• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

Dëshmia e ish-komandanti të kufirit: “Përse s’e kapnim dot ‘Qazim Belulin’, personazhin e filmit shqiptar, ‘I treti’, që disa vjet na solli vërdallë dhe…”?!

Dëshmia e ish-komandanti të kufirit: “Përse s’e kapnim dot ‘Qazim Belulin’, personazhin e filmit shqiptar, ‘I treti’, që disa vjet na solli vërdallë dhe…”?!
“Njësia tankiste që komandoja, kishte detyrë të mbronte Bllok-un, Komitetin Qëndror, e Kryeministrinë, dhe më arrestuan si…”/ Dëshmia e ish-nënkolonelit

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Hetem Xherës nga fshati Alarup i Pogradecit, i cili gjatë periudhës së Luftës kishte qenë eksponent i Ballit Kombëtar dhe komandant i forcave të tyre në zonën e Pogradecit dhe pasi ishte larguar nga Shqipëria me mbarimin e Luftës, në fillimin e viteve ’60-të, ai u bë objekt ndjekje nga Sigurimi i Shtetit dhe forcat e kufirit, pasi kishte të dhëna se kishte hyrë dhe dalë disa herë nga Shqipëria pa u diktuar nga njeri. Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të kufirit, Qemal Xhevit Abazaj me origjinë nga fshati Tërbaç i Vlorës, që për vite me rradhë ka shërbyer si komandant poste kufiri në Librazhd, Pogradec e Korçë, lidhur me operacionet e mëdha që zhvilluan disa herë forcat e kufirit për kapjen e Hetem Xherës, për të cilin në fillimin e viteve ’80-të, Radio-Televizioni Shqiptar realizoi filmin me katër seri, “I treti”, ku interpretonin disa nga aktorët më të njohur të kinematografisë shqiptare dhe personazhin kryesor, “Qazim Beluli” e luante aktori i njohur korçar, Stavri Shkurti.

Në fillimin e viteve ’80-të, Radio Televizioni Shqiptar realizoi një film me katër seri të titulluar “I treti”, ngjarjet e të cilit merrnin spunto dhe u kushtoheshin veprimtarisë së organeve të Sigurimit të Shtetit në “luftë kundër bandave të diversantëve dhe agjenturave të huaja që kërkonin përmbysjen e pushtetit popullor në Shqipëri”

Ai film televiziv ku interpretonin disa prej aktorëve më në zë të kinematografisë shqiptare, në atë kohë pati një sukses të jashtëzakonshëm (kryesisht nga loja aktoriale) dhe personazhi kryesor, “Qazim Beluli”, që interpretohej nga Artisti i Popullit, Stavri Shkurti, falë dhe propagandës së asaj kohe, mbeti gjatë në kujtesën e teleshikuesve. Për skenarin e atij filmi thuhej se autorët ishin bazuar mbi disa ngjarje reale të ndodhura në fshatrat kufitare të Pogradecit. Këtë gjë na e konfirmonte me dëshmitë e tij edhe Qemal Xhevit Abazaj, ish-oficer i kufirit në vitet ’60-’70-të me origjinë nga fshati Tërbaç i Vlorës, i cili ka marrë pjesë personalisht në operacionet për kapjen e “Qazim Belulit”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

Zoti Abazaj, si qëndron e vërteta e filmit “I treti”.

Ai film është bazuar mbi disa ngjarje reale të ndodhura në fillimin e viteve ’60-të në fshatin Alarup të Pogradecit dhe pikën kufitare të Malit të Thatë. Njeriu të cilit i kushtohet ai film, ka qenë Hetem Xhera nga fshati Alarup, një ish-komandant i forcave të Ballit Kombëtar gjatë Luftës, i cili ishte arratisur nga Shqipëria që në vitin 1944 dhe historitë e bëmat e tij tregoheshin si legjenda.

Konkretisht çfarë thuhej për të?

Për të thuhej se hynte dhe dilte në Shqipëri sa herë të donte pa u diktuar nga rojet e kufirit, madje deri në qytetet e Korçës, Pogradecit, Elbasanit, si dhe në Çërravë ku ai shfaqej më shpesh. Në atë kohë që thuheshin këto histori për Hetem Xherën, unë isha oficer i ri dhe sapo kisha shkuar me shërbim në postën kufitare të Malit të Thatë. Por rasti m’u dha që të merrja pjesë vetë në operacionet për kapjen e tij.

Kur ka ndodhur kjo gjë dhe si e kujtoni?

Kjo gjë ka ndodhur aty viti 1963. Në atë kohë nga kanalet e Sigurimit të Shtetit të Degës së Brendshme të Pogradecit, me kryetar, kolonel Kadri Ismailatin e nënkryetar nënkolonel, Sinan Gjondedën, na u dha një e dhënë ku thuhej se Hetem Xhera me bandën e tij, do të kalonte nga Jugosllavia në Shqipëri në filan ditë dhe x vend. Pas kësaj informate, Dega e Brendshme e Pogradecit në bashkëpunim me Drejtorinë e Kufirit në Tiranë, organizuan planin e operacionit për kapjen e tij.

Kush do merrte pjesë në kapjen e tij?

Ajo gjë iu besua Brigadës së Kufirit të Korçës me komandant gjeneral-major, Zija Kambon, e cila kishte nën kontroll vijën kufitare nga Stebleva e Peshkopisë, deri në Ersekë. Në kuadrin e këtij operacioni, në postën kufitare të Malit të Thatë, vinin çdo ditë nga 5-6 ushtarë nga të gjithë repartet e kufirit të Republikës. Për të mos rënë në sy, makinat që i sillnin ata ushtarë qëndronin në minierën e Alarupit dhe nga aty ne i shoqëronim deri në postën kufitare. Për pak ditë në postën kufitare të Malit të Thatë u grumbulluan më shumë se 200 forca, të cilat patrullonin vijën kufitare duke u ndarë në njësite me nga tre ushtarë dhe një oficer.

Po ju personalisht, ishit pjesë e atij operacioni?

Në atë operacion unë mora pjesë vetëm pak ditë, pasi u sëmurë nga të ftohtit dhe nga që kisha një kollë të thatë, nuk më nxorrën në shërbim me asnjë njësit.

Sa kohë vazhdoi operacioni për kapjen e Hetem Xherës dhe a ratë në gjurmët e tij?

Patrullimi i këtyre forcave vazhdoi për afro një muaj në shi në borë e në ngrica, pa asnjë ndërprerje. Pas një muaji u dha urdhër që forcat të tërhiqeshin dhe të shkonin në repartet e tyre prej nga kishin ardhur.

Pse u dha ai urdhër, ç’kishte ngjarë?

Sipas të dhënave që dispononte Drejtoria e Kufirit, Hetem Xhera me bandën e tij, kishte hyrë dhe kishte dalë nga ajo zonë kufitare pa u diktuar fare nga forcat tona, madje duke shkuar deri në fshatin Alarup. Pas kësaj Sigurimi i Shtetit filloi arrestimet e shumta në fshatrat Alarup e Bllacë, duke prangosur disa burra nga fisi i Hetemit. Midis të tjerëve u arrestua edhe Kajo Bazelli nga Alarupi dhe furxhiu i fshatit, Xheviti (mbiemri s’më kujtohet), i cili prodhonte bukë për minierën e Alarupit.

Për çfarë u akuzuan ata?

Furxhiu u akuzua se e kishte furnizuar me bukë bandën e Hetem Xherës, sa herë që ai kishte kaluar kufirin dhe ishte strehuar në atë fshat. Të gjithë të arrestuarit u nxorrën në gjyq dhe morën dënime të rënda duke u akuzuar se kishin bashkëpunuar me bandën e Hetem Xherës, i cili ishte bërë tmerri i Sigurimit.

Po pas kësaj ngjarje a patët rastin të merrnit pjesë në ndonjë operacion tjetër për kapjen e Hetem Xherës

Pas kësaj ngjarje mua më transferuan në postën kufitare të fshatit Gjanç të Ersekës dhe nuk m’u dha rasti që të merrja pjesë në operacionet që organizoheshin për kapjen e Hetem Xherës dhe bandës së tij. Repartet e kufirit të Pogradecit e Librazhdit, vazhduan operacionet për kapjen e tij duke angazhuar shumë forca, por asnjëherë nuk patën sukses. Hetemi me njerëzit e tij nuk ra kurrë në grackat e Sigurimit dhe rojeve të kufirit edhe pse Ministria e Brendshme në Tiranë organizonte herë pas here operacione për kapjen e tij duke angazhuar qindra forca.

Deri kur ka jetuar Hetem Xhera dhe ku ka qenë ai?

Hetemi ka jetur deri vonë në Jugosllavi ku njihej me emër si ish-kapobandë dhe me sa di unë ka vdekur pas viteve ’90-të.

Dëshmia e nipit të Hysni Kapos: “Në ’79-ën kur isha në Librazhd, Feçor Shehu më nxorri në lirim”

Ish-ushtaraku Qemal Xhevit Abazaj nga fshati Tërbaç i Vlorës (nipi i Hysni Kapos) dhe me banim në Librazhd, pasi shërbeu për 20 vjet me rradhë në repartet e kufirit të rretheve të Korçës, Pogradecit, Kolonjës e Librazhdit, në vitin 1979-të u flak nga organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe u dërgua në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Hekurudhave. Lidhur me këtë ai kujtonte: “Kur isha në Librazhd, pata një konflikt me Ministrin e Brendshëm të asaj kohe, të cilin e akuzova se kishte marrë rrushfet një derr të egër. Sipas ligjeve të asaj kohe, ishte e ndalur rreptësisht të vrisje derrat e egër, pasi gjuetia e tyre bëhej vetëm nga udhëheqja e lartë. Po të qëllonte të vritej ndonjë derr, mbahej proces-verbal dhe ai bëhej hyrje në repart, duke ua dhënë ushtarëve në vend të mishit që kishin në forcë. Po të vrisje një derr të egër, dënoheshe me burg, po të vriste një shkelës kufiri, dekoroheshe nga Kuvendi Popullor. Kështu ishin ligjet e asaj kohe. Në ’79-ën, në postën kufitare të fshatit Skënderbe në Rajcë, u njoftua se në pengesat e klonit ishte gjetur një derr i egër. Pas kësaj sekretari i Byrosë së Partisë së Degës, Hekuran Rezhda, njoftoi ministrin Feçor Shehu, i cili dërgoi makinën e tij në Librazhd. Hekurani dërgoi në Rajcë shoferin Fadil Kënga i cili me “Gaz”-in e Degës e solli derrin në Librazhd, ku shoferi i ministrit e mori dhe e çoi në Tiranë. Nënoficerit që vrau derrin iu dha një vërejtje e rëndë, duke e paralajmëruar për lirim nga ushtria. Të nesërmen u bë mbledhja e Aktivit të Partisë së Degës, ku i deleguar ishte vetë ministri Feçor Shehu dhe sekretari i parë, Sotir Koçollari. Aty merrnin pjesë dhe titullarët e Degës, Merdar Hasa dhe Beqir Quku. Unë kërkova fjalën në fillim, por nuk m’u dha dhe në shenje proteste grisa letrat e diskutimit, duke thënë: ‘Kush ka frika nga fjalët e mija’?! Pas kësaj m’u dha fjala dhe thashë që nënoficeri që kishte vrarë derrin të dënohej, kurse sipas ligjit derri i egër të bëhej hyrje në repart për ushtarët. Feçor Shehu u nxi dhe nuk e donte veten. Në pushim, Sotir Koçollari më tha: ‘Pse e hodhe atë bombë në aktiv duke na çoroditur’?! Një muaj më vonë në shenjë hakmarrje, Feçor Shehu urdhëroi nxjerrjen time në lirim, duke më më përjashtuar dhe nga partia me akuzat absurde për “moszbatim urdhëri, liberal dhe pijanec”./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share24TweetPinSendShareSend
Previous Post

Masa dhe propozime për përballimin e pandemisë dhe pasojave të saj

Next Post

Letra kërcënuese për Enverin: “Mos ma mbani babanë në burg dhe djalin peng, do kryej veprime çnjerëzore, do çuditet Greqia dhe…”/ Historia e minoritarit që u arratis në ’82-in

Artikuj të ngjashëm

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur
Intervista

June 6, 2025
“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së
Intervista

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence
Intervista

“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence

April 24, 2025
Next Post
Kalendari Historik 17 Maj

Letra kërcënuese për Enverin: “Mos ma mbani babanë në burg dhe djalin peng, do kryej veprime çnjerëzore, do çuditet Greqia dhe…”/ Historia e minoritarit që u arratis në ’82-in

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!