• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, November 2, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Dyshekët e burgut ishin me lecka dhe më takoi të flija në një shtrat dykatësh, ku poshtë meje kisha Musine Kokalarin, e cila sa herë vinte ndonjë malësore, ajo…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës

“Enver Hoxhën unë e kam njohur shumë herët, në vitet e luftës, por nuk e mendoja kurrë, që do të shndërrohej në diktator, kurse për portretin e tij…”/ Dëshmia e rrallë, e kompozitores së njohur, Dhora Leka
Tuk Jakova
“Ja çfarë bisedojnë për udhëheqjen, Xheviti, Gjovalini, Nuriu, Pëllumb Dishnica, Peço Fidhi dhe Xhaferr Vokshi…”/ Përgjimet e “Vigjëlentit” në Ishullin e Zvërnecit
Fjala e panjohur e Enver Hoxhës: “Çabej nuk ishte me ne, por ai nuk bëri krime dhe s’e morri baltën e atdheut në thundrrat e këpucve, si Koliqi…”/ Mbledhja me shkrimtarët e artistët në ’61-in
“Gjatë marrjes në pyetje, dy hetuesit, Fatos Trebeshina dhe Fejzo Aloçi, më…”/ Historia tragjike e ruses në qelitë e burgjeve komuniste të Enver Hoxhës
“Në kampin e Spaçit, kushtet nuk ndryshonin shumë, vepronte rregullorja e Repsit, po ato mizori kriminale, madje më të tmerrshme, po ato ushtarë të armatosur, që thirrjen; ‘ndal se do të qëlloj’, e…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

Nga Prof. As. Dr. Gjergj P. Titani  

Pjesa e tretë

Memorie.al / Duke filluar nga ky numër, po fillojmë botimin e  një interviste të gjatë me “Artisten e Popullit” dhe “Mjeshtren e Madhe të Punës”, kompozitoren e shquar Dhora Leka. Biseda me të ka filluar shumë kohë me parë, por nuk është botuar pothuajse asgjë, sepse dëshira e saj ka qenë që të përfundonte kujtimet, duke i përmbledhur në një libër të veçantë me titull; “Çaste dhe mbresa nga jeta ime”. Libri është ripunuar disa herë dhe është ballafaquar si me dokumenta arkivore ashtu dhe të arkivin personal të familjes së saj. Sot po botojmë prezantimin e parë me kompozitoren e shquar, e cila do të vazhdojë disa numra.

                                                          Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur lundronim në thellësi në perëndim të Sazanit në thellësinë 40 metra, nëndetësja filloi të zhytej, por komandanti na tha se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Bazës së Pashalimanit, Mëhill Marku

“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale …”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës

                                         ARTISTJA E FAMSHME QË U DËNUA ME VDEKJE

Zonja Dhora, si i kujtoni ngjarjet e atyre ditëve?

Pas shtypjes së Konferencës së Tiranës me dhunë, u shpërnda edhe fajësia e këtij “krimi të shëmtuar anti-parti”. Edhe kësaj here “u mpreh shpata për të dalë nga situata” dhe ishin qindra komunistë të ndershëm, që u përjashtuan nga Partia, u internuan, u burgosën. Nuk po zgjatem më tepër në këtë pikë. Kjo i kalon kufijtë e një bisede të thjeshtë. Ç’ka më takon mua, është ajo se; për këto tendenca anti-parti, unë u përjashtova nga Partia si qindra të tjerë, më 5 maj 1956, anëtare e së cilës isha që në orët e para. Ky persekucion i cili vazhdoi për më shumë se 30 vjet.

Çfarë ngriheshin në akuzat pë Tuk Jakovën në prillin e vitit 1955, një vit para Konferncës së Tiranë?

Një tragjedi e re po binte në jetën time dhe jo vetëm në jetën time, por edhe të motrës sime të dashur, Mitës, e cila ishte gruaja e Zv.Kryeministrit shqiptar. Vendimi i Plenumit të Komitetit Qendror të PPSh-së mbi të ashtuquajturën veprimtari armiqësore e anti-parti të Tuk Jakovës, bashkëshortit të motrës sime dhe kunatit tim, bëri që gjithçka në jetë tonë të përmbysej dhe të fillonte tragjizmi ynë nga persekutimi i dhunshëm që solli ai plenum. Unë, në mënyrë që të mos spekullohet mbi këtë çeshtje, po citoj ato dokumente të kohës që sot duken aq aktuale.

Ja si shprehet Enver Hoxha në atë Plenum duke intriguar me pyetje dhe manipulime monstruoze. Çfarë kërkoi Tuk Jakova, në prill të vitit 1955, në Komitetin Qëndror të PPSH? Ai kërkoi me ngutësi të madhe e në mënyrë diversioni e me arrogancë dhe këmbëngulje të vendosur:

  1. Të revizionoheshin vendimet e Partisë dhe të Kongresit të Parë të PPSh-së në lidhje me vlerësimin e punës së Grupeve Komuniste, përpara thelemimit te Partisë, pasi ai e konsideronte se; theksimi në atë mënyrë siç janë përcakuar në Kogresin e Parë të Partisë, i anëve negative të Grupeve Komuniste, është i gabuar. Tuk Jakova pretendonte se anën negative të grupeve, duhet të zbuten, për të nxjerrë në dukje Grupin e Shkodrës, ku ai ka qënë një kohë të gjatë udhëheqës .
  2. Të revizionohej vija politike dhe organizative e partisë. Sipas pikëpamjes “armiqësore” të Tuk Jakovës, kjo vijë nuk ishte përcaktuar drejt dhe sipas Tuk Jakovës konsistojnë: se Partia ishte themeluar nga disa njerëz të huaj, se Enver Hoxha nuk ka qenë themelues i Partisë, se ndërtimi i vijës së drejtë të Partisë gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, nuk i dedikohej Komitetit Qendror me shokun Enver Hoxha në krye, por disa të huajve. Këto teza të Tuk Jakovës, ishin shpifje të poshtra dhe falsifikime të bëra me qëllim armiqësor për të likujduar partinë. Dihet se PKSH-në e formuan komunistët shqiptarë.
  3. Të ndërrohej, përbërja e Byrosë Politike të KQ të Partisë, sepse sipas pikëpamjes së këtij antimarksisti dhe likuidatori, asnjë nga anëtarët e Byrosë Politike ekzistuese nuk ka qenë konsegunet në udhëheqjen e partisë përveç shokut Enver.
  4. Të revizionohej vija e Partisë në lidhje me vendimin historik të spastrimit të rretheve të partisë nga elementët trockistë, antiparti dhe armiqësorë, sepse sipas pikëpamjeve armiqësore të Tuk Jakovës, karshi elementëve të dënuar nga partia për faje të tyre të rënda antimarksiste dhe antiparti. Tuk Jakova është për revizionimin e vijës së Partisë, me qëllim që të shuhet lufta kundër tendencave antiparti. Ai është për shëndrimin e Partisë sonë në një parti borgjeze dhe social demokrate.
  5. Të revizionohej vija e Partisë, sipas Tukut, në lidhje me luftën e klasave, pasi janë gjoja duke u bërë gabime të rënda ekstremiste.
  6. Tuk Jakova ishte i krimbur me një dozë të madhe lokalizimi të rrezikshëm, duke u përpjekur të ngjallë përçarje”.

Ç’farë thoshte më tej ky dokument?

Tuk Jakova i shtroi këto “teza armiqësore” përpara Plenumit të prillit 1955, ku të gjithë anëtarët u revoltuan, me përjashtim të Bedri Spahiut.

Domethënë së bashku me Tukun, po eleminohej edhe Bedri Spahiu?

Sigurisht që po. Por ky problem besoj se del jashtë objektit të kësaj interviste. Shikoni se si shprehet ideja e Enver Hoxhës në këtë dokument të përbindshëm: Në bazë të konkluzioneve të mësipërme Plenumi i Komitetit Qendror, vendosi:

  1. Të aprovojë raportin e Byrosë Politike, “Mbi veprimtarinë anti-parti dhe armiqësor të Tuk Jakovës dhe Bedri Spahisë”, mbajtur në Plenum nga Sekretari i Parë, Enver Hoxha.
  2. Tuk Jakova të përjashtohet nga Komiteti Qendror i Partisë dhe t’i hiqet e drejta për të patur funksione udhëheqëse dhe të shkarkohet nga të gjitha funksionet shtetërore.
  3. Organizatat e Partisë të forcojnë vigjilencën revolucionare, kundër shfaqjeve ant-parti.

Ja ky ishte përafërsisht që groposte përfundimisht Tukun, si udhëheqës dhe familjet tona.

Dhora Leka: “E VËRTETA E INCIDENTIT TIM ME KADARENË NË BERAT”

Në burg jetonim në një kapanon me shtretër dërrase, poshtë meje flinte Musine Kokalari

Znj. Dhora, a mundeni të na përshkruani omentet e para në qeli dhe diçka rreth dosjes suaj që u çoi në këtë ferr?

Errësirë e plotë, një erë e rëndë sa nuk më trullosi. E gjithë kjo ishte një ëndërr vallë?! Jo, realitet. Ëndërr qe fasada: “Dhora Leka ka shkuar për të mbledhur folklorin popullor në bregdetin e Himarës, drejtori i kishte dhënë edhe kitarën… dhe 15 ditë dieta, pa dyshim edhe urdhër shërbimin”….Nuk e di sa zgjati që u përpëlita në këtë gropë të errët, të qelbët…, ku prishte heshtjen zhurmat që bënin shpërthimet nëpër tubacionet e banjove që vinin nga larg.

Po më pas…?

Më pas ndieva sikur një lak më shtrëngoi në fyt. Kur llozi kërciti, dera u hap e një rreze drite depërtoi rrëshqitshëm, veç ndieva që dikush më tundi. Si duket rrezja e dritës dhe ajri i lehtë që kishte depërtuar dhe tundja e duarve në çast, më solli në vetëdije. Nuk e njihja personin që mundohej të më përmendte, e ç’rëndësi kishte kush ishte ai. Një pështjellim në stomak më bëri të më shpërthejë një e vjellë, të spërkas veten time dhe personin që mundohej të më ngrinte.

A i erdhi vallë atij ndot… dhimbje… neveri…?! Më mori për krahu dhe më çoi në dhomën për karshi. Mbaj mend ishte një shtrat portativ, një tryezë pa asgjë përsipër dhe një karrige përballë. Personi u ul e rrinte si mbi gjemba. Më bëri me shenja të ulem. Vë dorën në mbështetësen e karriges ta lëvizja pak. I them: Çudi! Nuk lëviza prej vendit…! – Do ta marrësh vesh, – më tha prerë. Hapi sirtarin, nxorri prej andej një revolver, e vuri në xhep dhe doli….!

Dhe unë mundohesha të zbardhja enigmën…! Pastaj orë të rënda vazhdonin njëra pas tjetrës të kalonin. Ishte ditë apo natë, – ç’rëndësi ka tashti. Ishin të rënda…shumë të rënda…shumë të vështira. Dhe secili prej nesh që ka kaluar këtë kalvar i ka përjetuar sipas rrethanave që i kishin sjellë në “laborator” presionesh fizike e psikike të paimagjinueshme. Rëndësi për ata “hetonjësit e palodhur”, kishin që fletët të shtoheshin njëra pas tjetrës edhe kur heshtje.

Më 3 qeshor 1957, shoqëruesi i këtyre ditëve më ngjiti në katin e dytë. Një derë u hap. Ulur para një tavoline ishin dy persona. Nuk i njihja. Me shpoti më tha njëri prej tyre: “Hë, si e ndieni veten”?! – Ai që do të ishte hetuesi im, më urdhëroi të heq nga veshi vathët e mi. I mbaja ato në vesh që më 1936. Më bëri me shenjë t’i jap orën, unazën; i mori dhe ua lëshoi mbi tavolinë të tjerëve, ndërsa më pas u ul.

Ai që kryesonte, vrazhdë më tha: “Që sot 3 qeshor 1957, jeni e arrestuar”. Bëri me dorë nga “shoqëronjësi”, i cili më kishte shoqëruar gjithë këto ditë, ishte vetë ai i cili që nga Gjirokastra më kishte shoqëruar gjithë këto ditë, “bashkëudhëtari im”, që në fakt ishte hetuesi im, Irfan Shaqiri; kurse ai që kryesonte, Filat Muço, kryehetuesi.

Në atë kohë unë nuk e kisha lexuar romanin “Kryqi i shtatë”, s’më kujtohet këtë çast autori, por “Kryqi i shtatë” po…! Dhe kur kjo dosje u mbush plot më urdhëruan: “Lexoje”! – Ngrita supet, – “ç’rëndësi ka e lexoj apo se lexoj”?! – “Do të dalësh në Gjyq. Në bazë kësaj ‘dosjeje’, do të dalësh në Gjyq, trupi gjykues do të japë vendimin. Do avokat të të mbrojë”?

Nuk e mbajta dot një nënqeshje të lehtë. “A ka një avokat të dalë të më mbrojë”?! – iu përgjigja. “Çudi! S’kam dëgjuar të ketë të tillë”! Vështrova dosjen. Isha kureshtare ç’shkruhej atje brenda. Ja më kujtohet: Një ditë hetuesit më bënë një pyetje të vështirë… dhe, nuk e di pse në atë çast ndjeva nevojën të pija një cigare.

– “Ka mundësi të më jepni një cigare”? Njëri nga hetuesit nxorri një cigare nga paketa “Partizani” dhe shkrepsen. Unë, instiktivisht zgjat dorën. – “Oh, jo, jo, jo! Të pihet cigare?! Jo, jo, jo. Cigare ti do pish kur të dua unë”, dhe i ra tavolinës me grusht. Prej asaj dite unë nuk kërkova më cigare. Dhe, rasti e solli që në sallën e gjyqit (që ishte një barakë e vjetër prapa oborrit) Trupi gjykues i Gjykatës së Lartë, do të merrte “Vendimin” e këtij proçesi…pas pretencës…së “Prokurorit”.

Ç’rëndësi ka emri, ai shëtit serbes rrugëve të Tiranës. Atëherë ai tha: “Kërkoj nga Trupi Gjykues i Gjykatës së Lartë Ushtarake, për armiken e popullit Dhora Leka, dënim me vdekje: Pushkatim”! Nuk u befasova. Dhjetra faqe që ai lexoi në “Akt-akuzën” e tij. Oh, sa krime të rënda kisha bërë unë me mendje?! U tha e ç’nuk u tha, e unë gjithnjë përsërisja: “Çudi! Çudi! – unë i paskam bërë të gjitha këto?! Paskam qenë vërtet trime, sipas meje…”!

Prokurori fshiu djersën “çurkë” të ftohtë, a të ngrohtë, nuk e di dhe u ul, ndërsa trupi gjykues e deklaroi të mbyllur seancën. Më larguan edhe mua nga salla. E vetmja veç trupit gjykues, i pranishëm në këtë “gjykim në emër të popullit”. Kur më kthyen në qelinë e izolimit, hetuesi (që nuk më ishte ndarë për asnjë moment gjatë seancës sime), më zgjati një cigare (qe po ai që ma kishte mohuar). – “Ndize, – më tha, – pije se…”! E pashë në sy. Ai nuk i rezistoi vështrimit tim zhbirues. – “Unë e pi cigaren kur dua unë, unë vetë… dhe jo kur do ti”, dhe prap e pashë drejt në sy.

Çfarë ndodhi me ju pas dhënies së dënimit?

Më falën jetën si luftëtare që kishte luftuar, jo vetëm me armë në dorë për liri, por edhe për këngët partizane që kishin ngritur në këmbë një popull të tërë. Vendimi ishte i tillë: 25 vjet privim lirie, konfiskim i pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, heqjen e gradës ushtarake (sepse unë isha liruar nga ushtria në janarin 1945, me gradën “kapitene”), heqjen e të gjitha urdhërave e doktoratave, heqjen e të drejtës së autorit, heqjen e të drejtës elektorale për pesë vjet pas kryerjes së dënimit. Ç’ka jo keq, 25 vjet privim lirie, një fjalë goje!

Sot “dosjexhinjtë” apo “dosjershkruesit”, shfletojnë “dosjet autentike” të trilluara, të shpërfytyruara nga realiteti, mashtrues, e të tjerë, thonë e çfarë nuk thonë. Sikur ta dinë këta mjeranë se çfarë shfletojnë, se çfarë skenarësh “horrorë” të shëmtuar, janë këto dosje. Për fat të keq “gjuetarët” e dosjeve, mundohen me të gjitha mënyrat t’i nxjerrin në “dritë”.

Vështirë që t’i gjendet filli i Arianës, për t’u orientuar në këtë labirinth e më pas për të dalë prej andej. Unë habitem se si guxojnë këta gazetarë, ose më mirë të them gazetarucë, që pa pasur asnjë titull shkencor e, asnjë specializim të veçantë, guxojnë të botojnë ato dosje që as vetë ish të dënuarit nuk e dinë me siguri, se çfarë është shkruar në to, sepse ato dosje nuk i kanë lexuar kurrë.

Si kanë qenë vitet në burg?

Gratë e dënuara dënimin e kryenin jo në burg, sepse atë izolim të dhunshëm Ministria e Brendshme, nuk dëshironte ta quante burg, por “Punëtoria Qëndrore e Artizanatit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Vitet kaluan njëri pas tjetrit. Në punëtori punonim me tre turne.

Qepnim në seri uniforma ushtarake, që i duheshin ministrisë. Rrihnim pambuk dhe mbushnim dysheqe e jastëkë. Fillimisht qëndronim bashkë; të dënuarat politike me ato ordinere. Ato ishin disa qindra, ndërsa ne të dënuarat politike, nuk i kalonim 50 vetë. Jetonim në një kapanon e, flinim në shtretër dërrase dykatëshe.

Dyshekët ishin të mbushur me lecka që i mblidhnim, kur prisnim e qepnim uniforma. Më takoi të fle në një shtrat dykatësh. Poshtë meje flinte e mrekullueshmja Musine Kokalari. Sa herë vinte ndonjë malësore, Musineja gjente rastin ta pyeste, se mos ajo dinte ndonjë përrrallë, legjendë apo fjalët e ndonjë kënge “Majëkrahit”.

Ajo ishte një specialiste e folklorit të mrekullueshëm dhe më vjen shumë keq se gjithçka nga studimet e saj, është zhdukur! Përballë kisha Marie Dvoranin (Medicina), një infermiere partizane e Brigadës së Parë Sulmuese. Maria sot ka botuar disa libra dhe shpesh e kujtojmë njëra-tjetrën në telefon.

Gjatë viteve të vështira të burgut, unë, para punës së detyruar fizike, thurrja vargje në mendjen time, të cilat si lutjet kishtare i përsërisja çdo natë, që të mos i harroja. Çdo ditë befasisht kontrolloheshin shtretërit tanë dhe po të të gjenin vjersha të shkruara, merrnin masa të rrepta dhe ridënoheshe. Dëshiroj të recitoj njërën prej tyre:

“MALLI MË KA MARRË”…

“Për Diellin malli më ka marrë/ Edhe për Hënën dritëzbehtë,/ Sa koh’ u bë që s’i kam parë/ Sa koh’ u bë që unë jam vetë!/ Edhe për malet mall’ un’ kam/ Për lumn’ e fushn’ e detn’ e gjerë/ Për lulet, pemët, gjith sa jan/ Të lulëzuar në kët’ pranverë!/ Për këngën malli më ka marrë/ T’ia them me zjarr si një herë/ Herë me gaz, herë me të qarë/ Ashtu si zemra ma ka ndjerë!/ Edhe për ty, sa mall un’ kam/ Të t’shoh, të puth, të ledhatoj/ Por ti e di q’e ndrydhur jam:/ E s’kam ç’të bëj, veç të ëndërroj./ Memorie.al

                                                         Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me krijimin e Brigadës së VII-të në Skrapar, ai caktua shef i seksionit politik të saj dhe në të gjithë veprimtarinë e tij, pati pranë, partizanen legjendare...”/ Historia e panjohur e Myqerem Fugës

Next Post

“Nga 24 vende me të cilat Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës kishte marrëdhënie në vitet ’50-të, në vitet ’70-të, ajo arriti me 72 vende në të gjithë botën, pasi...”/ Dëshmia e diplomatit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Kur lundronim në thellësi në perëndim të Sazanit në thellësinë 40 metra, nëndetësja filloi të zhytej, por komandanti na tha se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Bazës së Pashalimanit, Mëhill Marku
Intervista

“Kur lundronim në thellësi në perëndim të Sazanit në thellësinë 40 metra, nëndetësja filloi të zhytej, por komandanti na tha se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Bazës së Pashalimanit, Mëhill Marku

October 11, 2025
“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale …”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës
Intervista

“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale …”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës

September 25, 2025
“Më kanë quajtur agjent të KGB-së, se jam rekrutuar nga zbulimet e huaja, se më ka errur sytë vajza e bukur e një gjenerali nga Moska, por…”/ Dëshmia e rrallë fshatarit nga Sofratika, që u bë gjeneral në Rusi!
Intervista

“Më kanë quajtur agjent të KGB-së, se jam rekrutuar nga zbulimet e huaja, se më ka errur sytë vajza e bukur e një gjenerali nga Moska, por…”/ Dëshmia e rrallë fshatarit nga Sofratika, që u bë gjeneral në Rusi!

September 24, 2025
“Unë me shoqen time të Konservatorit, ‘Alluçka’, shkuam te presidenti rus, Putin, ku ishte edhe presidenti i SHBA-së Bush, kancelari Shnajder, Shirak etj, dhe i thamë…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës
Intervista

“Unë me shoqen time të Konservatorit, ‘Alluçka’, shkuam te presidenti rus, Putin, ku ishte edhe presidenti i SHBA-së Bush, kancelari Shnajder, Shirak etj, dhe i thamë…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës

September 20, 2025
“Kur Kadri Hazbiu e njoftoi Enver Hoxhën në një nga mbledhjet e Byrosë Politike, se; vdiq Tuk Jakova, Enveri shpërtheu në të bërtitura dhe i tha…”! / Dëshmia e rrallë e kompozitores Dhora Leka
Intervista

“Kur Kadri Hazbiu e njoftoi Enver Hoxhën në një nga mbledhjet e Byrosë Politike, se; vdiq Tuk Jakova, Enveri shpërtheu në të bërtitura dhe i tha…”! / Dëshmia e rrallë e kompozitores Dhora Leka

September 23, 2025
“Feçori vlerësonte romanin ‘Dimri i vetmisë madhe’ të Kadaresë, duke thënë se autori paraqet me vërtetësi rininë e ‘Rrugës së Dibrës’, e cila është si ajo e Bashkimit Sovjetik…”/ Dëshmia në hetuesi, ish-drejtorit të Albimportit
Intervista

“Im at ishte në Komitetin Qendror, por pas përplasjeve me Hysni Kapon, e dërguan në ndërmarrjen e këpucve, ku…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së Adil Çarçanit, që shpërndante veprat e Enverit në botë

September 18, 2025
Next Post
“Nga 24 vende me të cilat Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës kishte marrëdhënie në vitet ’50-të, në vitet ’70-të, ajo arriti me 72 vende në të gjithë botën, pasi…”/ Dëshmia e diplomatit të njohur

“Nga 24 vende me të cilat Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës kishte marrëdhënie në vitet ’50-të, në vitet ’70-të, ajo arriti me 72 vende në të gjithë botën, pasi...”/ Dëshmia e diplomatit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme