Nga Prof. Dr. Hakif Bajrami
Memorie.al / Më 1981 pushteti serb, madje të gjithë sllavët e jugut, do të vërsulen ndaj shqiptarëve se: “po i detyrojnë kolonët, të shpërngulen nga Kosova”. E vërteta, të gjithë UDB-ashët që ishin diskredituar më 1966-ën, do të mrizojnë me pensione të majme, dhe të pushueshëm, do ta presin shansin e pare, për vërsulje ndaj shqiptarëve. Ai shans për ta ishte, kur rinia patriotike shqiptare, provoi më 1981-in, të ngrihet në kryengritje, por mjerisht ende nuk kishim: “vetëdije popullore për mejdan”. Dhe nga kjo kohë, pushteti serb, nuk do të le gur pa lëvizë, me të vetmin qellim, për ta “konvertuar” së pari Kushtetutën e vitit 1974.
Aty e kishte vegën shovinizmi neofashist i Serbisë, duke ndryshuar kushtetuta. Po, do të themelohet ‘Komision Special’ për kthimin e serbëve dhe malazezëve në Kosovë. Ata ishin shpërngulë, për dy arsye: për kah origjina, ishin kolonë të kralit ose Titos; së dyti; nuk mund t`i duronin kuadrot e reja e të shkolluara shqiptare. E këta, nuk duronin që të janë qytetarë të rendit tretë, sepse të parët, ishin serbët, të dytët, ishin “shqiptarët e ndershëm”, ish-udbashët.
Nuk ka kaluar muaj nga viti 1981, pa u bërë analiza detaje, për kthimin e ish-kolonëve sllavë, sepse vetëm përmes tyre, mund të mbahej populli shqiptar, i nënshtruar. Kjo fushatë, do ta ketë embrionin në “Librin e kaltër 1976”, do të rigjenerohet me “Memorandumin” e Akademisë serbe, më 1986. As dokumenti i pare, e as i dyti, nuk pati fuqi t`i instalojë ish-udbashët, serish në pushtet, për ta sunduar Kosovën.
Dhe si pasojë e këtij ngërçi, se ish-kuadrot e UDB-ës dhe të partisë, nuk do të munden ta PËRBALLOJNË fuqinë intelektuale dhe politike të kuadrove të reja shqiptare, prandaj, më 1987-ën, do të fillojë punën, së pari në Lidhjen Komuniste të Serbisë, e pastaj, puna do të shpërndahet në Parlamentin e Jugosllavisë, prej kah do të lind “Programi Jugosllavë për Kosovën 1988”.
Ky Program, ‘de facto’, e hapi shansin që Kosova të kthehet në pozitë teritorialo administrative, në Statut të viteve: 1945, 1948, 1953, 1963. Pra Kosova, sipas Beogradit, nuk mund të ketë; as Ligj Kushtetues; nga viti 1969, e lëre ma Kushtetutë!
Amendamentet Kushtetuese, janë debatuar kudo nëpër Kosovë, më 1988-ën, dhe 97 % e debateve, nuk është pajtuar me ndryshimet që i ëndërronte pushteti neofashist serb. Lidhur me këtë, Sllobodan Millosheviqi, do të shpërthej publikisht se: “Kushtetutën, do ta ndryshojmë, institucionalisht dhe jashtëinstitucionalisht”. Lidhur me këtë karrieristët dhe klosharët shqiptarë, nuk do ta kuptojnë këtë atentat dhe grusht-shtet, që po i përgatitej Kosovës.
Në këto rrethana, burgjet ishin të mbushura me të rinj patriot dhe revolucionar të pamposhtur. Dihet se 23 marsi 1989, ishte ditë e kobshme për Kosovën. Pas këtij grusht-shteti, intelektualët e vërtetë, e dinin se pa luftë të armatosur, ma nuk mund të kthehet gjendja në Kushtetutën e vitit 1974, e lere ma të avancohet Kosova, në Republikë të shtatë, që atëherë ishte mendim dominant.
Në këto rrethana, Deklarata e 2 korrikut 1990, ishte një kthesë shumë domethënëse, për ta kthyer në popull shpresën. Së dyti, guximi dhe patriotizmi i disa të rinjve dhe të rejave, ishte një paralajmërim se; populli shqiptar, ma nuk duron robëri. Për ta FRIKËSUAR RININË PATRIOTIKE, Serbia, do ta vejë në ball policinë, milicinë dhe ushtrinë, që ne nuk i kishin nën komandën tonë.
Ndodhi ky fenomen sepse, në nivelin intelektual shkencor, nëpër tubime ndërkombëtare, punëtorët e shkencave shoqërore në Kosovë, e kishin arritur nivelin dhe ma nuk ishin në asnjë pozitë inferior ndaj serbëve, që ishin mësuar të thonë: “atje poshtë” (mendohej për Kosovë).
E gjeografikisht, dihet se Kosova, nuk ishte “poshtë”. Në polemika më 1988-ën, do të u thuhet se: “Nuk jemi ne poshtë, ne jemi lartë, sepse uji nga Kosova rrjedhë teposhtë, kah Beogradi”. Dhe, nuk do të vonojë dhe Kuvendi i Kosovës, më 7 shtator 1990, në Kaçanik, do ta shpallë Kosovën Republikë të shtatë, sikurse njësitet tjera federative. Vallja patriotike me këtë akt KONSTITUCIONAL, nuk do të ketë ma të ndalur. Informata, ishte e pandalshme, sepse bota ishte bërë shumë e vogël, për fuqinë e saj (të informatës).
E serbët dhe administrata e tyre e kalbur, mendonin se janë në vitet: 1912, 1918, 1945, kur vrisnin e pushkatonin familje e individ, dhe askush nuk dinte asgjë. Tash, ishte “këngë” tjetër! Por, për ta mbajtur popullin Serb, në pozitë “superiore”, pushteti, nuk do ketë ide që t`i përkrahë rrethanat e reja, jo vetëm në katrahurën Jugosllave, por edhe në botë.
Serbia, për ta kthyer realitetin politik, në pozita të para vitit 1966, do ta fillojë për-gjakësinë kriminale, me metoda të vjetra, të reja, ku vetëm tanket i kishin shtesë, nga mjetet e mëparshme. Në megalomaninë e tyre, se: “janë me ushtri të katërt në Evropë”, serbët, e filluan luftën së pari, kundër rinisë shkollore më 1981-in.
Pastaj, dhunën e bartën kundër FAMILJEVE EMBLEMATIKE shqiptare, krejt me qëllim, që t`e frikësojnë popullin, duke provuar t`i tregohen “muskujt” e, tankeve dhe pizgaverëve, tytave dhe thikave të helmosura, me seleksionim.
Pikërisht, së pari, në Llapin e Ramë Vllasës, OSMAN MANOLLIT-Pollatës. Pikërisht, kundër familjes së këtij të fundit, do ta programojnë fillimin e realizimit të programeve të vjetra. Shtrohet pyetja; nëse më 7 shtator 1990, është aprovuar Kushtetuta e Kaçanikut, më 13 shtator 1990, do të sulmohet brutalisht nga milicia dhe ushtria serbiane (jugosllave).
Familja MANOLLI e POLLATËS, që mbante miqësi me Demë Ahmetin, me Murat Xhakën, Ahmet Delinë, e besa edhe me Haxhi Zekës, sepse, Oda MONOLLI dhe POPOVA, ishin konak i sigurt, më 1910-ën dhe 1912-ën, për Hasan Prishtinën dhe Isa Boletinin, prej kah doli shembulli më sublim kombëtar, KUVENDI I MURGULLËS, më 1920, prej kah u lëshua KUSHTRIMI, për kryengritje kundër okupatorit, me Program të Komitetit Kosovës.
Si dukej, plani i sulmit ndaj Familjes emblematike, MONOLLO, më 13 shtator 1990, dëshmojnë dokumentet sekrete fashiste serbe. Dokumentet që posedohen, janë argumente se kemi të bëjmë me një pushtet neofashist, që programon shfarosjen e një populli të tërë, vetëm pse nuk është sllavë, dhe bota, në fillim i beson, sepse viktima, nuk kishte as krah as miq, as forcë, përpos drejtësisë, sakrificës dhe guximit e shpresës.
Dhe plani për shfarosjen e Familjes MANOLLI, (LATIFI) – Pollata, ishte koduar me shifrën: “MUNJA” – “RRUFEJA”. Për realizimin e këtij programi ishin angazhuar 135 milicë, 60 ushtarë, me tërë arsenalin vrasës që posedonte shteti.
Tabela koduese, e aksionit “Rrufeja”, ishte shoqëruar me koncepte gjeografike. “Regjioni për sulm”, e kishte shenjën 21, kazerma ku përgatitej sulmi, ishte e koduar me numrin 20, qendra e Sigurimit në Prishtinë, me numrin 19, organizimi i Sigurimit publik në Podujevë, me numrin 18, rezerva në Kerpimeh, me numrin 23, rezerva ndihmëse në Leban, me numrin 22, vendi ku duhet zbatuar dhunën në Pollatë, me numrin 24, vendi kah duhej siguruar suksesin e dhunës, fshati Sllatina, me numrin 25, vendi rezervë i suksesit, në Zhiti, me numrin 26, shtëpiat për bastisje (lexo për vrasje dhe shkaktim të frikës në popull), me numrin 27, vendi ku do të përdorej dhuna e shtuar, nëse nuk arrihet sukses në planin e pare, në Pollatë, ishte koduar me numrin 28, në fshatin Metohi, punkti me forca rezervë, ishte koduar me numrin 31, punkti ku sigurohej i pari, me shifër II.
Efekti duhej të shënonte frikë dhe: “populli, duhej me dy tri vrasje mizore ,të vihet në lëvizje, për të patur adute tjera, që mizoritë të vazhdohen edhe me viktima, përtej numrit 10, por jo ma shumë për fillim”.
Makineria vrastare serbe, kishte program shfarosës, që e përdori nga Pollata (13 shtator 1990), e deri te Familja Shaban Jashari në Prekaz (4-5 mars 1998), dëshmojnë dokumentet serbe. Lidhur me këtë, së pari fillimi i aksionit dhe kryerja e detyrës fillestare, quhej “Lanac 1” (zingjiri 1), bashkimi i kolonave vrastare, quhej “LANAC 2” (zingjiri 2), nisja e aksionit, quhej “Livada” (-Livadhi), ndalja e aksionit, quhej “Trava” (bari), vija e bllokadës, quhet në dokument; ‘Kanar’ (Peshojë), lidhja e bllokadave, quhej “Çvor” (nye), izolimi i personave në objekte, quhej ‘KRUG’- (Rreth), kontrollimi i objektit, mban kodimin “VETAR” (Era), personat për izolim dhe burgosje, quheshin “JEZH” (Iriqi), armët e gjetura (që vet i plasonin, nëse nuk ka), duhej të quheshin “KOPRIVA” (hitha), personat e privuar nga liria, quheshin “BREZA” (pisha”) që digjen, mund të mbytën dhe asgjë, personi i plagosur, quhej “LIST” (gjeth), që nuk vlen pesë pare, personi i vdekur, quhet; “Kaktus” edhe shqip është ashtu, roja e vendit, që duhej ta hapte zjarrin vrasës, quhej; “PLAMEN” (flaka) që duhej ta kallte shtëpinë, ose ta rrënonte me dinamit, milici që ishte më afër se ushtari, quhej; ‘kremen’, diçka që shkrep si guri brincsak, si eshka që e kap zjarrin për një herë, vendasi që po sulmohej, vritej ose burgosej, quhej; ‘trin’ – there, transportieri i blinduar, quhej; ‘lim’, lumi Lim, USHQIMI i VRASTAREVE, QUHET; ‘KITIJA’, uji për programuesit e shfarosjes së familjes stabile shqiptare, quhet; ‘Limenka’.
Personat që i kishin hy realizimit të këtij programi, për shfarosje të shqiptarëve, kishin kode numërore dhe përshkruese. Në çdo aksion, theksohet roli i shfrytëzuesit, shenja thirrëse, puna dhe niveli rezervë, që duhej vazhduar aksionin. Udhëheqësi I grupit për bllokimin e objektit, që po rrethohej përmes kodit “Rrufeja”, kishte shenjën numërore 12, kurse puna që duhej kryer, ishte koduar me shifrën 50+50.
Zëvendësi i këtij aksioni, e kishte shenjën numërore 13, udhëheqësi i grupit për bastisje, 21, zëvendësi, 22, drejtuesi i nëngrupit, 23, drejtuesi rezervë i nëngrupit, 24, udhëheqësi i nëngrupit për furnizim, 25, marica e pare, 61, marica e dytë, 62, grupi për sigurimin sanitar, 63.
Komanda e forcave për sigurim, 71, drejtuesi i forcave speciale, 81, shtabi i aksionit “Rrufeja” nr. 1,Komandanti nr. 2, zëvendësi nr. 3, anëtari i shtabit për operative, nr. 4, drejtuesi i bllokadës nr. 11, kodimi i forcave motorike; “Rrufeja” nr. 31, drejtimi i helikopterëve; “Rrufeja” nr. 41, lidhja e grupeve; “Rrufeja” nr. 51, servisi nr. 91, mbarimi i Kodit “Rrufeja” nr. 101.
Me këtë program, që i prezantohet opinionit për herë të parë, si eksperiment politiko-ushtarak, për tërë makinerinë neofashiste serbiane, ishte terrorizimi i Familjes MANOLLI, në Pollatë, më 13 shtator 1990, që do të thotë se; aksioni vrastar serb, kishte filluar gjashtë ditë pas aprovimit të Kushtetutës Kaçanikut.
Në këtë aksion ushtrako-policor, janë VRARË; Besim Latifi- Manolli- vritet në prag të odës dhe Skënder Latif Manolli, vritet me snajper, sepse e çanë rrethimin. Pushteti, për ta treguar qëllimin, i arreston 30 persona, duke i maltrajtuar, deri ë alvanosje.
Ky sulm ushtrako-policor, ndërmerret në Pollatë, krejt me qellim, për ta frikësuar tërë popullin e Rrafshit Kosovës. Ndërsa në të njëjtën kohë, në Komunën e Klinës, vriten Shtjefen Dushi dhe Simenon Dushi, me qellim; për ta frgësuar tërë Rrafshin e Dukagjnit. Sulmi u bë, për ta gjurmuar ku fshihen deputetet e Kushtetutës Kaçanikut, nga 7 shtatori 1990.
Sipas dokumenteve ushtarake policore serbe, në vijim, mbetej që të zbatohet një plan i ri, me kodin; “RRUFEJA 2”, ku parashihet vrasja e më shumë se dy personave, por aksioni, nuk guxonte të mbaroi, së pakut pa u “likuiduar 10 terroristë”, të cilët janë pa emër, pa e sulmuar askënd, por arma e tyre, duhej të ishte si letërnjoftim, se ishin shqiptarë. Memorie.al