• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 16, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Fjala e panjohur e Enverit: “Nga sëmundjet që kanë Hysniu me Hakinë, duhet t’i lehtësojmë pak, kurse Ramizi që është më i ri…”/ Mbledhja për shëndetin e “shokëve të udhëheqjes”

Fjala e panjohur e Enverit: “Nga sëmundjet që kanë Hysniu me Hakinë, duhet t’i lehtësojmë pak, kurse Ramizi që është më i ri…”/ Mbledhja për shëndetin e “shokëve të udhëheqjes”
Fjala e panjohur e Enverit: “Nga sëmundjet që kanë Hysniu me Hakinë, duhet t’i lehtësojmë pak, kurse Ramizi që është më i ri…”/ Mbledhja për shëndetin e “shokëve të udhëheqjes”
Fjala e panjohur e Enverit: “Nga sëmundjet që kanë Hysniu me Hakinë, duhet t’i lehtësojmë pak, kurse Ramizi që është më i ri…”/ Mbledhja për shëndetin e “shokëve të udhëheqjes”
“Si u’a morëm pasuritë në miliona USD, që kishin jashtë 10 shqiptarët më të pasur, duke…”/ Raporti sekret i ’62-it me shënimin e Enverit

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një dokument të panjohur të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), i cili i përket datës 10 janar të vitit 1973, ku bëhet fjalë mbi një mbledhje të sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, ku Enver Hoxha ka folur lidhur me shëndetin e “shokëve të udhëheqjes”, duke diskutuar konkretisht për sëmundjet që kishin Hysni Kapo, Haki Toska dhe ai vetë me diabetin. Diskutimi i plotë e Enverit në atë mbledhje për sëmundjet e disa prej anëtarëve të Byrosë Politike dhe sekretarëve të Komitetit Qendror që kishin ngarkesë të madhe pune dhe propozimet konkrete të tij, se si do të liroheshin disa prej tyre nga punët e shumta që ata kryenin, fillimisht duke shtuar në organikë edhe një Sekretar të Komitetit Qendror, si dhe duke mos pranuar më raporte e materiale të gjata nga vartësit e tyre!

“Natyrisht, asnjë nga ne nuk i shmanget punës, përkundrazi ne bëjmë të gjitha përpjekjet e mundshme për të kryer detyrat plotësisht, po vihet re se shpesh kalohet mbi rregullat që duhet të zbatojmë në punë lidhur me shëndetin. Fakt është se pikërisht për këto arsye duken disa shqetësime shëndetësore si te Hakiu, edhe te Hysniu edhe tek unë. Prandaj tani është koha të marrim disa masa për ta vënë më në rregull ngarkesën tonë me punë, kryesisht të përmirësojmë metodën dhe stilin e punës këtu, në aparatin e Komitetit Qendror”. Kështu është shprehur në mes të tjerash Enver Hoxha në diskutimin e tij në një nga mbledhjet e Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, ku si temë kryesore ka qenë “Të tregojmë kujdes për shëndetin e shokëve të udhëheqjes”. Për më shume se çfarë është diskutuar në atë mbledhje të datës 10 janar të vitit 1973, na njeh dokumenti në fjalë që Memorie.al e publikon.

Fjala e Enverit në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, me temë: “Të tregojmë kujdes për shëndetin e shokëve të udhëheqjes”

Gjithashtu mund të lexoni

“Deda, i biri i Gjon Markagjonit, lindur në Orosh dhe me banim në sektorin Gjazë të rrethit të Lushnjes, t’i ndalohet qarkullimi në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe…”/ Vendimi i Komisionit të Internim-Dëbimeve, shkurt ‘72

“Më 1917, prova e një austriaku, rezultoi e suksesshme, pasi mrekullia e filmit i kish mahnitur qytetarët-fshatarë të Tiranës, që binin ende erë dhe…”/ Kur kryeqyteti gumëzhinte nga kinematë?!

                Diskutim në mbledhjen e Sekretariatit të KQ të PPSH

 10 janar 1973

Meqenëse jemi mbledhur, doja të flisja pak për kujdesin që duhet treguar për ruajtjen e shëndetit të shokëve të udhëheqjes, në mënyrë të veçantë të shëndetit tuaj, shokë të Sekretariatit. Nuk dua të futem në çështjet që u përkasin mjekëve, këshillat e të cilëve duhet t’i zbatojë çdonjëri prej nesh. Të gjithë e kuptojmë rëndësinë e tyre. Por lidhur me shëndetin unë e kam fjalën për organizimin e punës këtu, në Sekretariatin e Komitetit Qendror.

Mendoj se ju, të tre shokë sekretarë dhe në mënyrë të veçantë Hysniu me Hakiun, jeni shumë të ngarkuar me punë. Për këtë, të gjithë e kemi për detyrë të shqetësohemi. Lidhur me ngarkesën e shokut Ramiz, mendoj se gjendja nuk është shqetësuese, për arsye se është ca më i ri se ne të tjerët dhe me shëndet të mirë.

Natyrisht, asnjë nga ne nuk i shmanget punës, përkundrazi ne bëjmë të gjitha përpjekjet e mundshme për të kryer detyrat plotësisht, po vihet re se shpesh kalohet mbi rregullat që duhet të zbatojmë në punë lidhur me shëndetin. Fakt është se pikërisht për këto arsye duken disa shqetësime shëndetësore si te Hakiu, edhe te Hysniu, edhe tek unë. Prandaj tani është koha të marrim disa masa për ta vënë më në rregull ngarkesën tonë me punë, kryesisht të përmirësojmë metodën dhe stilin e punës këtu, në aparatin e Komitetit Qendror.

Në radhë të parë, mendoj të lehtësohemi ca, nga punët e shumta të përditshme. Në radhë të dytë, të lehtësohemi duke vendosur një rregull, stil e metodë pune më të mirë nga ai i gjer tanishmi. Se për çfarë stili e metode është fjala, ne kemi folur edhe herë të tjera, megjithatë gjer tani ngarkesa e secilit nga ne është e tillë që juve, sidomos, ju sërviren çdo ditë materiale të shumta, bëni takime të shumta, që ju shkaktojnë lodhje të madhe fizike e mendore.

Kjo sjell pastaj pasojat e veta në organizmin tonë, që shprehen me shqetësime të zemrës, dhimbje koke etj. Prandaj, propozoj që shokët sekretarë të Komitetit Qendror të lehtësohen ca nga punët e shumta, sidomos Hysniu dhe Hakiu. Po si mund të bëhet ky lehtësim konkretisht? Për këtë mendoj se ka dy rrugë: E para është që shokët, të cilët punojnë me ju, të marrin përgjegjësi të plota për sektorët ku janë ngarkuar. Kur shihni se ata ju sërvirin orë e çast çështje të vogla për të zgjidhur, në asnjë mënyrë nuk duhet t’i pranoni. Ju nuk duhet as të lejoni t’ju sjellin materiale të papërpunuara, t’ju pasojnë të lexoni me qindra faqe materiale në ditë, për të cilat kërkohet t’u jepni mendimin.

Ata duhet të mësohen të punojnë në mënyrë të tillë që nga një material i gjatë, ta zëmë, prej 50 faqesh t’ju paraqesin esencën, vetëm pesë faqe, kurse për zgjidhjen e problemeve të tjera që ngrihen aty, të mendojnë vetë, t’i tretin mirë, pastaj të marrin masa dhe përgjegjësi e të vijnë t’ju raportojnë juve thelbin e çështjes.

Përveç këtyre që thashë, të cilat duhet të zbatohen absolutisht këtej e tutje, mendoj se në Sekretariatin e Komitetit Qendror, kemi nevojë edhe për një sekretar tjetër. Me se do të merret sekretari i ri I Komitetit Qendror? Me ata sektorë që mendojmë t’ia heqim Hysniut dhe Hakiut për t’i lehtësuar. Se cilët sektorë do t’u heqim Hysniut dhe Hakiut nuk e vendosim dot sot, këtë mendojeni ju vetë, diskutojeni me njëri-tjetrin, pastaj e shohim bashkërisht.

Hakiu, mendoj të shkarkohet akoma më shumë se Hysniu, jo se sëmundja e tij është diçka serioze, po natyra e sëmundjes së tij e kërkon këtë lehtësim. Ai e njeh vetë sëmundjen që ka dhe një gjë e tillë është absolutisht e nevojshme. Çështja e veseve të zemrës është delikate, prandaj të sëmurit nuk mund t’i fshihet, ashtu sikurse nuk mund të më fshihet mua diabeti që kam, ndryshe do t’u futesha të ngrënave pa kufizim dhe do të dëmtohesha.

Kjo do të thotë se mjekët duhet të na i thonë neve medoemos sëmundjet që kemi, të na bëjnë të qartë situatën, që të dimë si të mbrohemi dhe çfarë regjimi të mbajmë. Këto çështje i diskutoni më parë me njëri-tjetrin dhe, kur të keni arritur në përfundim, bisedojmë përsëri si do të veprojmë e t’i bëjmë propozimet përkatëse Plenumit të ardhshëm të Komitetit Qendror.

Më parë ne duhet t’ia paraqesim realisht situatën Byrosë Politike, e cila besoj se do ta pranojë shtimin e një sekretari tjetër të Komitetit Qendror. Duhet të kuptojmë mirë se shëndeti ka lidhje me jetën, po edhe me punën e Partisë. Qëllimi i Partisë është që njerëzit e udhëheqjes, sidomos, të japin për Partinë, sa më shumë e sa më gjatë gjersa të kenë forca.

Është e natyrshme që vijnë momente biologjike, kur duhet frenuar veprimtaria e shokëve. Kjo është në interesin e dyfishtë, të Partisë dhe të shokëve kryesorë, të cilët duhet t’i ruajmë, ndërsa të tjerëve, më të rinjve, t’u japim përgjegjësi. Sot ne marrim një masë të tillë, në një kuadër të ngushtë, në krahasim me atë që mund të marrim nesër, kur ndonjëri nga ne mund të lehtësohet akoma më tepër.

Kështu si po fillojmë të veprojmë ne, edhe shokët më poshtë mësohen të marrin më shumë përgjegjësi dhe të kryejnë me guxim detyrat, të kenë edhe satisfaksion më tepër në punë. Prandaj t’i racionalizojmë sa më mirë energjitë, këto të shpenzohen atje ku nevojiten më tepër. Këtë e lypin interest e Partisë./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kush e spiunoi dhe si u ekzekutua me artileri në shpellën e Rrjollit, deputeti rebel që kundërshtoi kolektivizimin...?!

Next Post

Kalendari Historik 19 Janar

Artikuj të ngjashëm

“Xhaxhai im, Akile Tasi, pasi qëndroi për 30 vite te ‘Vatra’ në SHBA-ës, si redaktor i ‘Dielli’-t, u kthye në atdhe ku vuajti 17 vite burg në Burrel dhe vdiq atje, pasi…”/ Historia e trishtë e mikut të Fan Nolit
Dossier

“Deda, i biri i Gjon Markagjonit, lindur në Orosh dhe me banim në sektorin Gjazë të rrethit të Lushnjes, t’i ndalohet qarkullimi në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe…”/ Vendimi i Komisionit të Internim-Dëbimeve, shkurt ‘72

May 16, 2025
“Më 1917, prova e një austriaku, rezultoi e suksesshme, pasi mrekullia e filmit i kish mahnitur qytetarët-fshatarë të Tiranës, që binin ende erë dhe…”/ Kur kryeqyteti gumëzhinte nga kinematë?!
Dossier

“Më 1917, prova e një austriaku, rezultoi e suksesshme, pasi mrekullia e filmit i kish mahnitur qytetarët-fshatarë të Tiranës, që binin ende erë dhe…”/ Kur kryeqyteti gumëzhinte nga kinematë?!

May 16, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Dossier

“I ligu Sirri Çarçani që ishte dërgu me mision nga Tirana pas prishjes me Jugosllavinë, hyni në qelinë time dhe më tha; e shikon atë qoshe, aty do të varim ty, sepse…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 15, 2025
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Janë elementë me qëndrim të keq politik dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, prandaj të internohen…”/ Zbulohet dosja voluminoze me emrat e qindra personave që përfunduan në “gulagët” e komunizmit

May 15, 2025
“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 14, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“I lartpërmenduri u ekzekutua në kohën dhe në vendin e caktuar e, fjalët e tij të fundit ishin…”/ Proces-verbali pushkatimit të Hamit Myrtja më 30.12.’76, nga hetuesi Sh.Ç., prokurori R.K. dhe zv.shefi Policisë, B.Sh

May 14, 2025
Next Post
JANARI

Kalendari Historik 19 Janar

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!