• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, August 4, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“E dëgjove, Qemal, – iu kthye Fehmiu babait, – Enver kasapin dhe ata që i bëjnë fresk, komunistët e zhgënjyer, e kanë vënë përpara me kritika, por…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, për antikomunistin e thekur tiranas

“Një mesoburrë, veshur me rroba gjysmë ushtarake dhe gjysmë civile, me shikim depërtues, pasi më përshëndeti, më tha: “Vij nga FBI-ja.  Ju jeni Skifter Këlliçi…”?/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur nga SHBA-ja
“Pasi më shau nga nëna dhe më tha; ‘qen’, Mihallaq Ziçishti u ngrit nga karrigia dhe më ra më grusht në nofull, sa që më theu dhëmballën e, më lau në gjak…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
“Gjeneral-armate, Shtemenko, na priti në zyrë Petrit Dumen dhe mua, e na sugjeroi të stërviteshim për bombën atomike…”/ Dëshmia e kolonelit që e shoqëroi
Mao Ce Duni: “Ndryshe nga Marksi dhe Lenini që ndoqën shkollat e larta, unë me Stalinin jemi vetëm me të mesme…”/ Proces-verbali sekret i takimit me Hysni Kapon dhe Beqir Ballukun, Pekin 1967
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

Nga Skifter Këlliçi, – Boston –

Memorie.al / Vazhdoj të lexoj me shumë kureshtje dhe ëndje në kujtimet e intelektualit dhe shkrimtarit të ndjerë Uran Kalakulla, që kaloi më shumë se 20 vjet në burgjet e tmerrshme komuniste. Dhe ja në një në kapitull të këtyre kujtimeve të botuara pak ditë më parë, më tërhoqën vëmendjen disa fragmente që ai ia kushtonte Fehmi Beshirit, të cilin e kishte njohur  në fillim të viteve ‘60-të të shekullit të kaluar në burg-kampin e Elbasanit, ku midis të tjerash ai shkruan:

“Për të kam botuar para ndonjë dy-tre vjetësh, një portret te gazeta ‘Liria’, – shkruan autori për Fehmi Beshirin. –  E kisha mik atë,  e doja dhe më donte, madje edhe kam ngrëne bukë me të, sa kohë që qemë bashkë, derisa më morën dhe më çuan në Burrel dhe atë e lashë atje, se donte diçka si ndonjë muaj që të lirohej”. U preka kur lexova këto radhë të shkruara me kaq çiltërsi si dhe i tërë fragmenti nga Uran Kalakulla, sepse Fehmi Beshiri ka qenë djali i tezes së babait tim, Qemalit, dhe për të  kam edhe unë kujtime disa prej të cilave po i rendis më poshtë.

Ishte një mbrëmje fund-shtatori i vitit 1944, kur ai së bashku me babain dhe xhaxhain, Reshatin, po dëgjonin BBC në gjuhën shqipe. Aso kohe mbushja shtatë vjeç, por kuptoja se si po rrokulliseshin ngjarjet në botë dhe Shqipëri. Dhe kjo sepse shtëpia jonë ishte bazë e Lëvizjes  Nacionalçlirimtare, ku ishin bërë e dhe mbledhje, dhe ku veç emisionit të mësipërm, dëgjohej edhe Radio Moska në Italisht.

Gjithashtu mund të lexoni

“Poeti Kombëtar, At Gjergj Fishta, botoi nji ode shqip të At Valentinit, për nderim t’Shtjefën Gjeçovit, martirit t’ides kombëtare…”/ Refleksionet e studiuesit të famshëm, për korifenjtë e letrave shqipe

“Angjelia u rrit midis personaliteteve të shquara dhe familja fisnike Logoreci, kishte mik shtëpie At Fishtën, Koliqin, Dr. Shirokën dhe…”/ Historia e panjohur e vajzës që u njoh si; ‘bukuria shkodrane’!

Tajar Zavalani, që ishte folësi i këtij emisioni, ishte mik i vjetër i xhajë Reshatit, me të cilin si dhe me shokë të tjerë kishte kaluar shumë vite në Leningrad dhe pastaj në Moskë si emigrant politik, në vitet 1925-‘34, po kumtonte nga Radio -Londra se ushtritë ruse nga Lindja dhe ushtritë aleate anglo-amerikane nga Perëndimi, po u jepnin goditje gjithnjë dhe më të fuqishme forcave gjermane që po tërhiqeshin.

– “Do zoti që anglo-amerikanët zbarkojnë sa më shpejt në Ballkan dhe në Shqipëri, – tha Fehmi Beshiri me nëndialektin e tij të theksuar tiranas, – që të krijohet kështu një qeveri demokratike perëndimore, se ndryshe Shqipëria do të bjerë nën thundrën komuniste. Babai dhe xhajë Reshati, nuk është se e kundërshtonin Fehmiun që sa herë që vinte në shtëpinë tonë, këtë dëshirë shprehte, që ishte edhe dëshira e pjesës dërmuese të shqiptarëve por, sidoqoftë, i shpjeguan se edhe po të fitonin komunistët, do të ishin edhe aleatët anglo-amerikanë që do të bashkëpunonin me rusët, që kështu Shqipëria të kishte një regjim demokratik. Mbaj mend mirë se Fehmiu, si dhe herë të tjera, i  kundërshtoi ata.

– “A nuk ishte edhe Tajar Zavalani së bashku më ty dhe të tjerë që me rikthimin e Zogut në Shqipëri në dhjetor të vitit 1924 –  iu drejtua ai xhajë Reshatit, – u dërguat nga Fan Noli në Rusinë Sovjetike, ku patë  me sytë tuaj tmerret e komunizmit”?

Pastaj, me sa mbaj mend, Fehmiu vazhdoi të thoshte se ai që e kishte kuptuar më mirë se kushdo tjetër se ç’ishte regjimi komunist bolshevik i Leninit dhe Stalinit, kishte qenë vetë Tajar Zavalani, që ishte kthyer në kohën e Zogut nga Rusia në Shqipëri, që pas pushtimit fashist ishte internuar në Itali, por pastaj që atje kishte marrë rrugën për në Agli, ishte vendosur   në Londër, nga ku me zërin e tij nga BBC-ja, tregonte se Gjermania e Hitlerit do ta humbte luftën.

Pastaj, si dhe herë të tjera, Fehmiu uronte që komunistët mos të merrnin pushtetin në vendin tonë. Jo vetëm kaq, por ai tregonte se komunizmi i Stalinit dhe nazizmi i Hitlerit, ishin binjakë, sepse nazistët i kishte parë nga mesi i viteve ‘30-të të shekullit të kaluar, si kishin vepruar edhe në Vjenë, kur kishte  qenë student për mjekësi, ku edhe atje ishin krijuar banda naziste, që kishin përgatitur pushtimin e Austrisë nga Gjermania hitleriane.

Babai dhe xhajë Reshati u takuan edhe herë të tjera në shtëpinë tonë me Fehmi Beshirin, pasi Enver Hoxha u bë i parë i qeverisë komuniste. Të dy kishin qenë kryetarë të këshillave Nacionalçlirimtare të lagjeve ku banonin dhe kur panë pastaj se  ç’terror filloi në Shqipëri me vendosjen e regjimit komunist,   u zhgënjyen. Asnjeri prej tyre nuk u bë anëtar i Partisë Komuniste, ndonëse i tillë, madje i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, xhajë Reshati mund të ishte bërë gjatë viteve të mërgimit në Rusi.

Ndaj, me amnistinë e shpallur nga Zogu, ishte kthyer në atdhe, por nuk ishte pajtuar me regjimin zogistë, madje kishte mbetur edhe pa punë. Dhe kështu ndodhën ato që përmenda më sipër. Si pasojë, ata të dy dhanë të drejtë Fehmi Beshirit. Ata panë se si ai u trajtua si pasardhës i një familjeje tregtarësh të pasur dhe emri i tij u fut nga Sigurimi i Shtetit në listën e personave të rrezikshëm. Ata panë gjithashtu se ai u detyrua të punonte në ndërtim, të barte llaç dhe tulla në ndërtesat që po ngriheshin në fushën e “Shallvares” në fund të viteve ’50-të të shekullit të kaluar.

Në kujtimet për Fehmiun, ndër më të goditurat që kam lexuar nga shkrimtarë që kanë vuajtur në burgjet komuniste, Uran   Kalakulla, ndër të tjera shkruan: “Fehmiu kishte bërë një gjimnaz klasik në një kolegj privat në Romë dhe ende mbante në kujtesë vargje të Horacit, Ovidit dhe Virgjilit, përmendësh, në origjinal, pra në latinisht, ashtu si ato të Homerit, Hesiodit, Pindarit, Anakreontit e, sidomos të Safos (besoj se kuptohet tamam pse), në greqishten e vjetër. E pra nuk kishte ndjekur në Vjenë, në universitet degën e letërsisë klasike, por ishte regjistruar në fakultetin e mjekësisë, por pa mundur ta mbarojë atë”.

Një ditë qershori të vitit 1956, student i vitit të parë të  degës së Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Universitetin e Tiranës po studioja ‘Historinë antike greko-romake’, që do ta jepja provim, kur në shtëpi ia behu Fehmi Beshiri. Tek më pa të kërrusur mbi shënime që kisha mbajtur gjatë leksioneve të kësaj lënde ku flitej për jetën dhe veprën e Virgjilit, poetit të madh romak, ai zuri të recitonte në latinisht vargje nga poema ‘Eneida’ e këtij poeti me titull ‘Zbritja e Eneut në Ferr’, të cilat Muzafer Xhaxhiu, profesori ynë aq i dashur, na i kishte recituar  në gjuhën shqipe:

“O Ene, ia mbërrini nata…/Këtu gjendet vendi, / ku rruga ndahet dysh: në një anë, e djathta, /që të drejton fill ndër ledhet e mëdha të Plutonit, / Përkundër, e majta, që të çon atje ku të këqijtë ndëshkohen rreptas”. Mbeta shtangur.

– “Atëherë përse nuk studiove për letërsi klasikë në Vjenë”? e pyeta me kureshtje.

– “Këtu gabova, sepse mjekësia nuk ishte për natyrën dhe shpirtin tim”, – më shpjegoi.

Kështu ai mbeti pa mbaruar studimet e larta. Kur babai erdhi në shtëpi, të dy nisën si zakonisht bisedat politike. Më 4 prill të atij viti, pra të vitit 1956, Enver Hoxha kishte shkruar një artikull në gazetën “Zëri i Popullit”, në të cilin në frymën e raportit të Hrushovit në Kongresin e XX-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, i cili kishte kritikuar kultin e Stalinit dhe krimet e tij, edhe komunistët shqiptarë duhej të ngriheshin dhe të bënin kritika nga lart poshtë, por dhe nga poshtë lart, që kështu jeta e partisë të demokratizohej.

Dhe, siç dihet, pas raportit të Fiqret Shehut, sekretare e Komitetit të Partisë së rrethit të Tiranës, asaj i ishin bërë shumë pyetje të cilave as ajo, as Beqir Balluku, i deleguar nga Byroja  Politike në këtë konferencë, nuk kishin qenë në gjendje t’u përgjigjeshin, sepse preknin probleme shumë të mprehta që lidheshin me vështirësitë ekonomike të popullit, i cili vazhdimisht varfërohej, kur udhëheqja e Partisë dhe shtetit ishin zhytur në privilegje dhe po shkëputeshin nga masat e popullit.

“E dëgjove, Qemal, -iu kthye Fehmiu babait, – Enver kasapin dhe ata që i bëjnë fresk, komunistët e zhgënjyer e kanë vënë përpara me kritika, ashtu si Hrushovi me shokë kultin e Stalinit”. Këtu ndërhyri nëna që iu lut Fehmiut, që të fliste me zë të ulët, sepse sharjet e Fehmiut mund t’i dëgjonin edhe komshinjtë, aq më tepër që njeri banonte në katin e parë të shtëpisë sonë. Gjuetar me nam në Shqipëri, ai shkonte për gjah me Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun dhe madje kishte shkuar edhe me Enver Hoxhën. Dukej  fjalëpakë, por babai kurrë nuk kishte shqiptuar qoftë edhe një fjalë kundër komunistëve me të. Nuk i besonte.

Biseda u ndez dhe më shumë, sepse Fehmiu shpresonte se si  komunist shumë më i butë se Stalini, Hrushovi do t’i lante duart me të dhe do të sillte në fuqi një njeri që të paktën të bënte atë që po bëhej në Rusinë sovjetike, midis të tjerash, që edhe në Shqipëri, të zbutej lufta e klasave, të mos futeshin në burg njerëz për një fjalë goje kundër pushtetit për gjendjen e rëndë ekonomike, të kishte edhe më shumë lidhje me Perëndimin, të paktën në fushën e artit, letërsisë, shkencës…!

Mirëpo këto shpresa të tij dhe të babait, i shoi xhajë Reshati. që erdhi më vonë në shtëpinë tonë. Siç e kam përmendur më sipër nga përvoja që kishte pasur gjatë viteve ‘30-të të shekullit të kaluar të cilën kishte përjetuar në Bashkimin Sovjetik, ku Stalini kishte zhdukur miliona njerëz, ndër të cilët edhe shokë të tij të afërm, Kamenievin, Zinovievin, Kirovin, Trockin etj., ai e merrte me mend si do të vazhdonte të vepronte edhe Enver Hoxha, ndaj tha:

– “Asgjë e re nuk do të ndodhë. Enver Hoxha do të pakësojë disa privilegje të udhëheqësve të dorës së dytë, por do të vazhdojë  të ushtrojë terror në popull dhe, më e rëndësishmja, do të dënojë tërë ata që diskutuan në Konferencën e Tiranës”. Dhe me të vërtetë ashtu ndodhi. I kthyer nga Vlora, ku kishte shkuar të përgatiste raportin që do të mbante pak javë vonë në Kongresin e III-të të Partisë, Enver Hoxha u sul si ujk i tërbuar kundër diskutuesve që kishin kritikuar tërthor partinë dhe atë vetë për gjendjen në të cilën ishte katandisur populli, me përjashtime nga partia, internime dhe burgime të rënda ndaj tyre.

Fehmiu ishte edhe hokatari madh. Kur në fillim të qershorit  të vitit 1959, unë do të jepja  provimet e fundit universitare, dhe Shqipërinë e vizitoi Hrushovi, ai po i rrëfente një ditë babait  se $’kishte ndodhur ato  ditë që udhëheqësi më i madh sovjetik kishte vizituar  Kombinatin e Tekstileve “Stalin”. Pjesa më e madhe e makinerive të këtij kombinati, dhuratë e Bashkimit Sovjetik, ishin në fakt prodhim i periudhës cariste. Si pasojë, cilësia e tyre linte për të dëshiruar, aq sa, siç thuhej atëherë, çekët i blinin  stofrat e prodhuara me cilësi të dobët  në këto makineri  ‘badi-hava’, i përpunonin në fabrikat e tyre moderne dhe i shisnin shtrenjtë.

– “Por për  Hrushovin kjo nuk kishte rëndësi, – rrëfente Fehmiu. – Gjatë asaj vizite ai i prekte këto stofra me duar dhe ndonëse ato ishin të ashpra, thoshte:  ‘Eti horosh, horosh’ pra; ‘këto janë të mira, të mira’ dhe porosiste me një lëvizje të dorës që të dërgoheshin si dhuratë e  popullit shqiptarë, vëllezërve sovjetikë”’ Sado që kjo tingëllon anekdotike, si fjala “horosh” e shqiptuar nga Fehmiu, që ishte deformimi i fjalës në rusishte “horosho”, e vërteta është se specialistët rusë, që nga qershori i vitit 1948, pra, pas prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë e Titos, vazhduan zanatin e “vëllezërve” specialistë jugosllavë.

Me rrogat e tyre shumëfish më të larta se rrogat e shqiptarëve të gjorë, vazhduan të grabitnin ç’të mundnin, duke zbrazur magazinat e ish-tregtarëve shqiptarë, që, siç përmend shkrimtari i njohur Petro Marko, në librin e tij me kujtime ‘Gurët dhe retë’, kishin pasur mallra me të cilat Shqipëria mund të mbahej për 10 vjet, pa importuar as edhe një gozhdë’.

Fehmi Beshiri përjetoi shumë edhe prishjen e Enver Hoxhës me Bashkimin Sovjetik të Hrushovit dhe pasuesve të tij, cili i mbiquajti; “revizionistë modern”. Por Fehmiu nuk shpresoi që Enver Hoxha, i mbetur pa asnjë aleat në Evropë, sepse në Mbledhjen e Moskës të gjithë krerët e partive komuniste të Evropës e përbuzën; duke e quajtur; “dogmatik fanatik stalinist të pandreqshëm” dhe madje Gomulka, i pari i komunistëve të Polonisë, e etiketoi si; “rrugaç karagjoz”, pra ai nuk shpresoi që diktatori ynë të lidhej me perëndimin, sepse, kishte gjetur tutje Rusisë dhe më në lindje një mik të besës, Mao Ce Dunin, i cili i dha atij do mbështetje ekonomike që të mbahej si Zeus në Olimpin e Shqipërisë.

Por një ditë kur na erdhi në shtëpi tregoi për një dokumentar që kishe parë ato ditë në programet e RAI- për komunat popullore në Kinë. Një grup etnografësh italianë kishin vizituar një komunë të tillë në kufi me Indinë dhe u kishin dhuruar fëmijëve të atjeshëm qese me bonbone. Jo më fëmijët, por edhe prindërit e tyre i kishin pandehur bonbonet për gurë dhe kishin nisur të luanin me ta. Por kur gurët iu ishin shkrirë në duar, prindër dhe fëmijë  kishin nisur të lëpinin gishtat dhe pastaj ishin habitur që ata ishin bërë…të ëmbël. Nuk kishin parë deri atëherë, jo më bonbone me sy, por as sheqer dhe në vend të tij përdorin lëng frutash. – “Ja me cilët është lidhur merhumi Enver”, – tha atëherë Fehmiu duke tundur kokën .

Në qershor të vitit 1964, babai që vuante nga zemra, ndërroi pa pritur jetë. Në ceremoninë e varrimit mungoi Fehmiu. Ai kishte një vit që ishte dënuar disa vjet me burgim për “agjitacion dhe propaganda”. Të tërë neve në familje na erdhi shumë keq, veçanërisht nënës. Veç kësaj, ajo pati frikë se mos gjatë hetimeve, Fehmiu do të pyetej nga hetuesit se me cilët ai kishte bërë këtë… “agjitacion dhe propaganda”, kundër pushtetit popullor dhe i shtrënguar prej tyre mund të përmendte edhe bisedat e tij  me babain dhe xhajë Reshatin,  i cili ishte ende gjallë dhe mund të pësonte të njëjtin fat. (Në fakt, xhajë Reshati mund ta kishte pësuar këtë fat, sepse duke qenë mësues i gjuhës ruse në një shkollë të mesme të Tiranës, thoshte pa të keq që; “rusishtja ishte gjuhë e vështirë për shqiptarë dhe prandaj nuk mësohej prej tyre”.

Një dëshmi e tillë shumë e rrezikshme, sepse bëhej fjalë për gjuhën e Leninit dhe Stalinit, kishte arritur deri te Haxhi  Kroi, sekretari personal dhe më i besuari i Enver Hoxhës, që e respektonte xhajë Reshatin, sepse ai kishte qenë shoku më i ngushtë i Avni Rustemit, i cili ishte qëlluar për vdekjen nga qehaja i Ahmet Zogut, në prani të tij, në një ditë prilli të vitit 1924.

Veç këtyre, xhajë Reshati kishte ndihmuar edhe familjen e Kroit gjatë Luftës Nacionalçlirimtare. Por nuk ndodhi kështu. Atëherë m’u kujtuan edhe miqtë e mi, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, gazetarë në Radio – Tirana, të cilët  u arrestuan në vitin 1963, në përpjekje për t’u arratisur, që u pushkatuan vite më vonë, me të cilët, sidomos me Fadilin, kishim sharë mbarë e mbrapsht Enver Hoxhën, por mua nuk më kishin denoncuar, se ndryshe edhe unë mund ta kisha pësuar.

Gjatë bisedave me Fehmiun në shtëpinë time, pasi doli nga burgu, më tregonte ngjarje që i kishin ndodhur me hetuesit e tij, gjatë cilave u thoshte si pa të keq: “Unë nuk kam bërë kurrë, as agjitacion as, propagandë kundër pushtetit…! Kur më pyesnin se përse dukesha i përgjumur, unë u përgjigjesha; sepse, si zakonisht isha ngritur në orën 2 të mëngjesit, për të zënë radhën te dyqani i qumështit, se ndryshe mbetesha pa gjë.

Kur më pyesnin se përse dukesha i lodhur, u përgjigjesha se kam qëndruar në radhë shumë orë, për të blerë një kile mish. Kam gënjyer…? Ja, më thuaj ti,  zoti hetues, a nuk çohesh edhe ti me sabah, që të zësh radhën te këto dyqane”?… –“Hetuesit, – vazhdonte Fehmiu pa e prishur terezinë, – mblidhnin buzët të vënë në siklet dhe më urdhëronin të heshtja”.

Fehmiu nuk u martua kurrë.  Mbase e mendonte se një ditë do ta kallnin në burg, siç ndodhi, dhe do të merrte më qafë edhe gruan dhe fëmijët. Mbase donte t’i mbetej besnik kujtimeve të ndonjë vajze vjeneze si Safoja e Antikitetit, poeteshë, që kam  përmendur më sipër në këtë shkrim. Më kujtohet ajo pasdite marsi e vitit 1982, kur Fehmi Beshiri u shtie në dhe në varrezat e Tufinës pranë malit të Dajtit, të cilin e adhuronte. Frynte një erë e butë që sillte me vete shushurimën e gjetheve të pishave dhe bredhave që rrethojnë varrezat dhe më dukej se bashkë me to, dëgjoheshin edhe vargjet kësaj poeteshe të adhuruar nga Fehmiu,që aq bukur ka kënduar dashurisë. I tillë ishte Fehmi   Beshiri, siç e përshkruan edhe Uran Kalakulla në librin e tij, fragmente të të cilit kam lexuar në faqet e Momorie.al, nga cili, në mbyllje të këtyre kujtimeve të miat për të, ai shkruan:

“…Në shpirt kishte mbetur zotëri i vërtetë; disave u thërriste jo me emrin e tyre, por me nofkën ‘shqiptar’. Por dalëngadalë këtë nofkë ua ngjiti të gjithëve, madje deri aq sa qe edhe atë vetë të tjerët, nisën ta thërrisnin ‘shqiptar’. Madje deri atje sa sot, gati ndër tërë shokët tanë, tek qëllon të kujtojmë Fehmiun, më parë na kujtohet nofka ‘shqiptar’, se sa emri i tij i vërtetë. Por, ama, me një ndryshim themelor, se Fehmiu nuk ishte nga ata ‘shqiptarët’ që stigmatizonte, por ishte një shqiptar i vërtetë, fisnik e patriot, zotëri në shpirt dhe i ndershëm, pra një shqiptar me germa të mëdha” / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur iu thamë shqiptarëve që të mos flisnin keq për Jugosllavinë dhe Titon, u zemërua shumë Enver Hoxha, i cili kur flet për atë që s’i pëlqen, fytyrën ia kap ngërçi dhe...”/ Kujtimet e panjohura të Hrushovit  

Next Post

Në Komitetin tonë Qendror erdhi një shqiptare, grua shumë e ndershme, të cilën Gestapo se asgjësoi dot, ndërsa këta i lanë hesapet me të, duke...”/ Kujtimet e Hrushovit, për eliminimin e Liri Belishovës

Artikuj të ngjashëm

“Poeti Kombëtar, At Gjergj Fishta, botoi nji ode shqip të At Valentinit, për nderim t’Shtjefën Gjeçovit, martirit t’ides kombëtare…”/ Refleksionet e studiuesit të famshëm, për korifenjtë e letrave shqipe
Personazh

“Poeti Kombëtar, At Gjergj Fishta, botoi nji ode shqip të At Valentinit, për nderim t’Shtjefën Gjeçovit, martirit t’ides kombëtare…”/ Refleksionet e studiuesit të famshëm, për korifenjtë e letrave shqipe

August 4, 2025
“Angjelia u rrit midis personaliteteve të shquara dhe familja fisnike Logoreci, kishte mik shtëpie At Fishtën, Koliqin, Dr. Shirokën dhe…”/ Historia e panjohur e vajzës që u njoh si; ‘bukuria shkodrane’!
Personazh

“Angjelia u rrit midis personaliteteve të shquara dhe familja fisnike Logoreci, kishte mik shtëpie At Fishtën, Koliqin, Dr. Shirokën dhe…”/ Historia e panjohur e vajzës që u njoh si; ‘bukuria shkodrane’!

July 30, 2025
“Pas gafës që bëri Dr. Loci, një mjek i paaftë dhe aventurier, Dr. Shiroka i tha; unë s’të lejoj të bësh eksperimente te shqiptarët, siç keni bërë në…”/ Historia e panjohur e legjendës së mjekësisë shqiptare
Personazh

“Pas gafës që bëri Dr. Loci, një mjek i paaftë dhe aventurier, Dr. Shiroka i tha; unë s’të lejoj të bësh eksperimente te shqiptarët, siç keni bërë në…”/ Historia e panjohur e legjendës së mjekësisë shqiptare

July 24, 2025
“Në librin e tij ‘Gjashtë muaj histori të Shqipërisë’, koloneli francez Dekon, pranoi propozimet e Sali Butkës për shpalljen e Vetëqeverimit shqiptar të Korçës dhe…”/ Refleksionet e studjuesit dhe historianit të njohur
Personazh

“Kur mjekët italianë këmbëngulën që operimi i syrit të tij, s’mund të bëhej pa narkozë, ai u tha…”! / Historia e panjohur e Plakut të Butkës, që “uli në gjunjë” edhe gjeneralët e diplomatët francezë

July 20, 2025
“Me ftesë të Hysni Kapos, Valter Audicio erdhi në Shqipëri dhe u akomodua në një nga vilat e plazhit të Durrësit, ku vinte për ta takuar edhe…”! / Dëshmia e rrallë e përkthyesit të kolonelit që vrau Duçen
Personazh

“Me ftesë të Hysni Kapos, Valter Audicio erdhi në Shqipëri dhe u akomodua në një nga vilat e plazhit të Durrësit, ku vinte për ta takuar edhe…”! / Dëshmia e rrallë e përkthyesit të kolonelit që vrau Duçen

July 20, 2025
“Me Enciklopedinë e tij, Sami Frashëri kërkonte të bënte për Turqinë, atë që bëri Didëroi për Francën në shekullin e XVIII-të dhe pikërisht…”/ Refleksionet e akademikut të njohur, për rilindësin e shquar
Personazh

“Me Enciklopedinë e tij, Sami Frashëri kërkonte të bënte për Turqinë, atë që bëri Didëroi për Francën në shekullin e XVIII-të dhe pikërisht…”/ Refleksionet e akademikut të njohur, për rilindësin e shquar

July 19, 2025
Next Post
“Enveri ia pati frikën, siç tregohej edhe një histori helmimesh, me ngatërrim vendesh, gjatë një darkë në Kremlin, të një udhëheqësi nga një parti tjetër…”/ Kujtimet e Fadil Paçramit

Në Komitetin tonë Qendror erdhi një shqiptare, grua shumë e ndershme, të cilën Gestapo se asgjësoi dot, ndërsa këta i lanë hesapet me të, duke...”/ Kujtimet e Hrushovit, për eliminimin e Liri Belishovës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme