• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, May 22, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Dr. Isuf Kalo, në librin e tij, ‘Blloku’, e paraqet me vërtetësi atë si ‘fole grerëzash’, duke nxjerrë zbuluar diktatorin Hoxha e pasuesit e tij, Nexhmijen e Ramizin…”/ Refleksionet e Shpend Topollaj

“Dr. Isuf Kalo, në librin e tij, ‘Blloku’, e paraqet me vërtetësi atë si ‘fole grerëzash’, duke nxjerrë zbuluar diktatorin Hoxha e pasuesit e tij, Nexhmijen e Ramizin…”/ Refleksionet e Shpend Topollaj
“Dr. Isuf Kalo, në librin e tij, ‘Blloku’, e paraqet me vërtetësi atë si ‘fole grerëzash’, duke nxjerrë zbuluar diktatorin Hoxha e pasuesit e tij, Nexhmijen e Ramizin…”/ Refleksionet e Shpend Topollaj
“Dr. Isuf Kalo, në librin e tij, ‘Blloku’, e paraqet me vërtetësi atë si ‘fole grerëzash’, duke nxjerrë zbuluar diktatorin Hoxha e pasuesit e tij, Nexhmijen e Ramizin…”/ Refleksionet e Shpend Topollaj
“Dr. Isuf Kalo, në librin e tij, ‘Blloku’, e paraqet me vërtetësi atë si ‘fole grerëzash’, duke nxjerrë zbuluar diktatorin Hoxha e pasuesit e tij, Nexhmijen e Ramizin…”/ Refleksionet e Shpend Topollaj
“Dr. Isuf Kalo, në librin e tij, ‘Blloku’, e paraqet me vërtetësi atë si ‘fole grerëzash’, duke nxjerrë zbuluar diktatorin Hoxha e pasuesit e tij, Nexhmijen e Ramizin…”/ Refleksionet e Shpend Topollaj
“Dr. Isuf Kalo, në librin e tij, ‘Blloku’, e paraqet me vërtetësi atë si ‘fole grerëzash’, duke nxjerrë zbuluar diktatorin Hoxha e pasuesit e tij, Nexhmijen e Ramizin…”/ Refleksionet e Shpend Topollaj
“Dr. Isuf Kalo, në librin e tij, ‘Blloku’, e paraqet me vërtetësi atë si ‘fole grerëzash’, duke nxjerrë zbuluar diktatorin Hoxha e pasuesit e tij, Nexhmijen e Ramizin…”/ Refleksionet e Shpend Topollaj

Nga Shpendi Topollaj

-Në shenjë homazhi për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur, Dr. Prof. Isuf Kalo, një profesionist, humanist dhe intelektual i përmasave europiane-

Memorie.al / Ndarja nga jeta në moshën 80 vjeçare e mjekut të njohur, Dr. Isuf Kalo, është pritur kudo me hidhërim e keqardhje. Mjekësia shqiptare humbi njërin nga përfaqësuesit më të shquar të saj. Në një nga komunikimet e fundit, e kuptova se po e priste me stoicizëm fundin, kur më shkruante se, po kurohej pasi ishte i sëmurë, por mesa duket, edhe mjekësia ka limitet e veta. Disi i keqkuptuar fillimisht si mjeku i diktatorit, ai i shfaqi të gjitha vlerat e veta prej humanisti dhe atdhetari demokrat, duke fituar dashurinë dhe respektin e njerëzve, jo vetëm në ndihmën e pareshtur ndaj pacientëve apo, në të gjitha daljet e tij publike, por veçanërisht me botimin e librit me kujtime, për anën e panjohur të ish-“Bllokut” ku jetonte udhëheqja e lartë komuniste e asaj kohe.

Nisur nga postulati romak: “Verba volant, scripta manent”, po e paraqes karakterin botëkuptimor të tij, me analizën rreth librit të tij voluminoz. Ndofta, më shumë se çdo vepër tjetër, libri me rrëfime “Blloku” i mjekut të nderuar, Prof. Dr. Isuf Kalo, (Botim i UET PRESS, 2019), ka ngjallur mjaft diskutime. Kjo flet qartë edhe për faktin se ai po vazhdon të përcillet me mjaft interes nga lexuesit e shumtë. Por ai mund të quhej edhe tjetërsoj: “Midis Nexhmijes dhe Ramizit”. Po kush është ky njeriu në mes? Vetë autori i librit apo shumë më tepër se ai, Enver Hoxha? Ballazi, është Isuf Kalo, mjeku i aftë, i ndershëm dhe i përkushtuar që, si askush tjetër, me mprehtësi dhe përgjegjësi qytetare, ndofta pak dhe historike, guxoi të hedhë në letër gjithë sa pa kryesisht tek ata të dy.

Gjithashtu mund të lexoni

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Madje shkoi edhe më tej; nuk ja privoi vetes të drejtën që të analizojë dhe të japë fundja, mendimet e veta të sinqerta për shumë ngjarje e zhvillime si brenda “folesë së grerëzave”, ashtu dhe jashtë saj. Kurse mes rreshtave, na shfaqet ai i madhi fare, ai që në shtetin që ndërtoi me gjoja atë rreckën e neveritshme marksiste – leniniste dhe nën shembullin e deklaruar të Ivanit të Tmershëm të Rusisë sovjetike, ua kaloi për nga mizoritë shumë diktatorëve të tjerë. Ja se ç`thotë për të, autori i librit, Dr. Kalo: “Enveri e kopjoi modelin nga Stalini, i cili besonte se: ‘Një vdekje e vetme është tragjedi. Një milion të vrarë, janë statistikë”. Dhe, Dr. Isufi, bën me dije se posaçërisht për të, mund të shkruaj një herë tjetër, por që mesa duket, nuk arriti ta bëjë.

Shumë mirë do të ishte, por edhe kaq mjafton që të dalë në pah portreti i udhëheqësit megaloman me dy fytyra. Pasi vetë lexuesi, si me deduksione, ashtu edhe me induksione, fare lehtë mund të arrijë tek e vërteta. Thashë me dy fytyra, pasi sado i lig të jetë njeriu, në familje do të sillet si baba e bashkëshort i dashur, i përkushtuar dhe i dhembshur. Familja për këdo është e shtrenjtë dhe e pazëvendësueshme. Kur e ke mundësinë, për çdo shqetësim që mund të ketë fëmija, jo në Paris, por në Hënë do e çoje atë. Problemi qëndron sesa mendon dhe bën për të gjithë familjet dhe fëmijët e tjerë, kur i ke dalë vendit për zot.

Natyrisht që aso kohe u bënë edhe të mira, si punësimi, shkollimi, shëndetësia, uzinat, fabrikat, bonifikimi, mekanizimi i bujqësisë, elektrifikimi, rrugët etj., por a ka vend në botë që të mos i ketë bërë këto, madje ku e ku më shumë se në Shqipëri, sado diktator ta ketë pasur udhëheqësin! Se kështu i bije të kujtojmë se punë të tilla, bëri pa fund edhe Hitleri në Gjermani (madje edhe atë pranverën e ‘45-ës, kur Berlini gati digjej në tym e flakë, ai me Albert Shpeer-in bënte projekte për ndërtime gjigante), por askush nuk mund të thotë se ai qe burrë shteti i mirë. Shteti, kudo që të jetë, atë punë ka; të çojë përpara ekonominë, të rrisë mirëqenien e popullit, ta kulturoj sa më shumë atë dhe t`i forcojë dashurinë për atdhe.

Por kur ai, krahas këtij synimi të shpallur, e tmerron popullin e vet me anë dënimesh absurde dhe me frikë, me burgje e internime, me pushkatime njerëzish pa faj dhe shokësh të luftës e besnikë, e verbon dhe s`e le të shohë rreth e rrotull, e ndrydh dhe e degradon shpirtërisht, e varfëron në kufijtë e mjerimit me politika aventuroze, e izolon nga bota, e robotizon për ta bërë vegël të bindur për hir të pushtetit, atëherë, nuk vlejnë aspak meritat që mund të kesh. Konfuci, dikur thosh se: “Edhe në qoftë se ju keni aftësi të shkëlqyera, por jeni arrogant, ato nuk ja vlen të merren në konsideratë”. Pra, filozofi kinez, bën fjalë vetëm për arrogancë dhe jo për mizori.

Se mizoritë i bëjnë Neronët. Pastaj, duhet kujtuar se edhe masa e atyre që do e lexojnë librin e tij, janë të ndarë. Pasi duhet pranuar se, ka ende shumë nga ata që u ka mbetur ora atje ku aq bukur e përshkruan Aleksandër Solzhenjicini, te libri madhor i tij “Arkipelagu Gulag”, ku mes të tjerash shkruan: “Dikur në djep na këndonin këngën: I tërë pushteti sovjetëve’! Ishim ne që atë doçkën e zeshkët prej fëmije, e zgjasnim drejt borisë së pionierit dhe thirrjes: Të jeni gati’, i përgjigjeshim: ‘Gjithmonë gati”! Kjo ndofta ka qenë dhe dilema më e madhe e autorit të librit, Dr. Isuf Kalo, para se të vendoste ta shkruante atë, por që ai e ka kapërcyer me sukses.

Ai, nga pozicioni aspak komod ku ndodhej, për hir të moralit njerëzor që buron nga mirënjohja e të mbajturit afër, është përpjekur t`i trajtojë personazhet e dukura, por dhe atë të padukurin, sipas parimit të Paskalit se: “Nuk tregohet madhështia duke qëndruar në një ekstremitet, por duke i prekur të dy në të njëjtën kohë”. Duhet pranuar se thuajse të gjithë ne besuam në ato që na thuheshin, nga atelieja e propagandës së Ramiz Alisë dhe Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste të Nexhmije Hoxhës, me bekimin e mjeshtrit të manipulimit, Enver Hoxhës. Nuk e dinim se Franc Kafka, paska thënë se: “Të besosh te progresi, nuk do të thotë se progresi ka ndodhur”.

Por, Kafkës, nuk ja zije dot emrin në gojë e jo më ta lexoje e ta studioje. Se në Shqipërinë e asaj kohe qëndronte “një kokë shumë më e madhe” se të gjithë filozofët e botës. Një filozof që e kishte parë Perëndimin dhe që paradoksalisht kishte një bibliotekë mjaft të pasur. Një bibliotekë, ku kishte mësuar përmendësh “Sundimtarin” e N. Makiavelit, por çuditërisht i kishte shpëtuar “Mbreti Lir”, i Shekspirit, për të cilin N. A. Dobrolubovi, shkruante: “Duke vënë re Lirin, në fillim ndiejmë urrejtje ndaj këtij despoti zvetënues, po duke ndjekur zhvillimin e dramës, pajtohemi me të, e simpatizojmë si njeri që ndiejmë indinjatë e mëri tani më jo kundër asaj gjendjeje barbare e çnjerëzore që mund të çojë në shthurje edhe një njeri të atillë siç ishte Mbreti Lir”!

Po ky “Mbreti” ynë, në të kundërt të Lirit, sa më shumë kalonin vitet, aq më shumë egërsohej deri në tërbim. Ja si shprehet në një rast, autori i librit, Dr. Isufi: “Enveri ishte i detyruar ta shpallte Mehmetin armik, sepse përndryshe historia do ta shpallte një ditë atë vetë fajtor për fundin e tij tragjik. Së dyti, po të tregohej sentimental, do të shembej karkasa e regjimit të frikës dhe ndëshkimit që ai, kishte ngritur për katër dekada me radhë, për të mos toleruar tek askush nga bashkëpunëtorët mosbindjen, rebelimin, lirinë e vendimmarrjes, anashkalimin dhe fshehtësinë ndaj tij”. Dhe e bënte këtë ndaj njeriut më të afërt në udhëheqje. E çfarë mund të pritet më shumë nga ky autor, për të stigmatizuar diktatorin Enver Hoxha?!

Ai, kuptohet që nuk do të shkruante për të dhe sistemin e tij, si fjala vjen Pjetër Arbnori apo, Uran Kalakulla e Visar Zhiti me shokë që, aq sa ai qëndroi pranë diktatorit si mjek në “Bllok”, ata vuajtën tmerret e burgut të Burrelit. Po ashtu, sikurse del edhe në libër, Dr. Isufi sqaron se edhe pasi ranë në vështirësi, duke e humbur pushtetin e bashkë me të privilegjet, duke u ndëshkuar nga opinion dhe ligji dhe duke u cilësuar me të drejtë si, përgjegjësit më me peshë të fatkeqësive dhe shkatërrimit legjendar të shtetit, duke e shpënë atë me koshiencë drejt greminës, edhe Ramizi me Nexhmijen, nuk i ngjanë askund Mbretit Lir. Ata me shkrimet, kujtimet dhe librat e botuar, jo vetëm konfirmojnë servilizmin deri në nënshtrim ndaj Enver Hoxhës, përkrahjen që i dhanë atij, por edhe nuk ndienin asnjë brejtje ndërgjegjeje. Përkundrazi, duke i bërë apologjinë Enver Hoxhës, gati sa nuk thonë: “Mirë ua bëri”! E çfarë mëshire, e ca më shumë, simpatie, të ndiejmë ne për këta mostra?

Dr. Isufi, veç analizave të thella dhe të bazuara në një arsyetim superior për shumë ngjarje të ndodhura mes banorëve të “Bllokut” dhe që nuk mbaruan kurrë, bën dhe zbërthime psikologjike të personazheve që gjallonin në atë “parajsë” shqiptare. Ato janë të denja për penën e Cvajgut. Vini re se si shprehet ai, për të ashtuquajturën vetëvrasje të Mehmet Shehut (Ah sikur të ishte vetëm ajo!): “Kur vret dike është krim; kur vetëvritesh është mëkat, kur lejon të të vrasin, është nënshtrim; kur një i ‘çartur’ dhe qeveritar aq i lartë dhe aq i fuqishëm si Mehmeti, përulej i dorëzuar pa dinjitet ndaj padrejtësisë që i bëhej, çfarë mund të bënin qytetarët e thjeshtë ndaj dhunës dhe padrejtësive pushtetore ndaj tyre”?!

Dr. Kalo ishte fisnik. Ai me një kulturë dhe edukatë gati aristokratike, që i bën nder gjithë intelektualëve tanë, kish një vetëpërmbajtje të admirueshme, kur i duhej të fliste për të tjerët. Aq sa në asnjë rresht, nuk dinte të mburret, aq edhe mundohej t`i vlerësojë dhe respektojë ngrohtësisht, plot dashamirësi e pa pasion, miqtë e specialistët e tjerë. Ai, ishte i prirur vetëm nga e mira. E kërkonte dhe e gjen atë te kushdo. Madje edhe tek ata të mëkateve të mëdha. Se njeriu është kompleks. Na i jep portretet e Nexhmijes dhe të Ramizit në detaje, në shndërrimin gradual që pësojnë, me të mirat e të këqijat e tyre, me ngjashmëritë dhe kundërshtitë që shfaqën, me përkujdesjet për të afërmit, por me përbuzjen për të tjerët, pra me mos koherencën e tyre.

Të mbetet në mendje ndjeshmëria që gruaja e diktatorit, tregon në letrat që i shkruan Dr. Isufit në Paris, për vajzën e saj dhe shpërfillja ose më mirë, pashpirtësia që ajo shfaq ndaj një nëne tjetër, shoqe dhe bashkëluftëtare e dikurshme, (Liri Belishova), të cilës po i vdes e bija e sëmurë me kancer. Dr. Kalos, duke kryer detyrën e ngarkuar brenda “Bllokut”, nuk i mungon mprehtësia e shikimit për të parë trishtueshëm situatën reale dhe të mjerë të popullit që, përballet me mungesa nga më të domosdoshmet. Ai në asnjë rresht, nuk thotë si ndokush tetër se, nuk e njihte gjendjen e varfërisë. Po ashtu, ai askund nuk dyshon se goditjet deri në asgjësim të njerëzve, vinin si rezultat i tradhtisë apo armiqësisë së tyre dhe se ata “eliminoheshin për të mirën e popullit”. Ai e dinte se te ne, veprohej sipas parimit romak: “Per fas e per nefas”, pra: “Me mjete të drejta e, të padrejta”.

Atij, (Dr. Isufit), duke pohuar se vetë hynte tek ata që i kishin disa privilegje, i dhimbseshin ata që e pësuan nga diktatura. Absurdi i hakmarrjes, shkonte deri te fëmijët e nipat dhe atij, s`ka sesi të mos i bënte përshtypje. Kishte mendjen e kthjellët, njihte sjelljen e diktatorëve përgjatë historisë, pra e dinte se deri ku e shtrinin goditjen ata dhe zemrën e kishte të mbushur me dashuri, për njerëzit e thjeshtë. Dr. Kalos, atëherë i shkonin për shtat fjalët e Kafkës se: “Dikur nuk e kuptoja pse nuk gjeja përgjigje ndaj pyetjeve të mia, kurse tani nuk e kuptoj, pse duhet të pyes”! Është ajo pyetja nga e cila mundohej shumëkush dhe që Vera Bekteshi, e ka formuluar aq bukur te libri i saj: “Nuk e kam kuptuar kurrë, pse Udhëheqësi ynë, ishte aq i pangopur në ndëshkimet e tij majtas e djathtas, e bënte si kënaqësi nga pushteti i pakufizuar, apo, nga frika se mos i shkiste ky pushtet? Apo kanë qenë të dyja bashkë”?!

Dhe në këtë libër, Dr. Isufi e çon arsyetimin e tij më tej dhe nuk ngurron t`i referohet nobelistes polake Ë. Szymborska, e cila thotë: “U mësuam të detyruar të hamë jetën e njëri – tjetrit, për të mbijetuar”. Kështu na katandisi edhe ne tymnaja e propagandës mashtruese e çiftit Nexhmije – Ramiz, të cilët në një laborator dramatik, kërkonin të krijonin “njeriun e ri”, përherë sipas dëshirës të “Faraonit” shqiptar, Enver Hoxha. Në “Bllok” edhe banorët e rëndësishëm të tij, jo vetëm hanin shoku – shokun, por edhe i ruheshin si djalli nga temjani, atij që vetë ja kishin krijuar kultin e neveritshëm. Kishte rilindur Bizanti. Këto i gjejmë në ato intrigat, plenumet e kongreset që aq bukur, na i paraqet e përshkruan me mjeshtëri Dr. Kalo, në librin e tij.

Fakti se ai ruante atëherë, por edhe sot e kësaj dite, konsideratën më të madhe për shkrimtarin e njohur me famë botërore, Ismail Kadare, dhe e citon herë pas here atë, por edhe mjaft figura të tjera, shpesh edhe brenda “Bllokut”, por që e kishin kuptuar herët se ai sistem s`kishte të ardhme, ka një domethënie të padiskutueshme, për të kuptuar vetë figurën e Dr. Kalos. Në realitetin shqiptar, janë të pakët ata burra që kanë kurajën, mençurinë, erudicionin dhe njerzillëkun, që pa drojë, të kapërcejnë mbi paragjykimet e mundshme të kokëtrashëve, siç bën Dr. Isuf Kalo. Ashtu sikurse ai jep një shembull të rrallë në të kuptuarit e nevojës së demokracisë dhe të kritikës që i bën mangësive, jo të pakta të tij. Vështirë të gjesh një intelektual dhe profesionist të këtij formati që, të shprehet përherë me aq dashuri e vlerësim për kontributin e ndershëm të kolegëve me të cilët, e lidhi qoftë dhe përkohësisht detyra.

Ashtu sikurse nuk është e lehtë të gjesh dikë tjetër, që të mbesë mik i palëkundur për këdo, pa marrë parasysh rreshtimin e kundërt të bindjeve apo formacionit politik. Për më tepër, ai paraqitet jo vetëm në këtë libër, por edhe nëpër intervistat e dhëna në kanale të ndryshme televizive, modeli i intelektualit modest, tolerant, i vet përmbajtur, gjakftohtë dhe mirëkuptues, ndaj kujtdo që nuk është i të njëjtit mendim me të ose edhe që i bën kritika, ndofta fare të pamerituara. Ai, me të folurën e qetë, të arsyeshme dhe me durim të jashtëzakonshëm, të shihte drejt e në sy me dashamirësi. Shikimi i tij plot mirësi, ashtu sikurse e gjithë ajo që aq mrekullisht ka shkruar, janë thirrje për bashkim. Ai, sikur të thoshte: “Mjaft më me ndarje e sherre. Nuk shkohet kështu në Evropë. Të nxjerrim mësime nga pësimet”.

Dr. Isufi, në moshën që ndodhej, nuk sillej kështu për karrierë, se me të ishte ngopur. Ai vetëm kërkonte të mbesë deri në fund i vërtetë. Askush nuk e detyroi të shkruaj në kapitullin kushtuar eksodit: “Pamjet e anijeve të tejmbushura me ta (të varfrit e pashpresë. SH. T.), u përshkruan nga shtypi i huaj si apokaliptike, biblike dhe jashtëzakonisht shokuese për teleshikuesit e Italisë, Europës dhe mbarë botës. Ishin tablo rrëqethëse, dëshpëruese e mjerimit të një vendi dhe të popullit të tij që ndihej i kërcënuar nga skamja, e që luftonte për ekzistencë”! Dikush, në nxitim e sipër, ose dhe pa e lexuar fare librin e tij, (emra të njohur publik, me njohuri të kufizuara të periudhës së komunizmit, e sulmuan që të nesërmen daljes së librit), arritën të thonë se: Dr. Isufi, indirekt i del në mbrojtje Nexhmijes, Ramizit dhe vetë Enverit.

Por mendoj se vetëm ky paragraf i hedh poshtë këto pretendime krejtësisht të padrejta, të atyre kritizerëve. Ashtu sikurse në libër janë të pafundme përshkrimet e kapriçove dhe inateve tragjike të diktatorit të pangopur me gjak njerëzish, (tekat e Nexhmijes dhe Ramizit), apo dhe byroistëve të tjerë mendjengushtë dhe neveria e tij për to. Se nuk ka se si të shpjegohet ndryshe, besimi i tij se: “Një brez i tillë, me virtyte dhe vlera universale morale njerëzore, nuk do të gënjejë askënd dhe nuk do të gënjehet nga askush”. Dhe në përfundim të këtyre shënimeve, nuk mund të rri pa thënë se; do të ishte fat i madh, sikur Dr. Isuf Kalo, krahas kontributit të njohur europianisht në luftën me sëmundjen aq të përhapur të diabetit, të kishte gjetur kohë për t`iu kushtuar qysh herët publicistikës dhe letërsisë tonë.

Pasi ai të magjeps si me nivelin e tij kulturor, ashtu dhe me stilin që përdor në librat e tij. Ndaj s`më mbetet tjetër, veçse të përsëris fjalët e thëna nga Steve Weinbergu te “The Seattle Times”, për romanin “Jehona e kujtesës” i Richard Powersit: “Një stilist i klasit të lartë… personazhet e tij udhëtojnë gjatë në kujtesë”. Kurse Enver Hoxha, do të vazhdojë gjatë të na shfaqet edhe në ëndërr. Ndërsa Dr. Isuf Kalo, u largua i nderuar nga kjo jetë dhe vepra e shembulli i tij, nuk do të harrohen lehtë. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Gjatë 20 viteve të burgut, vetëm gjyshja erdhi një herë në takim, pasi babai, më kishte mohuar në gjyqin tim, po kështu edhe kur u lirova, në ’82-in, ai...”/ Historia tronditëse e korçarit rebel

Next Post

Kalendari Historik 21 Janar 2023

Artikuj të ngjashëm

“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
Dossier

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 21, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 21, 2025
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Dossier

“Preng Biba prej Mirdite, u arratis nga burgu e doli në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku u rekrutu prej forcave ushtarake dhe do të gjente vdekjen në luftimet e Vietnamit…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
Dossier

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte…”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

May 19, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
Next Post
Kalendari Historik 5 Janar 2023

Kalendari Historik 21 Janar 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!