• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, October 15, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Emin Biçaku nga Qarrishta, në 1944-ën, orientoi Mehmet Shehun me Brigadën e Parë, të ndiqte itinerarin drejt Qafës së Lespriskës, por pas mbarimit të Luftës, ata…”/ Historia e trishtë e familjes nacionaliste

“Pas burgut, banoi në një xhami në Tiranë dhe më pas në Bënçë të Tepelenës, vdes në spitalin e Gjirokastrës, ku Komunalja hapi një gropë…”/ Historiku i Sigurimit, për sekretarin e Faik Konicës
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Emin Biçaku nga Qarrishta, në 1944-ën, orientoi Mehmet Shehun me Brigadën e Parë, të ndiqte itinerarin drejt Qafës së Lespriskës, por pas mbarimit të Luftës, ata…”/ Historia e trishtë e familjes nacionaliste
“Pasi ja shkulën me pinca dhëmbët e floririt, nënën e shtrinë për tokë në qeli dhe …”!/ Historia e tragjike e tiranasit që vuajti 27 vite në burgjet e Enver Hoxhës
“Si qindra vajza të tjera, Fatimeja provoi urinë, përbuzjen e, jetën e përvuajtshme të kampit makabër të Tepelenës, ku një ditë në vitin 1951…”! / Historitë e trishta të familjeve “reaksionare” në komunizëm
“Në Kampin e Semanit, Myrteza Bajraktari tha se: legata jugosllave e ka marrë vesh ngjarjen e plagosjes, pasi ajo nuk ruan lopët e dhitë, por…”! / Deponimet e bashkëpunëtorit “Paketa”!
“Emin Biçaku nga Qarrishta, në 1944-ën, orientoi Mehmet Shehun me Brigadën e Parë, të ndiqte itinerarin drejt Qafës së Lespriskës, por pas mbarimit të Luftës, ata…”/ Historia e trishtë e familjes nacionaliste

Nga Ali Buzra

Pjesa e njëzetetre

                                             – JETË NËN TRYSNI DHE VUAJTJE –

                                               (VLERËSIME, KOMENTE, RRËFIME)

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas arratisjes nga Shqipëria në 1949-ën, Azis Biçaku me djalin, Isufin, shkuan në Greqi, ku morën pjesë në luftën civile kundër forcave komuniste dhe…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Librazhdi

“Tom Stefan kishte lidhje me Enverin, duket edhe nga fotot ku janë bashkë, por miqësia u prish, kur Tomi u lidh me Lulu Vrionin…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit amerikan, që erdhi në Shqipëri në ’87-ën

Memorie.al / Me kërkesën dhe dëshirën e autorit, Ali Buzra, si redaktuesi e lexuesi i parë i tij, do të ndaj shkurtimisht me ju ato çfarë përjetova në këtë takim me këtë libër, i cili është i dyti për të (pas librit “Gizaveshi në vite”) e që natyrshëm po përvijon stilin e tij të të shkruarit. Sinqeriteti dhe çiltërsia e rrëfimit, gjuha e thjeshtë e pa modifikime, saktësia dhe precizioni i episodeve apo mungesa e një fantazie përpunuese, të qëllimshme të mëpastajme ose mosshfrytëzimi i saj, mendoj se i kanë shërbyer pozitivisht autorit, i cili i vjen te lexuesi në formën e tij origjinale, duke na ftuar që së paku të njohim fate e dhimbje njerëzore të panjohura, në mënyrë të rastësishme apo jo, duke na lënë ne të reflektojmë si një fillesë ndërgjegjësimi drejt një katarsisi aq të nevojshëm për ndërgjegjen e shqiptarëve.

                                                                                                     Bedri Kaza

                                                       Vijon nga numri kaluar

Ishte aty nga viti 1981 ose 1982. Isha me detyrë instruktor në Komitetin e Rinisë së Rrethit. Pothuajse për çdo muaj, në bashkëpunim me organizatat e rinisë në terren, hartonim listat e të rinjve, që do të merrnin pjesë në aksione lokale e kombëtare. Këto aksione ishin bërë të zakonshme në kohën e diktaturës, e domosdo pothuajse të gjithë të rinjtë e të rejat e fshatit, do të kalonin në këto aksione të punës vullnetare. Në këto rrethana, preferohej më shumë aksioni kombëtar, jo vetëm se ishte një muaj, por se bëhej jashtë rrethit, kryesisht në Vlorë e Sarandë, për tarracimin e kodrave bregdetare, që mbilleshin me agrume.

Ndërsa aksioni lokal, në atë kohë, kryhej dy muaj në kodrat e fshatit Spathar. Në mëngjes para godinës së organizatave shoqërore, (Rinisë, Gruas, Frontit e Bashkimeve Profesionale) aty ku sot ndodhet selia e Partisë Demokratike të rrethit, paraqiteshin të rinjtë e të rejat, që do të shkonin në aksionin kombëtar, në Sarandë. Aty ndodhej edhe autobusi që do t’i çonte ata.

Isha caktuar të shoqëroja aksionistët deri në destinacion e, më pas do të kthehesha me autobusin. Lexoheshin emrat një për një, e cilido që dëgjonte emrin futej në autobus. Nuk di si ndodhi, por në momentin që do të niseshim, u paraqit një nga kuadrot e Komitetit të Partisë së rrethit, i cili urdhëroi, që të mos nisej autobusi. Ndërkohë, ai u fut në zyrat që ishin lart në katin e dytë.

Nuk pashë se me kë bisedoi, por dy drejtues të rrethit u ngjitën te dera e autobusit, e kërkuan të rilexoheshin emrat. Duke i lexuar, u ndalën te emri i një vajze me mbiemër Alla. Emri i saj nuk më kujtohet. Drejtuesi i tha se është bërë një gabim, dhe se ajo duhet të zbriste nga autobusi, mbasi nuk do të shkonte në aksionin kombëtar. Vajza u skuq në fytyrë e, nuk po zbriste.

Ata këmbëngulën që të zbriste e shkuan drejt saj, për ta detyruar. Shumica e të rejave kishin ardhur të shoqëruar me prindër, ose të afërm të tyre, sepse nga fshatrat vihej kryesisht më këmbë për në Librazhd. Vajza nuk fliste, por ndërkohë nuk pranonte, që të zbriste nga autobusi.

Në këto momente në autobus futet një mesoburrë që dukej se mund të ishte mbi 40 vjeç. Ishte Sehit Alla, të cilin jo vetëm nuk e njihja, por në atë kohë, të fryrë me propagandën dezinformuese komuniste, as që bëhej fjalë të dinim gjë për ndonjë kamp të Tepelenës. Burri ndërhyri duke thënë: “Përse po ma zbrisni vajzën, çfarë ka bërë ajo”?

– “Nuk është për në Sarandë, po deshi le të qëndrojë në aksionin lokal këtu në Librazhd”, – tha njëri prej tyre. – “Jo, – reagoi ai me zemërim. – Vetë e caktuat, na kërkuat që sot ta sjellim këtu dhe e solla”. Tha këto fjalë, e shkoi atje te vajza, që ndodhej diku nga fundi i autobusit. Dikush filloi ta tërheqë atë për ta zbritur, por ai kundërshtoi me forcë.

Në këto momente e tërhoqa më vete sekretarin e Parë të Komitetit të Rinisë së rrethit, e i them se atë e ka caktuar organizata e rinisë së Zgoshtit. – “Ali, – më tha ai, – ajo është vajza e Sehit Allës, i cili është nipi i Isak Allës. Është informuar Komiteti i Partisë e s’kemi ç’bëjmë”. Për vajzën po më vinte shumë keq. Ishte diçka e dhimbshme.

Me drejtuesin e Rinisë shpresoja se mund të bëja diçka, ai ishte njeri i mirë, por qëndrimi i punonjësit të aparatit të Komitetit të Partisë, dukej i prerë, që vajza të mos shkonte. Ndërkohë, që aty vazhdonte debati midis Sehit Allës dhe drejtuesit të Komitetit te Partisë, mua më kërkuan të shkoja në zyrë.

Nuk besoj se kishte lidhje me ngjarjen, por m’u tha se nuk do të shoqëroja aksionistët, por do të shkoja menjëherë në zonën e Rrajcës, për të kryer një detyrë tjetër. U nisa menjëherë për atje, dhe nuk di nëse u lejua, ose jo vajza e Sehit Allës, të shkojë në aksionin kombëtar të Sarandës. Pra, në një formë apo në një tjetër, familjet e Sehit dhe Faik Allës, e ndienin peshën e diferencimit, në punë, në kooperativë, në shkollë e kudo.

Ndërsa Sehit e Faik Alla, punuan e jetuan në fshatin e tyre, dy djemtë e Isak Allës, bashkë me nënën, si dhe e shoqja e Kamber Allës, u transferuan në Savër, Lushnjë, ku qëndruan deri në vitin 1990. Kjo e fundit qe e re në moshë. Ajo u martua me Kamberin, disa muaj para arratisjes së tij. Djali i madh i Isakut, Hakiu mbas lirimit nga burgu, martohet me një vajzë nga Berati, e cila edhe kjo ishte e internuar, ndërsa djali i dytë Azisi, martohet me një vajzë e cila vinte nga dera e bejlerëve të Lushnjës.

Aty qëndruan ata, në kushte të rënda, të cilat i kam përshkruar për familjen e Ilir Biçakut nga Letmi. Pasaportat e anëtarëve të këtyre familjeve, ishin të bardha, pa të drejtë të dilnin jashtë Lushnjës. Pas viti 1980, i lejojnë të vijnë në disa raste për miqësi në fshat, te të afërmit e tyre. Me djemtë e Isakut nuk kam mundur të kontaktoj. Ata kanë ndërruar jetë. Me sa jam i informuar, ata jetuan për disa vjet pas rënies së diktaturës, ndërsa djemtë e tyre, sot jetojnë jashtë vendit.

Isak Alla, është e do të mbetet simbol i qëndresës antikomuniste për fshatin Zgosht, e më gjerë. Ai, megjithëse i paarsimuar, ishte një komandant ushtarak i zoti. Në mbrojtje të fshatit të tij, nga sulmi i papritur i Brigadës së Dytë Partizane, në krye të çetës së Zgoshtit, ai shkatërroi njësitë e Brigadës, pa humbje në radhët e veta. Isak Alla, bëri një qëndresë të vendosur, duke luftuar trimërisht kundër Forcave të Ndjekjes në vitet 1945-1947, në zonën Zgosht- Fusha e Letmit – Steblevë etj.

Gjatë periudhës së luftës, ai punoi e luftoi në mbrojtje të fshatit të tij, ndërsa mbas lufte, i ndjekur këmba-këmbës nga forcat e Ushtrisë e të Sigurimit të Shtetit, qëndroi i pamposhtur në shkëmbinjtë e bjeshkëve e në shpellat e maleve të Librazhdit. Isaku, nuk u martua më në mërgim. Ai vetë, vëllezërit dhe familja e tij, u sakrifikuan në luftën kundër regjimit komunist të vendosur në Shqipëri. Ndërroi jetë në vitin 1966, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i nderuar dhe i respektuar nga shumë miq e bashkë-atdhetarë të diasporës shqiptare.

DRAMA E FAMILJES SË EMIN DHE KAPO BIÇAKUT NË QARRISHTË

Qarrishta, një fshat malor, 1.200 metra lartësi nga niveli i detit, ndodhet në veri-lindje të rrethit, në një largësi rreth 40 km. nga qyteti i Librazhdit, në kufi me Maqedoninë. E banuar që prej mbi 200 vitesh, ajo shtrihet në të dy anët e Zallit me të njëjtin emër, i cili është një përrua malor, i rrëmbyeshëm që furnizohet nga burimet e pastra që zbresin nga shpatet e maleve të veshura me pyll ahu, bredhi e pishe. Në Qarrishte banojnë dy fise; Biçaku e Hasa, të cilat janë të ardhur aty në fillimet e shekullit XVIII-të.

Në shpatin verior të fshatit, shtëpitë e banimit janë të vendosura njëra pas tjetrës në rrëzë të pyllit, me dushk e ahe. Ky shpat malor, kulmon me lartësitë shkëmbore mbi 1.500 metra lartësi, që quhen “Stopone”. E gjithë kjo faqe mali nga vendasit, konsiderohet “Itifag”, d.m.th., zonë e ndaluar për prerje të lëndës drusore. Në këtë territor banorët e fshatit nuk pritnin dru, për arsye se rrezikohej nga gërryerjet dhe orteqet gjatë muajve të dimrit.

Ndërtesat, janë kryesisht kulla dy e trekatëshe, me mure guri e me çati të pjerrëta mbuluar me dërrasë sopate. Dyert në hyrje të banesave, janë më të shumtat me qemerë të gdhendura nga mjeshtërit gurskalitës vendas. Edhe dritaret e vogla janë me shtylla e kapakë prej guri, ku bien në sy frëngjitë e lëna me qëllim vetëmbrojtje. Poshtë shtëpive, shtrihen parcelat e vogla, e të pjerrtë të tokës së punueshme, të sistemuara e të ndara me mure mbajtëse, e me rrugëkalime drejt banesave mbi to.

Në anën tjetër, në shpatet jugore e lindore, shtëpitë e banimit janë më të shpërndara e të vendosura mbi livadhet. Këto të fundit, të ndara me kufij për çdo grup famljesh, pasi kositen, shërbejnë si kullotë e mirë për delet e bagëtitë e trasha. Mbi vendbanimet ndodhen masive të pafundme të pyjeve me ahishte, që në lartësitë dominuese janë të përziera me dru pishe e bredhi. Në perëndim të fshatit ndodhet lagjja e quajtur “Qytezë”, e shtrirë në një reliev të sheshtë dhe e rrethuar me pyll ahu e pishe.

Rruga automobilistike për në Qarrishte, kalon nëpër Qafën e Shapkës, 1.462 metra lartësi nga niveli i detit. Pak metra mbasi kalon vendin e quajtur “Liqeni”, të shfaqet para syve ky fshat tipik malor, me një natyrë mahnitëse. Për fat të keq, sot, ajo e ka humbur disi pamjen e dikurshme, mbasi shumë familje janë larguar, e për rezultat, ndërtesat e bukura karakteristike të vjetra, po vijnë duke u rrënuar.

Banorët e fshatit Qarrishtë, tradicionalisht janë marrë kryesisht me blegtori e pak me bujqësi. I gjithë fshati, në të kaluarën, gjatë muajve të verës, ngrihej me gjithë bagëti në mal. Sot kjo traditë ruhet vetëm nga disa familje, të cilat verojnë me bagëti në stane. Tokat bujqësore janë ta kufizuara në disa pjerrësi, ku kultivohet kryesisht patatja, fasulja e misri. Pothuaj nga të gjitha anët e fshatit, rrjedhin burime të pastra ujore, që mundësojnë rritjen e një bimësie të dendur e të shumëllojshme.

5.1   Emin dhe Kapo Biçaku, trashëgimtarë të një familje fisnike, me njerëz të zotë e punëtorë

Pikërisht në këtë fshat malor, me një kompleks të mrekullueshëm natyror, ku dimrat janë të ftohtë e të ashpër, ndërsa vera e freskët e me gjelbërim, banonte familja e Veli Biçakut të vjetër. Veliu pati 5 djem; Eminin, Kapon, Shemen Mahmutin e Sadikun. Që në kohën e Zogut, vëllezërit e lartpërmendur janë ndarë në disa familje, duke u vendosur në pronat e veta.

Kështu Shemja u vendos në Qytezë, Mahmuti në lindje e jug të livadheve, ndërsa Sadiku, përtej përroit Peshkorr, në vendin e quajtur “Bunga”. Emini me Kapon jetuan bashkë. Ata qëndruan në kullën trekatëshe, të ndërtuar me mure guri e të punuar me llaç gëlqereje. Ajo ishte një fortesë e vërtetë, me 9 dhoma, me ambiente hyrëse, paradhoma, e vendosur mbi shkëmb në skajin më të lartë të lagjes. Dyert e dritaret me gur gëlqeror të gdhendur, i jepnin asaj një pamje madhështore.

Personalisht, e kam parë ndërtesën në fjalë të padëmtuar, në vitin 1976, kur isha me punë mësues në Qarrishtë. Në atë kohë aty ishin zyrat e kooperativës bujqësore të sektorit, mbasi familjarët qenë dëbuar me forcë nga shtëpia. Që në pamje të parë, të jepte përshtypjen se në të ka banuar një familje fisnike me njerëz të zotë e punëtorë. Familja e Emin dhe Kapo Biçakut, që në kohë të Zogut, e më parë, qe forcuar ekonomikisht.

Ata merreshin kryesisht me blegtori, e pak me bujqësi, mbasi sipërfaqja e tokës në Qarrishtë është e kufizuar. Emini kishte 9 djem e 6 vajza. Djemtë e tij ishin: Rrahimi, Nexhipi, Veliu, Shekriu, Isai, Eshrefi, Hakiu, Kadriu e Saipi. Kapua kishte 6 vajza dhe 1 djalë, Ilmiun. Familja e tyre kishte miq të shumtë. Veçanërisht, mbanin lidhje miqësore përtej kufirit, si në Strugë, Ohër e fshatra shqiptare të Maqedonisë në anë të kufirit.

Pothuaj për çdo natë prisnin miq të ardhur nga krahina të ndryshme; si nga Elbasani, zonat fushore, nga Golloborda, Dibra, Maqedonia etj. Kishte mjaft raste, që shtroheshin edhe dy sofra bukë në odën e miqve. Ka ndodhur, në raste të veçanta, që elementë keqbërës nga Shqipëria, të kalonin kufirin, duke grabitur në fshatrat e Maqedonisë tufa bagëtish, kuaj etj. Të bastisurit vinin e kërkonin ndihmë pikërisht në familjen e Emin Biçakut, duke qenë se i vetmi rrugëkalim, ishte Qarrishta.

Emin Biçaku ishte një burrë i matur, besnik, trim, bujar e mikpritës. Në të spikatnin tiparet e një malësori dinjitoz, që kërkonte të ruhej i pastër imazhi i fshatit. Ai bënte të pamundurën, për të gjetur gjurmët e plaçkitësve dhe në mjaft raste, ka bërë të mundur duke i detyruar fajtorët, që kishin kaluar nëpër Qarrishtë, të kthejnë bagëtitë e sendet e grabitura. Ka mjaft dëshmi ku thuhet, se Emini, mbasi ka saktësuar fajtorët, e shalon kalin e niset për te ata.

Atje është ulur këmbëkryq me të moshuarit si dhe parinë e fshatit, duke u thënë se; “nuk jam as shtet e as kadi (gjyqtar), por jam qarrishtar, e nëpër senuret e katundit tim, kanë kaluar me bagëti e sende të grabitura, njerëzit tuaj. Jam përgjegjës për territoret e mia, prandaj kërkoj të ktheni mallin e marrë”. Familja e tyre, është bërë strehë edhe për të larguarit nga ndjekjet, për arsye të ndryshme. Në një rast, dy priftërinj nga Zagorçani, të ndjekur nga autoritetet shtetërore maqedonase, vijnë e kërkojnë bazë në familjen e Emin Biçakut.

Ata u strehuan dhe qëndruan aty për dy vjet. Kur situata politike në Maqedoni ndryshoi, u kthyen në Zagorçan duke falënderuar me mirënjohje e respekt të thellë familjen e Eminit, për ndihmën e dhënë. Në këtë mjedis familjar, bujar e mikpritës, u rritën dhe u edukuan djemtë e familjes Biçaku, duke dëgjuar në odën e miqve bisedat e burrave të shquar, që vinin nga krahina të ndryshme, brenda e jashtë vendit.

Të 12 burrat e familjes së madhe të Emin e Kapo Biçakut, kontribuonin në forcimin e ekonomisë së familjes. Ata sipas moshës, prirjeve dhe aftësive, kryenin punë nga më të ndryshmet duke qenë; blegtorë, bujq, baxhier (punues bulmeti), ndërtues e tregtarë të zotë. Gratë e familjes merreshin me punë të vogla bujqësore, endje e punime të leshta, pritnin e qepnin rroba për familjarët, përgatitnin e mirëmbanin bulmetin etj. Familja kishte dy amvisa që gatuanin.

Në vitin 1937, ata ndërtuan dhe hapën një dyqan në Librazhd. Tregtonin aty artikuj të përzier, copa stofi e shajaku nga më të ndryshmet, e basmë. Malli u vinte kryesisht nga Italia, por mbanin lidhje edhe me qendrat tregtare të Strugës, Ohrit, Manastirit e të Dibrës së Madhe. Në dyqan shërbente Nexhipi e Veliu. Gjatë luftës, familja e tyre nuk është përzier me politikë, por kur është paraqitur rasti, ka ndihmuar partizanët. Një nga djemtë e Eminit, Eshrefi, ka qenë pjesëmarrës në formacionet partizane.

Thuhet, se ishte Emin Biçaku, bashkë me disa burra të tjerë Qarrishtarë, që orientuan Mehmet Shehun me Brigadën e Parë, të ndiqte itinerarin drejt Qafës së Lespriskës, si rruga më e përshtatshme për në Fushë-Studë. Ashtu si dhe shumë të tjerë qarrishtarë, familja e tyre furnizoi me bukë e ushqim partizanët në rrugëkalim. Në prag të çlirimit të vendit, familja e madhe patriarkale e Emin dhe Kapo Biçakut, që përbëhej nga mbi 50 anëtarë, numëronte mbi 500 kokë dele, 200 kokë dhi, mbi 10 lopë, dy mushka, dy qe parmende e një sasi të konsiderueshme malli në dyqan. / Memorie.al

                                                       Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur pashë se atij lëmshi aq të ngatërruar psikologjikisht, pasi shkruante se; ‘Fishta e mërzit si poet’, apo ‘Çabejt i ka mbetur ora në Vjenë’, etj., nuk iu përgjigja, sepse...”! / Refleksionet e studiueses së njohur

Next Post

“Si mik me Konicën, i lindi kureshtja për të vizituar Shqipërinë dhe për të nxjerrë disa tipa shqiptarësh...”/ Historia tragjike e piktorit të famshëm Paul Nocquet, ku punët e tij si “Gratë e Sulit”, etj., janë në Luvër

Artikuj të ngjashëm

“Pas arratisjes nga Shqipëria në 1949-ën, Azis Biçaku me djalin, Isufin, shkuan në Greqi, ku morën pjesë në luftën civile kundër forcave komuniste dhe…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Librazhdi
Dossier

“Pas arratisjes nga Shqipëria në 1949-ën, Azis Biçaku me djalin, Isufin, shkuan në Greqi, ku morën pjesë në luftën civile kundër forcave komuniste dhe…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Librazhdi

October 13, 2025
“Tom Stefan kishte lidhje me Enverin, duket edhe nga fotot ku janë bashkë, por miqësia u prish, kur Tomi u lidh me Lulu Vrionin…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit amerikan, që erdhi në Shqipëri në ’87-ën
Dossier

“Tom Stefan kishte lidhje me Enverin, duket edhe nga fotot ku janë bashkë, por miqësia u prish, kur Tomi u lidh me Lulu Vrionin…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit amerikan, që erdhi në Shqipëri në ’87-ën

October 12, 2025
Dëshmia e italianit Paolo Saggioti: “Tarasconi solli 150 napolona flori dhe me sugjerimin e anglezëve ne bëmë një sabotim, duke i vënë zjarri në Kuçovë…”/ Gjyqi i ‘Deputetëve’
Dossier

“Terrori komunist mbi fshatin Zgosht, nuk u ndërpre gjatë vitit 1945, pasi më 14 mars, në Ditën e Verës, partizanët u vënë zjarrin shtëpive të Zylyf Shpatës…”/ Ana e panjohur e “Luftës Nacional-Çlirimtare”

October 14, 2025
“Të ardhurat nga eksportet tona në disa shtete te botës, do të bëhen në firma amerikane, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë sekret, për llogaritë bankare të regjimit komunist, në Zvicër e SHBA-ës  
Dossier

“Të ardhurat nga eksportet tona në disa shtete te botës, do të bëhen në firma amerikane, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë sekret, për llogaritë bankare të regjimit komunist, në Zvicër e SHBA-ës  

October 11, 2025
“Kur Isak Alla, thirret nga Qarkori i Partisë Komuniste, në shtëpinë e Miftar Hoxhës në Mirakë dhe i kërkohet që me çetën e tij të bashkohet me ta, ai…”/Ana e panjohur e konfliktit të nacionalistëve me partizanët!
Dossier

“Kur Isak Alla, thirret nga Qarkori i Partisë Komuniste, në shtëpinë e Miftar Hoxhës në Mirakë dhe i kërkohet që me çetën e tij të bashkohet me ta, ai…”/Ana e panjohur e konfliktit të nacionalistëve me partizanët!

October 13, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Dossier

“Demiri nga Stebleva mundi të arratisej në Jugosllavi, por pas disa kohësh, UDB-ja e kthehu në Shqipëri, ku hetuesi Isa H. në burgun e Tiranës, e torturoi…”/ Historitë e trishta të arratisjeve në epokën komuniste

October 10, 2025
Next Post
“Faiku shton: por kur quajm vjershëtor të madh, Naim Frashërin, një bërës toto e tatatash, ç‘fjalë do të mbetet për një Gjergj Fishtë…”?! / Polemika e Nonda Bulkës me Faik Konicën, gusht 1937

“Si mik me Konicën, i lindi kureshtja për të vizituar Shqipërinë dhe për të nxjerrë disa tipa shqiptarësh...”/ Historia tragjike e piktorit të famshëm Paul Nocquet, ku punët e tij si “Gratë e Sulit”, etj., janë në Luvër

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme