• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, August 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920

“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
Zbulohet programi politiko-ekonomik i Princit Wilhelm Wied për Shqipërinë, i botuar në Gjermani në librin “Denkschrift uber Albanian”, dhe i refuzuar në Tiranë në 1956-ën

Nga Astrit Kola

Pjesa e parë

                   Marrëdhëniet shqiptaro-serbe, në dritën e dokumenteve më të fundit arkivore të Serbisë

Memorie.al / Për herë të parë, njëri nga personazhet politikë shqiptarë më të përfolur e të damkosur nga historiografia dhe politika e shekullit XX-të, Esat Pashë Toptani, tashmë “është dekonspiruar” nga historiografia zyrtare serbe, në volumin II-të të autorëve Ljubodrag Dimiç dhe Gjorgje Borozan, (historianë akademistë), titulluar; “Shteti jugosllav dhe shqiptarët”, ofruar si ekskluzivitet nga “Instituti Ushtarak-Historik” i Jugosllavisë, botim i shtatorit të vitit 1999.

Gjithashtu mund të lexoni

“U urdhërua ambasada jonë në Paris, të paguajë 120 mijë franga ari dhe këtë shumë mund ta përdorni për shlyerjen e borxheve të Esat Pashës…”/ Zbulohet telegrami për kryeministrin e Serbisë, 17 qershor 1920

“Ndihma që Esati, i dha ushtrisë serbe gjatë tërheqjes së saj nëpër bregdetin e Adriatikut, dëshmon…”/ Letra e panjohur e Pashiqit për Konferencën e Paqes, për të dëmshpërblyer me 10 milion franga Esat Pashë Toptanin

Esat Pasha, të cilin e pozicionuan, me shtrirje paradoksale, në të gjithë spektrin e kritikës politiko-historike, zyrtare ose jo, duke e etiketuar që nga; “atdhetar i madh”, për “meritat e mbrojtjes së Shkodrës nga malazezët, gjatë Luftës Ballkanike në vitin 1913”, e deri si; “tradhtari më i përbindshëm që shiti Shqipërinë dhe u shërbeu armiqve të saj”, është evidentuar publikisht si aleat e bashkëpunëtor i serbëve dhe Fuqive të Mëdha të Antantës, që dolën fituese gjatë Luftës së Parë Botërore, së bashku me korrespondencën zyrtare që shkëmbeu me politikanët më të lartë të Serbisë dhe Jugosllavisë së Versajës, në dekadën e dytë të shekullit të kaluar.

I adhuruar dhe i urryer njëkohësisht, nga ithtarët dhe kundërshtarët, i vlerësuar si politikan dhe strateg ushtarak: që nga Perandoria turke; nga proklamuesit e Pavarësisë dhe themeluesit e shtetit shqiptar më 28 nëntor 1912, të cilët e emëruan ministër të Mbrojtjes në qeverinë e Ismail Qemalit; nga Princ Vidi, që e emëroi ministër të Luftës; nga italianët dhe serbët në vitet 1914-1916, që e shpallën aleat dhe e dekoruan; nga anglezët dhe francezët, që gjithashtu e shpallën aleat dhe e dekoruan; nga shqiptarët që e shpallën kryetar të qeverisë së Durrësit, në shtator 1914, (pas largimit nga Shqipëria të Princ Vidit) dhe nga të gjitha Fuqitë e Mëdha, që e njohën si “kryetar të ligjshëm të një qeverie të ligjshme” dhe pranë të cilit, pas njohjes, atashuan të gjithë Trupin diplomatik të akredituar pranë Princ Vidit; nga Turqia që desh ta angazhojë politikisht dhe ushtarakisht në anën e saj pas shpërthimit të LPB; nga Austria dhe Bullgaria, që deshën ta tërhiqnin si aleat të Bllokut Qendror gjatë Luftës së Parë Botërore; nga Greqia dhe Rusia cariste, që e njohën zyrtarisht dhe pranë të cilit në Selanik, gjatë Luftës së Parë Botërore, atashuan ambasadorët e tyre, dhe, së fundmi, nga të gjitha Fuqitë e bashkuara të Antantës, që e shpallën aleat zyrtar, e krahas të cilëve, në krye të mijëra shqiptarëve, luftoi në Frontin Lindor të Selanikut, deri në përfundim të Luftës Parë Botërore.

Dhe bash atëherë kur Fuqitë e Mëdha fituese, madje edhe të mundurit, u mblodhën në Paris, në Konferencën e Paqes së Versajës, për të ndarë trofetë, për të përcaktuar kufijtë kolonialë e shtetërorë dhe përfitimet e reparacionet për fituesit dhe humbësit, Esat Pasha e pa veten të braktisur dhe të urdhëruar për të mos shkelur në Shqipëri, derisa të mëdhenjtë fitues të botës e të luftës, të përcaktonin “Statusin përfundimtar të shtetit shqiptar”.

Zhgënjimi i tij është i skajshëm. “Heroi”, i joshur nga të gjithë, i luftuar nga armiqtë dhe i dekoruar nga aleatët, tashmë e sheh veten të braktisur dhe të izoluar. Ai qahet tek miqtë e tij serbë, të cilëve u kujton shërbimet e mëdha, ankohet tek ata për izolimin që deshën t’i bënin italianët, pas “refuzimit” për të njohur dhe pranuar vendimet e Paktit të Fshehtë të Londrës të Prillit 1915 (për copëtimin e Shqipërisë midis Italisë, Jugosllavisë dhe Greqisë).

Ankohet për ultimatumin francez, që hedh poshtë vlerësimet dhe dekoratat e akorduara nga Franca gjatë Luftës dhe shërbimet që i bëri asaj, në përbërje të divizionit francez në Frontin e Selanikut. Ankohet për mosmirënjohjen, për varfërinë dhe mungesat materiale e financiare, ndërkohë që të tjerët ndajnë lavdinë e “fitores së madhe” dhe plaçkën e luftës.

Ankohet se; komisioni jugosllav për Reparacionet e luftës, e përmend vetëm sporadikisht kontributin e tij ushtarak dhe financiar, për kauzën aleate. Dhe dhimbja e tij arrin kreshendon, kur i drejtohet mikut personal, Nikolla Pashiq, me fjalët; “Doni të më trajtoni kështu si vullnetar, apo si mercenari”?

I harruar në Hotel “Kontinental”, i shoqëruar vetëm nga familjarët dhe ndoca nëpunës që ai i konsideron anëtarë të qeverisë së tij “të ligjshme”, i sulmuar nga të gjithë delegatët shqiptarë të të gjitha krahëve e ngjyrave në Paris dhe i kërcënuar me jetë nga ata që kishin vendosur ta vrisnin; “në emër të Shqipërisë dhe popullit shqiptar”, ai qahet teksa pret me padurim çdo muaj, 120 mijë frangat që qeveria jugosllave i ka akorduar si pension, për shërbimet e kryera ndër vite.

Ai ndjehet tejet i lodhur, teksa shpërndan sa majtas-djathtas edhe kacidhet e fundit që i mbeten, pasi “shlyen pensionet që u ka lidhur”, familjeve të ushtarëve shqiptarë të vrarë dhe atyre të plagosur në Frontin e Selanikut. Esati ndjen se i kanë mbyllur derën e atdheut, të cilin e kuptoi dhe e trajtoi si dinte ai.

Ndjehet i shumëpritur nga ithtarët në Shqipëri dhe njëkohësisht i tradhtuar e i përbuzur…dhe shpreson vetëm tek Pashiqi dhe serbët. Saga e tij politike është ajo e mbarë shqiptarëve, që edhe kur luftuan për fitoret e mëdha të përbotshme, në anën e fituesve, si shpërblim morën mandatat e copëtimit të mëtejshëm të atdheut.

Esati është përfaqësuesi tipik i politikanëve “limona të shtrydhur”, nga të gjithëpushtetshmit e botës, që llogaritë i bëjnë me benefice personale, ofiqe dhe para, gjithmonë pasi kanë tërhequr zvarrë bashkatdhetarët nëpër luftëra, që kurrë nuk ishin kauza e tyre, përderisa si shpërblim kanë marrë vetëm varret, shkretimin dhe copëtimin pasues të atdheut.

Esati është Esati. Trajektorja e jetës së tij mbivendoset pjesërisht me fatet dhe luftërat e shqiptarëve, por skaneri i historisë, pamëshirshëm, shpërfaq skutat e jetës, fatit dhe ditëve të tij të mbrame.

Dhe për këtë na ndihmon kjo letër e tij drejtuar Pashiqit…, si dhe arkivat serbe, që tashmë nuk kanë dëshirë dhe mëshirë të mbajnë të fshehura, lidhjet dhe korrespondencën që shtetarët e Serbisë e Jugosllavisë së Versajës, patën me njeriun, me të cilin reciprokisht kujtojnë dhe vlerësojnë “bashkëpunimin” dhe “kontributet” që, në fundore, jo vetëm që nuk i shërbyen Shqipërisë, por përkundrazi.

SI U ANKUA ESAT PASHA TEK KRYEMINISTRI SERBISË, PASHIQI? 

Paris, 20 janar 1920

          (Private)

I dashuri im kryetar!

Tri herë kam ardhur në vendqëndrimin e delegacionit (jugosllav-shënim i A.K.), me shpresë që të takohem me Ju. Por në gjitha rastet keni qenë shumë i zënë dhe nuk kam patur mundësinë t’u takoj.

Megjithatë, kam patur një bisedë të gjatë me z. Trumbiç (ministri i Jashtëm jugosllav), i cili u njoh paka-shumë me problemin për të cilin i fola, dhe kërkoi nga unë vendosjen e regjimit që do të më mundësojë shërbesat dhe punën për mbrojtjen e e interesave të mia, para komisionit (Komisioni për Reparacionet e Luftës së Parë Botërore, pranë Konferencës së Paqes në Paris 1919-1821).

Kam nderin që, me këtë rast, t’u dërgoj edhe kopjen me përmbledhjen e problemeve që kam e, që do t’u ndihmojë të kuptoni arsyet që më shtyjnë t’u takoj.

Ju gjithashtu i dini mirë të drejtat e mia, sikundër edhe unë, por në këtë botë drejtësia nuk fiton. Megjithatë, mbështetja që Ju më keni dhënë, ngaherë ka qenë e mjaftueshme për të ndrequr padrejtësitë që më kanë bërë Fuqitë e Antantës.

Por si gjithmonë, unë besoj në premtimet që më ka dhënë Madhëria e Tij, Princi regjent, qeveria mbretërore dhe Ju personalisht, se padrejtësitë do të ndreqen dhe se do të flaken tej…! Por duke më njohur si ndihmësin Tuaj, Ju e dini mirë se e drejta ime duket qartë, se është dhe mbetet gjithmonë e konsiderueshme në marrëdhëniet me Antantën.

Në memorandumet e ndryshme dhe në këtë notë që Ju kam sjellë, kam folur për dëmet që kam pësuar gjatë kësaj lufte. Nuk mund të mbetem pa Ju kujtuar, sesi trupat e mia, gjatë 4 vjetëve, luftuan kundër armiqve të përbashkët, si në frontin e Selanikut, ashtu edhe në vijën e parë të llogoreve, 30 kilometra gjatësi, duke kryer detyrën e divizionit francez.

Gjatë këtyre 4 vjetëve, të gjitha shpenzimet e ushtrisë dhe qeverisë sime, u përballuan prej meje. Është e vërtetë se qeveria Juaj mbretërore, m’i ka kompensuar ato në masën 80 %, por deri tek kjo ndihmë, gjithçka ka qenë barra ime personale, ngaqë kam dashur gjithmonë t’u ndihmoj serbëve, dhe gjithmonë, pa u lodhur, të luftoj për interesat e mbarë aleatëve të tjerë.

Ata nuk më njohin më si aleat të tyre, ndonëse pas kësaj lufte nuk kam patur asnjë përfitim, në territore apo benefice, sikundër i meritoja. Përkundrazi, kam humbur atdheun tim, sikur të bëhej fjalë për një vend armik.

Në rrethana të tilla, të cilat i konsideroj të disfavorshme dhe aspak dinjitoze, komisioni Juaj (jugosllav) për Reparacionet pranë Komisionit të Reparacioneve të Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time. Doni të më trajtoni kështu si vullnetar, apo si mercenar?

E di se delegacioni mbretëror jugosllav, e dërgoi komisionin për të shqyrtuar problemet që lidhen me dëmet e luftës dhe reparacionet, dhe se në dokumentet e tij përmendem edhe unë, por vetëm në mënyrë sporadike.

Fuqia që do të fitojë mandatin mbi Shqipërinë, sigurisht që do ta ngrejë zërin në favor të vendit për të cilin do të mandatohet, por kjo nuk i jep të drejtë, që të hedhë dyshime mbi mua dhe të drejtat e mia, duke u sjellë me mua në mënyrë armiqësore dhe duke më shkaktuar kësisoj, dëmin më të madh të mundshëm.

Kush do të më marrë tani mua në mbrojtje, nëse nuk do ta bëni Ju? Ju lutem të më falni që Ju shqetësoj me këto probleme, por ky moment për mua është tejet kritik, teksa ndjehem i mvarur dhe Ju drejtohem për ndihmë, miqve të mi të vetëm serbë!

Shpresoj para së gjithash tek Zoti, pastaj tek Ju dhe gjithmonë llogaris mbështetjen Tuaj, e cila është e vetmja që mundëson rikuperimin dhe kompensimin e dëmit…!

                                                                                    ***

Në momentet e fillimit të Luftës (së Parë Botërore), në Shqipërinë e Mesme kish shpërthyer rebelimi kundër Princ Vidit, i cili, siç dihet, u detyrua të braktisë vendin më 3 shtator 1914.

Duke kuptuar rolin që vendi im duhet të luante gjatë kësaj lufte, braktisa Parisin, ku deri atëherë ndodhesha, dhe nëpërmjet Dibrës, u ktheva në Shqipëri, dhe në krye të 10 mijë vullnetarëve, marshova drejt Durrësit, ku hyra pa asnjë të shtënë kundra meje, i mirëpritur nga banorët dhe përfaqësuesit e huaj.

Të nesërmen, Senati, njëzëri, më zgjodhi si kryetar të qeverisë.

Të gjitha Fuqitë e Mëdha e pranuan këtë zgjedhje dhe ri akredituan përfaqësuesit e tyre diplomatikë, të cilët kishin qenë të akredituar më parë pranë Princ Vidit.

Të njëjtën ditë që hyra në Durrës, ambasadori fuqiplotë i Austro-Hungarisë, në emër të qeverisë së tij më kërkoi hyrjen në luftë si aleat i Bllokut Qendror, dhe insistoi në pranimin e kësaj oferte.

Unë refuzova në mënyrë kategorike dhe në të njëjtën mënyrë, disa ditë më pas, refuzova edhe ofertën që, me të njëjtin qëllim, më propozoi përfaqësuesi diplomatik i Bullgarisë. / Memorie.al

Kryetari i Qeverisë Shqiptare

                                                                    Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Laze Thanasi pranoi të bashkëpunojë me Sigurimin dhe e firmosi deklaratën, por kur u kthye në Dukat, ai...”/ Historia e panjohur e grupit antikomunist, që u arratisën me nëndetëse nga Karaburuni

Next Post

“Në kongresin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, më 27 tetor 1961, Hrushovi e acaroi konfliktin me Shqipërinë në duke kërkuar...”/ Historia e panjohur e përplasjes së Moskës me Enver Hoxhën

Artikuj të ngjashëm

“U urdhërua ambasada jonë në Paris, të paguajë 120 mijë franga ari dhe këtë shumë mund ta përdorni për shlyerjen e borxheve të Esat Pashës…”/ Zbulohet telegrami për kryeministrin e Serbisë, 17 qershor 1920
Personazh

“U urdhërua ambasada jonë në Paris, të paguajë 120 mijë franga ari dhe këtë shumë mund ta përdorni për shlyerjen e borxheve të Esat Pashës…”/ Zbulohet telegrami për kryeministrin e Serbisë, 17 qershor 1920

August 22, 2025
“Ndihma që Esati, i dha ushtrisë serbe gjatë tërheqjes së saj nëpër bregdetin e Adriatikut, dëshmon…”/ Letra e panjohur e Pashiqit për Konferencën e Paqes, për të dëmshpërblyer me 10 milion franga Esat Pashë Toptanin
Personazh

“Ndihma që Esati, i dha ushtrisë serbe gjatë tërheqjes së saj nëpër bregdetin e Adriatikut, dëshmon…”/ Letra e panjohur e Pashiqit për Konferencën e Paqes, për të dëmshpërblyer me 10 milion franga Esat Pashë Toptanin

August 21, 2025
“Forcat e Ndjekjes e rrethuan shpellën dhe shtinë batare të gjata pushkësh, por kur u afruan, panë se plaga e plumbit e Dom Gazullit, ishte…”! / Misteri i vrasjes së albanologut të famshëm dhe si u gjet varri i tij, në ’95-ën?
Personazh

“Forcat e Ndjekjes e rrethuan shpellën dhe shtinë batare të gjata pushkësh, por kur u afruan, panë se plaga e plumbit e Dom Gazullit, ishte…”! / Misteri i vrasjes së albanologut të famshëm dhe si u gjet varri i tij, në ’95-ën?

August 20, 2025
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
Personazh

“Italia po tregon armiqësi ndaj meje dhe ardhmja ime po bëhet gjithnjë më e errët, ndërkohë që i ndjehem më mirënjohës qeverisë serbe…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920

August 19, 2025
“Kur shoferi i habitur i tha babës; Si mundem me të lanë vetëm në kamion, gjithë natën, ti nji burrë plak, me nji vajzë të re?! – ne shkuam te shtëpia e tij, por…”/ Ngjarja e trishtë, me familjen “armike të popullit”!
Personazh

“Pas 12 vitesh shkuam në Savër të Lushnjes, ku ishte nëna e internuar, por kur iu afrova, ajo…”/ Historia e trishtë e Veledin Bilbilit, “diversantit” nga Dukati, që u arratis me nëndetëse nga Karaburuni

August 19, 2025
“Laze Thanasi pranoi të bashkëpunojë me Sigurimin dhe e firmosi deklaratën, por kur u kthye në Dukat, ai…”/ Historia e panjohur e grupit antikomunist, që u arratisën me nëndetëse nga Karaburuni
Personazh

“Laze Thanasi pranoi të bashkëpunojë me Sigurimin dhe e firmosi deklaratën, por kur u kthye në Dukat, ai…”/ Historia e panjohur e grupit antikomunist, që u arratisën me nëndetëse nga Karaburuni

August 20, 2025
Next Post
“Në kongresin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, më 27 tetor 1961, Hrushovi e acaroi konfliktin me Shqipërinë në duke kërkuar…”/ Historia e panjohur e përplasjes së Moskës me Enver Hoxhën

“Në kongresin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, më 27 tetor 1961, Hrushovi e acaroi konfliktin me Shqipërinë në duke kërkuar...”/ Historia e panjohur e përplasjes së Moskës me Enver Hoxhën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme