• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Dy shokët e mi, Ibrahim Nezha e Osman Pepmarku, pas torturave çnjerëzore, i detyruan të hapin një gropë dhe i hodhën të gjallë…”/ Dëshmia e rrallë “diversantit”, që u kthye në Shqipëri pas ‘90-ës

“Në Murat Çelepias të Beratit, më vdiqën nga uria dy motrat dhe nipi, e nga që s’kishim qefin, nëna grisi jorganin e vetëm…”/ Dëshmia tragjike e ish-‘diversantit’
“Na spiunoi njeriu i Bardhok Bibës dhe Sigurimi na rrethoi te Ura e Karmës, ku luftuam 8 orë e vramë…”/ Dëshmia e 109 vjeçarit, ish-diversantit parashutist
“Kapiten Riza Osmani, kreu i ‘Grupit Kosovar’ i dërguem prej Xhafer Devës me misionin parashutist, që kishte florinjtë me vete, u vra prej…”/ Letra e panjohur e Ernest Koliqit
“Radio-loja ‘Buza e bredhit’, u ndërpre, pasi ajo u dekonspirua nga një oficer i Sigurimit, që ishte me shërbim në Romë i cili…”/ Historia e panjohur e “bandës” së Et’hem Çakos
“Dy shokët e mi, Ibrahim Nezha e Osman Pepmarku, pas torturave çnjerëzore, i detyruan të hapin një gropë dhe i hodhën të gjallë…”/ Dëshmia e rrallë “diversantit”, që u kthye në Shqipëri pas ‘90-ës
“Në Macukull të Matit, u zhvillua beteja e parë e forcave antikomuniste, kundra brigadës partizane të Shefqet Peçit, ku Bilal Kola, Sali dhe Xhemal Vata…”/ Si u fshi nga historia, lufta e korrikut ’44…?!

Nga Luftar Pepmarku

Memorie.al / “Nuk mund të lë pa përmend episodin tragjik të dy shokëve të mi të ngushtë, Ibrahim Nezha e Osman Pepmarku, të cilët pas torturave çnjerëzore të ushtruara ndaj tyre gjatë një viti, i kanë detyruar të hapin një gropë, i kanë hedhur të gjallë në të dhe pastaj u kanë hedhur sipër një zgarë metalike, me kunja të mprehur metalikë, që t’u nguleshin në trup. Sipër kësaj zgare, kanë hedhur gurë e dhe, dhe kështu i kanë lënë të vdesin”., shkruante në mes të tjerash Zef Margjini, në librin e tij të kujtimeve, duke na sjell një fakt interesant e tepër tronditës.

Halit Hajri me një formacion, u caktua të arrestonte Ibrahim Nezhën dhe Sabri Gjongegën në Gurë-Lurë. Banush Goxhaj, me një formacion tjetër, Osman Pepmarkun dhe Ahmet Kurt Pepmarkun, në fshatin Gjoçaj. Ramadan Gjoka, drejtonte forcat që do të arrestonin Zef Margjinin në Bozhiq (Bardhaj), ndërsa Gjolek Alia, do të arrestonte Ahmet Sulë Pepmarkun në fshatin Zall-Gjoçaj.

Pikërisht në këto ditë, nis operacioni nga Dega e Punëve të Brendshme të Burrelit. Ishte krijuar një situatë e vërtetë terrori. Lëvizjet e oficerëve, hyrje-daljet e tyre nëpër zyra, takimet me agjentët e Sigurimit, pëshpëritjet, ndarjet dhe pastaj prapë kontaktet, kishin krijuar një ankth të vërtetë, pasi askush nuk dinte se çfarë po ndodhte, ndonëse ndihej se diçka makabre po përgatitej.

Gjithashtu mund të lexoni

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

E kush do ta kishte radhën për t’u bërë pre e kësaj egërsie, që manifestohej në fytyrat e egërsuara të punonjësve të Sigurimit? Këtë nuk e dinte askush. Përgatitjet po bëheshin sikur në zonën e Selitës, apo të Lurës, të kishin zbarkuar desantë ajrorë të armatosur, e jo si për të arrestuar 5-6 vetë, që nuk kishin bërë asnjë krim në jetën e tyre, përveç faktit që po merrnin masa, t’u shpëtonin thonjve të përgjakur të diktaturës. Kjo frymë krijohej për të justifikuar egërsinë e tyre. Detyrat u ndanë.

Operacioni drejtohej nga Rexhep Kolli, funksionar i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili kishte ardhur posaçërisht nga Tirana. Gjithçka ishte organizuar aq mirë, sa të gjithë personat e planifikuar, u arrestuan, me përjashtim të Zef Margjinit. Të arrestuarit e panë njëri-tjetrin në Derjan, ku ishte edhe pika e parë e grumbullimit.

Që aty Osman Pepmarkut, i heqin orën, që ishte e një marke mjaft të çmuar, si dhe qestekun (vargun e sermit), që e kishte dhuratë nga shoku i tij, Zef Margjini, të cilin ndonjë mrekulli e kishte shpëtuar kësaj radhe, pa rënë në dorë të bishës së egërsuar komuniste.

Hetimet në fillim i bëri toger Gjolek Alia, por Ministria e Punëve të Brendshme, e pakënaqur me formulimin e akt-akuzës, pasi sipas saj, nuk justifikoheshin dënimet e paracaktuara, i hodhi poshtë akuzat dhe caktoi një grup tjetër hetuesish, që kryesohej nga Garip Salia.

Akt-akuza nënshkruhej nga zv/prokurori i garnizonit, kapiten Hilmi Telegrafi, i cili përfaqësonte edhe akt-akuzën e seancës, ndërsa kryetari i trupit gjykues, ishte caktuar kapiten Mustafa Iljazi. Më datë 19 dhjetor 1949, Gjykata Ushtarake dha këto dënime:

  1. Ibrahim Ahmet Nezha, “si iniciator i krijimit të këtij grupi dhe përsëritës, (pasi ishte dënuar edhe një herë për arratisje nga ushtria me 8 vjet burg dhe ishte liruar nga një amnisti e vitit 1947) – dënimet me vdekje, me pushkatim”.
  2. Osman Sulejman Pepmarku, “si pjesëtar aktiv në këtë grup, ku jo vetëm propagandonte kundër regjimit, por kishte luajtur rol në zgjerimin e rrethit të anëtarëve e simpatizantëve të këtij grupi – dënohet me vdekje, me pushkatim”.
  3. Ahmet Kurt Pepmarku, dënohet me 15 vjet burg (më vonë vdes në burg).
  4. Ahmet Sulë Pepmarku, dënohet me 20 vjet burg.
  5. Fali Dullë Zita, dënohet me 20 vjet burg.
  6. Sabri Gjongega, dënohet me 5 vjet burg.

Pas këtij dënimi, i cili ishte firmosur më parë në skutat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, të dënuarit në përgjithësi, provuan tortura të panumërta çnjerëzore. Ata që arritën të dalin të gjallë nga burgu dhe më vonë, kur kam pasur rastin t’i takoj, më kanë folur në mënyrë të veçantë, për torturat makabre që janë ushtruar mbi të dënuarit me vdekje, Ibrahim Nezha dhe Osman Pepmarku.

Kështu Ivzi Xhilaga nga Dibra, Preng Arapi nga fshati Zais i Mirditës, Selami Xhydollari nga Pogradeci, Isuf Selmani nga fshati Lis i rrethit të Matit, më kanë treguar mbi torturat rrëqethëse që kanë ushtruar xhelatët mbi dy të lartpërmendurit. Edhe nacionalisti Zef Margjini, në librin e tij të kujtimeve, sjell një fakt interesant e tepër tronditës.

Mes të tjerash ai shkruan: “Nuk mund të lë pa përmendur episodin tragjik të dy shokëve të mi të ngushtë, Ibrahim Nezha e Osman Pepmarku, të cilët pas torturave çnjerëzore të ushtruara ndaj tyre gjatë një viti, i kanë detyruar të hapin një gropë, i kanë hedhur të gjallë në të dhe pastaj u kanë hedhur sipër një zgarë metalike, me kunja të mprehur metalikë që t’u nguleshin në trup. Sipër kësaj zgare kanë hedhur gurë e dhe, dhe kështu i kanë lënë të vdesin”.

Kështu kishte nisur e po vazhdonte masakra e përgjakshme e pushtetit të ri, që e kishte emrin Komunizëm. Por xhelatët nuk do të mjaftoheshin me kaq në krahinën time. “Eklipsi”, do të ishte me qindra herë edhe më tragjik.

Përveç vrasjeve të luftëtarëve nga dyer të njohura nacionaliste, e që i kemi përmendur në fillim të këtij shkrimi, me dhjetëra e dhjetëra individëve të tjerë që ishin shquar si luftëtarë trima në luftën kundër pushtuesve fashistë, komunizmi jo vetëm u mbylli dyert por i përndoqi, i burgosi dhe u vrau edhe gjakun e gjakut të tyre, i internoi nëpër kampet e përqendrimit të ngritura nga vetë diktatura posaçërisht për familjet e heronjve, dëshmorëve dhe trimave të Shqipërisë.

Urrejtja do të arrinte deri atje, sa gjakpirësit e kuq do të merreshin edhe me kullat e këtyre malësorëve. Ashtu siç kanë këngët e baladat, rrëfimet e historitë, njerëzit e shquar ose të rëndomtë, lavdinë ose turpin, edhe kullat kanë një vend aty, mbi kokë të historisë.

Edhe malazezët, serbët e austriakët ishin marrë me djegie kullash. Edhe italianët e gjermanët kishin bërë të njëjtën gjë. Kishin ndjerë të fortat kulla edhe gjylet e topave, edhe bombardimet e avionëve, edhe flakën, edhe tymin, por sa herë digjeshin e shembeshin ato vendroje e simbole qëndrese, prapë ngriheshin, më të forta e më të bukura se të parat. Poeti i lirisë Ali Podrimja, shkruan diku: “…Për shkak të dashurisë, / për shkak të urrejtjes, / babai im e ka ndërtuar një kullë…”.

E kjo sentencë mjaft domethënëse, ky mesazh filozofiko-poetik, ka një të vërtetë të madhe. Nga kullat gjithmonë kanë dalë trima dhe aty janë krijuar e kënduar këngët e trimërisë e të dashurisë. Aty janë marrë vendime, prej aty kanë dalë prijësit popullore dhe aty ka nisur edhe historia.

Komunizmi shkoi edhe më tej. Kullat e ri-ngritura për të disatën herë të familjarëve nacionalistë të krahinës sime, i shembi përsëri, dhe më vonë u hoqi edhe gurët e themeleve, me qëllim që të zhdukte krejt “infeksionin” e nacionalizmës e, në vend të saj, të fuste edhe në rrënojat e tyre, farën e re të komunizmit! Me këtë synonte të kryente ritin e hekurt të nënshtrimit e, të vendosjes së një skllavërimi të ri. Kështu, për disa kohë, diktatura i përdorte për nevojat e veta këto kulla.

Kullën e Menajve në Lurë, e përdorën si bujtinë aksionistësh, ku ka kaluar një natë edhe shkrimtari i shquar, Ismail Kadare, midis studentëve të Universitetit të Tiranës. Më vonë kullën e zhdukën fare, duke i marrë gurët për ngritjen e një shtëpie kulture. Të njëjtën gjë, e bënë edhe me Kullën e Kolajve, në Macukull, të cilën për disa vjet e përdorën si shkollë, dhe më vonë e shkatërruan nga themelet, dhe me gurët e saj, ndërtuan një shkollë të re.

Të njëjtin fat do të pësonte edhe kulla e autorit të këtyre shënimeve, të cilën pasi e përdorën për disa vjet për të strehuar ndonjë familje në nevojë, më vonë e shkatërruan edhe atë, me pretekstin se me gurët e saj, do të ngrinin një ujësjellës për fshatin. Sikur mungonin gurët në ato shkrepa! Po sa e sa kulla, jo vetëm në krahinën time, por në gjithë Shqipërinë, iu nënshtruan këtij fati tragjik?!

Pa gjyq u vranë edhe:

Haziz Kasemi, Tahir Mata, Xhemal Sala, Haziz Suçi, etj. Do të merrnin rrugën e arratisë: Gjon Mëhilli, Zef Margjini, Llesh Nikoll Lleshi, Sadik Skura, Shahin Koleci, Ibrahim Gjokola, si dhe mjaft të tjerë bij të krahinës time, të cilët e kishin jetën të kërcënuar nga murtaja komuniste. Më vonë ata vdiqën larg atdheut e familjeve të tyre, në mërgim.

Po ç’bënë këta njerëz të ndershëm e patriotë, që të përjetonin këtë kalvar të tmerrshëm vuajtjesh e mjerimesh?! I vetmi “faj” i këtyre njerëzve, ishte fakti i të qenit nacionalistë e antikomunistë.

Kaq mjaftonte që cinizmi komunist të nxirrte dhëmbët e veta për ta zhdukur këtë shtresë, që të shpëtonte nga një “e keqe e madhe”. Komunizmi kishte filluar të luftonte traditat e zakonet shqiptare. Kolektivizimi i bujqësisë, grumbullimi i bagëtive të fshatarëve, gradualisht do të bëhej realitet.

Një luftë e ashpër do të zhvillohej kundër besimeve fetare. Do të prisheshin e shkatërroheshin edhe institucionet e tyre si kishat, xhamitë e teqetë.

Kështu, si në mbarë Shqipërinë, edhe në krahinën time terrori i egër komunist pati jetë të gjatë e të rëndë. Për një gjysmë shekulli, malësorët e kësaj treve e përjetuan diktaturën si një eklipsim të jetës dhe të ëndrrave të tyre. Si një barbari të vërtetë…! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Çu Enlai duket njeri i zgjuar, por nga sa ka diskutuar me shokun Rita, duket si një budalla i madh, sepse shoku Rita, nga ana dialektike...”/ Fjala e Enverit në Byro, për mosmarrëveshjet ne Kinën, që në 1969-ën

Next Post

“Në plenumin e vitit 1980, Enver Hoxha, duke dredhur zinxhirin rreth gishtit të dorës, lëshoi frazën e tij, sklerotike dhe prej rrugaçi plak...“/ Refleksionet e gazetarit të njohur të RTSH-së

Artikuj të ngjashëm

“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Dossier

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 22, 2025
“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
Dossier

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 21, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 21, 2025
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Dossier

“Preng Biba prej Mirdite, u arratis nga burgu e doli në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku u rekrutu prej forcave ushtarake dhe do të gjente vdekjen në luftimet e Vietnamit…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
Dossier

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte…”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

May 19, 2025
Next Post
“Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mbrojtjes, kur Mehmeti kundërshtoi Enverin, për shkarkimin e Bejto Isufit, në kulmin e nervozizmit, Hoxha i tha…”/ Kujtimet e ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë

“Në plenumin e vitit 1980, Enver Hoxha, duke dredhur zinxhirin rreth gishtit të dorës, lëshoi frazën e tij, sklerotike dhe prej rrugaçi plak...“/ Refleksionet e gazetarit të njohur të RTSH-së

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!