• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, January 23, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Hamid Gjylbegu, i diplomuar në Akademinë Ushtarake të Stambollit, intelektuali poliglot nga Shkodra që nuk votoi kurrë gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës

Hamid Gjylbegu

Nga Caf Jonuz Çulaj

Memorie.al/ Të shkruash për Hamid Gjylbegun, nuk asht punë e kollajtë, nuk mjafton dëshira apo dhe vullneti i mirë. Duhet ma tepër dhe duhen studime komplekse për të krye një detyrë të tillë. Ç’asht e vërteta në këto vitet e fundit, diçka është thanë. Dikush shkroi në ndihmesën e tij në fushën e letërsisë për fëmijë, dikush tjetër në aftësitë organizative në fushën ushtarake, dikush për përkthimet, të tjerë sqarojnë se përse ai ishte person “non grada” për regjimin komunist. Gjithsesi për të, duhet të vijë dita që të shkruhet, për aq sa i takon.

Hamid Gjylbegu u lind në Shkodër në vitin 1887, në atë familje të njohur e fort të nderume. Shkollën fillore e të mesme, i kreu në qytetin e lindjes, ndërsa shkollën e lartë në Stamboll, ku u diplomua në artin ushtarak.

Gjatë jetës së tij kreu shumë funksione ushtarake e civile. U shqua sidomos, në vitet 1918-1920, në kohë kritike për Shkodrën. Dha ndihmesë në veprimtarinë e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Gjithashtu u mor me mbarëvajtjen e Kongresit të Lushnjes, në vitin 1920.

Gjithashtu mund të lexoni

“Babai im ishte turrur me vrap drejt tij, por shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen në dorën e majtë dhe…”/ Libri i panjohur i shkrimtarit serb, Milova Gjilas, për vrasjen e Isa Boletinit më 23 janar 1916

“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën

Në luftën e Koplikut kundër inkursioneve jugosllave, ai dha një kontribut të madh, me aftësitë e tija ushtarake. Aty ai luftoi përkrah Ahmet Zogut, Sylço Bushatit, Rexhep Shalës, Taip Shkodrës, etj. Si gjithmonë kronikani popull, kujtesa e të cilit është e pagabueshme, do ta përjetësonte atë.

Hamid Gjylbegu, nuk e vazhdoi ma karrierën ushtarake. Duke qenë njeri me përgatitje të thellë intelektuale, ai lidhi miqësi e bashkëpunoi ngushtë me personalitete të tilla si: Faik Konica, Mithat Frashëri, Lef Nosi, At Gjergj Fishta, At Vincens Prendushi, etj.

Korrespondenca me ta përpos takimeve vetjake, ishte e pandërprerë. Hamidi ishte poliglot dhe njihte italishten, frëngjishten, gjermanishten dhe turqishten. Si atdhetar, ai botonte në periodikët e kohës, për probleme të ndryshme.

Botonte gjithashtu libra për fëmijë dhe ato të karakterit fetar. Hamid Gjylbegu, ka qenë armik i betuem i çdo lloj diktature. Pushtimin italian të vendit, ai e priti me urrejtjen ma të madhe, duke bë thirrje për qëndresë popullore. Nga ana tjetër ishte dhe armik i ideve komuniste, të cilat ishin futë asokohe në Shqipëri. Si intelektual i mirëfilltë, ai e ndjeu të ardhmen e vendit. Ai e theksonte disa herë që komunizmi sjell, terror e gjak, varfëri e skamje, mjerim e degjenerim.

Kjo fushatë e egër sipas tij, do të përfshinte të gjitha shtresat e popullsisë sonë. Që nga intelektualët e deri tek populli i thjeshtë, që do të mbante mbi shpinë, represionin e emisarëve të kuq.

Dihet kundërshtimi i organizuem pas vitit 1944. Dihet kundërpërgjigja e menjëhershme e komunistëve. “Vendi është shkatërrua dhe po shkon drejt greminës…”, i shkruante ai Enver Hoxhës. Me kurajo të madhe e pa pasur frikë, ai e kritikon diktatorin për dy probleme të mëdha, për Kosovën dhe për luftën kundër klerit.

U arrestua disa here, po nuk i bënte përshtypje sepse ishte mësuar që në kohën e fashizmit. Hamid Gjylbegu asht ndër të vetmit persona, që nuk mori pjesë asnjëherë në votimet që bëheshin në Shqipërinë komuniste, qofshin këto për pushtetin vendor, apo atë lokal. E këtë gjithkush e dinte.

Ishte nën survejim të plotë dhe për këtë arsye, ai u shmang nga shoqëria e i’u fut studimeve të thella. Shkroi dy vëllime të titullueme, “Mbi estetikën” në 800 faqe. Gjithashtu ai, përktheu shumë autorë të antikitetit.

Vitet e fundit të jetës i kaloi në Elbasan, tek e bija, ku dhe vdiq në 24 shkurt të 1979-ës. Menjëherë pas vdekjes, në shtëpinë e tij në Shkodër, që u kontrollua nga pushtetarët, u gjetën disa trakte e revista, të Ballit Kombëtar. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Dr. Salvatore Petrota, President i Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Shqiptare pranë Universitetit të Palermos, në vitin 1999, sensibilizoi gjithë Italinë për çështjen e Kosovës

Next Post

Fotot e rralla të Kongresit të Përmetit të 24 majit të vitit 1944, që nuk u publikuan, pasi…!

Artikuj të ngjashëm

“Babai im ishte turrur me vrap drejt tij, por shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen në dorën e majtë dhe…”/ Libri i panjohur i shkrimtarit serb, Milova Gjilas, për vrasjen e Isa Boletinit më 23 janar 1916
Personazh

January 23, 2026
“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën
Personazh

“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën

January 20, 2026
“Krerët e ‘Bashkimit Demokrat’ me në krye Gjergj Kokoshin, u zhgënjyen nga mosndërhyrja e aleatëve te Enver Hoxha, për shtyrjen e zgjedhjeve, e për këtë, në 1972-in, Musine Kokalari…|/ Refleksionet e historianes së njohur
Personazh

“Në Gjyqin Special, kur Koxi Xoxe e akuzoi për mosorganizimin e rezistencës, në 7 prill ‘39, Koço Kotta i tha…”/ Historia e trishtë e ish-kryeministrit shqiptar që vdiq në tortura në burgun e Burrelit, në ‘49-ën

January 18, 2026
“Në burgun e Burrelit, Koço Kotën e kanë torturuar çnjerëzisht e godisnin me bajonetë dhe plagët e çara i’a mbushnin me…”/ Dëshmia rrëqethëse e nipit të ish-kryeministrit, që e rrëmbyen në Greqi në ’45-ën
Personazh

“Më 21 janar 1920, Koço Kota mori pjesë në Kongresin e Lushnjës si delegat i Korçës, ku midis 50 përfaqësuesve, ai…”/ Historia e trishtë e ish-kryeministrit, që vdiq në burgun e Burrelit, në 1949-ën

January 19, 2026
Ish-ministri Rahman Hanku, përkujtim i një personaliteti të ndërtimit, në 100-vjetorin e lindjes
Personazh

Ish-ministri Rahman Hanku, përkujtim i një personaliteti të ndërtimit, në 100-vjetorin e lindjes

January 17, 2026
“Mbreti Zog, i këshilluar nga Dr. Jani Basho, fillojë të ftojë profesorë e mjekë, që largoheshin nga Gjermania dhe Austria, të cilët…”/ Historia e panjohur e mjekëve hebrenj në Shqipëri në vitet ’30-të

“Kur Gjinishi ndërpreu Enverin, duke i thënë; po ty kush ta ka dhënë të drejtën ta shesësh Shqipërinë, Mehmet Shehu nxori pistoletën dhe…”?! / Dëshmia e rrallë, për përplasjen në Kongresin e Përmetit

Fotot e rralla të Kongresit të Përmetit të 24 majit të vitit 1944, që nuk u publikuan, pasi…!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme