• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, September 24, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Edhe pse batë njëmijë e një t’zezat, ne s’ditëm me urry, as me ba viktimën, as nuk kërkuam shpagim, as një ‘Rumani’ të dytë, por ju jeni…”/ Refleksione të ish-të përndjekurit politik nga Italia

Memorie.al
Memorie.al
“Pasi ja shkulën me pinca dhëmbët e floririt, nënën e shtrinë për tokë në qeli dhe …”!/ Historia e tragjike e tiranasit që vuajti 27 vite në burgjet e Enver Hoxhës
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Memorie.al
“Gjyshi, që ishte kryetar i Degës së Brendshme, vinte i mërzitur, se i kërkonin që të torturonte të arrestuarit dhe ai…”/ Dëshmia e rrallë e punonjëses së Bashkisë së Tepelenës
0
Shares
583
VIEWS

Nga Dodë Melyshi

Memorie.al /Mbasi i batë njëmijë e një të zezat, mbasi t’tanët na i vratë (qe besa këto, para se me dekë, qenë asi burrash, që e shpaguan veten dhjetë fish), mbasi i lyet edhe me benzinë trupat e tyne, e i’u vutë flakën, mbasi i varët tek Mani i Lal Ndreut, n’mes të Rrshenit, deri në dekompozim, t’ue trishtue fëmijë, gra e pleq, mbasi ua humbët edhe varret Heronjve, e pastaj këto fëmijë, gra e pleq, i toritët nëpër kampe përqendrimi, mbasi na e dogjët Biblën para syve, e me të edhe Dhjetë Urdhnesat e tenZot, t’ue deformu e përlye një formim e moral shekullor, mbasi i zhvatet njerëzinë nga pronësitë, edhe ato ma jetike e elementare,…..

….mbasi na latë të pa veshur, të pa mbathur e të pa ushqyer, ani pse prindërit t’anë robtoheshin ditë e natë në punë (besa të paushqyer, latë edhe një pjesë të fëmijve të tuej: se i ‘pabuksi’ shekullor, s’ban hair kurrë mos raftë as familja e vetë në dorë të tij, jo ma e tjetrit!), mbasi stresuet tanë jetën baballarët tanë – ato Fisnikë të papërsëritshëm, t’ue i lanë nga pas ‘pulle poste’, si qenefin mbas kullet, turli lloj spiuni, hafije e opinge…,

….mbasi na privuet të drejtat elementare t’ue fillue nga shkollimi (ju sak jeni nxanës të shkëlqyer, po shkollat s’janë për ju, ç’po iu duhen librat!), mbasi na privuet edhe prej gjuhës amë,’vetëm rraca inferiore flet në paskajore’, e “nènès”, i thotë “nane”…, eee, shikoni se, vetëm rraca inferiore i thërret fëmijët me emër: “Gjergj, Gjin, Mare, Bardhe, Mark, Pjetër, Marie”, etj., etj., etj., pra duhen emra Jugu e Revolucioni…mbasi i batë pra njëmijë e një t’zezat, sot keni kurajo me na kërkue që këto mos të përmenden. Se asht turp…!

Gjithashtu mund të lexoni

“Enverit, po deshe, çoj një divizion në Pogradec, mua këtu, m’i zhduk rojet, kur të bëhesh kryeministër ti m…, mbaj një regjiment në Durrës…”/ Sherri i Mehmet Shehut, me komandantin e Gardës, në ’67-ën

“Në apartamentet ku ishin akomoduar gratë e dy ‘bllokmenëve’, në Paris, bisedonin për Kadarenë, që kish kërkuar azil politik, ku njëra me pak xhelozi…”/ Kujtimet e panjohura të ish-diplomatit

Morali juej na mëson se me e ba krimin, nuk ishte turp, ndërsa me e përmend sot, qenka e turpshme. Me hedh në laps e në letër me qëllim, që breznitë që vijnë t’i dine dy gjana: të reflektojnë e të nxjerrin ndonji mësim elementar, qenka e turpshme; “Je djalë i mirë, je familje e mirë, mos i përmend, gjana që kanë kalue…pse e përlyen vetin kot…”?!

Me përmend robi të VERTETA, që shënuen fatin e tre brezave, u “përlyka”, simbas moralit të qenieve të pamoralshme!

Ne s’ditëm me urry, as me ba viktimën. As nuk kërkuam shpagim, as nuk kërkuam hakmarrje. As një “Rumani” të dytë. Me fëmijët tuej, që nuk patën faje e që s’mund të kishin faje, u bamë serish shokë. S’mund t’ua donim të keqen.

Ne provuam vetëm indinjatën dhe mëshirën për ju e, shpirtin tuej të errët.

Po ju nuk meritoni as indinjatë as mëshirim, as falje. Ju jeni kategori e pandreqshme. Ju jeni një e keqe e përhershme, jeni rrugë pa kthim!

Ju s’bëheni kurrë njerëz! Ju kurrë s’do të bëheni njerëz. S’ka kishë as Papë që u’a lanë mëkatet!

Llumi i përhershëm i kësaj shoqërie! Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Reaksioni i parë i banorëve fodullë të Bregdetit, për Bazën e Pashalimanit që po ndërtonin kinezët, qe pakënaqësia dhe zemërata, kur mësuan se...”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Franca

Next Post

Kalendari Historik 19 Shtator 2022

Artikuj të ngjashëm

“Enverit, po deshe, çoj një divizion në Pogradec, mua këtu, m’i zhduk rojet, kur të bëhesh kryeministër ti m…, mbaj një regjiment në Durrës…”/ Sherri i Mehmet Shehut, me komandantin e Gardës, në ’67-ën
Dossier

“Enverit, po deshe, çoj një divizion në Pogradec, mua këtu, m’i zhduk rojet, kur të bëhesh kryeministër ti m…, mbaj një regjiment në Durrës…”/ Sherri i Mehmet Shehut, me komandantin e Gardës, në ’67-ën

September 24, 2023
“Amaneti i nënës sime që të mos e pranoja ish-shoqen e saj të Luftës, Nexhmije Hoxhën, nëse vinte për ngushëllim… “/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Në apartamentet ku ishin akomoduar gratë e dy ‘bllokmenëve’, në Paris, bisedonin për Kadarenë, që kish kërkuar azil politik, ku njëra me pak xhelozi…”/ Kujtimet e panjohura të ish-diplomatit

September 22, 2023
“Sapo na njoftuan për vdekjen e Enverit, bashkë me kolegun D.D., u mbyllëm në zyrën tonë në Komitetin Qendror dhe nxorëm shishen e rakisë…”/ Dëshmia e panjohur e ish-diplomatit
Dossier

“Sapo na njoftuan për vdekjen e Enverit, bashkë me kolegun D.D., u mbyllëm në zyrën tonë në Komitetin Qendror dhe nxorëm shishen e rakisë…”/ Dëshmia e panjohur e ish-diplomatit

September 21, 2023
“Një reportazh i Peter Stehle, në revistën ‘Stern’, në vitin 1964, ku autori dëshmonte se; Müller ishte në Shqipëri, nën mbrojtjen e diktatorit Enver Hoxha dhe…”/ Historia e ish-shefit të Gestapos
Dossier

“Një reportazh i Peter Stehle, në revistën ‘Stern’, në vitin 1964, ku autori dëshmonte se; Müller ishte në Shqipëri, nën mbrojtjen e diktatorit Enver Hoxha dhe…”/ Historia e ish-shefit të Gestapos

September 21, 2023
Gjyqi ndaj disidentit: “Ngjarjet në Moskë, Poloni dhe Hungari, më bënë të shkëputem prej jush e tani e ndjej veten të…”/ Akt-akuza ndaj të pandehurit Xhavit Qesja, Tiranë 1967
Dossier

“Në Institutin Femëror, Sigurimi i Shtetit kishte evidentuar një rreth vajzash, si: T. Tasi, V. Miça, V. Xhaçka, D. Durrësi, A. Gjini dhe Gj. Harxhi, të cilat…”/ Historia e panjohur e tetë grupeve antikomuniste

September 20, 2023
“Ju ishit si dy ‘pokeristë’ të regjur, që i’a lexonit letrat e njeri-tjetrit, me intuitë pa i parë, por kur acarohej pacienti juaj, që quhej Enver…”/ Letra e panjohur e Dr. Isuf Kalos, për mjekun e diktatorit
Dossier

“Ju ishit si dy ‘pokeristë’ të regjur, që i’a lexonit letrat e njeri-tjetrit, me intuitë pa i parë, por kur acarohej pacienti juaj, që quhej Enver…”/ Letra e panjohur e Dr. Isuf Kalos, për mjekun e diktatorit

September 19, 2023
Next Post
Kalendari Historik 31 Gusht 2022

Kalendari Historik 19 Shtator 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!