• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, February 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

Dy Morricone-t e mëdhenj në Tiranë…?!

Dy Morricone-t e mëdhenj në Tiranë…?!
Dy Morricone-t e mëdhenj në Tiranë…?!
Dy Morricone-t e mëdhenj në Tiranë…?!
Dy Morricone-t e mëdhenj në Tiranë…?!
Dy Morricone-t e mëdhenj në Tiranë…?!
Dy Morricone-t e mëdhenj në Tiranë…?!
Dy Morricone-t e mëdhenj në Tiranë…?!

Nga Zhani Ciko

Memorie.al/ Më kujtohet një bisedë e kohëve më parë, së paku katër-pesë vite të shkuara, që në fakt mbyllte ciklin e një marrëdhënie me Morricone-t, në linjat personale. Nuk dua të filloj me konkluzione mbi sa ndodhi, në dy a tre tablo të një fiction, (me që jemi në botën e artit të shtatë, gjithsesi).

Aty nga mesi i viteve ‘90, në RTSH ku isha i përqendruar në drejtim të zgjerimit të rolit të veprimtarive radiotelevizive muzikore, si drejtues “mundësi plotë” i departamentit dhe njëherësh drejtor artistik i stinëve koncertore të Orkestrës Simfonike, isha i përkushtuar tërësisht bashkëpunimit me artistë nga jashtë, sepse e mendoja këtë si rrugën më të mirë për integrimin e kulturës sonë muzikore. Shfrytëzoja çdo kontakt të mundshëm për të plotësuar vonesën e krijuar nga vitet e izolimit.

Në një nga bisedat me mikun bashkëpunues, dirigjentin Vittorio Parisi, mësova se ai ishte impenjuar tërësisht për realizimin e një Koncerti Simfonik, me veprat e kompozitorit Ennio Morricone, në Auditorin e Romës, që sapo ishte përuruar, mbase ende jo i plotë. Pak gjë dija për “muzikën klasike” të Morricones. Ne dinim muzikën për filmin “Sacco e Vanzetti”, që e kishte qejf ekrani ynë i vogël, apo wester i parë italian “Për një thes me ar”, a ndonjë tjetër.

Gjithashtu mund të lexoni

“Konti Durazzo dhe Moxarti biseduan rreth kësaj pjese, pasi para disa vitesh ai ishte përpjekur ta vinte atë në skenë në Teatrot e Vjenës, madje ai me Rusoin…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme Durazzo

“Durazzo-t ishin koleksionistë arti dhe në sallonet e pallateve të tyre, si në ‘Via Balbi’ dhe ‘Palazzo Durazzo-Reale’, mbanin tablotë…”/ Historia e familjes së famshme, me origjinë shqiptare

“Jo, tha Parisi, një ditë kur e pyeta Ennio për marrëdhënien me këto zhanre të ndryshme dhe preferencën e tij, ai më tha se fillimisht dhe unë desha të merresha me muzikën e madhe dhe kur miku im, Sergio Leone, më futi me botën Hollwoodiane, thashë me vete: Po fitoj jetën me muzikën e filmit dhe pastaj po i rikthehem asaj seriozes! Po ja që nuk ndodhi kështu. Jam njësoj i dashuruar me të dyja. Përherë e më pak po kam kohë për dashurinë e pare”.

-Shiko Vittorio, ‘gjej rastin dhe propozoi, në se ka dëshirë ta ftojmë për një Koncert në Tiranë në Pallatin tonë të Kongreseve, ku kanë ardhur tani ky dhe ai, madje ta drejtoje ai vetë’, u mundova t’i hedh grepin Ennios unë.

Diçka po vihej në vijë. Ai ishte ngacmuar nga sinqeriteti ynë dhe përshkrimi dashamirës i maestro Parisit, për Tiranën, muzikantët miqësorë dhe pak të zhurmshëm të orkestrës sonë dhe sidomos që në Tiranë s’ke nevojë për përkthyes, askund.

Siç e kam thënë, kur ne na ecin punët, ndodh diçka që “dikush na e sajon”. Kishim mbërritur në të mbrapshtën vitin ’97!

Erdhëm në mileniumin e ri. Kohët po punonin prapë për ne. Unë kisha tejkaluar mendimin e parë, për vetëm Koncertin “Tirana-Klasik” të maestro Morricones. Diçka kisha dëgjuar për problemet financiare të muzikantëve italianë, krizën me orkestrat e Rai-t, etj.

Ja gjetja thashë: Ti propozojmë të vijë të regjistrojë muzikën në RTSH, në studion e madhe të Orkestrës, për më shumë që regjistrimet digjitale, që ne nuk i kishim filluar ende, për orkestrat kishin dalë nga moda, kurse tek ne ishin si para 15 vitesh, analoge. Pra ne ishim “ende në mode”.

Nuk u prit pa interes propozimi. U çuan fotot e studios dhe mbi të gjitha një plan pune i favorshëm e i stërhollshëm provash.

Kur në bisedë me zonjën producente të Maestros, nga aksenti i kësaj të fundit dallova se ajo duhej të ishte rumune, unë shpejt e kalova bisedën në këtë gjuhë, si rastësisht i propozova që kostot e tyre tek ne, do ishin më të ulta se në çdo vend tjetër të mundshëm, biondja simpatike xhentile, por dhe e rrahur me përvojat lindore të vendit të saj e më gjerë, premtoi: Atëhere unë do të vij në Tiranë. Nuk tha se kur, por kuptova se ajo njihte tashmë gjithçka për ne. Ermir Krantja që do vinte ato ditë tek ne për një koncert, ishte në dijeni, njihej, bashkëpunonte dhe lobonte për ne.

Biondja sipmatike erdhi, u kënaq nga pritja, humori, restoranti dhe dëshira jonë e flaktë, për të realizuar prodhimin e muzikës së filmave të Morricones, për shtëpitë filmike më të mëdha në botë. Çfarë realizimi madhor. Çfarë triumfi mbi të kaluarën e mbyllur dhe sidomos për strategjinë e shumë artistëve që dëshironin me zjarr në shpirt, që jetojnë dhe prodhojnë artin e tyre në shtëpi, por ta përhapin atë në ekranet e mëdha dhe të vegjël të botës. A s’ishte krijuar orkestra e RTSH-së për këtë? Në fakt ne ruanim destinacionin e saj, por përmasat nuk ishin më lokale, por ndërkombëtare.

Por institucioni kishte ecurinë e vet. Koha kishte sjellë zhvillime të reja. Po lindnin mediat jo publike, me dëshira të mëdha. Brenda zienin debate të egra mes strukturave. Dikush largohej, të tjerë vendosin. Ne qëndronim në skenë a mikrofon, ose dhe “mbaheshim si të fortë”. Pyetjeve preçize të produksionit, “Morricone”, i vonohej përgjigja.

Kur menaxherja u informua për realizimin real të kontratës etj., kuptoi ngathtësinë administrative dhe ligjore tonën, si dhe probleme të vetat që nuk na i zbuloi. Mes buzëqeshjes dhe mëdyshjes u largua. Na njohu, na vlerësoi për përkushtimin dhe i erdhi keq për dështimin.

Për projektin “Prodhimi i muzikës së filmave Morricone”, mbeti kujtimi dhe respekti i pakufishëm për mjeshtrin më të madh të botës kinematografike dhe besim patundur, për talentet muzikore shqipëtare. Një vend tjetër vëllezërish ballkanikë, e kish akaparuar producenten, që nuk i rezistoi kohës tonë të realizimeve të shtrira.

Ndërkohë dhe unë vetë u largova në detyrën mbi dhjetë vjeçare në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Kisha realizuar në RTSH dhjetë vjet veprimtarie intensive, brenda dhe jashtë, disa produksione simfonike tonat në disa shtete, si dhe regjistrimin e një opere të rrallë që do publikohej së shpejti. Kënga jonë kishte marrë krahë në disa veprimtari ndërkombëtare dhe gjithashtu një hap e ndante nga kompeticionet më të mëdha europiane. Duheshim shumë me muzikantët dhe një pjesë e mirë e stafit drejtues, që na mbështeste.

Tablloja e dytë e fictionit

Vitet kaluan në një dekadë marramendëse. Përmes miqve vinin lajmet mbi shëndetin e Maestros, çmimet madhore Oscar, e onorifikime të tjera. Ndonëse diku tjetër ruajta lidhje me disa nga miqtë internacionalë të RTSH-së. Dikush dhe ndizte ndonjë xhelozi institucionale, jo dashamirëse. Normale dhe kaq.

Kur u lirova nga impenjimet institucionale dhe dola në “krijimtari të lirë”, më qëlloi në Romë, të më ftojnë në shtëpinë e Morricone junior, maestro Andrea Morricone, djalit të madh të Ennios, njëherësh dhe trashëgues i traditës muzikore familjare. Erdha shpejt në klimën e parë 15 viteve, pa ditur psenë e ftesës. Atmosfera e njohur mirë prej meje. Gjithmonë lidhjet e vjetra përtërihen shpejt.

Përmes dialogut, kuptova se ishte dëshira për t’a rrimarrë dhe një herë projektin e hershëm të produksioneve dhe koncertit të munguar në Pallatin e Kongreseve. Ah sikur të të realizohej dhe më në fund dhe Maestro ‘Oscar’ ta shkelte tokën tiranase dhe tapetin jeshil, ndonëse tashme të vjetruar të Pallatit të Kongreseve?!

Si gjithmonë koha s’mjafton. Mendova lidhjen e koncertit me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Durrës, që e realizonte gazetarja dhe drejtuesja e emisioneve të kulturës në RTSh. E bisedova menjëherë me Anilën, (Varfi) që e kuptoi menjëherë se çfarë sinjifikati kishte relizimi i projektit. Koordinatorja në Romë, Ester Gjika, vajza juriste e të paharruarit regjisor, Viktor Gjika, instaloi linjën direkte me ne. Takime, plane, shpresa, jo vetëm për një herë, por për vijimësi…?!

Prapë koha shqiptare e pamjaftueshme!

Institucionet tona në ngërç. Nuk përfundonin proçeset atje ku mund të realizohej dhe akoma s’kishte kompetencë njeri. Madje dhe vete Film-Festivali Ndërkombëtar nuk u zhvillua. Pimë një kafe me Anilën, shprehëm konsideratën për miqësinë dhe…nuk u pamë më.

Kohë pandemie

Të gjithë vuajnë për ardhmërinë. Ka dhe nga ata që ndjekin përditshmërinë. Bëjnë një foto duke qeshur dhe lajmërojnë botën mbarë.

Ndarja me Oscar e Artit është më e hidhur se gjallimi është orientues dhe protektor. Do gjehen të tjerë me kohë dhe gjendja me siguri do marrë udhë…?! /Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share12TweetPinSendShareSend
Previous Post

GJENDJA EKONOMIKE NË PERIUDHËN COVID - 19 SIPAS FORUMIT BOTËROR TË ËNGJËJVE TË BIZNESIT

Next Post

Kalendari Historik 09 Korrik

Artikuj të ngjashëm

“Konti Durazzo dhe Moxarti biseduan rreth kësaj pjese, pasi para disa vitesh ai ishte përpjekur ta vinte atë në skenë në Teatrot e Vjenës, madje ai me Rusoin…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme Durazzo
Art & Kulture

“Konti Durazzo dhe Moxarti biseduan rreth kësaj pjese, pasi para disa vitesh ai ishte përpjekur ta vinte atë në skenë në Teatrot e Vjenës, madje ai me Rusoin…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme Durazzo

February 8, 2026
“Durazzo-t ishin koleksionistë arti dhe në sallonet e pallateve të tyre, si në ‘Via Balbi’ dhe ‘Palazzo Durazzo-Reale’, mbanin tablotë…”/ Historia e familjes së famshme, me origjinë shqiptare
Art & Kulture

“Durazzo-t ishin koleksionistë arti dhe në sallonet e pallateve të tyre, si në ‘Via Balbi’ dhe ‘Palazzo Durazzo-Reale’, mbanin tablotë…”/ Historia e familjes së famshme, me origjinë shqiptare

February 9, 2026
“Në ’73-in erdhi Kadare në Milano me disa shokë për të më takuar dhe kur ai më tha; ‘Kodra, duhet të dërgosh në Tiranë disa katalogë, se nuk të njohin’, unë…”! / Dëshmia e rrallë e Ibrahim Kodrës
Art & Kulture

“Në ’73-in erdhi Kadare në Milano me disa shokë për të më takuar dhe kur ai më tha; ‘Kodra, duhet të dërgosh në Tiranë disa katalogë, se nuk të njohin’, unë…”! / Dëshmia e rrallë e Ibrahim Kodrës

February 7, 2026
“Kur Zajmi i dërgoi një kartolinë me një riprodhim të tij, titulluar ‘Diga e Drinit’, ku dukeshin disa punëtorë të hidrocentralit, Ibrahim Kodra iu përgjigj…”/ Historia e panjohur e piktorit të famshëm shqiptar
Art & Kulture

“Kur Zajmi i dërgoi një kartolinë me një riprodhim të tij, titulluar ‘Diga e Drinit’, ku dukeshin disa punëtorë të hidrocentralit, Ibrahim Kodra iu përgjigj…”/ Historia e panjohur e piktorit të famshëm shqiptar

February 8, 2026
“I sapoardhur në Shqipëri e në Vlorë dhe nuk dija asnjë fjalë shqip, ishte Dionisi që pati durimin të merrej me mua, si vëllai im i madh…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos, për shkrimtarin që u shua dje në Athinë
Art & Kulture

“I sapoardhur në Shqipëri e në Vlorë dhe nuk dija asnjë fjalë shqip, ishte Dionisi që pati durimin të merrej me mua, si vëllai im i madh…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos, për shkrimtarin që u shua dje në Athinë

February 4, 2026
“Në njëvjetorin e vdekjes së poetit, nën kujdesin e revistës ‘Shkëndija’ më 1941, Koliqi boton syzimin, ‘Fishta interpret i shpirtit shqiptar’, ku ai shprehet…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
Art & Kulture

“Në njëvjetorin e vdekjes së poetit, nën kujdesin e revistës ‘Shkëndija’ më 1941, Koliqi boton syzimin, ‘Fishta interpret i shpirtit shqiptar’, ku ai shprehet…”/ Refleksionet e studiueses së njohur

February 4, 2026
Next Post
Kalendari Historik 06 Korrik

Kalendari Historik 09 Korrik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme