• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, September 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Enver Hoxha është dogmatik, tani në një situatë si kjo, duhet një burrë si Mehmet Shehu…”/ Si u inçizua gazetari i njohur i RTSH-së, Timo Luto, nga “shoku” i tij, i futur nga Sigurimi në maj të ’88-ës

Zbulohet biseda e Haxhi LLeshit: “Kam luftuar shumë unë, s’pyesja se ka anglezë, amerikanë, as për Titon, Tempon dhe për Mehmetin, që ishte spiun i Fullcit…”/ Takimi me historianin e njohur, korrik ‘82
“Enver Hoxha është dogmatik, tani në një situatë si kjo, duhet një burrë si Mehmet Shehu…”/ Si u inçizua gazetari i njohur i RTSH-së, Timo Luto, nga “shoku” i tij, i futur nga Sigurimi në maj të ’88-ës
“Enver Hoxha është dogmatik, tani në një situatë si kjo, duhet një burrë si Mehmet Shehu…”/ Si u inçizua gazetari i njohur i RTSH-së, Timo Luto, nga “shoku” i tij, i futur nga Sigurimi në maj të ’88-ës
“Enver Hoxha është dogmatik, tani në një situatë si kjo, duhet një burrë si Mehmet Shehu…”/ Si u inçizua gazetari i njohur i RTSH-së, Timo Luto, nga “shoku” i tij, i futur nga Sigurimi në maj të ’88-ës
“Mirë se Enveri ishte i çmendur, por ty Nexhmije, si s’te vjen turp që nuk shpëtove shoqen tënde të ngushtë të shkollës e luftës dhe fëmijët e saj, që…”?!/ Letra e Silva Turdiut nga SHBA-ës
“Enver Hoxha është dogmatik, tani në një situatë si kjo, duhet një burrë si Mehmet Shehu…”/ Si u inçizua gazetari i njohur i RTSH-së, Timo Luto, nga “shoku” i tij, i futur nga Sigurimi në maj të ’88-ës

Nga Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, i cili i përket muajit maj të vitit 1988 dhe është pjesë e një dosje në ngarkim Radio-Televizionit Shqiptar (të periudhës 1966-1991), ku bëhet fjalë për gazetarin e njohur të Radio-Televizionit, Timo Luto, të cilin në atë kohë, e kishin larguar nga puna si gazetar dhe redaktor në Radio-Tirana, duke e dërguar në fshatin Baldushk të Tiranës, si mësues.  

Siç do të shohim nga dokumenti në fjalë, i cili mban firmën e Drejtorit të Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, Zef Loka, drejtuar sektorit përkatës në aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, ajo drejtori, në bashkëpunim me Degën e Punëve të Brendshme të rrethit të Tepelenës, kanë organizuar një plan pune, me një kombinacion, duke instruktuar paraprakisht bashkëpunëtorin e Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Vetëtima’ (nga Tepelena), të cilin pasi e kanë pajisur edhe me teknikë operative (përgjues) e kanë dërguar në fshatin Baldushk, që të takohej e të bisedonte me mikun e tij Timo Luto.

Biseda e tyre, është zbardhur më pas nga Sigurimi i Shtetit dhe një përmbledhje të saj, ku ata flasin për Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, i është dërguar Pëllumb Kapos, në Komitetin Qendror të PPSh-së, njeriut që mbulonte organet e ‘Diktaturës së Proletariatit’ (Ministrinë e Brendshme, Sigurimin e Shtetit, Hetuesinë, Gjykatat, Prokurorinë etj.), i cili pasi e ka parë, ua ka kthyer përsëri Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës. Sipas dokumentit në fjalë, gazetari Timo Luto, ndiqej dhe survejohej nga Sigurimi i Shtetit, “për agjitacion e propagandë”, pasi ai kishte shprehur simpatinë e tij për ish-kryeministrin Mehmet Shehu, kurse, udhëheqësin kryesor, Enver Hoxha, e kishte cilësuar si “shumë dogmatik”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Nga infeksioni i rëndë në maternitetin e Tiranës u prekën 67 fëmijë nga 411 të lindur, ku 27 prej tyre vdiqën si pasojë e…”/ Zbulohet dokumenti me ngjarjen e që tronditi kryeqytetin në tetor 1972

“Gjatë darkës në ambasadën jugosllave, Omer Nishani kritikoi hapur Enver Hoxhën. se punët po shkonin keq me rindërtimin e vendit, kurse Enveri nuk lëviz nga zyra dhe…”/ Dokumentet sekrete të britanikëve

Kjo ishte dhe arsyeja kryesore që Timo Luton e larguan nga puna si gazetar dhe redaktor në Radio-Televizionin Shqiptar, duke e dërguar si mësues në fshatin Baldushk të Tiranës, ku ai punoi si mësues deri në fundin e vitit 1990, kohë në të cilën e rikthyen përsëri në Radio-Televizionin Shqiptar. Gazetari i njohur i Radio-Televizionit Shqiptar, Timo Luto, nuk është i vetmi që është ndjekur dhe survejuar nga Sigurimi i Shtetit në atë institucion nga më të rëndësishmit të propagandës së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, që nga viti 1966 dhe deri në 1991, rezulton se; janë ndjekur, përgjuar e survejuar edhe një numër i madh gazetarësh e punonjësish të tjerë të të RTSH -së, emra të njohur para dhe pas viteve ‘90-të

Ndër ta, janë: Spiro Konduri, Xhezair Abazi, Adil Tartari, Skënder Kazazi, Alfred Papuçiu, Adnand Çiftja, Gaspër Çurçia, Liljana Dine, Qemal Xhomo, Spartak Morina, Robert Shvarc, Jani Meksi, Enrika Përmeti, Agush Gina, Viktori Xhaçka, Veneranda Gjika, Edmond Dilaveri, Violeta Vila, Hasan Voci, Rudolf Kikino, Gjergj Pekmezi, Cin Simoni, Alfons Gurashi, Gëzime Skënderi, Dallandyshe Vishi (Bregasi), Islam Proseku, Xhafer Shabani, Findie Veizi, Sokrat Sallamani, Hysen Pojani, Thoma Afezolli, Mehmet Hoxha, Shpëtim Gina, Shpresa Mysliu, Mërkur Bozgo, Remzi Tufina, Prokop Nishku, Janka Selimi, Vjesllava Hidri, Meropi Xhaji, Vera Grabocka, Gazmor Halilaj, Demail Tola, Haki Katroshi, Muhamet Oseku, Filip Koço, Agron Çobani, Agron Aranitasi, etj., dokumentet e të cilëve, do të publikohen në ditë në vijim nga Memorie.al.

DOKUMENTI SEKRET I DREJTORIT TË DREJTORISË SË PUNËVE TË BRENDSHME TË TIRANËS, ZEF LOKA, ME RAPORT – INFORMACIONIN PËR TAKIMIN DHE BISEDËN E ZHVILLUAR NDËRMJET BASHKËPUNËTORIT TË SIGURIMIT ME PSEUDONIMIN “VETËTIMA”, ME ISH-GAZETARIN E RADIO-TELEVIZIONIT SHQIPTAR, TIMO LUTO

   Ekzemplar Nr.                                                                            S E K R E T

  Tiranë, më 7.5.1988                                           

                                          I N F O R M A C I O N

KOMBINACION I ZHVILLUAR MIDIS TIMO LUTOS DHE BASHKËPUNËTORIT “VETËTIMA”, QË MBAHET NË LIDHJE NGA DEGA E PUNËVE TË BRENDSHME TEPELENË

 Sipas porosisë së dhënë, në koordinim me Degën e Punëve të Brendshme Tepelenë, më datën 23.4.1988, u organizua me kombinacion, takimi i bashkëpunëtorit “Vetëtima”, me Timo Luton, i cili ndiqet në përpunim aktiv për agjitacion e propagandë armiqësore dhe kohët e fundit është larguar nga Radio-Televizioni dhe dërguar mësues në Baldushk të rrethit të Tiranës. Qëllimi i kombinacionit, ishte të verifikonim, bisedat armiqësore që Timo i ka zhvilluar bashkëpunëtorit, kundër udhëheqjes së Partisë dhe në mbrojtje të armikut Mehmet Shehu.

Pasi bashkëpunëtori u pajis me mjetet e teknikës operative dhe vijën e sjelljes, për bisedat që duhet të zhvillonte me Timon, u dërgua në shtëpinë e objektit.

Qëndrimi i bashkëpunëtorit në bisedë, u përcaktua në atë mënyrë që, pa lejuar asnjë rast prvokimi, të diskutoheshin natyrshëm, momentet kryesore të bisedave armiqësore, që Timo i ka zhvilluar atij, bile, me që realisht ndaj bashkëpunëtorit ishte marrë një masë, duke e çuar 4 muaj direkt në prodhim, vija e sjelljes konsistonte, që bashkëpunëtori, t’i shfaqte dyshimin fillimisht, se mos kjo kishte ardhur nga Timo, për bisedat e zhvilluara, duke aluduar, se mos ky i fundit, i ka zhvilluar me persona të tjerë.

Kombinacioni u realizua normalisht, pa krijuar asnjë dyshim.

Nga ky veprim, del se për bisedat armiqësore që ka raportuar bashkëpunëtori “Vetëtima”, janë të vërteta dhe bashkëpunëtori është në pozita të drejta.

Këtu më poshtë, po përmbledhim momentet më kryesore të bisedës, që është zhvilluar midis tyre, më datën 23.4.1988.

Bashkëpunëtori: Më vajti mëndja mua tek ty, të thom të drejtën, thashë unë se në qoftë se…kemi bërë muhabet me Timon.

Objekti: Po, i kemi bërë me njëri-tjetrin.

Bashkëpunëtori: Po tani i kemi bërë unë dhe ai…e në qoftë se ti kishte një farë respekti për Mehmet Shehun, e muhabetet që bëmë, pse më the për Enver Hoxhën, dogmatik, e këto gjëra, këto m’i the mua. Ti mund të më dëmtoje mua?

Objekti: Në asnjë mënyrë.

Bashkëpunëtori: Edhe kur më tha Sinani kështu, e përjashtova atë, bile, thashë me vete, nuk e di, ku ishim, në Tepelënë, a gjetkë, kur më flisje tamam si shok mo, për ato muhabetet…!

Objekti: Unë të besova.

Bashkëpunëtori: Më besove dhe thashë, ti Timo më çudit, se ndryshe të dëgjoj në Radio dhe ndryshe këtu. The, kam natyrën time.

Objekti: Mua më erdhi keq për këtë. Thashë ndoshta jam unë fajtor, thashë dhe isha i bindur se isha unë unë fajtor dhe asnjeri nuk i hynte këtij muhabeti thashë, dhe unë ja shtiva në kokë.

Bashkëpunëtori: Duke i bërë kund ti muhabetet me shumë dhe kështu.

Objekti: Mund të kem bërë edhe në ndonjë vend tjetër…! Isha unë një çikë tip kryengritësi, s’duroja dot ca gjëra.

Bashkëpunëtori: Me këtë pajtohem që je tip kryengritës. Mua më kujtohet, kur më the se: në këtë situatë që është, tani duhet një i fortë, si puna e Mehmet Shehut, megjithëse unë, ndonjë vërejtje të vogël edhe ta bëja, kështu me lezet, mos fol shumë! Çfarë mendove të parën?

Objekti: Këtë mendova të parën, thashë prej meje e ka. Po që mund t’i kem thënë njeriu që kam biseduar në Tepelenë, me filanin, unë në asnjë mënyrë.

Bashkëpunëtori: Mendoja, ky më ka folur, konsiderata ky kish për Mehmet Shehun, ky më tha që në këtë situatë, duhet një burrë si Mehmet Shehu, ky më tha që Enver Hoxha është dogmatik, ky është kështu dhe tani ky të ma bëjë këtë mua? Është e pamundur!

Objekti: Jo, në asnjë mënyrë. Po njeri tjetër, nuk të thirri? Se mos të kanë thirrur në Komitetin e Partisë a në Degën e Punëve të Brendshme?

Bashkëpunëtori: Absolutisht jo, jo.

Objekti: Po një minutë se çfarë do të të them. Tani mos rri me mua….! Këtë nuk e kam për ty, është për vete….! Unë e kam thjesht për çështje Sigurimi. Unë, s’takoj as shokët e ki, më beson? Vetëm kur i takoj pazarit, po ashtu siç rrija unë me ty, nuk rri. Se them se midis tyre, mos është ndonjë me të cilin nuk duhet të rri, nuk rri fare me ta, edhe ruhem se mos u krijoj atyre shqetësime…! Unë jam si ai i sëmuri që edhe një të ftohur do, unë s’di nga të ruhem, more vesh? Nuk ruhem nga ty, por unë i ruhem të tjerëve, se mos më gjykojnë kështu?

Shënim: Informacioni i plotë për bisedën, ruhet në dosjen e Timo Lutos. Gjithashtu, ruhet edhe shiriti.

           DREJTORI I PUNËVE TË BRENDSHME

                               ZEF LOKA

Shënim: Ky informacion me përmbledhjen e tij, ju dërgua për t’u njohur shokut Pëllumb Kapo, në Komitetin Qendror të Partisë, i cili na e ktheu më datën 31.10.1988, dorazi.

Materiali të vendoste në dosjen e objektit Timo Luto. Memorie.al

                     1.11.1988

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Më 22 mars 1943, Mbreti Zog i I-rë, i dërgoj popullit shqiptar një mesazh nga Londra, ku ai vlersonte luftën që po bëhej në malet e Shqipërisë dhe...”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit

Next Post

Kalendari Historik 15 Maj 2023

Artikuj të ngjashëm

“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Nga infeksioni i rëndë në maternitetin e Tiranës u prekën 67 fëmijë nga 411 të lindur, ku 27 prej tyre vdiqën si pasojë e…”/ Zbulohet dokumenti me ngjarjen e që tronditi kryeqytetin në tetor 1972

September 12, 2026
“Gjatë darkës në ambasadën jugosllave, Omer Nishani kritikoi hapur Enver Hoxhën. se punët po shkonin keq me rindërtimin e vendit, kurse Enveri nuk lëviz nga zyra dhe…”/ Dokumentet sekrete të britanikëve
Dossier

“Gjatë darkës në ambasadën jugosllave, Omer Nishani kritikoi hapur Enver Hoxhën. se punët po shkonin keq me rindërtimin e vendit, kurse Enveri nuk lëviz nga zyra dhe…”/ Dokumentet sekrete të britanikëve

September 12, 2026
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së

September 12, 2026
“Gerold von Braunmühl u habit që pala shqiptare harxhonte kaq shumë para për t’u dukur si vend gjoja i begatë evropian, kur jetesa në Shqipëri, ngjante më shumë me Afrikën…”/ Dëshmia e rrallë e Robert Elsie

September 11, 2026
“Qeveria ndalon bluxhinset, drogat, çamçakizat dhe seksin para martese, Ramiz Alia, pasuesi i Hoxhës, duket më pragmatik, ka fjalë se ish-kryeministri Shehu është vrarë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 10, 2026
“Mes mbështetësve të kësaj lëvizjeje ishte edhe Enver Hoxha, i cili duke qenë i varfër, është mbajtur financiarisht kur ishte në Paris nga Said Kryeziu…”/ Raporti sekret i ushtarakut britanik

“Selfatët, e strehuan dhe e mbajtën me para Enverin, duke dhënë edhe flori për Luftën, por ai i masakroi, burgosi e pushkatoi, pasi…”/ Historia tronditëse e familjes së pasur gjirokastrite

Kalendari Historik 15 Maj 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme