• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, June 5, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Gjatë regjimit komunist, të gjitha luftërat dhe trimëritë që kishte treguar në beteja kundër italianëve, xhaxhi im, Hysni Lepenica, ja ‘faturonin’ Hysni Kapos, pasi…”/ Dëshmia e nipit të nacionalistit të njohur vlonjat

“Kur u arratis babai, nënën e internuan në Plug dhe pas 12 vitesh kur shkuam ta takonim, pyeta një grua që ishte në arë, pa e ditur se ajo…”/ Dëshmia e trishtë e djalit nga Dukati
“Gjatë regjimit komunist, të gjitha luftërat dhe trimëritë që kishte treguar në beteja kundër italianëve, xhaxhi im, Hysni Lepenica, ja ‘faturonin’ Hysni Kapos, pasi…”/ Dëshmia e nipit të nacionalistit të njohur vlonjat
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Prefekti Beso Gega: “Popull patriot i Gjinokastrës, dje u grabit Ali Këlcyra, lulja e nacionalizmit shqiptar, nga një çetë komuniste…”/ Zbulohet dokumenti rezervat i vitit 1943
“Si u larguam nga Shkodra në nëntorin e ’44-ës me Abaz Kupin e Mit’hat Frashërin, pasi kishim paguar nga 10 napolona flori për…”/ Kujtimet e ish-ballistit nga Tirana
Fotot e panjohura të Ballit Kombëtar gjatë Luftës, që u mbajtën sekret për 45 vjet me rradhë në arkivin e ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së…

Nga Enver Lepenica

Memorie.al / Luftën e Gjormit dhe shumë beteja të tjera i ka bërë Hysni Lepenica, por komunistët e kanë lënë qëllimisht në harresë figurën e tij, duke ia atribuuar, padrejtësisht Hysni Kapos”. Kështu u shpreh nipi i Hysni Lepenicës, Shkëlqim Lepenica, i cili njëkohësisht, rrëfen se mbiemri i familjes së tyre, në të vërtetë, është “Hysa”, por populli i vuri Hysniut, si mbiemër, emrin e krahinës së vet.

Shkëlqim, a ka pasur luftë civile në Shqipëri?

Kjo nuk diskutohet. Dhe nuk jam unë i pari që e them këtë. Sepse Partia Komuniste, i konsideroi të gjithë nacionalistët, apo ballistët, si antikombëtar dhe si bashkëpunëtorë të okupatorëve, duke e mohuar kategorikisht, luftën e tyre. Mbi këto shpifje, komunistët ndërtuan alibinë e vëllavrasjes dhe luftës civile.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

Çfarë ka ndodhur saktësisht gjatë luftës me xhaxhanë tuaj, në Grehot të Gjirokastrës?

Ushtarët dhe oficerët italianë të batalionit “Peruxhia”, kishin kapitulluar dhe ata ishin grumbulluar në Grehot, të Gjirokastrës. Ata prisnin dhe kërkonin vetëm një mundësi, se si të kalonin në Igumenicë dhe t’i hipnin anijeve e të iknin. Problemi ishte se kush do t’i shoqëronte këta njerëz, deri tek anija. Dhe Hysni Lepenica, së bashku me dy të tjerë, shkoi për bisedime dhe ranë dakord, që këta do të shoqëronin. Natyrisht në këmbim të marrjes së armatimeve dhe mjeteve luftarake.

Si u zhvilluan ngjarjet të nesërmen?

Këtu qëndron pabesia e komunistëve. Pas një marrëveshjeje të fshehtë, komunistët, kishin vendosur të fusin në kurth forcat nacionaliste dhe kështu kanë bërë. Sapo forcat nacionaliste të Hysni Lepenicës, hynë tek dera e garnizonit, partizanët që ishin pozicionuar rreth e qark, hapën zjarr.

Çfarë ndodhi më tej?

Atëhere italianët, të papërgatitur, hapën zjarr kundër 36 nacionalistëve të komanduar prej Hysni Lepenicës. Dhe natyrisht, që pati luftime të ashpra, por forcat e Hysniut, u gjendën në befasi. Dhe u asgjësuan të gjithë, me përjashtim të dy vetëve që mbetën të plagosur. Aty mbeti i vrarë edhe xhaxhai im Hysni Lepenica. Ndërsa nga të plagosurit, njëri nga këta është bashkëfshatari ynë, ndërsa tjetri është nga Nivica. Njëri prej tyre, pra bashkëfshatari nga Lepenica, jeton akoma, ndërsa për tjetrin nuk kam informacion të plotë.

Si u justifikuan partizanët për këtë pabesi?

Që atëhere, deri tani, nuk ka pasur ndonjë sqarim publik të komunistëve. Por kjo ngjarje u shënua si një akt pabesie, i partizanëve. Nga ky akt humbën jetën, 34 njerëz. Dhe sado që të kërkojnë të justifikohen përballë këtij fakti, çdo gjë del e zbuluar.

Cilat ishin pasojat e familjes suaj?

Në vitin 1948, u arrestuan 80 burra, të cilët ishin pjesëtarë të fisit, ku bënte pjesë edhe babai im, apo dajua im. Gjithashtu, komunistët arrestuan për motive politike edhe djalin e vetëm të Hysni Lepenicës, i cili sapo kishte mbaruar gjimnazin dhe komunistët e dënuan me 10 vjet burg. Dhe këtu lufta civile vazhdoi edhe më e tmerrshme, por u zhvillua nën petkun e luftës së klasës.

Çfarë dënimi morën këta njerëz?

Dhjetë ose dymbëdhjetë prej tyre, u dënuan me pushkatim, në Kalanë e Gjirokastrës dhe të tjerët morën dënime të rënda, duke u burgosur, apo internuar. Masakra ndaj banorëve të zonës së Lepenicës, ishte shumë e madhe. Dhe shkaku i vetëm, kishte të bënte me mbështetjen që ata i dhanë patriotit legjendar, Hysni Lepenica, i cili në çdo veprim që kryente, gjithmonë vinte në plan të parë, interesat e kombit shqiptar.

Po njerëzit e tjerë, si reagonin ndaj familjes suaj?

Dihet mirë nga të gjithë, se pas dënimeve të dhëna prej regjimit komunist, vinte rrethimi i vogël, që u bëhej familjeve nacionaliste. Por, për hir të së vërtetës, duhet thënë se gjatë gjithë kësaj periudhe, askush nuk mundi të hedhë dot baltë, mbi figurën e tij. Të gjithë njerëzit e thjeshtë që e kanë njohur, e kanë vlerësuar atë, si një patriot e luftëtar të paepur, të kombit tonë.

Në librat e historisë së komunizmit, si ka hyrë figura e Hysni Lepenicës?

Këtu ka një problem. Sepse nomenklatura komuniste, e ka pasur shumë të vështirë, që këta patriotë, të mund t’i njollosë kaq shumë. Pastaj, Hysniu përfshihet në ato figurat e rralla të historisë, ku nuk gjendej dot asnjë shteg, për t’i manipuluar. Mos harroni se atë e kishin vrarë italianët dhe kjo i pengonte komunistët, që të abuzonin.

A është akuzuar Hysni Lepenica nga komunistët si bashkëpunëtor i fashizmit?

Jo, Hysni Lepenica, nuk është akuzuar asnjëherë si bashkëpunëtor i okupatorëve. Kjo për vetë faktin, se ai u vra duke luftuar kundër italianëve. Dhe ky fakt nuk i la ata që të ngrenë akuza për bashkëpunim, por gjithashtu nuk i pengoi dot ata, për të organizuar masakrën tinëzare ndaj njerëzve të tij, të afërt, apo bashkëfshatarëve të Lepenicës.  Këtu, natyrisht, nuk mungoi zelli për të manipuluar historinë.

Në ç’kuptim?

Sa herë që flitej për luftrat heroike, antifashiste që ishin drejtuar nga Hysni Lepenica, gjithmonë lihej një pauzë për emrin e tij dhe këto beteja, i faturoheshin si suksese, Hysni Kapos.

Për cilat beteja e keni fjalën, konkretisht?

Le të marrim p.sh., Luftën e Gjormit, ose luftëra të tjera që njihen prej të gjithëve, si beteja të bëra nga Hysni Lepenica. Por komunistët, ndërtuan një strategji harrese dhe shpifjesh, për të fshirë figurën e Hysni Lepenicës. Në mënyrë që të vihej në pah roli i Hysni Kapos.

A keni një argument tuajin, për të treguar se Hysni Lepenica nuk pranonte vëllavrasjen, apo luftën civile?

Unë nuk kam përse të nxjerr një argument të tillë, kur në thelb, nuk kam asnjë argument kundër Hysniut. Pra, po flasim për një njeri që doli dhe luftoi për atdheun, po flasim për një njeri që u vra në luftë, nga pushtuesit, për lirinë e vendit të tij. Ai ishte një patriot, që luftonte vetëm për Shqipërinë dhe jo për grupime të caktuara. E kundërta ndodhi me komunistët, të cilët montuan vëllavrasjen, në emër të interesave të pushtetit. Dhe pastaj, atë luftë civile që nisën gjatë luftës, e vazhduan dhe e thelluan më tej, me montimin e diktaturës.

Çfarë ndodhi pas vitit ‘90-të, me figurën e tij?

Ai u njoh si “Dëshmor i Atdheut”. Por në të vërtetë, populli e kishte njohur prej kohësh si një patriot dhe si një luftëtar trim, që u flijua për interesat e lirisë së vendit tonë. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kam frikë, se do na mbetet zakon në këtë të lumtur Shqipëri, se gjithë qeveritë që shkuan gjer më sot, hëngrën, pinë, lanë duart, e...”/ Letra e panjohur e Sotir Koleas, për Mit’hat Frashërin

Next Post

Kalendari Historik 17 Maj 2024

Artikuj të ngjashëm

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së
Intervista

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës
Intervista

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”
Intervista

“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence
Intervista

“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence

April 24, 2025
“Vrasja pas shpine me tradhti e Mustafa Gjinishit nga Enver Hoxha, ishte prologu i fytyrës së vërtetë të komunizmit, që po vinte në Shqipëri, pasi…”/ Refleksionet e shkrimtarit
Intervista

“Kur e njoftuan me radio Bab Myslymin, se ishte vrarë Mustafa, ai tha; do e bëj  gjakun deri në gju të kalit, por s’bëri asgjë, sepse, Gogo Nushi i tregoi kush e vrau…”/ Dëshmia e rrallë e motrës së Gjinishit

March 29, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Maj 2024

Kalendari Historik 17 Maj 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!