• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Vendi i dorëzimit të jetë piramida Nr.15 dhe dy grupet të qëndrojnë 400 /Dokumentet sekrete

“Vendi i dorëzimit të jetë piramida Nr.15 dhe dy grupet të qëndrojnë 400 /Dokumentet sekrete
“Vendi i dorëzimit të jetë piramida Nr.15 dhe dy grupet të qëndrojnë 400 /Dokumentet sekrete
“Vendi i dorëzimit të jetë piramida Nr.15 dhe dy grupet të qëndrojnë 400 /Dokumentet sekrete
“Vendi i dorëzimit të jetë piramida Nr.15 dhe dy grupet të qëndrojnë 400 /Dokumentet sekrete
“Vendi i dorëzimit të jetë piramida Nr.15 dhe dy grupet të qëndrojnë 400 /Dokumentet sekrete
“Vendi i dorëzimit të jetë piramida Nr.15 dhe dy grupet të qëndrojnë 400 /Dokumentet sekrete
“Vendi i dorëzimit të jetë piramida Nr.15 dhe dy grupet të qëndrojnë 400 /Dokumentet sekrete
“Vendi i dorëzimit të jetë piramida Nr.15 dhe dy grupet të qëndrojnë 400 /Dokumentet sekrete
“Vendi i dorëzimit të jetë piramida Nr.15 dhe dy grupet të qëndrojnë 400 /Dokumentet sekrete
“Vendi i dorëzimit të jetë piramida Nr.15 dhe dy grupet të qëndrojnë 400 /Dokumentet sekrete

Dashnor Kaloçi 

Memorie.al publikon disa dokumente të panjohura të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë që për gati gjysëm shekulli janë klasifikuar si “Tepër sekret” dhe tashmë të de-klasifikuara të cilat i përkasin vitit 1953 dhe paraqesin një korrespondencë në mes Legatës shqiptare në dhe asaj të Republikës Popullore Federative të Jugosllavisë në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, lidhur me procedurat dhe rregullat që do të zbatoheshin për shkëmbimin e disa të arratisurve të dy vendeve përkatëse.

Çfarë thuhet në tekstin e notës së legatës së qeverisë jugosllave lidhur me procedurat e shkëmbimit të arratisurve që do të kryheshin në piramidën nr.15 të pikës kufitare të Bllacës afër Maqellarës, ku dy grupet e dorëzimit duhet të qëndronin 400 metra larg vijës së kufirit me nga një flamur të bardhë, ku nuk duhet të kishte asnjë njësit shërbimi të armatosur?!

Si dhe korrespondenca e legatës shqiptare në Budapest me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, për notën e legatës jugosllave në Budapest, lidhur me dy shtetasit shqiptarë nga Himara, Polikron dhe Anton Nallano, të cilët ata kërkonin t’i kthenin në Shqipëri, pasi i kishin mbajtur për shumë kohë në një spital të Sarajevos…

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’76-ën, Presidenti i Republikës Haxhi Lleshi, internoi në Mollas edhe gruan e tij Haxhire (Jegenin), e të birin Rushitin, si edhe vëllezërit e kushërinjtë e gruas…”! / Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

“T’i konfiskohet pasuria Jorgji Filip Ziut, banues në Durrës, pasi duke qenë me shërbim në Trieste të Italisë, arratiset nga Moto-Varka “Sazani” dhe…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

Ndonëse regjimi komunist i Enver Hoxhës i kishte prishur marrëdhëniet me Jugosllavinë e Marshallit Josif Broz Tito që në vitin 1949, duke i shkëputur të gjitha urat e komunikimit me qeverinë e Beogradit, për 40 vite ndërmjet Tiranës zyrtare dhe fqinjëve tanë veriorë, u ruajt e paprekur një marrëveshje e fshehtë, e lidhur në mes tyre që pas mbarimit të Luftës, kur dy vendet ishin duke shijuar “vitet e mjaltit”! Ajo marrëveshje sekrete e cila funksionoi më së miri deri në fillimin e vitit 1990-të, kishte të bënte me shkëmbimin reciprok të të arratisurve të dy vendeve, të cilët kërkonin strehim politik. Cilat ishin pikat e asaj marrëveshje, nga kush dhe kur ishte nënshkruar e çfarë sanksiononte ajo? Lidhur me të gjitha këto, Memorie.al” disponon vetëm dokumentet ku flitet për procedurat teknike të shkëmbimit të të arratisurve dhe mënyrat se si janë zbatuar ato konkretisht, me disa prej shtetasve shqiptarë dhe jugosllavë që kishin kaluar kufijtë e shteteve të tyre në mënyrë ilegale. Këto dokumente që janë nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe për vite kanë mbajtur siglën “Tepër sekret”, prej kohësh janë de klasifikuar dhe janë të hapura për studiuesit e publikun e gjerë.

Informacioni i Legatës jugosllave në Budapest

Në fillimin e viteve ’50-të kur marrëdhëniet në mes Tiranës zyrtare dhe Beogradit ishin tepër të acaruara, informacionet për shqiptarët e arratisur në Jugosllavi dhe procedurat për shkëmbimin e tyre, bëheshin nëpërmjet Legatës jugosllave në Budapest, e cila me anë të një note zyrtare njoftonte Legatën shqiptare po në Budapest. Në një prej këtyre notave, thuhet:

Legatës së R.P. të Shqipërisë Budapest

Legata e R.F.P.J. në Budapest i shpreh nderimet e saja Legatës së R.P. të Shqipërisë, dhe ka nderin të njoftojë për sa vijon: Më 28 shtator 1953, në sektorin e Dibrës, dy fëmijë nga Shqipëria dhe këta Bastri Donati dhe Maliq Nexhat, kaluan në Jugosllavi. Organet kompetente jugosllave dëshirojnë që fëmijët tua kthejnë prindërve të tyre, porsa Legata e R.P. të Shqipërisë të njoftojë ku dhe ku organet e R.P. të Shqipërisë mund të marrin në dorëzim fëmijët e përmendur.

Legata e R.P.F.J. ç’frytëzon edhe këtë rast për t’i ç’shfaqur Legatës së R.P. të Shqipërisë nderimet e saja.

Budapest. Më 1 tetor 1953.

Këtë informacion të Legatës jugosllave në Budapest, legata shqiptare e përcillte në Ministrinë e Jashtme në Tiranë, e cila më pas ia paraqiste atë Ministrisë së Brendshme që merrej me zbatimin e saj sipas procedurave që kishte marrëveshja.

Proçedurat e shkëmbimit

Ministria e Brendshme në Tiranë nëpërmjet Ministrisë së Jashtme i propozonte palës jugosllave mënyrën dhe procedurat që duhej të ndiqeshin për kthimin në Shqipëri të dy shtetasve shqiptarë nga rrethi i Dibrës, të cilët ishin arratisur në Jugosllavi. Në letrën e Ministrisë së Brendshme thuhet:

Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë.

Në lidhje me propozimin e autoriteteve jugosllave për dorëzimin e dy pionierëve shqiptarë që kanë kaluar kufirin për në tokën jugosllave në datën 28 shtator 1953, asht e nevojshme të proçedohet si vijon:

  1. Të caktohet data dhe ora e dorëzimit, dorëzimi të bëhet prej orës 10 deri në orën 11 të datës 20 tetor 1953.
  2. Vendi i dorëzimit të jetë piramida Nr. 15, ku kalon rruga automobilistike Maqellarë-Dibër (rajoni i kufirit Bllacë e sipërme).
  3. Dorëzimi të bëhet pikërisht në vijën e kufirit duke mos lejuar kalimin e tij nga asnjëra palë.Grupet e të dy palëve që do të bëjnë dorëzimin të qëndrojnë deri 3 km. lark vijës së kufirit.
  4. Grupet dorëzuese të përbëhen nga 3 vetë plus 3-4 ushtarakë të rojës së grupeve.
  5. Në një gjerësi dhe thellësi 200 m. të sektorit të dorëzimit të mos ketë asnjë njësit shërbimi kufitar të të dy palëve, gjatë kohës që kryhet dorëzimi, përveç rojeve të dy grupeve.
  6. Para takimit për dorëzim të ngrihet flamuri i bardhë nga të dy anët, nga një distancë prej 400 m.
  7. Për marrjen në dorëzim të ngarkohen Komandanti i Repartit Nr. 293 Peshkopi, Major Gani Vajza dhe Komisari Politik Toger Pandi Pino, të shoqëruar me oficer të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Peshkopi.

Sipas dokumenteve që gjenden në Arkivin e Ministrisë së Jashtme, ky propozim i Ministrisë së Brendshme në Tiranë, është pranuar nga pala jugosllave dhe më pas është bërë edhe kthimi në Shqipëri i dy shtetasve shqiptarë nga rrethi i Dibrës që ishin arratisur në vendin fqinjë. Por në bazë të marrëveshjes së fshehtë të dy vendeve, kthimi i tyre është bërë duke i shkëmbyer me tre shtetas jugosllavë që ishin arratisur nga vendi i tyre dhe ndodheshin në Shqipëri.

Lidhur me këtë bën fjalë telegrami i ambasadorit shqiptar në Budapest, Piro Koçi, i cili njofton Ministrinë e Jashtme në Tiranë se pala jugosllave kërkon riatdhesimin e tre shtetasve të saj.

Në atë telegram thuhet:

Ministrisë së P të Jashtme.

Budapest 18.X. 1953.                                                                              Tepër sekret

Me notën Nr.579: 53 datë 17 nandor Legata Jugosllave njofton se më 15 qershor të këtij viti tre fëmijë shtetas jugosllavë nga Dibra, të quajturit Nikolla Prokosh, lindur në 1939, Reshid Isko 1940 dhe Vetko Mitreski 1938, për arsye të paditur kaluan kufirin dhe u mbajtën në R.P.SH. Si mbas letrave që kanë marrë prindërit këta ndodhen në Vlorë. Legata transmeto kërkesën e sekretariatit të shtetit për kthimin e tyre në Jugosllavi.

Piro

Telegram i ambasadorit Piro Koçi për dy të arratisurit nga Himara

Ministrisë P. Jashtme

Budapest 18 dhjetor

Legata e Jugosllavisë me notën Nr. 691/53 njofton se prej 19 tetor 946 ndodhet në klinikën e spitalit të Sarajevë dy të sëmurë shqiptarë të quajtur Polikron Nallano dhe Anton Nallano nga Himara. Prej kësaj date deri më 31 tetor 953 për ta janë shpenzuar 1475280 dinar. Kërkohet pagimi i tyre dhe veç kësaj nëse duan vazhdimin e mjekimit që koston 800 dinar në ditë. Në qoftë se jo kërkohet të dinë në ç’vend dhe kur mund të merren në dorëzim nga organet tona.

Piro

                                                      Notë Verbale

Legata e Republikës Popullore të Shqipërisë në Budapest i paraqet nderimet e saja Legatës së Republikës Federative të Jugosllavisë, dhe në përgjigje të notës 459/53 datë 1 tetor 1953, ka nderin të njoftojë si vijon: Në lidhje me kthimin e dy fëmijëve, pala shqiptare propozon që dorëzimi i dy fëmijëve të bëhet në orën 11 të datës 20 tetor në Piramidën nr.15 ku kalon rruga automobilistike Maqellarë-Dibër, rajoni i katundit Bllacë e sipërme. Dorëzimi i fëmijëve të bëhet nga një oficer i shoqëruar nga dy të tjerë për secilën palë, të cilët të mos e kalojnë kufirin porse të qendrojën tre metro larg vijës kufitare. Të dy palët do të afrohen nga me flamur të bardhë nga një distancë prej 400 metro larg nga vija e kufirit. Legata e Republikës Popullore të Shqipërisë pret përgjigjen e legatës Federative Popullore të Jugosllavisë nëse është dakord me propozimin e palës Shqiptare për procedurën e dorëzimit të dy fëmijëve.

Budapest më 12 tetor 1953

Dëshmia e oficerit të Sigurimit: Një shqiptar i arratisur, shkëmbehej me 3 kosovarë dhe shtetasit jugosllavë mbaheshin te kulla e gjeneral Pervizit në Laç. Sipas dëshmisë së njërit prej ish-funksionarëve të lartë të Sigurimit të Shtetit, (N.L.) viktima të marrëveshjes së fshehtë në mes Tiranës dhe Beogradit, nga ana e palës jugosllave kanë qenë kryesisht kosovarët. Kur Tirana zyrtare i kërkonte qeverisë së Beogradit për kthimin në Shqipëri të shtetasve të saj që ishin arratisur në Jugosllavi, në këmbim të tyre ajo i dorëzonte palës jugosllave kosovarë të arratisur në Shqipëri. Kanë qenë mjaft të rralla rastet që shkëmbimi i të arratisurve shqiptarë në Jugosllavi të jetë bërë me shtetasit jugosllavë të gjashtë republikave të saj. Pjesa më e madhe e kosovarëve me shtetësi jugosllave dhe kombësi shqiptare që të detyruar nga dhuna serbe arratiseshin dhe vinin në Shqipëri, mbaheshin të izoluar në një vend sekret në periferi të qytetit të Laçit, e cila në atë qytet është njohur si “Kulla e gjeneral Pervizit”, ndërsa në objektet sekrete të Ministrisë së Brendshme të asaj kohe, si “Qendra e filtrimit të shtetasve jugosllavë”. Ajo shtëpi e madhe është e rrethuar nga të katër anët me mure të larta dhe vendroje ku bënin shërbim 24 orësh policë të armatosur nga efektivat e Degës së Brendshme të Krujës. Kosovarët që mbaheshin aty të izoluar, konsideroheshin si agjentë të UDB-së dhe ata qëndronin në dhomat e asaj shtëpie deri sa t’u vinte radha për t’u shkëmbyer me ndonjë shtetas shqiptar që ishte arratisur në Jugosllavi. Sipas ish-oficerit të lartë të Sigurimit të Shtetit, shkëmbimi i të arratisurve bëhej sipas rëndësisë së tyre dhe jo në raporte të drejta numerike. Ka pasur raste kur një shqiptar i arratisur në Jugosllavi, me kërkesën e sugjerimin e Tiranës zyrtare, është shkëmbyer me dy ose tre kosovarë nga ata që mbaheshin tek Kulla e Pervizit në Laç. Ndër shqiptarët e arratisur në Jugosllavi ndër vite, të cilët më pas janë kthyer në Shqipëri duke u shkëmbyer me kosovarët me shtetësi jugosllave, kanë qenë edhe vëllezërit Adem e Ismet Allçi nga Tropoja, në vitin 1963, toger Gramoz Omari me origjinë nga Gjirokastra, vëllezërit Skënder e Shpëtim Marku nga Laçi etj. Gramoz Omari, i afërm i Enver Hoxhës, ish-muzikant i njohur në orkestrën e hotel “Dajti”-t në Tiranë i cili  shërbente si mjek ushtarak në një postë kufitare të Vermoshit, pasi qëndroi 4 vjet në Mal të Zi, UDB-ja e ktheu duke e shkëmbyer me 3 kosovarë. Gjyqi ushtarak në Shkodër e dënoi me vdekje Omarin dhe ai u ekzekutua natën e vitit të ri 1969. Ndërsa vëllezërit Shpëtim e Skënder Marku (ish-komandant i burgut 313 në Tiranë në 1997 me gradën e majorit), ishin viktimat e fundit të marrëveshjes së fshehtë të Sigurimit të Shtetit me UDB-në, të cilët pala jugosllave i ktheu menjëherë në Shqipëri në 1 qershor të vitit 1988./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share20TweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me shoqëruesin e Babë Myslymit, do i bënim atentat Enverit në Pezë…”, Deponimi në gjyq i Sulo Klosit, që e lanë tre ditë të varur në litar në mes të Rubikut

Next Post

"Filmin ‘Kur zbardhi një ditë’ të Milkanit, na e kërkojnë shoqëri perëndimore të distribucionit, deri në Tokio…” / Letra e zv/drejtorit të Kinostudios për Komitetin Qëndror, në ’73-in

Artikuj të ngjashëm

“Trakti fliste kundër vendimit të gjyqit, ku ishte dënuar vëllai im, me shokë të tjerë, të cilët kishin sharë Partinë Komuniste dhe…”/ Dëshmitë e 15 vjeçares, para hetuesit Maqo Pecani, në ’47-ën
Dossier

“Në ’76-ën, Presidenti i Republikës Haxhi Lleshi, internoi në Mollas edhe gruan e tij Haxhire (Jegenin), e të birin Rushitin, si edhe vëllezërit e kushërinjtë e gruas…”! / Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

May 23, 2025
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“T’i konfiskohet pasuria Jorgji Filip Ziut, banues në Durrës, pasi duke qenë me shërbim në Trieste të Italisë, arratiset nga Moto-Varka “Sazani” dhe…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 23, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Dossier

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 22, 2025
“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
Dossier

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 23, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 21, 2025
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
Next Post
“Filmin ‘Kur zbardhi një ditë’ të Milkanit, na e kërkojnë shoqëri perëndimore të distribucionit, deri në Tokio…” / Letra e zv/drejtorit të Kinostudios për Komitetin Qëndror, në ’73-in

"Filmin ‘Kur zbardhi një ditë’ të Milkanit, na e kërkojnë shoqëri perëndimore të distribucionit, deri në Tokio…” / Letra e zv/drejtorit të Kinostudios për Komitetin Qëndror, në ’73-in

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!