• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Agjenti ‘Shqiponja’ njofton se Aleksandër Kondo ka marrë flori e 1000 dollarë me vete dhe ai ka pretendime për trupin e tij të bukur në Hollivud…”/ Raportet e Sigurimit të Shtetit

Aleksander Kondo/Memorie.al
“Agjenti ‘Shqiponja’ njofton se Aleksandër Kondo ka marrë flori e 1000 dollarë me vete dhe ai ka pretendime për trupin e tij të bukur në Hollivud…”/ Raportet e Sigurimit të Shtetit
“Aleksandër Kondo shprehet: Hë mo, a do bëjë gjë ai Sekretari i I-rë i Partisë, apo jo, a do t’i rrisë rrogat, apo….”?! / Raporti i Sigurimi të Shtetit
Aleksander Kondo/Memorie.al
“Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon magnetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Dosja sekrete
“Agjenti ‘Shqiponja’ njofton se Aleksandër Kondo ka marrë flori e 1000 dollarë me vete dhe ai ka pretendime për trupin e tij të bukur në Hollivud…”/ Raportet e Sigurimit të Shtetit
“Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon magnetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Dosja sekrete
“Agjenti ‘Shqiponja’ njofton se Aleksandër Kondo ka marrë flori e 1000 dollarë me vete dhe ai ka pretendime për trupin e tij të bukur në Hollivud…”/ Raportet e Sigurimit të Shtetit
“Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon magnetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Dosja sekrete
“Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon magnetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Dosja sekrete
“Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon magnetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Dosja sekrete
“Agjenti ‘Shqiponja’ njofton se Aleksandër Kondo ka marrë flori e 1000 dollarë me vete dhe ai ka pretendime për trupin e tij të bukur në Hollivud…”/ Raportet e Sigurimit të Shtetit
“Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon magnetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Dosja sekrete
“Bashkëpunëtori ‘Studenti’ u takua me Aleksandër Kondon afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’ pas kthimit nga Rumania…”/ Dosja voluminoze e Sigurimit për sportistin e famshëm

Dashnor Kaloçi

Pjesa e katërt

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Aleksandër Kondos, legjendës së peshëngritjes  shqiptare që humbi jetën në moshën 27 vjeçare, në rrethana tragjike dhe ende të pa zbardhura plotësisht, gjatë një aksidenti automobilistik në Quens New York të SHBA-ve, ku ishte vendosur si emigrant politik pas arratisjes nga Shqipëria në majin e vitit 1985, duke qëndruar në Jugosllavinë e asaj kohe, pas kthimit të ekipit kombëtar nga Kampionati Europian i Peshëngritjes, që ishte zhvilluar ato ditë në Poloni.  Dosja e plotë voluminoze e ish-Sigurimit të Shtetit, në ngarkim të Aleksandër Kondos, e de-klasifikuar prej Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra faqe që i përkasin periudhës nga viti 1981 kur filloi ndjekja operative dhe survejimi i rregullt ndaj tij nga ana e shërbimeve sekrete të regjimit komunist, e deri në vitin 1987, kur ajo dosje ua arshivua përfundimisht, pas vdekjes së tij tragjike.

Në Tiranën e fillim viteve ’80-të, jo vetëm për sportdashësit e shumtë por edhe më gjerë tek të rinjtë e kryeqytetit shqiptar, ra në sy dhe spikati një djalosh i ri asokohe në moshën 20 vjeçare, si për portretin e fizikun e tij, ashtu dhe për pamjen e jashtme, me veshjet e modës dhe në krah qafë hedhur çantën e sportit, e në supin tjetër një radio-magnetofon të madh, që ai i sillte nga jashtë shtetit, kur dilte me ekipin kombëtar të peshëngritjes në aktivitet ndërkombëtare. Ai ishte Aleksandër Kondo, pjesëtar i ekipit të peshëngritjes “Dinamo” të Ministrisë së Punëve të Brendshme (ku asokohe shërbente si ushtaraku i lartë në Gardën e Republikës, edhe i ati i tij), dhe gjithashtu i ekipit kombëtar, i cili në ato kohë, falë edhe vlerësimit dhe trajtimit të diferencuar, që i bënte regjimi komunist në fuqi disa sporteve të rënda, kishte arritur rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

Emri i Aleksandër Kondos si sportist filloi të bëhej gjithnjë dhe më i njohur, sidomos pas rezultateve të tij të larta të arritura në vitin 1984, në Pallatin e Sportit “Partizani” të kryeqytetit, kur ai fiksoi shifrat 200 kg. (në stilin e shtytjes) duke elektrizuar mijra sportdashës, (atë ditë më shumë spektatorë ishin jashtë pallatit të sportit se sa brenda tij), të cilët nën duartrokitjet e shumta, nuk largoheshin nga sheshi para pallatit, pa e parë nga afër atë djalosh, që i kishte mahnitur me rezultatet dhe performancën e tij. Që nga ajo kohë, Sandër Kondo, pothuaj u kthye në një mit në Tiranë dhe Shqipërinë e asaj kohe, pasi rezultatet e tij erdhën gjithnjë e në ngritje, jo vetëm në kampionatet kombëtare, por edhe në arenën ndërkombëtare ku ai vazhdimisht kishte rezultate të larta.

Por shumë e shumë më tepër nga kjo periudhë kohe kur Sandër Kondo, ishte në kulmin e karrierës, emri i tij u bë edhe më i njohur dhe filloi të diskutohej në mbarë vendin, në fundin e majit të vitit 1985, kur gjatë një aktiviteti ndërkombëtar në kuadrin e Kampionatit Evropian të Peshëngritjes që zhvillohej në Varshavë të Polonisë, (ku ai ngriti 210 kg.), Kondo nuk u kthye më në Shqipëri, por së bashku me shokun e tij të ekipit, shkodranin Xhelal Sukniqin, nga Mali Zi shkuan në Beograd, në pritje për të fituar azilin politik për në SHBA-ve.

Ngjarja e arratisjes së dy sportistëve shqiptarë bëri bujë të madhe jo vetëm për shkak të emrit dhe famës së madhe që kishte Aleksandër Kondo asokohe, por edhe për shkak se ajo ngjarje u bë objekt “sherri” në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, pasi Tirana zyrtare asokohe akuzoi hapur publikisht (në gazetën “Zëri i Popullit”), autoritetet jugosllave, duke thënë se dy sportistët shqiptarë ishin rrëmbyer prej shërbimeve sekrete jugosllave (UDB-së) dhe kërkoi kthimin e tyre në atdhe.

Por ai pretendim i Tiranës zyrtare, nuk kishte asgjë të vërtetë, pasi Kondo dhe Sukniqi e përgënjeshtruan atë në takimin që u bë në Beograd, në mes përfaqësuesve të ambasadës shqiptare dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të saj, e palës jugosllave, ku Sandër Kondo, pasi shau mbarë e prapë regjimin komunist të Enver Hoxhës, tentoi të godiste me tavëll duhani edhe diplomatin shqiptar, që ngulte këmbë se ai duhej të kthehej në Shqipëri, ku e priste familja dhe gjithë shoqëria.

Pas kësaj, Sandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi fituan azilin politik për në SHBA-ve, ku Sukniqi ndodhet akoma, ndërsa Kondo, humbi jetën në një aksident automobilistik, më 1 maj të vitit 1987, (gjithnjë sipas versionit zyrtar të regjimit komunist të asaj kohe), dhe eshtrat e tij u kthyen në Shqipëri  në vitin 2003.

Në këtë dosje hidhet dritë dhe bëhet e ditur, vlerësimi, trajtimi dhe i gjithë survejimi e përndjekja, që i është bërë asokohe nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës, një prej sportistëve më në zë të Shqipërisë, siç ishte Aleksandër Kondo, i cili ishte mjaft i njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Nisur edhe nga ky fakt, Memorie.al do e publikoj të plotë dosjen në fjalë (me faksimilet përkatëse), në disa numra.

                                             Vijon nga numri i kaluar

Relacioni i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, me përbërjen familjare të Aleksandër Kondos

                                                                                S E K R E T                                                                                                                                                     Ekzemplar Nr. 1                                                                                    Tiranë më 10. 4. 1985

                                                  MIRATOHET

ZV/DREJTORI I PUNËVE TË BRENDSHME

       D. B.

KARTOTEKËS KËTU

PËRBËRJA FAMILJARE

Vangjel Nisi Kondo, mashkull, kryefamiljar, 1932, Pishë Poro

Antigoni Gjergj Kondo, femër, e shoqja, 1937, Berat

Aleksandër Kondo, mashkull, i biri, 1960, Fier

Dhimitraq Kondo, mashkull, i biri, 1961, Fier

Florika Kondo, femër, e bija, 1965, Elbasan

Lindita Kondo, femër, e bija, 1970, Tiranë

Relacioni sekret i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, për të verifikuar listën me emrat e sportistëve të ekipit kombëtar të peshëngritjes që do dilnin jashtë shtetit

                                                                                                      SEKRET

                                                                                              Ekzemplar nr. 1

                                                                                            Tiranë më 10.4.1985

                                                    MIRATOHET

    ZV./DREJTORI I PUNËVE TË BRENDSHME

                       D.B.

                                      KARTOTEKËS KËTU

Kontrolloni nëse figurojnë në evidencat tuaja personat e poshtëshënuar pasi, kërkohet mendim për të shkuar me shërbim jashtë shtetit.

  1. BERBERI FERIT REXHEP, 46 Tiranë 1 Nr. 41 “M. Lleshi”, mësues në shkollën “S. Frashëri”.
  2. BEQIRAJ GUDAR DAUT, 48 Durrës 4, “V. Luarasi” P 8 SH 2/4 në Q. Llogaritëse.
  3. BOGDANI XHAFERR SELIM, AP. 43 Tiranë 5 “K. e Pezës” Nr 46, marangoz në Komb. “Josif Pashko”.
  4. BAKIRI XHELIL MUHEDIN, AP. 36, Gjirokastër 2 “Marsel Kashen” B.11 15/1 P. 4, SH. 1 pedagog në IKF “Vojo Kushi”.
  5. BUNECI NIKOLLA PAVLI, 48 Tiranë “Bardhok Biba” Nr. 15 trajner në Federatën e Sporteve të Rënda.
  6. BERISHA MUHARREM ISA, 64 Tiranë 6, “P. Leka” B.11 P. 100 punëtor në Uzinën “Dinamo”.
  7. BUSHI FATMIR SARAÇ, 62 Tiranë B “M. Gjollesha” P11. Moskati SH. 5 AP. 7 ushtar K.S. “Partizani”
  8. FERUNI PËRPARIM MEHDI, 48 Tiranë B “M. Gjollesha” P11. Moskati SH 5/7 student në I.K.F. “Vojo Kushi”.
  9. HAXHIHYSENI AGRON SKËNDER, 59 Tiranë 6 “Ll. Bonata” P 46/4 ushtar në K.S. “Dinamo”.
  10. HAKANI MIRJAN HYSEN, 61 Tiranë 8 “Y. Kurti” P. 23 SH. 1/4 punëtor në K.S. “17 Nëndori”.
  11. ………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..
  12. LOLI ALEKSANDËR VANGJEL, 59 Tiranë 8 “M. Gjollesha” P 11 Moskati P. 35, AP. 6, student në I.K.F. “Vojo Kushi”.
  13. KONDO ALEKSANDËR VANGJEL, 60 Tiranë 1 “H. Guga” P 2 AP 70 punëtor në Ndër. e Veglave Bujqësore.
  14. NASKA RIZA KARAFIL, 57 4. “K. Gega” P. 11 punëtor OMT
  15. QIPO MIHAL PANDI, AP. 32 Korçë 3, “F. Xhajko” P. 63/3 Sh. 1/10, punonjës në Sektorin Shkencor të KKFS të RPSSH-së.

                                                                           Për sa më sipër presim përgjigje

                                                              ZV / KRYETARI I DEGËS SË KUNDËRZBULIMIT

                                                                                           G.B.

                                                                              Për nr. 13, s’jam dakort.

                                                                                            F. Z.

Nuk jam dakord për Nr. 13, pasi në materialet e ngarkuara ndaj tij, herën e fundit kur erdhi nga Spanja, solli me vete materiale të pista pornografike të cilat, i’u kapën në doganë.

Me urdhër të udhëheqjes së MPB (ministrit) ai u vendos që të ndalohej dhe të mos dalë më jashtë shtetit. Ka të dhëna për tentativë arratisjeje dhe shoqërohet me elementë ordinerë dhe imoralë.

                                                                                 Punëtori Operativ

                                                                                           O. F. 

Relacioni sekret i Drejtorit të Kundërzbulimit Shqiptar, për informacionin e dhënë nga agjenti “Shqiponja”, lidhur me dollarët që i ka marrë Xhelal Sukniqi një sportisti të skuadrës së tij

                                                                                     S E K R E T

                                                                                     Ekzemplar i vetëm

                                                                                     Tiranë më 31.5.1985

                                                    SHËNIM OPERATIV

Sot më mori në telefon agjenti “Shqiponja” i cili, në pamundësi për të lëvizur pasi, sapo ka dalë nga spitali në mënyrë të kamufluar më tha: “Lidhur me notën që dha radio mbrëmë kam dëgjuar, se largimi i dy sportistëve duhet të jetë me paramendim pasi, një sportist tjetër këtu, është shprehur se atij të Shkodrës, i kam dhënë 1000 dollarë për të më sjellë dhe mua ndonjë plaçkë. Por siç duket ai, i dashka për të blerë ndonjë “Fiat”. Ky sportist është tepër i mërzitur dhe po qan humbjen e këtyre dollarëve”. Për sa më sipër, u porosit B. p., që të sqarojë se cili është sportisti që ka dhënë këto dollarë, rrethanat e njohjes dhe dhënies së tyre, kush ka dijeni tjetër.

Njëkohësisht të marrë masa për të takuar B. p. në shtëpinë e tij duke qenë vetëm, meqenëse nuk lëviz. Në këtë takim, ky shënim operativ do të merret raport.

                                                                     KRYETARI I DEGËS SË KUNDËRZBULIMIT

                                                                                                N. GJ.

Raporti i Punëtorit Operativ për dëshminë e ish-bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Liqeni”, lidhur me dollarët dhe monedhat e floririt që kishte marrë Aleksandër Kondo

                                                                                                      Sekret

                                                                                              Ekzemplar i vetëm

                                                          SH Ë N I M   O P E R A T I V

Më datën 31.5.1985, unë Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit V. K., me kërkesën e ish – bashkëpunëtor “Liqeni”, u takova me të, i cili më informoi se po në atë datë, ky i fundit kishte pasur një bisedë me ushtarin…………………….i cili i kishte thënë se Aleksandër Kondo, kishte marrë me vete 50 copë flori, si dhe disa dollarë.

Këto flori dhe dollarë i’a kishte dhënë i ati i tij që është oficer. Po kështu kishte vazhduar……………………..kur ishte kthyer dhe herë të tjera nga jashtë, Aleksandër Kondo, kishte sjellë prej andej dhe drogëra. Po kështu Aleksandri, kishte shumë pretendime për trupin e tij të mirë për në Holliwood.

Edhe Xhelal Sukniqi i kishte thënë A.T., se kishte njerëz jashtë shtetit.

Vlerësim: E dhëna është e rëndësishme, pasi tregon se Aleksandri kishte kohë që ishte futur në veprimtari armiqësore.

Sqarim:……………………….ushtar i vitit të dytë në repartin 9341 Vorë, Batalioni i parë, Kompania e tretë, nuk kemi ndonjë të dhënë për të.

Masa operative: Shënimi operativ do t’i dërgohet Degës së Sigurimit të repartit dhe garnizonit.

Shënim: Sipas thënieve të P.O. që shoqëronte ekipin jashtë shtetit, E.M., i ati i Aleksandër Kondos, kishte dalë në pikën kufitare të Hanit të Hotit për të pritur djalin e tij.

                                                                                                      Puntori Operativ

                                                                                                                     V. K.

Ky shënim operativ, t’i kalojë Drejtorisë së Punëve të Brendshme, Tiranë.

                                                                                         1.6.1985

­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­                                                 PUNËTORËT OPERATIVË

                                                         G.B. e N.GJ

Relacioni i Oficerit të Sigurimit për sjelljen e sportistëve dhe drejtuesve të ekipit kombëtar të peshëngritjes në Poloni, si dhe largimin nga ekipit të Aleksandër Kondos e Xhelal Sukniqit, në Mal të Zi

           SEKRET

 Ekzemplar i vetëm

 Tiranë më 1.6.1985

                                                     E K S T R A K T

 NXJERRË NGA INFORMACIONI PËR SHOQËRIMIN E EKIPIT KOMBËTAR TË PESHËNGRITJES NË KATOVICË TË POLONISË

Nga data 22 deri në 26 maj 1985 në qytetin e Katovicës në Poloni, u zhvillua Kampionati i 44 Europian i Peshëngritjes, ku mori pjesë dhe ekipi kombëtar i vendit tonë. Gjatë qëndrimit në Katovicë si në hotel, stërvitje, gara, dhe në kohën e lirë, ka rënë në sy qëndrimi jo korrekt i sportistit Aleksandër Kondo.

Se ai, kërkonte dhe në ndonjë rast, hyri në biseda me sportelistë, kamerier, e pastruese. Në pas drekën e datës 24 maj 1985, pala polake ekipin tonë, e dërgoi për vizitë në Kombinatin e Metaleve me Ngjyra. Këtu ra në sy sjellja jo korrekte e sportistëve………………………………..të cilët hynë në bisedë me femra që shoqëronin ekipin tonë.

Me rastin e përfundimit të kampionatit, polakët, në mbrëmjen e datës 26 maj 1985, shtruan një darkë me pjesëmarrjen e të gjitha ekipeve. Në këtë darkë, në kundërshtim me rregullat dhe me lejen e përgjegjësit të ekipit M. Q., trajneri i ekipit N.B., shkoi dhe u ul në tavolinën e ekipit grek, ku qëndroi për rreth 30 minuta.

Në aeroportin e Varshavës, doganieri polak i tërhoqi vërejtje dhe kërkoi që Aleksandër Kondo, të paguante për sasinë që kishte mbi normativë. Por me ndërhyrjen e Sekretarit të Parë të ambasadës sonë në Varshavë, u lejua të kalonte.

Në datën 28 maj 1985, pas udhëtimit me tren nga Beogradi në Titograd, në orën 7.00 të mëngjesit, Aleksandër Kondo e Xhelal Sukniqi, ashtu si të gjithë sportistët e tjerë morën leje dhe shkuan për të pirë ujë aty afër e u kthyen përsëri.

Në orën 7.20 minuta, erdhi autobuzi dhe mbasi sportistët hipën e zunë vendet, u konstatua zhdukja e papritur e Aleksandër Kondos dhe e Xhelal Sukniqit.

Për këtë shqetësim, deri në orën 12.00 organizohet kërkimi i tyre në qytetin e Titogradit dhe në përfundim për këtë ngjarje u njoftua ambasada jonë në Beograd, e cila porositi përgjegjësin e ekipit, që të bëjë denoncim në milicinë e Titogradit.

Pas denoncimit, milicia ktheu përgjigje se nuk kishte dijeni, dhe se po ti gjenin do ti njoftonin. /Memorie.al

OFICERI I DREJTIMIT TË DEGËS SË PARË

                            M.Z.

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

­­­­­Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Fjala e panjohur e Enver Hoxhës: “Çabej nuk ishte me ne, por ai nuk bëri krime dhe s’e morri baltën e atdheut në thundrrat e këpucve, si Koliqi…”/ Mbledhja me shkrimtarët e artistët në ’61-in

Next Post

Kalendari Historik 17 Qershor

Artikuj të ngjashëm

“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

June 7, 2025
“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
Next Post
Qershor

Kalendari Historik 17 Qershor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!