• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Duke mos gjetur një mënyrë tjetër për ta eliminuar, me justifikimin se po e dërgonin në Gjermani, një natë policët e morën nga burgu i Tiranës dhe…”/ Historia e panjohur e priftit gjerman, Dom Jozef Marksen

“Nëse do ta kundrosh Shqipërinë së epërmi, është Macukulli, fshati ku na magjepsin lulet e kumbullave, por njeriu ia ka kthyer shpinën kësaj perle…”/ Reportazh nga fshatrat e braktisur të Matit dhe Mirditës
“Duke mos gjetur një mënyrë tjetër për ta eliminuar, me justifikimin se po e dërgonin në Gjermani, një natë policët e morën nga burgu i Tiranës dhe…”/ Historia e panjohur e priftit gjerman, Dom Jozef Marksen
“Padër Gjon Shllaku, thoshte se; Turku i Azisë, ka ikur me kohë nga territoret tona dhe s’kemi më të drejtën, ta përdorim si pretekst…”/ Historia e fratit të famshëm, që u pushkatua nga Enver Hoxha
“Duke mos gjetur një mënyrë tjetër për ta eliminuar, me justifikimin se po e dërgonin në Gjermani, një natë policët e morën nga burgu i Tiranës dhe…”/ Historia e panjohur e priftit gjerman, Dom Jozef Marksen

Nga Ndue Dedaj

Memorie.al / Të moshuarit kujtojnë: “Dom Zefi pati ardhur në Perlat në moshë te re, ku ka shërbye nga viti 1937 deri në vitin 1943. Ka nxanë gjuhën shqipe prej priftit të Malajve, Dom Mati Fishtës. Në popull ka gëzue emën të mirë. I ka nxitun njerëzit e anëve tona të shkolloheshin, një djalosh perlatas e pati dërgue vetë për studime në Gjermani. Ishte njeri i ditun, kishte një bibliotekë të pasun me libra artistikë, i pëlqente të përçonte kulturën e vendit të tij, por nuk mungonte të vlerësonte virtytet e shqiptarëve”.

Të dhënat e para rreth veprimtarisë misionare në Shqipëri të Dom Jozef Marksen, i kemi mbledhur nga mesi i viteve ’90-të dhe i kemi publikuar në formën e një portreti të shkurtër në librin “Toka e Katedraleve”, ashtu siç kemi bërë dhe me klerikë të tjerë të Abacisë së Mirditës.

Rreth 15 vite më parë, ka ardhur për ta kërkuar stërmbesa e tij, Cäcilia Giebermann, me të cilën, së bashku me dy miq tanë nga Rrësheni, kemi shkuar në Malaj dhe Perlat, përkatësisht te kisha e Shën Vlashit dhe ajo e Shën Mërisë, ku pati shërbyer Dom Zefi, si dhe në disa familje atje, ku kemi folur me të moshuar që e kishin njohur e që ruanin dhe ndonjë fotografi me priftin gjerman. Ndërkohë Cäcilia do të bënte të njohur origjinën e tij.

Gjithashtu mund të lexoni

“Shqyptarë, ase vagabondët jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t’egër e me të butë, pasi rreziku ma i madh i Shqypnisë, janë…”/ Çfarë thoshte At Gjergj Fishta, në vitin 1921?

“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42

Antonius Joseph Marxen (Dom Jozef Marksen) kishte lindur në Gjermani, në Worringen, sot pjesë e rrethinës së qytetit të Këlnit, më 2 gusht 1906, në një familje të madhe të krishterë. Me datë 21 qershor 1936 ishte shuguruar meshtar për Argjipeshkvinë e Durrësit, nga Kardinali Arqipeshkëv i Mynihut, Michael von Faulhaber, i cili në vitin 1951 do të shuguronte meshtar edhe të riun Joseph Ratzinger, më vonë Papa Benedikti XVI.

Po atë vit Jozefi i ri mbërriti në Mirditë, ku më 1 nëntor 1937, u emërua famullitar në Perlat. Sivëlla me misionarin tjetër gjerman, Dom Alfons Tracki, që pati shërbyer në Velipojë. Gjendet famullitar në dy famullitë e Kthellës, për gjashtë vjet. Emri i tij del në disa regjistra kishtarë të dëmtuar. Të moshuarit kujtojnë: “Dom Zefi pati ardhur në Perlat në moshë te re, ku ka shërbye nga viti 1937 deri në vitin 1943.

Ka nxanë gjuhën shqipe prej priftit të Malajve, Dom Mati Fishtës. Në popull ka gëzue emën të mirë. I ka nxitun njerëzit e anëve tona të shkolloheshin, një djalosh perlatas e pati dërgue vetë për studime në Gjermani. Ishte njeri i ditun, kishte një bibliotekë të pasun me libra artistikë, i pëlqente të përçonte kulturën e vendit të tij, por nuk mungonte të vlerësonte virtytet e shqiptarëve”.

Më 1943 u transferua në Jubë të Sukthit (rrethi i Durrësit), ku qëndroi deri në arrestimin e tij, për çka ka shkruar At Zef Pllumi, ashtu siç e përmend dhe Dom Ndoc Nogaj në priftërit e martirizuar.

Dioqeza e Rrëshenit, në një njoftim të paradokohshëm, bënte me dije se kishin pritur një grup miqsh nga Gjermania, që kishin ardhur së bashku me stërmbesën e të Lumit Dom Jozef Marxen, Dr. Cäcilia Giebermann: “Mbas takimit në Kurien tonë Ipeshkvnore, të gjithë së bashku, përkujtuam dom Zefin (Jozefin), duke vizituar disa prej vendeve ku ai ka shërbyer si meshtar në Mirditë.

Stërmbesa e Dom Zefit kishte rezervuar një surprizë emocionuese për ne. Ajo kishte sjellë nga Gjermania një “flamur” që Dom Zefi e përdorte gjatë kremtimeve të meshave dhe e merrte gjithkund me vete. Kur e patën arrestuar, “flamurin” e kishte ruajtur një burrë nga Durrësi, që vitet e fundit ia kishte dhuruar asaj, teksa interesohej për vendet ku kishte shërbyer dom Zefi në Shqipëri. Ai “flamur” paraqet imazhin i Shën Anës dhe bijës së vet, Zojës së Bekuar.

Dom Zefi u arrestua dy herë. Herën e parë u lirua pas interesimit të pleqve të fshatit Jubë, me myslimanin Lam Asllani në krye. Pas dy-tri javësh, në shkurt 1945, u arrestua për të dytën herë në Shijak e, prej aty u dërgua në Tiranë në burgun special, ku ndodheshin edhe Dom Lazër Shantoja dhe Padër Frano Kiri.

U dënua me dy vjet burg pa asnjë dëshmi kundër tij, por kjo nuk iu duk e mjaftueshme regjimit komunist dhe duke mos gjetur një mënyrë tjetër për ta eliminuar, me justifikimin se po e dërgonin në Gjermani, një natë policët e morën nga burgu i Tiranës dhe e pushkatuan në një pyll rrugës për Kukës. Dom Zefi ishte 40 vjeç. Pak ditë para se ta zhduknin kishte thënë: “Jam i lumtur se do të kujtohem gjithmonë prej shqiptarëve, si meshtar i fesë së Krishtit”. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“’Tirana’ e Lym Allës, ndryshoi historinë e futbollit kombëtar, kur u shfaq triumfuese, spektakolare, që kur fitoi Kupën e Republikës, në prill 1963, me...”/ Katër ekipet që bënë epokë në futbollin shqiptar

Next Post

“Vllehët e Pindit, të njohur zyrtarisht si bashkëpunëtorë të italianëve e gjermanëve, grabitën dhe shfrytëzojnë pasuritë e çamëve, bashkë me orthodoksit nga...”/ Refleksionet e studjuesit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta
Personazh

“Shqyptarë, ase vagabondët jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t’egër e me të butë, pasi rreziku ma i madh i Shqypnisë, janë…”/ Çfarë thoshte At Gjergj Fishta, në vitin 1921?

March 9, 2026
“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42
Personazh

“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42

March 8, 2026
“Çfarë tha Fishta për mua dhe ç’më ndodhi kur përktheva katër vargjet e fundit të Dantes në Fushë-Krujë…”?! / Dëshmia e panjohur e Pashko Gjeçit dhe letra për Enverin
Personazh

“Pas ’91-it, kur e pyetën Flora Satën; si ishte e mundur, që ‘Shulja’ me Beqir Minxhozin dhe ato tre zonjat, u larguan nga baza, kurse Qemal Stafa mbeti aty, ajo…”?! / Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 7, 2026
“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
Personazh

“Në vitet 1940 – ‘41, Enver Hoxha si me shaka, e pyeste babain tonë; more Neki Bej, besoj se vëllait të Nuredin Bej Vlorës, ja kanë besuar ruajtjen e parave të sojit tyre…”?! / Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 7, 2026
“Vëllezërit fotografë, Vito, i dërguan një kartolinë Alizotiot, ku në kokën e tij, kishin vënë Papën e Romës, por kur ai u tha se e kishte dërguar në Degë…”/ Historia e panjohur e librarit të Gjirokastrës
Personazh

“Selfot, Omarët, Kokalarët etj., që gëzonin privilegje mbi Hoxhat, ju nënshtruan të parët gjenocidit të Enver Hoxhës, pasi dëshira e tij për t’iu zhvatur pasurinë…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 5, 2026
“Kur Jusufi i tha; nuk kam pse të paguaj taksë për një aeroport, që e kam ndërtuar me këto krahë, si i burgosur politik’, polici shtangu dhe…”/ Ngjarja e rrallë me përkthyesin e famshëm të frëngjishtes

March 6, 2026
Next Post
“Vllehët e Pindit, të njohur zyrtarisht si bashkëpunëtorë të italianëve e gjermanëve, grabitën dhe shfrytëzojnë pasuritë e çamëve, bashkë me orthodoksit nga…”/ Refleksionet e studjuesit të njohur

“Vllehët e Pindit, të njohur zyrtarisht si bashkëpunëtorë të italianëve e gjermanëve, grabitën dhe shfrytëzojnë pasuritë e çamëve, bashkë me orthodoksit nga...”/ Refleksionet e studjuesit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme