• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Haki Karapici u dënua me vdekje dhe na u dha urdhri nga gjykata, për ekzekutimin e tij, por kjo na u duk e padrejtë e, kur i thamë Vaskë Kolecit, ai urdhëroi dhe…”/ Historia e “Grupit të tretë të deputetëve”!

“Haki Karapici u dënua me vdekje dhe na u dha urdhri nga gjykata, për ekzekutimin e tij, por kjo na u duk e padrejtë e, kur i thamë Vaskë Kolecit, ai urdhëroi dhe…”/ Historia e “Grupit të tretë të deputetëve”!
“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
“Haki Karapici u dënua me vdekje dhe na u dha urdhri nga gjykata, për ekzekutimin e tij, por kjo na u duk e padrejtë e, kur i thamë Vaskë Kolecit, ai urdhëroi dhe…”/ Historia e “Grupit të tretë të deputetëve”!
“Haki Karapici u dënua me vdekje dhe na u dha urdhri nga gjykata, për ekzekutimin e tij, por kjo na u duk e padrejtë e, kur i thamë Vaskë Kolecit, ai urdhëroi dhe…”/ Historia e “Grupit të tretë të deputetëve”!
“Haki Karapici u dënua me vdekje dhe na u dha urdhri nga gjykata, për ekzekutimin e tij, por kjo na u duk e padrejtë e, kur i thamë Vaskë Kolecit, ai urdhëroi dhe…”/ Historia e “Grupit të tretë të deputetëve”!
“Shoku Enver, ja po e lexoj unë platformën e Sigurimit që Kadriu u’a dha sovjetikëve, me emrat e agjenturës….”/ Diskutimi i Hekuran Isait në mbledhjen e Byrosë, shtator ‘82

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al / Pas dënimit të dy grupeve të para të deputetëve, përkatësisht procesit të shtatorit 1947 dhe janarit 1948, në mars 1948, u gjykua “Grupi i tretë”. Në këtë “grup”, nuk kishte asnjë ish-deputet, por të gjithë akuzoheshin për lidhje miqësore me të dënuarit e dy proceseve të para, e për këtë arsye, këta mund të konsiderohen si “Grupi i tretë i deputetëve ”. Çdokush prej tyre, mund të bënte pjesë në gjykimin e dy grupeve të para, sepse përzgjedhja e tyre, është bërë fare rastësisht, nga organi i akuzës.

Ali Bakiu, kryetar prej nëntorit 1944, deri në qershor 1946, i Komitetit Ekzekutiv të Nënprefekturës së Tiranës (Bashkia e vjetër), i cili gjatë kohës që drejtoi Bashkinë me vullnetin e tij, nuk merrte as rrogë, ishte cilësuar; “armik”, sepse nuk përkrahte veprimet e pushtetit, madje për këtë arsye, kishte kërkuar dorëheqjen.

Megjithatë, në shtyp u njoftua se u shkarkua nga detyra, sepse përkrahte “armiqtë e popullit”, etj. Për gati një vit, grupi u torturua në mënyrën më të tmerrshme, në hetuesitë e Tiranës. Ata ishin intelektualë të Tiranës, të cilët kishin fatin e keq, të jetonin në një vend, kur krimi ishte vendosur në pushtet. Karakteristikë është se në përgjithësi ky “grup”, nuk i ka pranuar akuzat.

Gjithashtu mund të lexoni

“’The Christian Science Monitor’, më 19 qershor 1973, jepte mesazhe për ulje tensioni midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, afrimi amerikan-kinez e çarja shqiptare-kineze…”/ Dokumentet sekrete amerikane të vitit 1982

“Pakti i Romës në janar 1920, nuk qe pengesë që Qeveria italiane, në qershor të vitit 1924, ta ndihmonte kryengritjen e Fan Nolit kundër Zogut dhe…“/ Ana e panjohur e synimeve serbe ndaj Shqipërisë

                                                       Arrestimet dhe shënime të tjera

15 mars 1947

– Fehmi Leskani, nga Dibra, banues në Tiranë, 54 vjeç, tregtar.

15 maj 1947

– Haki Karapici, nga Tirana, 34 vjeç, avokat. U përdor edhe në gjyqin e grupit të parë, të deputetëve.

– Irfan Pustina, nga Dibra, banues në Tiranë, 36 vjeç, doktor. Akuzohej për lidhje me Shefqet Bejën, Enver Sazanin, Sheh Karbunarën. Pyetej nga hetuesi Beqir Ndou. Kishte njohje me Shefqet Bejën, sepse në luftë, e kishte shpëtuar nga burgu me ndërmjetësinë e Ibrahim Biçakçiut, por veprime të tjera, nuk kishte bërë.

– Gjergj Ashta, nga Shkodra, banues në Tiranë, 40 vjeç, jurist. Akuzohej, mbështetur te miqësia e tij, me Selaudin Toton. Para hetuesit Mihal Kanani, nuk del asnjë fakt që të provojë akuzën.

16 maj 1947

– Ymer Keçi, nga Tirana, 44 vjeç, pijeshitës. Në vitin 1945, kishte pasur kafe “Kursalin”. Akuzohej për njohjet me Shefqet Bejën.

– Ali Bakiu, nga Tirana, 37 vjeç, tregtar. Akuzohej për lidhje me Hasan Reçin, Shefqet Bejën, Kolë Kuqalin, Enver Sazanin, etj. Në hetuesi deklaronte se; Shefqet Bejën nuk e njihte fare dhe nuk kishte si të shkonte në shtëpinë e tij, kur nuk e dinte as ku ndodhej kjo. Para hetuesit Mihal Kanani, mohoi çdo akuzë. U lirua nga burgu i Burrelit, më 25.6.1959.

– Ali Shtëpani, nga Shëngjergji i Tiranës, 78 vjeç, pronar. Akuzohej si nënkryetar i “Komitetit Qendror”. I kishte qenë vetëm një herë në shtëpi, Shefqet Bejës, për vdekjen e nënës. Irfan Majunin, e kishte takuar vetëm një herë, kur ky i kërkoi një koshere blete. Para hetuesit Beqir Ndou, nuk del asnjë fakt komprometues.

– Enver Topulli, nga Gjirokastra, banues në Lushnjë, 46 vjeç, tregtar.

– Kadri Kërçiku, nga Tirana, 51 vjeç, mjek. Akuzohej si pjesëtar i “organizatës”. Nga nga hetuesia e zhvilluar nga Beqir Ndou, nuk del ndonjë implikim.

– Kel Koçobashi, nga Shkodra, 54 vjeç, nëpunës. Akuzohej për agjitim kundër pushtetit. Para hetuesit Mihal Kanani, nuk del asnjë fakt, që të provojë akuzën.

17 maj 1947

– Vasil Xhaj, nga Sofratika e Gjirokastrës, banues në Tiranë, 42 vjeç, avokat. Gjatë hetuesisë, pyetet për lidhjet me Kostë Boshnjakun, Haki Karapicin e Balztar Benusin. Nuk pranon akuzat. Sipas tij, Haki Karapici, ishte trembur shumë nga arrestimi i Hasan Reçit.

– Baltazar Benusi, nga Shkodra, banues në Tiranë, 51 vjeç, avokat. Akuzohej për lidhje me Shefqet Bejën, Gjergj Kokoshin, Suat Asllanin, me UNRRA-n, etj. Hetuesi Beqir Ndou, e merr në pyetje. Në gjyq, e mohon hetuesinë.

18 maj 1947

– Adem Xhepa, nga Tirana, 61 vjeç, pijeshitës. Akuzohej se kishte ndihmuar financiarisht organizatën, me anë të Haki Karapicit. Mohonte çdo akuzë.

19 maj 1947

– Ibrahim Keçi, nga Tirana, 60 vjeç, tregtar. Pranonte para hetuesit Beqir Ndou, njohje me Shefqet Bejën e ndonjë tjetër, por mohonte të kishte aktivitet.

                                    Procesi gjyqësor, pas torturave çnjerëzore në hetuesi

Gjatë gjithë kohës së hetuesisë, ndaj të pandehurve janë përdorur torturat më të tmerrshme. Një pjesë e të pandehurve, nga ky presion, kanë pranuar akuzat e sajuara nga hetuesia. Procesi u hap më 22.3.1948 në Tiranë, nga një trupë gjykuese ushtarake, e drejtuar nga kapiten I-rë, Abdyl Hakiu, kapiten II-të, Shaban Rezha dhe toger, Hamet Çiraku, duke pasur pranë prokurorin, kapiten Petrit Hakani.

– Baltazar Benusi, hodhi poshtë akuzat, se ishte “informator i UNRRA-s”.

– Haki Karapici, nën presion të madh “pranoi akuzat”, në lidhje me “ekzistencën e një organizate”.

– Ali Bakiu, hodhi poshtë akuzat që i bëheshin, duket shtuar se emri i tij, ishte përmendur nga Ali Kavaja, në procesin e grupit të Sami Qeribashit, Musine Kokalarit e Qenan Dibrës.

– Ali Shtëpani, hodhi poshtë akuzat për mbledhje e organizatë.

– Ibrahim Keçi, hodhi poshtë akuzat e tha se ishte sipërmarrës.

– Ymer Keçi, pranonte akuzat e bëra.

– Vasil Xhaj, e pranonte akuzën pjesërisht. Pranonte se kishte bërë kritika ndaj pushtetit, por jo agjitacion.

– Enver Topulli, hodhi poshtë akuzat.

– Adem Xhepa, hodhi poshtë akuzat.

– Fehmi Leksani, hodhi poshtë akuzat. Refuzoi të përgjigjet mbi proces-verbalin e hetuesisë, duke e mohuar atë.

– Irfan Pustina, hodhi poshtë akuzat.

– Kadri Kërçiku, hodhi poshtë akuzat.

– Gjergj Ashta, hodhi poshtë akuzat.

– Kolë Koxhobashi, hodhi poshtë akuzat.

Prokurori i akuzonte se; qysh pas lufte, ishin lidhur me Shfqet Bejën, duke bërë pjesë në një “grup terrorist”, në të ashtuquajturin “Qarkor të Tiranës” (gjoja me përgjegjës Ali Shtëpanin). Ata akuzoheshin se; ishin të lidhur me anglo-amerikanët dhe synonin përmbysjen e pushtetit në lidhje me organizatën e deputetëve.

                                                               Vendimi i gjykatës

Me vendimin nr.212, datë 30.3.1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës në bazë të neneve 6, 8, 10, të ligjit nr.372 dhe nenit 15 të ligjit nr.373, vendosi konfiskimin e pasurisë, si dhe këto dënime:

– Me vdekje, pushkatim, të shtetasve: Haki Karapici, Irfan Pustina, Ali Bakiu, Ymer Keçi.

– Me 20 vjet burgim: Vasil Xhaj.

– Me 15 vjet burgim: Kadri Kërçiku, Baltazar Benusi.

– Me 10 vjet burgim: Enver Topulli, Gjergj Ashta, Adem Xhepa, Kel Koxhobashki, Ali Shtëpani.

                                                            Deklaratë e ndërmjetme

Në deklaratën e tij të datës 5.4.1949, oficeri i Sigurimit, Naun Bezhani (në procesin hetimor të Koçi Xoxes) deklaroi:

“Në Tiranë kur po gjykohej një grup i organizatës së deputetëve, ku ishin anëtarë të qarkorit të Tiranës, të kësaj organizate, ishte dënuar me vdekje Haki Karapici dhe na u dha urdhri nga gjykata, për ekzekutimin e tij. Pasi neve të seksionit na u duk i padrejtë që të ekzekutohej vetëm ky dhe shokët e tij që nuk kishin folur as në hetuesi, as para gjyqit të faleshin, i thashë Vaskës (Koleci) për këtë dhe pas pak na urdhëroi të mos e ekzekutonim dhe kështu nuk u ekzekutua, me gjithë që vendimi i Gjykatës së Lartë, ishte dhënë për ekzekutimin e tij.”

                                                        Dënimi i rishikuar

Me vendimin nr.127, datë 21.4.1948, Gjykata e Lartë Ushtarake bëri këto ndryshime:

– Me burgim të përjetshëm: Haki Karapici, Irfan Pustina, Ali Bakiu, Ymer Keçi.

– Me 7 vjet burgim: Baltazar Benusi.

– Me 5 vjet burgim: Ali Shtëpani.

– Me 2 vjet burgim: Kadri Kërçiku.

– Me paraburgimin e kryer: Vasil Xhaj, Adem Xhepa, Enver Topulli.

– Pafajësi: Gjergj Ashta, Kel Koxhobashi. Mbetej në fuqi vetëm konfiskimi i pasurisë i të dënuarve, me burgim të përjetshëm.

Me vendimin nr.1, datë 15.5.1959, të Plenumit të Gjykatës së Lartë, Kadri Kërçiku, Vasil Xhaj dhe Irfan Pustina, morën pafajësinë. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur na zbritën për nevoja personale, afër Urës së Zogut në Milot, dy të dënuar, të lidhur njeri me tjetrin, tentuan arratisjen, por njërin e vranë, kurse tjetrin e mbytën me...”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

Next Post

Historia e trishtë e ish-ballistit, që vuajti 43 vite burg:"Kur një bashkëvuajtës në Spaç, i tha: ‘mos fol me zë të lartë, se të dëgjojnë’, Samiu ia ktheu: ‘prandaj po flas me zë të lartë, që të...”!

Artikuj të ngjashëm

“’The Christian Science Monitor’, më 19 qershor 1973, jepte mesazhe për ulje tensioni midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, afrimi amerikan-kinez e çarja shqiptare-kineze…”/ Dokumentet sekrete amerikane të vitit 1982
Dossier

“’The Christian Science Monitor’, më 19 qershor 1973, jepte mesazhe për ulje tensioni midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, afrimi amerikan-kinez e çarja shqiptare-kineze…”/ Dokumentet sekrete amerikane të vitit 1982

May 1, 2026
Memorie.al
Dossier

“Pakti i Romës në janar 1920, nuk qe pengesë që Qeveria italiane, në qershor të vitit 1924, ta ndihmonte kryengritjen e Fan Nolit kundër Zogut dhe…“/ Ana e panjohur e synimeve serbe ndaj Shqipërisë

May 1, 2026
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Dëshmitarët e paktë të mbetur gjallë, thonë se nacionalisti Haki Taha e vrau komunistin Milladin Popoviq, që kishte bashkëpunuar ngushtë me Enverin, pasi…”/ Misteri i vrasjes së bujshme në marsin ’45-ës

April 29, 2026
“Për Serbinë e Mesme dhe Malin e Zi, lugina e Drinit është e vetmja rrugë për Adriatik, kurse hekurudha e rëndësishme Danub – Adriatik…”/ Ana e panjohur e Konferencës së Londrës më 1912
Dossier

“Për Serbinë e Mesme dhe Malin e Zi, lugina e Drinit është e vetmja rrugë për Adriatik, kurse hekurudha e rëndësishme Danub – Adriatik…”/ Ana e panjohur e Konferencës së Londrës më 1912

May 1, 2026
“Pas vitit 1945, Prof. Peppo, nuk do t’i përmendte shkrimet e botuara te revista e Koliqit, ashtu siç nuk përmendi njohjen me Lef Nosin dhe…”/ Refleksionet e studiueses dhe historianes së njohur
Dossier

“Një ditë, duke ecur në ‘Rrugën e Dibrës’, në trotuar pashë mësuesin tim të Liceut të Korçës, Enver Hoxhën, i cili më ndali dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e Arben Putos; Në klasë s’na qëlloi kurrë me pëllëmbë…!

April 28, 2026
“Shqipëria, që është grindur me gjithë të mëdhenjtë; Uashingtonin, Moskën e Pekinin, ngjan si një vend, ku religjioni, vjedhësit e qentë…”! / Shkrimet e shtypit Perëndimor, për “vendin e shqipeve”
Dossier

“Strauss nuk u prit as nga Enver Hoxha dhe as nga Ramiz Alia, po ashtu u evitua pa asnjë argument politik takimi me kryeministrin Çarçani, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ambasadorit Çaushi

April 28, 2026
Next Post
Historia e trishtë e ish-ballistit, që vuajti 43 vite burg:”Kur një bashkëvuajtës në Spaç, i tha: ‘mos fol me zë të lartë, se të dëgjojnë’, Samiu ia ktheu: ‘prandaj po flas me zë të lartë, që të…”!

Historia e trishtë e ish-ballistit, që vuajti 43 vite burg:"Kur një bashkëvuajtës në Spaç, i tha: ‘mos fol me zë të lartë, se të dëgjojnë’, Samiu ia ktheu: ‘prandaj po flas me zë të lartë, që të...”!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme