• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, January 5, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Enver Hoxha ia preu shqipes gjysmën e gjuhës me gërshanen e ideologjisë së tij të shëmtueme, ngase çdo fjalë e gegnishtes i tingëllonte si…”/ Refleksionet e kantautorit të njohur nga Shkodra

“Enver Hoxha ia preu shqipes gjysmën e gjuhës me gërshanen e ideologjisë së tij të shëmtueme, ngase çdo fjalë e gegnishtes i tingëllonte si…”/ Refleksionet e kantautorit të njohur nga Shkodra
“Enver Hoxha ia preu shqipes gjysmën e gjuhës me gërshanen e ideologjisë së tij të shëmtueme, ngase çdo fjalë e gegnishtes i tingëllonte si…”/ Refleksionet e kantautorit të njohur nga Shkodra
“Sapo u larguan gjermanët, xhenierët italianë dolën fshehtas natën nga shtëpia e Vehbi Bushatit dhe shkuan në lagjen ‘Livadhe’, te depua e municionit…”/ Ana e panjohur e 28 nëntorit ‘44, si shpëtoi Shkodra?!
“Enver Hoxha ia preu shqipes gjysmën e gjuhës me gërshanen e ideologjisë së tij të shëmtueme, ngase çdo fjalë e gegnishtes i tingëllonte si…”/ Refleksionet e kantautorit të njohur nga Shkodra
Problematikat e projekt – idesë së rishkrimit të Historisë së Shqipërisë nga Akademia e Shkencave

Nga Gjokë Vata

                                    – DY DIALEKTE, NJI KOMB: NJI E DREJTË E MOHUEME –

Memorie.al / Njeriu e krijoj foljen paskajore në nderim të paskajshmënis së perëndishme të Zotit. Prandej infinitivi ashtë mjeti shprehës ma i fuqishëm i mendimit njerëzor. Kjo e vertetë na dëshmon se mungesa e tij ashtë ma e pazevendësueshmja në botë e, heqja e paskajores, krimi ma i pa shembullt kundër gjuhësisë. Ndërgjegjia më tha: edhe pse nuk je i këtij profili, të ymë laj, tue dhanë kontributin tand në mbrojtjen e kësaj të drejte, që përban kërkesat ma thëlbësore të identitetit kombëtar, sikur janë liria e Atdheut e gjuha sa ma dinjitoze, në mbrojtje të së cilës do të duhej m’u rreshtue çdo folës i saj, që e ka mësue fjalën gjuhë.                        

Ky rreshtim mbrojtës vendosë në plan të parë intelektualët e kombit me në krye gjuhëtarët. Bashkoje pra zanin tand me korin e kushtrimtarve të së drejtës; edhe pse numri i këtyne kushtrimtarve ashtë i vogël, shërbimi për të drejtën e përcjellë shumë e shumë ma larg në kohë jehonën e zaneve tua, se sa jehonen e volumit të zaneve që i çjerrë britma e padrejtësisë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Shkolla e parë shqipe është hapur në Labovë në mars 1861, me mbështetjen e Vangjel Zhapës, i cili nuk e mbështeti Naum Veqilharxhin për abetaren, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

“Kur gjykatësja ndërkombëtare i tha kolonelit; faleminderit që erdhët në gjyq, por, a s’patët frikë se ju ndjekin për t’ju vrarë?! – ai…”/ Ana e panjohur e komandant Tahir Zemaj, që u vra më 4 janar 2003

E na jo vetëm shpresojmë, por jemi edhe të bindun se qëllimin e dëshirën tonë e ardhmja ka me i ba nji, sepse ngadhnjimin e së drejtës e garanton Zoti, kurse vonesa zgjatë kohën e turpit të shkaktarve të sajë. Enver Hoxha ia preu shqipes gjysmën e gjuhës me gërshanen e ideologjisë së tij të shëmtueme, ngase çdo fjalë e gegnishtes i tingëllonte si marrsh funebër i politikës së tij.

Ai mendoi me e ngujue gegnishten në burgun e përjetshëm e çelsat e atij burgu me i pasë gjithmonë në dorë edhe kur mos të jetë ma ai e, as Enverizmi. Kujtojmë se të vetmet tekste të shkrueme gegnisht mbas Kongresit të Drejtshkrimit të 1972-it, ato që i kushtoheshin Enver Hoxhës e partisë së tij si: “Erdh Enveri kah malsia, me na pa e, ma na pvetë, e me na gzue”, e të tjera, si “Enver Hoxha tungjatjeta” e dhjeta kangë të asaj kohe, i la me iu këndue “lavdisë” së tij.

Kjo dëshmon pa kundërshtueshmënisht se; po të ishte e tanë letërsie gege e komunistizueme me kësi lloj tekstesh, do të bahej pjesë e shqipes standarde, ashtu si janë pjesë e fjalës komunist, rrokjet që e formojnë kët fjalë të mizore.

Gjatë ditëve të Kongresit të 1972-it, shumicës së gjuhtarëve u dukej sikur hijen e trupit të tynë e kishte zevendsue hija e fantazmës komuniste, që ia kontrollonte çdo fjalë të atyne kumtesave, me metodën e terrorit Enverist.

Kjo situatë dhune jepte sigurinë ma të pa diskutueshme, se po të ndodhte ndonji herë me thye qafën pushtetit komunist, vendimi i parë që do të abrogohej, do të ishte ai i Kongresit të 1972-it, por për çudinë ma të çuditshme, qëndrimi i i gjuhëtarve tonë mbas komunizmit, na zhgënjeu në mënyrën ma të papritun, tue e shpallë veten si rekordmenë të mbrojtjes se parimeve komuniste, pa e përfillë thanien e Shekspirit se: “Mund të luftohet edhe me armë të thyeme, por jo me duer bosh”,- kësaj sentence filozofike, gjuhëtarët dogmatikë komunistë, iu kundërvuen me parullën;  “Komunistat kurrë nuk nuk dorëzohen”.

Kështu edhe në u shlyeftë çdo vendim i komunizmit, vendimi kryesor, ai i Kongresit të 1972-it, të mbetët përjetësisht.

Tue shpresue se ardhmja ka me i ba dialektet tona “buzët e nji goje të shqipes”, marr zemër me ja shtue edhe kët kontribut timin modest, kontributit të atyne që kambëngulin si unë, për me nxjerrë në pah të drejtën, si dhe janë ma të aftë se unë me paraqitë argumenta bindës, për zhvillimin shkencor të gjuhësisë shqipe. Meqenëse vendimin e Kongresit të 1972-it e denoncojnë si të jashtëligjshëm shumë specialistë të gjuhës e të letrave tona, po citoj këtu mendimet e tyne, marrë nga Revista ‘Fenix’:

Prof. Ardjan Ndreca: “Gegnishtja u dënue politikisht me mbetë vetëm nji e folme. Ne a duhet ta lamë ende gegnishten në poshtnim?! Dihet çfarë të ardhme ka nji dialekt që nuk mësohet nëpër shkolla, megjithëse kët dialekt e flasin dy të tretat e shqipfolsave. Ky standard s’asht tjetër veç nji normim i tosknishtes. Bashkimi europian nuk e pranon diskriminimin e dialekteve”!

Prof. Bahri Beci: “Kongresi i vitit 1972, u quejt fitore e vijës marksiste. Kundërshtarët e gegnishtes edhe po të duen të ndrrojnë mendim, nuk ua pranon sedra me hedhë poshtë tezat e tyne të maparshme. Ata gjetën mbështetje te regjimi i deri nandëdhetës e, po ashtu edhe te pushteti që erdhën në fuqi në 1997. Ky qendrim na kujton thanien e Zhak Prever: Kur e vërteta nuk asht e lirë, liria nuk asht e vërtetë”.

Adrokli Kostollari: “Enver Hoxhës i bije merita e udhëzimeve e të porosive që i dha gjuhësisë shqiptare…”!

Prof. (kanadez) Vladimir Orel: “Unë e shoh bashkëjetesën e dialekteve shqiptare, si nji rast fatlum për linguistiken e Shqipnisë, prandej do të duhej m’u ligjërue të dy dialektet me të drejta të barabarta”.

“Profesoresha (franceze) Daniel; “Tosknishtja filloi me e mbushë dialektin e sajë me leksikun e dialektit gegë, jashtëzakonisht të pasun. Enver Hoxha zbatoi teorinë staliniste. Dialekti i përkrahun nga shteti mposhtë të tjerët, deri në zhdukjen e të mundunit. Tosknishtja u konsiderue shprehje e pushtetit politik, ndërsa kosovarët e sakrifikuen gegnishten në shej gjoja patriotizmit”! Se ç’politkë u ndoq me gegnishten, e shohim edhe në parathanien e fjalorit shqip, ku Androkli Kostollari shkruen: “I japim zgjidhje themelore marksiste gjuhësisë shqipe.”

Prandej, të nderuem lexues, me kundërshtue me pendë këtë gjuhë gjoja standarde, don me thanë me kundërshtue njanen prej të këqijave ma të medhaja të komunizmit, kurse me quejt këtë katrahurë standardizim, don me thanë me mbrojtë sistemin komunist. Lufta kundra gegnishtes asht humbje e madhe e kulturës shqiptare.

Hanc Joakin Lansh, përkthyes e studiues i letërsisë shqipe, shprehet: “Mjerisht unë mendoj se koha shqyrtimit të drejtë të dialekteve shqiptare, do të vijë vetëm kur ujku të bashkëjetojë me qingjin”! Në fillim të kėtij tranzicioni pro gegėt, si unë, u ngritën kundra farkëtimit pa kriter shkencor të shqipes, i cili e trajtonte gegnishten si nji dialekt të demoduem malokësh. Ata që firmosën vendimin e kongresit famëkeq, refuzonim me i hedhë sy njanit prej thesareve ma të ndritshėm tė poezisė botnore, sepse ky fakt donte me i thanë “lamtumirë” sė kaluemes komuniste.

Ata nuk duen me e pranue të vërtetën e realitetit se vetëm gramatika e Martin Camajt, asht konvergjuese e gegnishtes me tosknishten. Për me i dhanë shtytje gegnishtes, do të duheshin me shpallë konkurse letrare në dialektin gegė, mbasi vetėm kėshtu tė dy varjanët do tė pasunonin njani tjetrin.

Regjizori i njohun Lec Shllaku, shprehej: “Shqipnia i ka tė domosdoshëm tė dy dialektet”.

Në vjetin 1953 në vendin tonë erdhi nji gjuhëtar i famshëm sovjetik e mbasi u njoh me pretendimet gjuhësore tė shtetit tonë, ai sugjeroí shtymjen për 50 vjet për vendosjen e gjuhës standarde, për me qenë nji shqipe sa ma e pjekun. Ky mendim e zemroi aq shumë Enver Hoxhen, sa nuk e lejoi gjuhëtarin sovjetik të vinte kurrë ma në Shqipni.

Shumė keq që nuk po mund ta evitojmė rrezikun madh që po i kërcnohet gjuhës tonë, si në sintaksë e në gjithçka, tuj e damtue e shndrue gegnishten në “kartagjenë” gjuhsore. Tosknishtja solli me vehte rrotacizmin të cilin gjuhët e mëdhaja europiane e fshinë edhe prej nëndialekteve, si dukuni negative gjuhësore

Albanologu Robert Elsie, studiues e përkthyes i letërsisë shqipe shkruen: “Kundërshtarët e gegnishtės përpiqen me e nxjerrė Fishten, të pa kuptueshëm”. Kjo tendencë asht e vertetë, por asht fare bajate, sepse çdo i “Madh”, asht i vështirë m’u kuptue. Gegnishtja asht e nevojshme me u mësue ndër shkolla.

Kështu, e pa shkrueme në shtyp, e pa folun në medja, pëson humbjen ma të madhe kulturore, mbasi ekstremizmi sjellë monokulturë tė vorfnueme. Unė nuk e kuptoj pse u dashka me pasë nji gjuhë zyrtare. Anglishtja nuk e ka nji gjuhë të tillë, megjithkët anglezët nuk janë ma pak të njisuem se të tjerët.

Në Zvicėr gjermanishtja e vendit e letrarja, mësohen me të drejta të barabarta. Pse mos me ndodhë edhe në Shqipni kjo?! Martin Camaj shkruen: “Enver Hoxha asht nuni i pagzimit të këtij antistandardi”. Gegnishtja ka fatin me i pasė të dokumentueme të tana strukturat gramatikore që komunizmi ia injoroi. Enver Hoxha u shty edhe deri aty sa t’i thotë albanologut të njohun Maksimilian Lamberć: “Çështja e gjuhës tonë është një problem politik”.

Duhet ta dimë se me Fishten zen fill zhvillimi i gjuhës së shkrueme shqipe, tue u nisë drejt për drejt nga bazat e të folmes popullore. Përvoja e trashigimi i Fishtės nė kët drejtim, asht gur themelues i gjuhës letrare shqipe pa përjashtim rrymasht, tue i përfshi edhe ata shkrimtarė njohësa e shijuesa të thellë të letersisë moderne prendimore.

Faik Konica: “Të përpiqesh të ndryshosh të folmen e një populli, do të thotë të përpiqesh t’i ndryshosh karakterin e t’i shkatërrrosh personalitetin”.

Vili Kamsi: “Aq u luftue gegnishtja, sa edhe folklori i saj u përkthye tosknisht e, kjo natyrisht ashtë antishkencore”. Iliada e Homerit e përkthyeme prej Gjon Shllakut e, mandej e kthyeme tosknisht, shkaktoi shtimin e ma se 300 vargjeve, prej se pasuninë e gegnishtės mund ta zevendsonte vetëm me perifrazime. Thonë se gegnishten nuk munden me e mësue toskët, por si munden, ata, me mësue ma parė nji gjuhė tė huej?! Nuk duhet me harrue se ky pretendim, ishte nji parullė komuniste!

At Danjel Gjeçaj tue folë për vlerat e gegnishtes thotė: “Gjuhės së Fishtes i vjen era pishë bjeshkësh e rrëshinë çetinash”, prandaj fjalori i Fishtės nuk asht krejt i kollajt sidomos për ata që në njohuni të gjuhës çalojnë e, në të shkrueme nuk e kalojnë rrethin e gazetarisë.

Fishta mendonte se zhvillimi i natyrshem i dy dialekteve, pa imponim e ligj taksativ, vetem me kontributin e shkrimtarve të njanit e të tjetrit dialekt, do të ju imponojshin vendit. Me kalimin e kohës, korifeu gegë Fishta, do të përqafohej me Naimin e Madh të tosknisë, tue u shkri me amëlsinë  e poezisë “Bagëti e Bujqësi”, me fuqinë e “Lahutës…” , me aromen e” Luleve tė verės” me lapidaritetin e “Mrizit të “Zanave” e të “Valles së Parrizit”.

“Flaka e krandeve e djegë buken, ndërsa prushi i zjarrit tė ngadalshëm e pjekė si duhet. Nji gjuhė e njisueme pa kritere ditunore dhe e imponueme me diktate qeveritare, i ban dhunë zhvillimit pa kriter shkencor, tue e transformue vetem në nji gjuhë qeveritare e kurrë gjuhë kombtare”.

“Don Lazer Shantoja: “Gjuha e Fishtės asht era e tokės së Shqipnisė, ashtė ngiyra e qiellit tė saj, aroma e luleve, gurgullima e gurrave, feërshëllima e pyjeve e trajta e maleve dhe e kodrave të Shqipnisė; asht levizja e rritmit tė gjakut shqiptar”.

Prof. Nikollė Daka nė poemėn e tij me titullin “Koinea e gjuhės shqype”, shkruen: “Mbet shtang Atdheu, papritmas kur drejtshkrimi na doli koinė, qė tjetėr s’ishte, veç plot toskërishtja plus fjala ranishte.

– Kongresi mbarë u tund nga shungullimi, e arbëresh, e kosovarë që lodhë mërgimi e malli për atdhenë këputë i kishte, brohoritën me të tjerët si ferishte, pa u a pre mendja se ku ishte synimi!

– Gjuha e tri t’katrave të kombit tonë, Gegnishtja e lashtë e humbi aty shtetsinë. Pa të drejtė shkolle, shtypi, skena e fjalë, as ju desh gja që bani aq jehonë e n’ kulme t’shqipes ia çoi letërsinë.

– Nji prej kryesisë e shpalli klerikale.

– S’ecë para gjuha me ligje e dekrete, as me vendime gjuhtarësh gjysmakë, që vetë të zbehtë fjalën e kanë e t’paktė e s’u shkon proza, as vargu nuk u vete”. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 4 Janar 2026

Next Post

“Azem Hajdari tha; ‘poshtë PPSH-ja, dinastia dhe diktatori Enver Hoxha’ e, kënduan; ‘o djem rrëmbeni pushkën’, shkuan te Komiteti Partisë...”/ Dokumenti i Sigurimit për mitingun e PD-së, 4 janar ‘91 në Lushnje

Artikuj të ngjashëm

“Shkolla e parë shqipe është hapur në Labovë në mars 1861, me mbështetjen e Vangjel Zhapës, i cili nuk e mbështeti Naum Veqilharxhin për abetaren, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Shkolla e parë shqipe është hapur në Labovë në mars 1861, me mbështetjen e Vangjel Zhapës, i cili nuk e mbështeti Naum Veqilharxhin për abetaren, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

January 5, 2026
“Kur gjykatësja ndërkombëtare i tha kolonelit; faleminderit që erdhët në gjyq, por, a s’patët frikë se ju ndjekin për t’ju vrarë?! – ai…”/ Ana e panjohur e komandant Tahir Zemaj, që u vra më 4 janar 2003
Dossier

“Kur gjykatësja ndërkombëtare i tha kolonelit; faleminderit që erdhët në gjyq, por, a s’patët frikë se ju ndjekin për t’ju vrarë?! – ai…”/ Ana e panjohur e komandant Tahir Zemaj, që u vra më 4 janar 2003

January 3, 2026
“Azem Hajdari tha; ‘poshtë PPSH-ja, dinastia dhe diktatori Enver Hoxha’ e, kënduan; ‘o djem rrëmbeni pushkën’, shkuan te Komiteti Partisë…”/ Dokumenti i Sigurimit për mitingun e PD-së, 4 janar ‘91 në Lushnje
Dossier

“Azem Hajdari tha; ‘poshtë PPSH-ja, dinastia dhe diktatori Enver Hoxha’ e, kënduan; ‘o djem rrëmbeni pushkën’, shkuan te Komiteti Partisë…”/ Dokumenti i Sigurimit për mitingun e PD-së, 4 janar ‘91 në Lushnje

January 4, 2026
“Në ’94-ën, kur rastësisht në Gjykatën e Korçës, takova ish-hetuesin tim që më kishte torturuar, Ligorin dhe u futëm në zyrën e tij, pasi ishte bërë avokat, ai…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-maqedonasit
Dossier

“Më 31 dhjetor 1990, në Peshkëpinë e sipërme, disa të rinj u afruan postës dhe thërrisnin: ‘hiqni telat, do shkojmë të Micotaqis’, 1500 veta kaluan kufirin…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit

January 2, 2026
Rrëfimi i korrierit: “Babai im dyshonte te Enveri, por Qazim Mulleti i tha: Xan, ky është i yni…’, kurse më 4 maj ’42, shoqëruesin e Qemal Stafës, “Hekurin” e nisën në….”
Dossier

“Dr. Adhamidhi kërkon Shqipërinë e 1913-ës, po Vlorën, t’a mbajë Italia për pakë kohë, etj….dhe propozon një këmbim kufie në krahinë të Gjinokastrës, për fitim të grekut…”/ Letra e panjohur e Sotir Koleas

January 1, 2026
“Zyrtarë të Departamentit të Shtetit, janë në pritje për heshtjen tuaj të gjatë, në lidhje me çështjet midis SHBA-ve, dhe…”/ Letrat e panjohura të Nolit me Enverin, për anëtarësimin Shqipërisë në OKB, në ’46-ën
Dossier

“Ashtu i jepte dorë z. Bahri Omarit, por tashti ky zotni u zhduk nga ‘Dielli’ dhe nuk besoj të ketë mbirë ndonjë tjetër kërpudhë si ay…”! / Letra e panjohur e Sotir Koleas e vitit 1920, për Parashqevi Qirjazin

January 4, 2026
Next Post
“Azem Hajdari tha; ‘poshtë PPSH-ja, dinastia dhe diktatori Enver Hoxha’ e, kënduan; ‘o djem rrëmbeni pushkën’, shkuan te Komiteti Partisë…”/ Dokumenti i Sigurimit për mitingun e PD-së, 4 janar ‘91 në Lushnje

“Azem Hajdari tha; ‘poshtë PPSH-ja, dinastia dhe diktatori Enver Hoxha’ e, kënduan; ‘o djem rrëmbeni pushkën’, shkuan te Komiteti Partisë...”/ Dokumenti i Sigurimit për mitingun e PD-së, 4 janar ‘91 në Lushnje

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme