• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, July 2, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

HISTORIA E LETËRSISË SHQIPE NË RUMANI – KRYEPUNË E DR. LUAN TOPÇIUT…

Nga Visar Zhiti

“Sot ka dalë nga shtypshkronja libri im më i ri: “Istoria Literaturii Albaneze, de la origini până în prezent” (Historia e letërsisë shqipe nga  zanafilla deri më sot). Është realizimi i një pune shumëvjeçare. Vëllimi ka 868 faqe. Me këtë rast falenderoj të gjitha ata që bënë të mundur botimin e tij.”

Kaq shkruan në FB e tij Autori i Veprës me modesti heroike si ata studiuesit e manastireve dhe  kuvendeve… 868 faqe… punë shumë vjeçare… falenderim botuesve…

Por flet Vepra e madhe, është e para Histori e Letrave Shqipe që del në Rumani, kur në përmasa të tilla gjithëpërfshirëse mungon dhe në Shqipëri.

Gjithashtu mund të lexoni

“Do ishte në nderin e qeverive shqiptare, që të ndiqnin projektin e arkitektëve italianë, për të na dhënë një bulevard dinjitoz, siç e ka…”/ Historia e panjohur e shtatë shkatërrimeve të qendrës së Tiranës

“Nga italiani Pietro Marubi që u vendos dhe punoi në Shkodër, te korçarët Gjon Mili dhe Kristaq Sotiri, të cilët…”/ Ana e panjohur e tre fotografëve të famshëm, që bën emër të madh edhe në botë

Kjo histori, që është shumë më me rëndësi  se ajo e luftrave, se është histori e shpirtit dhe e krijimit,  pra dhe e identitetit, nis që nga hershmëria e gjuhës shqipe, kalon te letërsia e saj e vjetër, mesjeta, rilindja, e cila nën pushtimin otoman i shtypte veprat e veta në Rumani, te arbëreshët magjepsës, pavarësia, letërsia pas Luftës II Botërore, e reja, ajo e burgjeve dhe internimeve, e diasporës, deri në SHBA, etj, e deri më tani në shekullin XXI, shoqëruar me dokumente, imazhe, pasazhe librash, etj. E gjitha mahnitëse, do të thosha. Ngjarje kulturore – e kanë quajtur menjëherë në Rumani.

Duhet ta kishim në gjuhën shqipe së pari, por ishte Rumania ajo, tashmë vend i Bashkimit Europian, e cila kaloi nëpër kalvarin e diktaturës komuniste, jo aq rëndë si vendi ynë dhe nuk pati ndonjë realizëm socialist aq vrastar sa letërsia jonë, pra s’do të ishte Atdheu, por Rumania, që do ta mbante Dr. Luan Topçiun që të shpaloste punë dhe vlera, sa kombëtare, shqiptare dhe rumune, po aq dhe europiane e universale, duke arritur i vetëm të bënte atë që duhej tē bënin akademitë, universitetet, duke forcuar ndërkaq miqësinë dhe lidhjet me Rumaninë e dashur, më shumë se sa ambasadat e përgjumura, më shumë se sa Ministria e Punëve të Jashtme.

Na nëpërmenden ndërkaq arritjet e shumta të albanalogut kanadezo-gjerman Dr. Robert Elsie në kulturën shqiptare. Dhe pritej vazhdimi…

Luani shqiptar, me afërisht 1.000 faqet e Historisë së Letërsisë Shqipe, duket sikur përmbushi një punë mijëvjeçare, duke ngritur këtë Katedrale hijerëndë, ku Shqipëria është më e bukur, por dhe e përjetëshme…

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 29 Qershor

Next Post

Kalendari Historik 30 Qershor

Artikuj të ngjashëm

Zbulohet plani rregullues i Tiranës i vitit 1953, i arkitektit Gani Strazimiri dhe dy rusëve: Nga Sheshi “Skënderbej”, ‘Pallati i Qeverisë’, ‘Muzeu Nacional’, ‘Teatri i madh i dramës”, etj.
Art & Kulture

“Do ishte në nderin e qeverive shqiptare, që të ndiqnin projektin e arkitektëve italianë, për të na dhënë një bulevard dinjitoz, siç e ka…”/ Historia e panjohur e shtatë shkatërrimeve të qendrës së Tiranës

July 1, 2025
“Nga italiani Pietro Marubi që u vendos dhe punoi në Shkodër, te korçarët Gjon Mili dhe Kristaq Sotiri, të cilët…”/ Ana e panjohur e tre fotografëve të famshëm, që bën emër të madh edhe në botë
Art & Kulture

“Nga italiani Pietro Marubi që u vendos dhe punoi në Shkodër, te korçarët Gjon Mili dhe Kristaq Sotiri, të cilët…”/ Ana e panjohur e tre fotografëve të famshëm, që bën emër të madh edhe në botë

June 30, 2025
“As Besim Zekthi, mjeshtri i madh i kombit, që ka realizuar sa e sa maja koreografike, s’mundi ta ‘kopjojë’ dot stilin e veçantë të artistit kurveleshas, pasi…”! / Historia e panjohur e legjendës Alush Milori

June 25, 2025
“Marije Logoreci krijoi një galeri figurash, që mbeten referencë për çdo aktor, pasi ajo interpretoi personazhe…”/ Historia e panjohur e legjendës së skenës dhe kinematografisë shqiptare
Art & Kulture

“Marije Logoreci krijoi një galeri figurash, që mbeten referencë për çdo aktor, pasi ajo interpretoi personazhe…”/ Historia e panjohur e legjendës së skenës dhe kinematografisë shqiptare

June 21, 2025
“Shtatë burra nga Lajthiza e Oroshit, nuk e lëshuan Dedë Gjo Lulin, në vitin 1915, kur ai u rrethua nga forcat pushtuese serbe, por u vranë bashkë me të…”/ Reportazhi i publicistit të njohur nga Mirdita

June 18, 2025
“Shfaqjet e trupës së teatrit ‘Aleksandër Moisiu’, kishin dekorin dhe skenografinë e Ismail Hidrit, i cili…”/ Historia e panjohur e piktorit të parë durrsak, që mjeshtërinë e tij ja trashëgoi të birit, Niaziut

June 14, 2025
Next Post
Qershor

Kalendari Historik 30 Qershor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme