• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Cukalinës nga Vermoshi, i vdiqën dy fëmijët binjakë, njëri në mëngjes, tjetri në darkë dhe nëna e tyre, vrau veten të nesërmen, me gjithë motrën…”/ Dëshmia tronditëse, e 95 vjeçarit nga Brukseli

Nga Dashnor Kaloçi  

Memorie.al/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Lek Pervizi nga Brukseli, ku jeton prej vitesh me familjen e tij, i cili bashkë nënën, gjyshen dhe familjet e vëllezërve të tij, u dënuan dhe qëndruan në kampe, burgje dhe internime, prej regjimit komunist i Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, nga viti 1945 deri në 1991-in. Në fundin e vitit 1948, apo fillimin e vitit 1949-ës, kur Shqipëria i prishi marrëdhëniet me Jugosllavinë e Titos, pothuaj në të gjithë veriun e vendit, filluan arratisjet në masë. Si rezultat i kësaj situate dhe për ta frenuar sadopak fluksin e madh të personave që arratiseshin jashtë vendit, qeveria komuniste e Tiranës, e rriti menjëherë represionin dhe në atë kohë filluan arrestimet dhe internimet në masë.

Maj 1945, internimet e para të familjeve “reaksionare”

Ndonëse komunistët që erdhën në pushtet në dhjetorin e vitit 1944, arrestimet ndaj kundërshtarëve të tyre politikë i kishin filluar që nga vera e atij viti, internimet e para të atyre familjeve që ata i shpallën “reaksionare”, filluan në majin e vitit 1945. Të arrestuarit e parë që ishin kapur pak kohë para mbarimit të luftës, të cilët komunistët i konsideronin armiq, u grumbulluan në një nga kazermat e italianëve, që ndodhej diku në malin e Dajtit dhe aty u mbajtën të izoluar deri nga janari i vitit 1945.

Gjithashtu mund të lexoni

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

Në atë kohë ata i sollën në qytetin e Tiranës dhe i izoluan kryesisht në Burgun e Ri dhe në Burgun e Vjetër. Ky ishte dhe kontingjenti i parë i të burgosurve politikë të Shqipërisë, ndërsa disa muaj më pas, në majin e vitit 1945, qeveria komuniste e Tiranës filloi dhe internimet masive ku “streha” e parë e atyre familjeve, ishte qyteti i Beratit.

Lidhur me këtë, Lek Pervizi, dëshmon: “Deri nga maji i vitit 1945, shumë nga familjet e mëdha që ishin shpallur reaksionare, si Gjomarkajt, Mëlyshajt e Bajraktarët e Mirditës, Kaloshët, Dinet, e Demët e Dibrës, Bajraktarët e Kukësit, Sokolët dhe Marashët e Shkodrës, Përvizët dhe Lalat e Kurbinit, ishin mbajtur të izoluar në Degët e Brendshme të rretheve të tyre. Në muajin maj të atij viti, këto familje dhe shumë të tjera të cilat ishin njohur si familje zogiste, pa asnjë lloj vendimi gjyqësor, u internuan të gjitha në qytetin e Beratit, i cili u bë qendra dhe “streha” e parë e të gjitha familjeve “reaksionare” kryesisht të Veriut të Shqipërisë.

Ndërsa në atë kohë qyteti i Beratit u “popullua” nga këto familje “reaksionare”, të Veriut të Shqipërisë, qyteti i Krujës u bë “streha” e shumë familjeve të tjera të Jugut të Shqipërisë. Familjet që u internuan në atë kohë në qytetin e Krujës, ishin kryesisht nga qyteti i Korçës por kishte dhe nga Gjirokastra, Saranda dhe nga zona e Dropullit të minoritetit grek.

Nga familjet që u internuan në atë kohë në qytetin e Krujës, më kujtohen: Kokali nga Saranda dhe Kullajt nga Zëmblaku. Të gjitha familjet që u internuan në qytetet e Krujës dhe të Beratit, më parë u ishin konfiskuar të gjitha pasuritë e tundshme dhe të patundshme dhe ato kishin dalë nga shtëpitë e tyre vetëm me rrobat e trupit.

Po kështu kishte dhe shumë familje, që pasi ishin arrestuar dhe ishin sjellë në internim, komunistët u kishin djegur shtëpitë. Familjet që iu dogjën shtëpitë ishin si më poshtë: Gjomarkajt e Mirditës, Marashët e Shkodrës, Dinet e Demat e Dibrës, Kolat e Matit etj”, kujton  Lek Pervizi

Si u trajtuan familjet “reaksionare” në Berat e Kuçovë

“Familjet e para që u dërguan në internim në qytetin e Beratit, ishin: Gjomarkajt, Mëlyshët, Bajraktarët, Përvizët, Lleshmarashët, Sokolët, Dinet, Demat, Kolat, Dodgjinët etj. Këto familje u vendosën kryesisht në lagjen “Kala”, por më pas ato u vendosën edhe në lagjet e tjera të qytetit si “Mangalem”, “Murat-Çelepias” etj. Këtyre familjeve fillimisht u jepej vetëm 500 gram bukë misri në ditë dhe ato ishin të detyruara, që ta paguanin vetë qiranë e shtëpisë ku banonin.

Shumë prej këtyre familjeve që ishin të internuara në Berat, edhe pse banonin nëpër barake apo kasolle të improvizuara, e paguanin njëlloj qiranë e banesës, si ato që ishin në gjendje disi më të mirë. Të gjithë personat e familjeve të internuara në qytetin e Beratit, nuk kishin të drejtë të largoheshin nga qyteti dhe tre herë në ditë të gjithë: gra, burra, fëmijë dhe pleq, paraqiteshin në apel pranë Degës së Brendshme.

Që në ditët e para që u dërguan në këtë zonë, në majin e vitit 1945, regjimi komunist u mundua t’i poshtërojë ata me të gjitha mënyrat. Një nga ato ishte hapja e kanaleve të ujërave të zeza në mes të qytetit. Më pas të internuarit u dërguan për të punuar edhe në punë të ndryshme në bujqësi dhe sidomos në luftën kundër karkalecit, në fushat e mbjella.

Shumë nga familjet që nuk mund të mbanin frymën gjallë me 500 gram bukë në ditë, detyroheshin të shkonin në mal, për të bërë dru, që t’i shisnin ato në qytet për të fituar bukën e gojës. Përveç vuajtjeve fizike dhe urisë, në atë kohë shumë familje të internuara, provuan mbi kurrizin e tyre dhe strese të shumta nga epshet e oficerëve të Sigurimit, që kërkonin të shtinin në dorë vajzat e reja.

Nga që, asnjë prej vajzave, nuk ra “preh” e tyre, oficerët e Sigurimit u detyruan dhe i burgosën shumë nga to. Ndonëse propaganda komuniste në atë kohë përdorte të gjitha mënyrat për t’i poshtëruar familjet tona që ishim të internuar, populli i Beratit u tregua fisnik dhe mundohej me të gjitha mundësitë, për të na i lehtësuar sadopak dhimbjet. Shumë familje beratase, u dërgonin familjeve të internuara, ushqime, veshje e batanije për të fjetur. Po kështu dhe brenda familjeve të internuara kishte një solidaritet shumë të madh.

Në atë kohë në familjet e internuara, nuk kishte shumë arrestime dhe kur ndonjë i arratisur vritej, familjen e tij e lironin nga internimi dhe e kthenin andej nga kishte ardhur. Kështu ndodhi me familjen e Llesh Marashit, që u ekzekutua në Shkodër. Por kjo nuk ndodhte gjithmonë, sepse kishte raste si ai i familjes Gjomarkaj, që ndonëse u vranë shumë prej tyre, ata nuk i liruan asnjëherë nga internimi. Në fundin e vitit 1947, nga Berati shumë familje u dërguan në Kuçovë, ku filloi ndërtimi i fushës së aviacionit.

Ato familje u vendosën në kazermat e italianëve dhe për të ngrënë u jepej vetëm bukë thatë. Pas Kuçovës shumë nga këto familje u sollën në Valias të Tiranës, për të punuar në bujqësi, siç ishin Gjomarkajt, Demët etj”, kujton Lek Përvizi, lidhur me trajtimin e familjeve të internuara në qytetin e Beratit e Kuçovës.

Vdekja e 33 fëmijëve, në kampin e Turanit

Pas qytetit të Beratit, regjimi komunist i Enver Hoxhës filloi t’i dërgonte të internuarit edhe nëpër qytete të tjera. Nga fundi i vitit 1948 apo fillimi i vitit 1949, kur Shqipëria i prishi marrëdhëniet me Jugosllavinë, në Veriun e vendit filluan arratisjet në masë. Për ta frenuar atë fluks arratisjesh, regjimi komunist rriti represionin dhe filloi internimet masive. Meqë Kuçova dhe Berati, u mbushën plot me familje të internuara, për të mos rënë në sy, regjimi komunist hapi dy kampe të tjera në Turan dhe Memaliaj të Tepelenës.

Në ato dy kampe ishin vetëm me familje të internuara të Veriut të Shqipërisë, kushtet e banimit ishin në kufijtë e mizerjes dhe të internuarit jetonin në kondita primitive. U jepej vetëm 500 gram bukë misri thatë e asgjë tjetër. Në atë kohë u vra Bardhok Biba, numri i të internuarve në dy kampet e Tepelenës, arriti në 6. 000 vetë. Nga mungesa e madhe e higjienës, aty plasën epidemitë e sëmundjeve të ndryshme dhe njerëzit vdisnin në masë. Mesatarja e vdekjeve nga epidemija, ishte shtatë veta në ditë. Katastrofa më e madhe ndodhi në gushtin e vitit 1949, kur në kampin e Turanit, vdiqën 33 fëmijë brenda një nate dhe për këtë gjë është dëshmitar, Abdurrahman Kaloshi, i cili mund të tregojë më shumë rreth asaj ngjarje katastrofale.

Të gjitha ata fëmijë vdiqën nga epidemia e dizenterisë, sepse nuk kishte asnjë lloj ndihme mjekësore dhe buka e misrit ishte e mykur. Tmerrit të vdekjeve të asaj nate, iu shtua edhe më shumë ankthi sepse nuk premtonte koha për të hapur varret për të gjithë ata foshnje. Një gruaje nga Vermoshi i Dukagjinit që quhej Cukalina, i vdiqën dy fëmijët binjakë, njëri në mëngjes dhe tjetri në darkë. Ata ishin meshkujt e vetëm të fisit, nëna e tyre vrau veten të nesërmen, me gjithë motrën e saj, nga trishtimi. Kjo tragjedi e madhe shkaktoi bujë tek mjekët e Gjirokastrës dhe Tepelenës, të cilët patën kurajën dhe e bënë problem në Tiranë, këtë ngjarje.

Qeveria komuniste e Enver Hoxhë u detyrua dhe dërgoi aty një grup oficerësh për të parë gjendjen dhe pas inspektimit u vendos mbyllja e kampit të Turanit dhe atij të Memaliajit. Të gjithë të internuarit e atyre dy kampeve, u dërguan në kampin e Tepelenës, ku kushtet ishin më ndryshe, sepse u vendosën në kazermat e italianëve, ku kishte dhe ujë për të pirë. Por edhe në atë kamp, ku të internuarve u jepej vetëm 650 gram bukë gruri, me pak supë, vazhduan përsëri vdekjet. Edhe aty të internuarit, nuk i shpëtuan dot të ftohtit dhe urisë.

Ata dërgoheshin të punonin në pyll për dru, pleh dhe për të mbajtur shtylla për ndërtim. Nga fundi i vitit 1949, shumë të internuar u dërguan në kampin e Porto-Palermos, që sapo u hap në atë kohë. Në atë kamp, ata u vendosën në Kala dhe shumë prej të internuarve edhe sot e kësaj dite, janë të verbuar nga errësira që ishte atje”, kujton Lek Pervizi, lidhur me tragjedinë e kampit të Turanit.

Nga Tepelena në Myzeqe 

Familjet e internuara në kampin e Tepelenës, qëndruan deri në vitin 1953, sepse në atë kohë shumë prej forcave të afta për punë, u dërguan për të punuar në rrethe të ndryshme për ndërtimin e disa godinave të Degëve të Brendshme. Lidhur me fatin e mëtejshëm të familjeve të internuara, Lek Pervizi, tregon: “Në vitin 1954 kampi i Tepelenës u mbyll dhe të gjithë familjet që ishin aty i mblodhën dhe i sollën në disa kampe që u hapën në fushat e Myzeqesë, si në sektorët e Grabjanit, Çermës, Gradishtës, Dushkut, Plugut, Savërs, Xhazës etj.

Po në vitin 1954 një pjesë të internuarve u dërguan në kampin e Kuçit të Kurveleshit që sapo u hap në atë kohë. Vetëm ndër 100 të internuarve që u dërguan aty, 60 prej tyre kishin mbaruar universitetet e Perëndimit, si Dom Mikel Koloqi, Ali Erebara, Ibrahim Sokoli, Nedim Kokona, Sami Kokalari etj. Kampi i Kuçit të Kurveleshit u mbyll në vitin 1958 dhe të internuarit që ishin aty, u sollën përsëri në kampet e Myzeqesë. Në ato kampe, bashkë me dhjetëra familje si; Dostët, Gjomarkajt, Çelët, Hoxhat, Bajraktarët, Dinet, Demët, Ndretë, etj, ne qëndruam deri në vitin 1990-të, kur u shkri Komisioni i Internim-Dëbimeve./Memorie.al

Copyright © “Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1970, kur kërkohej dënimi me vdekje i Daut Gumenit dhe ekzekutimi në fshatin e lindjes në Gusmar

Next Post

Raporti sekret për vizitën e Rexhep Qosjes në ’70 në Tiranë

Artikuj të ngjashëm

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
“Njerëz pa asnjë kontribut gjatë Luftës, thurën intriga që të dënohej Ali Shtëpani dhe familjes së tij t’ia ulnin kokën, pasi…”/ Historia e patriotit që u dënua me “Grupin e Deputetëve” dhe raporti i CIA-s për të në ’47-ën

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Personazh

“Bedrije Ashiku tregoi, se gjatë torturave me korrent elektrik, F. Kapisyzit dhe D. Rrjollit, u mbet i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë…”/ Rrëfimi i Frtiz Radovanit nga Australia

May 14, 2025
Next Post
Raporti sekret për vizitën e Rexhep Qosjes në ’70 në Tiranë

Raporti sekret për vizitën e Rexhep Qosjes në ’70 në Tiranë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!