• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, May 30, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

Memorie.al
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
“Deda, i biri i Gjon Markagjonit, lindur në Orosh dhe me banim në sektorin Gjazë të rrethit të Lushnjes, t’i ndalohet qarkullimi në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe…”/ Vendimi i Komisionit të Internim-Dëbimeve, shkurt ‘72
“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
“Shoqja ime e ngushtë më pat treguar, edhe pse e kishte kushëri, Enver Hoxha i kish kërkuar të martohej me të, por ajo e quante…”!/ Rrëfimi i rrallë ish-nxënëses së “Nana Mbretneshë”!

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e dymbëdhjetë

Memorie.al / Që nga viti 1944, kur erdhi në pushtet e, deri në fundin e vitit 1990-të, regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, në bazë të teorisë dhe “mësimeve të Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit” si dhe ideologjisë që ata ideuan e u aplikua gati në gjysmën e botës, zhvilluan pa ndërprerje luftën e klasave, duke ekzekutuar, burgosur apo internuar kundërshtarët e tyre politikë. Në këtë kuadër, që nga dhjetori i vitit 1944, kur Enver Hoxha dhe qeveria që ai kryesonte zbritën nga malet dhe morën pushtetin, krahas ekzekutimeve me dhe pa gjyq, filluan edhe internimet e dhjetëra e qindra familjeve, që ata i konsideronin “klasa të përmbysura”, apo i akuzonin si; “armiq të popullit”, kryesisht familje të pasura apo të shtresës së mesme, ish-funksionarë të Monarkisë së Zogut, që gjatë periudhës së pushtimit të vendit, kishin aderuar apo kishin mbështetur organizatën nacionaliste “Balli Kombëtar” e Legalitetin.

Po kjo “praktikë”, pra masa ndëshkuese e internim-dëbimeve, do të zhvillohej edhe ndaj qindra e qindra komunistëve, (nga ata më të thjeshtët e, deri tek ish-anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së), deputetë, ministra, ushtarakë e funksionarë të lartë etj., e familjeve të tyre, të cilët Enver Hoxha dhe regjimi komunist në fuqi, do t’i shpallte “tradhtar, revizionistë, armiqtë të popullit”, etj. Nga viti 1944, e deri në 1949-ën, vendimi për internim-dëbimet bëheshin nga “Komisioni i Dëbimeve dhe Konfiskimit të Pasurive”, që funksiononte pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, komision i cili në vitet në vijim, e ndryshoi disa herë emërtesën, deri sa në vitin 1954, kaloi në varësi të Kryeministrisë, duke u quajtur “Komisioni i Internim-Dëbimeve”, i cili funksionoi rregullisht deri në vitin 1990.

Gjithashtu mund të lexoni

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia  

“Gjyla Leci nga Buçaj e Tropojës, ka të arratisur burrin e saj, Isuf Lecin, dhe kunatin, Shabanin, më pas u arratis në Jugosllavi kunata e saj, me 4 djemtë…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

Që nga viti 1954 e, deri në 1974-ën, kryetar i atij komisioni ishte Beqir Balluku, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, që mbante funksionin e ministrit të Mbrojtjes Popullore dhe njëkohësisht atë të zv. kryeministrit të qeverisë së kryesuar nga Mehmet Shehu, kurse zv. kryetar i komisionit, ishte ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, ndërsa si anëtarë, Prokurori i Përgjithshëm Dhori Panariti, e kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela. (Pas dënimit të Beqir Ballukut, në vitin 1974, funksionin e kryetarit të Internim-Dëbimeve, e mori zv. kryeministri Manush Myftiu, kurse pas dënimit të Kadri Hazbiut, funksionin e nënkryetarit e mori Hekuran Isai).

Ky komision, gjatë gjithë periudhës së ekzistencës e funksionimit të tij, dha me dhjetëra e qindra vendime, duke dëbuar e internuar me mijëra persona, të cilët hiqeshin me dhunë nga vendet e tyre të banimit dhe detyroheshin të jetonin e banonin në fshatra dhe zona të thella të vendit, nga jugu në veri. Kryesisht fshatrat me vendet e kampet e internimit ishin caktuar nga qeveria në zonën e Myzeqesë së Lushnjes e Fierit, (Savër, Çermë, Bedat, Grabian, Gradisht, Plug, Gjazë, Zhamë, Sulzotaj, Kryekuq, Karavasta, Shtyllas etj.), pra në pjesën qendrore të vendit, me qëllim që ata të ishin sa më larg kufijve shtetëror, që të mos arratiseshin jashtë Shqipërisë. Po kështu, përveç masave me internime dhe dëbime, komisioni qeveritar, jepte vendime edhe për sekuestrimin e pasurisë së të gjithë personave që arratiseshin nga Shqipëria.

Në bazë të ligjit përkatës me të cilin funksiononte Komisioni i Internim-Dëbimeve, një person, apo një familje, fillimisht internohej për pesë vjet, por ato përsëriteshin, duke u shtyrë çdo pesë vjet, aq sa familje të tëra, kryesisht nga Veriu i Shqipërisë, si: Gjonmarkajt e Mirditës, Kalosht, Sina-jt, Alia-jt, Demat, Dinet, Menat e Ndretë e Dibrës, Bajraktari e Kolgjini të Kukësit, Kola-jt, Allamant e Sulkurtët e Matit, Merlikat, Kupët e Bami të Krujës, Mirakajt e Pukës, Radi dhe Gjekaj të Shkodrës, Pervizt e Kurbinit, Mulletët e Petrelat Tiranës, apo ato nga Jugu i vendit, si; Dostët e Gjirokastrës, Frashëri dhe Çela të Përmetit e Kolonjës, Staraveckat e Skraparit, etj., etj., të cilët qëndruan në vendet e internimit deri në vitin 1991, kur dhe u shemb regjim i komunist. Madje disa prej tyre, edhe shumë vite më pas, sepse nuk kishin se ku të shkonin, pasi nuk u kishte mbetur asnjë kthinë ku të fusnin kokën!

Lidhur me sa më sipër etj., Memorie.al. ka siguruar një dosje voluminoze nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme që mban siglën “Tepër Sekret”, (por tashmë prej kohësh e deklasifikuar), me vendimet e Komisionit të Internim-Dëbimeve, të cilat po i publikojmë të plota dhe me faksimilet përkatëse; ku janë emrat e personave dhe familjet që janë dëbuar e internuar, apo u janë sekuestrimet e pasuritë, si dhe akuzat përkatëse për çdonjërin prej tyre.

                                                         Vijon nga numri kaluar

                        VENDIMI NR. 47 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                       TEPËR SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM                                               Grupi i III-të             

DËBIMEVE                           Tiranë, më 5.X.1967  

                     VENDIM Nr. 47

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 5.X.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,

                     VENDOSI:

Për arsye se zhvillojnë veprimtari armiqësore dhe paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore, të internojë për 5 vjet kohë, personat e poshtë shënuar:

11. Neki Qazim Burimi, i datëlindjes 1898, lindur në Psar të Zi të rrethit të Kolonjës, banues në Tiranë, shtresë e pasur, i martuar, me fëmijë, pa punë.

12. Rake Xhafer Burimi, e datëlindjes 1900, shtëpiake, e shoqja.

13. Bujar Neki Burimi, i datëlindjes 1931, me arsim të mesëm, me punë në Uzinën e Traktorëve, i biri, i martuar.

14. Stolie Bedri Burimi, e datëlindjes 1936, me arsim fillor, punëtore në Uzinën e Traktorëve, e shoqja e Bujarit.

15. Agim Qemal Burimi, i datëlindjes 1931, lindur në Psar të Zi të rrethit të Kolonjës dhe me banim në Tiranë, shtresë e pasur, me profesion gjeometër, teknik në Tensionin e Lartë, i martuar, me tre fëmijë.

16. Besnike Hasan Burimi, e datëlindjes 1933, edukatore fëmijësh në Kopshtin nr. 34. Prindërit e Besnikes kanë qëndrim të mirë, është e shoqja e Agimit.

17. Sanije Qerim Burimi, e datëlindjes 1907, shtëpiake, e ëma.

18. Suljeman Qemal Burimi, i datëlindjes 1933, me arsim 7 vjeçar, elektricist në N.I.SH. Elektrike, i martuar, i vëllai.

19. Razije Riza Burimi, e datëlindjes 1938, arsim 7 vjeçar, shtëpiake, gruaja e Sulejmanit.

Të internohen në Petë të rrethit të Vlorës.

20. Luan Qemal Burimi, i datëlindjes 1937, me arsim të mesëm, elektricist në N.I.SH. Elektrike, i martuar, i vëllaj.

21. Hamdije Xhemal Burimi, e datëlindjes 1943, me arsim të mesëm, infermiere në Spitalin Nr.3, gruaja e Luanit.

Të internohen në Libofshë të rrethit të Fier.

22. Josif Andon Kristiani, i datëlindjes 1908, lindur në katundin Izgar të rrethit Përmet, me banim në Tiranë, shtresë e mesme, arsim të mesëm, me profesion dentist, pa punë.

23. Ariadhi Jorgo Kristiani, i datëlindjes 1916, shtëpiake, e shoqja.

24. Tonina Kristiani, e bija e Josifit dhe Ariadhnisë, e datëlindjes 1950, nxënëse.

25. Angjeliqi Grigor Kotefa, e datëlindjes 1933, lindur në katundin Cekovicë të rrethit të Sarandë, me banim në Tiranë, e martuar me Dhimitër Kotefa, arsim fillor, shtëpiake, shtresë e pasur.

26. Kosta Dhimitër Kotefa, i datëlindjes 1951, student, i biri.

27. Ikbale Isuf Matja, e datëlindjes 1916, lindur dhe banuese në Tiranë, me arsim të mesëm, shtresë e mesme, punëtore në Ndërmarrjen “21 Dhjetori”, e martuar.

28. Fiqrete Seit Matja, e datëlindjes 1930, beqare, arsim fillor, shtëpiake, e bija.

29. Sabri Seit Matja, i datëlindjes 1931, me arsim 7 vjeçar, pa punë, i biri.

30. Hiqmete Seit Matja, e datëlindjes 1927, beqare, pa punë, e bija.

31. Suzana Seit Matja, e datëlindjes 1942, pa punë, e bija.

32. Shpëtim Seit Matja, i datëlindjes 1944, me arsim 7 vjeçar, punëtor në fabrikën e tullave silikate, i biri.

Të internohen në….

33. Hajredin Rauf Fratari, i datëlindjes 1942, lindur dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, me punë në N.SH.N. Tepelenë, si inxhinier, shtresë e pasur, beqar.

34. Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datëlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, me arsim fillor, shtëpiake, e ëma.

35. Isa Sami Kokalari, i datëlindjes 1909, lindur në Gjirokastër dhe me banim në Tiranë, shtresë e pasur, nëpunës, sot pa punë, i martuar

36. Nadire Muharrem Kokalari, e datëlindjes 1918, me arsim të mesëm, me profesion radiologe, me punë në ambulancën Nr. 9, e shoqja.

37. Bardhyl Emrulla Burimi, i datëlindjes 1936, lindur në Psar të Zi të rrethit Kolonjës, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, gjeometër në N.I.L. Komunale, arsim të lartë, përjashtuar nga Partia, i martuar.

38. Shefikat Tasim Burimi, e datëlindjes 1933, me arsim të mesëm, arsimtare në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”, gruaja e Bardhylit.

39. Skënder Emrullah Burimi, i datëlindjes 1932, me arsim të mesëm, pa punë, është i pa pasaportizuar në qytetin e Tiranës, është i vëllai i Bardhylit.

40. Drita Hekuran Burimi, e datëlindjes 1944, shtëpiake, e shoqja e Skënderit.

Të internohen në….

41. Ferit Xhemal Kulla, i datëlindjes 1917, lindur në katundin Turran të rrethit të Korçë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, me arsim të mesëm, punëtor në Ndërmarrjen “21 Dhjetori”, i martuar.

42. Rakibe Demir Kulla, e datëlindjes 1921, me arsim fillor, punëtore në Ndërmarrjen “21 Dhjetori”, e shoqja.

43. Shpresa Buran Kulla, e datëlindjes 1951, nxënëse, (sjellë me vete gruaja).

44. Kalosh Shemsi Kola, e datëlindjes 1938, lindur në katundin Macukull të rrethit të Matit, shtresë e pasur, me profesion shofer, me punë në Ndërmarrjen Rruga-Ura, me arsim 7 vjeçar, i martuar.

45. Handan Nazif Viçishta, e datëlindjes 1934, lindur në Turqi dhe banues në Tiranë, me arsim 7 vjeçar, pa punë, gruaja e Kaloshit. E përmendura ka vëllanë të arratisur.

46. Hatixhe Isuf Viçishta, e datëlindjes 1910, shtëpiake, pa punë, vjehrra e Kaloshit.

Të internohen në….

47. Jahja Sabri Panariti, i datëlindjes 1921, lindur në Bulgarec të Korçës, banues në Tiranë, shtresë e pasur çifligare, i martuar, i dënuar si kriminel lufte, punon si punëtor krahu në Ndërmarrjen Rruga-Ura.

48. Shpresa Muahrrem Panariti, i datëlindjes 1928, lindur në Korçë, banues në Tiranë, shtresë e varfër punëtore, është përjashtuar nga Partia, punëtore në kooperativën artistike, e shoqja.

Të internohen në….

49. Muhamet Selami Beqiri, i datëlindjes 1942, lindur në Libohovë dhe banues në Tiranë, punëtor në Uzinën “Enver”, me arsim 7 vjeçar, shtresë e pasur, beqar.

50. Behrije Qerim Beqiri, e datëlindjes 1907, lindur në Libohovë dhe banues në Tiranë, shtëpiake e ve, nëna e Muhametit.

51. Fatime Beqiri, e datëlindjes 1928, lindur në Libohovë dhe banues në Tiranë, me arsim të mesëm, punëtore në Ndërmarrjen Bujqësore “Gjergj Dimitrov”, beqare, motra e Muhametit.

Të internohen në…

52. Ferit Sulejman Selimja, i datëlindjes 1928, shtresë e pasur, lindur në katundin Mustafa Koçaj rrethit Tiranë, banues në Tiranë, me arsim fillor, i martuar, me fëmijë, me punë në Ndërmarrjen “21 Dhjetori”.

53 Shaban Sulejman Selimja, i datëlindjes 1931, i martuar, me punë si motoçiklist në Pasurinë e Shtetit, i vëllai.

54. Esma Sherif Selimja, e datëlindjes 1933, punëtore në Ndërmarrjen “21 Dhjetori”, e shoqja e Feritit.

55. Sanije Hasan Selimja, e datëlindjes 1922, pa punë, e shoqja e Shabanit.

56. Nazif Sulejman Selimja, i datëlindjes 1927, pa punë, vëllai i Shabanit.

Të internohet në…

57. Irakli Thanas Bollano, i datëlindjes 1915, lindur në Himarë të rrethit të Vlorës, banues në Tiranë, shtresë e pasur, i cilësuar kulak, me arsim 7 vjeçar, bojaxhi në Ndërmarrjen “21 Dhjetori”, i martuar.

58. Eftalia Jorgji Bollano, e datëlindjes 1915, shtëpiake e shoqja.

59. Amalia Petro Bollano, e datëlindjes 1931, shitëse në N.T.SH.U.S., është bashkëshortja e Nonda Bollanos, i cili punon në Berat, kunata e Irakliut.

Të internohen në …

60. Muharrem Rexhep Peposhi, i datëlindjes 1928, lindur dhe banues në Tiranë, shtresë e mesme, pa punë, i martuar.

61. Mustafa Rexhep Peposhi, i datëlindjes 1932, me arsim 7 vjeçar, pa punë, i vëllai.

62. Xhelal Rexhep Peposhi, i datëlindjes 1932, me arsim 7 vjeçar, pa punë, i vëllai.

63. Hajrie Ali Peposhi, e datëlindjes 1930, pa punë, e shoqja.

Të internohen në…

64. Mustafa Ahmet Rama, i datëlindjes 1927, lindur në katundin Peshkashesh të rrethit të Tiranës dhe me banim në Tiranë, me arsim fillor, me profesion marangoz në ndërmarrjen Rruga-Ura, shtresë e mesme fshatare, i martuar.

65. Nafije Rexhep Rama, e datëlindjes 1927, lindur në Pejë Jugosllavi, pa punë, gruaja e Mustafajt.

66. Rexhep Osman Alimani, i datëlindjes 1920, lindur në Margëllëç Çamëri, me banim në Tiranë, beqar, matrapaz.

67. Pembe Qemal Alimani, e datëlindjes 1886, e ve, shtëpiake, e ëma e Rexhepit.

68. Osman Rexhep Alimani, i datëlindjes 1949, me arsim 7 vjeçar, punëtor në Zdrukthtarinë “Misto Mame”, beqar, më parë ka qenë në shkollën e edukimit, i biri i Rexhepit.

69. Suat Maxhar Asllani, i datëlindjes 1903, lindur në Gjirokastër, banues në Tiranë, shtresë e pasur, me arsim të mesëm.

70. Hajrie Mustafa Asllani, e datëlindjes 1910, punëtore në Komunale, e shoqja.

71. Abedin Faslli Nepravishta, i datëlindjes 1898, lindur në Gjirokastër, banues në Tiranë, shtresë e pasur, me arsim të mesëm, i martuar dhe me fëmijë, pa punë.

72. Xhevate Ahmet Nepravishta, e datëlindjes 1901, shtëpiake, e shoqja.

73. Faslli Abedin Nepravishta, i datëlindjes 1926, me arsim të mesëm, gjeometër në ndërmarrjen “21 Dhjetori”, i biri.

74. Fatbardh Abedin Nepravishta, i datëlindjes 1928, me punë në Gjeologji, i biri.

75. Triumf Abedin Nepravishta, i datëlindjes 1932, me arsim të mesëm, me punë gjeometër në Ndërmarrjen “21 Dhjetori”, i biri.

76. Myrvete Sait Nepravishta, i datëlindjes 1934, e bija.

77. Vera Barjam Nepravishta, e datëlindjes 1938, e bija.

Të internohen në…

78. Dalip Jusuf Lleshi, i datëlindjes 1929, lindur në katundin Domje rrethi Tiranë dhe me banim në qytetin e Tiranës, shtresë e pasur, murator në Ndërmarrjen “21 Dhjetori”, me arsim fillor, i martuar, cilësuar kulak.

79. Haxhire Xhemal Lleshi, e datëlindjes 1934, analfabete, punëtore në Ndërmarrjen “21 Dhjetori”

Të internohen në …

80. Nefail Jusuf Sikuli, i datëlindjes 1912, lindur në Dibër të Madhe të Jugosllavisë, me banim në qytetin e Tiranës, shtresë e mesme, me arsim të mesëm, me punë në N.I.SH. Banesa.

81. Bedrije Ramadan Sikuli, i datëlindjes 1919, rrobaqepëse në N.I.R.G. Në vitin 1946, është dënuar për veprimtari armiqësore.

Të internohen në…

82. Gëzim Mahmut Çela, i datëlindjes 1933, lindur në Shkodër dhe me banim në qytetin e Tiranës, shtresë e mesme, piktor, pa punë, me arsim të mesëm.

83. Riza Kol Llupi, e datëlindjes 1905, lindur në Shkodër dhe me banim në qytetin e Tiranës, shtresë e mesme, mami, tani në pension, mëma e Gëzimit. Riza me burrin e saj, zyrtarisht është çkurorzuar, por vazhdon të mbajë korrespodencë me burrin dhe të marrë dollarë prej tij.

84. Gjon Llambi Harapi, i datëlindjes 1902, lindur në Shkodër dhe banues në qytetin e Tiranës, shtresë e pasur, me arsim të mesëm, punëtor në Komunale.

85. Viktorie Jovan Harapi, e datëlindjes 1905, lndur dhe banuese në qytetin e Tiranës, punëtore në Kombinatin “Josif Pashko”, e shoqja e Gjonit.

86. Harallamb Gjon Harapi, i datëlindjes 1925, me arsim të mesëm, punëtor në N.I.Sh. Elektrike, i biri.

87. Albina Lek Harapi, e datëlindjes 1933, me arsim 7 vjeçar, me punë në Kombinatin e Tekstileve “Stalin”, e reja.

Të internohen në…

88. Zenel Selam Beqiri, i datëlindjes 1931, lindur në Libohovë dhe banues në qytetin e Tiranës, shtresë e pasur, me arsim 7 vjeçar, punëtor në Komunale, i martuar, me fëmijë.

89. Fitnete Shefqet Beqiri, e datëlindjes 1942, me arsim fillor, punëtore në Fermën “Gjergj Dimitrov”.

Të internohen në….! Memorie.al

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                         KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU                                                   …………………..

PROKURORI I PËRGJITHSHËM                      KRYETARI GJYKATËS SË LARTË

      LEFTER GOGA                                                        ARANIT ÇELA  

                                                  Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai...”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Next Post

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si...”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

Artikuj të ngjashëm

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia   
Dossier

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia  

May 30, 2025
“Gjyla Leci nga Buçaj e Tropojës, ka të arratisur burrin e saj, Isuf Lecin, dhe kunatin, Shabanin, më pas u arratis në Jugosllavi kunata e saj, me 4 djemtë…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
Dossier

“Gjyla Leci nga Buçaj e Tropojës, ka të arratisur burrin e saj, Isuf Lecin, dhe kunatin, Shabanin, më pas u arratis në Jugosllavi kunata e saj, me 4 djemtë…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

May 29, 2025
“Në kufi me Greqinë gjendja paraqitet e nderë, fryjnë erërat e provokacioneve, ndaj forcat tona të armatosura, janë vënë në gatishmëri numër një dhe…”! / Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti
Dossier

“Kur Smajl Baruti me të motrën Olimbinë, po delshin prej shpisë së Asim Rusit, ku ishin mshehë, oficeri i Sigurimit, Shaban Sahiti, afrue me revole në dorë…”/ Historia e trishtë, e dy bijve të kolonel Ali Rizait

May 29, 2025
“Refije Hana Malaj (Koculi), 90 vjeç, lindur në Shkozë të rrethit Vlorë, me banim në Tiranë, është gruaja e Qazim Koculit, ish-eksponent i Ballit Kombëtar…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
Dossier

Nga familjet Macaj e Mirditës, Runa e Tepelenës dhe Xhindole e Lushnjes, te Beçi e Përmetit, Papa e Sarandës, e Alliu të Krujës… / Kush ishin familjet e njohura “reaksionare”, që u internuan në 1967-ën?

May 29, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Shef Degës Brendshme, Hilmi Seiti, si ish-student i gjimnazit të Shkodrës, disa prej ish-bashkënxanësve të tij, do t’i gjente në burg…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 29, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 27, 2025
Next Post
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si...”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!