• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, May 20, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

Doli nga shtypi vepra voluminoze ‘Enciklopedia e Filmit Shqiptar 1904-2022 – Historia e Shqipërisë në syrin e kamerës’, – e studiueses Irini Asqeri, nga ‘Botimet JOZEF’, të Aurel Kaçulinit

Doli nga shtypi vepra voluminoze ‘Enciklopedia e Filmit Shqiptar 1904-2022 – Historia e Shqipërisë në syrin e kamerës’, – e studiueses Irini Asqeri, nga ‘Botimet JOZEF’, të Aurel Kaçulinit
Doli nga shtypi vepra voluminoze ‘Enciklopedia e Filmit Shqiptar 1904-2022 – Historia e Shqipërisë në syrin e kamerës’, – e studiueses Irini Asqeri, nga ‘Botimet JOZEF’, të Aurel Kaçulinit
Doli nga shtypi vepra voluminoze ‘Enciklopedia e Filmit Shqiptar 1904-2022 – Historia e Shqipërisë në syrin e kamerës’, – e studiueses Irini Asqeri, nga ‘Botimet JOZEF’, të Aurel Kaçulinit
Doli nga shtypi vepra voluminoze ‘Enciklopedia e Filmit Shqiptar 1904-2022 – Historia e Shqipërisë në syrin e kamerës’, – e studiueses Irini Asqeri, nga ‘Botimet JOZEF’, të Aurel Kaçulinit
Doli nga shtypi vepra voluminoze ‘Enciklopedia e Filmit Shqiptar 1904-2022 – Historia e Shqipërisë në syrin e kamerës’, – e studiueses Irini Asqeri, nga ‘Botimet JOZEF’, të Aurel Kaçulinit
Doli nga shtypi vepra voluminoze ‘Enciklopedia e Filmit Shqiptar 1904-2022 – Historia e Shqipërisë në syrin e kamerës’, – e studiueses Irini Asqeri, nga ‘Botimet JOZEF’, të Aurel Kaçulinit
“Filmin ‘Kur zbardhi një ditë’ të Milkanit, na e kërkojnë shoqëri perëndimore të distribucionit, deri në Tokio…” / Letra e zv/drejtorit të Kinostudios për Komitetin Qëndror, në ’73-in

Nga Dashnor Kaloçi

Memorie.al / Ka disa ditë që Shtëpia Botuese e njohur në qytetin e Durrësit, “Botimet Jozef” e Aurel Kaçulinit, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim veprën voluminoze ‘Enciklopedia e Filmit Shqiptar 1904-2022 – Historia e Shqipërisë në syrin e kamerës’, – të studiueses Irini Asqeri, ish-punonjëse shkencore e Arkivit Qendror të Filmit në Tiranë, e cila pas diplomimit për gjuhën frënge dhe punës si pedagoge, për vite me radhë ka punuar edhe si arkiviste, redaktore dhe përgjegjëse e Sallës së Leximit të Bibliotekës në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë, pranë ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”.

Ky libër voluminoz i znj, Irini Asqeri (libri ka 1223 faqe), i cili rrok një periudhë të gjatë kohore prej 118 vitesh, është fryt i një pune kërkimore dhe studimore skrupuloze të pandërprerë më se dhjetë vjeçare, duke hulumtuar e investiguar pothuaj në të gjitha institucionet e arkivat e shtetit shqiptar, si; në Sekretari-Arkiv të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, Biblioteka e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Biblioteka e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Biblioteka Shkencore e Universitetit të Arteve, Biblioteka Kombëtare Tiranë, arkivi i Radio-Televizioni Shqiptar, Arkivi i Agjensisë Telegrafike Shqiptare, si dhe bibliotekat e rretheve Vlorë, Korçë, Gjirokastër dhe Shkodër, etj.

Po kështu, krahas arkivave dhe bibliotekave të vendit, autorja e librit për më shumë se një dekadë që ka filluar mbledhjen e grumbullimin e materialeve dhe dokumenteve për librin, i është dashur të studiojë e punojë edhe në disa arkivave të vendeve të ndryshme të Europës, duke filluar nga ato fqinjë të Ballkanit, e më tej të Italisë, Francës, Anglisë, Spanjës etj. Që në krye të herës, pa e ekzagjeruar aspak, duhet thënë se kjo vepër, është unike në llojin e saj, pasi jo vetëm më Shqipëri, por edhe në vende të huaja të zhvilluara dhe me kulturë mijëravjeçare, vepra të tilla realizohen me projekte të veçanta nga Akademi të Shkencave, duke angazhuar grupe pune të veçanta të fushave përkatëse, e me mbështetje logjistike e financiare nga shtetet e tyre.

Gjithashtu mund të lexoni

“Nga serenatat e Korçës te këngë himn të muzikë së lehtë në festivalet kombëtare në Radio-Televizion dhe Trieste …”/ Rrugëtimi i “Mbretëreshës” së teksteve që i këndoi shpirtit të një kombi

“Ndoc Gjetja, ishte njeriu i përkorë, poeti i shëmbëllimeve delikate dhe zëri i kumbimit të jehonave të shpirtit, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për shkrimtarin dhe poetin e ndjerë nga Lezha

Lidhur me këtë, në hyrje të librit, të cilën autorja e ka quajtur: ‘Rrugëtim nëpër arkivat shqiptare – Parashtresë’, ajo shkruan: “Kjo Enciklopedi e Filmit Shqiptar, e shtrirë gjatë 75 vjetëve të krijimit të saj, (prill 1947 – prill 2022), shpalos gjithë aktivitetin kinematografik shqiptar, pjesë e rëndësishme e historisë së Shqipërisë, por jo vetëm. Duke trajtuar me kujdes të gjithë prodhimin kinematografik shqiptar, të ndarë në kapituj të veçantë për të gjithë gjinitë e filmit, ky libër mëton të shërbejë si një udhërrëfyes shkencor, për të njohur nga afër me të vërtetat e pathëna të pelikulkës shqiptare, si bazë referimi e shumë punëve studimore që do të lindin në vazhdim, por edhe për të pasionuarit e Artit të 7-të, për të plotësuar më së miri imazhin e tij nga një film në tjetrin, krahas punës së madhe profesionale, të qindra kineastëve dhe interpretimit mjeshtëror të aktorëve.

Kjo histori e kinemasë shqiptare, e grumbulluar në një libër të vetëm, është një përpjekje për të trajtuar bashkë të gjitha etapat, nëpërmjet të cilave ka ecur kinematografia botërore në fillimet e saj dhe ajo shqiptare në veçanti, në një radhitje përfundimtare sipas parimeve krejtësisht shkencore, studimore dhe arkivistike, e bazuar tërësisht në dokumentet arkivore, gazeta e kartela, dosje dhe filma origjinalë, filmat e parë me subjekt shqiptar, realizimi i filmave të parë kronikalë dhe dokumentar nga kinesatë të huaj, ndërtimi i kinemave të para, krijimi i shtëpive të para kinematografike, institucionet shtetërore që krijuan bazën ligjore që do të mbështeste këtë art magjepsës dhe mbrojtjen e aktivitetit të tyre privat, trajtimi i filmave sipas kategorive dhe treguesi emëror i ndarë në degë veprimtarie”.

Sipas autores së librit, znj. Irini Asqeri, kjo vepër është hartuar duke pasur parasysh lexuesin shqiptar dhe të huaj, studiues dhe të pasionuar pas kinemasë, me synimin që t’i paraqitej kjo kulturë filmike shqiptare, si pjesë e kulturës europiane e botërore.

Ndërsa në parathënien e librit të shkruar nga shkrimtarja dhe poetja e njohur Natasha Lako, (ish-skenariste në Kinostudion “Shqipëria e Re”), e cila ka bërë dhe recencën e kësaj vepre voluminoze, midis të tjerash thuhet: “Duke udhëtuar nga arti drejt shkencës me të dhënë të përpikta, do të arrinte një ditë edhe ‘Enciklopedia e Filmit Shqiptar’, e studiueses Irini Asqeri, që vjen më në fund para lexuesve pas një hulumtimi të gjatë, që kërkon profesionalizëm, durim dhe vetmi. Dhe kjo, për të paraqitur të dhënat e artit më kolektiv të shqiptarëve. Është pak për të folur për të folur vetëm për informacionet përgjithësuese dhe pothuaj shterues që ky botim zbulon mbi historinë e kinematografisë shqiptare. Ka shumë për të folur gjithashtu për metodologjinë e përdorur nga kjo gjurmuese e pasionuar, për t’i dhënë bashkudhëtarëve të kësaj kinematografie, studiues të rinj apo të staxhionuar, studentë apo kureshtarë, krijues të rinj të arteve pamore dhe kujtdo tjetër, të gjitha detyrimet e zhvillimit të imazhit filmik shqiptar ‘që nga ëndrra për kinematografi të mirëfilltë’, deri pothuaj në çerekun e parë të shekullit të XX-të, ku kinematografia shqiptare vazhdon të ketë identitetin e vet.

Një hulumtim kaq i përqendruar drejt një shumësie gjithnjë e më shpërthyese 80 vjeçare, tregon gjithashtu se çdo sukses si kjo enciklopedi, mund të arrihet vetëm në sajë të një pune të lodhshme dhe të mundimshme ku orientimi drejt labirinteve krijuese, të përziera me labirinte të përthyerjeve historike, duket sikur lidhet jo vetëm me një kinematografi të vetme, por përbëhet edhe nga tre kontinente të veçanta të saj. Sepse ndryshe është që kur fillon të ëndërrosh që në fillim të shekullit për kinematografinë, ndryshe ta ndjekësh atë gjatë periudhës së një shoqërie të kontrolluar, ndryshe është ta shfaqësh gjatë një periudhe të tranzicionit të tej zgjatur shqiptar, ku asgjë nuk ka zënë vend mirë. Me gjithë këtë ngarkesë gati konceptuale nga kjo enciklopedi, gjithkush merr informacion të plotë për lidhjen e fortë të botës shqiptare me gjuhën filmike, në një formim të hershëm kulturor që buron nga prania e sallave të kinemave që na fillimet e kinematografisë botërore”.

Libri në fjalë i autores Irini Asqeri, i cili ka si konsulente shkencore Merita Sauku Bruçi dhe redaktore të fondit filmik, znj. Eriona Vyshka, është ndarë në pesë pjesë dhe ka 13 kapituj e një shtojcë në fund të tij, ilustrohet me shumë fotografi dhe faksimile të dokumenteve arkivore që kanë rëndësi të veçantë në historinë e kinematografisë shqiptare.

Në kapitullin e parë me titull; “HISTORIK I SHKURTËR I FILLIMEVE TË ARTIT TË 7-TË”, autorja trajton një panoramë të shpejtë të fillimeve të kinemasë në Shqipëri në vitet e para të shekullit të kaluar, si dhe në në gjurmët e filmave mbi Shqipërinë dhe shqiptarët në periudhën 1904-1944, me filmime, xhirime, suxhetë të shkurtra, filma dokumentarë me metrash të shkurtër dhe të gjatë, etj. Po kështu në kapitullin e parë të librit të titulluar “Xhirime të huaja filmike mbi Shqipërinë para vitit 1945”, autorja është ndalur dhe jep një pasqyrë të filmave kronikalë dhe dokumentarë të huaj, para Luftës së Dytë Botërore, filmimeve dhe kronikave të shkurtra të huaja, nga viti 1926 deri në 1946-ën, filmimeve të tjera të dokumentarëve të realizuar nga operatorët e huaj të shoqërive të ndryshme kinematografike në vitet 1911-1944, si dhe të dhëna për xhirime të humbura profesionale (në 35 mm) të fillimeve të kinematografisë shqiptare.

Në kapitullin e dytë të librit me titull: “HISTORIK I KRIJIMIT TË SHOQËRIVE DHE INSTITUCIONEVE TË PARA KINEMATOGRAFIKE”, autorja fillimisht trajton përpjekjet për ngritjen e koncesionit të parë kinematografik në Shqipëri dhe vazhdon me: 1. Instituti Kinema-Theatër “Nacional”, Tiranë, 2. Shoqëria Kinematografike “Gloria”, Tiranë, 3. Shoqëria Kinematografike “Cinematro”, Korçë, 4. Shoqëria e Distribucionit “Shqyptaro-Film”, 5. Shoqëria “Tomorri” Film, 6. Qendra Shtetërore e Filmit, 7. Enti Kombëtar i Turizmit, 8. Enti Kombëtar i Industrive Kinematografike – Shqipëri, 10. Dega e Institutit ‘LUCE’ në Shqipëri, 11. Dekret-ligj “mbi krijimin e monopolist shtetëror për blerjen, importimin dhe shpërndarjen e filmave në Shqipëri”, konfiskimin e filmave të huaj, krijimi i “Agjencisë Shqiptare të Filmit”, 12. Përpjekjet për krijimin e Entit Kinematografik Shqiptar (EKSH).

Pa dashur të shuajmë kuriozitetin e lexuesit, në këto pak radhë po japim vetëm tituj e kapitujve të tjerë të librit në fjalë:

III – NDËRTIMI I RRJETIT TË TË KINEMAVE PRIVATE NË VEND (1917-1947) DHE PROJEKT-DEKRET-LIGJ MBI SHTETËZIMIN E TYRE.

IV – HISTORIKU I KRIJIMIT TË INSTITUCIONEVE SHTETËRORE KINEMATOGRAFIKE PAS VITIT 1947.

V – GRUPI A: FONDI FILMIK SHQIPTAR ME GRUPET E FILMAVE DHE KODET E REFERENCAVE.

VI – GRUPI B: FONDI FILMIK I HUAJ DEPOZITUAR NË AQSHF, ME GRUPET E FILMAVE DHE KODET E REFERENCAVE.

VII – FONDET FILMIKE –TË INSTITUCIONEVE AKADEMIKE / FILMA DIPLOMË TË STUDENTËVE.

VIII – FONDI FILMIK I ARKIVIT TË RADIO-TELEVIZIONIT SHQIPTAR ME GRUPET DHE KODET E REFERENCAVE.

IX – FONDI FILMIK I SHTËPISË SË PROPAGANDËS BUJQËSORE TË MINISTRISË SË BUJQËSISË.

X – FILMA DOKUMENTARË ARTISTIKË TË ANIMUAR TË REALIZUAR ME INICIATIVA PRIVATE NGA KOMPANI FILMIKE SHQIPTARE DHE TË HUAJA, INDIVIDË DHE KANALE TELEVIZIVE.

XI FESTIVALE TË FILMIT SHQIPTAR.

XII – FONDI I SKENARËVE LETRARË TË PAREALIZUAR.

XIII – FILMA TË NDALUAR.

Libri ‘Enciklopedia e Filmit Shqiptar 1904-2022 – Historia e Shqipërisë në syrin e kamerës’, i cili pa dyshim që përmbush më së miri një vakum që ka ekzistuar në gjithë këto vite në këtë fushë të artit, do u shërbejë gjithashtu edhe studiuesve dhe historianëve të artit e, pse jo edhe si një tekst shkollor për universitet e artit në përgjithësi, dhe në veçanti atyre të filmit. Dhe së fundi, një falënderim shkon për të gjitha ata që kontribuuan dhe mbështetën botimin e kësaj vepre voluminoze dhe unike në llojin e saj, duke filluar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e drejtuar nga z. Blendi Gonxhe, z. Bujar Leskaj, ish-ministër i Turizmit dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, z. Vullnet Sinaj, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, EUROSIG, sipërmarrësi Leonard Truni nga Vlora dhe Hotel “Belvdere” po nga qyteti i Vlorës.

Libri në fjalë që nga dje ka dalë dhe po shpërndahet nëpër libraritë e Durrësit dhe të Tiranës, do promovohet ditën e hënë dt. 24 mars 2025, ora 11.00, në sallën e Akademisë së Shkencave në Tiranë. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

"Dhuna e errësirës ndaj Marie Tucit dhe sakrifica e saj në duart e barbarëve, që pasi e lidhën..."! / Historia e trishtë e mbesës së Gjonmarkajve, që u lumturua nga Vatikani, me 40 martirët e Kishës

Next Post

“Pasi u rreshtuan ushtarët dhe oficerët sipas gradave, komisari ia nisi ligjëratës së zakonshme; ‘Partia jonë e lavdishme dhe shoku Enver’, ‘hedhim valle në gojën e ujkut’...”/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti

Artikuj të ngjashëm

“Nga serenatat e Korçës te këngë himn të muzikë së lehtë në festivalet kombëtare në Radio-Televizion dhe Trieste …”/ Rrugëtimi i “Mbretëreshës” së teksteve që i këndoi shpirtit të një kombi
Art & Kulture

“Nga serenatat e Korçës te këngë himn të muzikë së lehtë në festivalet kombëtare në Radio-Televizion dhe Trieste …”/ Rrugëtimi i “Mbretëreshës” së teksteve që i këndoi shpirtit të një kombi

May 17, 2025
“Ndoc Gjetja, ishte njeriu i përkorë, poeti i shëmbëllimeve delikate dhe zëri i kumbimit të jehonave të shpirtit, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për shkrimtarin dhe poetin e ndjerë nga Lezha
Art & Kulture

“Ndoc Gjetja, ishte njeriu i përkorë, poeti i shëmbëllimeve delikate dhe zëri i kumbimit të jehonave të shpirtit, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për shkrimtarin dhe poetin e ndjerë nga Lezha

May 1, 2025
“Kur kishte ngjarje politike në Shkodër, kongres Partie etj., shkonin më parë policët me pranga në duar dhe merrnin Frederikun, nga frika se ai në publik, do të…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“Kur kishte ngjarje politike në Shkodër, kongres Partie etj., shkonin më parë policët me pranga në duar dhe merrnin Frederikun, nga frika se ai në publik, do të…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

April 25, 2025
“Kur Skënder Sallaku, si sekretar partie i Estradës dhe Luan Zhegu, si zëvendës i tij, e pyetën regjizorin Leka Bungon, se ç’mendim kishte për Enver Hoxhën, ai iu tha…”/ Historia e bujshme në ‘89-ën
Art & Kulture

“Në kongresin e shkrimtarëve në Korçë, në nëntor ‘73, në prani të Ramizit dhe Nexhmijes, Kadareja guxoi e tha; Fishta është konservatori më i madh i letërsisë shqipe…”! / Refleksionet e publicistit të njohur

April 17, 2025
“Im at, shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’,  por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ e, pas gjyqit politik në Komitetin Qendror, kolegu i babait, vrau veten…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar
Art & Kulture

“Pamfleti i Vehbi Skënderit, ku kritikohej Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, nuk u botua, kryeredaktori i ‘Zëri i Popullit’ ja dorëzoj Manush Myftiut, i cili…”/ Historia e trishtë e poetit që u dënua, duke punuar si hamall!

March 31, 2025
“Si punonte mjeshtri i madh, Prenkë Jakova, me ne vajzat e reja dhe gjithë trupën amatore, kur vumë në skenë operën e parë shqiptare, ‘Mrika’ në 1958-ën…”? / Dëshmia e rrallë e Marie Gajtani (Luka)   
Art & Kulture

“Si punonte mjeshtri i madh, Prenkë Jakova, me ne vajzat e reja dhe gjithë trupën amatore, kur vumë në skenë operën e parë shqiptare, ‘Mrika’ në 1958-ën…”? / Dëshmia e rrallë e Marie Gajtani (Luka)  

March 29, 2025
Next Post
“Oficeri N. K. i repartit 9181 në Tiranë, është shumë i rrezikshëm, sepse tha kur të bëhet luftë, të parin do vras …”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit për ushtarakët

“Pasi u rreshtuan ushtarët dhe oficerët sipas gradave, komisari ia nisi ligjëratës së zakonshme; ‘Partia jonë e lavdishme dhe shoku Enver’, ‘hedhim valle në gojën e ujkut’...”/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!