• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, July 2, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Gjumi i shprishun i tim-eti, prej ëndrrës me dajën e vet, që komunistët e lanë tre ditë var në litar…”!/ Përjetimi, nga vizita e fundit n’Parma, e Bardhok Melyshit!

“Gjumi i shprishun i tim-eti, prej ëndrrës me dajën e vet, që komunistët e lanë tre ditë var në litar…”!/ Përjetimi, nga vizita e fundit n’Parma, e Bardhok Melyshit!
“Gjumi i shprishun i tim-eti, prej ëndrrës me dajën e vet, që komunistët e lanë tre ditë var në litar…”!/ Përjetimi, nga vizita e fundit n’Parma, e Bardhok Melyshit!
“Gjumi i shprishun i tim-eti, prej ëndrrës me dajën e vet, që komunistët e lanë tre ditë var në litar…”!/ Përjetimi, nga vizita e fundit n’Parma, e Bardhok Melyshit!
“Gjumi i shprishun i tim-eti, prej ëndrrës me dajën e vet, që komunistët e lanë tre ditë var në litar…”!/ Përjetimi, nga vizita e fundit n’Parma, e Bardhok Melyshit!
“Gjumi i shprishun i tim-eti, prej ëndrrës me dajën e vet, që komunistët e lanë tre ditë var në litar…”!/ Përjetimi, nga vizita e fundit n’Parma, e Bardhok Melyshit!

Nga Dodë Bardhok Melyshi 

Memorie.al/Qe hera e fundit që baba bashkë me nanën vinin në Itali. Diku para katër vitesh, o ndoshta pesë. Ky rast për t’cilin po flas, duhet të ketë qenë mesi i janarit afërsisht. Një ndër ato net, shumë vonë mbas mesnate, gjumin ma nxori era e tymit të duhanit që vinte nga salloni. Ishte ora dy, ose tre. Tymi i duhanit ka vesin e keq, sepse jo përherë shkon vertikalisht, ndaj futet në çdo hapsirë që gjen, edhe ato horizontale.

Tim-etit, duhanxhiut t’thekun, as urdhrat kategorike të mjekëve, nuk i’a kishin frenue sadopak këtë ves. Nuk qe mësu me marr urdhna kurrë n’jetë, e ndoshta prej aty lind’te justifikimi i mospranimit. Insistimeve tona, tue i kujtu shpesh herë këshillat e mjekut sa i përket cigares, i’u kthehej me përgjigje evazive, e në të shumtën e rasteve, e mbyllte temën me një “herët a vonë do e la duhanin”, ç’ka në fakt ishte një: “asnjëherë”, e qartë kjo. E për këtë gjë s’kishim pikë dyshimi.

Mirëpo atë natë u habita, sepse në orën tre mas mesante, s’tymoste kurrë cigare, e aq më pak kohët e fundit tymoste cigare në ambiente të mbylluna e me fëmijë të vegjël. Ishte ba komprensiv!

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndërkohë që kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më komunikoi se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur, por unë…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

U ngrita e i’u drejtova sallonit. Nuk e kishte ndriçue krejt, kishte ndez vetëm dy, ndër ato dritat e zbehta, që ndriçojnë pak ma shume se nji qiri, ishte ul në karrige, jo shumë larg dritares, një dritare e madhe dhe e gjatë, gjatësia e së cilës binte deri në dysheme, e përtej xhamit t’saj, po vështronte panoramën jashtë. Qe një natë e ftohtë dimni, ani pse mrenda rrihej mirë, ngrohtë, një hanë e plotë, kurrë s’e kisha pa hanën aq t’madhe, e yjet aq t’ndritshme e t’shumta. I ftohti i dimnit e qartson shumë ajrin, e i jep mundësi vështrimit me kundrue larg, shumë larg, gati përtej horizonteve.

Pytjes time t’shkurtën, për këtë zgjim në mesin e natës, i’u përgjigj me një:

“Pashë n’andërr daj Zefin”!

E ndërkohë, tërhoqi cigaren, rrathët e tymit i mbështollën fytyrën, ajo fytyrë mrekullisht simetrike, e cila kishte ruejt e transportu hijeshinë e kohëve të rinisë. Sytë e tim eti, sy ngjyrë qielli, ku shprehej qartë krejt ngarkesa e inteligjencës me të cilin Zoti e kishte pajisë – ishin pak melankonikë.

Baba, s’e kishte konceptu kurrë ankesën, as viktimizmin, as justifikim në jetë. E ndoshta kishte përjashtue edhe melankoninë në rininë e tij, s’duhej të kishte pasë kohë e mundësi për të. Melankonia, po bëhej ndoshta një luks, i një moshe që tashma jo e re.

“Po baj i kafe”, i thashë, e ashtu ndodhi. Mora i karrige tjetër e i’u afrova afër, u ula përbri tij, kafe bana dy, anipse s’kisha dëshirë me e pi, e aq ma pak me ndez cigare, edhe atë e ndeza, unë që me duhanin isha n’ “armiqësi” t’përjetshme. Por s’gjeta mënyra tjetër, për me i ba shoqni, e solidarizu me të.

E ashtu, nën helmin e asaj cigarje që në atë orë të natës më dukej edhe ma i randue, filluem t’u bisedu me fjalë të rralla tek-tuk, avash-avash, ma za t’ultë, e shikimin të dy përjashta, aty ky dimri digjte fort. Nata qe krejt e kthjellët, aq e kthjellët qe, sa më dukej sikur syni rrokte edhe kodrinat e akoma ma tej malet e mblueme me borë, e që gjendeshin kilometër e kilometër larg, në fund t’fushave pa mbarim të qytetit t’Parmës.

Bisedat e tim eti, kanë qenë përherë të sakta, kurrë një fjalë pa vend, kurrë një fjalë pa peshë, kurrë një fjalë pa parashikimin e mjaftueshëm të rrjedhojës, ndërsa vitet e fundit, e kishte lanë paksa mënjanë dinamizmin e vazhdueshem të rinisë, e ishte ba ma i durueshëm ma i avashtë në bisedë, e më dukej edhe ma artikulues. S’kishte si mos t’ishte artikulues, një njeri, që në t’kaluemen, mas 15-16 orë pune të lodhshme n’ditë, gjente kohë për me lexue Shekspirin, apo Saadiun, apo Petro Markon, apo John Galsëorthy-in. Asiherë s’e kam kuptue ku e gjend’te kohën e qetësinë, me lexue libra, athere…!

Nuk e pyta babën për andrrën, as për daj Zefin. Historinë e dajës së tij ma kishte tregue ma tepër se i herë. Bahej fjalë për Zef Dodë Lekgegën, ish-luftëtar i grupeve të rezistencës anti-komuniste, në përplasjen me forcat qeveritare në Mirditën e mbas-luftës. U vra në vitin 1951. Trupi i tij mas vdekjes, qe var n’litar te famkeqi “man i Lal Ndreut”, një man i madh që gjendej diku aty afër ku sot asht muzeumi i qytetit t’ Rrëshenit. Të gjithë antikomunistat që vriteshin nga Forcat e Ndjekjes, forca të udhëheqme ma s’shumti nga kolonelë rusë, grumbulloheshin aty e vareshin në man, me qëllimin e vetëm me terrorizu popullin. Me ditë të tana varun, deri gati në dekompozim, pastaj trupat e tyne hidheshin në zallin aty afër t’lumit të Zmesë, e rrjedha i merrte e i degdiste larg, e pa varr kund.

Varri i atyne kockave, ishte uji i lumit a i detit, a rranjët e pemëve anash brigjeve. Im atë 9-vjeçar e kishte pa trupin e dajës së tij, sepse fëmijët që dilnin nga shkolla, shkolla atëhere qe aty ku ma vonë do quhej “Brigada ushtarake” – kalonin pikërisht afër “manit të Lal Ndreut”. E trauma kishte qenë e fortë! Këtë gja s’na e kishte thanë baba, por e mësuem prej të tjerve; kishte kalue net e net të tana rresht i tronditun, ashtu sikurse s’do mend që mund të tronditet një fëmijë 9 vjeç, para trupit t’varun t’dajës së tij.

Në luftë edhe vritesh, në luftë mund të fitosh por mund edhe të humbësh, por terrorizimi i kalamajve me trupat e kundërshtarit, s’kishte ba kurrë vaki në tokat e Mirditës, ndër shekuj…! S’kishta ba vaki me pa motra vëllaun, apo nana birin, të varun n’litar, të ruejtun me policë edhe mas dekës, e mos me pasë mundësi me ba gja…!

Këto mendime më përshkonin kokën atë natë, me dëshmitare hanën! Hana e cila me kujtonte nji varg të Fishtës: “Oj hane, e njeve moj h’anë”, – a ndoshta Fishta i ishte ankue Zanës! A ndoshta Fishta, s’ishte ankue hiq, e mu me dukej ashtu…?!

Duhej të ketë qenë pikërisht asokohe pra, që në shpirtin fëmijënor të tij, të jetë brumos rebelizmi kundër sistemit. Nga momenti që rebelizmi nuk mund të ishta ma as aktiv, as i bashkëndarë me të tjerë, i tij që një rebelizëm pasiv, e individual. Konstistonte në kokëfortësinë, qendrueshmërinë, pa epjen, përplasjen sy për sy e dhamb për dhamb, me segmente e njerëz afër pushtetit, e ma tepër afër Degës së Punëve të Brenshme, konsistonte me mbijetesën e mos-nënshtrimin. Krenar, tmerrsisht krenar, anipse njerzit nga i herë e ngatërrojnë krenarinë me mendjemadhësi.

Konsistonte në aftësinë me qenë i vetëdijshëm, zot i shpisë i njerzve të tij, i papenetrueshem, gati-gati një sistem paralel në miniaturë, me lidhje njerzore e miqësore, veçori, e zakone të papërlyera, përkundrejt një sistemi antihuman, madje deri barbar e rrënues…!

Herë me intuite, herë me parashikim, herë me tërhqeje, herë me guxim e agresivitet, përherë vetëvteja, përherë zot i hesapeve të tija, pikërisht atëhere kur përgjithësisht e kishte të vështirë njeriu, me qenë edhe zot i grues së tij

Një jete dallgësh, përplasjesh, lodhjesh e triumfesh. Ndoshta përbetimi para trupit të varun të daj Zefit, apo ndoshta përbetimi përpara varrit, shumë të kërkuem e kurrë të gjetun, të gjyshit, major Bibë Dodë Mëlyshit, i vramë mizorisht nga ushtarët e Titos e t’Enverit, në Gjilanin e largët n’vjetin 1945, kanë ba të mundun te im atë fermentimin e rebelizmit e të dinjitetit njëkohësisht…!

Heronjtë shpesh herë gjenden nëpër të përditshmet e tyne, në gjana e hollësina që në pamje të parë nuk bajnë bujë. E kotë që heronjtë i kërkojmë nëpër kushedi fare librash, apo nëpër kushedi fare filmash. Ata shpesh herë fshihen e gjinden para nesh, të heshtun, pa vanitete, e pa bzamje t’mdhaja.

Nan ndriçimin e një hane t’plotë, nën qiellin e zemrës s’Europës moderne, në një natë të gjatë dimni, unë isha i bindun, që ndërsa shkëmbenim ndonji fjalë tek-tuk, me mendjen tek Shqipnia e largët në kohë e në distancë, ky Burrë të cilit i isha afru me karrige në krah, nuk ishte thjeshtë im-atë, por shumëçka ma tepër, rrjedha e jetës së tij, i kishte dhanë përmasat e nji heroi.

Burrë me atributet e njerzve të mëdhenj, një jetë e stamposun e dizenjueme me shkronja lavdie. Të papërsëritshme! Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kudo në faqe malesh, shkëlqen emri ‘ENVER’, madje më shpesh se reklamat për aperitivin ‘Dubonnet’ në Francë, apo konjakun ‘Osborne’ në Spanjë, pasi…”!/ Libri i suedezit, në ’68-ën

Next Post

Ylli Drishti: "Profesor Frederik Stamati dhe kolegët e tij restauratorë, "kirurgët" e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe..."/ Studimi i kritikut të njohur të artit pamor

Artikuj të ngjashëm

Memorie.al
Dossier

“Ndërkohë që kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më komunikoi se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur, por unë…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

July 1, 2025
“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
Dossier

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 1, 2025
Dossier

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

June 30, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 1, 2025
“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake
Dossier

“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake

June 28, 2025
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Dossier

“Kryetar i trupit gjykues në gjyqin tonë, ishte Ll. Polena, me ca veshë si opingë, prokuror S. Kapllani, kurse antar, R. Nepravishta, një kapadai, që hiqej si intelektual, pasi ai…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 1, 2025
Next Post
Ylli Drishti: “Profesor Frederik Stamati dhe kolegët e tij restauratorë, “kirurgët” e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe…”/ Studimi i kritikut të njohur të artit pamor

Ylli Drishti: "Profesor Frederik Stamati dhe kolegët e tij restauratorë, "kirurgët" e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe..."/ Studimi i kritikut të njohur të artit pamor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme