• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, May 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Galeria e Fotove

Fotot me imazhet e panjohura/ Kur Enver Hoxha dhe Byroja Politike merrnin pjesë në ceremonitë zyrtare me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit

Memorie.al/ publikon dy foto me imazhe të panjohura të zhvillimit të ceremonive zyrtare shtetërore të festave të 28 dhe 29 Nëntorit, gjatë viteve të regjimit komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri. Në foton e parë shihet qartë e gjithë Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe kabineti ministror i kryesuar nga Kryeministri Mehmet Shehu, e cila është shkrepur gjatë ceremonisë së festimeve me rastin e 50 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, e cila u zhvillua në vitin 1962 në qytetin e Vlorës.

Asokohe e gjithë Byroja Politike dhe pjesëtarë të nomenklaturës komuniste të kohës, do ta vizitonin qytetin bregdetar dhe me atë rast, ata do të pozonin për foton në fjalë, e cila është realizuar në hyrje të godinës së ish Komitetit Ekzekutiv të Vlorës (sot Bashkia e këtij qyteti), godinë e ndërtuar që në vitin 1918, në mbarim të Luftës së Parë Botërore, në vorbullën e së cilës ishte përfshirë edhe Shqipëria.

Nga e majta në të djathtë, aty janë: Haki Toska, Abdyl Këllezi, Ramiz Alia, Spiro Koleka, Hysni Kapo, Mehmet Shehu, Mihallaq Gjinikasi, Enver Hoxha, Haxhi Lleshi, Gogo Nushi, Manush Myftiu, Adil Çarçani, Kadri Hazbiu. Ndërsa lart nga e majta, (rreshti i dytë), Beqir Balluku, Bilbil Klosi, Rita Marko, Josif Pashko, Tonin Jakova, Spiro Moisiu, Thoma Deliana, dhe Peti Shamblli. Më sipër tyre, (rreshti i tretë dhe i katërt), dallohen: gjeneral-leitnant Sadik Bekteshi, Todi Lubonja, Behar Shtylla, Vito Kapo, Shefqet Peçi, Pilo Peristeri, Kiço Ngjela, Koço Theodhosi, Ciril Pistoli, Aleks Verli, Pjetër Kosta, dhe Xhaferr Spahiu.

Në foton e dytë paraqitet Byroja Politike duke ndjekur nga tribuna e instaluar para Kryeministrisë, paradën ushtarake, të zhvilluar për nder të festimeve të 40 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë. Parada u zhvillua në 29 Nëntor të vitit 1984, dhe në këtë imazh shikohet qartë në qendër të fotos, Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të PPSH-së, Enver Hoxha, duke përshëndetur kuadratet ushtarake që parakalonin para tribunës së tyre në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Nga Liri Belishova, Beqir Balluku, e Spiro Koleka, dhe përse Enver Hoxha, nuk mori pjesë….”? / Zbulohen dy fotot e rralla të delegacionit zyrtar shqiptar, në ceremonitë e vdekjes së Stalinit, Moskë, mars 1953

“Nga Dom Frano Illia, Mikel Koliqi, Nikoll Troshani e Lec Sahatçia, te Eduart Vata, Mandi Koçi, Ziso Vangjeli, Ali Kaziu, Urim Elezi, etj., të cilët…”/ Zbulohet foto e rrallë e 25 të burgosurve të Zejmenit, në ’85-ën

Në krah të Enverit (nga e majta e fotos), ndodhet Ramiz Alia dhe Simos Stefani, kurse pas tyre në rreshtin e dytë, dallohen qartë: Shefqet Peçi, Vito Kapo dhe Spiro Koleka. Ndërsa në krahun tjetër të Enverit (nga e djathta e fotos), ndodhen: Prokop Murra, Adil Çarçani dhe Haki Toska, ndërsa pas tyre, janë: Vaid Boriçi (Shefi i Protokollit Qeveritar), Rrahman Hanku, Tahir Minxhozi, Xhaferr Spahiu dhe Themie Thomai.

Vendimi për të marrë pjesë Enver Hoxha në atë aktivitet jubilar, erdhi pas kërkesës së Ramiz Alisë dhe miratimin e “shokëve” të Byrosë Politike, pasi asokohe në popull, qarkullonin fjalë për gjendjen tejet të rënduar shëndetësore të “udhëheqësit kryesor të partisë”, madje sipas fjalës së Ramiz Alisë të mbajtur ato ditë në një nga mbledhjet e Byrosë Politike ku diskutohej për “shëndetin e Enver Hoxhës”, ai do të shprehej se: “Disa gazeta të huaja, kanë dhënë lajme të rreme, ku thuhet se shoku Enver Hoxha kishte vdekur”!

Për këtë arsye, me miratimin e Nexhmije Hoxhës dhe të stafit mjekësor, dhe me insistimin e Ramiz Alisë, i’u kërkua që Enveri të ishte prezent në atë aktivitet, ku është realizuar edhe foto në fjalë.  Kjo do të ishte dhe dalja e fundit në publik e udhëheqësit kryesor komunist shqiptar, Enver Hoxha, pasi rreth katër muaj më vonë, më 11 prill 1985, në moshën 77 vjeçare, ai do të vdiste në shtëpinë e tij, pas një sërë sëmundjesh./ Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur na e sollën trupin e pajetë të vëllait, një sy i varej mbi faqe nga goditjet me bajonetë, baba tha...”/ Dëshmia për ngjarjen tragjike të 28 nëntorit ‘44

Next Post

Kalendari Historik 30 Nëntor

Artikuj të ngjashëm

“Nga Liri Belishova, Beqir Balluku, e Spiro Koleka, dhe përse Enver Hoxha, nuk mori pjesë….”? / Zbulohen dy fotot e rralla të delegacionit zyrtar shqiptar, në ceremonitë e vdekjes së Stalinit, Moskë, mars 1953
Galeria e Fotove

March 7, 2025
“Nga Dom Frano Illia, Mikel Koliqi, Nikoll Troshani e Lec Sahatçia, te Eduart Vata, Mandi Koçi, Ziso Vangjeli, Ali Kaziu, Urim Elezi, etj., të cilët…”/ Zbulohet foto e rrallë e 25 të burgosurve të Zejmenit, në ’85-ën
Galeria e Fotove

“Nga Dom Frano Illia, Mikel Koliqi, Nikoll Troshani e Lec Sahatçia, te Eduart Vata, Mandi Koçi, Ziso Vangjeli, Ali Kaziu, Urim Elezi, etj., të cilët…”/ Zbulohet foto e rrallë e 25 të burgosurve të Zejmenit, në ’85-ën

April 2, 2024
Pamje nga vizita e delegacionit italian në Shqipëri nën kryesinë e admiral Roberto në prill 1930
Galeria e Fotove

Pamje nga vizita e delegacionit italian në Shqipëri nën kryesinë e admiral Roberto në prill 1930

January 29, 2025
Pamje nga liqeni i Shkodrës në vitet 1920
Galeria e Fotove

Pamje nga liqeni i Shkodrës në vitet 1920

July 6, 2023
Anëtarët e delegacionit shqiptar në Konferencën e Gjenevës F.Noli, B.Blishishti, H Mosi në vitet  1921-1924
Galeria e Fotove

Anëtarët e delegacionit shqiptar në Konferencën e Gjenevës F.Noli, B.Blishishti, H Mosi në vitet 1921-1924

June 24, 2023
Ushtarakë e civil duke udhëtuar me vaporin “Jolanda” në Bunë, Shëngjin, Pulaj etj. në vitet 1922-1930
Galeria e Fotove

Ushtarakë e civil duke udhëtuar me vaporin “Jolanda” në Bunë, Shëngjin, Pulaj etj. në vitet 1922-1930

June 19, 2023
Next Post
Kalendari Historik 18 Nëntor

Kalendari Historik 30 Nëntor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!