• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 28, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“E ke shkruar gabim adresën, duhet: ‘shokut Enver Hoxha….’, i tha çentralisti Rrëshenit, gruas që…”/ Ngjarja e panjohur me Musine Kokalarin?

“E ke shkruar gabim adresën, duhet: ‘shokut Enver Hoxha….’, i tha çentralisti Rrëshenit, gruas që…”/ Ngjarja e panjohur me Musine Kokalarin?
“E ke shkruar gabim adresën, duhet: ‘shokut Enver Hoxha….’, i tha çentralisti Rrëshenit, gruas që…”/ Ngjarja e panjohur me Musine Kokalarin?
“E ke shkruar gabim adresën, duhet: ‘shokut Enver Hoxha….’, i tha çentralisti Rrëshenit, gruas që…”/ Ngjarja e panjohur me Musine Kokalarin?
“E ke shkruar gabim adresën, duhet: ‘shokut Enver Hoxha….’, i tha çentralisti Rrëshenit, gruas që…”/ Ngjarja e panjohur me Musine Kokalarin?
“E ke shkruar gabim adresën, duhet: ‘shokut Enver Hoxha….’, i tha çentralisti Rrëshenit, gruas që…”/ Ngjarja e panjohur me Musine Kokalarin?
“E ke shkruar gabim adresën, duhet: ‘shokut Enver Hoxha….’, i tha çentralisti Rrëshenit, gruas që…”/ Ngjarja e panjohur me Musine Kokalarin?
“E ke shkruar gabim adresën, duhet: ‘shokut Enver Hoxha….’, i tha çentralisti Rrëshenit, gruas që…”/ Ngjarja e panjohur me Musine Kokalarin?
“E ke shkruar gabim adresën, duhet: ‘shokut Enver Hoxha….’, i tha çentralisti Rrëshenit, gruas që…”/ Ngjarja e panjohur me Musine Kokalarin?
“E ke shkruar gabim adresën, duhet: ‘shokut Enver Hoxha….’, i tha çentralisti Rrëshenit, gruas që…”/ Ngjarja e panjohur me Musine Kokalarin?
“E ke shkruar gabim adresën, duhet: ‘shokut Enver Hoxha….’, i tha çentralisti Rrëshenit, gruas që…”/ Ngjarja e panjohur me Musine Kokalarin?
0
Shares
976
VIEWS

 

Nga Namik Mehmeti

Firenze

Memorie.al/publikon kujtimet e gazetarit dhe publicisit të njohur, Namik Mehmeti, me origjinë nga qyteti i Shkodrës dhe me banim prej vitesh në Firence të Italisë, i cili sjell para lexuesit disa ngjarje nga periudha e fundviteve ’60, kur ai shërbente si mësues i Gjuhës dhe Letërsisë në rrethin e Mirditës, ku ka pasur rastin të njihte edhe Musine Kokalarin, shkrimtaren disidente që pasi kishte dalë nga burgu i gjatë, jetonte aty vitet e internimit. Dëshmia e rrallë e tij se: si e etiketonin kolegët e tij arsimtarë Musine Kokalarin, kush ishte njeriu që i’a kishin vënë për ta survejuar dhe ç’farë përmbante pako që ajo i’a dërgoi Enver Hoxhës nga Post-Telegrafa e qyteteit të Rrëshenit?!

Gjithashtu mund të lexoni

“I pandehuri Gjet Kadeli, së bashku me disa të dënuar të tjerë, nga më kryesorët e aktivët, ka ngritur flamurin në kamp dhe…”/ Vendimi i gjykatës së Rrëshenit, për pjesëmarrësit e Revoltës së Spaçit

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

                               Si e kam njohur Musine Kokalarin?

                            (Me rastin e 38 vjetorit të ndarjes nga jeta)

Vetëm e kam njohur si fizik, pra një potret i heshtur, që edhe sot pas një gjysmë shekulli e kam të freskt në kujtesën time. Pra e kam njohur pa mundur të shkëmbeja një fjalë me të, një përshëndetje apo një buzëqeshje.

– Atëhere si jam prezantuar me Musinen në distancë?

Në vitin 1961 pasi kisha përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike në Shkodër, isha emëruar arsimtar në rrethin e Mirditës, ku qyteti nga vija unë ishte e destinuar nga Ministria e Arësimit për të qenë një mbështetje për zhvillimin e arësimit në këtë krahinë.

Unë i ri 18 vjeçar i bashkohesha një armate mësuesish që ishin të njohur si familje qytetare shkodrane, por pothuajse të gjithë me “kleçka” në biografi, ashtu siç isha edhe unë, pasi babai im kishte vuajtur kampeve e burgjeve të Shqiprisë, si “armik i popullit”.

Kujtojë mbiemrat e mësuesëve shkodranë që ridhnin nga familje me “kleçka” në biografi si: Sinani, Juka, Hoti, Baqli, Jegeni, Mjeda, Çefa, Shurdha, etj., dhe që ishin shpërndarë anë e kand Mirditës.

Fati më ndoqi pasi më kishte shkue zëri se merresha me sportin dhe me gazetari, e nga kjo më emruan në Shkollën 8 vjeçare, ku jepja lëndën Gjuhës e Leximit letrar.

Njohja e parë ishte me shkollën, ishte hapur edhe e mesmja me emrin “Bardhok Biba”. Shkolla e vjetër ishte ndërtuar mbi një kodër, ku rruga që të çonte drejtë saj ishte e rrahur vetëm nga nxanësit dhe mësuesit.

Në atë zbraztirë shtëpiash, tërhiqte vëmëndjen një ndërtesë si kapanon, me mbulesa eterniti e mure të suvatuar me çimento. Nëndrejtori i shkollës, pa dyshim shkodran, më tha se aty kanë jetuar më parë arsimtarët, por me që ajo ishte bërë strehë për familjet e internuara, duhej patur kujdes.

Duke kaluar për ditë në atë rrugë, sytë gjithnjë më përqëndroheshin tek ecja e një gruaje shtatë lart, e veshur me rrobe pune të Ndërmarrjes të Ndërtimit, ose të Komunales.

Arsimtarët që e njihnin, më porositën që të mos e përshëndetja edhe qoftë se ajo të afron një përshëndetje me lëvizjen e kokës apo buzëqeshte. “Është një gjirokastrite që ka bërë disa vite burg si kundërshtare e deklaruar e regjimit komunist”, më tha dikush, e tani vuante vitet e internimit.

Kjo grua kishte një ecje të veçant, shikonte vetëm drejtë, pa kthyer kokën as majtas dhe djathtas, me një krenari prej një intelektualje, them pa ekzagjerim: edhe krenare.
Vetëvetiu pas një njohje në distancë, më lindi interesi e kureshtja të mësoja se kush ishte kjo grua e cila shpërfillte aq me kurajo atë nënçmim e internuar.

Pa dyshim edhe unë duhej të ruhesha kur të shuaja kureshtjen për emrin e saj. Një mik i babës tim që kishin kaluar dënimet në burgjet e diktaturës së bashku, avokat Sabri Quku, i cili kishte studiuar në Torino (me që Rrësheni nuk kishte avokat, në moshë  të thyer, për mbijetesë, kishte ardh me punu aty, duke sakrifiku me mbajtë familjen), e pyeta se kush kjo grua.

Një ditë më pas më tha: “Është një shkrimtare dhe inspiruese në të parat poltikane që krijoj Partinë Social-demokrate, duke dalur hapur kundër Enver Hoxhës. Në gjyqin e saj ajo ka shfaq haptas urrejtjen kundër komunizmit. E quajnë Musine Kokalari. Kur të shkosh në Shkodër pyet babën, Et’hemin, se e njeh shumë mirë edhe si familje, se ka punuar në komunat e Gjirokastrës, në vitet e Monarkisë Zogiste, pse jo edhe në kampet e diktatures. Unë sa herë ndeshem me të e përshëndes”, duke lëvizur nga koka kapelen republike, përfundoi bisedën avokat Quku.

Kisha dëgjuar nga bisedat e babait tim që bënte në shtëpi me miqë e kushërinjtë për vuajtjet e të burgosurëve në kampet e punës, këneta e kanale, për gjyqet që bënin prokurorët e gjykatësit komunist, për qëndrimin stoik të klerikëve katolik e mysliman, e në mes të tjerave përmendëte qëndrimin në gjyq të Musine Kokalarit.

“E kam njohur Musinen dhe vëllezërit e saj që u pushkatuan pa gjyq. Një familje me tradita dhe një femër shumë intiligjente. Po më befason me këtë njohje që ke bërë”, më tha baba jo pak i habitur.

Më pyeti për shëndetin e saj, punën që bënte dhe për trajtimin e saj. “Më keq se një skllave”, ishte përgjigja ime.

Qëndrova në Rrëshen pesë vjet deri sa më erdhi radha me shkue ushtar. Në ato pesë vite njoha edhe të internuem të tjerë që ishin të shpërndarë nga Shpali deri në Kurbnesh. Në mes tyre edhe një djale trim e simpatik nga Kosova, Selim Kelmendin, që punonte me të shoqen, Dritën, një vajzë nga Shkodra, e familjes së njohur Dani.

Musinen, pas dy viteve që u riktheva në Rrëshen, e gjeta më të plakur, por krenare po ashtu si e kisha njohur në fillim. Kjo krenari i tërbonte më shumë punonjësit e Degës së Punëve të Mbrendëshme, ku ajo bënte dy herë në ditë prezencën e saj në këtë institucion kriminal.

Më kujtohet një mbas dreke, kur në postën e qytetit po prisja të flisja në telefon me prindërit në Shkodër, hyri pa ndrojtje kjo grua me një veshje tjetër nga ajo e punës së përditëshme, thjeshtë, por rrezatonte një fisnikëri dhe qytetari që të tërhiqte vëmëndjen. Mbante në dorë një çantë bezeje, nga ku nxorri një pako, duke i’a drejtuar punonjësit të postës, i cili atë mbasdreke ishte i vetem në shërbim.

Ai i hodhi një sy adresës së shkruar me një laps me ngjyrë të zezë dhe unë fiksova emrin e adresës për ku ishte nisur kjo pako: “Enver Hoxha Komiteti Qëndror P.P.SH. Tiranë”.

Çentralisti e shikoi si i trembur, këtë pako me atë adresë. Vuri në funksionim fishet dhe u lidhë me Degën e Mbrendëshme. Unë isha tërhequr nga sporteli dhe vetëm dëgjova përgjigjen që i tha çentralisti:

“E ke shkruar gabim adresën. Duhet shkruar: Shokut Enver Hoxha”. Nuk e dëgjova përgjigjen e saj, por pasi çentralisti përdori edhe një herë fishat, nuk e di se me kë komunikoi, por përgjigja ishte: “Lene këtu pakon dhe nesër duku përsëri dhe merr përgjigjen”.
Dëgjova që u hap një kasafortë dhe pakoja u vendos për ruajtje të sigurt.

Çentralisti pasi më afroi linjën me Shkodrën dhe unë më pas u afrova me pague tarifën e bisedës telefonike, ai pa e pyetur se çfarë do postonte Musine Kokalari në atë adresë, ai më tha: “Ishte një libër, deri sa të shkojë në adresën e shkruar në atë pako, pale në sa duar do të kalojë”.

U habita me këto fjalë të çentralistit, të cilit tani pas gjysmë shekulli i’a kam harruar emrin, por e kujtoj se ai ishte në ato vite nxanës në shkollën e natës.

Duke pa se unë nuk po tregoja ndonjë kureshtje, ai përsëri foli: “Sidoqoftë, këte që të thash mos e bëj muhabet me kolegët.

Me një lëvizje koke i’a miratova porosinë dhe u largova nga posta për tek Shtëpia e Kulturës.

Me rastin e 37 vjetorit të vdekjes së saj, më kujtohet si sot portreti i saj, ajo ecje në vetmi, trotuareve e rrugëve të Rrëshenit me një ndalesë tek dyqani i bukës apo ai ushqimor, e pastaj orët e vetmisë në atë shtëpi, vetëm shtëpi nuk ishte ku kaloi vitet e saj deri në 14 gusht 1983.

Ajo shtëpi plot lagështirë, ajo lopatë e kazëm, ajo jetë në errësirë i afruan vdekjen parakohe, pa patur as ndihmën më të vogël mjeksore, megjithëse spitali nuk ishte më larg se 100 m. nga shtëpia e Argjirit.

E quanin kështu atë shtëpi, se aty jetonte i vetëm kuzhinieri i restaurantit të Rrëshenit. Kujtoj se ishte një minirotar grek nga Saranda. Ishte survejuesi i saj.

Edhe sot kur i kujtoj ato episode që përshkruava, portretin e shkrimtares dhe antikomunistes Musine Kokalari, e kam të gjallë në kujtesën time, ashtu dhe atë shtëpinë e Argjirit që të kallte frikën me pamjen e saj të zymtë, zymti që Musine Kokalari e sfidonte me shpirtin e saj prej intelektualje e demokrate./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Ja pse Enveri nuk e arrestoi babanë në plenum si të tjerët, por në Selenicë, ku Forcat Speciale…”/ Dëshmia e djalit të ish-ministrit të Mbrojtjes

Next Post

Kalendari Historik 14 Gusht

Artikuj të ngjashëm

Memorie.al
Personazh

“I pandehuri Gjet Kadeli, së bashku me disa të dënuar të tjerë, nga më kryesorët e aktivët, ka ngritur flamurin në kamp dhe…”/ Vendimi i gjykatës së Rrëshenit, për pjesëmarrësit e Revoltës së Spaçit

March 27, 2023
“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
Personazh

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

March 26, 2023
“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
Personazh

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

March 24, 2023
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
Personazh

“Unë kam rregullar armë zjarri si, çifte pistoleta, etj., dhe kam modifikuar edhe fishekë, por të gjitha këto, i kam bërë pa leverdi ekonomike…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Edhe pse nuk kisha as tokë dhe as lopë si anëtarët e kooperativës, kryetari Muharrem Seferi, nuk më jepte largimin, dhe më tha; mua nuk ke për t’ma pa hajrin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
“Xhaviti thotë se; unë i kam shkruar vetëm udhëheqësit kryesor të Partisë, duke i thënë të mos krekoset si gjel, pasi…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, në ’81-in
Personazh

“Babai im, u arrestua për vrasjen e Bardhok Bibës, por në korrik 1950, ai theu burgun e Rrëshenit dhe u arratis më pas në Jugosllavi, me vëllanë tim, Gjonin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë, 1972

March 21, 2023
Next Post

Kalendari Historik 14 Gusht

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!