• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Si i arrestuam grupet ‘Gargarelët’, ‘Sirena e fitores’ dhe ‘Fafajc’, me 50 anëtarë, që hidhnin trakte në Lezhë, Vlorë, Durrës, Tiranë…”/Dokumenti sekret i ’74-ës

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një dokument arkivor me siglën “Tepër sekret” që është nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, pjesë e një dosje voluminoze e ish-Sigurimit të Shtetit, e cila i përket vitit 1974, ku flitet se si u zbuluan dhe u goditën disa grupe armiqësore, si:  “Gargarelët”, “Holls”, “Sirena e fitores” dhe “Fafajc”, nga Tirana, Lezha, Durrësi, Korça, Berati, Shkodra, Fieri, Elbasani, Tropoja dhe Tepelena, të cilët bënin agjitacion e propagandë dhe hidhnin trakte e fletushka, kundër regjimit komunist, ku midis të tjerash thuhet: “Grupet ‘Holls’, ‘Fafajc’ dhe ‘Sirena e fitores”. kishin dhe nuance të theksuara organizimi, ata kishin zëvendësuar teserat e BRPSH-it (Bashkimit Rinisë së Punës së Shqipërisë), me librezat e grupit, paguanin kuotizacion, punonin për krijimin e një fondi financiar, kishin caktuar komisarin dhe kryetarin e grupit, mbanin nofka, parulla dhe kundër-parulla të ndryshme, secili për t’u ndërlidhur me njëri tjetrin…”!

Pas fjalës së Enver Hoxhës mbajtur në 15 marsin e vitit 1973, në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, ku tema kryesore ishte “Lufta ndaj shfaqjeve të huaja dhe liberale e ndikimit të tyre në art, kulturë, letërsi e gjithë jetën e vendit”, fjalë e cila i kishte paraprirë, ajo e mbajtur në Byronë Politike në janarin e atij vitit, ku ai kritikoi dhe goditi për herë të parë Festivalin e 11 Kombëtar të Këngës në Radio-Televizion, përveç organizatave dhe komiteteve të partisë në Tiranë dhe në mbarë vendin, që filluan mbledhje të shumta “nën frymën e fjalës së shokut Enver”, edhe organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Sigurimi i Shtetit, ndërmorën një fushatë me arrestime dhe “zbulime grupesh armiqësore”. Veç të tjerash kjo bëhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor me siglën “Tepër sekret” që është nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe i përket vitit 1974. Sipas dokumentit në fjalë që është një përmbledhje e një dosje voluminoze, ku është “dokumentuar” puna e Sigurimit të Shtetit në drejtim të këtyre “grupeve armiqësore”, në periudhën 1973-’74, në të vërtetë ato s’ishin gjë tjetër veçse disa të rinj, apo dhe grupe të rinjsh, që asokohe ndiqnin modën, mbanin flokë të gjata, shikonin emisionet në kanalet e huaja televizive të vendeve fqinjë etj., të cilët Sigurimi i Shtetit, i etiketonte dhe i akuzonte si “Grupe armiqësore”, të cilët “kishin hedhur trakte dhe fletushka me përmbajtje armiqësore”. Për më shumë na njeh dokumenti në fjalë që publikohet ekskluzivisht nga Memorie.al

Dokumenti i Sigurimit të Shtetit: “Zbulimi dhe goditja e disa grupeve armiqësore”

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

Brenda gjashtëmujorit të dytë të vitit 1973 u ndoqën, u zbuluan dhe u goditën 10 grupe armiqësore me mbi 50 pjesëtarë që vepronin në rrethet Tiranë, Korçë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Berat, Fier, Elbasan etj. Rezultonte se si “Holls”, që ishte krijuar që në vitin 1971, në shkollën e mesme Mjekësore në Vlorë dhe që më vonë u shtri në disa rrethe, “Sirena e fitores” që u krijua në Durrës, “Fafajc” që u krijua në Lezhë, “Gargarelët” në Tiranë etj, fillimisht kishin prirje vagabondazhi, shthurje, të dhënë pas modës dhe mënyrës perëndimore të jetesës, dëgjonin e shihnin emisione në radio-televizionet e huaja, e gradualisht kaluan në veprimtari armiqësore në agjitacion e propagandë dhe veprimtari të mprehtë armiqësore.

Fillimisht veprimtarinë e zhvillonin si individë, madje në dy tre veta dhe gradualisht i zgjeronin radhët me të rinj të tjerë, të cilët manifestonin shfaqje të huaja në sjelljen e tyre.

Grupet “Holls”, “Fafajc” dhe “Sirena e fitores”, kishin dhe nuancë të theksuara organizimi, ata kishin zëvendësuar teserat e BRPSH, me librezat e grupit, paguanin kuotizacion, punonin për krijimin e një fondi financiar, kishin caktuar komisarin dhe kryetarin e grupit, mbanin nofka, parulla dhe kundër-parulla të ndryshme, secili për t’u ndërlidhur me njëri tjetrin.

Nga veprime të thjeshta, që në fillim nuk dukeshin armiqësore, kaluan gradualisht në kryerjen e akteve armiqësore, duke përgatitur dhe hedhur fletushka, letra dhe trakte anonime me përmbajtje të theksuar armiqësore, kundra Partisë dhe pushtetit popullor. Kështu veproi grupi “Sirena e fitores” që hodhi trakte në shkollën e mesme të Mekanikës Bujqësore në Shkozet të Durrësit, nëpërmjet të cilave bënin thirrje për t’u ngritur me forcë, kundër pushtetit popullor, “Gargarelët” që hodhën fletushka në Tiranë etj.

Në të gjitha këto grupe ka ekzistuar dëshira për t’u arratisur jashtë shtetit. Ata dolën dhe kundër fjalimeve të shokut Enver Hoxha dhe Pleniumit të IV-të të PPSH-së, duke marrë në mbrojtje armiqtë e popullit, Fadil Paçrami dhe Todi Lubonja.

Si veçori dilte përhapja e shtrirja e tyre, në të gjithë vendin në një kohë të shkurtër. Kështu si “Holls”, “Sirena e fitores”, “Gargarelët” etj, nga 2-3 veta që kishin në fillim, brenda 2-3 muajve u shtuan në 7-10 vetë.

Ata nuk dukeshin në fillim me nuance kundërrevolucionare, pasi 90 për qind të tyre vinin nga familje me qëndrim të mirë politik, që disa prej tyre, prindërit i kishin komunistë, gjë që e vështirësonte shumë punën e punonjësve të Sigurimit për t’i zbuluar dhe goditur që në embrion.

Veçori tjetër, ishte gërshetimi i kësaj veprimtarie armiqësore, me atë të elementëve antiparti e të deklasuar dhe se veprimtaria armiqësore e këtyre elementëve të degjeneruar, ishte më e përhapur në qytete se në fshatra.

Vështirësia në punën e Organeve të Sigurimit të Shtetit, për zbulimin e goditjen në kohë të kësaj veprimtarie, ishte se ndërsa veprimtaria në radhët e tyre shtrihej shpejt, ajo nuk konstatohej dot që në hapat e parë me nuance e qëllime kundërrevolucionare, pse shumica e të rinjve që implikoheshin, ishin me qëndrim të mirë politik e moral. Megjithëkëtë, zbërthimi i tyre bëhej më lehtë se me të moshuarit, por nuk konstatohej e lehtë që në fillim.

Nga përpunimi që i’u bë u arritën këto veçori dhe u bë e mundur që brenda 3-4 muajve, të dokumentohet, të goditet dhe parandalohet kjo veprimtari armiqësore. Nga 50 pjesëtarët kryesorë të këtyre grupeve, u goditën vetëm 11 kryesorët, kurse të tjerët u këshilluan dhe u demaskuan, në prezencë të familjeve të tyre, në organizatat e masave, qendrave të punës dhe shkollave.

Megjithëse pjesa më e madhe e pjesëtarëve të grupeve ishin me prejardhje të mirë politike dhe morale, kjo nuk u bë pengesë që të veprohej me vonesë, siç u bë me grupin “Holls”. Që megjithëse problemi u centralizua në qendër, u veprua me vonesë si nga sektori në Ministri dhe nga Degët e Punëve të Brendshme në Tepelenë, Tropojë dhe Sigurimin e Ushtrisë.

“Po të mos luftohen që në embrion, ndikimet dhe shfaqjet e mënyrës së jetesës revizioniste, ato i hapin shtegun shthurjes dhe degjenerimit të njerëzve, që janë aq të rrezikshëm për çështjen e socializmit”, tha shoku Enver Hoxha në Pleniumit e IV-të të Komitetit Qendror të Partisë.

Rezultonte se pas të rinjve, me përbërje të mirë morale dhe politike, qëndronin dhe fshihej dora e armikut të klasës, i cili i nxiste dhe i inkurajonte për veprimtari të theksuar armiqësore. Fakti që në përbërje të këtij grupi ishin disa element armiq, të cilët ishin kryesorët që nxitën dhe i çuan në veprime të mprehta armiqësore të tjerët, nxirrte domosdoshmërinë e ndjekjes deri në fund të lidhjeve dhe fijeve të kësaj veprimtarie me elementë armiq të drejtimeve të tjera.

Këtej konkludohet se degjenerimi moral, të çon në degjenerimin politik. Kështu shumica e grupeve të zbuluar dhe goditur në vitin 1973-’74, kishin qenë për motive vagabondazhi, shthurje morale, të cilat i çuan në veprime të karakterit politik. Këtu ndikonte edhe puna armiqësore e komplotistëve, që ishin në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe që në praktikë, në më të shumtën e rasteve, problemet ndaheshin: Kjo është e thjeshtë, i takon policisë, kjo është objekt pune për Sigurimin etj. Partia duke konstatuar këtë praktikë të shtrembër e kritikoi dhe caktoi detyra për forcimin e bashkëpunimit midis organeve, sektorin e ndjekjes së krimeve në qendër e rrethe.

Më mirë duhej ndjekur dinamika e ngritjes së përpunimeve në element me mosha të reja dhe me prejardhje dhe qëndrim armiqësor aktual, sepse mosha deri në 25 vjeç, zinte numrin më të madh të përpunimeve dhe elementët e deklasuar nuk vlerësoheshin e ndiqeshin si duhet në këtë drejtim. Në vend që të merreshin në përpunim këtë element, merreshin në fakt ata që nuk ishin armiq, por që ndikoheshin nga armiqtë.

Vëmendja, theksonte Partia, duhej përqendruar më shumë në radhët e deklasuarve, për t’u futur më thellë, në mënyrë që të studioheshin, zgjidheshin e tërhiqeshin në shërbim si bashkëpunëtorë të kualifikuar, duke kryer më tepër veprime operative./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nxënësit e Liceut pinë cigare, Sokol Shupo s’duhet të shkonte në Rumani, tre djem dhe një vajzë u dehën dhe te dera e drejtorit të Liceut, shkruhet WC…”/Raporti për Komitetin Qendror

Next Post

Kalendari Historik 6 Janar

Artikuj të ngjashëm

Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
Next Post
JANARI

Kalendari Historik 6 Janar

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!