• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Gjergj Kokoshi, kishte besim tek misionet anglo-amerikane në Shqipëri dhe influenca e tyre mbi qeverinë e Enver Hoxhës, për t’i bërë presion, për shtyrjen e zgjedhjeve…”/ Libri i studiueses dhe historianes së njohur

“Gjergj Kokoshi, kishte besim tek misionet anglo-amerikane në Shqipëri dhe influenca e tyre mbi qeverinë e Enver Hoxhës, për t’i bërë presion, për shtyrjen e zgjedhjeve…”/ Libri i studiueses dhe historianes së njohur
“Gjergj Kokoshi, kishte besim tek misionet anglo-amerikane në Shqipëri dhe influenca e tyre mbi qeverinë e Enver Hoxhës, për t’i bërë presion, për shtyrjen e zgjedhjeve…”/ Libri i studiueses dhe historianes së njohur
“Kush ishte ky njeri, një i persekutuar i burgjeve komuniste, a një dashurues i filozofëve dhe një njohës i pasionuar…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për ish-kolegun, deputet e shkrimtar
“Enver, jam kundra jush, jo vetëm se hoqët dorë nga Kosova dhe Dibra, por se Shqipëria është në robëri të Beligradit dhe…”/ Promemoria që çoi në pushkatim Edip Tërshanën
“Kur arrestuan gjyshin dhe xhaxhain, që i ekzekutuan me ‘Gjyqin e Deputetëve’, na morën bizhuteritë e florinjta, kurse unzën prej ari, e vuri në gisht oficeri…”/ Dëshmia e rrallë, e nipit të Sheh Karbunarës
Dokumenti sekret: “Pasi bashkëpunëtori ynë ‘Aparati’, do ta vejë në gjumë me ilaç, do i marrim çelsat e banesës dhe…”/ Zbulohet plani i Sigurimit, ku mjekët e Fierit, do të sëmurnin Sejfulla Malëshovën

Nga Fatmira Nikolli

Memorie.al / Më 1943-in, kur Tirana ka ndërruar dy pushtues në pesë vite, Gjergj Kokoshi i bashkohet Frontit Nacionalçlirimtar. Është 39 vjeç. Nga Shkodra ku ka lindur më 1904, ka ikur për të studiuar në Itali dhe Francë, për Filozofi, është doktoruar në Paris për Letërsi dhe në vitet 1930-të, është kthyer për t’u bërë profesor në gjimnazin shtetëror në Shkodër dhe në Tiranë. Rrethanat dhe dorëzimi i dalëngadaltë i Shqipërisë, nga ndikimi italian në pushtimin fashist, por edhe kundërshtimi i politikave të Mbretit, e kanë bërë anti-zogist. Por edhe antifashist. Aq sa më 1940, kur ftohet të jetë pjesë në Konferencën e Parë të Studimeve Shqiptare, që shënoi themelimin e Institutit Mbretënuer të Studimeve, refuzon të për arsye shëndetësore.

Kur lufta kishte filluar, Kokoshi kishte dëshmuar afilacion me partizanët dhe Lëvizjen e drejtuar nga Partia Komuniste. Pasi kishte propaganduar idetë anti-fashiste dhe përhapjen e tyre tek të rinjtë në shkolla, profesori kishte lënë klasat dhe ishte bërë pjesë e rezistencës së armatosur kundër pushtuesit në veri të Shqipërisë, në Dibër, duke arritur të gradohej, deri kolonel.

Emri i tij fillon të bëhet i njohur pas Kongresit të Përmetit në majin e 1944-ës, kur nis instalimi i regjimit komunist në Shqipëri. Filozofi i diplomuar edhe për Letërsi, ishte zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar, strukturë e qeverisjes në atë kohë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Historiania Enriketa Pandelejmoni, mbi studimin e së cilës bazohet ky artikull, thotë se duhet të jetë propozuar si i ngarkuar me punë për arsimin që gjatë ditëve të Kongresit në maj, pasi emri i tij gjendet në një dokument pa firmë, ndërsa zyrtarisht, Kokoshi u ngarkua më 20 qershor 1944. Enver Hoxha e prezantoi me elozhe të mëdha, si pjesëmarrës i Lëvizjes “njeri që nuk ka bërë kompromise dhe kompetent me eksperiencë në fushën e arsimit”. Katër muaj më vonë, në mbledhjen e Këshillit në Berat, Kokoshi emërohet ministër i Arsimit në qeverinë provizore të drejtuar nga Hoxha.

Megjithëkëtë, siç mësohet nga Dosja Formulare e ish-deputetit Selaudin Toto, edhe gjatë Luftës, Kokoshi ishte i pakënaqur nga elementët e majtë ekstremë që ishin në pushtet. Pavarësisht situatës, ish-profesori, organizon Kongresin e Arsimtarëve Antifashistë dhe përpilon platformën për arsimin. Është koha kur pikëpamja e Kokoshit për zhvillimin cilësor të arsimit përplaset me pikëpamjen e Sejfulla Malëshovës për masivizimin e arsimit.

Debate mes tyre ka edhe mbi kompetencat e Ministrisë së Kulturës Popullore, si dhe mbi zërin e ulët që i është lënë arsimit në buxhetin e vitit 1945, kur më parë i ishte rezervuar 13 %. Kokoshi nis ta gjejë veten jashtë rryme, teksa ata që fituan luftën po konsolidonin pushtetin. Besonte, se Lëvizja Nacionalçlirimtare, nuk qe njëqind për qind e së majtës ekstreme. E dinte se në të kishte edhe të moderuar, por fakti që ata më ekstremistët morën pushtetin, nuk i pëlqente, madje, shkaktonte dëshpërim edhe te shumë të tjerë.

Pas rreth 80 ditësh ministër, përtej përplasjeve, profesori kuptoi që nuk arrinte dot të sillte në jetë vizionin e tij. Gjergj Kokoshi jep dorëheqjen më 13 janar 1945, ndërsa Malëshova është ministër Kulture e Propagande dhe më vonë ministër Arsimi. Vijon të jetë pjesë e Këshillit Nacionalçlirimtar, i cili në gusht 1945, quhet Fronti Demokratik, por e shpreh hapur kundërshtimin e tij ndaj ligjit të ri zgjedhor, që nuk lejonte pjesëmarrjen në zgjedhje të partive të tjera.

Kjo ndodhte kur aleatët ndërkombëtarë, si SHBA-ës e Britania e Madhe, kishin vënë kusht për njohjen e qeverisë, mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Në zgjedhjet lokale, Partia Komuniste vuri në lista njerëzit e vet, “të sprovuar në luftë, të vendosur dhe besnikë ndaj interesave të popullit”. Tanimë po merrte në duart e veta drejtimin e shtetit, duke eliminuar më parë “përfaqësuesit e reaksionit”. Gjergj Kokoshi kandidoi në zgjedhjet lokale të mbajtura në maj 1945, në “Lagjen e Re”, në Tiranë, por nuk mundi të zgjidhej. Kishte marrë vetëm 17 vota.

Më 27-29 shtator, dy muaj para se të mbaheshin zgjedhjet qendrore të 2 dhjetorit 1945, u miratua një paketë ligjore për to. Ligji elektoral, Ligji mbi Asamblenë Kushtetuese si dhe Ligji mbi listat e votuesve, kufizonin zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Fronti Demokratik, që drejtohej nga komunistët, nuk lejonte krijimin e grupeve të tjera politike, procesi i administrimit të votimit, nga komisionet te mbikëqyrësit, sipas historianes Sonila Boçi, ishte në duart e tyre.

Pakënaqësitë ishin të mëdha. Që kur ishin bërë diskutimet mbi hartimin e ligjit, Gjergj Kokoshi, në atë kohë ministër i Arsimit, por dhe anëtar i Këshillit të Frontit Aantifashist Nacional-Çlirimtar, ishte shprehur se nuk ishte i përshtatshëm me parimet demokratike. Ai doli hapur kundra miratimit të tij, duke argumentuar se cenonte vendosjen e një rendi demokratik dhe pluralist. Vërejti se në kushtet e pasluftës, ligji nuk u mundësonte njerëzve të arsimuar dhe të kualifikuar të kontribuonin dhe nuk u jepte kohën e mjaftueshme grupimeve jashtë Frontit, për t’u organizuar dhe paraqitur kandidaturat e tyre.

Ai theksonte se kjo binte ndesh me parimet e demokracisë liberale. I dorëhequr nga posti i ministrit, në mbledhjet e Këshillit, ku ende ishte pjesë, Kokoshi, ngulmonte të vinte në dukje dëmet e politikave të ashpra ekonomike, që sipas tij, mund të justifikoheshin për kriminelët e Luftës, por jo të merreshin masa të rrepta e rekuizim pasurie ndaj familjeve së tyre, sidomos kur personat në fjalë, kishin vdekur. Ai këshillonte kujdes për tatimin e jashtëzakonshëm, mbi fitimet e Luftës, sepse, siç po bëhej, ishte kthyer në makth për tregtarët.

I dorëhequr dhe në kushtet kur zëri i tij nuk dëgjohej, ndërsa masat e marra kishin shkaktuar frikë kudo, Gjergj Kokoshi, vendos të rimendojë pozicionin e tij brenda Frontit dhe mundësinë e largimit. Ai e dinte se në publik, flitej kundra Frontit, e dinte se s’kishte liri dhe se vendi ishte në diktaturë, ndaj e shihte veten në zgjedhje, jashtë listave të tyre. Prej kohësh, duke e njohur natyrën e tij, antikomunistë të tjerë e kishin kontaktuar që të organizohej me ta, ndonëse ndjehej pezmi, mbi mënyrën si po bëheshin zgjedhjet dhe frika e kandidimit jashtë Frontit.

Ishin bashkë me të, grupi social-demokrat i Musine Kokalarit, por edhe simpatizanti i monarkistëve, Qenan Dibra. E gjithë kjo, bëhej në kushtet e një terrori politik, të nisur me “gjyqet special” e “gjyqet e popullit” të marsit 1945, në fillim ndaj “kriminelëve të luftës”, e më pas ndaj antikomunistëve në Veri.
Megjithëse situata nuk i favorizonte organizimet politike kundër qeverisë, presioni i ndërkombëtarëve, lejimi i gazetarëve të huaj në fushatë dhe në votime, u bënë nxitës që jokomunistët të dilnin me listat e veta në zgjedhje.

Me vetëm dy muaj kohë, në takimet e fshehta u kuptua që do ishte e vështirë të siguroheshin firmat e nevojshme, për të shpallur kandidaturat apo grupin politik. U mblodhën vetëm 25-30 firma, krejt të pamjaftueshme. Më 17 Nëntor 1945 grupi doli me emrin “Bashkimi demokratik”, si bashkim i rrymave politike me qëllim formimin e një opozite.

Në këtë kohë, Kokoshi kupton që është i nevojshëm hartimi i një programi dhe i një lutjeje, të nënshkruara prej disa “njerëzve të ndershëm me qëndrim politik korrekt”. Programi ngjante me atë Frontit Demokratik, ndaj Kokoshi thotë se; është kundra politikës së qeverisë shqiptare, që “don me bashkue Shqipërinë me Jugosllavinë”. Për të, ky bashkim ishte kundra vullnetit të popullit shqiptar, i cili; “don që Shqipëria të mbetet shtet indipendent dhe sovran, na duhet ta rujm një shtet të tillë, por pa Gjirokastër e pa Korçë, nuk ka shtet shqiptar”.

Për çështjen e Kosovës, ndryshe nga të tjerët, sugjeron të lihet mënjanë për momentin; “pasi Jugosllavia na ndihmon, për me rujt integritetin tokësor”. Studiuesja Enriketa Pandelejmoni, shprehet se; “Gjergj Kokoshi kishte besim tek misionet britanike dhe amerikane në Shqipëri dhe tek influenca e tyre mbi qeverinë shqiptare, për t’i bërë presion për zgjedhjet e shtyrjen e tyre.

Me naivitet dhe për habinë e pjesëmarrësve në mbledhje, ai thotë se programi dhe lutja, duhej t’i dërgoheshin qeverisë shqiptare, pasi ai kishte biseduar me Gjeneralin britanik, Hodgson. Logjika e drejtë e Kokoshit, mbi hapat që ndërmerren para zgjedhjeve për një grupim të ri politik, bëheshin në kohën e gabuar. Ai ende nuk e kish kuptuar”.

Propozimi i tij pritet me skepticizëm nga pjesëmarrësit në mbledhje. E dinin që po të informonin qeverinë për formimin e kësaj partie, rrezikonin të arrestoheshin. Por Kokoshi këmbëngulte, duke shtuar se duhej marrë parasysh edhe arrestimi në momentin që po krijonin një parti opozitare, si “Bashkimi Demokrat”, që përfshinte të pakënaqurit, monarkistët e social-demokratët.

Ishte rënë dakord që kryesia e opozitës, t’i lihej Kokoshit. Drejtimi i besohej profesorit, se njihte mirë rininë në shkolla e gjimnaze dhe do të mund ta organizonte atë. E shihnin si personin më të përshtatshëm, pasi kishte qenë në Front, kishte luftuar, kishte qenë ministër dhe ishte një personalitet i njohur, për aleatët.
Vetë Gjergj Kokoshi ishte marrë me vënien në dijeni të Aleatëve Perëndimorë. Ata u informuan për formimin e një grupi opozitar, ku bashkoheshin përfaqësues të disa tendencave politike, me program dhe degë në qytetet kryesore të Shqipërisë. Kokoshi u tha anglezëve, se; në rast se zgjedhjet do të ishin të lira, opozita fitonte 20-30%, ndaj u duhej mbështetja e tyre.

Më 20 nëntor, u vendos që t’u dërgohej misioneve ndërkombëtare një notë mbi shtyrjen e zgjedhjeve, formën demokratike të regjimit pas tyre dhe mundësinë e kthimit të Mbretit Zog në Shqipëri, nëse e vendosnin votuesit. Në një mbledhje tjetër, u hartua një memorandum, ku bëhej me dije se zgjedhjet nuk mund të zhvilloheshin lirisht, sepse populli do e votonte Frontin (Nacionalçlirimtar) nga frika.

Memorandumi i opozitës së drejtuar nga Kokoshi, përmblidhte çfarë po ndodhte në vend dhe cili qe ndryshimi që ofronin ata.
Theksohej se komunistët luftuan dhe premtuan një sistem demokratik, ndaj të rinjve nuk u shkoi në mendje, se po niste ngritja e një regjimi komunist ne Shqipëri. Kujtohej se Fronti nuk lejonte formimin e një partie tjetër, as shkëputjen prej frontit.

“Ne te dy rastet, akuzohen si sabotatore, fashistë dhe reaksionare, ‘rasti i prof. Gjergj Kokoshit, me parë ministër i Arsimit në qeverinë e Enver Hoxhës e tregon qartë këtë gjë”, – nënvizonte memorandumi, duke shtuar se në nëntor 1945; “të tri fuqitë, pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, ndarja e te cilave garanton nje regjim me liri politike, ne fakt jane një përzierje”. Njëherësh informohej se; “të katër liritë (e fjalës, e fesë, e nevojës dhe e frikës) janë shkelur nën kembë”.

Përmendeshin të vrarët egërsisht gjatë ditëve të para të regjimit, ushtria e madhe, administrata e fryrë dhe theksohej se Ligji i Bujqesisë, kishte bërë konfiskime, duke u lënë pronarëve aq pak tokë, sa nuk mund të siguronin jetesën. Grupi opozitar, shprehej se nuk ishte armik i komunizmit, por kundershtar politik, në një kohë që shkelen liritë nga një qeveri despotike. Në programin e vet, opozita ofronte vendosjen e menjëhershme të lirisë së plotë politike, fetare dhe mediatike, mbrojtje përpara ligjit dhe përpara gjyqit, me gjykatës të zgjedhur.

Anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare, marrëdhënie miqësore me aleatët e me fqinjët, integritet tokësor, përmirësim material dhe moral të kushteve të jetës së klasës punëtore, lejimin e punëtorëve dhe fshatarëve në jetën politike, etj. Duke qenë se memorandumi u drejtohej misioneve të huaja në vend, opozita kërkonte t’i thuhej botës, situata e vërtetë e vendit.
Por kur ua dorëzuan dy ushtarakëve anglezë, Palmer dhe Arnott, në Misionin e tyre në Tiranë, morën përgjigje se; “ishin shumë vonë dhe pak shpresë kishte, për shtyrjen e zgjedhjeve, por sidoqoftë, do t’ia dorëzonin gjeneralit Hodgson”.

Koloneli Palmer dhe Majori Arnott, më vonë do të mohonin t’i kishin bërë premtime konkrete opozitës. Ata pranonin që u ishte dhënë një program dhe një memorandum, që nënkuptonte marrjen e pushtetit në rrugë demokratike dhe paqësore, me zgjedhje të lira. Por, nga memorandumi kërkohej, se në qoftë se një numër i madh prej tyre do të arrestoheshin, atëherë britanikët, duhet t’i mbështesnin. Majori Arnott, pranonte takimet e shpeshta me grupin opozitar, por shprehej se planet e tyre i ishin dukur të dobëta, se ishin joefektivë, të përçarë dhe nuk i kishin dhënë besim, se do të ruanin konfidencialitetin e bisedave me të.

Bashkimi Demokratik hodhi idenë e një kryengritjeje kundër regjimit komunist dhe te një demonstrate para zgjedhjeve, më 28 Nëntor ‘45, për Festën e Pavarësisë. Qe përgatitur madje edhe një thirrje për popullin. Demonstrata nuk u mbajt, prej frikës së survejimit. U hodhën vetëm trakte kundra pushtetit. Misionet e huaja nuk ndërhynë pranë qeverisë shqiptare për të shtyrë zgjedhjet.

Zhgënjimi dhe hidhërimi qe i madh. Musine Kokalari, i rrëfente në fshehtësi nipit, më 1972, se; “Aleatet nuk i ndërhynë qeverisë dhe heshtën mbi një çështje, e cila, logjikisht, rezultoi si e pashmangshme për dënimin e firmosësve. Një nga një firmëtarët u arrestuan, me akuzën; për rrëzim të qeverisë. Pasojat për të gjithë këta njerëz, janë thjeshtësisht të imagjinueshme”.

E ardhmja qe fatale për “Bashkimin Demokratik”, që ndërkohë ishte survejuar nga strukturat e Seksionit të Mbrojtjes së Popullit (paraardhës i Sigurimit të Shtetit). Katër informatorë dhe bashkëpunëtorë të tij, ishin vënë brenda opozitës. Goditja ishte e afërt. Në dhjetëditëshin e parë të 1946-ës, filluan arrestimet. Mes të parëve që arrestuan, ishte edhe Gjergj Kokoshi e Musine Kokalari, por në total, 37 vetë, u futën në qeli.

Gjyqi ndaj tyre, nisi 6 muaj më vonë në Tiranë. Ishte data 17 qershor 1946. Në Kinema “Nacional”, në prani të një populli “të zgjedhur” dhe gazetarëve vendas, gjykimi zgjati 15 ditë dhe u transmetua në radio, që ta dëgjonin njerëzit, në çdo skaj të Shqipërisë. Ishin para Gjykatës së Lartë Ushtarake. I akuzuan se; “ishin mbledhur për të rrëzuar me dhunë pushtetin popullor, për të shkaktuar një ndërhyrje të imperialistëve të jashtëm, që të kishte vetëvrasje e, të bënin atentate kundra udhëheqësve”.

Gjergj Kokoshi, që e kish marrë parasysh edhe arrestimin, akuzohej se; “kishte udhëzuar e frymëzuar për të tërhequr sa më shumë elementë; akuzohej se i kishte mësuar të përpilonin nota për misionin e huaj dhe se kishte shfrytëzuar vendin, emrin dhe kredinë që i kishte dhënë Fronti, për të sabotuar e përmbysur pushtetin”.

Profesori, i diplomuar në Filozofi e Letërsi, ish-kolonel, ish-ministër e ish kryetar opozite, vendos të mbajë një fjalë në mbrojtje të tij. Vetë fjala, mungon në aktet gjyqësore, por ka mbërritur deri sot, fraza e tij që pohonte se; “qeveria komuniste, nuk përfaqësonte vullnetin e popullit”, ndaj ai i ishte bashkuar opozitës. Duke e ditur se gjyqi ishte farse, ai vendos të mos flasë më dhe thjesht pyet se; “çka ishte në kundërshtim me ligjet shtetërore në fuqi”!

Më 2 korrik 1946, u dhanë dënimet për 37 persona, prej të cilëve 8 u pushkatuan dhe të tjerët u dënuan me; 2 deri në 30 vjet burg politik. Informatorët e Sigurimit u dënuan minimalisht, ose u liruan si të pafajshëm. Kokoshi dënohet me 30 vite burg, punë të detyrueshme, humbjen e të drejtave qytetare dhe politike e konfiskimin e pasurisë. Pas gjashtë muajsh në Tiranë, dërgohet në Burgun e Sigurisë së Lartë në Burrel.

Opozita që drejtoi “Bashkimi Demokratik”, nuk arriti të dilte në zgjedhjet e 2 Dhjetorit 1945 dhe anëtarët e saj, u arrestuan kudo. Dënimi i tij, do të mbaronte më 23 janar 1976, por ai ndërroi jetë në Burgun e Burrelit, më 1961-in, në moshën 57-vjeçare. Vuante nga tuberkulozi dhe kushtet e këqija, duhet ta kenë përshpejtuar ikjen e tij. 18 vitet e fundit të jetës, prej kur iu bashkua Luftës, qenë një udhëtim drejt vdekjes.

Gjergj Kokoshi, nuk ishte martuar kurrë dhe nuk la fëmijë. Mundi të linte vetëm shembullin, se si njeriu heq dorë nga pushteti, kur sheh se ai po e ha shtetin dhe liritë e qytetarëve. Mundi të vërtetonte edhe fjalët e Enver Hoxhës për të, kur e cilësonte si; njeri të pakompromis. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 28 Janar 2024

Next Post

“Dr. Hysenbegasi dhe Dr. Kallfa, të diplomuar në Romë dhe Bolonja, dy figura emblematike të mjekësisë, që emetojnë dritë dhe...”/ Kujtimet e refleksionet e mjekut të njohur, për dy ish-kolegët e tij

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
“Dr. Hysenbegasi dhe Dr. Kallfa, të diplomuar në Romë dhe Bolonja, dy figura emblematike të mjekësisë, që emetojnë dritë dhe…”/ Kujtimet e refleksionet e mjekut të njohur, për dy ish-kolegët e tij

“Dr. Hysenbegasi dhe Dr. Kallfa, të diplomuar në Romë dhe Bolonja, dy figura emblematike të mjekësisë, që emetojnë dritë dhe...”/ Kujtimet e refleksionet e mjekut të njohur, për dy ish-kolegët e tij

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!