• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, March 31, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

Dëshmia e Lekë Vojvodës: Kush ishin 29 komunistët që lirova nga burgu në Shkodër…

Vojvoda
Vojvoda
Vojvoda me gruan
Vojvoda
Lek Vojvoda
“Si na prenë në besë komunistët me amnistinë 1945-ës dhe na dënuan me vite të gjata burgu…..”/Dëshmia e Lekë Vojvodës së Dukagjinit
Lek Vojvoda
4
Shares
2.8k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al/publikon historinë e dhimbshme të Lekë Vojvodës me origjine nga Shoshaj i Dukagjinit, i cili pasi u diplomua në Akademitë ushtarake të Modenas e Firences u kthye në Shqipëri duke shërbyer si rreth-komandant i Xhandarmërisë së Lezhës dhe Tuzit, ku dhe u lidh me misionet anglo-amerikane, që shërbenin në atë krahinë nën komandën e majorit, Nils. Si iu përgjigj ai thirrjes së regjimit komunist në vitin 1945, duke u dorëzuar pas amnistisë së bashku me Mark Malën, Gjergj Vatën, Pal Thanin, Lulash Stakën, Mirash Ndoun e Gjocajt e bajraktarin e Dukagjinit, Lulash Gjeloshin me gjithë meshkujt e fisit dhe dënimi i tij me vite të gjata burgu dhe internimi familjarisht…

Në vitin 1944 kur shërbeja si rrethkomandant i xhandarmërisë së Dukagjinit, hyra në lidhje të fshehta me majorin britanik Nils, i cili kryesonte një nga misionet anglo-amerikane, që ishin atashuar asokohe pranë forcave nacionaliste në Veriun e Shqipërisë. Sipas porosive të tij, unë asokohe ndihmova të gjitha ato forca që luftonin kundër gjermanëve, siç ishin komunistët, ballistët dhe legalistët. Aty nga korriku i vitit 1944, unë e braktisa detyrën e rreth komandantit të Tuzit dhe shkova në Shoshaj, ku rrija vazhdimisht nën ankthin e goditjes e arrestimit, si nga partizanët ashtu dhe nga forcat gjermane. Ashtu i arratisur qëndrova për dy vite i fshehur nëpër malet e Dukagjinit, së bashku me Mark Malën, Gjergj Vatën, Pal Thanin, Lulash Stakën, Mirash Ndoun dhe Bajraktarin e Dukagjinit Lulash Gjeloshi me gjithë meshkujt e fisit. Në tetorin e vitit 1946, kur Qeveria Komuniste e Tiranës, shpalli një amnisti për të gjithë personat e arratisur, unë vendosa dhe u dorëzova vetë së bashku me disa shokë të tjerë, duke menduar se komunistët do ta mbanin fjalën për fjalën që nxorën. Por isha gabuar, se komunistët na prenë në besë dhe më dënuan me shtatë vjet burg e internime të gjata, nga të cilat u lirova vetëm në vitin 1984″.  Dëshmon për herë të parë për Memorie.al,  Lekë Vojvoda nga Shoshaj i Dukagjinit, ish-oficer akademist me gradën e kapitenit i diplomuar në Modena e Firence, i cili tregon gjithë historinë e jetës së tij, që nga bankat e gjimnazit të Shkodrës, studimet në Akademitë e Italisë, fillimin e karrierës ushtarake, gjatë viteve të pushtimit, ndihmesën e madhe ndaj lëvizjes antifashiste, e deri tek arrestimi e dënimi prej komunistëve me vite të gjata burgu e internimi.

                                                Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Enver Hoxha u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i PKSh-së, në Labinot të Elbasanit, në mars ’43, pasi e propozoi…”/ Dëshmia e rrallë e Naxhije Dume Kerenxhit, ish-ministrja e parë në ’44-ën

“Kur plasën fletë-rrufetë në Tiranë, një e tillë, i’u vu një profesori të fizikës, i cili lejonte në orën e mësimit, vajza me minifunde dhe…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit dhe karikaturistit të njohur

Në Shkodër, liron 29 komunistë e arrestuar

Pas kthimit në Shqipëri, më 14 shkurt të vitit 1943 Lekë Vojvodën e emëruan me detyrën e Komandantit të Xhandarmërisë në rrethin e Lezhës e më pas në qytetin e vogël të Tuzit i cili asokohe ishte nën administrimin e shtetit shqiptar. Lidhur me këtë periudhë kohe, Leka tregon: “Karriera ime ushtarake filloi në rrethin e Lezhës ku u caktova me detyrën e Komandantit të Karabinierisë. Gjatë asaj kohe në atë qytet ndodheshin tre oficerë të shërbimeve sekrete të ushtrisë italiane (SIM) dhe një kompani me milicë. Gjatë atyre tre muajve që unë shërbeva në atë qytet si Komandant i Karabinierisë (Xhandarmërisë), i vura vetes si detyrë që ta shkatërroja fare kompaninë e milicisë bashkë me tre oficerët e SIM-it. Për këtë gjë unë vazhdimisht iu bëja propagandë oficerëve shqiptarë që ishin në krye të kompanisë së milicëve që ta linin atë detyrë, pasi nuk ishte në interes të çështjes kombëtare. Pas ca kohësh ata ma dëgjuan fjalën dhe e braktisën fare detyrën që u ishte ngarkuar, gjë e cila çoi edhe në shkatërrimin e kompanisë së milicisë italiane e cila mbeti pa asnjë oficer. Po kështu me anë të njerëzve që kisha në Tiranë, ndërhyra dhe transferova edhe tre oficerët e SIM-it të cilët kishin bërë emër të keq në Lezhë. Në atë kohë për të gjitha ato veprime që bëja, unë kisha një përkrahje të madhe në Tiranë nga Gjeneral- Prenk Përvizi, që ishte babai i shokut tim të ngushtë Valentinit. Pas tre muajve, nga Lezha mua më transferuan në qytetin e vogël të Tuzit, i cili asokohe ishte brenda kufijve politik të Shqipërisë dhe administrohej nga Tirana zyrtare. Emërimi im në detyrën e Komandantit të Xhandarmërisë së Tuzit, përkoi edhe me krijimin e Xhandarmërisë Shqiptare e cila më parë mbulohej nga Karabinieria italiane. Që në ditët e para që mora detyrën aty, më erdhi një urdhër nga Ministria e Brendshme, e cila më urdhëronte që të arrestoja 29 komunistë të asaj zone dhe t’i çoja të lidhur në Shkodër. Unë e zbatova urdhrin dhe i mora të 29 komunistët të cilët nuk i lidha, e bashkë me ta, shkova në qytetin e Shkodrës ku si fillim bisedova me Komandantin e Xhandarmërisë major Ndrec Prengën, të cilit i thashë se urdhri për arrestimin e tyre ishte i gabuar. Major Ndrecës i thashë se për veprimtarinë e atyre komunistëve që kisha arrestuar përgjigjesha unë, dhe Ministria në Tiranë nuk dinte asgjë dhe nuk mund të më urdhëronte për arrestimin e tyre, pasi nuk kishte asnjë informacion nga unë. Unë arrita ta bindja major Ndrecën, që t’i liroja të gjithë komunistët e arrestuar, duke i thënë se unë isha garant për të gjithë ata. Pas kësaj  i mora të 29 komunistët me vete dhe i çova përsëri në Tuz duke i liruar të gjithë. Në mes atyre 29 personave të liruar në atë kohë, ishte dhe Hajrulla Kastrati së bashku me Age Grudën, të cilët njiheshin si eksponentë kryesorë të lëvizjes komuniste në të gjithë Qarkun e Shkodrës”.

Me majorin britanik Nils

Në detyrën e Komandantit të Xhandarmërisë së Tuzit, Lekë Vojvoda nuk qëndroi më shumë se gjashtë muaj, për arsye se atë e transferuan në vendlindjen e tij në Dukagjin, duke i dhënë gradën e kapitenit dhe detyrën e Rreth komandantit të Xhandarmërisë së asaj krahine që në atë kohë nuk ishte nën administrimin e Shkodrës. Lidhur me këtë Leka  kujton: “Gjatë asaj kohe që shërbeja në krahinën e Dukagjinit, unë hyra në lidhje të fshehta me majorin britanik Nils, i cili në atë kohë ishte kryetar i misionit anglo-amerikan që ishte atashuar pranë forcave nacionaliste dhe vepronin në Veriun e Shqipërisë. Që në takimin e parë që pata me të, ai donte të dinte rreth pikëpamjeve të mia dhe më pyeti se ç’mendoja lidhur me regjimin që duhej të vendosej në Shqipëri pas mbarimit të Luftës. Unë ia shpreha hapur dhe pa asnjë rezervë pikëpamjet e mia, duke i thënë se në Shqipëri duhej të rivendosej Monarkia. Pas kësaj bisede, majori Nils, më porositi që unë të shfrytëzoja pozitën që kisha  dhe të ndihmoja të gjitha ato forca që asokohe luftonin kundër gjermanëve. Në atë kohë sipas porosive të tija unë ndihmova me të gjitha mundësitë e mija veprimtarinë e të gjitha atyre forcave që luftonin kundra gjermanëve, siç ishin ata të Nacional-çlirimtares që udhëhiqeshin prej komunistëve, Ballit dhe Legalitetit. Lidhjet me Frontin unë i mbaja nëpërmjet Profesor Kolë Prelës, të cilit komunistët i kishin thënë që të më merrte një deklarata, ku unë të konfirmoja e të firmosja që isha në anën e tyre. Por me gjithë ndihmën e madhe që u dhashë përfaqësuesve të Frontit, deklaratën që kërkonin komunistë nëpërmjet Prof. Kolë Prelës, nuk ua dhashë asnjëherë. Në atë periudhë që unë shërbeja në Dukagjin, gjermanët vendosën dhe krijuan një batalion me mercenarë për të luftuar kundra partizanëve në Jug të Shqipërisë. Unë isha kundër krijimit të këtij batalioni dhe  shfrytëzova të gjithë njohjet e mija për të bërë propagandë që djelmoshat e malësisë të mos inkuadroheshin aty. Për atë gjë unë nxita Age Grudën, e cila u ngrit e foli kundër idesë së krijimit të atij batalioni, që më pas u krijua dhe shkoi e luftoi kundër partizanëve në rrethet e Vlorës e Tepelenës”.

Në arrati prej komunistëve

Në krahinën e Dukagjinit, Lekë Vojvoda shërbeu deri në korrikun e vitit 1944, dhe në atë kohë ai dha dorëheqjen duke e braktisur detyrën që kishte mbajtur. Lidhur me këtë që shënon dhe fundin e karrierës së shkurtër ushtarake, të kapiten lekë Vojvodës, ai tregon: “Pasi dhashë dorëheqjen nga detyra në korrikun e vitit 1944, dola në mal bashkë me disa nga të afërmit e mi, duke qenë gjithmonë nën ankthin e goditjes e të arrestimit si nga gjermanët ashtu dhe nga forcat partizane. Në dhjetorin e vitit 1944 kur komunistët erdhën në pushtet, unë vazhdova të qëndroja përsëri në malet përreth Dukagjinit së bashku me Mark Malën, Gjergj Vatën, Pal Thanin, Lulash Stakën, Mirash Ndoun e Gjocajt, si dhe me Bajraktarin e Dukagjinit, Lulash Gjeloshin me gjithë meshkujt e fisit. Po kështu gjatë asaj kohe ishin me mua në arrati edhe vëllai im Lulash Vuksani me Mhill Nikën, të cilëve iu thosha që kur të biem në përpjekje me partizanët, të mos qëllojmë për t’i vrarë se nuk kishim dalë për atë punë në mal. Në 24 gusht të vitit 1946 ndërsa vazhdonim të ishim akoma në arrati e fshehurazi kishim shkuar për të fjetur nëpër shtëpitë tona, erdhi për të më arrestuar toger Xhemal Selimi, që në atë kohë ishte shefi i Seksionit të Sigurimit për Dukagjinin. Pasi kishte marrë urdhër për të më arrestuar mua me gjithë Bajraktarin e Dukagjinit, Lulash Gjeloshin, Xhemali kishte bërë planin dhe i kishte ndarë forcat në dy pjesë në mënyrë që të na arrestonte në një kohë, për të evituar arratisjen e njërit apo tjetrit. Sipas planit që kishte bërë, ai më dërgoi dy partizanë për të më thirrur në shtëpi. Pas fjalëve të tyre, unë dola i armatosur dhe ashtu shkova e u takova me Xhemalin, i cili më tha se duhet të shkonim deri diku për një sqarim. Ndërsa isha bashkë me Xhemalin e shoqëruesit e tij, e kuptova se ai më kishte thirrur për të më arrestuar, pasi teksa isha larguar pak për nevoja personale, u ktheva dhe gjeta armën time pa karikatorin e fishekëve. Kur iu ankova Xhemalit për këtë gjë, ai iu bërtiti ushtarëve të tij duke i sharë, por unë e kuptova se ajo ishte një lojë e tij. Ndërsa unë po ecja vetëm me Xhemalin, i cili më rrinte nga prapa gati për të më qëlluar, partizanët e tij kishin shkuar dhe kishin arrestuar Bajraktarin, Lulash Gjeloshi, që ishte i sëmurë dhe të hipur në një mushkë po e çonin atje ku iu kishte thënë Xhemali. Ndërkohë që tre partizanët e Xhemal Selimit po shoqëronin Bajraktarin, ata u përballën në rrugë me nipin e tij, Beg Delinë, i cili në atë kohë ishte i armatosur pasi punonte si nëpunës i tatimeve në administratën e Dukagjinit. Duke e parë se e kishin arrestuar Bajraktarin, Bega qëlloi dhe i vrau të tre partizanët e më pas e mori Lulash Gjeloshin dhe bashkë me të doli në mal.  Unë dëgjova krismat, shfrytëzova rastin dhe i ika Xhemal Selimit në një shteg të ngushtë duke shpëtuar për mrekulli nga plumbat e tij që më fishkëllyen rrëzë veshit. Pasi shpëtuam  nga gracka që na kishte ngritur Xhemal Selimi, unë me Bajraktarin, Lulash Gjeloshi dhe disa nga të afërmit tanë vazhduam të qëndronim në arrati, pasi nuk kishte më dyshime se komunistët na kërkonin për të na arrestuar. Po atë ditë në shenjë hakmarrje, Xhemal Selimi, me njerëzit e tij shkoi dhe më dogji shtëpinë time dykatëshe në Shosha,j bashkë me gjithë stanet e bagëtive. Dëmi që m’u shkaktua ishte shumë i madh, pasi familja ime në atë kohë ishte ndër më të pasurat e Dukagjinit dhe të gjitha plaçkat që kishte shtëpia ishin blerë në Itali. Sikur të mos mjaftohej me atë që bëri, Xhemal Selimi më internoi edhe familjen, në Kalanë e Beratit”, kujton Lekë Vojvoda atë kohë kur mezi i shpëtoi grackës që i kishin ngritur komunistët nëpërmjet Shefit të Sigurimit të Dukagjinit.

7-vjet burg e internim deri në 1984

Pasi i shpëtoi arrestimit, Lekë Vojvoda, vazhdoi të qëndronte në arrati me gjithë vëllanë e tij Lulashin, e disa persona të tjerë antikomunistë të njohur midis të cilëve edhe Bajraktarin e Dukagjinit, Lulash Gjeloshin, me nipin e tij Beg Delinë e burrat e tjerë të fisit. Lidhur me këtë, ai kujton: “Bashkë me gjithë ata burra qëndruam të fshehur nëpër malet e Dukagjinit deri në tetorin e vitit 1946 kur Qeveria Komuniste e Tiranës shpalli një amnisti për të gjithë personat që qëndronin në arrati. Në atë kohë unë bashkë me të gjithë grupin që ishim në mal, vendosëm të dorëzoheshim duke menduar se komunistët do ta mbanin fjalën. Vetëm Beg Delia, nuk pranoi të dorëzohej por luftoi dhe u vra në përpjekje me forcat e ndjekjes. Vendimi ynë për t’u dorëzua kishte qenë i gabuar se komunistët nuk e mbajtën fjalën dhe na arrestuan të gjithëve. Pas dorëzimit ne na mbajtën për 14 muaj në hetuesi, ku Xhemal Selimi erdhi vetë dhe më torturoi në mënyrën më barbare me duart e tij. Në tetorin e vitit 1947, unë dola në gjyq dhe u dënova me shtatë vjet burg, e bashkë me mua u dënuan edhe Lulash Gjeloshi, Mark Malaj, vëllai im Lulash Vuksani, Sadik Marku, Nik Lushi etj. Të gjithë dënimin prej shtatë vjetësh unë e vuajta në kampet e Bedenit të Kavajës e Orman-Pojan dhe u lirova nga burgu në vitin 1953. Kur nuk kishin kaluar as tre javë nga dita e lirimit, më internuan në Savër të Lushnjes, ku asokohe ndodhej familja ime, bashkëshortja Syka, me djalin, Vuksanin. Aty në Savër të Lushnjes kemi qëndruar të internuar familjarisht deri në vitin 1984”, e përfundon rrëfimin e tij , Lekë Vojvoda, ish-Komandanti i Xhandarmërisë së Dukagjinit, i cili edhe pse kishte ndihmuar Lëvizjen Antifashiste gjatë Luftës duke liruar 29 komunistë shkodranë të arrestuar, vuajti për 40-vjet me radhë me gjithë familjen e tij nëpër burgje e internime./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share4TweetPinSendShareSend

Previous Post

"Trupin e vëllait tim, Ndue Kasnecit dhe dy shokëve të tij, Ndue Noshit e atij tjetrit nga Komani, i mbajtën tre ditë para Degës sa u dolën krimbat…"/Ngjarja tragjike

Next Post

Isa Boletini, fati i trishtë i familjes dhe pasardhësve së tij

Artikuj të ngjashëm

“Nako Spiro në Plenumin e Beratit na kërkonte me insistim që ta hiqnim Enver Hoxhën, por ne…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dërguarit të Titos në Shqipëri
Intervista

“Enver Hoxha u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i PKSh-së, në Labinot të Elbasanit, në mars ’43, pasi e propozoi…”/ Dëshmia e rrallë e Naxhije Dume Kerenxhit, ish-ministrja e parë në ’44-ën

March 27, 2023
“Kur plasën fletë-rrufetë në Tiranë, një e tillë, i’u vu një profesori të fizikës, i cili lejonte në orën e mësimit, vajza me minifunde dhe…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit dhe karikaturistit të njohur
Intervista

“Kur plasën fletë-rrufetë në Tiranë, një e tillë, i’u vu një profesori të fizikës, i cili lejonte në orën e mësimit, vajza me minifunde dhe…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit dhe karikaturistit të njohur

March 26, 2023
Letra për Komitetin Qendror: “Nënoficer Hyseni, pasi qëlloi katër herë mbi shefin e Prapavijës, Gavoçin, tentoi të arratisej në Zogaj, ku dhe u vra…”!/ Ngjarja e panjohur e 10 korrikut ‘82
Intervista

“Edhe pse në Bulqizë më mbronte komandanti i burgut, kolonel Hazbi Lamçe, njerëzit e Feçor Shehut, tentuan të më vrisnin…”/ Historia e panjohur e Xhaferr Kananit, që sfidoi Sigurimin e Shtetit

March 25, 2023
“Enver Hoxha është i zoti shumë, por pak del në rrethe, parvjet, ka qenë në Mirditë, Kukës, vjet ja ka mbajtur këtej…”/ Përgjimet e bisedës së Gjet Kadelit, me bashkëpunëtorin e Sigurimit
Intervista

“Mehmet Shehu më tha se, në burg duhet të ishin Feçor Shehu dhe Kopi Niko, dy kryetarët e Degëve të Shkodrës e Durrësit, që e kishin mendjen …”/ Dëshmia e “majorit” që sfidoi Sigurimin e Shtetit

March 25, 2023
“Në ’75-ën, mbasi isha shpallur ‘armik i popullit’ dhe prisja arrestimin, shkova në shtëpi, ku në orët e vona të natës, dogja dokumentet e librat në gjuhë të huaj…”/ Rrëfimi i trishtë i ish-gazetarit
Intervista

“Kur u vetë dorëzova në Degën e Brendshme të Durrësit, kryetari, kolonel Kopi Niko, i ra kokës me grushte, kurse kur erdhi ministri Kadri Hazbiu, më tha…”/ Historia e “majorit” që sfidoi Sigurimin e Shtetit

March 23, 2023
“Nga ‘Vila Lule’ që arkitekt Sotiri, i’a bërë dhuratë të shoqes, te Pista ‘Iliria’, me dashuritë e fshehta të vajzave gjermano-lindore që, për t’ju shmangur Sigurimit, ato…”/ Historia e panjohur e Plazhit të Durrësit
Intervista

“Në Degën e Brendshme të Durrësit, ndërhyra për dy mësues nga Vlora, të cilët akuzohehsin se kishin kapur dy vajza nga Elbasani dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Xhaferr Kananit, që sfidoi regjimin komunist

March 22, 2023
Next Post
isa-boletini-me-bashkluftetaret

Isa Boletini, fati i trishtë i familjes dhe pasardhësve së tij

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!