• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, July 3, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Gazeta “Christian Science Monitor” në SHBA: Inxhinierët gjermanë po ndërtojnë një bazë ushtarake në Sazan me 80-të nëndetëse ruse “Father”…

Senatori amerikan, Kersten: Enveri ka internuar burra, gra, fëmijë e pleq në kampe përqendrimi dhe po e zhdukë fare racën shqiptare…

Dokumenti sekret: Kur Enveri i kërkonte Francës ekstradimin e Abaz Kupit dhe pajtoi avokatin Zhuvenel, e dy dëshmitarët nga Tirana.…
Gazeta “Christian Science Monitor” në SHBA: Inxhinierët gjermanë po ndërtojnë një bazë ushtarake në Sazan me 80-të nëndetëse ruse “Father”…
8
Shares
4.8k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon disa dokumenta arkivore ku hidhet dritë mbi historinë e panjohur të protestës së senatorit amerikan, Charles Kersten, i cili në vitin në 1953, me anë të një rezolute i bëri thirrje Presidentit të SHBA-së që të mos njihte qeverinë komuniste të Enver Hoxhës në Shqipëri. Të gjithë detajet e asaj letre ku politikani i njohur amerikan akuzonte regjimin e Tiranës, i cili kishte shtypur me dhunë çdo lloj opozicioni, duke kryer arrestime, burgosje dhe pushkatime në masë, si dhe informacioni për Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë lidhur me shtypin e diasporës antikomuniste në SHBA që nxirrte Komiteti “Shqipëria e Lirë”…

                                                    Vijon nga numri i kaluar

Informata për “shtypin reaksionar”

Gjithashtu mund të lexoni

“Vaska ka torturuar dhe pushkatuar të pafajshëm, ka kontrolluar postën e Komandantit, (Enverit), ka survejuar Mehmetin, Kolekën etj…”/ Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 – ‘49

“Duket se Europa i harroj shpjet krimet e komunizmit, pasi ish-kuadro të Sigurimit të Shtetit, gëzonin strehim dhe pension në Itali, familja Popa…”! / Refleksione rreth fjalës së Ramiz Alisë, në tetor 1989

Pas mesazheve të senatorëve Miller e Kersten, në informacionin e dërguar për Ministrinë e Jashtme në Tiranë jepen edhe disa pjesë nga artikujt e ndryshëm të botuar në gazetat që nxirrte mërgata politike shqiptare në Perëndim, ku janë nënvizuar 5 pika kryesore:

  1. Vizita e De Gasperit në Athinë;
  2. Mbi Ishullin e Sazanit;
  3. Mesazhe dhe deklarata të kriminelëve shqiptarë dhe personaliteteve amerikane;
  4. Shpifje kundër vendit tone;
  5. Të ndryshme.

Në pikën e tretë jepet dhe mesazhi i kryetarit të Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, Hasan Dosti, dërguar popullit shqiptar me rastin e Vitit të Ri.

Pas asaj jepet edhe një koment i shkurtër mbi deklaratën e Papagosit për Vorio-Epirin, të bërë në 17 dhjetor 1952 në Parlamentin e Greqisë dhe i botuar nga gazeta “Flamuri” në datë 31 janar 1953. Ndërsa në pikën “Shpifje kundra vendit tone”, midis të tjerash shkruhet: “Gazeta “Shqipëria” 1 janar 1953, në kryeartikullin e saj me titull “Shqipëri pa shqiptarë”, flet gjatë duke shpifur se gjoja festa e 28 nëntorit është zëvendësuar me atë të 29 Nëntorit. Çdo okupacion i huaj në vendin tonë ka kërkue së pari të ndërrojë flamurin dhe së dyti të qesë në harresë ditën e pavarësisë. Edhe okupacioni bolshevik, ma i hatashmi dhe ma shtypsi i të gjitha vërshimeve barbare, qysh në 1946 e ka fshi nga kalendari ditën e lirisë, u ka imponu shqiptarëve festën e diktaturës komuniste. Jo vetëm brenda në Shqipëri, por dhe përjashta saj, përfaqësuesit e Enver Hoxhës bëjnë thirrje e japin gosti, për t’i kujtue botës se jeta e Shqipërisë fillon më 29 nëntor 1944 dhe se fati i vendit është vetëm në duart e tyre”.

Mbi Ishullin e Sazanit

Gazeta “Shqipëria” e datës 1 Shkurt 1953 në kryeartikullin e saj me titull “Rëndësia e Shqipërisë” (Sazani, pajisur me mjetet më moderne qendër e rëndësishme nëndetësesh, Gjibraltar i Bashkimit Sovjetik, rrezikon Mesdheun) shkruan: “Dy çështje me rëndësi kanë tërhequr vërejtjen e qarqeve ndërkombëtare dhe të opinionit publik shqiptar:

  1. Fortifikimit dhe bazat ruse në Shqipëri.
  2. Marrëdhëniet ushtarake Jugosllavo-Greko-Turke.

Në kohët e fundit është bërë fjalë se manovra të mëdha ushtarake janë zhvilluar në Shqipëri nën drejtimin e Oficerëve Rusë, ku kanë marrë pjesë dhe disa skuadrilje aeroplanësh me pilotë sovjetikë. Më poshtë “Shqipëria” komenton artikullin e Gazetës Amerikane “Cristion Science Monitor” – ku shkruhet:”Mbas prishjes me Jugosllavinë Rusia i dha një kujdes i madh bregdetit Shqiptar. Që prej kësaj kohe u instaluan në ishullin e veçuar të Sazanit një mision sovjetik dhe rusë kanë zbarkuar në këtë vend rreth 8000 punëtorë të cilët kanë filluar gërmimet dhe ndërtime nën tokë nën kontrollin e policisë së fshehtë. Inxhinierë gjermanë kanë bërë planet e foleve të nëndetëseve, fole të gërmueshme thellësisht në skajin jugor të Vlorës. Galeritë e çelura në ishull janë në gjendje me fshehë rreth 5000 vetë. Informatat shtojnë se Sazani mund të përmbajë 80-90 nëndetëse, të cilat besohet të jenë të tipit “Fatler” dhe më poshtë “Shqipëria” duke ju referuar artikullit të kësaj gazete vazhdon: Informata na duken pak si të tepruara nuk mohohet fakti se bregdeti Adriatik Shqiptar formon një preokupim serioz për lëvizjen detare aleate. … Për ne Shqiptarët që punët e mëdhaja i shikojmë nëpër prizmin e halleve dhe rreziqeve të vendit janë dy:

  • Si me nxjerrë garancitë e nevojshme për lirinë. pavarësinë dhe integritetin e atdheut tone.
  • Si me vepruar për çlirimin sa më parë të Shqipërisë.

Sa për pikën e parë nuk duhet mohu që çështja e sigurimit të vendit tonë ka përparuar dhe ka hyrë në një farë mënyre në rrugën e zgjidhjes. Dalja në dritë e Komitetit, fushata që hapi në botë për të nda përgjegjësinë e popullit Shqiptar nga kriminelët stalinistë të Tiranës dhe ekzistenca anti-komuniste, që filloi të ngjallej përmes persekutimesh e reprezaliesh barbare, i fitoi shumë simpati Shqipërisë. Kështu vërejtja e Demokracive për këtë vend të vuajtur e herë të sakrifkuem padrejtësisht, u bë e dukshme…”

Gazeta “Shqipëria” datë 15 Janar 1953 boton mesazhin e Senatorit Amerikan, Humpherg. Mbas komentesh të tjera në lidhje me zgjedhjet që u bënë mbas çlirimit dhe ku gjoja komunistët nuk e morën krejtësisht fuqinë në dorë shkruhet: ”Por me gjithë këtë komunistët nuk ishin të kënaqur gjersa nuk kishin në dorë fuqinë totale. Nuk është nevoja të j’u kujtoj rolin e Eduard Benës ose të Jan Masariokut. Spastrimi i anëtarëve të Asamblesë Popullore Shqiptare nga ana e Enver Hoxhës dhe i shokëve të tij është akoma i freskët në mendimin tuaj. Ëndrra juaj për liri kombëtare, shpresat tuaja për një sigurim ekonomik, dëshirat tuaja për një liri individuale, të gjitha janë të destinuara të përmbushen në një të ardhme jo të largët. Është fakt historik që populli shqiptar ka mbrojtur lirinë dhe pavarësinë e tij shekuj më parë, tamam ashtu si po përpiqet sot, dhe do të vazhdojë të përpiqet gjer sa ta lirojë veten e tij prej regjimit kukull sovjetik të sotshëm. Gjatë luftës së dytë botërore, Amerika ishte e para fuqi aleate që bëri një deklaratë zyrtare për rivendosjen e një Shqipërie të lirë dhe të pavarur.

Jetëshkrimi i tij sipas të dhënave të Kongresit Amerikan

Kush ishte senatori Kersten?

Sipas të dhënave të Kongresit amerikan, Charles Joseph KERSTEN u lind në 26 maj të vitit 1902 në shtetin e Çikagos dhe në Senatin amerikan ai ishte përfaqësues i Uiskonsin-it. Kersten u diplomua në Universitetin e Drejtësisë Marquette në Milëaukee, Uiskonsin, në vitin 1925, dhe po ashtu në Shoqatën e avokatëve në të njëjtin vit. Pas diplomimit, në vitin 1928 ai nisi praktikën, fillimisht si asistent i Prokurorit të Përgjithshëm në Kontenë e Milëaukee. Nga viti 1937 deri në vitin 1943 ai u zgjodh si senator republikan. Në Kongresin e 80-të në 3 janar 1947, ai u rizgjodh përsëri duke mbajtur mandatin deri në 3 janar 1949. Kersten-i nuk u rizgjodh në vitin 1948 në Kongresin e 81-të, por u rizgjodh në Kongresin e 82-të dhe 83-të. Nga 3 janari i vitit 1951 deri në 3 janarin e vitit 1955 ai ishte kryetar i zgjedhur në Komitetin kundër Agresionit Komunist (Kongresi 83), ku ngriti zërin e tij duke dënuar dhunën e shtypjen që ushtronin regjimet komuniste ndaj vendeve të tyre. Në vitin 1954 ai tentoi përsëri të rizgjidhej në Kongresin e 84-t, por rezultoi i pasuksesshëm. Në vitet 1955-1956 Kersten ishte këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, për çështjet psikologjike të luftës, dhe më pas ai iu kthye punës së tij si jurist. Kersten vdiq më 31 tetor të vitit 1972 në Wisconsin./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share8TweetPinSendShareSend

Previous Post

Dokumenti sekret: Kur Enveri i kërkonte Francës ekstradimin e Abaz Kupit dhe pajtoi avokatin Zhuvenel, e dy dëshmitarët nga Tirana.…

Next Post

Nga skenat operistike botërore në burgjet e regjimit komunist / Historia tragjike e Stavri Rafaelit që tentoi arratisjen dhe i pushkatuan vëllanë…

Artikuj të ngjashëm

“Sipas rezultateve të para që kemi, rreth 90 % e zgjedhësve kanë votuar dhe afro 93 % e tyre…”/ Fjala e Enver Hoxhës në konferencën e shtypit me gazetarët e huaj më 3 dhjetor ‘45
Dossier

“Vaska ka torturuar dhe pushkatuar të pafajshëm, ka kontrolluar postën e Komandantit, (Enverit), ka survejuar Mehmetin, Kolekën etj…”/ Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 – ‘49

July 2, 2022
“Duket se Europa i harroj shpjet krimet e komunizmit, pasi ish-kuadro të Sigurimit të Shtetit, gëzonin strehim dhe pension në Itali, familja Popa…”! / Refleksione rreth fjalës së Ramiz Alisë, në tetor 1989
Dossier

“Duket se Europa i harroj shpjet krimet e komunizmit, pasi ish-kuadro të Sigurimit të Shtetit, gëzonin strehim dhe pension në Itali, familja Popa…”! / Refleksione rreth fjalës së Ramiz Alisë, në tetor 1989

July 3, 2022
Kujtimet e At Anton Harapit: “Në pranverën e 1916-ës, isha çdo ditë mes fshatarëve të Dukagjinit që jepnin shpirt nga epidemia e kolerës, ku vdiqën 575 vetë dhe…”/
Dossier

“I pandehuri Shtjefёn Kurti, duke qenё armik i betuar i pushtetit popullor dhe besnik e vegёl e klasave tё rrёzuara e i Vatikanit, u bё…” /Gjyqi ndaj Dom Shtjefën Kurtit, Krujë, 1971

July 3, 2022
“Vaso Dhono dhe Muharrem Shehu, grinden me njëri tjetrin, kurse Edmond Abazi, qëllon pa asnjë arsye komunistin Ramazan Çamani…”!/ Relacioni sekret i ambasadorit nga Pekini, në 1975-ën
Dossier

“Vaso Dhono dhe Muharrem Shehu, grinden me njëri tjetrin, kurse Edmond Abazi, qëllon pa asnjë arsye komunistin Ramazan Çamani…”!/ Relacioni sekret i ambasadorit nga Pekini, në 1975-ën

July 1, 2022
“Në tetor ‘89, në mbledhjen e fshehtë të Byrosë, Ramiz Alia tha; sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar…”/ Refleksionet e ish-të burgosurit politik, Eugjen Merlika

“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
Dossier

“Shtjefën Kurti ka pёrshёndetur tё ashtuquajturёn ‘Pranvera e Pragёs’, me shpresёn se ajo qё ndodhi nё Çekosllovaki, me okupacionin sovjetik, do…” / Procesi i “Grupit të Gurëzit, Krujë, 1971

July 1, 2022
Next Post
Nga skenat operistike botërore në burgjet e regjimit komunist / Historia tragjike e Stavri Rafaelit që tentoi arratisjen dhe i pushkatuan vëllanë…

Nga skenat operistike botërore në burgjet e regjimit komunist / Historia tragjike e Stavri Rafaelit që tentoi arratisjen dhe i pushkatuan vëllanë…

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!