• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, May 20, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime Drama e jetës

“Dy njerëz të Sigurimit, e morën babanë dhe e mbajtën 24 orë në një dhomë të Hotel Turizmit, ku i kërkonin të pranonte se; disa emigrant jugosllavë në Korçë…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-maqedonasit

“Dua t’i bëj të njohur opinionit publik shqiptar, rolin e Sigurimit të Shtetit dhe atyre që kontribuan në vuajtjet e mia e të familjes dhe sot, po vendos gishtin mbi…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-maqedonasit
“Dua t’i bëj të njohur opinionit publik shqiptar, rolin e Sigurimit të Shtetit dhe atyre që kontribuan në vuajtjet e mia e të familjes dhe sot, po vendos gishtin mbi…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-maqedonasit
“Dua t’i bëj të njohur opinionit publik shqiptar, rolin e Sigurimit të Shtetit dhe atyre që kontribuan në vuajtjet e mia e të familjes dhe sot, po vendos gishtin mbi…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-maqedonasit
“Dy njerëz të Sigurimit, e morën babanë dhe e mbajtën 24 orë në një dhomë të Hotel Turizmit, ku i kërkonin të pranonte se; disa emigrant jugosllavë në Korçë…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-maqedonasit
“Dua t’i bëj të njohur opinionit publik shqiptar, rolin e Sigurimit të Shtetit dhe atyre që kontribuan në vuajtjet e mia e të familjes dhe sot, po vendos gishtin mbi…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-maqedonasit
“Dua t’i bëj të njohur opinionit publik shqiptar, rolin e Sigurimit të Shtetit dhe atyre që kontribuan në vuajtjet e mia e të familjes dhe sot, po vendos gishtin mbi…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-maqedonasit

Nga Nestor Topençarov

Pjesa e pesëmbëdhjetë

                                                                           DRAMA E JETËS

                                                              (HISTORIA E NJË FAMILJEJE)

Gjithashtu mund të lexoni

“Ferit M., e kishte kthy shtëpinë në zyrë hetuesie, ku në nji orë të caktueme, do të ishin të detyruara t’i vinin disa prej vajzave të gjimnazit të Shkodrës, që duke u dridhë…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Te ‘Burgu i Ri’, do mësojsha dinamikën e vrasjes së Bardhosh Danit, Brahim Dërgutit e Mark Cacës, të cilët duke dasht me u arratis, ishin tradhëtue e spiunue prej…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Këtë libër ia dedikoj: Të gjithë bashkëvuajtësve. Familjeve të tyre. Dhe në veçanti, personave që nuk patën mundësi të tregonin odisenë e jetës, gjatë diktaturës komuniste.

                                                                 P A R A TH Ë N I E

Memorie.al / Kam lindur në qytetin e Korçës, në 22 tetor të vitit 1953. Nga Shqipëria, jam larguar në muajin tetor të vitit 1990, pasi na u dha e drejta familjarisht, për t’u riatdhesuar në Jugosllavi (sot Maqedonia e Veriut). Në qershor të vitit 1992, emigrova në Itali, ku jetoj edhe sot. Megjithëse jam larguar prej 32 vitesh, lidhjet nuk i shkëputa, pasi Shqipëria ishte vendi i lindjes, ku kalova 37 vite, dhe se një pjesë e gjakut tim, është shqiptar. Vite më vonë, lidhjet me Shqipërinë u përforcuan, pasi edhe gruan e mora nga Durrësi. Vinim çdo vit me pushime, por koha e shkurtër e qëndrimit, bëri që shumë kontakte të ndërpriten. Megjithatë, shokët dhe miqtë e vërtetë kishin mbetur përgjithmonë në zemrën time.

Tre vitet e fundit nuk pata mundësi të vizitoja Shqipërinë. Por gjatë vitit 2022, erdha disa herë. Impenjimi im nga njëra anë dhe rastësia nga ana tjetër, bënë të mundur që të rikrijoj lidhjet me shokë dhe miq, me të cilët kisha dekada pa u parë. Duke ditur të kaluarën time, disa prej tyre më këshilluan të hidhja në letër, atë çka më kishte ndodhur në jetë. Në fillim kjo ide m’u duk utopi, pasi edhe pse kisha qenë nxënës i mirë, në hartime nuk kisha patur prirje. Më pas reflektova. Do të shkruaja thjesht historinë time, ngjarje të vërteta, ku nuk duhej shumë frymëzim. Ndoshta një shkrimtar, këto ngjarje do të dinte t’i paraqiste, ashtu siç di një artist i vërtetë i penës. Ndërsa unë do t’i shkruaj, pa shumë përshkrime: shkurt, thjesht, nudo, ashtu siç kanë ndodhur.

Një diçka tjetër që më shtyu edhe më shumë të shkruaj këtë libër, ishte një intervistë në Tv Klan, të cilën e pashë në tetor të këtij viti, e drejtuar nga gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu. Nuk kërkova hakmarrje. Por nuk pata as drejtësi. Me anën e këtij libri, do t’i bëj të njohur opinionit publik shqiptar, rolin e individëve që kontribuuan në vuajtjet e mia e të familjes sime. Dhe sot, po vendos gishtin mbi këto “qenie”, jo për detyrën që ata kanë patur, por për mënyrën se si e kanë kryer atë. Shkrimin tim, do ta filloj me gjyshin, nga ana e mamasë, për të vazhduar me babanë tim, ku do të prek momentet më kyçe të jetës së tyre. Kjo do të ndihmojë lexuesin për të njohur prejardhjen time.

Më pas do të flas edhe për vete. Në këtë libër do të tregoj gjithashtu, edhe disa ngjarje, njëra më dramatike se tjetra, që ju kanë ndodhur njerëzve, të cilët kam patur nderin t’i njoh. Më vjen mirë që janë botuar mjaft libra, mbi vuajtjet dhe persekutimet e “armiqve të popullit” dhe familjeve të tyre nëpër kampe internimi dhe burgje, gjatë diktaturës komuniste. Kam mundur të lexoj disa nga këto vepra. Besoj që ky libër, në mënyrë modeste, do të kontribuojë për të njohur edhe më shumë metodat çnjerëzore të Sigurimit të Shtetit, mënyrën si krijonin akuzat dhe si shkatërronin persona dhe familje për të mbajtur popullin nën terror.

                   Autori

               Dhjetor, 2022

                                                           Vijon nga numri i kaluar

KAPITULLI I KATËRT

Një ditë vjen një zooteknike, të cilën e njihja që në fakultet, pasi kishte mbaruar disa vite para meje dhe punonte në këtë ndërmarrje. Më vë në dijeni, se një brigadierja e tyre në sektorin e viçave, do të merrte lejen e lindjes dhe të interesohesha, pasi kishin nevojë. Një mëngjes shkova te drejtori. Zyrat e ndërmarrjes, nuk ishin larg nga sektori. Pasi më priti, i tregova se kush isha dhe i kërkova që tani që kisha bërë dy vite punë në këtë ndërmarrje, të më jepte mundësinë për këtë post provizor, që po lirohej.

Në këtë mënyrë dhe unë do të vihesha në prove, për të parë aftësinë time. Më dëgjoi me vëmendje. Më tha se do të bisedonte me shefin e kuadrit dhe të paraqitesha javën e ardhshme. Kur shkova ditën e caktuar, sjellja e drejtorit ishte krejt e ndryshme. Me një ton arrogant, më tregoi lopatën. Se për mua vetëm ajo ishte. Në këtë moment u befasova, pasi nuk e prisja një përgjigje të tillë.

– “Nuk e kuptoj”, – i thashë.

Dhe vazhdova:

– “Pse duhet të flisni me këtë gjuhë ordinere. E kuptoj se urdhri është nga dikush tjetër. Por edhe ju mund të kishit gjetur një mënyrë tjetër. Se nuk ishte në dorën tuaj.

Më pas shtova:

– “T’ju vijë zor për mënyrën si më trajtuat”.

Ia bëra të qartë se në atë ndërmarrje, nuk do të rrija më asnjë minutë. Shihja nervozizmin e tij dhe ecejaket mbrapa tavolinës. Hapa derën dhe ika. Disa herë, muaj më vonë, kur shkoja në punë në Ndërmarrjen Artistike, këmbeheshim rrugës me këtë drejtor. E kishte shtëpinë në atë zonë. Kur më shihte ulte kokën.

Në shtëpi mamasë ia tregova bisedën.

-“Bëre mirë që ike more djalë. Edhe një herë në ditë të hamë, por mos t’i lemë të na poshtërojnë”.

Me këto fjalë mamaja, mbështeti vendimin e marrë. Në atë periudhë ishim ngushtë ekonomikisht. Shkoja në lagje për të kërkuar punë.

Përgjigja e tyre e vetme ishte:

– “Bujqësi”!

Nuk ndjehesha mirë, kur vija në atë ambient nepërkash. Në këtë kohë, mjaft njerëz që na njihnin, donin të na ndihmonin për një punë më të përshtatshme. Zgjidhja ishte një e vetme.

“Duhej të ndërronim lagjen”.

Ishim gati të dhuronim shtëpinë private, në këmbim të një apartamenti me qira. Për këtë këmbim, duhej një njeri i zoti. Ky njeri u gjet dhe quhej Behar Koçibelli. (Ai ishte aq i zoti, sa kur erdhi demokracia, e filloi me fotokopje, hapi aktivitet dhe sot në qendër të qytetit, është një hotel i kategorisë së lartë që mban emrin e tij). Na njihte familjarisht që nga gjyshi. Edhe babai i kishte bërë disa ndere në punë.

Pasi bëri të gjitha përpjekjet që kishte në dorë dhe nuk ia doli, u dorëzua. Na bëri një vizitë me të shoqen, Krisanthin, ku tregoi se në lagje, kemi një person që kërkon ta zhdukë familjen tonë. Këtë person e njihnim, ishte Vangjo Vangjeli dhe tani i patëm të qarta edhe një herë planet e tij. Për të na shtuar vuajtjet, kërkonte të na mbante në atë lagje, ku i shkonte fjala.

Nga muaji prill i vitit 1985, shkova në zyrën e punës të Komitetit Ekzekutiv të qytetit. Nëpunës i asaj zyre, ishte Sami Qazimi. I tregova për rastin tim dhe më premtoi të më ndihmonte. Shkova përsëri në ditën e pritjes dhe më propozoi për tornitor në Uzinën Mekanike. Në atë kohë ky profesion, nuk ishte i preferuar nga të rinjtë. Por për mua shkonte mirë.

Sipas rregullit, fletën e punës do ta dërgonte në lagje. Në darkë e tërhoqa. M’u deshën disa ditë të bëja analizat mjekësore për punë. Në ato ditë bisedova me një te njohurin tim, Thanas Skëndin, që ishte inxhinier mekanik në këtë uzinë. Ai më premtoi që pasi të filloja punën, do të më ndihmonte.

Pasi mora certifikatat shëndetësore, u paraqita te shefja e kuadrit. Kur pa dokumentet e mia, më tha se nuk kishin nevojë. Ditën e pritjes, shkova tek Samiu, i cili i telefonoi kësaj shefeje për këtë refuzim, që edhe ai nuk e kuptonte. Pasi dëgjoi justifikimin e saj, iu betua se nuk do t’i dërgonte më, asnjë tornitor. Më pas vuri në dijeni Vezafin, shefin e tij, që kishte zyrën e punës në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit.

Pas një jave, Samiu më njofton për të tërhequr në lagje fletën e punës, për tornitor në Ndërmarrjen Artistike. Tornitor për tornitor, analizat i kisha gati dhe të nesërmen në mëngjes, u paraqita te shefja e kuadrit të ndërmarrjes. Më dërgoi të bëj veprimet në Degën Ushtarake. Kur u ktheva, nuk ishte në zyrë. Po prisja në korridor, duke parë stendat e varura në mure.

Në këtë çast, bie një zile telefoni në njërën nga zyrat. Meqenëse dera ishte gjysmë e hapur, dëgjohej mirë biseda e folëses, që përsëriste për siguri, fjalët që dëgjonte:

– “Për tornitor? I lagjes 3? Mos ki merak”!

Shoh që nga kjo zyrë, del me shpejtësi një grua, që më vonë mora vesh që ishte drejtoresha e ndërmarrjes. Shkoi tek zyra e kuadrit dhe kur gjeti derën e mbyllur, u drejtua nga unë.

Me pyeti: – “Ti je ai i lagjes 3”?

Kur mori pohimin tim, zbriti shkallët me vrap. Unë e ndoqa pas dhe pashë që në oborrin e ndërmarrjes, takoi shefen e kuadrit. Pasi i futi krahun, filloi të bënte një xhiro me të dhe diçka po i tregonte.

Kur u kthye në zyrë vura re shefen, që nuk dinte çfarë justifikimi të gjente, për të mos bërë regjistrimin. E dija që nuk ishte faji i saj. Dola nga ndërmarrja dhe ia krisa vrapit për te Samiu. Unë për vrap, nuk dallohesha, por isha i bindur se në qoftë se dikush do të më kishte kronometruar, patjetër që do të kisha thyer rekordin kombëtar. Samiut ia shpjegova atë që kishte ndodhur, duke ia lidhur edhe me rastin e mëparshëm. Ai i telefonoi menjëherë shefes, duke insistuar që të më regjistronte, pasi ishte edhe urdhri i Vezafit.

E falenderova këtë nëpunës të ndershëm e korrekt dhe u ktheva përsëri me vrap. Arrita në çastin që shefja po largohej, si duket nga presioni i drejtoreshës. (Këtë drejtoreshë, e takova në rrethana krejt të ndryshme, nga fundi i vitit 1990, në qytetin e Strugës, ku konfirmoj atë të cilën ju fola më lart). Shefja më tha të vija një ditë tjetër, por nga njëra anë, insistimi i im, dhe tjetra, që ajo ishte njeri i mirë, bënë që të kthehet dhe të më regjistrojë.

Një shoku i babait, që punonte me sekretarin e lagjes, që më kishte dhënë fletën e punës të dërguar nga Samiu, i kishte treguar të sharat e mëdha, që kishte pasur nga Vangjo dhe Meri, ku me ta ishte bashkuar edhe kryetari i lagjes.

Tornot e artistikes, ishin ndryshe nga tornot normale. Aty për të bërë objektin, duhej të lidheshe me një rrip të gjerë dhe në bark të mbaje një jastëk lëkure, ku mbështetej vegla e punës. Aty prodhonim objekte të ndryshme bakri e bronzi, si; vazo, xhezve, ibrikë e samovarë, disqe e, deri në mangall. Quheshin punime plastike. Brenda pak kohe ia mora dorën punës dhe u bëra një nga tornitorët më të zotë.

Puna, megjithëse e rëndë, më pëlqente sepse, ishte një art që të jepte mundësinë e krijimtarisë. Për punën e mirë dhe prodhimin e objekteve të reja, disa herë më shpërblyen materialisht. Mjaft persona, që punonin edhe në reparte të tjera të ndërmarrjes, vinin që t’iu bëja ndonjë punim, si; rozeta abazhuri ose; objekte të tjera zbukurimi, për nevoja personale. Isha i papërtuar. Në çdo moment, mundohesha t’u plotësoja kërkesën.

Në shtëpi, që në kohën e arrestimit, mjaft punime mbetën pa mbaruar. Një nga kryesoret, shtëpia ishte pa dyer të brendshme. Për blerjen e lëndës së drurit, më ndihmoi vajza e Gaqo Pecit, Marjana, që punonte ekonomiste në zdrukthëtarinë e qytetit. Një marangoz që njihnim, bëri punën. Një shok, që kisha njohur në burg, me të cilin shoqërohesha kur ishim “të lirë”, më bëri instalimin elektrik, të pjesës të pa mbaruar. E quajnë Piro Naçe. I jam mirënjohës, për shoqërinë e tij të sinqertë.

Në muajin maj 1985, i dhanë lejë gjyshes të riatdhesohet. Kishte disa vite që kishte bërë kërkesën dhe më në fund në moshën 93 vjeçare, u kthye në vendin e saj të lindjes, ku në fillim të korrikut, ndërroi jetë. Megjithëse kisha dy muaj që punoja në ndërmarrjen artistike, nga reparti më nderuan. Dërguan disa përfaqësues, që morën pjesë në varrimin e gjyshes.

Në vitet që pasuan, disa drejtues të lagjes, u ndërruan. Kjo bëri të mundur që motrës, t’i jepej një punë më e mirë, në fabrikën e këpucës. Dukej sikur gjërat, po normalizoheshin. Edhe kontaktet me njerëzit, filluan të shtoheshin. Kur në pranverën e vitit 1988, babait iu përsërit depresioni, mjeku e shtroi në spital. Qëndroi për një periudhë disajavëshe, deri sa filloi të përmirësohet, por nga ana tjetër, iu vështirësua frymëmarrja. Atëherë pasi e vizituan, e transferuan urgjent në sanatorium.

Në atë kohë, drejtor ishte Dr. Vaskë Koruni. Në njiheshim familjarisht, pasi Vaska ishte martuar me një kushërirën e mamasë. Për momentin, në sanatorium mungonte oksigjeni. Vendi ishte në një periudhë shumë të vështirë ekonomike. Kishte mungesa në të gjitha fushat. Doktori nuk la telefonatë pa bërë, deri sa gjeti, në një ndërmarrje, bombolën e oksigjenit. Më tha se situata ishte kritike, sidomos për atë natë. Babai arriti ta kalojë këtë moment të vështirë shëndeti, pa ditur për rrezikun e ri që po i kanosej.

Kishin kaluar disa ditë që ishte kthyer në shtëpi dhe dita e parë që ishte ngritur në këmbë. Unë dhe Ivana, ishim në punë. Mamaja po merrej me punët e mëngjesit, kurse babai po bënte dy hapa në oborrin e shtëpisë. Troket dera dhe dy të rinj të veshur me kostume, kërkojnë babanë. Paraqiten si persona që i kishte dërguar ministri, në lidhje me kërkesën që kishte bërë babai, për riatdhesim. Megjithëse babai ia përsëriti disa here, se nuk kishte bërë asnjë kërkesë, ata insistuan, që të bëhej gati dhe e morën me vete.

Kur u ktheva nga puna, mora vesh mbi ndodhinë dhe vendosëm të prisnim, pasi çdo interesim, do të ishte i kotë. Të nesërmen, shkova në punë. Babanë, për ato 24 orë, e kishin mbajtur në një dhomë të Hotel-Turizmit. I kërkonin të pranonte, që bashkë me viç-at (germat e fundit të mbiemrave, të disa emigrantëve), bënte pjesë në një grup agjentësh që bashkëpunonin me Jugosllavinë. Dhe babanë “do ta falnin”, meqenëse kishte vuajtur më parë. Megjithëse i dobët fizikisht dhe psiqikisht, babai i rezistoi presionit dhe dhunës që ushtruan mbi të. Në duart dhe në qafën e tij, ishin bërë shenja blu. E liruan, duke i thënë të mendohej dhe e shoqëruan në shtëpi.

Kur doli, e priti mamaja. Një prej tyre, e akuzoi për mos interesimin tonë dhe indiferencën ndaj babait. Mamaja ia ktheu se; nuk kishte pse të preokupohej, pasi bashkëshorti ishte në duar të sigurta. E kuptuan ironinë, por nuk kishin çfarë të shtonin dhe ikën. Babai, pasi ia kishte treguar të gjitha mamasë, kishte kërkuar të shtrihej në krevat, ku humbi në gjumë. Pasdite kur u ktheva nga puna, me ma manë dhe motrën menduam, çfarë të bënim për këtë të keqe të madhe, që po na vërtitej.

Kisha menduar se pas vdekjes së Enverit, diktatura ishte zbutur. Kisha menduar gjithashtu se, pasi na kishin lejuar riatdhesimin e gjyshes, me ne nuk do të merreshin më. Por diktatura nuk kishte ndryshuar. Një diktator, ishte zëvendësuar me një tjetër. Familjen tonë, e kishin në shënjestër. Si duket, nuk u kishte mjaftuar ajo që na kishin shkaktuar deri në atëherë. Sigurimi vazhdonte me ritëm të , programimin e proceseve false dhe djallëzore.

E dinim që po të ishe në planet e tyre, atë do ta çonin deri në fund. Mendova të shkoja te prokurori i rrethit, që të denoncoja gjendjen, përpara se Sigurimi të përgatiste planin. Por mamaja e motra, nuk ishin dakord. Eksperienca e kaluar tregoi, se një interesim i imi për të kërkuar të drejtën për babanë, më çoi në burg. Më në fund e pamë më të arsyeshme, të shkonte Ivana. Duke qenë femër, do të ishte më pak e rrezikshme. Nuk e dija nëse ky veprim, do ta mbyllte problemin, por isha i sigurt, që do të shkaktonte një tronditje të fortë, në këto organe të diktaturës.

Të nesërmen Ivana bëri denoncimin në Prokurori e, më pas shkoi në punë. Pas disa orësh, e lajmërojnë se e kërkonin te porta e ndërmarrjes. Aty e priste “Gaz”-i që e çoi në zyrën e kryetarit të Degës. Ai ishte bërë shumë nervoz, që ky plan kishte arritur në vesh të Prokurorisë, para kohe. Filloi t’i bërtiste Ivanës, për denoncimin që ajo kishte bërë në Prokurori.

Ishte i interesuar të dinte, nëse kishte pasur njeri tjetër në zyrën e prokurorit, dhe nëse kisha dijeni unë, mbi këtë çështje. Pasi Ivana e siguroi që prokurori ishte vetëm dhe se as unë e, as mamaja, nuk dinim gjë, pasi babai kishte biseduar vetëm me të, kryetari u qetësua. Më pas i tha se këto hetime, bëheshin me urdhër nga lart, dhe se ajo duhet ta mbante sekret, këtë gjë.

Pas disa ditësh, vijnë përsëri ata dy djem dhe kur morën vesh që babai nuk ishte më në gjendje të ngrihej nga krevati, u kufizuan duke thënë, se do të dërgonin doktorin. Atë pasdite u paraqit neurologu, i cili pasi e vizitoi babanë, konstatoi gjendjen e rëndë të tij. Kur pa dhe dëshpërimin e mamasë, e qetësoi duke i thënë, se burrin nuk do ta shqetësonin. I jam mirënjohës këtij doktori, për humanizmin që tregoi ndaj prindërve të mi. Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur mjeku komunist i ‘Bllokut’, që ishte në spitalin Onkologjik të Tiranës, s’pranoi të operonte, Musineja u kthye në Rrëshen dhe në ditarin e saj, shkroi....”/ Dëshmitë e rralla të ish-të burgosurit politik, nga SHBA-ja

Next Post

Kalendari Historik 31 Gusht 2024

Artikuj të ngjashëm

“Premtimi i rrejshëm i Sigurimit: Ruzhdi Rroji dhe dënimi i pashmangshëm i tij…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosuri politik, për tradhtinë e Qamil Gavoçit e Lilo Zenelit dhe ndërhyrjen e Abaz Bekteshit!
Kujtime

“Ferit M., e kishte kthy shtëpinë në zyrë hetuesie, ku në nji orë të caktueme, do të ishin të detyruara t’i vinin disa prej vajzave të gjimnazit të Shkodrës, që duke u dridhë…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Te ‘Burgu i Ri’, do mësojsha dinamikën e vrasjes së Bardhosh Danit, Brahim Dërgutit e Mark Cacës, të cilët duke dasht me u arratis, ishin tradhëtue e spiunue prej…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Kujtime

“I ligu Sirri Çarçani që ishte dërgu me mision nga Tirana pas prishjes me Jugosllavinë, hyni në qelinë time dhe më tha; e shikon atë qoshe, aty do të varim ty, sepse…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Kur dola në korridor me shku në W.C. dhe polici nuk e kishte mendjen, i djegur nga etja, futa kokën në kovë, por tetar Qaniu, pasi bërtiti; lëshoje, lëshoje, më qëlloi…”/ Dëshmitë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Ali Xhunga, i përkiste atij lloji të pështirë hetuesish, si dikur Zhozef Fushe i Francës, që kishte kuptue në kohën e duhun, se për të ba karriere, duhej…”! / Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Ahmet Bushati

May 19, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Gusht 2024

Kalendari Historik 31 Gusht 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!