• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, May 22, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

“Edhe pas tre dekadash nga shembja e komunizmit, Shqipëria dhe Kosova, janë ‘vende problematike’ për lirinë e shtypit, pasi…”/ Refleksione të gazetarit të njohur, drejtorit të ‘Zëri i Amerikës’, për Euro-Azinë

“Ish-Presidenti Clinton, reagoi i zemëruar ndaj gazetarit të CNN, që i kujtoi zgjerimin e NATOS-s, me shtetet ish-komuniste, si Shqipëria…”/ Dëshmia e ish-drejtorit shqiptar, të ‘Zëri i Amerikës”
Papa Françesku, me Kardinalin shqiptar Ernest Simoni, për bekimin ‘Urbis et Orbi’ me rastin e Pashkëve, 2023

Nga Frank Shkreli

                          30-VJETORI I DITËS NDËRKOMBËTARE TË LIRISË SË SHTYPIT:

                                              GAZETARIA NUK ËSHTË KRIM!

 – “Një komb delesh do ketë shpejt një qeveri ujqërish”-

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 2 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 20 Nëntor 2024

Memorie.al / 3 Maji, 2023, shënon 30 – vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së shtypit. Me këtë rast, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), nëpërmjet UNESCO-s, po organizon veprimtari të ndryshme për të shënuar këtë ditë dhe rëndësinë e lirisë së shtypit, si një prej lirive themelore që siguron edhe liritë e tjera bazë të njeriut, të garantuara në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut në botë. Në një deklaratë të OKB-së me këtë rast, thuhet se ç’prej vitit 1993, kur është shpallur Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, është shënuar përparim i dukshëm drejt lirisë së shtypit dhe lirisë së të shprehurit, anë e mbanë botës. “Mirëpo, liria e fjalës, siguria e gazetarëve në kryerjen e punës së tyre dhe liria e të shprehurit në përgjithësi, po sulmohen gjithnjë e më shumë, gjë që prek rëndë lirinë e të drejtave të tjera të njeriut”, thotë OKB-ja. 

Sipas organizatës botërore, “E drejta e lirisë së të shprehurit, që ruhet dhe mbrohet si diçka e shenjtë, nga Artikulli 19 i ‘Deklaratës Universale të Drejtave të Njeriut’, është një kusht paraprak dhe fuqi shtyrse, për zbatimin e gjithë të drejtave të tjera bazë të njeriut. Prandaj, Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, është një thirrje për një ri kushtim të ri ndaj lirisë së shtypit, por edhe një angazhim serioz, për një media të pavarur, pluraliste dhe të shumëllojshme”, thuhet në deklaratën e OKB-së, në mbështetje të lirisë së shtypit si një e drejtë që, njëherazi, është edhe gur-themeli i të gjitha lirive të tjera bazë të njeriut.

E drejta e lirisë së të shprehurit është kusht paraprak dhe gur themeli i të gjitha të drejtave të tjera të njeriut —

Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë, në emër të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në një deklaratë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, thekson se: “Gazetaria nuk është krim – por është një e drejtë themelore, në një shoqëri të lirë”. Ndërkohë, deklarata shpreh, njëkohësisht, respektin e Presidentit, për të gjithë gazetarët, reporterët dhe të gjithë punonjësit e medias të cilët, trimërisht, përpiqen të zbulojnë të vërtetën. “Asnjë gazetar – qoftë amerikan, apo tjetër –nuk duhet të rrezikojë jetën as jetesën, ndërkohë që punon për të zbuluar të vërtetën”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.

“Sot dhe çdo ditë, ne duhet të qëndrojmë pranë gazetarëve anë e mbanë botës për të mbrojtur lirinë e veprimit dhe të drejtat e tyre bazë. Ne duhet të deklarohemi fuqishëm kundër të gjithë atyre që duan t’ua mbyllin gojën gazetarëve. Dhe të gjithë ne duhet të vazhdojmë të mbështesim lirinë e shtypit, që është gur-themeli i demokracisë tonë dhe i demokracive të tjera anë e mbanë botës”, përfundon deklarata e Shtëpisë së Bardhë me rastin e 30-vjetorit të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.

Shumë bukur e mire, këto deklarata në mbrojtje të lirisë së shtypit dhe në mbështetje të gazetarëve, anë e mbanë botës, në këtë ditë kushtuar lirisë së fjalës, qoftë nga Kombet e Bashkuara dhe nga Shtëpia e Bardhë, qoftë edhe nga shtete të tjera, të mëdha e të vogla, anë e mbanë botës, ndërsa e deklarojnë veten, të pakën për një ditë, si mbrojtës të lirisë së shtypit dhe të gazetarëve.

Të gjithë e dimë se gjendja e lirisë së shtypit, anë e mbanë botës, është në rënie e sipër, Të drejtat e gazetarëve po kufizohen dhe kërcënohen në mbare botën, përfshi Shqipërinë dhe Kosovën, qoftë nga institucionet shtetërore, qoftë nga grupe interesash korruptive dhe kriminale, të lidhura me institucionet qeveritare. Gjendja e nderë e lirisë së shtypit në botë, ka bërë që organizata jo-qeveritare, amerikane dhe ndërkombëtare, të shprehin dyshimet e tyre, nëse udhëheqësit politikë botërorë dhe organizatat ndërkombëtare, siç është OKB-ja, me të vërtetë e kanë seriozisht, me deklaratat e tyre në Ditën e Ndërkombëtare të Lirisë, në mbrojtje të gazetarëve dhe lirisë së të shprehurit.

Organizata ‘Freedom House’, një ent amerikan që merret me mbrojtjen e të drejtave bazë të njeriut, përfshirë lirinë e shtypit, organizoi me këtë rast një diskutim “online”, titulluar me një pikëpyetje: ‘Dita Botërore e Lirisë së Shtypit’: Një celebrim i kotë? ‘Freedom House’ shprehet se; “edhe pse vendet Perëndimore dhe shtete të tjera demokratike, kanë deklaruar përkushtimin e tyre ndaj lirisë së medias dhe aksesit në informacion, zëra të fuqishëm, brenda disa shoqërive gjoja demokratike, vazhdojnë të shpifen dhe të mbjellin mosbesim në media.

Ndërkohë, qeveritë autoritare që nuk besojnë në përfitimet që i vijnë një shoqërie nga një qytetari e mirë informuar, shpesh persekutojnë, burgosin, madje edhe vrasin gazetarë që raportojnë të vërtetën. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, 2023, pyesim se çfarë po ndodhë me lirinë e shtypit, si një e drejtë themelore e njeriut. A ka shumë arsye që të festojmë këtë vit? – -Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit?

Unë tentoj t’u besoj burimeve jo qeveritare, në lidhje me gjendjen e lirisë së shtypit në vendet tona – Shqipëri e Kosovë – për të cilat jemi specifikisht të interesuara, për arsye të natyrshme, por edhe për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, në përgjithësi. Një tjetër organizatë që merret me mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, “Reporterët pa Kufij”, me qendër në Paris, në raportin e saj me rastin e 30-vjetorit të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, njofton se gjendja e lirisë së shtypit, anë e mbanë botës, është përkeqësuar dukshëm, anë e mbanë botës, përfshi edhe Shqipërinë dhe Kosovën.

Për fat të keq, sipas entit, “Reporterët pa Kufij”, Shqipëria ka pësuar një përkeqësim të madh të lirisë së shtypit, në krahasim me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke u renditur në vendin 96. Ndërsa Kosova ka shënuar një përparim të vogël prej 5 pikësh, nga 61 në 56. Por, fatkeqësisht, të dy shtetet shqiptare renditen në listën e “vendeve problematike”, nga organizata “Reporterët pa Kufij”, sa i përket lirisë së shtypit në Shqipëri dhe në Kosovë.

Ndonëse, përgjithësisht, liria e fjalës dhe e shtypit konsiderohen si gur-themeli i të gjitha lirive të tjera bazë të njeriut dhe duke marrë parasysh se; Shqipëria dhe Kosova ende konsiderohen si “vende problematike”, sa i përket lirisë së fjalës dhe të shtypit, s’do mend se, pse këto dy vende – tre dekada pas shembjes së komunizmit – ende konsiderohen si vende “pjesërisht të lira”, nga organizatat ndërkombëtare të drejtave dhe lirive të njeriut në botë.

Ky është vlerësimi shqetësues i organizatave ndërkombëtare, mbi gjendjen e lirisë së shtypit dhe të gjitha të drejtave bazë të njeriut për shqiptarët, në Ballkanin Perëndimor – në këtë Ditë Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Është një vlerësim që duhet të shqetësojë edhe shqiptarët kudo, të gjithë ata që janë të interesuar në zhvillimet demokratike dhe liritë bazë të njeriut për shqiptarët anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Përndryshe, siç është shprehur dikur, ish-gazetari i njohur amerikan, Edward Murrow, në lidhje me mungesën e lirisë së shtypit, “Një komb delesh, do ketë shpejt një qeveri ujqërish”, në qoft se nuk mbrohet liria e shtypit, si gur themeli i të gjitha lirive të tjera, nga grabitqarët e pushtetit. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në burgun e Spaçit, dy bashkëvuajtësit e mi, më treguan se si e kishin varrosur të gjallë Mitrush Kutelin, në kampin e Vloçishitit...”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur nga SHBA-ja

Next Post

Kalendari Historik 05 Maj 2023

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Të Ndryshme

Kalendari Historik 2 Dhjetor 2024

December 1, 2024
Kalendari Historik 1 Nëntor 2024
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Nëntor 2024

November 19, 2024
Kantina “Binjakët” në Tiranë, një atraksion turistik, që po mahnit vizitorët vëndas e të huaj, të cilët e krahasojnë me “Cabernet” të Napa-s, apo “Shtëpitë e Shampanjës” së Francës e, Portugalisë
Të Ndryshme

Kantina “Binjakët” në Tiranë, një atraksion turistik, që po mahnit vizitorët vëndas e të huaj, të cilët e krahasojnë me “Cabernet” të Napa-s, apo “Shtëpitë e Shampanjës” së Francës e, Portugalisë

September 1, 2024
Pamje nga paradat ushtarake të organizuara në Tiranë me pjesëmarrjen e president Ahmet Zogu dhe autoriteteve të kohës në vitet 1926-1927
Të Ndryshme

Riorganizimi i mbretërorëve – domodoshmëri historike

May 22, 2024
‘Integral Albania’ vjen në ndihmë të familjeve shqiptare duke sjellë në Tiranë shkollat më të mira të mesme në të gjithë botën, nga Anglia në Spanjë, Gjermani, Francë e deri në SHBA-ës.
Të Ndryshme

‘Integral Albania’ vjen në ndihmë të familjeve shqiptare duke sjellë në Tiranë shkollat më të mira të mesme në të gjithë botën, nga Anglia në Spanjë, Gjermani, Francë e deri në SHBA-ës.

April 17, 2024
Panairi Ndërkombëtar i Arsimit, në bashkëpunim me ‘Integral Albania’ rikthehet në Shqipëri, në datën 2 mars, në Hotel ‘Rogner’ në Tiranë dhe “Rozafa’ në Shkodër
Të Ndryshme

Panairi Ndërkombëtar i Arsimit, në bashkëpunim me ‘Integral Albania’ rikthehet në Shqipëri, në datën 2 mars, në Hotel ‘Rogner’ në Tiranë dhe “Rozafa’ në Shkodër

February 28, 2024
Next Post
“Selfatët, e strehuan dhe e mbajtën me para Enverin, duke dhënë edhe flori për Luftën, por ai i masakroi, burgosi e pushkatoi, pasi…”/ Historia tronditëse e familjes së pasur gjirokastrite

Kalendari Historik 05 Maj 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!