nuk mund të bëhet pa Bashkimin Sovjetik.

“Sido që të bëjnë kudo që të venë’ – thotë Maqua – ‘prap do lidhen me Bashkimin Sovjetik”. Këta shkurt, kanë një armiqësi të madhe dhe presin të përmbyset kjo udhëheqje dhe vendi ynë të lidhet me Bashkimin Sovjetik.

Pjesa tjetër e këtij grupi është me pikëpamje se: ‘rruga dhe vija që ndjek Partia jonë, s’është e drejtë, është dogmatike, sektarë ose komunizmi aziatik’, siç e ka quajtur Xhavit Qesja.

Këta janë për një liberalizëm ose për një “demokraci të vërtetë”. Këtu hyjnë Todi (Lubonja –P.N.), Fadili (Paçrami-P.N.), Xhavit (Qesja-P.N.).

Kurse ushtarakët e rinj, e sidomos Muhameti (Prodani-P.N.), Abazi (Fejzo), Andoni (Sheti-P.N.) duke futur dhe Vaskën (GJINO-P.N.), janë dhe më ultra në qëndrimet dhe shfaqet e pikëpamjeve të tyre. Këta, duke u nisur nga një armiqësi e tërbuar, arrijnë deri atje sa të mohojnë çdo sukses, pothuajse në të gjitha fushat në vendin tonë.

Këta hiqen edhe sikur kanë dijeni për çdo sektor e problem të shtetit, megjithëse këtu u ka dalë boja për atë që janë të cekët dhe për sektorin e tyre që kanë punuar një kohë të gjatë. Këta s’kanë besim në asgjë dhe për çdo problem që flitet apo lexohet, do thonë se është gënjeshtër.

“Ja’ shprehet Halim Ramohito që është në një dhomë me ta dhe që nuk mban qëndrimin e tyre: “Më është bërë e padurueshme jeta në atë dhomë me këta njerëz, sidomos me Vaskën, Abazin e Muhametin, sepse çfarë poshtërsish nuk vjellin nga goja që në mëngjesi e deri në darkë, mohojnë e shajnë që nga Skënderbeu e deri në ditët tona, s’lënë gjë të poshtër pa thënë”.

Kohët e fundit, sidomos mbas ardhjes së ushtarakëve të rinj, nga puna që ka bërë Maqo Çomua me ta, si dhe nga një përpunim që u bëri edhe Rahmani (Përllaku –P.N.), këta arritën të kenë edhe njëfarë solidariteti si grup, por më tepër dy e nga dy.

Ky u duk si në mendimet që kanë shfaqur, por edhe në disa letra ose ankesa që i kanë bërë udhëheqjes lartë, sepse siç është parë, kanë biseduar dhe ja kanë dhënë njëri tjetrit për lexim.

Kështu është parë Muhameti (Prodani-P.N.), që pothuajse bisedoi për letrën që i bëri Udhëheqësit Kryesor me të gjithë, Abazi një letër të gjatë ja dha Sadikut për ta lexuar dhe ky ja aprovoi, Rrahmani ja dha Halimit letrën që ai i kishte bërë Udhëheqësit kryesor të Partisë, kurse Halimi, thotë Kiçua, nuk ja dha Rrahmanit letrën që ai i bëri Udhëheqësit kryesor dhe Rrahmani është i pakënaqur për këtë.

Gjithashtu kohët e fundit, shihet se gjithë ushtarakët janë acaruar shumë me Halimin dhe sidomos Vaska. Ja se ç’i tha Vaska Halimit me datën 2.11.1984: “Ti i ke pranuar gjithë poshtërsitë”. Halimi i tha: “Unë kam pranuar ato që kam bërë, por nuk tradhtoj popullin e Partinë, siç bënë ti me gjithë ato poshtërsira që po thua këtu”.

Së treti: Si mendojnë tani, çfarë e ç’bluajnë në mendjet e tyre, deri ku arrin besimi i mosbesimi:

Në përgjithësi shfaqet një situatë pritshmërie për falje. Kjo më tepër, sepse nisen nga ajo që u bë para dy vjetësh si dhe te fjala që tha Udhëheqësi kryesor. Por kjo nuk mund të thuhet se shfaqet njësoj nga të gjithë, ka nga ata që kanë një besim dhe presin me gjithë mend se mund të bëhet një falje, por ka dhe të tillë që thonë se nuk bëhet asgjë dhe s’kanë asnjë besim tek kjo udhëheqje, siç janë ushtarakët.

Ka gjithashtu edhe nga ata që nuk duan falje, por rehabilitet. Më së fundi na dha një kategori si Kiçua dhe Rrahmani, që thonë se duam falje të vemi në shtëpi pa pretendime, siç e deklarojnë, por nuk luten, se thonë që punën tonë e di mirë udhëheqja. Megjithatë edhe këta shprehin një mosbesim se thonë, na tremb e nuk është shenjë e mirë kjo e dënimit të ushtarakëve të fundit që kanë ardhur këtu.

“I Penduari”

Sqarim: Maqo Çomo, Bardhyl Belishova, Gjergj Titani, Fadil Paçrami, Todi Lubonja, Sadik Bekteshi, Vaskë Gjino, Rrahman Parllaku e Kiço Ngjela, ndiqen të gjithë në përpunim aktiv 2/A për veprimtari armiqësore.

Xhavit Qesja, Arif Hasko, Andon Sheti, Abaz Fejzo e Muhamet Prodani, kanë të dhëna në dosjen e përgjithshme të informatave.

Vlersimi: Raporti i bashkëpunëtorit “I penduari”, është me vlerë operative. Në të jep një tabllo për qëndrimin aktual të të dënuarve si element antiparti e që vuajnë dënimin në Repartin 321 Burrel (burg).

Detyrë: Bashkëpunëtori u porosit që në kategorinë e të mësipërmeve, të mbajë marrëdhënie të mira dhe veç atyre që konstaton vetë bashkëpunëtori, të trajtojë biseda me synim për të mësuar problemet e kësaj natyre dhe nëpërmjet bisedave me të tjerët, sidomos me Kiçon, që ka edhe marrëdhënie më të afërta, për kohën që ato janë të izoluar në dhomën që u përket me shokët e tyre, ku mungon bashkëpunëtori ynë.

Gjithashtu bashkëpunëtori u porosit që, duke shfrytëzuar faktin që takohet me të dënuarin Bashkim Shehu, i cili bën pjesë në grupin e dytë të të dënuarve anti-parti, të trajtojë me të biseda të ndryshme qëllimisht për të mësuar dhe për pikëpamjet dhe qëndrimet e asaj kategorie.

Masat Operative: E dhëna të shtypet në 15 kopje dhe të vendoset në dosjen e përpunimit e fashikullin e përgjithshëm të informatave për secilin të implikuar. Gjithashtu t’i relatohet kjo e dhënë nëpërmjet një informacioni ose duke dërguar kopjen e saj udhëheqjes të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

                              Punëtori Operativ

                                 Pirro Nuredini

Dokumenti sekret me planin e masave-operative për survejimin e përgjimet ndaj të dënuarit Xhavit Qesja, hartuar nga Punëtori Operativ i burgut të Burrelit, Pirro Nuredini dhe i miratuar nga Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, Hysen Dema

MIRATOHET                                                                                        Sekret

KRYETARI I DEGËS SË P. TË BRENDSHME                                 Kopje e vetme

HYSEN DEMA                                                                          Burrel, më 20.11.1986

 

                            PLAN MASASH AGJENTURORO-OPERATIV

                             PËR XHAVIT QESEN NË PËRPUNIM 2/A

Në repartin 321 Burrel, është duke vuajtur dënimin Xhavit Qesja i dënuar për veprimtari anti-parti dhe që nga ana jonë ndiqet në përpunim aktiv 2/A. Megjithëse është në muajt e fundit të vuajtjes së dënimit, me qëllim që nga ana jonë të kontrollohet veprimtaria e tij për këtë periudhë në burg, do merren këto masa:

  • Do porositen bashkëpunëtorët “Poçemi”, dhe “Çelsi”, që të mbajnë marrëdhëniet të mira me Xhavitin, me qëllim për të parë reagimet e tij lidhur me të gjitha problemet me interes që do të mund të diskutojnë.

Kryen P.Op. Piro Nuredini deri më 30.4.1987

Kontrollon Kryetari i Degës së P. të Brendshme

  • Do të porositen bashkëpunëtorët e policisë “Kaptina” e “Ylberi”, për të parë e zbuluar lidhjet shoqërore që kanë e mund të krijoj Xhaviti me të dënuarit antiparti në dhomë, mensë, apo ajrim dhe të pasqyrohen ato në listën e lidhjeve të tij.

Kryen P. Op. Piro Nuredini deri më 30.4.1987

Kontrollon Kryetari i Degës së P. të Brendshme.

  • Do të studiohet dosja formulare në ngarkim të Xhavit Qeses, e do të përgatitet një relacion përmbledhës për të dhënat kryesore të saj, një kopje e të cilit do t’i dërgohet degës së VIII-të, Drejtorisë së I-rë, ndërsa kopja tjetër do të qepet në dosjen e tij para lirimit.

Kryen P.Op. Pirro Nuredini, deri më 30.11.1986.

Kontrollon Kryetari i Degës së P. të Brendshme.

  • Korrespodenca që do të zhvillojë Xhavit Qesja me pjesëtarët e familjes apo të afërmit e tij, do të studiohet nga Punëtori Operativ, për të parë se mos ky kanal shfrytëzohet për veprimtari armiqësore nga elementi armik, lidhje e Xhavit Qeses.

Kryen P.Op. Pirro Nuredini, në vazhdimësi.

 Kontrollon Kryetari i Degës së P. të Brendshme.

  • Do vazhdojë përgjimi me teknikë Operative Stacionare në dhomën e Xhavit Qeses, për të zbuluar veprimtarinë që ai mund të zhvillojë me personat e tjerë kur është në dhomë.

 Kryen P.Op. Ndue Sulejmani, në vazhdimësi.

 Kontrollon Kryetari i Degës së P. të Brendshme.

  • Një muaj para se Xhaviti të lirohet e të shkojë në rrethin e Durrësit ku ka familjen e tij, do të niset sipas rregullores dosja formulare.

 Kryen P.Op. Pirro Nuredini, deri më 30.4.1987.

Kontrollon Kryetari i Degës së P. të Brendshme. /Memorie.al

                        Punëtori Operativ

                          Pirro Nuredini

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016  

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 11 Janar 2022

Next Post

“Jo Kadri, Mehmeti më thirri, jo për tanket e Saukut, por për nusen e djalit që takoi francezin te…”/ Plenum i V-të, tetotor ’82, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu!

Artikuj të ngjashëm

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
“Një veturë e zezë e Sigurimit më ndjek nga pas, i vetmi njeri, të cilit i pata treguar se do të arratisesha, më ka…”/ Refleksionet e djalit të ish-kryeministrit, Mehmet Shehu
Dossier

“Pak minuta para se të vdiste, Fiqrete Shehu, më kërkoi t’i merrja kostumin e mire, që kishte në garderobën e burgut dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë, në Zejmen, në ’88-ën

March 19, 2023
Memorie.al
Dossier

“Gjatë pushimeve në Vlorë, kur Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë, Enver Hoxha, të shkëmbente vizita me Mehmet Shehun, të gjente momentin, për…”/ Deponimet e Fiqret Shehut, gusht ‘83

March 18, 2023
“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli
Dossier

“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli

March 19, 2023
“Drejtori Enrik Çoba, u dërgua për specializim në Moskë, ku mori modelin ‘Makarenko’ që u zbatua deri në vitin ’90-të…”/ Historia e panjohur e “Shkollës së vagabondave”, nga Gramshi në Yzberish
Dossier

“Drejtori Enrik Çoba, u dërgua për specializim në Moskë, ku mori modelin ‘Makarenko’ që u zbatua deri në vitin ’90-të…”/ Historia e panjohur e “Shkollës së vagabondave”, nga Gramshi në Yzberish

March 17, 2023
Next Post
“Jo Kadri, Mehmeti më thirri, jo për tanket e Saukut, por për nusen e djalit që takoi francezin te…”/ Plenum i V-të, tetotor ’82, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu!

“Jo Kadri, Mehmeti më thirri, jo për tanket e Saukut, por për nusen e djalit që takoi francezin te…”/ Plenum i V-të, tetotor ’82, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!