• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Drejtori Afrim Jupi ka dalë në sallën e gjyqit dhe ka mbrojtur përgjegjësit e fajtorët për avarinë e pusit ‘Frakull – 32’, duke…”/ Letra për Hekuran Isain në ’79-ën

“Drejtori Afrim Jupi ka dalë në sallën e gjyqit dhe ka mbrojtur përgjegjësit e fajtorët për avarinë e pusit ‘Frakull – 32’, duke…”/ Letra për Hekuran Isain në ’79-ën
“Drejtori Afrim Jupi ka dalë në sallën e gjyqit dhe ka mbrojtur përgjegjësit e fajtorët për avarinë e pusit ‘Frakull – 32’, duke…”/ Letra për Hekuran Isain në ’79-ën
“Drejtori Afrim Jupi ka dalë në sallën e gjyqit dhe ka mbrojtur përgjegjësit e fajtorët për avarinë e pusit ‘Frakull – 32’, duke…”/ Letra për Hekuran Isain në ’79-ën
“Një farë Milto Gjikopulli, që hiqet si filozof dhe strateg, me shokët e tij i ka vënë kazmën sektorit të naftës”/ Shënimet e Enverit që çuan në plumb inxhinierin e famshëm…
“Një farë Milto Gjikopulli, që hiqet si filozof dhe strateg, me shokët e tij i ka vënë kazmën sektorit të naftës”/ Shënimet e Enverit që çuan në plumb inxhinierin e famshëm…
Letra për Ramizin: “Si janë mbledhur në Tiranë familja e Arshi Pipës dhe lidhjet e tyre me fisin Dani, Boletini, Bekteshi, Bushati, Ulqinaku, etj.…”?!/ Denoncimi nga veterani i Luftës

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al/publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë , që i përkasin vitit 1979, ku ndodhen disa raport-informacione me siglën “sekret” të ministrit të Punëve të Brendshëm të asaj kohe, Kadri Hazbiu dhe Drejtorit të Sigurimit të Shtetit, Feçor Shehu dhe zv/ Drejtorit të Sigurimit të Shtetit, Ndue Doçi, në të cilat bëhet fjalë për problemet tepër shqetësuese që kishin dalë asokohe në sektorin e industrisë së naftës, ku sipas tyre, kishte veprimtari armiqësore dhe sabotime. Në raport-informacionin në fjalë të drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Sigurimit të Shtetit, i cili përveç Enver Hoxhës, u është dërguar edhe kryeministrit Mehmet Shehu dhe Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH_së dhe anëtarit të Byrosë Politike, Hekuran Isai, jepen edhe emrat e drejtuesve të naftës dhe inxhinierëve që ishin “të implikuar në veprimtari armiqësore dhe agjentura të huaja”!

                                                         Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’76-ën, Presidenti i Republikës Haxhi Lleshi, internoi në Mollas edhe gruan e tij Haxhire (Jegenin), e të birin Rushitin, si edhe vëllezërit e kushërinjtë e gruas…”! / Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

“T’i konfiskohet pasuria Jorgji Filip Ziut, banues në Durrës, pasi duke qenë me shërbim në Trieste të Italisë, arratiset nga Moto-Varka “Sazani” dhe…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

Raporti i Drejtorit të Sigurimit të Shtetit, Feçor Shehu, për “Veprimtarinë armiqësore në Naftë”

Zvarritjen e hartimit të projekteve të shfrytëzimit të vend-burimeve si në Divjakë, Frakull, Arrëz etj. Të gjitha këto e të tjera kanë sjellë si pasojë mosrealizimin e planit për zbulimin e rezervave të reja, mosrealizimin e planit të nxjerrjes së naftës etj.

Kështu qysh në vitin 1977, Komiteti Qendror i Partisë orientoi që të bëhej me shpejtësi dhe mbi baza shkencore studimi e projektimi për zbulimin e vend-burimit të ri të Cakranit, megjithatë shpimi i puseve filloi me mjaft vonesë, dhe për rrjedhim nuk u muarrën masat e duhura tekniko-organizative, si sigurimi i ujit teknologjik, ndërtimi i rrugëve e bazamenteve, gjetja e teknologjisë optimale për shpimin e puseve, sigurimi i makinerisë në kapacitetin e nevojshëm etj.

  1. Në shpimin e puseve të naftës ka thyerje të disiplinës tekniko-shkencore me pasoja të rënda. Kështu gjatë vitit 1977-1978 dhe gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë evidentuar 189 avari (63 në vitin 1977, 94 në vitin 1978, dhe 32 gjatë gjashtëmujorit të parë të 1979), me një dëm ekonomik fiktiv prej 10 milion lekë, pa përfshirë këtu dëmin e pallogaritshëm që i ka ardhur ekonomisë nga koha e humbur për likuidimin e tyre.

Megjithatë avaritë, rast pas rasti janë bërë problem, numri i tyre nga viti në vit ka ardhur në ngritje e herë në ulje, çka tregon se shkaqet bazë janë subjektive e që lidhen me një punë të pamjaftueshme e të organizuar për zbulimin e shkaqeve të vërteta të ndodhjes së tyre. Kjo duket në analizat e cekta që u bëhet avarive, të cilat në disa raste kthehen në kërkim të atyre shkaqeve që mund t’i justifikojnë ato.

Kështu, ish drejtori i Ndërmarrjes Gjeologjike në Vlorë, Afrim Jupi, në analizën që u ka bërë disa avarive, si të puseve “Rexhepaj – 4”, “Hekal – 5”, “Frakull – 32”, etj., nuk është thelluar në nxjerrjen e shkaqeve dhe për të vënë përpara përgjegjësisë shkaktarët, bile në ndonjë rast, siç është avaria në pusin “Frakull – 32”, ka dalë direkt në sallën e gjyqit për të mbrojtur fajtorët, duke u përpjekur të shtrembërojë faktet.

Nga ndjekja në rrugë operative dhe hetimore e avarive të ndodhura gjatë kësaj periudhe, del se 22 përqind e tyre janë për shkak të thyerjes së disiplinës teknike, 44 përqind të përdorimit të materialeve të pa përshtatshme dhe vetëm 34 përqind për arsye të justifikuara. Kjo flet se lufta kundër avarive si dhe nxjerrja e përgjegjësisë individuale bëhet me mjaft hezitime e përshkohet nga shfaqjet e sentimentalizmat e oportunizmit.

Kjo duket, veç të tjerave në numrin e pakët të avarive të denoncuara në organet e hetimit nga disa drejtues të ndërmarrjeve të naftës dhe në masat e buta administrative që merren ndaj shkaktarëve. Kështu, nga numri i përgjithshëm i avarive të ndodhura gjatë kësaj periudhe janë ndjekur penalisht 42 raste avarie (ose 22 përqind të tyre), nga të cilat vetëm 7 raste janë denoncuar nga ndërmarrjet, ndërsa pjesa tjetër është ndjekur me iniciativë.

Shkujdesje të theksuar ka edhe në vlerësimin e anomalive të shenjave të ardhjes së fluidit, të cilat janë sjellë për pasojë fontana të pa komanduara. Gjithashtu, ndër ndërmarrjet gjeologjike janë lejuar edhe zhveshje të makinerisë. Kështu aktualisht në uzinën Mekanike të Qytetin ‘Stalin’, janë grumbulluar mbi 70 motorra V2-300 që u janë marrë pjesë të ndryshme, duke vështirësuar kështu vënien e tyre në punë.

Këto e të tjera shkelje e qëndrime ndaj pronës, organet e Sigurimit i kanë bërë problem, por nuk janë ndalur sa dhe si duhet për t’i ndjekur me iniciativë dhe për të vënë fajtorët para përgjegjësisë penale, gjë që duhet ta kemi parasysh për të ardhmen. Në këtë kuadër, kemi mendimin se ndërmarrjet, drejtoritë e naftës, dhe vetë Ministria e Industri-Minierave duhet të përmirësojnë metodën e drejtimit dhe të zhvillojnë një luftë të organizuar e rigoroze për të zbuluar e parandaluar në kohë çdo shkelje të disiplinës shtetërore dhe asaj tekniko-shkencore, duke kritikuar dhe ndëshkuar, dhe sipas rastit, dhe duke denoncuar për ndjekje penale personat përgjegjës që veprojnë në kundërshtim me ligjet e shtetit dhe normat e udhëzimet përkatëse.

                                                                                    ZV / MINISTRI I PUNËVE TE BRENDSHME

                                                                                                              FEÇOR SHEHU

 

                                    Letra e Feçor Shehut për Hekuran Isain

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPERISE                               SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TE BRENDSHME                                            Ekzemplar Nr. 1

DREJTORIA E PARE                                                                          Tiranë, më 11.X.1979

 Lënda: Mbi pusin e kërkimit ‘Ca 39’

                        SEKRETARIT TE KOMITETIT QENDROR TE PPSH

                                       SHOKUT HEKURAN ISAI            

                                                      TIRANE

Nga disa sinjale që ka dega e Sigurimit të Naftës, rezulton se në pusin e kërkimit ‘Ca 39’, ka disa defekte, prandaj menduam të njihemi se ndoshta kanë vlerë.

Konkretisht dega raporton:

Fillimi dhe vazhdimi i mëtejshëm i shpimit të pusit nuk përputhen me kërkesat e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 65 datë 28.4.1979 dhe në projektin e këtij pusi:

Shpimi i pusit është filluar me daltë diametër 350 m/m në vend të daltës diametër 450 m/m që është parashikuar në projekt.

Nuk është ulur konduktori diametër 20’ në thellësinë 100 ml, sipas projektit.

Vazhdon shpimi pa kompletuar fundin e pusit me centrator e bateri, megjithëse është parashikuar në projekt.

Megjithëse pusi kalon thellësinë mbi 1000 ml. deri tani nuk janë marrë masat e nevojshme për sigurimin e kolonës diametër 14’ që duhet të ulet sipas projektit në thellësinë 1700 ml.

Këto, dhe disa mungesa të tjera në organizimin e punës, dhe kompletimin e pusit me bazën materiale të nevojshme, jo vetëm që sjellin vonesa në realizimin e detyrave të planit sipas afateve për shkak përsëritjes së shpimit, (ri shpimit) që nga gryka e pusit me daltë të diametrit më të madh, por krijon edhe kushte për shembje të mureve, shtrembërime të trungut të pusit dhe deri në rënien në avari të këtij pusi.

Veç kësaj, sipas projektit të këtij pusi, është parashikuar që shpimi të bëhet me solucion argjilë me bazë nafte motorësh, ndërsa si mbas vendimit të Këshillit të Ministrave që përmendëm më sipër, kërkohet që të bëhen luminishente e bituminologjike të shllamit gjatë gjithë prerjes që do të kalojë pusi. Mirëpo prania e naftës së motorrave në solucionin e argjilës që përdoret gjatë shpimit nuk lejon të nxirren konkluzione mbi përmbajtën e hidrokarbureve në shtresë, e për rrjedhim, këto analiza janë të pavlefshme.

Kjo ka ardhur sepse midis grupit të projektuesve dhe autorëve që kanë dhënë këtë pikë, nuk ka patur bashkëpunimin e duhur.

Me sa na del, për të gjitha këto shkelje të projektit dhe mungesave të bazës materiale të këtij pusi, kanë dijeni si Drejtoria Gjeologjike, ashtu dhe Drejtoria Qendrore e Naftës në Ministri, por deri tani as kanë urdhëruar të pezullohet shpimi dhe as po u gjejnë zgjidhje këtyre problemeve, duke u justifikuar me mos vlerësimin në kohë të materialeve sipas kontratave nga Rumania, në mungesë të daltave të dimensioneve të mëdha etj.

                                                                                   ZV / MINISTRI I PUNËVE TE BRENDSHME

                                                                                                            FEÇOR SHEHU

 

                                                    Letra e Feçor Shehut për Hekuran Isain

 REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPERISE                                      SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TE BRENDSHMESH                                                   Ekzemplar Nr 1                  DREJTORIA E PARE

Nr. 3015                                                                                                 Tiranë, më 30.7. 1979

Lënda: Mbi disa problem në sektorin e Naftës

                                   SEKRETARIT TE KOMITETIT QENDROR TE PPSH

                                                     SHOKUT HEKURAN ISAI                  

                                                                 TIRANE

Nga sa jemi në dijeni lidhur me disa probleme që kanë të bëjnë me transportin shitjen e gazit shoqërues dhe nxjerrjen e naftës në NN Naftës në Marinëz si dhe për një avari të ndodhur në pusin e shpimit Nr. 140 në Ballsh, ju informojmë se:

Në disa puse prodhimi dhe në grupet e grumbullimit të naftës nuk janë bërë lidhjet e tubacioneve midis tyre, për të siguruar transportimin e rregullt të gazit shoqërues dhe si rezultat i kësaj çlirohet në atmosferë rreth 7000-8000 m3 N gaz për 24 orë.

Kjo vjen, ngaqë si nga NN e Naftë në Marinëz, ashtu dhe nga Drejtoria e Nxjerrjes së Naftës në Patos, ka koncepte nënvleftësuese duke e konsideruar këtë sasi gazi që humbet kot si një masë relativisht të vogël dhe nuk bëjnë asnjë përpjekje për futjen e tij në prodhim. Po kështu midis NN të Naftës në Marinëz dhe asaj të transportit të naftës, nuk po zgjidhet problemi i shitjes së gazit shoqërues që ndodhet i grumbulluar.

Megjithëse ka deficite te konsiderueshme në drejtim të realizimit të planit, nuk ka preokupim të mjaftueshëm si nga ana e Drejtorisë së Nxjerrjes së Naftës në Patos, ashtu dhe nga Drejtoria e Naftës pranë Ministrisë së Industrisë dhe Minierave në Tiranë, e cila është në dijeni të kësaj çështjeje dhe akoma nuk po i jep përgjigjen e duhur.

Në këtë ndërmarrje (të Naftës në Marinëz), ka koncepte jo të drejta lidhur me punimet intensifikuese duke futur në to edhe punime që u përkasin remontit nëntokësor të puseve të prodhimit dhe në këtë mënyrë sasisën e nxjerrjes së naftës nga këto punime e raportojnë si të përfituar nga punimet intensifikuese. Si rezultat i këtij veprimi nuk nxirren konkluzione të drejta lidhur me efektivitetin e punimeve intensifikuese dhe shkaktohen anomali në planifikimin e tyre.

Gjithashtu në disa sektorë, (I dhe V) të kësaj ndërmarrjeje, duke qenë se disa punë japin naftë më tepër se ajo e planifikuar, janë krijuar rezerva të konsiderueshme dhe këto përdoren nga sektorët e ndërmarrjes për të plotësuar deficitet në rastet kur plani nuk realizohet ritmikisht. Këto veprime shkaktojnë pasoja të tilla si humbje të vazhdueshme të fraksioneve të lehta të naftës, mosdhënien e saj në kohën e duhur ekonomisë dhe bëhen shkas për nxjerrjen e konkluzioneve gjeologjike të gabuara në drejtim të sasisë së rezervave të nxjerrjes së naftës që përmbajnë zona dhe sektorë të veçantë të këtij vendburimi.

Ndërsa lidhur me avarinë e datës 10.7.1979 ora 4 e 30, në pusin e shfrytëzimit të naftës dhe të gazit Nr. 140, në rajonin e Ballshit që varet nga ndërmarrja e Shpim-Shfrytëzimit Patos, nga të dhënat e grumbulluara deri tani rezulton se;

Prej orës 03 të datës 9.7.1979 e deri në orën 4 të datës 10.7.1979 në pusin e sipërm nuk janë zbatuar rregullat e teknologjisë së shpimit dhe konkretisht pika 3 e paragrafit 3 në kapitullin e dytë të instruksionit “Mbi teknikën dhe teknologjinë e shpimit të puseve të naftës dhe të gazit”, që thotë: “Kur gjatë procesit të shpimit për arsye të ndryshme shkaktohen ndalesa të planifikuara ose të paplanifikuara, instrumenti lëviz në çdo 5 deri 10 minuta. Por në kundërshtim me sa përcakton në këtë instruksion, nga ana e krye sondistit Jakup Hoxha, instrumenti është lëvizur në interval 15 deri 45 minuta, veprim që ka influencuar në bllokimin e instrumentit të shpimit.

Për këtë problem është vënë në dijeni Komiteti i Partisë i rrethit të Fierit, por jemi të mendimit që ka vend të analizohet edhe nga Ministria e Industrisë dhe Minierave me qëllim për të nxjerrë shkaqet dhe përgjegjësitë përkatëse dhe të merren masat e nevojshme për zgjidhjen e tyre.

                                                                                 ZV/MINISTRI I PUNËVE TE BRENDSHME

                                                                                                       FEÇOR SHEHU

 

 Letra e zv / Drejtorit të Sigurimit për sektorin e Naftës, Ndue Doçi

    Tiranë më 20.2.1979                                                                                 SEKRET                                                 

                                                                                                                     Ekzemplar Nr 1.                       

                                                            I N F O R M A C I O N

                             MBI DISA PROBLEME QË DALIN NË SEKTORIN E NAFTËS

Në drejtim të Industrisë së Naftës e të Gazit, me gjithë masat e marra, ka të dhëna se disa element armiq zhvillojnë veprimtari armiqësore e keqbërëse, e shprehur kjo kryesisht në formën e sabotimit, agjitacionit e propagandës, dëmtime shpërdorime etj., ndaj të cilës, Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, (Dega e Sigurimit të Naftës), ka punuar dhe po punon për ta zbuluar në thellësi, goditur dhe parandaluar atë.

Por, me gjithë punën e bërë, ka të meta sidomos në sqarimin e thellë të problemeve që dalin në formën e shkeljeve që sjellin pasoja të rënda, pasi ato lidhen me shumë persona, kuadro dhe specialistë, që në disa raste bëhen me qëllim të keq, por duke qenë se me to lidhen shumë persona, deri edhe në Ministrinë e Industrisë së Rëndë, organi i Sigurimit të Naftës, deri në një farë shkalle, akoma ka mbetur në fazën e ngritjes së problemeve si informacione, pa i diferencuar, analizuar dhe lidhur ato si duhet për të zbuluar dorën e armikut, për të cilën edhe Ministria duhet të na ndihmojë më nga afër./Memorie.al

                                                     ZV/DREJTORI I DREJTORISË SE PARE TE SIGURIMIT

                                                                                         NDUE DOÇI

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016  

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 13 Mars

Next Post

Fotot e panjohura / ‘Kur Enveri dhe Nexhmija, mrekulloheshin nga dhuratat që u’a sollën Princi Norodom Sihanuk me princeshën, Monika, pasi…”! Imazhet me pritjen pompoze

Artikuj të ngjashëm

“Trakti fliste kundër vendimit të gjyqit, ku ishte dënuar vëllai im, me shokë të tjerë, të cilët kishin sharë Partinë Komuniste dhe…”/ Dëshmitë e 15 vjeçares, para hetuesit Maqo Pecani, në ’47-ën
Dossier

“Në ’76-ën, Presidenti i Republikës Haxhi Lleshi, internoi në Mollas edhe gruan e tij Haxhire (Jegenin), e të birin Rushitin, si edhe vëllezërit e kushërinjtë e gruas…”! / Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

May 23, 2025
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“T’i konfiskohet pasuria Jorgji Filip Ziut, banues në Durrës, pasi duke qenë me shërbim në Trieste të Italisë, arratiset nga Moto-Varka “Sazani” dhe…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 23, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Dossier

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 22, 2025
“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
Dossier

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 21, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 21, 2025
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
Next Post
Fotot e panjohura / ‘Kur Enveri dhe Nexhmija, mrekulloheshin nga dhuratat që u’a sollën Princi Norodom Sihanuk me princeshën, Monika, pasi…”! Imazhet me pritjen pompoze

Fotot e panjohura / ‘Kur Enveri dhe Nexhmija, mrekulloheshin nga dhuratat që u’a sollën Princi Norodom Sihanuk me princeshën, Monika, pasi…”! Imazhet me pritjen pompoze

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!