• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, September 17, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shoku Qemal Lame është i ri në sektorin e Hetuesisë, prandaj ai duhet të angazhojë shokë të tjerë…”/ Shënimi e Simon Stefanit dhe Pëllumb Kapos, nëntor ‘82

“Vitali Paska dhe Zhak Jumba, me shtetësi kongoleze, agjentë të Zbulimit amerikan, jugosllav, grek, italian e turk…”/ Letra e Hekuran Isait dhe e Pëllumb Kapos në ’82-in
“Shoku Qemal Lame është i ri në sektorin e Hetuesisë, prandaj ai duhet të angazhojë shokë të tjerë…”/ Shënimi e Simon Stefanit dhe Pëllumb Kapos, nëntor ‘82
“Kemi hequr Alibalin dhe Sheri Mitën, por kemi problem, Anagnostin, Shytin e Robert Ndrenikën…”/ Lista e 67 artistëve me biografike të keqe që do largoheshin…
“Vitali Paska dhe Zhak Jumba, me shtetësi kongoleze, agjentë të Zbulimit amerikan, jugosllav, grek, italian e turk…”/ Letra e Hekuran Isait dhe e Pëllumb Kapos në ’82-in
“Shoku Qemal Lame është i ri në sektorin e Hetuesisë, prandaj ai duhet të angazhojë shokë të tjerë…”/ Shënimi e Simon Stefanit dhe Pëllumb Kapos, nëntor ‘82
“Shoku Qemal Lame është i ri në sektorin e Hetuesisë, prandaj ai duhet të angazhojë shokë të tjerë…”/ Shënimi e Simon Stefanit dhe Pëllumb Kapos, nëntor ‘82
“Shoku Qemal Lame është i ri në sektorin e Hetuesisë, prandaj ai duhet të angazhojë shokë të tjerë…”/ Shënimi e Simon Stefanit dhe Pëllumb Kapos, nëntor ‘82
“Vitali Paska dhe Zhak Jumba, me shtetësi kongoleze, agjentë të Zbulimit amerikan, jugosllav, grek, italian e turk…”/ Letra e Hekuran Isait dhe e Pëllumb Kapos në ’82-in
“Shoku Qemal Lame është i ri në sektorin e Hetuesisë, prandaj ai duhet të angazhojë shokë të tjerë…”/ Shënimi e Simon Stefanit dhe Pëllumb Kapos, nëntor ‘82

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al /publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), që janë pjesë e një dosje e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat i dërgohen Komitetit Qendror të PPSH-së, ku ndodhen disa relacione dhe një studim i bërë nga Hetuesia e Përgjithshme e Republikës, (i firmosur nga ministri Hekuran Isai), lidhur me propozimet e bëra nga Drejtoria e Punëve të Brendshme e Tiranës dhe Degët e Punëve të Brendshme të disa rretheve të vendit, si: Tropoja, Kukësi, Shkodra, Dibra, Saranda, Korça, Fieri etj., me propozimet për arrestimin e personave të ndryshëm që kishin bërë krime kundër shtetit, si agjitacion e propaganda, tradhti në formën e spiunazhit, sabotimit, etj.

Dokumenti me propozimet e bëra nga Sigurimi i Shtetit, për arrestimin e katër të pandehurve që akuzoheshin si agjentë të Zbulimit Jugosllav, si Nexhat Hamiti në Elbasan, Sulejman Aliu në Sarandë, Hamdi Vata në Kukës dhe Havzi Dangëllia, agjent i Zbulimit Grek në Korçë, Nexhat dhe Ajet Iljazi, emigrant kosovarë me shtetësi jugosllave, Vitali Paska dhe Zhak Jumba, me shtetësi kongoleze, si agjentë të Zbulimeve Sekrete amerikane, jugosllave, greke, italiane dhe turke, Ilia Stavri dhe Stavro Kajavoj, si agjentë të Zbulimeve greke, Siri Jazo e Xhemal Lile nga Vlora, Vasil Dhima nga Saranda, Ali Hyka nga Tropoja, Agim Patoku nga Tirana, Hysen Hyseni, Bernard Lajthia, Pashko Marko dhe Bruno Hika nga Shkodra, Hysen Verdalis nga Pogradeci, Mersin dhe Rexhep Hoxha nga Dibra, etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në arrestimin e armikut të Partisë, Kadri Hazbiu, do marrin pjesë shokët….. dhe ai do dërgohet me…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i Sigurimit, për ish-ministrin dhe amaneti që ju la familjarëve të tij!

“Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, i veshur me rrobat ushtarake të EDES, theri me dhjetëra shqiptar mysliman më 27 qershor 1944 në Paramithi dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Raporti për anëtarin e Byrosë Politike dhe sekretarin e Komitetit Qendror të PPSh-së, Simon Stefani, (që mbulonte organet e ‘Diktaturës së Proletariatit’), i hartuar nga Pëllumb Kapo, (funksionarë i lartë në aparatin e Komitetit Qendror për organet e Sigurimit të Shtetit), i cili e hidhte poshtë studimin e firmosur nga Hekuran Isai, duke e konsideruar atë dokument, thjesht si ‘konkluzione të punës së Hetuesisë’ dhe i tërhiqte vërejtje zëvendës Kryetarit të Hetuesisë, Qemal Lame, për punë të dobët, etj!

Dokumenti sekret i hartuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, me studimin e Hetuesisë së Përgjithshme, lidhur me propozimet e bëra nga Degët e Punëve të Brendshme në rrethe, për arrestimet e personave që akuzoheshin për krime kundër shtetit

                                                              Vijon nga numri i kaluar

Shënimi i Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Simon Stefani, dërguar Pëllumb Kapos, funksionar për organet e Sigurimit të Shtetit, në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së

                               Shoku Pëllumb

Me që ju kini biseduar me shokë të Hetuesisë për vërejtjet që ju kishit për studimin, mendoj që të mos bëj unë asnjë përsëritje të dytë. Të bëjmë kujdes që t’i ndihmojmë.

                                       16.XI.1982             

                                     Simon Stefani

Raport-informacioni i Pëllumb Kapos, funksionar për organet e Sigurimit të Shtetit në aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, dërguar Simon Stefanit

             Shoku Simon

Mbasi studiova materialin studimor për propozimet, për arrestim, shpreh disa mendime:

Nga forma ky nuk mund të quhet studim, por disa konkluzione që dalin nga veprimtaria praktike e Hetuesisë, lidhur me propozimet për arrestim. Dhe nga përmbajtja, mendoj se ky material lë për të dëshiruar.

Studimi, si në formë dhe në përmbajtje, duhet të jetë më i gjerë dhe më i thellë.

Shokët e Drejtorisë së Hetuesisë kanë bërë dhe na kanë dërguar dhe në një “studim” tjetër, për të cilat kemi të njëjtat vërejtje që themi dhe për këtë “studim”, si nga forma dhe përmbajtja. Për këtë “studim”, ne ja bëmë vërejtje shokëve të Hetuesisë, të cilët ishin dakord me vërejtjet tona.

Mendoj që dhe në këtë studim që paraqitet për propozimet për arrestimin, duhej të nxirreshin disa konkluzione më të thella që t’i shërbenin më shumë punës së organit dhe Partisë.

 Do të ishte që në këtë studim të paraqitej:

  • Se si ka qenë bazueshmëria dhe objektiviteti në marrjen në përpunim dhe ndjekjen e tij.
  • Në se ndjekja e përpunimit është bërë me operativitet apo me ngathtësi e zvarritje duke tejkaluar afatet e ndjekjes.
  • Në se është përdorur drejt kompleksi i llojeve të punës agjenturalo – operative apo është absolutizuar vetëm agjentura ose teknika operative.
  • Në se edukimi e drejtimi i agjenturës është bërë i drejtë, i vazhdueshëm dhe në përshtatje me tendencën e personalitetin e përpunimit.
  • Disa konkluzione duhet të ishin nxjerrë dhe përsa i përket personalitetit të personave që propozohen për arrestim, si: përbërja politike, gjendja shoqërore, mosha, vendi banimit të tyre, shtrirja e aktivitetit armiqësor dhe shkalla e rrezikshmërisë së tyre, se ishte bërë më parë luftë parandaluese me ta.
  • Si ka qenë roli dhe ndihma e përgjegjësve në ndjekjen e këtyre përpunimeve etj.

Të gjitha këto kanë të bëjnë me atë se si e sa i zbatojnë organet orientimet e Partisë për të qenë dhe gjykuar sa me objektivitet e të partishëm, të saktë e të shpejtë, sa të ashpër me armikun, por dhe të matur me viktimat e tij.

Dhe për këto vërejtje, mendoj që t’ia bëjmë prezencë shokëve të Drejtorisë Hetuesisë, për t’i patur parasysh në të ardhmen.

Njëkohësisht mendoj që shokut Qemal Lame, zëvendës drejtor i Hetuesisë, t’i thuhet që në bërjen e studimeve, duhet të angazhojë dhe shokët të tjerë, si brenda drejtorisë, ashtu dhe të sektorëve me të cilët lidhet studimi, pastaj në përfundim t’ua bëjë atyre të njohur këtë studim.

E them këtë, mbasi dhe në studimin e mëparshëm që bën fjalë për agjenturën në dhomat e paraburgimit, me konkluzionet që janë nxjerrë, të lihet përshtypja se nuk është konsultuar me sektorët e tjerë.

Shoku Qemal është i ri në sektorin që punon, prandaj për shumë gjëra duhet të konsultohet si me shokët brenda drejtorisë dhe me ata të sektorëve të tjerë.

                                      Pëllumb Kapo

16.11.1982

Shënimi i anëtarit të Byrosë Politike dhe sekretarit të Komitetit Qendror të PPSh-së, Simon Stefani, që mbulonte organet e ‘Diktaturës së Proletariatit, për Pëllumb Kapon, vartësin e tij në aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së

                                                  Sh. Pëllumb

Shkeljet e thëna nga punonjësit e Hetuesisë janë të rënda dhe krijojnë problem në marrëdhëniet me popullsinë, për këtë shkelje konkludojmë të nxjerrin organet shtetërore, por edhe organet dhe organizatat e Partisë që mbulojnë këtë organizëm. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Akuza e Enver Hoxhës: “Unë bëra një punim të vogël për Ushtrinë dhe ja dhashë Beqirit ta lexonte, por ai më tha se…”/ Mbledhja e Byrosë Politike, dhjetor ’70-të

Next Post

Kalendari Historik 27 Janar 2022

Artikuj të ngjashëm

“Feçori na urdhëroi të zbulonim vajzën nga Elbasani, që i shkoi në shtëpi infermieres së Enver Hoxhës dhe i tha; ‘Unë jam bija e jote, nga lidhja jashtë martesore…”/ Zbulohet dokumenti i bujshëm, 20 tetor ‘82
Dossier

“Në arrestimin e armikut të Partisë, Kadri Hazbiu, do marrin pjesë shokët….. dhe ai do dërgohet me…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i Sigurimit, për ish-ministrin dhe amaneti që ju la familjarëve të tij!

September 17, 2025
“Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, i veshur me rrobat ushtarake të EDES, theri me dhjetëra shqiptar mysliman më 27 qershor 1944 në Paramithi dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, i veshur me rrobat ushtarake të EDES, theri me dhjetëra shqiptar mysliman më 27 qershor 1944 në Paramithi dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

September 14, 2025
“Më 24 gusht 1947, Marko Vafiadhis erdhi në Tiranë me nxitim dhe kërkoi nga Enver Hoxha, që të dërgojë çamë të dëbuar prej Greqisë në malin Gramoz, për të luftuar, kundër…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

September 15, 2025
“Gjermanët quhen pushtues paqësor të Greqisë, pasi me ta bashkëpunuan me mijëra grekë, vlleh, sllavo-maqedonas, bullgarë, romë, etj., kurse çamët…”/ Ana e panjohur e historisë fqinjëve tanë

“Kur kryepeshkopi i Greqisë Serafim, takoj në Athinë në ’93-in R. Karaxhiçin dhe ky donte t’i puthte dorën, kryepeshkopi i tha; unë duhet të puth këmbët e tua, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur  

“William Ottonell, u hodh nga kati i katërt i Hotel ‘Apollonia’ dhe këtë e bëri, pasi kur hyri në territorin tonë, i qethën flokët dhe…”/ Dokumenti i Sigurimit për ngjarjen e tragjike të turistit irlandez, më 27 korrik 1975

September 11, 2025
Next Post
Janar

Kalendari Historik 27 Janar 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme