• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, May 22, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Dy herë pikturova Enver Hoxhën, katër metra të lartë, pasi isha i detyruar të mbaja familjen me nëntë anëtarë…”/ Shkrimi ‘New York Times’, në ’91-in, për ish-të burgosurin politik

Relacioni për Enverin: “Artist i merituar Besim Zekthi, tha se nën ndikimin e Paçramit, drejtori dhe Zhani Ciko, kanë lejuar numra çoroditës, veshje ekstravagante, kërcime…”. Raporti sekret për Operan e Baletin
“Zoti Hoxha, shefi i Partisë Komuniste, i cili mbushi 76 vjeç më 16 tetor, raportohet të jetë aq i sëmurë, sa në daljen e tij më të fundit publike, ecte…”/ Shkrimi i panjohur i gazetës amerikane, në ’85-ën
“Dy herë pikturova Enver Hoxhën, katër metra të lartë, pasi isha i detyruar të mbaja familjen me nëntë anëtarë…”/ Shkrimi ‘New York Times’, në ’91-in, për ish-të burgosurin politik
Memorie.al
“Dy herë pikturova Enver Hoxhën, katër metra të lartë, pasi isha i detyruar të mbaja familjen me nëntë anëtarë…”/ Shkrimi ‘New York Times’, në ’91-in, për ish-të burgosurin politik
Memorie.al

Nga David Binder

-Gazeta amerikane, sjell profilin e piktorit të njohur shqiptar, i cili u ndëshkua me burg politik dhe internim, për shkak të prirjeve moderniste në art-

Memorie.al / Rreth 18 vjet më parë, Ali Oseku ishte shpallur një ndër dizajnët më të mirë të vendit, një piktor që kishte fituar një konkurs kombëtar dhe që i kishin dhënë një urdhër (medalje) nderi, siç jepte regjimi komunist, për njerëzit e dalluar në punë, stërvitje e kudo, me motivacionin; “Për rritjen e shpirtit revolucionar”. Ai ishte vetëm 28 vjeç. Më vonë ai ishte dënuar si një modernist, që kishte rënë në magjinë djallëzore të Pikasos, Shagallit dhe te më të këqijtë, piktorët dekadentë, si Xhakson Pollok dhe Salvador Dali.

Arrestimi

Gjithashtu mund të lexoni

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Policë të Ministrisë së Brendshme, Sigurimi i Shtetit) shkuan në apartamentin e tij të vogël dhe i thanë se ai; “ishte i arrestuar”. Ata thanë se ai kishte bërë një krim ideologjik, “duke bërë propagandë për armikun”.

“Jo”, – kishte kundërshtuar zoti Oseku. “Piktura nuk mund të bëjë propagandë”. “Policët urdhëruan që të digjen 200-300 pikturat e mia. E kisha harruar numrin e tyre të saktë”, kujton Oseku. Pastaj, pas gjashtë muajve në hetim, ai është dërguar në burg. Fjalia që i kishin thënë atij ishte: “I rrezikshëm për realizmin socialist shqiptar dhe që infektonte të rinjtë”.

Ai është dërguar në kampin e të burgosurve në Spaç, në pjesën qendrore të vendit, duke u ndëshkuar nën një regjim të detyruar punë në minierë. “Nëse nuk realizojë normat e plota, ata të keqtrajtonin, duke të mbyllur lakuriq në qeli”, – kujton ai.

Anti-modernizmi

Ishte duke u bërë një fushatë kundër artit modern edhe në vendet e tjera komuniste në atë periudhë, por askush nuk kishte konsekuenca kaq mizore, sa ato me të cilat u përballën zoti Oseku dhe artistë të tjerë shqiptarë.

“Unë nuk lejohesha të pikturoja”, – thotë ai, duke përshkruar periudhën e hershme të trajtimit në sundimin e Enver Hoxhës, i cili e mbajti Shqipërinë në rrugëtimin komunist, që nga viti 1944 dhe duke qëndruar në kursin e politikës staliniste të pandërprerë, deri në vdekjen e tij, në vitin 1985.

Një statujë e madhe e Stalinit, qëndronte në bulevardin kryesor të Tiranës, deri në dimrin e fundit, kur atë e përmbysën demonstratat antikomuniste.

Në fillimin e vitit 1970, personalisht Enver Hoxha lançoi një fushatë kundër modernizmit, në muzikë dhe në artet shqiptare, e cila viktimizoi edhe zotin Oseku.

Pas katër vitesh në Spaç, piktori ishte liruar, por sërish u dënua me punë të detyrueshme, në Kombinatin Metalurgjik “Çeliku i Partisë” në Elbasan, një qytet i ndotur tej mase pranë lumit Shkumbin, rreth 35 milje në jug të kryeqytetit.

Pavarësisht nga funksioni që mbante, si të gjithë metalurgët e Elbasanit, paga mujore e të cilëve arrinte deri në 80 dollarë, zoti Oseku, u lejua të rifillonte aktivitetet artistike. Ai krijoi një rreth artistësh amatorë, me miqtë e tij punëtorë.

“Haraçi”

Thonë se mund të përshpejtohej rehabilitimin e tij duke pikturuar sipas rregullave në stilin ideologjik, të përcaktuar nga Enver Hoxha, por ai nisi sërish me furçën e tij të dalë kundër. “Unë pikturova heronjtë e punës socialiste”, – kujton ai.

“Dy herë pikturova Enver Hoxhën, katër metra të lartë”. Zoti Oseku tha se ai i kishte marrë përsipër të tilla detyra përulëse “vetëm për të mbështetur familjen time, 9-anëtarëshe”. Në tërësi ai kaloi 10 vjet, nën kontroll të rreptë.

Studioja e zotit Oseku, është në një qilar të lagësht qymyri në bodrum, 10 hapa larg rrugës “Kongresi i Përmetit”, në një nga akset kryesore të Tiranës. Ai hapi derën e kalbur prej druri të një dhome, që ndriçohej nga projektorët.

Nëpër dy anët e murit, vareshin pikturat e fundit të Osekut, – portretet e gruas dhe vëllait të tij, ende të lagështa, disa peizazhe dhe disa nudo të kushtueshme. “Unë duhet që të lyp dhe të marr hua tubetet e bojërave”, – thotë ai.

Zoti Oseku shpeshtoi një kopje të veprës së tij të fundit, një poster për Partinë Demokratike, të krijuar së fundi, që u përdor prej saj në fushatën elektorale kundër komunistëve.

“Aty tregohej një shenjë “V”-je, simbol i lëvizjes antikomuniste. Brenda V-se së Osekut, kishte gjelbërim, fusha pjellore. Jashtë saj fusha ngjyre kafe, të fishkura dhe të acarta, që simbolizojnë sundimin komunist. Memorie.al

Shkrimi është publikuar në “New York Times” më 9 maj 1991

Titulli është redaksional

Përgatiti për botim, Albert Gjoka

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 18 Qershor 2024

Next Post

“Çu Enlai, i tha shokut Rita Marko, se me këtë politikë, ne mund të çarmatosnim revizionistët sovjetikë, por në të vërtetë ata...”/ Diskutimi i Enverit në Byro, në ’69-ën, për problemet me kinezët

Artikuj të ngjashëm

“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
Dossier

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 21, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 21, 2025
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Dossier

“Preng Biba prej Mirdite, u arratis nga burgu e doli në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku u rekrutu prej forcave ushtarake dhe do të gjente vdekjen në luftimet e Vietnamit…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
Dossier

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte…”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

May 19, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
Next Post
“Çu Enlai, i tha shokut Rita Marko, se me këtë politikë, ne mund të çarmatosnim revizionistët sovjetikë, por në të vërtetë ata…”/ Diskutimi i Enverit në Byro, në ’69-ën, për problemet me kinezët

“Çu Enlai, i tha shokut Rita Marko, se me këtë politikë, ne mund të çarmatosnim revizionistët sovjetikë, por në të vërtetë ata...”/ Diskutimi i Enverit në Byro, në ’69-ën, për problemet me kinezët

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!