NIKOLLË LOKA
Av. ALFDRED DUKA
NIKOLIN KURTI
Pjesa e njëzet e shtatë
-VRASJA E PARALAJMËRUAR E NJË KLERIKU RILINDËS –
Memorie.al / Përpara se të fillojmë të analizojmë përciptazi dosjen hetimore e gjyqësore në ngarkim të pandehurit Shtjefën Kurti e të tjerë, për lexuesin do të bëjmë një parantezë të të drejtës dhe historisë se saj në shoqërinë njerëzore, me qëllimin e përqendruar për të ardhur tek e drejta jonë penale e procedurale, që në fillimet e saj dhe përgjatë viteve të diktaturës.
Një rishqyrtim i gjykimit të parë, për të kuptuar gjyqin e dytë
Forma e sipërme, sikurse shikohet nga shifrat, ka dhënë rezultatet e dëshiruara në drejtim të sasisë së mallit të vjedhur dhe të aktivizimit të shumë personave në këtë akt të shëmtuar. Por kjo është e vetmja formë. Të pandehurit e sipërpërmendur, me qëllim që sabotimi ekonomik në kooperativën e Fushë-Milotit të arrihej sa më shpejt, bisedojnë me njëri- tjetrin në ç’mënyrë dhe në ç’formë të djegim stallat e bagëtive dhe mullarët, në ç’mënyrë dhe në ç’formë të të hedhim helme në furrën e bukës, në ç’mënyrë duhet të organizohet pengimi i daljes së njerëzve në punë e të tjera. Në qoftë se disa nga këto kanë ngelur në fazën e bisedimit, për disa është punuar që të zbatohet praktika në masën e gjerë të kooperativistëve, duke folur në ambientin dhe rrethin e tyre intim për, kotësinë e daljes së tyre në punët bujqësore, kanë bërë dëmtime gjatë punimeve, si duke dëmtuar bimët, duke penguar traktorët në punë etj.
Formë tjetër e sabotimit të ekonomisë kooperativiste e përdorur nga të pandehurit, ishte edhe ajo e komprometimit të kuadrit drejtues të kooperativës bujqësore, kjo jo vetëm duke i kompremtuar ata tu linin shteg më të mirë përvetësimeve në kooperativën bujqësore, por nga ana tjetër, duke i kompromentuar ata, do të kalbeshin dhe nuk do të jepnin të gjithë mundësitë dhe aftësitë e tyre për mbarëvajtjen e kooperativës dhe çuarjen e punëve më përpara. Duke vepruar në këtë mënyrë kjo, do të sillte rezultatet e dëshiruara nga këta elementë armiq, do të uleshin të ardhurat dhe do të arrihej në shkatërrimin e kooperativës bujqësore. Kështu ka vepruar i pandehuri Mark Marku për, të kompromentuar brigadierin Fran Voli, i cili e porositi për t’i blerë çimento në Milot, ndërsa i pandehuri Mark i çon çimento të vjedhur nga ajo që transportonte për kooperativën bujqësore. Po ky i pandehur, kur konstaton se në magazinë kishte një kuintal xunkth të tepërt, e bën rishitje dhe për lekët që realizon, i jep një shpërblim krye magazinierit Pjetër Mirashit. Apo i pandehuri Zef Nishi që, i ofron në formë shitje brigadierit Fran Volit, një kuintal grurë të vjedhur në mulli e të tjera.
Të pandehurit Mark (Bardhok) Marku, Pjetër Biba, Zef Nishi, Fran Ndoci, mbasi bëhen të vetëdijshëm për veprimtarinë e vjedhjes, të lidhur ngushtësisht me aktivitetin e tyre armiqësor dhe qëllimin që nëpërmjet shtimit të vjedhjeve të dobësojnë ekonominë dhe të arrihej në shkatërrimin e kooperativës bujqësore, për të zbatuar këtë plan e shtrijnë këtë aktivitetin jo vetëm në rrethin e të pandehurve që ndodhen në këtë çështje, por edhe në shumë persona të tjerë, duke krijuar kështu grupe dhe nën grupe dhe duke vepruar intensivisht. Mjafton të përmendin se i pandehuri Mark (Bardhok) Marku, ka vepruar për përvetësimet me tetë grupe. Po kështu i pandehuri tjetër Pjetër Biba, ka vepruar me grupe të tilla, i pandehuri Zef Nishi me tre grupe, ndërsa i pandehuri Fran Ndoci, me dy grupe. Këto grupe e shtrinin aktivitetin e tyre brenda gjirit të të pandehurve të implikuar si dhe shumë persona të tjerë, një pjesë e të cilëve janë pyetur si dëshmitar.
Të pandehurit Mark Marku, Pjetër Biba, Zef Nishi, e Fran Ndoci, duke zbatuar vendimin e marrë edhe me bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, Shtjefën Kurti e Agustin Preçi, për të vazhduar vjedhjet me qëllim, që të arrihej në shkatërrimin e kooperativës, në bashkëpunime njëri- tjetrin dhe me një sërë personash të tjerë të lirë, një pjesë e të cilëve janë pyetur në cilësinë e dëshmitarit, kanë intensifikuar vjedhjet në dëm të ekonomisë të kooperativës bujqësore, duke përdorur forma nga më të ndryshmet, duke i shkaktuar kooperativës dëm prej 45.128 lekë, prej të cilëve të pandehurit në veçanti kanë nxjerrë këto përfitime: 1) Mark Marku 12.239 lekë, 2) Pjetër Biba 3.931 lekë, 3) Zef Nishi 3.080 lekë, 4) Fran Ndoci 1.919 lekë dhe 5) Ndue Leti 3.573 lekë. Të gjitha përvetësimet e mësipërme janë bërë më një qëllim kundërrevolucionar që, të pakësoheshin të ardhurat, anëtaret e kooperativës të merrnin sa më pak, të bëheshin të pakënaqur, të ngriheshin kundër kooperativës dhe në këtë mënyrë të arrihej në shkatërrimin e saj.
Nga e gjithë kjo veprimtari armiqësore dhe sabotuese e kryer nga këta të pandehur, ka arrirë që kooperativa bujqësore e Fush-Milotit, deri në fund të vitit 1969, të jetë një nga kooperativat më të prapambetura, qoftë për pjesëmarrjen në punë, për rendimentin, prodhimin total dhe për vlerën e ulët të ditës së punës. Të gjitha këto kishin sjellë pakënaqësinë ndër anëtarët e kooperativës, gjë që shkaktoi mospjesëmarrjen në punë. Ndërsa mbas goditjes së këtyre elementëve të tërbuar të pushtetit me masat që mori Partia dhe pushteti, solli që sektori i Gurëzit i kooperativës bujqësor “Ndoc Deda” të Fush-Milotit, për vitin 1970 doli me rezultate më të mira nga tre sektorët e tjerë të kësaj kooperative, duke rritur prodhimin në total në kulturat e ndryshme, me rritjen e vlerës ditës së punës, pothuajse sa dyfishi i atyre që merrnin më parë. Të gjitha këto forcuan besimin tek anëtarët për punën e përbashkët në kooperativën, gjë që provohet më një pjesëmarrje të plotë në punët e përditshme të kooperativës bujqësore.
Lidhur me këtë veprimtari, i pandehuri Shtjefën Kurti, në hetuesi ka folur:
“… Në darkën që ne gjoja organizuam për qejf në shtëpinë time, në të cilën morën pjesë: unë, Pjetër Biba, Mark (Bardhok) Marku, Zef Nishi, Prena e Dava Biba, përveç bisedave armiqësore që zhvilluam, për të cilat kam folur në proceset e mëparshme, kemi zhvilluar biseda për vjedhjet në kooperativën e Gurëzit dhe për arratisje jashtë shtetit. Unë, në këtë rast Pjetrit, Markut dhe Zefit u thashë që, për vjedhjet që bëni ju, ju merrni mundin dhe djersën tuaj. Të gjithë ishin dakord për vazhdimin e vjedhjeve. Biles unë u thashë që ne për çështjen e vjedhjeve duhet të organizojmë edhe njerëz të tjerë për të vazhduar vjedhjet, me qëllim që të ulim prestigjin e kooperativës, gjë që do të ishte kundër pushtetit. Të gjithë ishin dakord me mendimin tim që të vazhdonin vjedhjet, me qëllim që populli të merrte sa më pak të ardhura dhe në këtë mënyrë, të ngjallej pakënaqësia në popull kundër kooperativës dhe të ngrihej për t’a shkatërruar atë…” dhe më poshtë vazhdon: “… Ne pranverë të vitit 1969, në bisedë me Pjetër Bibën e Zef Nishin në dhomën time, duke biseduar me ta për jetën në kooperativë dhe këtë e paraqitnim të vështirë, ra muhabeti për vjedhjet që bëheshin në kooperativa dhe unë u thashë atyre që vidhnin se duke vjedhur do të pakësoheshin të ardhurat, njerëzit do të bëheshin të pakënaqur, dhe të ngriheshin për shkatërrimin e kooperativës…”!
I pandehuri Mark (Bardhok) Marku, për çështjen e sabotimit, në hetuesi shpjegon: “… Në këtë darkë, si nga Shtjefën Kurti, ashtu edhe ne të tjerët, nga unë, Pjetri dhe Zef Nishi, janë zhvilluar shumë biseda të tjera kundër partisë dhe pushtetit…! Ne të katërt caktuam detyrë që të grumbullonim rreth vetes sa më shumë njerëz të pakënaqur, të dëmtonim sa më shumë ekonominë e kooperativës bujqësore me anën e vjedhjeve, që vjedhjet t’i bënim në stil sa më të gjerë, duke i’u mbush mendjen edhe personave të tjerë që, të bënim vjedhje sa më shumë dhe të pengonim njerëzit për të dalë në punë në kooperativë. Duke vepruar në këtë mënyrë do të arrinim që kooperativa të varfërohej, anëtarët e saj të mos ndanin gjë nga prodhimet. Kjo do të ngjallte pakënaqësi e urrejtje në popull dhe përfundimisht do të shkatërrohej kooperativa.
Këto biseda për shkatërrimin e kooperativës në këtë darkë janë bërë nga të gjithë neve…! Si rezultat i bisedave dhe i vendimit për shkatërrimin e kooperativës, unë së bashku me Pjetër Bibën, Zef Nishin, Fran Ndoci dhe Agustin Preçin, kemi thënë që të mos kryenim mirë punët e përditshme në kooperativë, të mundoheshim për të mos u siguruar prodhimi bujqësor, që ai të shkonte dëm, duke filluar që nga gruri e misri dhe deri në kashtën e tyre, që këto prodhime të shpërdoroheshin dhe të shkonin dëm, ashtu edhe për bazën ushqimore të bagëtive të trasha e të imta…”!
Ndërsa i pandehuri Agustin Preçi, duke folur në hetuesi për çështjen e sabotimit, ndërmjet të tjerave ka thënë:
“… Unë e Fran Ndoci ishim hedhur në veprimtari armiqësore kundër pushtetit, urrenin qeverinë dhe sistemin ekonomik politik të vendit tonë, flisnin vazhdimisht keq për pushtetit, për ndryshimin e situatës në Shqipëri, për ndryshimin e sistemit ekonomik të sotshëm në një sistem ekonomik privat, për prishjen e kooperativës bujqësore dhe marrjen përsëri të tokave nga ana jonë. Kemi biseduar me njëri- tjetrin që prodhimi i kooperativës të pakësohej me qëllim që të ardhurat e anëtarëve të ishin të pakta, të bëheshin të pakënaqur anëtarët e kooperativës dhe në këtë mënyrë të ngriheshin këta për prishjen e kooperativës.
Kështu unë e Frani kemi biseduar për djegien e stallave të kooperativës me qëllim që asaj ti shkaktohej një dëm i madh, kemi folur edhe për djegien e kavaletave. Kur punuam në prashitjen e misrit unë, Frani e Marku, me qëllim dëmtimi, në vend që të rrallonim bimët e dobëta, rrallonim bimët e shëndosha. Të tilla dëmtime kemi bërë në korrje, në shirjen e grurit, lules diellit etj. Vitin e kaluar ka qenë kohë vere, duke qenë unë e Frani afër furrës të kooperativës tonë, në këtë rast më tha Frani se, unë kam mundësi të hedh helm në brumin e bukës në furrë, me qenë se hyj lirisht dhe në këtë mënyrë të helmojmë komunistët dhe kuadrot e kooperativës dhe të pushtetit…”!
Në bisedë me të pandehurin Shtjefën Kurti kemi folur: “…Shtjefni thoshte pse jetë është kjo që bëjmë ne në kooperativë, e mira është që të gjithë ta kenë tokën e tyre, të punojnë të lirë e të jetojnë si të duan. Duke folur për kooperativën tha se me vonë do të bëhet që të gjithë të hanë nëpër mensa, të jetojnë bashkërisht, duke mos njoh vllau motrën e tij, se kështu është sistemi i këtyre. Ju duhet të punoni kundër kësaj qeveri sa më shumë, sa më shumë të punoni kundër këtyre aq më e afërt është dita që do të rrëzohet ky pushtet. Ti, tha Shtjefni, ke shokë të mirë e besnikë, ke Fran Ndocin e Bardhok Markun, punoni së bashku kundër kësaj qeverie, punoni keq në kooperativë, bëni njerëz të pakënaqur, vidhni sa më shumë se vidhni djersën tuaj. Po vodhët pakësohen të ardhurat dhe njerëzit bëhen të pakënaqur ndaj kooperativës. Për këtë ju do të keni meritë në të ardhmen”.
Mbas kësaj unë u takova me Franin e Bardhokun. Ata më thanë se të njëjtat gjëra u kishte biseduar Shtjefni edhe atyre. Në biseda me Fran Nocin e Bardhok Markun në vitin 1968 e në vazhdim, kemi biseduar që të kryejmë vjedhje dhe të punojmë keq kudo në kooperativë, me qëllim që kooperativa të kishte sa më pak të ardhura, t’u ndante sa më pak anëtarëve, këta të bëheshin të pakënaqur dhe të ngriheshin për ta shkatërruar atë…”.
Të pandehurit Pjetër Biba e Zef Nishi në hetuesi, kanë shpjeguar se në takimin qe kanë patur me Shtjefën Kurtin, në shtëpinë e tij, mbasi biseduam për gjendjen e vështirë në kooperativë, Shtjefni u ka thënë se “ Meqenëse kooperativa është shkaktare e kësaj gjendjeje të keqe, ajo duhet të shkatërrohet dhe që të arrihej në shkatërrimin e saj duhet të bëheshin vjedhje sa më shumë. Duke vjedhur do të pakësoheshin të ardhurat e kooperativës, do të ulej vlera e ditës së punës, njerëzit do të bëheshin të pakënaqur dhe do të ngriheshin në revolt për shkatërrimin e kooperativës, nuk do dilnin në pune, do të ketë grindje dhe këto të gjitha do të na shpien në shkatërrimin e kooperativës. Sipas Shtjefnit, pa u bërë këto njerëzit në këtë sistem do të vuajnë. Shtjefni u ka thënë se duke vjedhur nuk do të bënin ndonjë mëkat, por vetëm do të merrni djersën dhe mundin e tyre, do të merrnin atë qe u ishte marrë.
Për të vazhduar vjedhjet me qëllim që të dëmtohej, dobësohej e shkatërrohej kooperativa bujqësore, të pandehurit Pjetër e Zef e kanë biseduar edhe me të pandehurin Mark Marku, me mullirin e Gurëzit.
Të dy këta të pandehur shpjegojnë se në darkën e organizuar në shtëpinë e Shtjefnit, ku ishte edhe Mark Marku, është biseduar që të vazhdoheshin vjedhjet në dëm të kooperativës me qëllim që të arrihej dobësimi dhe shkatërrimi i kooperativës bujqësore. Shtjefni u ka thënë edhe këtu se kjo gjendje do të sillte pakënaqësi në popull dhe do të ngriheshin për të shkatërruar kooperativën. Për të vepruar në këtë mënyrë, kanë qenë dakord të gjithë të pandehurit pjesëmarrës në këtë darkë.
Në vazhdim të veprimtarisë armiqësore, të pandehurit Shtjefën Kurti, Mark (Bardhok) Marku, Pjetër Biba, Agustin Preçi, Fran Ndoci, Zef Nishi dhe Ndue Leti, prej vjetësh e deri në ditën e arrestimit, në takimet me njëri tjetrin dhe me dëshmitarët, kanë zhvilluar biseda armiqësore kundër pushtetit, të cilat synonin në minimin dhe dobësimin e pushtetit popullor. Gjatë kësaj periudhe bisedat armiqësore janë zhvilluar në këto drejtime:
Gjatё kёsaj periudhe bisedat armiqësore janëё zhvilluar nё kёto drejtime:
Nё drejtim tё gjendjes ekonomike tё vendit tonё, duke e paraqitur kёtё tё vёshtirё dhe nё tё njёjtёn kohё kanё lavdёruar jetesёn e punonjёsve të vendet perёndimore dhe ato revizioniste. Nё drejtim tё sistemit kooperativist kanё bёrё komente se: kolektivizimi ёshtё nё dёm tё popullit, nuk ka tё ardhura dhe ka varfёruar fshatarёt. Kanё dёgjuar dhe komentuar lajmet e radiostacioneve tё Perёndimit, sidmos italiane. Kanё folur kundёr udhёheqjes tё partisё dhe tё shtetit. Kanё pritur ndryshimin e situatёs nё vendit tonё qё, sipas tyre do tё realizohej me anёn e ndёrhyrjes nga jshtё nga shtetet imperialisto-revizioniste, ashtu siҁ ndodhi nё Çekosllovaki. U janё kundёrvёnё masave qё ka marrё partia dhe pushteti nё drejtim tё revolucionarizimit tё mёtejshёm tё jetёs sё vendit, si nё drejtim tё fesё, ashtu dhe nё drejtimet e tjera. Kanё biseduar pёr t’u arratisur nё Itali si dhe biseda tё tjera kundёr partisё dhe pushtetit popullor.
I pandehuri Shtjfёn Kurti, si armik i tёrbuar i pushtetit, qysh porsa lirohet nga burgu, nё kontaktet qё ka patur me armiqtё e pushtetit, tё ekzekutuarit Zef Bici e Mark Dushi, ka zhvilluar me ta biseda armiqёsore kundёr pushtetit popullor. Pёrveҁ bisedave amiqёsore, i pandehuri Shtjfёn Kurti, merr nga Zef Bici libra me pёrmbajtje kundёr komunizmit, tё cilat i pёrkthen me qёllim qё t’ua bёjё tё njohura edhe tё tjerёve pёr tu kundёrvёnё politikёs sё partisё dhe pushtetit. Nё kohёn qё Zef Bici arrestohet, kёto pёrkthime, sё bashku me disa dorёshkrime tё tjera me pёrmbajtje kundёr pushtetit, i’a ka dorёzuar tё pandehurit Mark (Bardhok) Marku pёr t’i djegur, mbasi kishte frikё mos i kapeshin nga organet e Sigurimit.
I pandehuri Mark, si njeri besnik i kёtij armiku tё tёrbuar dhe bashkёpunёtori mё i ngushtё nё kёtё veprimtari armiqёsore, plotёson porosinё e tij duke i djegur. Biseda armiqёsore kundёr pushtetit, pёrveҁ atyre tё zhvilluara me tё pandehurit e tjerё, i pandehuri Shtjefёn ka zhvilluar edhe me tё pandehurin priftin katolik Anton Doҁi dhe kulakun Martin Rroku, tё dy tё arrestuar pёr veprimtari armiqёsore kundёr pushtetit.
Tё pandehurit Mark (Bardhok) Marku, Agustin Preҁi, Pjetёr Biba, Zef Nishi, Fran Noci e Ndue Leti, duke filluar prej vitit 1960 e nё vazhdim, deri nё kohёn e arrestimit, nё takimet ndёrmjet tyre si dhe me dёshmitarёt, nё mёnyrё individuale dhe duke u mbledhur edhe tre katёr vetё sё bashku, zhvillojnё biseda kundёr pushtetit. Kёshtu nё takimet qё kanё patur tё pandehurit Pjetёr Biba e Zef Nishi nё shtёpinё e tё pandehurit Shtjefёn Kurti, ёshtё folur pёr gjendjen ekonomike tё vendit tonё, duke e paraqitur kёtё tё vështirё, pёr kooperativat bujqёsore qё ato nuk janё pёr tё mirёn e popullit se e varfёruan atё, pёr rrёzimin e pushtetit dhe biseda tё tjera tё kёsaj natyre. Kanё dёgjuar e komentuar lajmet e radiostacioneve tё huaja, sidomos italiane dhe jugosllave.
Tё pandehurit Mark (Bardhok) Marku, Agustin Preҁi dhe Fran Noci, si armiqё tё tёrbuar tё pushtetit popullor, bisedojnё ndёrmjet tyre pёr tё hedhur nё erё monumentin Stalin nё Tiranё, me qenё se Partia dhe pushteti nё Shqipёri ndiqnin politikёn staliniane, e cila, sipas tyre, nuk ishte pёr tё mirёn e popullit. Sipas tё pandehurve, kёtё akt thellёsisht amiqёsor, do t’a kryenin me qёllim qё t’u tregonin armiqve tё Republikёs Popullore tё Shqipёrisё – imperialistёve dhe revizionistёve, se nё Shqipёri ka elementë qё veprojnё kundёr pushtetit popullor.
Kёshtu nё njё takim qё i pandehuri Agustin Preҁi ka patur me Fran Nocin, i propozon kёtij tё fundit qё tё hidhnin nё erё monumentin e Stalinit në Tiranё dhe pastaj tё arratiseshin jashtё shtetit nё Jugosllavi. I pandehuri Fran Noci, si element me pre-dispozicion tё theksuar armiqёsor, e aprovon mendimin e tё pandehurit Agustin, duke i’a shprehur se ai ishte plotёisht dakord pёr tё kryer kёtё akt, por kishte frikё se mos diktoheshin e kapeshin nga organet e Sigurimit. Tё pandehurit edhe duke qenё tё tre sё bashku, pёr disa herё kanё biseduar pёr tё kryer njё akt tё tillё.
Lidhur me sa mё sipёr i pandehuri Shtjefёn Kurti nё hetuesi ka shpjeguar:
“… Nё takimet qё kam patur me tё pandehurit Mark Marku, Pjetёr Biba, Zef Nishi, Agustin Preҁi, nё takime individuale dhe tё gjitha sё bashku, u kam thёnё se ka njёzet e gjashtё vjet qё ёshtё ҁliruar Shqipёria dhe nuk po zgjidhet akoma nga ky pushtet ҁёshtja e bukёs, por populli mbeti duke thirrur bukё, bukё…! Fshatari, i cili prodhon grurin, misrin, qumështin, gjalpin etj, artikuj ushqimorё, pёr vete nuk ka tё hajё, mbasi tё gjitha kёto i merren nga shteti…! Nё darkёn nё shtёpinё time ku ishte edhe Bardhoku, Pjetri e Zefi, kemi biseduar rreth mundёsive tё ndryshimit tё situatёs nё Shqipёri, pavarёsisht nga angazhimi i R.P. tё Kinёs pёr Shqipёrinё, kemi thёnё se Bashkimi Sovjetik mund ta pushtojё menjёherё Shqipёrinё, ёshtё shtet i fuqishёm, disponon mjete moderne luftarake, kurse Shqipёria keto nuk i ka. Kёtyre u kam thёnё se nё vendet Perёndimore njeriu gёzon tё gjitha liritё demokratike, mbasi atje rendi politik ndryshon nga ky nё Shqipёri.
Ne kёtu kemi njё shtet totalitar kur njeriu nuk ёshtё i lirё tё zhvillojё mendimet e tij politike, lirinё e organizimit, tё fjalёs e tё shtypit…! Kur Agustin Preҁi mё ka pyetur se si i duron zoti komunistёt qё prishёn fenё, i kam thёnё nё gjuhёn fetare se ndёshkuesit i dёrgon zoti dhe po zoti i dёnon ndёshkuesit. Me kёtё i kam thёnё pra se ndёshkuesit pёr neve janё komunistёt, por zoti do t’i dёnojё edhe kёta ndёshkues tё Perёndimit. U kam thёnё se sa tё jetё ky sistem politik nё Shqipёri sot jemi keq, por nesёr do tё jemi edhe mё keq…”! Memorie.al
Vazhdon numrin e ardhshëm
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016