NIKOLLË LOKA
Av. ALFDRED DUKA
NIKOLIN KURTI
Pjesa e njëmbëdhjetë
PSE NUK QËNDRON AKUZA POLITIKE PËR KOLABORACIONIZËM?
-Vazhdues i traditës së klerikëve katolikë atdhetarë –
Bashkëpunim për shtetin dhe vetëm në interes të tij
Memorie.al / Në shtëpinë e Dom Shtjefnit kishin shkuar përfaqësues të misioneve aleate. Për ata, Kisha Katolike ishte në opozitë me komunistët dhe u interesonte të mësonin diçka rreth krijimit të opozitës në vend, ndërkohë që vendi ndodhej përpara shndërrimeve të shpejta shoqërore. Nga ana e Dom Shtjefnit, këto vizita janë parë si mundësi që t’i informonte përfaqësuesit e aleatëve mbi persekutimin që po i bëhej Kishës. Nëse bëri diçka më shumë, me informacionet që u dha përfaqësuesve të misioneve aleate, nuk do të thotë se po mendonte forma radikale kundër shtetit.
Dom Shtjefni me aq sa kishte mësuar dhe prej bashkëbiseduesve, priste zgjedhje të lira dhe ndryshime demokratike në vend.
Kleriku Kurti, i tregon rastet e vizitave që i kishin bërë përfaqësuesit e misioneve aleate: “Gjenerali Hudgson, i misionit anglez, në shtëpinë time ka ardhur një herë, për herë të parë pak ditë para vdekjes së Rozveltit….! Ai erdhi mbas dreke i shoqëruar prej një koloneli ose majori. Mbasi erdhën në shtëpinë time, na pyeti gjenerali Hudgson në gjuhë frëngjisht, se sa i hapur ishte Dioqezi i Durrësit, a keni qenë tek Enveri, si shkoni me qeverinë, më në fund i tha Arqipeshkëvit Vinçens Prendushit: Unë do të shkoj me vizitue nga Jugu e pastaj nga Veriu dhe Shkodra e pasi të kthehem dëshiroj t’u takoj përsëri”.
“Një muaj më parë se të vinte gjenerali Hudgson në shtëpinë time, kanë ardhur kolonel Palmer dhe majori Smith të misionit anglez………gjatë bisedimit ata më pyetën nëse unë kisha ankime nga qeveria në fuqi, unë u thashë ankohem se nuk na kanë lajmërue gjithmonë kur ekzekutoheshin të dënuarit që ne t’u bënim shërbimin fetar. Më pyetën se si shkonim nga gjendja ekonomike dhe unë ju përgjigja se shkonim “lehtë”. Palmeri më tha se ankoheshin kundër nesh, një pjesë shqiptarësh zogistë e ballistë, se ne dualëm komunistë. Palmeri vazhdoi të thotë, prapë ne i kena thirrë ata (zogistët e ballistët) me bashkëpunue, por ata nuk kanë dashur….”! “…….Dhe më pyeti gjithashtu, se si shkonim me qeverinë, a e njihja Enverin dhe pyeti mbi funksionet fetare……………”.
Kurti ishte takuar edhe me Përfaqësuesin e Misionit Amerikan Jakobs dhe Majorin francez Vizdrav, ku bisedat kishin patur të njëjtin karakter njohës. Të gjithë vizitat, Famullitari u’a kishte kthyer përfaqësuesve të huaj. Te Misioni Anglez, kishte shkuar bashkë me Kryeipeshkëvin Prenushi, ndërsa te misionet e tjera, vetëm. Gjatë vizitave të shkurtra, që kanë zgjatur vetëm disa minuta, bisedat kanë patur karakter të përgjithshëm njohës dhe kleriku Kurti, nuk kishte marr asnjë angazhim politik para bashkëbiseduesve. Don Shtjefni ishte akuzuar se kishte përpiluar një memorandum që u’a kishte dërguar misioneve të huaja, të nënshkruar prej tij dhe Anton Dukagjinit, në përkrahje të Komitetit Central të ‘Grupit të Rezistencës’. Akuzohet se: “tregohet i gatshëm për të krijuar një detashment të armatosur prej 4000 njerëzish, për të shkaktuar çrregullime në vend. Pastaj me ndihmën ushtarake anglo-amerikane, për të rrëzuar pushtetin popullor”.
Në lidhje me këtë akuzë, Kurti sqaron: “Në Kallnuer të këtij viti, unë kam çue në misionin amerikan dhe anglez një letër, të cilën e përpiloi Anton Dukagjini dhe unë në shtëpinë time. Këtë letër e shtypa unë me makinën time të shkrimit dhe e bëra në tre kopje: një për misionin amerikan, një për misionin anglez dhe një e mbajtëm për vete. Kjo letër përmbante një raport të gjatë mbi gjendjen e të arratisurve të Veriut, ku tregonte sa të arratisur janë, cili është kryetar, sa forca kishte njani e tjetri, ç’armë zotëronin dhe ç’armë të tjera kishin nevojë, pastaj tregonte se nga gjendja ekonomike e për veshmbathje vuajnë, tregonte se të arratisurit ishin në lidhje me njëri-tjetrin dhe ishin gati me shpërthye kryengritjen….!
Nga emrat që përmendte raporti, unë mbaj mend: Muharrem Bajraktarin, Pashuk Bibën, Mark Gjon Markun etj.,………………! Për në Shkodër, raporti tregonte se ishte brenda illegal: Ejup Kazazi, Maliq Bushati, Hamdi Isufi dhe një tjetër që s’më kujtohen. Raporti në fund përfundonte, duke kërkuar që: “anglo-amerikanët të caktonin një pikëpamje për t’u takuar me një delegacion të arratisurish”. Këto letra i dërguem në misionin anglez e amerikan, me anën e Rrok Obotit”. Shtjefni ishte përgjigjur se Anton Dukagjini, i kishte thënë se ekzistonte një Komitet këtu në Tiranë dhe një komitet në Shkodër, por personat që bënin pjesë në to, nuk ia kishte treguar. Vetë Dom Shtjefni, nuk kishte marr asnjë angazhim për veprimtari të armatosur dhe 4000 njerëzit e armatosur, i kishte shkruar në letrën dërguar misioneve aleate, si forca të Muharrem Bajraktarit”.
“Dy javë mbas dërgimit të raportit në misionet anglo-amerikane, Anton Dukagjini erdhi në shtëpinë time të më këndonte një letër frëngjisht, për të cilën ai më tha se, do t’i dërgohej anglo-amerikanëve nga një komitet politik qendror, kundër qeverisë që ishte këtu në Tiranë”. “Me Sami Qeribashin personalisht, nuk kam patur takim, por me të lidhesha nëpërmjet Anton Dukagjinit dhe me anë të tij është mundue shumë me më mbushë mendjen për të marrë pjesë në këtë Komitet, duke më thënë se është një parti e mbështetur tek anglo-amerikanët, të cilët e ndihmojnë. Pra unë, duke u mbështetur në këto fjalë, në fillim mora pjesë, duke bashkëpunuar me të në përpilimin e dy letrave të para, të cilat ishin raporte të gjana në lidhje me të arratisurit….”.
Në lidhje me këtë akuzë, kishte ndërhyrë edhe avokati mbrojtës: “Shtjefën Kurti ka mësuar për krijimin e asaj organizate, por nuk ka qenë anëtar efektiv dhe udhëheqës i organizatës. Kur një pjesëtar i organizatës bën përpjekje për të rekrutuar dikë, i tregon diçka nga organizata ku do ta rekrutojë dhe ai që merr dijeni, jo domosdoshmërisht duhet ta denonconte atë organizatë”.
Kurti u akuzua për trafik valute, duke u specifikuar në këtë akuzë se, paga e tij për shërbimet e supozuara të spiunazhit, ishte e barabartë me atë të ministrave të qeverisë komuniste.
Sipas deponimeve të tij në hetuesi, paratë i’a kishte dhënë Nunci Apostolik për të subvencionuar famullitarët e Jugut dhe për t’i ruajtur nga sekuestrimi, i kishte dërguar te Motrat Servite. Prej andej i kishte tërhequr përmes Nush Prendit, ish- polic, kundrejt një shpërblimi. Në lidhje me këtë akuzë, kishte ndërhyrë dhe avokati mbrojtës: “Valutat e huaja kishin për t’u përdorur për ndihmë ndaj priftërinjve të Jugut dhe Dom Shtjefni, nuk kishte ndërmend t’i përdorte për vete”. Shtjefën Kurti kishte qenë aktiv brenda ligjeve të asaj kohe, duke u angazhuar për një përfaqësim sa më të mirë të katolikëve në pushtetin e ardhshëm, që ai e mendonte se do të ishte pluralist, prandaj mbështeti idenë e krijimit të Partisë Demokristiane. Ai e kishte pohuar dhe në hetuesi: “Dy a tre javë para zgjedhjeve elektorale të 2 dhjetorit, jemi mbledhur në Shtëpinë e Jezuitëve ’Rruga e Kavajës’: unë Shtjefën Kurti, Pjetër Meshkalla, Padër Gjadri, Padër Gjon Karma, Padër Pashko Prela dhe dy priftërinj italianë.
Këtë mbledhje e bëmë për të diskutuar që ne, Kleri Katolik i Tiranës, do të votonim apo jo…………….këtë mbledhje e provokova unë dhe njoftova që në mëngjes që mbas dreken e kësaj dite, do të bënim mbledhjen….! Pak kohë para zgjedhjeve, më ka ardhur në shtëpinë time, Nush Radovani, i shoqëruar prej një shokut të tij që mua nuk më kujtohet. Mbasi ndenji pak, ai tha: “Si mbetëm kështu ne katolikët, pa një parti tonën”?! Unë e pyeta për çfarë partie? Ai më tha për një Parti Demokristiane dhe unë e aprovova mendimin e tij, po i thashë se është vonë, se nuk bëhen më shumë se 4-5 ditë nga dita e votimeve, e kështu nuk kemi kohë me u përgatitë, por ju thashë, juve është më mirë të mendoheni me punue për votimet e ardhshme….!
Megjithëse në procesin hetimor, kur kishte folur për takimin me Përfaqësuesin e Misionit Francez, Dom Shtjefni kishte pohuar se kishte dërguar katër letra në Vatikan, të parën përmes Nuncit Nigris dhe tre të tjerat me përfaqësuesit e Misionit të Francës, deponimi i tij në këtë çështje, kaloi pa u vënë re. Vetë Kurti kishte theksuar se: dërgimi i letrave në Vatikan, kishte qenë një praktikë e përdorur nga të gjithë klerikët, por jo të gjithëve u kishte ardhur përgjigje, siç kishte ndodhur edhe me atë.
Pretenca e Prokurorit
Më 16 prill, Prokurori kishte dhënë pretencën dhe kishte kërkuar 18 vjet heqje lirie, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave qytetare për 5 vjet.
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPЁRISЁ
PROKURORIA USHTARAKE E GARNIZONIT TЁ TIRANЁS
V.F.L.F
Nr.209 REGJ.THEM.
K Ё R K E S Ё
GJYKATЁS USHTARAKE TЁ GARNIZONIT TЁ TIRANЁS
KЁTU
Sikundёr do tё konstatohet edhe nga proçes-verbali i mbajtur prej Seksionit tё Sigurimit tё Shtetit nё Tiranë, qё bashkangjitur paraqiten, i pandehuri Don Shtjefёn Kurti, i biri i Jakut dhe i Katerinёs, vjeç __ nga Prizrendi dhe banues nё Tiranё, me profesion fetar, i arrestuar mё _________ akuzohet se:
Ne kohёn e okupacionit, ka qenё agjent i Jakomonit e ka bashkёpunuar kundёr lёvizjes N. Çl.
- Ka qenё anёtar udheheqёs e organizues i organizatёs fashiste terroriste tё Sami Qeribashit, ku veproi si ndёrlidhёs i kёsaj me atё Demo-Kristiane nё Shkodёr, me kriminelёt e arratisur tё Veriut me atё tё Andon Dukagjinit dhe me agjentё tё reaksionit tё huaj.
- Ka vepruar si agjent i reaksionit tё huaj, i ka ndihmuar me vepra spiunazhi duke dorёzuar sekrete shtetёrore dhe ka nxitur shtetet e huaja, pёr ndёrhyrje tё armatosur kundёr Pushtetit Popullor.
- Ka bёrё kontrabandёn e monedhave tё huaja, duke fshehur 3000 e disa dollar, me qёllim qё tё mos i denonconte. – Pasi faji i tij parashikohet si faj i ndёshkueshёm prej nenit 7,2,3 paragr. 8,9,10 tё ligj. 372, ёshtё parё e nevojshme tё gjykohet.
Prandaj:
Kёrkoj gjykimin e tij nё bazё tё nenit 3, parag. 5 tё Ligj. 372, nga ana e kёsaj Gjykate dhe mbasi t’i faktohet faji pёr tё cilin akuzohet, nё përfundimin tё vendoset ndёshkimi i tij, nё bazё tё neneve tё mёsipёrme.
Tiranё, mё 13 Prill 1947
PROKURORI USHTARAK I GARNIZONIT
KAPITENI II-TЁ (PETRIT HAKANI)
V.F.L.F
Fjala e mbrojtjes nga Av. Burhan Rusi
Z.Kryetar
ZZ.Gjyqtarё
E nderuara Akuzё
I pandehuri Dom Shtjefёn Kurti, ёshtё sjellё kёtu para jush pёr tё dhёnё llogari pёr veprimtarinё e tij qё akuzohet tё ketё zhvilluar gjatё kohёs sё okupacionit dhe mbas çlirimit e kёtej. Nga njё analizim i imёt proçes-verbalit dhe nga i gjithё rrjedhimi gjyqёsor i seancave te kaluara, mbrojtja konstaton si vijon:
Okupacioni Italian tё pandehurin Dom Shtjefёn Kurti e gjen kёtu si Kapelan tё Tiranёs. Aty nё atё kohё nga eprorёt e tij, emёrohet me detyrё qё tё bёnte shёrbimet fetare nё Kishёn e Pallatit tё Jakomonit. Pra pёr shkak tё misionit tё tij fetar, i pandehuri njihet personalisht me Jakomonin. Ёshte fakt se ky i pandehur, Jakomonit dhe familjes sё tij, i ka bёrё shёrbimet fetare, tё cilat ishin tё caktuara njё herё nё javё.
Nё lidhje me akuzёn e parё tani vjen pyetja se nёse valle i pandehuri Jakomonit ose klikёs sё tij pos shёrbimit fetar, t’i ketё premtuar ndonjё shёrbim tjetёr dhe me karakter politik, si bie fjala t’i ketё dhёnё informata mbi lёvizjen popullore tё brendshme, mbi gjendjen politike tё kёtushme, mbi njerёzit e Lёvizjes, etj. Mbrojtjes, fakte nё kёtё drejtim nuk i rezultojnё.
E vёrteta ёshtё se tek Dom Shtjefni, shpesh shkonin oficerё tё Luogotenences, kapiten Paci, kapiten Kola, por duhet theksuar se kёta oficerё, ishin ndihmёsit e Jakomonit. Ata ishin tё ngarkuar dhe kishin mision pёr t’a shoqёruar tё pandehurin me makinёn e Pallatit nё Kishёn e Pallatit, pёr tё kryer shёrbimin fetar. I pandehuri nga Mёkёmbsi pёr shёrbimin e tij, ka patur njё rrogё mujore prej 500 fr. sh, shumё kjo qё tregon se atij i jepeshin ekskluzivisht pёr shёrbimin fetar dhe jo pёr ndonjё shёrbim tjetёr.
Kёtu u vu nё dukje se tё pandehurit, Jakomoni i ka falur dhe njё makinё, por kjo ёshtё e vёrtetё dhe pёr kёtё nuk duhet tё çuditemi, mbasi nga njё peshqesh tё tillё ju bёri edhe komuniteteve tё sekteve te tjera fetare, kёshtu qё makina e Dom Shtjefёnit. nuk ishtё njё gjё e jashtёzakonshme.
Sa parashtrova me lart, z. gjyqtarё, nuk i nxjerr vetёm nga deklaratat e te pandehurit, por edhe nga ato tё Mark Rokobotit, i cili ka qenё shёrbёtori i tё pandehurit dhe pёr pasojё thёniet e tij, duhet tё jenё besimdhёnёse.
Pra z. gjyqtarё, nё lidhje me akuzёn e parё, mua nuk mё rezulton qё i pandehuri tё ketё zhvilluar veprimtari politike nё drejtim tё akuzёs.
Pёr akuzёn e dytё, them se aty kёtu gjenden disa elementë qё e ngarkojnё me pёrgjegjёsi tё pandehurin. U konstatua se i pandehuri nga goja e Andon Dukagjinit, ka patur mёsuar diçka nё mёnyrё konkrete se, kёtu egziston njё organizatё antipopullore. Kёtё gjё i pandehuri e mёsoi nga Andon Dukagjini i cili, po bёntё çmos pёr ta futur edhe tё pandehurin, nё llumin ku ishte zhytur ai vetё.
I pandehuri kishte dijeni pёr organizatёn, kёtu qёndron fajtorija e tij. Por qё i pandehuri tё ketё qenё njё anёtar efektiv dhe udhёheqёs i organizatёs terroriste nё fjalё, nuk ekzistojnё fakte konkrete. Vlen tё shёnohet se i pandehuri, nuk ka ditur krerёt e organizatёs dhe as anёtarёt e saj, pra si ёshtё e mundur qё tё nёnkuptohet se i pandehuri ka qenё njё anёtar efektiv i saj?!
Eksperienca e proçeseve tё mёparshme na ka treguar se shumë veta e kanё ditur qenien e kёsaj organizate terroriste nё Tiranё, por se ata s’kanё qenё aspak pjesetarё tё saj. Kjo ka ndodhur pikёrisht pse ndonjёri nga anёtarёt efektivë pёr tё rekrutuar anëtarёt e tjerё, u ёshtё hapur mikut ose miqve, duke u treguar diçka abstrakte rreth oraganizatёs.
Disa kanё hyrё nё tё dhe disa kanё refuzuar, kёta tё fundit kanё mbetur nё fazёn e marrjes dijeni pёr ekzistencёn e organizatёs. Nё njё rast fak simul unё kujtoj, ndodhemi dhe nё rastin konkret. Vlen tё vihet nё dukje se as njё nga anёtaret e kёsaj organizate, nuk kanё bёrё ndonjё atribuim kundёr tё pandehurit dhe tё kenё deklaruar se edhe i pandehuri tё ketё marrё pjesё aktive nё organizatё.
Faji i tё pandehurit nё kёtё rast konsiston te mos denoncimi pranё autoriteteve kompetente, pёr çfarё kishte mёsuar. Pёrsa i takon akuzёs sё tretё z. gjyqtarё, i pandehuri ёshtё bёrё lojё e Anton Dukagjinit i cili, duke pёrfituar nga miqёsia e ngushtё qё e lidhte me tё pandehurin, e futi nё kёtё gjëndje tё vёshtirё. U provua se i pandehuri ka daktilografuar njё letёr qё Anton Dukagjini, kishte marrё nga kriminelёt e luftёs, nё tё cilёn kёrkohej njё pikё takimi me misionet anglo-amerikane dhe ku tregoheshin edhe forcat e tyre. Vepra nё vetvete formon faj penal, por nё kёtё rast dua tё theksoj se kёtu, nuk bёhet fjalё pёr atё memorandumin e famshёm, që u fol gjatё proçesit special nё kinema “Nacional”, kёtu bёhet fjalё pёr njё letёr tjetёr.
I pandehuri, pra daktilografoi letrёn e fundit dhe listёn tё cilat i’a ktheu pёrsёri Anton Dukagjinit, i cili me anёn e Mark Rokobotit, ua dёrgoi anglezёve. Nё fakt zotёrinj gjyqtarё, faji e tё pandehurit konsiston nё ndihmёn qё i ka dhёnё aktorit tё veprёs dhe pёr pasojё ndёshkimi nё lidhje me kёtё akuzё, duhet tё shkojё paralelisht me graduacionin e kёtij faji.
Pёrsa i takon akuzёs sё fundit, sikundёr u pohua edhe nga vetё i pandehuri, ndodhemi pёrpara njё mosdenoncimi valutash tё huaja. Natyrisht i pandehuri ka vepruar nё kundёrshtim me dispozitat pёrkatёse, por diçka qё dua tё theksoj se, i pandehuri me veprёn e tij, nuk kishte asnjё pёrfitim material personal, mbasi ato tё holla ishin tё destinuara pёr asistencen e priftёrinjve tё Jugut. I pandehuri veproi ashtu, jo pёr tё spekuluar apo, pёr tё sabotuar.
Nё pёrgjithёsi z. gjyqtarё, mbrojtja ёshtё e mendimit se nё lidhje me akuzёn e parё, pёr mungesё provash, i pandehuri nuk duhet tё ngarkohet me pёrgjegjёsi penale. Pёrsa i takon akuzave tё tjera, i pandehuri ёshtё pjesёrisht fajtor, por duhet tё vihet nё evidencё se, i pandehuri me Anton Dukagjinin, marrёdhёniet e tij i ka prerё qё prej ditёs sё daktilografimit tё letrёs prej tij tё sipёr treguar, shumё kohё para se tё arrestohej Anton Dukagjini dhe para se tё zbulohej organizata e Sami Çelibashit.
Dhe qysh atё ditё, i pandehuri refuzoi kategorikishte të bëhej vegla e Anton Dukagjinit, mbasi konstatoi se kishte vepruar keq dhe i tha vetes sё tij, mjaft deri këtu, se ke bёrё faj. Po pёr njё ritiratё tё tillё, kёshilloi edhe ish-shёrbёtorin e tij, Mark Rokoboti. Kёshtu qё i pandehuri, duke u penduar me kohё dhe duke dёnuar veprёn e tij, unё kujtoj qё ai meriton tё gjitha rrethanat lehtёsuese gjenerike.
Fjalёn e fundit e keni ju z. gjyqtarё, prandaj mbrojtja ju lutet qё tё jepni njё vendim tё butё, pёr kёtё tё pandehur. Memorie.al
Tiranё, mё 16-4-1947
Vijon numrin e ardhshëm
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016