• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, July 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ndërsa grekët na jepnin bukë me dorë në zemër, ne plaçkitnim njeri tjetrin, sepse, ishim produkt i ‘njeriut të ri’, siç bënim dikur, kur vidhnim edhe brekët në…”/ Refleksionet e emigrantit shqiptar nga Italia · 

“Doktor Shpëtimi nga Erseka, në Spitalin ‘Poliambulatorio Citta di Parma’, që na bën të ndihemi krenar si shqiptarë…”/ Historia e panjohur e mjekut që shëron edhe shpirtrat e pacientëve!
“Ndërsa grekët na jepnin bukë me dorë në zemër, ne plaçkitnim njeri tjetrin, sepse, ishim produkt i ‘njeriut të ri’, siç bënim dikur, kur vidhnim edhe brekët në…”/ Refleksionet e emigrantit shqiptar nga Italia · 
“Ndërsa grekët na jepnin bukë me dorë në zemër, ne plaçkitnim njeri tjetrin, sepse, ishim produkt i ‘njeriut të ri’, siç bënim dikur, kur vidhnim edhe brekët në…”/ Refleksionet e emigrantit shqiptar nga Italia · 
“Ndërsa grekët na jepnin bukë me dorë në zemër, ne plaçkitnim njeri tjetrin, sepse, ishim produkt i ‘njeriut të ri’, siç bënim dikur, kur vidhnim edhe brekët në…”/ Refleksionet e emigrantit shqiptar nga Italia · 
“Ndërsa grekët na jepnin bukë me dorë në zemër, ne plaçkitnim njeri tjetrin, sepse, ishim produkt i ‘njeriut të ri’, siç bënim dikur, kur vidhnim edhe brekët në…”/ Refleksionet e emigrantit shqiptar nga Italia · 

Nga Dodë Melyshi

Memorie.al / Në verën e vitit 1993, gjatë pushimeve verore, shkova dhe punova tre muaj si argat në Greqi. Ishte herë e parë dhe e fundit që e shkelja atë vend. Për hirë të së vërtetës, me një kushëri patëm provu edhe verën pararendëse, atë të 1992-it, po na kapi ushtria kufitare greke, në shoqërinë e të paktën njëqind shqiptarëve të tjerë të panjohur, sapo patëm kalu kufirin, natën. Na ndaloi në mesnatë përmes krismash automatiku në ajër e, sensacioni i automatikut që të kërcet tek veshi me flakërimin e plumbave në qiell, nuk ishte asfare i bukur. Të nesërmen e asaj dite, jo pa peripeci, na kthyen në Korçë.

Ndërsa ushëtimi i ‘93-shit, pati ma sukses. Qe i gjatë e, i lodhshëm, ndoshta ka zgjatë më shumë se 4-5 ditë e netë. Udhëtonim më së shumti natën…! Vetëm inkoshienca rinore e dëshpërimi masiv, që kishte pllakos ndër ne, mund ta shtynte njeriun drejt aventurave të tilla!

Nuk e di sa km. kemi bërë në këmbë, ndoshta dyqind, ndoshta treqind, por di se në fund kam përfundue në Selanik, me një ndërprerje të vetme rreth 20-30 km. rrugë me autobus. Në rrethinat e Selanikut, na ndihmoi një shok me u punësue për dy-tre muaj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Nga të burgosurit e Bulqizës, helmimi te Metalurgjiku Elbasanit dhe eksplozivi në Lezhë, te aksidenti në Zall-Bastar, ku vdiqën…”! / Ngjarjet e panjohura të vitit 1979-’80, ku vdiqën 55 veta! (faksimilet me emrat)

“Mark Cufin e vranë në hyrje të Shkodrës dhe kur e sollën trupin në kampin e Laçit, nga ku ai u arratis, kolonel Hazbi Lamçe, urdhëroi ta bështynin kufomën, por shoku i ngushtë i tij, Islami…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

Udhëtonim më së shumti natën, që të mos binim në sy. Qemë rreth dy-trembëdhjete vetë, të gjithë shokë, o së paku të njohur. Më i madhi diku te njëzet vjetëshi, më i riu, ndoshta as gjashtëmbëdhjetë. Gjatë asaj aventure të pare emigrimi, janë së paku dy gjëra, që do mbaj mend e s’do i harroj kurrë, e asnjëra s’ka lidhje me grekun, por me veten tonë.

E para i përket një nate, ndërsa kalonim diku nëpër rrethinat e Kosturit, në një plantacion të vogël mollësh të punuar e mirëmbajtur për mrekulli, me një sistem vaditës me tuba e sprucatore të vegjël, rrënjë në rrënjë, ne, ose më mirë disa nga ne, nuk i shpëtuam dot tundimit në udhëtim e sipër, me prish me këmbë ato tuba e sistem vaditës. Vandalizem falas e, pa pikë përfitimi!

Grekët, gjatë udhëtimit, na jepnin bukë dhe ushqime me dorë në zemër (ishim thjeshtë lypsa, me plot kuptim e fjalës, të veshur keq, të lodhur e të palarë, apo zhulsa dhe kromë, siç do thoshte dikush nga ne), e ne ua shpërblenim në këtë mënyrë!

E dyta ka të bëjë me natën e fundit të udhëtimit, diku mbas qytetit të Verias, përgjatë hekurudhës, një grup shqiptarësh të i armatosur, madje deri në dhëmbë, kishin zënë pritë me plaçkit shqiptarët e tjerë, që udhëtonin pa ditë se ku, në kërkim të fatit, në atë tokë të huaj.

Aksioni i tyre do kishte pasë sukses, duke shfrytëzu natyrisht edhe faktorin befasi e, faktin që gati për të gjithë ne, ishte hera e parë që shkonim në Greqi e, s’njihnim as rrugët dhe as dinamikat e peripecitë e udhëtimit. Por ç’e do se, askush ndër ne, s’kishte para me vete! S’kishin ç’ka me plaçkit ato “patriotet” tanë “të dashur”.

Në fillim-vitet ’90-të, pra, shqiptarët që kishin dalë në kërkim të fatit, si arixhinjtë e, vetëm si arixhinjtë në Greqi, (ndjesë që po përdor këtë fjalë, por e bëj për lehtësi të kuptimit të ngjarjes), shpresonin që fati t’i ndihmonte me vandalizma e plaçkitje!

Sistemi i ri që ne e thërritem dhe e thërrasim mediokratikisht “demokraci”, në vitet ’91,’92,’93, nuk kishte pasë kurrnjë mundësi fizike, pikërisht për arsye kohe, as me formu, as me deformu moralin e shoqërisë dhe rinisë shqiptare. E pra për momentin, asnjë përgjegjësi! Asnjë përgjegjësi të vetme!

Gjithçka ishim ne asokohe, qemë produkt i formimit dhe mendësisë që kishim marrë nga periudha e diktaturës. E pikërisht atëhere, shumë shqiptarë u bindën se, jo vetëm Perëndimi i civilizuar, por, edhe të “urryerit” fqinjët tanë, grekë serbë, apo turq paçin qenë, gjendeshin shumëfish në avantazh kundrejt nesh!

Jo vetëm nga ekonomia, jo vetëm nga niveli i jetesës e zhvillimi, jo vetëm nga natyra, jo vetëm nga bukuria (herët e para “europianet”, na dukeshin tmerrësisht të pashëm e të bukur, tmerrësisht të mbajtur mirë), por çka është më e rëndësishme: nga kultura, nga mentaliteti e morali!

E, ishte pikërisht tek formimi i “njeriut të ri”, (produkt i komunizmit shqiptar), tek formimi i shoqërisë që ai regjim i para viteve ‘90-të, e pati dështimin e tij më “spektakolar”.

E s’kishte si të ndodhte ndryshe. Në kohën e diktaturës, kur ishim fëmijë, kujtoj mirë se meritat e individit, mateshin përgjithësisht, me aftësinë që kishte ai me vjedh! Me vjedh sa më shumë: vidhej qysh fëmijë në shkolla (ikte lapsi, fletorja, çanta, topi, trikoja po nuk ishe i vëmendshëm), vidhnin pastaj të rriturit: në kooperativa, në ferma bujqësore, në ndërmarrje shtetërore, (se private nuk kishte), në udhëtim, në trena në autobus. Vidheshin deri çorapet, bluzat, çarçafët e brekët e varura gardhiqeve, për t’u tharë pas larjes!

Vidhej gjithkund e gjithçka, e të gjithë ata që nuk vidhnin, nuk e bënin jo aq për moral dhe ndërgjegje, por vetëm nga frika. I varfri vidhte me dorën e tij, i pasuri, ose më saktë zyrtari, e kishte frigoriferin (një në njëmijë kishte frigorifer asokohe) plot, për meritat e ryshfeteve, që merrnin nga nevojtarët. Pra; sistem i bazuar mbi: dhunën, vjedhjen, nepotizmin, ryshfetin, ligësinë e tarafin!

Masat e rrepta ekstreme e primitive, që merrte shteti (kishte raste që për vjedhje të aplikohej edhe dënimi me vdekje, (me Kod Penal, kjo ndodhte kur shuma e vjedhur, kalonte mbi 2000 lekë të reja) nuk bënin kurrnjë efekt! Treguesi më i mirë, se mënyra e fundit me formue një shoqëri, janë dhuna dhe dajaku…!

Në fakt shoqëria, s’kishte nevojë të formohej, mjaftonte të ruhej e perfeksionohej ai formim, që me mund e sakrifica të mëdha ishte konsoliduar ndër shekuj, por jo! U deformua gjithçka! U shkatërrua kuptimi i të qenurit: CIVIL!

U shemb edhe ankorimi i fundit, ku shpëtonte morali civil e shoqëror: Feja! E bashkë me të, edhe mësimet: “mos i bëj tjetrit, çka s’dëshiron të të bëhet ty”, e; “mos vrit, mos vidh, mos rrej, mos dëshiro gjanë (pasurinë) e tjetrit”, etj., etj.

Një sistem i dhunshëm dhe i padrejtë, që në bërthamë, nuk mund të bënte gjë tjetër, vetëm se të gdhendte një shoqëri me moral e mendësi të dhunshme e, të padrejtë!

E, dami më i madh i atij sistemi, nuk ishte ndoshta për gjatë ekzistencës së tij, por do jetë përgjatë 10 vjeçarve, që do e pasojnë. Nga momenti që ka formuar një shoqëri të padenjë e, të pa-aftë me jetu në një botë të lirë e me norma e ligjësi demokratike.

Kështu pra, të gjithë ata që i delegojnë fajin sistemit demokratik, për dështimet që ka në Shqipëri e, që përgjithësisht më së shumti janë nostalgjikë të diktaturës:

-ose nuk kanë njohje mirëfilli, ose arsyetojnë në ligësi e keqbesim! Një sistem që funksionon në Danimarkë dhe Suedi, mund dhe duhet të funksionojë edhe në Shqipëri. Tjetër pastaj se shqiptari është shqiptar e, nuk është as danez e, as suedez!

“Tash që kemi formue Italinë, duhet me formue italianët”, – ka hy në histori kjo frazë e italianit të famshëm Massimo D’Azeglio, që para një shekulli e gjysëm. Kur Italia u bashkua gjeografikisht e fizikisht.

E përshtatur në kontekstin shqiptar të sotëm ose, të para 30 vitesh: “Demokracia erdhi, po shqiptari s’qe i gatshëm me bashkjetue me të”!

“Duhet me formue shqiptarët me jetu të lirë, jo me pasë nostalgji për diktaturën” – do thoshte D’Azeglio!

Në fillim vitet ’90-të, kush i ka pasë dy pare mend në krye, ka qenë i ndërgjegjshëm që rruga e Shqipërisë drejt demokratizimit, civilizimit e, prosperitetit, do të ishte e gjatë dhe e mundimshme, pikërisht prej diktaturës traumatike që patëm kalue e, deformimit e manipulimit gjenetik, që pati marr morali shoqëror përgjatë saj! Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Para se të vriste veten, Mehmet Shehu më dërgoi me korrier një letër, ku më thoshte se...”/ Zbulohet dëshmia e rrallë në hetuesi, e ish-ambasadorit shqiptar në Jugosllavi, Francë dhe Suedi

Next Post

“Ndërsa prisja gjithë ankth, pse më kishin thirrur aty, koloneli m’u hakërrye: ai vëllai yt, të cilit Partia i besoi detyrën e piktorit, në Drejtorinë e Kufirit, çau ferrat, u arratis në Greqi dhe...”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit të persekutuar

Artikuj të ngjashëm

“Nga të burgosurit e Bulqizës, helmimi te Metalurgjiku Elbasanit dhe eksplozivi në Lezhë, te aksidenti në Zall-Bastar, ku vdiqën…”! / Ngjarjet e panjohura të vitit 1979-’80, ku vdiqën 55 veta! (faksimilet me emrat)
Dossier

July 5, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Mark Cufin e vranë në hyrje të Shkodrës dhe kur e sollën trupin në kampin e Laçit, nga ku ai u arratis, kolonel Hazbi Lamçe, urdhëroi ta bështynin kufomën, por shoku i ngushtë i tij, Islami…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 5, 2025
“Operacionin te ‘Rruga e Ambasadave’, e udhëhiqte Dilaver B., ku ‘sampistët’ i godisnin dhe i flaknin njerzit si lecka nëpër kamionë, kurse Zylyftar R., pa nga ballkoni im dhe…”! / Kujtimet e shkrimtarit të njohur

“Prof. Selman Riza më tha në burg, se ai aprovonte plotësisht ideologjinë e veprimtarinë e komunistëve…”/ Dëshmia e rrallë, e Ejëll Çobës
Dossier

“Thoma D., ish shoku i klasës, një dallkauk i ndyrë që bridhte gjithë kohën pas femrave, edhe në Budapest ku u diplomua, tashmë si kryeinxhinier i ‘21 Dhjetorit, erdhi te kamp-burgu jonë e, kur më pa…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 5, 2025
“Sampistët që erdhën me makina ushtarake te Rruga ‘Kavajës’ i sulmuan njerëzit duke i goditur me shkopinj gome, hynë edhe nëpër shtëpia, ndërsa u fol se te Mali me Gropa…”/ Ditari 2-5 korrik 1990  

July 3, 2025
“Tre fatëkeqësi të rënda pllakosën fondin e tij; më 13 shtator 1944, i u dogj shtëpia dhe arkivi në ‘Goricë’, në shkurt 1954, stuhia i shkatërron studion, më 1962, lumi Osum i…”/ Historia e panjohur e “Marubit” të Beratit

“Gjatë bisedave armiqësore me Feçorin, diskutonim edhe mbi romanin e Kadaresë, ‘Dimri i vetmisë së madhe’, ai thoshte se; ashtu si te ‘Broduej’, duhet…”/ Akuzat në hetuesi, ndaj ish-ministrit të Brendshëm

“Ndërsa prisja gjithë ankth, pse më kishin thirrur aty, koloneli m’u hakërrye: ai vëllai yt, të cilit Partia i besoi detyrën e piktorit, në Drejtorinë e Kufirit, çau ferrat, u arratis në Greqi dhe...”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit të persekutuar

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme