• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ballkoni i shtëpisë sonë te ‘Shallvaret’, shërbente si tribunë qendrore kur zhvilloheshin garat sportive dhe kur vinte Enver Hoxha, neve si familje…”/ Dëshmia e arkitektit të njohur

“Ballkoni i shtëpisë sonë te ‘Shallvaret’, shërbente si tribunë qendrore kur zhvilloheshin garat sportive dhe kur vinte Enver Hoxha, neve si familje…”/ Dëshmia e arkitektit të njohur
“Nga Hotel ‘Breshka’, vilat e tregtarëve të Monarkisë, ku ‘prehej’ udhëheqja komuniste, te kampet e pushimit, kabinat dërrase, treni me qymyr dhe…”/ Historia e panjohur e Plazhit të Durrësit
“Ballkoni i shtëpisë sonë te ‘Shallvaret’, shërbente si tribunë qendrore kur zhvilloheshin garat sportive dhe kur vinte Enver Hoxha, neve si familje…”/ Dëshmia e arkitektit të njohur
“Ballkoni i shtëpisë sonë te ‘Shallvaret’, shërbente si tribunë qendrore kur zhvilloheshin garat sportive dhe kur vinte Enver Hoxha, neve si familje…”/ Dëshmia e arkitektit të njohur
“Ballkoni i shtëpisë sonë te ‘Shallvaret’, shërbente si tribunë qendrore kur zhvilloheshin garat sportive dhe kur vinte Enver Hoxha, neve si familje…”/ Dëshmia e arkitektit të njohur
“Ballkoni i shtëpisë sonë te ‘Shallvaret’, shërbente si tribunë qendrore kur zhvilloheshin garat sportive dhe kur vinte Enver Hoxha, neve si familje…”/ Dëshmia e arkitektit të njohur
“Ballkoni i shtëpisë sonë te ‘Shallvaret’, shërbente si tribunë qendrore kur zhvilloheshin garat sportive dhe kur vinte Enver Hoxha, neve si familje…”/ Dëshmia e arkitektit të njohur
“Kur Bilbil Klosi, me ndihmësin e tij, Kasem Trebeshina, ‘në emër të popullit’, dënonin të pafajshmit me vdekje dhe burgime të rënda…”/ Publikohen dokumentet e panjohura, lista me 151 emra

Nga Uvil Zajmi

Historia e panjohur e pallateve në qendër të Tiranës dhe pse u quajtën “Shallvare”?!

Memorie.al / Përveç vendalinjve, janë të paktë ata që e dinë se, përse një nga zonat më të njohura në qendër të kryeqytetit, quhen pikërisht me emërtimin “Shallvare”?! E konsideruar si një pikë orientimi, “Shallvaret”, kanë ruajtur këtë emër pavarësisht sistemeve që kanë ndërruar. Cila është historia e Shallvareve dhe e pallateve që morën emrin e zonës? Nga familjet e njohura që jetonin në këtë zonë, te fusha e sportit, arkitekti Gani Strazimiri që i projektoi ato bashkë me pallatet “Agimi”; si ndryshoi Tirana prej fillimit të arkitekturës moderne të viteve ’30-të, në atë rus, vetëm nga ndikimi i ish-Bashkimit Sovjetik? Në një rrëfim ekskluziv, Dr. Orhan Sakiqi, me profesion inxhinier ndërtimi, (një personazh shumë i njohur publik, pasi ka shërbyer edhe si kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës në vitet ’90-të e më pas si këshilltar i ish-Presidentit të Republikës, Sali Berisha), që ka banuar për vite me radhë në shtëpinë e Këlliçve, në qendër të “Shallvares”, kujton ndërtimin e tyre, ballkonin-tribunë të shtëpisë, ku dikur vinte për të ndjekur aktivitetet festive e sportive Ahmet Zogu, por edhe Enver Hoxha më pas! Për të gjitha këto e të tjera, nga historia e lagjes së famshme në qendër të kryeqytetit, na njeh intervista me z. Sakiqi që po publikojmë në këtë shkrim.

Z. Sakiqi nga vjen ky emër, “Shallvaret”?

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Janë dy mundësi: E para, emri mund të jetë marrë nga Miltiadh Shallvari, një pasanik tokash. Së dyti, “Shallvare”, në turqisht, sipas prof. Demir Alizoti, do të thotë brekushe. Kjo edhe nga thënia e historianit Agim Bardhi, sipas të cilit, fusha ka shërbyer si shesh lojërash për garnizonin turk, i cili ndodhej fare afër, përballë Bankës së Shtetit. Më pas, në vitin 1916, sheshi është përdorur si pistë avionësh, për ushtrinë austriake.

Fusha mori vlera sportive pas themelimit të Klubit Sportiv “Tirana”, në vitin 1920, nga drejtimi i Selman Stërmasit, pasi ajo ishte tokë ranore e nuk mbante ujë. Diku nga viti 1925, u bënë disa dhoma zhveshjeje për sportistët, më pas në vitet ’30-të, pista e atletikës dhe një tribunë e vogël prej dërrase, e cila u prish gjatë Luftës.

Çfarë arkitekture kishte Tirana e viteve ’30-të?

Rreth viteve ’30-të, Tirana karakterizohet me fillimet e modernizmit neoklasik dhe të fashizmit. Në atë periudhë u ndërtuan shumë vila private, të prirura nga stili i fillimit të modernizmit në arkitekturë. Të tilla janë vilat Negvatal, ku ka banuar Petrit Dume, vila Evangjeli (sot ambasada turke), vila Libohova, Erebara, etj. Projektues si, Qemal Butka, Skënder Luarasi, Anton Lufi, Kristo Sotiri, etj., kishin studiuar në Perëndim dhe sollën më të mirën e kohës në arkitekturë.

Në periudhën 1939-’40, italianët ndërtuan në sheshin “Skënderbej” kompleksin e ministrive, Bankën, Bashkinë, Bulevardin, Kryeministrinë, Stadiumin, Akademinë e Arteve, Maternitetin, si dhe Pallatet e Aviacionit, Moskatet e Pallatet e Bardha, që shërbenin për nëpunës italianë, që banonin në Tiranë. Janë ndërtime që i janë përshtatur terrenit dhe u kanë rezistuar ndryshimeve në kohë. Me përfundimin e Luftës dhe miqësisë që e lidhi Shqipërinë me Bashkimin Sovjetik, ndryshoi edhe struktura e ndërtimit dhe e formave. Pas viteve ’50-të, u kalua menjëherë në ndërtime të stilit klasik rus, madje shumë prej vilave u prishën.

Në këtë dekadë, ndërtimet u mbështetën mbi huazime, imitime tipike të nxitura nga ideologjia e kohës, nën ndikimin e Bashkimit Sovjetik. Ndërtimi i pallateve të “Shallvareve”, si dhe mjaft të tjera, u referohen dhjetëvjeçarit ’50-’60-të, deri kur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, u ndërprenë. Apartamente të larta, që dallohen për stilin barak, fasada të rënda, dritare të vogla, pa ose me ballkone false. Bashkë me bllokun e “Shallvares”, pallatet “Agimi”, ishin edhe Pallatet e Oficerëve në “Rrugën e Durrësit”.

Si e kujtoni “Shallvaren” e atyre viteve?

Rrugicat e “Shallvares”, ishin të shtruara me kalldrëm me gurë lumi, me mure rrethues të ulëta, ku pas tyre dalloheshin zambakët e bardhë e mëllagat shumë ngjyrëshe, me shtëpi me dyer pa çelësa. Nga veriu, ka qenë shtëpia e Ali Topit, që me ndërtimin e godinave pranë Bankës, u prish; një ndërtesë ku ishte Klubi Sportiv “Partizani”, afër shtëpisë së Topit, ishte banesë trekatëshe e familjes Shijaku, që më parë ka shërbyer edhe si shkollë. Ngjitur me të, ka qenë shtypshkronja “Gutenberg”, e para e tillë në Tiranë, pronë e familjes Ndroqi.

Aty pranë, kanë banuar inxhinieri i Bashkisë, Spiro Vinjau, dhe familjet e hershme tiranase, Dashi. Haxhi Hafiz Mahmud Dashi, ka qenë Imami i parë i Xhamisë së re, ndërtuar në “Rrugën e Kavajës”, me kontributin e banorëve të zonës në truallin e dhuruar nga bamirësi dibran, Dine Hoxha. Më tej, shtypshkronja e Qazim Kasharit, që shërbeu më vonë për shtypjen e bonove të thesarit. Përkundrejt shtypshkronjës, ishte shtëpia, materniteti, klinika e dr. Jani Bashos, që më vonë ka shërbyer si godinë e Sigurimit të Shtetit dhe e njohur si “Shtëpia me Gjethe”, siç quhet edhe sot. Te “Shallvaret” ka banuar edhe historiani i njohur, Osman Myderizi, ngjitur me të, banonte sopranoja e famshme, Tefta Tashko Koço.

Më kujtohet edhe sot vdekja dhe ceremonia e varrimit të saj,  ku kortezhi mortor, kaloi nëpërmjet fushës së “Shallvares”, për të kaluar më pas te Varri i Bamit. Aty ka qenë dhe është akoma edhe shtëpia e tregtarit, Hamdi Dizdari, sot e Dr. Kapshticës. Në atë zonë, pra te “Shallvarja”, kanë jetuar edhe disa familje të tjera të njohura, si ajo e Prof. Mehmet Vokshit, Hoxhollit, Çulit, Zavalanit, agronomit Ali Ypi, Kusi, familja e mjeshtri të tenisit, Sali Nallbanit, familjet Daja, Alliu, Lazri, Gjoçaj, familja e muzikantëve Lela, etj. Nga ato ndërtime, sot ka mbetur vetëm shtëpia e Ndroqit.

Edhe shtëpia juaj, ka qenë pikërisht aty?

Po, unë vetë kam lindur te “Materniteti i Dr. Bashos”, mjek personal i Zogut, i diplomuar në Austri, që e kishte atë ndërtesë edhe Klinikë Mjekësore. Shumë afër me të, ishte shtëpia jonë dykatëshe e ndërtuar nga Masar Këlliçi, gjyshi im, deputet i Parlamentit të parë shqiptar, që ndodhej në mesin e fushës së sportit, jo më shumë se 50 m larg saj.

Duke qenë se ajo nuk kishte tribunë qendrore për autoritetet, si e tillë, për disa kohë ka shërbyer ballkoni i shtëpisë sonë. Në këtë tribune, ka qëndruar Ahmet Zogu, për të parë manifestimin me kuaj të kryer nga kozakët. Fusha, ka shërbyer gjithashtu edhe për parade e manifestime ushtarake. Ajo ishte edhe një qendër dëfrimi, për rininë tiranase, ku mblidheshin për lojërat popullore, festa fetare, si dhe studentët që vinin nga jashtë për pushimet verore. Mbas vitit 1944, në tribunën tone, vinte edhe “Komandanti”.

Për cilin “Komandant”, e keni fjalën?

Duke qenë si e vetmja shtëpi afër fushës me ballkon në katin e dytë që shërbente si tribunë, për të parë ndeshje apo manifestime, aty ka ardhur edhe vetë Enver Hoxha, apo “Komandanti”, (siç thërritej nga nomenklatura e lartë e partisë dhe shtetit shqiptar e asaj kohe), ashtu si dikur edhe Zogu, që e kishte shfrytëzuar atë ballkon, për të ndjekur aktivitetet sportive të kohës. Kur vinte Enver Hoxha, edhe ne familjarët, ishim të detyruar të dilnim disa orë përpara, pasi shtëpia kontrollohej. Ndërsa dikur kur vinte Zogu, jo. Në shtëpinë tonë, siç ju thashë, banonim së bashku me dajën tim, Reshat Këlliçi, gruan e tij, Bedihanë, e tre djemtë e tyre, Dr. Adnani, (mjeku i njohur) Masarin e Zamirin.

Aty kanë kaluar adoleshencën edhe dy personazhet mjaft të njohur, vëllezërit, Luan e Skifter Këlliçi, të afërmit tonë. Ndër më frekuentuesit e saj, ka qenë Sejfulla Malëshova, kur ishte ministër Kulturës në vitet e para pas mbarimit të Luftës, por edhe më vonë, kur e shpallën “oportunist”. Madje, në këto vite kur ai vinte te Reshati, daja im, që e kishte shok të ngushtë, shtëpia jonë rrethohej nga njerëzit e Sigurimit, që e ndiqnin dhe survejonin atë kudo, si hije nga pas. Ajo shtëpi ka ekzistuar deri në vitin 1964, kur u prish dhe aty u ndërtua shkolla “20-Vjetori”.

Si filloi ndërtimi pallateve?

Duke qenë se Tirana nuk kishte ndërtime të mjaftueshme, dhe pas prishjes me Jugosllavinë kërkoheshin ndërtime masive, me idenë që të jenë pranë Komitetit Qendror, rreth “Bllokut” të udhëheqjes, pra, të një elite qeveritare që po krijohej, u vendos që ajo zonë të mbushej me pallate banime. Për të ndërtuar bllokun e madh me pallate, u shfrytëzua zona e “Shallvares”, si e lirë që ishte dhe në qendër të Tiranës. Pamja kryesore e “Shallvareve”, ishte e zgjedhur mirë, nga lindja, pasi përballë saj, ishte vetëm lulishte e Parkut “Rinia”, e cila brenda një nate, u mboll me pemë nga studentët e Institutit të lartë Bujqësor të Kamzës.

Fillimisht, shtëpia jonë nuk u prek, pasi ndërtimi përfshinte zonën para saj. Arkitekti ishte Gani Strazimiri, që kishte studiuar në Bashkimin Sovjetik. U aplikua stili klasik rus, pasi ashtu ndërtohej në ato vite në republikat sovjetike, e për pasojë edhe në Shqipëri. Punohej kryesisht me mjete primitive, me skelete dërrase, me tulla, apartamente të vogla, po kështu ballkonet, ndërtesa të mbuluara me çati, që më vonë u hoqën duke mos e ruajtur stilin e vjetër. Gati tre vjet, 1951-1953, vazhdoi ndërtimi i plotë i pallateve në zonën e “Shallvares”. Pastaj u vijua me pallatet “Agimi”, matanë Lanës, edhe këto të stilit total sovjetik, madje projekte të ngjashme me ato, që ndodhen në Moskë.

Kujtoj inxhinierët ndërtues, si: Koço Tomçe, Ballkize Nallbani, etj. Unë në atë kohë isha nxënës në Teknikumin e Ndërtimit dhe i ndiqja nga afër punimet edhe për të mësuar nga ky profesion. Zbatues, ishte Ndërmarrja e Ndërtimit “21 Dhjetori”. Kur përfunduan, ato ishin ndërtesat më të larta në Tiranë. Fillimisht, u ndërtua blloku i parë në formë “L”-je, pastaj i dyti, ai me hark përgjatë Lanës dhe i treti, ai në formë “U”-je, në qendër. Kati parë, me përjashtim të pjesës qendrore, ishte pa dyqane, pasi kishte bodrume, të cilat fillimisht u përdorën dhe u shfrytëzuan si magazina, pastaj si banesa për familje të persekutuara, të varfra, të cilat i jepte kryesia e Këshillit Popullor të lagjes.

Më vonë, u ndërtuan edhe tri rrugët kryesore që e rrethonin Bllokun e “Shallvareve”: Rruga “4 Shkurti”, ajo paralel me “Tajvanin” (sot Rruga “Ibrahim Rugova”), ajo “Zhan D’Ark” përgjatë Lanës (sot “Padër Gjergj Fishta”) dhe rruga “Myslym Shyri”, që u hap në vitin 1964, pasi u prish Parku Sportiv Rinor. Fushat e Tenisit “Nallbanit”, u zhvendosën atje ku janë sot, në krah të Pallateve të Bardha, dhe unë kam qenë arkitekti i projektit të sistemimit të tyre. Donin t’i bënin fusha basketbolli, por ngulën këmbë Bilbil Klosi e Isuf Alibali, pasi ata ishin admirues dhe praktikues të tenisit.

Po pallatet “Agimi” kur u ngritën dhe pse u quajtën kështu?

Janë vitet kur u rrit në mënyrë progresive e të shpejtë, numri i popullsisë së Tiranës dhe pikërisht në atë periudhë kohe, kërkesa për ndërtimin e pallateve, shtimin i apartamenteve, ishte imediate. Duke shfrytëzuar sërish terrenin e lirë, sapo përfundoi objekti i pallatit të “Shallvareve”, në vitet 1953- ’55, u punua për ndërtimin e atyre “Agimi”, paralel në krahun tjetër përgjatë Lanës, që ishin si një vazhdimësi e pallateve të “Shallvareve”, pasi edhe për to, u aplikua e njëjta strukturë arkitektonike.

Me pamje krejtësisht veriore, ai bllok ndërtimesh ishte pranë “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSh-së. Ato morën emrin “Agimi”, si simbolin që përfaqëson kjo fjalë, pra që po agonte diçka e re. Ndryshe nga “Shallvaret”, si krah pune, u përdorën rreth 500-600 të burgosur politik që kanë punuar për ndërtimin e pallateve “Agimi”. Madje, gjatë punës, pati edhe një tentativë arratisjeje të një grupi të dënuarish që punonin aty, (me anë të një tuneli nëntokësor që do dilte në Lanë), por u diktuan, u rrethua e gjithë lagjja, deri sa i kapën. Pas asaj ngjarje, u fol se se, organizatorët kryesorë, u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 08 Prill 2023

Next Post

“Pasi dy hetuesit, i humbën shpresat se Agroni do firmoste proces-verbalin, aty në qeli, në prezencë të tij, njeri kapi gruan e tjetri vajzën dhe....”/ Dëshmia tronditëse e ish-të burgosurit politik

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Pasi dy hetuesit, i humbën shpresat se Agroni do firmoste proces-verbalin, aty në qeli, në prezencë të tij, njeri kapi gruan e tjetri vajzën dhe….”/ Dëshmia tronditëse e ish-të burgosurit politik

“Pasi dy hetuesit, i humbën shpresat se Agroni do firmoste proces-verbalin, aty në qeli, në prezencë të tij, njeri kapi gruan e tjetri vajzën dhe....”/ Dëshmia tronditëse e ish-të burgosurit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!