• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, January 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“I dënuari Muharrem Mborja, prej një viti ka kërkuar shtrimin në spital, por për avancim të sëmundjes nuk ka shërim dhe i duhet prerë…”/ Raporti sekret i Prokurorit të Përgjithshëm Dhori Panariti, në ’73-in

“Një i burgosur nga Shkodra pasi kishte bërë planin e arratisjes, shpërtheu një sasi dinamiti afër rrethimit dhe u nis në anë të kundërt, por…”/ Dëshmia e organizatorit të Revoltës së Spaçit
“I dënuari Muharrem Mborja, prej një viti ka kërkuar shtrimin në spital, por për avancim të sëmundjes nuk ka shërim dhe i duhet prerë…”/ Raporti sekret i Prokurorit të Përgjithshëm Dhori Panariti, në ’73-in
“Kadri Hazbiun e nxorën të vdekur nga qelitë e ‘Burgut 313’, dhe natën që do i pushkatonin, të gjithë ushtarët, i larguan nga vëndrojet…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të repartit special të Ministrisë Brendshme
“I dënuari Muharrem Mborja, prej një viti ka kërkuar shtrimin në spital, por për avancim të sëmundjes nuk ka shërim dhe i duhet prerë…”/ Raporti sekret i Prokurorit të Përgjithshëm Dhori Panariti, në ’73-in
Burg

“Në 92-in, Thanasi akuzoi në shtyp, prokurorin Arqile K., gjykatësin Kiço T., Thanas C., e Janaq K., dëshmitarë fallco të ‘Grupit – Qeleshi – Zguro – Fidani’…”/ Historia tragjike e ish-të dënuarit nga Korça
“I dënuari Muharrem Mborja, prej një viti ka kërkuar shtrimin në spital, por për avancim të sëmundjes nuk ka shërim dhe i duhet prerë…”/ Raporti sekret i Prokurorit të Përgjithshëm Dhori Panariti, në ’73-in

Memorie.al / “Burgu i Tiranës është transit për të dënuarit e rretheve të tjera para dërgimit nëpër burgje e reparte riedukimi. Këta të dënuar në pritje për t’u shpërndarë, qëndrojnë aty nga dy, tre e më tepër muaj, përveç kohës që kanë qëndruar në dhomat e izolimit të rretheve prej nga vijnë. Të sëmurëve të burgosur në Spaç, Qafë Bari, Burrel, ju mohohej prej më shumë se 9 muaj ndihma mjekësore”. Kështu thuhet ndërmjet të tjerash në dy raport-informacione të Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës, dërguar sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së Haki Toska, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, në muajin prilli të vitit 1973. Shumë prej tyre kishin nevojë urgjente për ndërhyrje. Por regjimi kriminal komunist nuk kishte reaguar. Këtë fakt të rëndë e gjejmë në një dokument të rëndësishëm zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme, nënshkruar nga prokurori Dhori Panariti, i cili shpjegon me detaje rast pas rasti të gjithë shkeljet që ishin bërë në dëm të të burgosurve, të cilët edhe pse mbaheshin të izoluar, me kushte të tmerrshme jetese, në punë rraskapitëse ku rrezikonin jetën çdo ditë në miniera, edhe kur sëmureshin liheshin në mëshirë të fatit.

RAPORT-INFORMACIONI I PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM DHORI PANAROTI, DËRGUAR SEKRETARIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH, HAKI TOSKA DHE MINISTRIT TË BRENDSHËM KADRI HAZBIU, LIDHUR ME PROBLEMET E TË DËNUARVE NË BURGUN E TIRANËS

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                                          S E K R E T
PROKURORIA E PËRGJITHSHME
(Drejt. Kont. Vep. hetimore)
Nr. 737/1
Tiranë, më 14.04.1973

SEKRETARIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH

Gjithashtu mund të lexoni

“Dërguan kartë dhe më Paris, kur në fund të ‘919 më Vlorë, kishte ardhur një që thosh se ish i dërguarë i vetë presidentit amerikan Uillsonë, dhe më shtëpinë e…”/ Kujtimet e ish-firmëtaritë të Pavarësisë

“Pakë bujq ortodoksë u futnë më ushtri, se u thoshin: nashti që bejlertë bënë shtetin, jo më një copë tokë që s’mund’ të merrni, po do t’u marrin edhe gratë…”! / Kujtimet e ish-firmëtarit të Pavarësisë

                                                                  SHOKUT HAKI TOSKA

              TIRANË

Bashkangjitur po ju dërgojmë relacionin “Mbi disa të dënuar që kanë nevojë për t’u shtruar në spital për kurim”. Këtë relacion ia kemi dërguar edhe shokut Kadri Hazbiu.

PROKURORI I PËRGJITHSHËM
Dhori Panariti

INFORMACION

MBI GJENDJEN NË BURGUN DHE DHOMAT E PARABURGIMIT NË RRETHIN E TIRANËS

Edhe herë të tjera e kemi ngritur problemin e gjendjes së padëshirueshme në burgun e Tiranës si dhe në dhomat e paraburgimit, gjendje e cila megjithëse në raste të shkëputura ndryshon, përsëri mjaft probleme nuk gjejnë zgjidhje definitive. Ndër këto më kryesoret janë:

1) Burgu i Tiranës është transit për të dënuarit e rretheve të tjera para dërgimit nëpër burgje e reparte riedukimi. Këta të dënuar në pritje për t’u shpërndarë, qëndrojnë aty nga dy, tre e më tepër muaj, përveç kohës që kanë qëndruar në dhomat e izolimit të rretheve prej nga vijnë. Në këtë mënyrë në periudha të ndryshme grumbullohen jashtë kapacitetit të burgut dhe kështu flenë shumë shtrënguar.

Është për t’u theksuar se në shumicën dërrmuese këta janë të rinj dhe të mitur. Kështu p.sh. tani ndodhen në këtë burg 165 të dënuar prej të cilëve 121 janë të rinj dhe të mitur. Duke qëndruar këta të dënuar në burgun e Tiranës për një kohë të gjatë, dëmtohet shëndeti i tyre, kjo forcë nuk shfrytëzohet për punë dhe njëkohësisht vështirësohet riedukimi i tyre.

2) Gjendja e këtyre të dënuarve nga ana higjieno-sanitare është jo e kënaqshme. Meqenëse ata janë transit rrobat e fjetjes janë jashtë përdorimit dhe të pamjaftueshme. Po kështu meqë nuk kanë kushte për ujë të ngrohtë, teshat personale nuk i lajnë. Mendojmë se në këto rrethana duhen parë edhe kushtet e tyre në dhomat e paraburgimit të Degëve të Punëve të Brendshme nëpër rrethe.

3) Nga kontrolli i ushtruar nga ana jonë, në datën 10.04.1973 në dhomat e paraburgimit të burgut të Tiranës, u konstatua se në 48 dhomat ekzistuese janë aktualisht 151 persona, nga të cilët 18 janë gra. Në këta 151 persona nuk përfshihen 21, që u hoqën në datën 09.04.1973 dhe u dërguan në dhomat e burgut. (Për këta, me përjashtim të njërit, vendimi i dënimit nuk ka marrë formën e prerë)

Sipas instruksionit për kubaturë ekzistuese, në këto dhoma paraburgimi, nuk duhet të ketë më tepër se 2 persona. Në fakt në 20 dhoma ka nga 3 persona, në 10 dhoma ka nga 4, në 3 dhoma nga 6 dhe në 1 dhomë ka 7 persona. Pra në 34 dhoma ka nga më tepër se 2 persona.

Në disa dhoma paraburgimi, qëndrojnë bashkërisht persona me moshë të re me ata me moshë të rritur, gjë kjo që vjen në kundërshtim me pikën 32 të instruksionit. Mendojmë që gjendja e burgut dhe e dhomave të paraburgimit në përgjithësi kërkon një studim të gjithanshëm për të bërë një përmirësim rrënjësor dhe në përputhje me instruksionin në fuqi, të kushteve të të dënuarve dhe të paraburgosurve.

Dobësi të tilla ka edhe në dhomat e izolimit të Degëve të Punëve të Brendshme të rretheve të tjera, sidomos në Lushnjë, Kolonjë, Krujë e Gjirokastër.

Tiranë, më 14.04.1973

                                              PROKURORI I PËRGJITHSHËM

                                                              Dhori Panariti

DOKUMENTI ARKIVOR ME RAPORT-INFORMACIONIN E PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM DHORI PANAROTI, DËRGUAR SEKRETARIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH, HAKI TOSKA, PËR PROBLEMET SHËNDETËSORE TË BURGOSURVE NË KAMPET DHE BURGJET

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                               S E K R E T
PROKURORIA E PËRGJITHSHME
(Drejt. Kont. Vep. hetimore)
Nr. 737/1
Tiranë, më 19.04.1973

SEKRETARIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH

                                                               (SHOKUT HAKI TOSKA)
TIRANË

Bashkangjitur po ju dërgojmë relacionin “Mbi disa të dënuar që kanë nevojë për t’u shtruar në spital për kurim”.
Këtë relacion ia kemi dërguar edhe shokut Kadri Hazbiu.

PROKURORI I PËRGJITHSHËM

                                       Dhori Panariti

Shokut Qemal Murseli:

Për ta parë me Ministrinë e Brendshme dhe të Shëndetësisë që të marrin masat e nevojshme që të zbatohen udhëzimet e dhëna.

20.04.1973

RELACION

MBI DISA TË DËNUAR QË KANË NEVOJË PËR SHTRIM NË SPITAL

Në Prokurorinë e Përgjithshme janë lutje nga të dënuar që ndodhen në repartet e riedukimit, me të cilat kërkojnë ndërhyrje për t’u shtruar në spital, sipas rekomandimeve që kanë dhënë komisionet mjekësore gjatë vizitave periodike që janë bërë në këto reparte. Gjithashtu një pjesë e të dënuarve ankohen, sepse megjithëqë nuk kanë rekomandim nga komisioni, ndiejnë nevojën e shtrimit në spital, si për mjekime ashtu edhe për analiza, konsulta apo për të qenë nën observacionin e mjekëve specialistë.

Shumë ankesa të kësaj natyre u janë bërë prokurorëve të rretheve gjatë kontrolleve që kanë ushtruar në repartet e riedukimit si dhe të deleguarve të Prokurorisë së Përgjithshme, kur kanë zhvilluar kontrolle në vendet e vuajtjes së dënimit. Vetëm në repartin e riedukimit të Bulqizës janë 34 të dënuar që kanë nevojë të vizitohen tek otorinologu, 23 tek ortopedi, 14 tek okulisti, 16 te dermatologu dhe 9 te psikiatri. Kërkesa të tilla ka edhe në reparte të tjera.

Duke u nisur nga konstatimet që ka vetë Prokuroria e Përgjithshme si dhe nga disa relacione të dërguara nga prokuroritë e rretheve, rezulton se është bërë një punë jo e pakët për t’i dhënë ndihmën mjekësore të dënuarve që kanë pasur nevojë për një gjë të tillë, sipas rekomandimeve nga komisioni. Vetëm për vitin 1972, janë shtruar në spital apo sanatorium 226 të dënuar të ndryshëm.

Një pjesë e këtyre të dënuarve janë shtruar brenda një kohe të shkurtër nga dita e konstatimit të sëmundjes dhe e rekomandimit të komisionit, për rrjedhim të sëmurët janë shëruar plotësisht, është evituar përparimi i sëmundjes dhe koha e qëndrimit të tyre në spital, ka qenë më e shkurtër. Në këto çaste edhe qarkullimi i të sëmurëve ka qenë më i madh, duke krijuar mundësi për t’u shtruar në spital më shumë persona.

Në repartin e riedukimit të “Qytetit Stalin” dhe të Borshit, ndonëse kërkesat për shtrim kanë qenë më të pakta në krahasim me repartet e tjera, duhet thënë se janë marrë masa më të mira për dërgimin dhe shtrimin e të sëmurëve në spital. Në disa reparte të tjera si në Ballsh, Bulqizë, Spaç, ky problem nuk është zgjidhur si duhet. Të dhënat nga prokuroritë e rretheve tregojnë, se për personat e dërguar në spital gjatë vitit 1972, janë vërtetuar vonesa të theksuara.

Në repartin e Bulqizës, të dënuarit Ismail Halili, Zyhdi Sela, Hiqmet Murati, Bilal Korriku, Hazis Hasani, Spiro Gjuni, Hazis Lushaj etj., janë rekomanduar për shtrim e mjekim që në janar 1972 dhe efektivisht janë shtruar më 22 maj 1972. Në repartin e Spaçit, i dënuari Asllan Shima është shtruar pas 4 muajsh nga dita e rekomandimit të komisionit etj.

Duhet theksuar se një pjesë e të sëmurëve vuanin nga sëmundje të rënda dhe infektive ose kanë pasur nevojë për operime të ndryshme dhe pa dyshim koha e gjatë që ka kaluar ka influencuar në keqësimin e gjendjes shëndetësore dhe nga ana tjetër ka vështirësuar shërimin e shpejtë të tyre.

Kështu i dënuari Muharrem Mborja, pothuajse prej 1 viti ka kërkuar shtrimin në spital dhe përfundimisht, pasi u shtrua me insistimin e prokurorisë së rrethit Fier, në gjendjen e tanishme mjekët ishin të mendimit se për shkak të avancimit të sëmundjes nuk ka shërim, por i duhet prerë këmba, dhe në fakt kështu u veprua.

Aktualisht janë 99 të dënuar që kanë raport nga komisioni mjekësor për t’u shtruar në spital apo në sanatorium, që i përkasin repartit të Ballshit 48 të dënuar, repartit të Spaçit 20, repartit të Fishtës 6, repartit të Borshit 7, repartit të Burrelit 5 dhe repartit të Bulqizës 13 të dënuar. Mjaft nga të sëmurët kanë disa muaj që presin për t’u shtruar.

Kështu 48 të dënuarit e repartit të Ballshit janë caktuar që në muajin qershor 1972 për t’u shtruar dhe efektivisht nuk janë shtruar akoma, 15 të dënuarit e repartit të Spaçit janë që nga muaji gusht 1972, 13 të dënuar të repartit të Bulqizës janë që nga muaji qershor 1972 etj.

Pra siç shihet, të sëmurët kanë nga 8-9 muaj që presin për t’u shtruar në spital apo sanatorium. Shkaku kryesor për këtë gjendje është se kapaciteti i spitalit të burgut është i vogël dhe masat që parashikohen të merren nuk e zgjidhin këtë problem definitivisht. Në të njëjtën kohë nuk është ndjekur edhe një kriter i drejtë për shtrimet.

Kështu ndërsa të dënuarit e reparteve të Ballshit, Spaçit apo Bulqizës, qëndrojnë pa u shtruar në spital që nga muaji qershor e gusht 1972, të dënuar të tjerë nga këto reparte apo nga reparti i Burrelit dhe Borshit, ndonëse me sëmundje të njëjta janë rekomanduar dhe shtruar brenda një kohe të shkurtër në muajin dhjetor 1972 ose janar e shkurt 1973.

Pra vende në spital janë liruar herë pas here, por këto nuk u janë rezervuar në radhë të parë rekomandimeve më të vjetra, duke përjashtuar natyrisht rastet urgjente. Gjithashtu edhe puna në spital nuk është organizuar si duhet për të mjekuar më shpejt të sëmurët me qëllim që të lirohen sa më parë vendet.

Problem që akoma nuk ka gjetur zgjidhje është edhe çështja e shtrimit në spital të paraburgosurve që dërgohen për ekspertiza sidomos psikiatrike. Në praktikë ka pasur raste që të paraburgosurit kanë qëndruar me 3-4 dhe 5 muaj në dhomat e izolimit në pritje për t’u dërguar në spitalin psikiatrik. Aktualisht janë 25 të paraburgosur që mbahen në hetim vetëm sepse nuk është zhvilluar ekspertiza psikiatrike për mungesë të vendeve në spital.

Jemi të mendimit se është e domosdoshme marrja e masave të tjera për ndryshimin e gjendjes së krijuar si për sa i përket mjekimeve ashtu edhe shtrimeve në spital, të zbatohet më mirë për këtë qëllim, udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Shëndetësisë, mbasi aktualisht ky udhëzim nuk po gjen zbatim.

Do të ishim të mendimit që mjaft kërkesa të të dënuarve, si p.sh. për analiza laboratorike, për radioskopi, për konsulta ose observacione te specialistët, mund të zgjidheshin në marrëveshje me seksionet e shëndetësisë të rretheve ku janë vendosur repartet e riedukimit.

Kjo do të evitonte shtrimin e të dënuarve në spitalin e burgut dhe do lehtësonte gjendjen e krijuar për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të spitalit. Gjithashtu mendojmë se dërgimi i të paraburgosurve për ekspertin psikiatrik mund të organizohej edhe në spitalin e Elbasanit dhe Vlorës ku janë mundësitë teknike për kryerjen e këtij lloj ekspertimi./ Memorie.al

Tiranë, më 17.04.1973

                                 PROKURORI I PËRGJITHSHËM

                                              Dhori Panariti

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në gjyqin e Koci Xoxes, përveç rastit të avokat Myzafer Pipa, që pasi e torturuan me hekur të skuqur e hodhën nga shkallët, u fol dhe për Koço Kotën...”/ Si e mbytën në Burrel, ish-kryeministrin e Mbretit Zog

Next Post

“Dërguan kartë dhe më Paris, kur në fund të ‘919 më Vlorë, kishte ardhur një që thosh se ish i dërguarë i vetë presidentit amerikan Uillsonë, dhe më shtëpinë e...”/ Kujtimet e ish-firmëtaritë të Pavarësisë

Artikuj të ngjashëm

“Dërguan kartë dhe më Paris, kur në fund të ‘919 më Vlorë, kishte ardhur një që thosh se ish i dërguarë i vetë presidentit amerikan Uillsonë, dhe më shtëpinë e…”/ Kujtimet e ish-firmëtaritë të Pavarësisë
Dossier

January 11, 2026
“Pakë bujq ortodoksë u futnë më ushtri, se u thoshin: nashti që bejlertë bënë shtetin, jo më një copë tokë që s’mund’ të merrni, po do t’u marrin edhe gratë…”! / Kujtimet e ish-firmëtarit të Pavarësisë
Dossier

“Pakë bujq ortodoksë u futnë më ushtri, se u thoshin: nashti që bejlertë bënë shtetin, jo më një copë tokë që s’mund’ të merrni, po do t’u marrin edhe gratë…”! / Kujtimet e ish-firmëtarit të Pavarësisë

January 11, 2026
“Hasan Prishtina tha; ne luftojmë e, ndoshta nuk e gëzojmë lirinë, por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për kryengritjen e vitit 1915

January 9, 2026
“Shkoi te Komiteti Qendror dhe kërkoi të takonte udhëheqësin kryesor, Enver Hoxhën, por kur u konstatua se kishte lyer rrobat me benzinë…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, me ngjarjen e bujshme të 7 majit ‘75

January 8, 2026
“Asht prifti, vllau i Dedës që punon me mue, ti ke shok t’nipin, atë qe i bjen kitarës, ka dalë prej burgut, e si duket .…”/ Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit
Dossier

“Asht prifti, vllau i Dedës që punon me mue, ti ke shok t’nipin, atë qe i bjen kitarës, ka dalë prej burgut, e si duket .…”/ Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit

January 6, 2026
“Shkolla e parë shqipe është hapur në Labovë në mars 1861, me mbështetjen e Vangjel Zhapës, i cili nuk e mbështeti Naum Veqilharxhin për abetaren, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Shkolla e parë shqipe është hapur në Labovë në mars 1861, me mbështetjen e Vangjel Zhapës, i cili nuk e mbështeti Naum Veqilharxhin për abetaren, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

January 5, 2026
Next Post
“Dërguan kartë dhe më Paris, kur në fund të ‘919 më Vlorë, kishte ardhur një që thosh se ish i dërguarë i vetë presidentit amerikan Uillsonë, dhe më shtëpinë e…”/ Kujtimet e ish-firmëtaritë të Pavarësisë

“Dërguan kartë dhe më Paris, kur në fund të ‘919 më Vlorë, kishte ardhur një që thosh se ish i dërguarë i vetë presidentit amerikan Uillsonë, dhe më shtëpinë e...”/ Kujtimet e ish-firmëtaritë të Pavarësisë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme