• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, June 25, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Dr. Hysenbegasi dhe Dr. Kallfa, të diplomuar në Romë dhe Bolonja, dy figura emblematike të mjekësisë, që emetojnë dritë dhe…”/ Kujtimet e refleksionet e mjekut të njohur, për dy ish-kolegët e tij

“Edhe pse Doktor Hysenbegasi, i shpëtoi jetën djalit të vogël të Operativit të Sigurimit, me penicelinën e fundit që ja dha një i burgosur, ai…”/ Ngjarja e rrallë në Kampin e Vlashukut
“Dr. Hysenbegasi dhe Dr. Kallfa, të diplomuar në Romë dhe Bolonja, dy figura emblematike të mjekësisë, që emetojnë dritë dhe…”/ Kujtimet e refleksionet e mjekut të njohur, për dy ish-kolegët e tij
“Dr. Hysenbegasi dhe Dr. Kallfa, të diplomuar në Romë dhe Bolonja, dy figura emblematike të mjekësisë, që emetojnë dritë dhe…”/ Kujtimet e refleksionet e mjekut të njohur, për dy ish-kolegët e tij
“Dr. Hysenbegasi dhe Dr. Kallfa, të diplomuar në Romë dhe Bolonja, dy figura emblematike të mjekësisë, që emetojnë dritë dhe…”/ Kujtimet e refleksionet e mjekut të njohur, për dy ish-kolegët e tij
“Pasi e vizitoi të sëmurin, mjeku pyeti familjarët për emrin që t’i plotësonte recetën e ilaçeve dhe kur dëgjoi se ai ishte ish-hetuesi i tij…”/ Ngjarja e rrallë me Dr. Hysenbegasin
“Dr. Hysenbegasi dhe Dr. Kallfa, të diplomuar në Romë dhe Bolonja, dy figura emblematike të mjekësisë, që emetojnë dritë dhe…”/ Kujtimet e refleksionet e mjekut të njohur, për dy ish-kolegët e tij

Nga  DR. EDUARD A. SKUFI

                                                In memoriam …   

Memorie.al / Ikonat e tyre nuk kanë nevojë për introduksion, koha i dha mbivlerën respektive veprës së tyre. Por do të dëshiroja me këtë homazh e reminishencë gratitude, në vision retrospektiv, por të ridimensionuar mbas tre dekadash mungese, por jo harrese, të fokusoja në disa komponente e principe nga impakti i bashkëpunimit dhe eksperienca unikale, me dy figura prominente të plejadës së shquar të mjekëve në Vlorë, të Dr. Isuf Hysenbegasit dhe Dr. Petref Kallfës (bazuar në ditarin tim professional).

Shkollë specifike, duet i rangut dinjitoz e reputativ, model genuine i aplikimit të kodit etik, që bashkë me figura të dimensioneve të tilla, të shquara bashkërendese, duhet të bëhen objekt i një analize komplekse, si; “pika iluminante referimi e inspirimi për të sotmen dhe të ardhmen e shkencave mjekësore”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Zejmen, ku na dërguan pas revoltës, na torturuan barbarisht. Pasi na bënë nga një kryq në kokë, me makinën e qethjes, polici Anton L., më futi këpucën në gojë, e më tha…”! / Dëshmia e të dënuarit të Qafë-Barit

“Gjatë 22 vite në burgje, kam parë tmerre me vetëvrasje, po si dibranin Maliq Skuka në kampin e Rubikut, që u mbulua me batanije e, me thonj nxori sytë e tij…”! / Tmerret e diktaturës së Enver Hoxhës

Ata, jo rastësisht kishin të përbashkëta shumë elementë qysh nga mënyra e edukimit patriotik në lice dhe studimeve të larta, Dr. Isufi u laurua në Universitetin e Romës, ndërsa Dr. Kallfa, fillimisht në Universitetin e Bolonjës dhe më pas në atë të Bukureshtit, me kulturë poliedrike diverse, e cila inkorporohej ne shpirtin e tyre humanitar, me standarde të larta etike.

Mbas kthimit në atdhe, ëndrrat e tyre rinore u konfrontuan me skenat e “teatrit absurd” të improvizimeve makiaveliste dhe me etiketimin “borgjeze” deri në epilogun e tyre. Duke mos e humbur shpresën, me besim e optimizëm, me forcën karizmatike të personalitetit dhe principeve që i konduktonin “reflektuan dije e kulture”…!

… Kujtimet më udhëtojnë në ditët e para të janarit të vitit 1980, prologu i karrierës time, si mjek Okulist në Spitalin e Vlorës. Aty gjeta Dr. P. Kallfën, takimi ynë ishte më tepër tipik e diskret, por me respekt, (si gjithmonë kur konfrontohej e reja me përvojën). Më bëri ekspozen e evolucionit të tij medikal dhe eksperiencës mbi interventet plastike okulare, për të cilat unë isha informuar që ishin preferenca e tij. Gjatë bisedës e pyeta për teknikën kirurgjikale në glaukomë e, ai m’u përgjigj telegrafisht, se aplikonte metodat klasike.

Zhvillohej në mënyrë pontane një ping-pong tepër diplomatik, por unë isha “luajal në protokoll”. Mbas ekzaminimit të pacientëve dhe diskutimit të rasteve më përshëndeti dhe u largua. Unë isha duke përshkruar repertin në kartelat klinike, mbas trokitjes së lehtë në derë hyri në dhomë Dr. Isufi, elegant me kostum bezhë dhe kravatë kafe (stil i vestiarios klasike), si gjithmonë me buzëqeshje dhe me fjalën e urtë, më mbështeti dorën në sup dhe duke parë me vëmendje kartelat, më tha:

“Ke një privilegj të çmuar, shkruan bukur. Kartelat kanë vlerë shkencore për çdo kohë, ‘scripta manent’- shtoi. Unë do të sugjeroja të mbash një ditar, me rastet më pikante, i cili me kalimin e kohës, fiton vlera të mëdha, do të jetë si një ‘partiturë në vargje’” – më tha…(dhe unë që atë ditë e fillova). Mandej hapi çantën e tij dermatini dhe më la mbi tavolinë disa libra, që i kishte huazuar nga biblioteka e tim eti.

“Librat janë pasioni im – dhe duke diferencuar njërin prej tyre vazhdoi – ky, këtu është libri ekselent e famoz i M. Montessorit ‘Manuale di pedagogia scientifica’, sintezë e filozofisë të edukimit modern, mbi konceptet etike dhe pedagogjike shkencore, këtu fillon jeta, këtu fillon mjekësia”! Unë ju afrova dhe pëshpërita “Montessori apo Makarenko”…”?! – “Konceptime kontroverse, pikëpamje të ndryshme”, shtoi me buzëqeshje. Lexova mendimin e thellë në expresivitetin e shikimit të tij dhe retrospektiva e kujtimeve shtegtoi në vitet e fëmijërisë time!

Im atë, pedagog me përvojë, por idealist, kishte trashëguar një bibliotekë të pasur me literaturë italiane e franceze, plezante.

Ishte kjo arsyeja që në shtëpinë tonë, vinin shumë intelektualë të dëgjuar të asaj kohe, të cilët huazonin periodikisht libra. Dominonin mjekët e shquar, të cilët e bënin të këndshëm ambientin me historitë dhe barceletat e tyre (siç ishin Dr. A. Ashiku, Dr. Babani, Dr. P. Flloko, Dr. I. Pustina, Dr. V. Çili, Dr. I. Hysenbegasi, më rrallë vinin Dr. K. Kauri, Dr. M. Angjeli dhe Dr. P. Kallfa). Aty njoha për herë të parë Dr. Isufin, si otojatër dhe Dr. Kallfën si okulist, të cilët në të ardhmen do t’i kisha kolegë prestigjiozë!

Prezantimi i tyre fillonte me xhentilesën e politesën në sjellje dhe kompletohej me estetikën elegante klasike, sharmant por serioze. Komunikimi i tyre i veçantë, nuk ishte thjeshtë vetëm një element edukativ, por dhe mënyrë për të transmetuar idetë. Ishte fakt real, që ata nuk e distancuan as separatuan mjeksinë generale, nga specialitetet respektive, përkundrazi insistonin në konceptin bazë “se ajo ishte kuintesence, ndërsa specialitetet urë unifikimi”. Gjë që reflektohej në konsultat mjekësore, ku ata shquheshin për logjikën dhe intuitën shkencore. Ishte e çuditshme por admiruese, se megjithëse specialistë të veçantë, nga çantat e tyre personale, nuk mungonin as stetoscopi, as vademedum medicale si “Roversi”.

Bashkëpunimi me duetin e tyre, ishte një shans që jeta më ofroi për të investuar në rrugën e progresit dhe të perfeksionit. Sugjerimet dhe këshillat e tyre, transcedonin limitet e dijes, ndryshonin këndvështrimin, ndihmonin në perceptimin real të filozofisë së jetës, që irradionte në atë të filozofisë mjekësore aplikative.

Ishte essenciale të përfitosh nga eksperienca “in vivo” e kolegëve të një sekuence të tillë, që predominonin e inspironin me reflektimet e tyre, si një “enciklopedi kinetike virtuale”. Më bënte përshtypje fakti që, sa dashamirës e me bonsens ishin ndaj pozitives, aq të ashpër e inkompatibel, ishin ndaj mediokritetit në mjekësi, që e konsideronin handicap serioz!

… Më kujtohet ishte një dite tipike dimri e vitit 1984, kur në sapo isha kthyer nga simpoziumi shkencor i klinikës universitare të Okulistikës, ku referati im mbi “Glaukomën Malinje”, u vlerësua pozitivisht. Mbasi u përshëndetëm miqësisht me Dr. Kallfën dhe shkëmbyem të rejat filluam të diskutojmë për të sëmurët.

Dr. Kallfa ishte i preokupuar dhe i shqetësuar për një pacient me anemi hemolitike, të diagnostikuar me ablacion retinal, duke shprehur skepticizmin për diagnozën, me të cilën ishte dërguar nga poliklinika! Kërkoi opinionin time dhe unë pa humbur kohë e vizitova, duke hedhur mendimin për hematomë subretinale. Ai me një; “po”, sikur u çlirua nga ankthi e, akordoi me mua. “Je dakord ta konsultojmë këtë rast të veçante me hematologun”, shtoi?!

“Plotësisht, – u përgjigja unë, – është e vetmja zgjidhje”. E menaxhoi shpejt dhe realizoi konsultën. Rasti nuk ishte i thjeshte, por diagnoza e saktë ndryshojë komplet taktikën therapeutike. Konsulta ishte interesante, mbas mjekimit të aplikuar, hematoma u reduktua shpejtë, e shikimi u restaurua. Menaxhimi klinik dhe kriteret e përcaktimit të terapisë në kooperim me specialistin përkatës, u bënë jo vetëm leksion eksperience.

Pasioni im si subspecialitet, synonte studimin e investigimin e Glaukomës, për këtë qellim po shkoja në biblioteke, pasi kisha porositur një traktat amerikan, mbi kirurgjinë moderne të glaukomes, nga Akademia e Shkencave. Në hyrje të bibliotekës takova Dr. Kallfën me “Minerva Medica” në dorë, biseduam për pak e u përshëndetëm. Mbasi e mora librin dhe e studiova, diferencova interventin e goniotrepanacionit, me lambo sclerale të Prof. J. Fronimopoulos. Fillova procedurën përgatitore dhe planin për aplikimin e tij.

Dr. Kallfa, jo vetëm më inkurajoi dhe më promovoi, por më dha mundësinë ta aplikoj dhe tek disa pacientë, miqtë e tij. “Intervent i sigurt dhe rezultativ që eviton komplikacionet e kirurgjisë tradicionale”, nënvizoi Dr. Kallfa. “Rëndësi ka; të bësh mirë atë që duhet të bësh’, kjo është filozofike, por nga një herë intensiteti i rutinës, na rrëmben qetësinë”- shtoi ai. “Ose në origjinal; Fais bien ce que tu fais”, ndërhyra unë. “Më ktheve revanshin, me aforizmin nga libri i Orison Marden, që keni në bibliotekë”, – tha ai duke qeshur.

Unë gradualisht me aplikimin prevalent të kësaj metode, krijova eksperiencën time integrale, që u bë baza evolutive e një monografie medikale në dinamikë, për investigimin në glaukomë. Isufi mesa duket, i informuar për këtë, një ditë mbas vizitave në poliklinikë, duke biseduar më tha: “Bravo, Soyez realiste, cherchez l’impossible! Shëno në agjendën tënde, nesër do të vijë ai miku im nga Çeprati, që ka vetëm një sy dhe atë me glaukomë, që e ke diagnostikuar ti.

Ai i pafat, është dhe i persekutuar, por kjo për ne mjekët, nuk ka rëndësi, është një i sëmurë dhe duhet ndihmuar. Kam besim të plotë tek ty”,- më tha. Pastaj nën zë vazhdoi: “Të pëlqeu mbrëmë në tv, filmi romantik ‘Doktor Zhivago’, i Pasternakut? Çfarë realizimi, kur gjerat e zakonshme, lënë impresione të jashtëzakonshme”, dhe e treti vështrimin e tij larg: “Njeriu është labirith, i mistershëm. Nuk ka analizë pa psikoanaliz” – shtoi ai. “Frojd”? e pyeta unë. “Dhe jo vetëm, por me sinkronicitetin e Jung e, metafizikën e Kant” – tha ai!

Një nga vlerat më të mëdha të këtyre figurave, ishte aftësia për të parashikuar dhe detektuar diçka, shumë më parë se të tjerët. Erdhi dhe momenti, që do të operoja mikun e Dr. Isufit, në syrin e vetëm, përgjegjësia ishte tepër e madhe. Atë ditë unë shkova më herët në spital, mbasi e vizitova të sëmurin, e qetësova dhe me mënyrën e komunikimit, i bëra një lloj psikoterapie.

Pas pak fillova operacionin më asistonte infermierja e sallës, pasi Dr. Kallfa duhet të shkonte për vizita në poliklinikë. Dëgjoja vetëm tiktakun e orës dhe tiktakun e zemrës time. Në atë çast, dikush hapi me kujdes derën, ku nga maska dallova shikimin e Dr. Isufit, i bëra shenjë me kokë, të futej brenda. Më ndiqte me syrin e tij, observativ. Mbas disa minutash, interventi përfundoi pa asnjë problem.

Pacienti i kënaqur na falenderoi, Dr. Isufi duke më shtrënguar dorën, në konfidens, më tha: “Operacion fin dhe delikat, por pa traumatizim evident. Gjëja më me vlerë, që mund të bësh për kolegun, nuk është vetëm të ndash përvojën me të, por të eksplorosh dhe të mbështetësh aftësitë dhe talentin e tij”, u shpreh ai në mënyrë deklamative! “I nderuar Doktor, – shtova unë. Radhën tjetër koleg, do të dekodojë filozofinë e jetës në sensin të asaj mjekësore me finesë të tillë”!

…Romanca e vjeshtës misterioze e vitit 1985, me nuancat e të verdhës dhe të kafes në sfondin e blerte kishte shtruar tapetin e saj. Këtë pejzash atraktiv po e sodisja nga dritarja e dhomës së mjekut, kur u dëgjua zëri i Dr. Kallfës, të kërkonte pacienten nga Fieri, ta sillnin në dhomën e ekzaminimit. Më përshëndeti, ishte në një imazh elegant i veshur krejt në gri, ku kontrastonte një kravatë blu saks, me një karficë dekorative. “Comme il faut”, “Je futur në rol, – i thashë, – gati për interpretim”. Ai duke qeshur, shtoi: “Sot në skenë do të jem unë …por jo vetëm, sepse ty të vlerësoj shumë”.

Në atë kohë hyri infermierja, që mbante për krahu një vajze të re rreth 20 vjeç, me fytyrë të deformuar si maskë, ku skicoheshin pasojat e rënda të një djegie. Dr. Kallfa e vizitoi, i shpjegoi me imtësi për stadet e interventit që do të aplikohej dhe në vazhdim, e fotografoi ‘en face’ dhe profil. Mbasi përfunduam vizitën e përgjithshme, u futëm në operacion.

Vendosëm që të kombinonim efikasitetin e anestezisë lokale, me anestezinë parciale, me ‘Fentanyl e sedative’. Për këtë, kërkuam ndihmën e anesteziologes të kirurgjisë, e cila me “anestezinë dehëse” e futi pacienten në botën e ëndrrave. Dr. Kallfa vari tek një stativ skicën e parapërgatitur si piktor i vërtetë, për të vazhduar si skulptor, në atë operacion plastik komples.

Operonte në kapakë për të korrektuar entropionin (duke belbëzuar motivin e një melodie klasike), ndërsa unë pranë, paralelisht preparoja konjunktivën nga çikatriçet e shumta, në atë çast erdhi dhe dentisti kirurg, i mirënjohur Dr. LI. Gjidede, i cili do të preparonte lambon nga mukoza orale, që do të shërbente si graft auto-plastike, për të veshur me mantel konjuktivën palpebrale dhe atë bulbare. Ishte operacion i komplikuar dhe me veprime të kordinuara, pothuaj mbas tre orësh, operacioni përfundoje pa probleme e me rezultat pozitiv.

Koha do të konfirmonte shkallën e suksesit. Dr. Kallfa mbeti i kënaqur, dukej se ishte “maitre” i këtyre interventeve të repertorit të tij. Fiksoi përsëri në aparatin fotografik disa plane, mandej i dha këshillat e duhura për këtë rast specifik, krye infermieres.

Kur u futëm në dhomë e urova dhe i thashë: “Sot ishit aktor dhe dirigjent i vërtetë”. “Këto operacione kërkojnë bashkëpunim harmonik efecient dhe sintonizimin e të gjithë mekanizmave të stafit”, – sugjeroi Dr. Kallfa dhe telefonoi të sillnin një torte, si shprehje kënaqësie.

…Unë asnjëherë nuk e diferencova kualifikimin intelektual, nga kualifikimi shkencor profesional të cilin, e konstruktova mbi triptikun e bashkëpunimit kualitativ, me Dr. Kallfen për okulistikën klasike, me klinikën e okulisikës universitare, për okulistikën moderne dhe me Dr. A. Aronin, për atë pre-modernen dhe tranzicionale (duke investuar në eksperienca të ndryshme). Kështu ditët kalonin si pa kuptuar, miqësia dhe raportet e relatat tona, bëheshin më të ngushta dhe më solide. Kur isha pranë tyre, më dukesh vetja më utilitar, më i madh, sepse ata me vizionin induktiv, e kishin minimizuar diferencën e moshës, e vetmja gjë që na ndante.

Ata ishin në “asimetri me nivelin përreth dhe për më tepër përbënin një ekseption”. Por kur nuk më kishte shkuar ndërmend fakti, që një ditë ata, nuk do të ishin më…! Sot këto figura eminente, i perceptoj si imazhe ku kombinohen në mënyrë harmonike elementë filozofikë të Platonit, me humanizmin etik të deutologjisë së Hipokratit, në shpirtin shqiptar kreativ, si një “aset tradicional”. Sepse specifikja, në artin e mjekësisë autentike, konsiston në karakterin kompleks të hyjnores dhe natyrores, në korelacion harmonik e inseparabel!

Tek ata fshihej në backstage “bashkekzistenca e dramës me triumfin”, personalitete “pa tituj oficial”, por me tituj suprem nga masa. Vizioni i tyre medikal, devocioni dhe humanizmi me të cilin kuronin pacientët, harmonizohej në një paralelizëm admirues kolegjial.

Ata i dedikuan me afeksion njerëzve, mjekësisë gjithçka me vlerë si: mençurinë, kapabilitetin, abnegacionin por ekskluzivisht “shpirtin human“, duke mbetur përherë si aset significant erudite! Mjekë me influence dhe vlera akademike që veprës së tyre, si “sinonim i një lirike profesionale”, i vendosën ekselencën si autograf.

Figura precioze emblematike që emetojnë dritë dhe inspirojnë pa limit… drite e cila inspiroi e stigmatizoi dhe vizionin tim! Një Faleminderit për ta në këtë memorial, është inadekuate, insuficiente. Gratitude dhe apreciacioni, do të mbeten eternal! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Gjergj Kokoshi, kishte besim tek misionet anglo-amerikane në Shqipëri dhe influenca e tyre mbi qeverinë e Enver Hoxhës, për t’i bërë presion, për shtyrjen e zgjedhjeve...”/ Libri i studiueses dhe historianes së njohur

Next Post

“Në 1967-ën, në repartin e fishekzjarrëve që drejtonte Hajdar Ferra, u dogjën 6 gra, dhe 6 të tjera më pas, prej gabimit fatal të Man Kadiut e Iliaz Kolarit...”/ Incidentet e panjohura në industrinë kimike të Durrësit

Artikuj të ngjashëm

“Në Zejmen, ku na dërguan pas revoltës, na torturuan barbarisht. Pasi na bënë nga një kryq në kokë, me makinën e qethjes, polici Anton L., më futi këpucën në gojë, e më tha…”! / Dëshmia e të dënuarit të Qafë-Barit
Dossier

“Në Zejmen, ku na dërguan pas revoltës, na torturuan barbarisht. Pasi na bënë nga një kryq në kokë, me makinën e qethjes, polici Anton L., më futi këpucën në gojë, e më tha…”! / Dëshmia e të dënuarit të Qafë-Barit

June 25, 2025
“Në kampin e Spaçit, kushtet nuk ndryshonin shumë, vepronte rregullorja e Repsit, po ato mizori kriminale, madje më të tmerrshme, po ato ushtarë të armatosur, që thirrjen; ‘ndal se do të qëlloj’, e…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Gjatë 22 vite në burgje, kam parë tmerre me vetëvrasje, po si dibranin Maliq Skuka në kampin e Rubikut, që u mbulua me batanije e, me thonj nxori sytë e tij…”! / Tmerret e diktaturës së Enver Hoxhës

June 24, 2025
“Ditën që shpërtheu revolta, oficer i rojes ishte një matjan, Asllan Kurti, ai e qëlloj Kosta Gjordenin, pasi…”/ Ana e panjohur e revoltës Qafë-Barit, sipas organizatorëve kryesorë të saj, ish-të burgosurve politikë
Dossier

“Ministria e Brendshme, kishte të dhëna se në kampin e Qafë-Barit, po përgatitej një arratisje masive dhe ajo e inskenoj vetë ngjarjen e 22 majit ’84, pasi…”/ Refleksionet e ish-protagonistëve kryesorë të revoltës

June 23, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Dossier

“Në qelitë e Durrësit, më sollën një hetues të ri, nënkolonel Irakli Kocani, një ‘gorrillë’ që më merrte në pyetje pas mesit të natës dhe me një dërrasë që mbante mbi tavolinë…”/ Dëshmia e Uran Kalakullës

June 24, 2025
“Ditën që shpërtheu revolta, oficer i rojes ishte një matjan, Asllan Kurti, ai e qëlloj Kosta Gjordenin, pasi…”/ Ana e panjohur e revoltës Qafë-Barit, sipas organizatorëve kryesorë të saj, ish-të burgosurve politikë
Dossier

“Ditën që shpërtheu revolta, oficer i rojes ishte një matjan, Asllan Kurti, ai e qëlloj Kosta Gjordenin, pasi…”/ Ana e panjohur e revoltës Qafë-Barit, sipas organizatorëve kryesorë të saj, ish-të burgosurve politikë

June 22, 2025
“Kur s’pranova ta firmosja akt-akuzën, nënkryetari i Degës së Brendshme të Durrësit, Kapllan Sako, u ngrit të më godiste me grusht në fytyrë, por…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Kur s’pranova ta firmosja akt-akuzën, nënkryetari i Degës së Brendshme të Durrësit, Kapllan Sako, u ngrit të më godiste me grusht në fytyrë, por…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik

June 22, 2025
Next Post
“Në 1967-ën, në repartin e fishekzjarrëve që drejtonte Hajdar Ferra, u dogjën 6 gra, dhe 6 të tjera më pas, prej gabimit fatal të Man Kadiut e Iliaz Kolarit…”/ Incidentet e panjohura në industrinë kimike të Durrësit

“Në 1967-ën, në repartin e fishekzjarrëve që drejtonte Hajdar Ferra, u dogjën 6 gra, dhe 6 të tjera më pas, prej gabimit fatal të Man Kadiut e Iliaz Kolarit...”/ Incidentet e panjohura në industrinë kimike të Durrësit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme