• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, March 29, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Dedën, të birin e Gjon Markagjonit, Sigurimi i Shtetit e mbajti tre vjet në arkivol, duke i kërkuar…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit

“Dedën, të birin e Gjon Markagjonit, Sigurimi i Shtetit e mbajti tre vjet në arkivol, duke i kërkuar…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit
“Dedën, të birin e Gjon Markagjonit, Sigurimi i Shtetit e mbajti tre vjet në arkivol, duke i kërkuar…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit
“Dedën, të birin e Gjon Markagjonit, Sigurimi i Shtetit e mbajti tre vjet në arkivol, duke i kërkuar…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit
“Dedën, të birin e Gjon Markagjonit, Sigurimi i Shtetit e mbajti tre vjet në arkivol, duke i kërkuar…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit
“Dedën, të birin e Gjon Markagjonit, Sigurimi i Shtetit e mbajti tre vjet në arkivol, duke i kërkuar…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit
“Dedën, të birin e Gjon Markagjonit, Sigurimi i Shtetit e mbajti tre vjet në arkivol, duke i kërkuar…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit
“Dedën, të birin e Gjon Markagjonit, Sigurimi i Shtetit e mbajti tre vjet në arkivol, duke i kërkuar…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit
“Dedën, të birin e Gjon Markagjonit, Sigurimi i Shtetit e mbajti tre vjet në arkivol, duke i kërkuar…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit
“Ju tregoj persekucionin e grave dhe vajzave martire në regjimin komunist të Enver Hoxhës, ku…”/ Historitë tragjike të rrëfyera nga Fatbardha Mulleti Saraçi
0
Shares
8.6k
VIEWS

Fatbardha Mulleti (Saraçi)  

Pjesa e pesëmbëdhjetë

Memorie.al publikon disa pjesë nga libri ‘Kalvari i grave në burgjet e komunizmit’ i autores Fatbardha Mulleti Saraçi, (e mbesa e ish-prefektit të famshëm të Tiranës, Qazim Mulleti), familja e së cilës që nga viti 1944 e deri në 1991-in, u persekutua nga regjimit komunist i Enver Hoxhës, ku vetë babai i Fatbardhës, Haki Mulleti, ish-funksionar i lartë i administratës shtetërore, që nga vitet ’20 të shekullit të kaluar, u burgos dhe u internua familjarisht, deri sa ndërroi jetë në spitalin e Tiranës, i helmuar nga Sigurimi i Shtetit. Në librin e saj “Kalvari i grave në burgjet komuniste’ i cili vjen nga një punë disa vjeçare, autorja ka përshkruar me mjeshtëri historitë e panjohur, të disa prej grave dhe vajzave shqiptare, që vuajtën burgjeve dhe internimeve në regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, duke filluar nga nëna e saj, Pertefe Mulleti, Marie Deda, Hajrie Kazazi, Kushe Seknej, Mrike Pali, Zyliha Rusi, Roza Jakova, Fatime Dilaveri, Hatixhe Pipa, Marije Gjoka, Angjelina Topalli, Vera Bekteshi, etj.

                                                 Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

Dedë Gjon Gjomarkaj

Jeta e tij qe me shumë trazime. E gjithë familja në internim. Në vitin 1945 e morën ushtar, por e burgosën në moshën 22 (njëzetë e dy) vjeçare, e dënuan me pesë vjet heqje lirie, gjoja i lidhur me të arratisurit!!

Kur e liruan nga burgu, nuk arriti të takohej me familjen, sepse e ri arrestuan. Është mbajtur për tre vjet i izoluar nga Sigurimi i shtetit në Tiranë. Nga vitet 1950 -‘53 i bënin presion që t’i shkruante letër babait (që ishte jashtë atdheut), donin ta bënin vegël të Sigurimit, për ta dërguar me aktivitet, për diversion në radhët e Diasporës (në Amerikë).

Tre vjet nën tortura, pa ushqim, pa u la, ka qenë gati duke vdekur, iu fry trupi dhe u bë me anemi të theksuar. Me gjithë torturat që i bënë, ai qëndroi i fortë dhe nuk pranoi të bëhej bashkëpunëtor, d.m.th. vegël e Sigurimit të Shtetit komunist.

Kur e panë që anemia kishte përparuar, atëherë e vunë në ushqim, mandej e nxorën në gjyq dhe e dënuan për herën e dytë, shtatë vjet heqje lirie, gjoja për tentativë arratisjeje!!

Gjatë kësaj periudhe, nëna e motrat që ishin të internuara, nuk e dinin ku ishte djali i tyre. Zotni Deda tregon: -“Ka qenë periudha më e tmerrshme e jetës teme. Mbasi më dënuan për herë të dytë, shtatë vjet, më dërguan në burgun e Gjinokastrës. Atëherë më lejuan me i shkrue letër familjes, për me i tregue se ku ndodhem.  Ato nuk ditshin se ku jam”.

Ka provuar burgun e Vlorës, Shkodrës, Tiranës, Gjirokastrës dhe Burrelit. Ka punua në të gjitha kampet e shfarosjes, ku të burgosurit shfrytëzoheshin si skllevër, si në kampin e Zadrimës, në punimin e digës në Baçel e Naraç.

“Erdhi një mik i babës me të birin me më takue’ – tregon Z. Deda – ‘Sapo e mori vesh Hilmi Saiti (Kryetari i Degës Punëve të Brendshme), më transferoi nga Shkodra në burgun e Tiranës”. Ka punuar në kampin e Bedenit, në Maliq, në Orman, Pojan, tek Ura Bonës.

“Në kampin Orman – Pojan, punuan të burgosurit politikë, për devijimin e shtratit të lumit Devoll, më e futur në kanal, baza e kanalit ishte 60 m. – tregon Z. Deda – dy skarpatet e kanalit bënin 100 m, do të çohej dheu, që të bëhej argjinatura. E gjithë puna asht bë me krahë, një njeri (d.m.th. një i burgosur politik), e kishte normën, me bë 8 m.3 dhe, me lopatë. Do të transferohej 8 m. 3 dhe me karrocë, që ishte 100 m. larg, që do të dërgohej tek argjinatura. Një rrugë ishte 200 m., një m. 3 dhe ishte e barabarte me 10 karroca, d.m.th., një të burgosurit i takonte me bë 15-16 km. rrugë në ditë, gjysma me karrocë plot dhe gjysma me karrocë bosh, që ishte kthimi.

Puna bëhej vetëm me lopatë e karrocë dore dhe punonin nën presionin e policëve. Po kështu është punuar dhe në Vlashuk. Tek Ura e Bonës, që ndodhet midis Peqinit e Elbasanit, u rrafshuan 6 kodra për të mbushur kanalin e hapur nga italianët. Mbi të do të kalonte traseja e hekurudhës afër Peqinit. Inxhinierët sovjetikë nuk ndërtuan urën, por e mbushën vendin me dhe, mbasi fuqia punëtore e skllevërve shqiptarë nuk kushtonte.

U rrafshuan kodrat me krahët e lopatat e të burgosurve politikë. Një i burgosur duhej të transportonte 20-30 vagonë me dhe, nën kërbaçin e rojeve, që zakonisht përdornin drurin e shkozës, që ishte me nyje. Në vitin 1956, me Revolucionin Antikomunist në Hungari, më dërguan në burgun e Burrelit, aty gjeta burra të nderuem të kombit, që ishin të ditun – tregon Z. Deda – si: Ejll dhe Kel Çobën, Shuk Gurakuqin, Ethem Carën, Shefqet Mukën, të nderuemin Z. Vuçiterni, Nino Kurtin, Akila Tasin me vëllain. Dhe erdh koha me u lirue, me pyetën: -Ku don me shkue?

Dua të më bashkoni me familjen – tha Z. Deda. Por më internuan në Kuç të Kurveleshit, aty më mbajtën një vit, jepej ushqim burgu dhe punohej cungu i shqopës, që përdorej për çibukë. Aty gjeta të internuem shumë intelektualë të shquar, të rinj e të moshuar, që kishin studiuar në universitetet evropiane.

Mandej e dërguan të vazhdonte internimin në Savër të Lushnjes. Nëna Mrikë po e priste, por ajo nuk e njohu djalin e saj, Dedën, kishte 13 vjet pa e takue…! Nga Savra e dërguan në Gjaz bashkë me të motrën Marta dhe nipin Gjonin në internim, i ndanë nga pjesa tjetër e familjes. Në Grabian i legalizuan internimin. Punë në bujqësi.

Në Çermë – tregon Z. Deda – isha në brigadë ndërtimi dhe punonim në të gjithë sektorët e fermës “29 Nëntori”, si: në Plug, Grabian, Çermë, Sulzotaj, Dushk, Gjazë.

Në Gjazë më ri arrestuan, në vitin 1977, gjoja për agjitacion e propagandë. Nuk kishin akuza për mua, por detyruan disa punëtorë dhe një vajzë, sikur ajo më kishte thanë se duan me më futë në parti. Më doli vajza e re dëshmitare, ajo thoshte: – Deda është i mirë dhe ulte kokën. Vazhdon tregimin Z. Deda: – M’u dhimb e shkreta vajzë, se rrinte e turpnueme. Më dënuan 10 (dhjetë) vjet burg, motivacioni dihej, gjoja për agjitacion e propagandë. Përsëri në burg. Më dërguan në kampin e Ballshit, aty të dhimbte zemra kur shihje pleq qorra, sakatë, që ishin bë invalidë gjatë viteve të gjata të burgut, ashtu i mbajshin, nuk i lironin…!

Mbasi mbaroi burgun e tretë, përsëri u hap dera e internimit. Tani ishte bashkë me të motrën Marta e nipin Gjon. Dy herë në ditë apel, një herë në mëngjes e një herë në mbrëmje. Kur jam liruar tregon – tregon Z. Deda – takova Valentinën, vajzën e re, që ma kishin qitë si dëshmitare, i thashë: – Valentina, hajde, hajde, s’ka gajle që më ke dalë dëshmitare, se ajo punë ka qenë e regjistrueme, e paracaktueme.

U lirova vetëm në korrik të vitit 1991, më mori një shofer nga Shkodra. Rrugës më ndoqi një breshër i madh. Duket se ishte stuhia e fundit, përfundoi kalvari i vuajtjeve që i filloi në moshën 22 vjeçare dhe po kthehej në qytetin e Shkodrës, në shtëpi, në moshën 67 (gjashtëdhjetë e shtatë) vjeçare. I lodhur, i plakur, pa krijuar familje. Është njeriu me zemër të madhe, që vuajti shumë, por shpirti i tij mbetet përherë i lirë. E gjithë qenia e tij, prania e tij, rrezaton një ngrohtësi, dashuri, qetësi, që dinë ta dhurojnë njerëzit me shpirt të madh, heronjtë që u mbijetuan torturave të sistemit socialisto-komunist të Shqipërisë.

Adnan Muka

Skicë shënimesh prej kujtimeve të mia, të qëndrimit në izolim dhe internim familjar (prill 1945 – tetor 1946). (Kujtime të një 10 – 11 vjeçar):

Ishte viti i fundit shkollor 1944-45, kur mua nxënës në klasën e 5-të të Shkollës Femnore “Ndre Mjeda” së bashku me motrën Lirije (nxënëse e klasës së parë të po kësaj shkolle) na thirrën dhe urdhënuen me shkua në shtëpi. Në shtëpi gjetëm njerëz jo të familjes, ushtarakë (partizanë) dhe civilë. Po grumbulloheshin  në dhomën e gjumit, mobiliet e dhomës së pritjes dhe gjithçka u çmonte, sa ka vlerë përdorimi (relativisht të kushtueshme). Nëna po mblidhte ndërresa (nga një palë) për pesë fëmijët e saj, në dy valixhe, si dhe u lidhën tre shilte, çarçafë e dy jorganë, të cilat u çuan (ngarkuan) te karroca (pajtoni), që pritte tek dera e oborrit. Të përcjellur nga halla e babës, plaka 70-vjeçare Xhevahire dhe disa komshi.

Hipëm në karrocë e të shoqnuem prej një partizani iu drejtuam qendrës, ku po mblidheshin familjet e të arratisurve politikë, e cila ishte një ndërtesë dykatëshe dhe një jerevi e vogël, me një oborr të madh, përballë kullës së Gjon Markagjonit dhe mbrapa burgut të ri. Nëna Syme 39-vjeçe së bashku me fëmijët nga mosha 4-15 vjeç, në bazë të një urdhri qeveritar, lanë shtëpinë e pasurinë dhe filluan ‘odisenë’ e internimit, si shumë familje të tjera shkodrane.

Na caktuan për “banim” dhomën në katin e dytë, në të majtë, me dritare nga dera e oborrit dhe kalaja. Në këtë dhomë u grumbulluan edhe pesë familje të tjera: përballë derës së dhomës ishin vendosë familja Çoba (Pina plakë me Kelin dhe Nuçin) dhe Kolë Jakova me gruan Roza dhe Preka, në anën e majtë të dhomës ishin e shoqja e Cafo beg Ulqinit (Mejremja, me dy vajzat e vogla) dhe e shoqja e Xhelal Bushatit (Sadija me tre fëmijë: Gjylferozën, Eqeremin dhe Fahrijen). Në të djathtë të dhomës ishin e shoqja e Nazim Alltunit (nga Kavaja) Vehibja, e bija e Emin beg Barbullushit dhe familja e emër, e Sheuqet Mukës: nëna Syme, vëllezërit Meserret, Uran, unë (Adnani) dhe dy motrat Lirija dhe Nexhatija, gjithsej nëntëmbëdhjetë vetë.

Prej familjeve që u grumbulluan për internim më kujtohen ajo e Xhemal Najpit (gjashtë vetë) e Shaqir Omarit, Smajl Elezit, Sali Myftis, Mark Malës (gruaja me fëmijët), Bep Negrit, Dacët e Bahçallëkut, Pjetër Ganjolla (Sarreq) me Mark e motër Marija…., e shoqja e Marin Sheldis me fëmijët Gacin e Rrokun etj. Prej Malësisë së Madhe: Katrinë Tomja dhe familja Dedaj (Paloka, Deda etj), familja e Nik Sokolit. Një familje me katër vetë që kanë banua pranë ish-gastronomit…

Mbas një qëndrimi prej një muaji (gjatë kësaj kohe) u përcaktuan familjet që do të internoheshin, të cilat kishin të arratisur brenda vendit dhe jashtë. Na u nisme me autokolonë kamionash (të zbuluem), për në Berat. Ka qenë ditë e hanë, me shi.

Çaste kujtimesh nga izolimi

Vëmendjen e ne fëmijëve e tërhiqnin: Kel Çoba, Prenk Jakova, Deda dhe Katrinë Tomja.

Kel Çoba interesohej dhe na mblidhte me na tregue histori e përralla. Ishte me kulturë të gjanë, plot gjallri, i qeshur, gazmor dhe i dashtun me ne.

Prenk Jakova me fizarmonikën e tij na krijonte atmosferë gëzimi. Shpesh  herë  nëpërmjet  tingujve  të  fizarmonikës  “bashkëbisedonte” me vllaznit e tij Dedën dhe e Çeskun, që dilnin në pjesët e sipërme të dritareve, të mbyllura me 2/3 me mur, të burgut të ri. Deda burrë i vjetër, fizikisht i madh e i shëndosh, rrinte gjithmonë në karrige portative, sepse ishte invalid. Katrinë Tomja malësore, nuse e bukur (e pashme), e re dhe stolitë e shumta në gjoksin e saj, tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Ngjarja që zgjoi, pa zbardhë drita, të gjithë të izoluemit, ishte rrëmuja dhe zhurma e madhe që vinte prej Burgut të Ri, ishte lufta deri në vdekje e Caf Metit dhe Ndue Mirashit (Palit) me oficerë e gardianë burgu, për të mos iu dhanë, lidhë për t’i çue në vend pushkatimi, sepse ishin të dënuem me vdekje.

Në atë periudhë kishte pushkatime (ekzekutime) të shpeshta dhe na (të izoluemit) e dijshim që një ditë ma parë se nesër do të ketë pushkatime, sepse gjithmonë vinte në mbrëmje e qëndronte pranë derës së madhe të ndërtesës tonë një kamion i mbuluar me mushama.

Mbresa nga udhëtimi

Autokolona me kamionë lëvizte ngadalë, rruga automobilistike ishte e keqe, me gropa dhe shpesh u ndalte për nevoja personale të fëmijëve ose edhe për blemje ushqimesh.

Jemi ndalue në Kakarriq. Shitësi i një lokali, Gjyl Mlika, sapo u informua se po internoheshim, u afrua pranë makinave dhe njohu Vehibe Alltunin dhe nënën. Na ofroi biskota, karamele dhe çadër.

Në Lezhë jemi ndalë. Ky qytet atë kohë ishte i vogël dhe menjëherë pranë autokolonës u afruan njerëz dhe lajmi u përhap menjëherë në qytet. Pranë nesh u afrua burri i tezes, Nazim Boriçi, i cili na ndihmoi me ushqime dhe një mushama (ishim të lagur deri në palcë).

Afër mbrëmjes mbërritme në Durrës, ku dhe kaluam natën në një godinë të vjetër, e damtueme, me dritare të thyem e pa xhama (kishte qenë zyra e postës së Durrësit). Kujtoj se pranë nesh ka ardhë Xhevdet Tirana (që n’atë kohë jetonte në Durrës) dhe na ndihmoi duke kërkue leje me na marrë në shtëpi, për të kaluar natën. Në Berat kemi mbërrit ditën e mërkurë dhe na shkarkuan në sheshin e pazarit me kalldrëm dhe në Lagjen ‘Prrue’ pranë xhamisë dhe shtëpisë së Pashait, një ndërtesë shumë e madhe, pranë rrugës që të çonte në kala.

Në dhomat, korridoret e në çdo skutë të saj u vendosën ato pak plaçka të të internuarve, ku zunë vend edhe njerëzit e rraskapitur.

Unë mbaj mend se natën e parë në Berat kam fjet në hotel “Skrapari” dhe për disa netë të tjera, disa familje u vendosën në hotel “Kolombo” në qendër të qytetit (ndërtesë e bukur dhe luksoze). Mbas disa ditëve u gjendën shtëpia banimi me qira.

Gjatë qëndrimit 18 mujor në Berat kemi ndërrue dy banesa, e para në Lagjen ‘Prrue’ dhe e dyta në Lagjen ‘Hysengjale’, në shtëpinë e Myftijejve (Luan Myftisë).

Në Berat kemi gjet mjaft familje të internueme, që të gjithë prej zonës së veriut. Më kujtohen këto familje: Llesh Marashit, Gjon Markagjonit, Abaz Kupit, Hysni Demës, Ben Elezit, Fiqiri Dines, Kaloshët, Kolë Bibës dhe Pervizët nga zona e Milotit. Memorie.al

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Te shtëpia e Dhora Lekës, diplomati jugosllav Cveto, i tha Mitës; a e kuptoj tani Tuku se kush është Enveri dhe a e njohu atë…”? / Deponimi i Tuk Jakovës, janar ‘58

Next Post

Kalendari Historik 5 Mars 2022

Artikuj të ngjashëm

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
Next Post
Mars

Kalendari Historik 5 Mars 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!