• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shqipëria abstenoi në ’66-ën në OKB, për armët kimike dhe bakteriologjike, por Mehmeti urdhëroi prodhimin te ‘Objekti 100 plus 300’, pas Dajtit të…”/Dëshmia e ish-Drejtorit të Kimisë

“Në ’79-ën të kamufluar si tregtarë, Mehmet Shehu na dërgoi me mision sekret në Vietnam, për raketën SAM-7, që s’na e jepnin kinezët dhe …”/ Dëshmia e ish-Drejtorit
“Në ’79-ën të kamufluar si tregtarë, Mehmet Shehu na dërgoi me mision sekret në Vietnam, për raketën SAM-7, që s’na e jepnin kinezët dhe …”/ Dëshmia e ish-Drejtorit
“Në ’79-ën të kamufluar si tregtarë, Mehmet Shehu na dërgoi me mision sekret në Vietnam, për raketën SAM-7, që s’na e jepnin kinezët dhe …”/ Dëshmia e ish-Drejtorit
“Shqipëria abstenoi në ’66-ën në  OKB, për armët kimike dhe bakteriologjike, por Mehmeti urdhëroi prodhimin te ‘Objekti 100 plus 300’, pas Dajtit të…”/Dëshmia e ish-Drejtorit të Kimisë
“Shqipëria abstenoi në ’66-ën në  OKB, për armët kimike dhe bakteriologjike, por Mehmeti urdhëroi prodhimin te ‘Objekti 100 plus 300’, pas Dajtit të…”/Dëshmia e ish-Drejtorit të Kimisë
“Në ’79-ën të kamufluar si tregtarë, Mehmet Shehu na dërgoi me mision sekret në Vietnam, për raketën SAM-7, që s’na e jepnin kinezët dhe …”/ Dëshmia e ish-Drejtorit
“Si ua vodhëm vietnamezëve bombën B.L.U., që amerikanët e përdorën për të vrarë Osama Bin Laden-in, dhe…”/ Dëshmia e ish-Drejtorit të Kimisë
“Në ’64-ën, sipas porosisë, shkova në Pukë dhe ja solla në zyrë Mehmet Shehut, bukuroshen franceze, të cilën ai …”/ Dëshmia e ish-kolonelit, për zonjën misterioze
“Në ’79-ën të kamufluar si tregtarë, Mehmet Shehu na dërgoi me mision sekret në Vietnam, për raketën SAM-7, që s’na e jepnin kinezët dhe …”/ Dëshmia e ish-Drejtorit
“Shqipëria abstenoi në ’66-ën në  OKB, për armët kimike dhe bakteriologjike, por Mehmeti urdhëroi prodhimin te ‘Objekti 100 plus 300’, pas Dajtit të…”/Dëshmia e ish-Drejtorit të Kimisë
“Shqipëria abstenoi në ’66-ën në  OKB, për armët kimike dhe bakteriologjike, por Mehmeti urdhëroi prodhimin te ‘Objekti 100 plus 300’, pas Dajtit të…”/Dëshmia e ish-Drejtorit të Kimisë

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon disa dokumenta të panjohura të bëra publike vite më parë nga ana e Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Paqen, me qendër në Stokholm të Suedisë (SIPRI), ku jepeshin dokumentet me protokollet dhe rezolutat e konventat të mbledhjeve të zhvilluara nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me qendër në New York, ku diskutohej problemi i ndalimit të prodhimit dhe përdorimit të armëve kimike e bakteriologjike të dëmtimit në masë, merrte pjesë dhe Republika Popullore e Shqipërisë e cila abstenonte apo nuk merrte pjesë në ato mbledhje.

Dëshmia e ish-ushtarakut Memush Habilaj, me profesion inxhinier kimist, i cili për disa vite ka shërbyer në detyrën e Drejtorit të Laboratorit Qendror të Studimeve dhe Kërkimeve të Kimike, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, lidhur me urdhrin e Mehmet Shehut, në fundin e viteve ’70-të, ku me porosi të tij, u krye studimi dhe projektimi i një linje, për prodhimin e Ipritit, ku parashikohej projektimi i impianteve për prodhimin e LHL-ve (Lëndëve Helmuese Luftarake) të tjera. Në projektin gjigant, tepër sekret, të kodifikuar “Objekti 100 plus 300”, që u projektua të ndërtohej pas malit të Dajtit, ishte llogaritur ndër të tjera edhe prodhimi i municioneve Kimike, për armët e Artilerisë dhe të Aviacionit.  Pas eliminimit të së ashtuquajturës, “Banda e Xhevdet Mustafës”, në shtator të vitit 1982, në Laboratorin Qendror të Ushtrisë, u prodhuan sasi të konsiderueshme të LHL (Lëndë Helmuese Luftarake) psikike të tipit “BZ” (që të vinin në gjumë), me qëllim për t’u përdorur kundër elementëve dhe grupeve terroriste.

Shqipëria abstenon Rezolutën më 1966-ën

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’76-ën, Presidenti i Republikës Haxhi Lleshi, internoi në Mollas edhe gruan e tij Haxhire (Jegenin), e të birin Rushitin, si edhe vëllezërit e kushërinjtë e gruas…”! / Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

“T’i konfiskohet pasuria Jorgji Filip Ziut, banues në Durrës, pasi duke qenë me shërbim në Trieste të Italisë, arratiset nga Moto-Varka “Sazani” dhe…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

Një nga mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku është diskutuar problemi i ndalimit të armëve të dëmtimit në masë, është edhe ajo e vitit 1966, ku është miratuar edhe një rezolutë e veçantë për ndalimin e tyre. Ajo rezolutë u miratua me votat pro të 91 shteteve të botës dhe me katër abstenime. Ndër katër vendet që abstenuan, Shqipëria ishte e para dhe pas saj vinte Kuba, Franca dhe Gaboni. Në atë rezolutë, midis të tjerash, thuhet:

“Asambleja e Përgjithshme, e udhëhequr nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe ligjet ndërkombëtare në fuqi, duke i konsideruar armët e dëmtimit në masë, një rrezik të papajtueshëm me normat e qytetërimit dhe duke afirmuar një vëzhgim të rreptë të ligjeve e rregullave ndërkombëtare, të zhvillimit të luftërave, është e interesuar në ruajtjen e standardeve të qytetërimit. Duke iu referuar Protokollit të Gjenevës, për ndalimin e përdorimit në luftë të gazrave mbytëse helmuese dhe metodave të Luftës Bakteriologjike, fton të gjitha shtetet të miratojnë Protokollin e Gjenevës të vitit 1925”.

Justifikimi i Shqipërisë për abstenimet

Sipas dokumenteve të botuara nga Instituti Ndërkombëtar për Paqen, me qendër në Stokholm të Suedisë, bëhet e ditur se një mbledhje tjetër, për ndalimin e armëve të dëmtimit në masë, është zhvilluar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në 10 prill të vitit 1972, ku është miratuar edhe një konventë e veçantë për ndalimin e prodhimit e përdorimit të atyre armëve. Në listën e gjatë të atyre shteteve që e kanë miratuar dhe firmosur atë konventë, dhe atyre që kanë abstenuar, Shqipëria nuk figuron fare, gjë e cila nënkupton se ajo nuk ka marrë pjesë  në atë mbledhje të OKB-së. Disa muaj më pas, në gushtin e vitit 1972, është zhvilluar një mbledhje tjetër, ku ka marrë pjesë edhe Shqipëria. Në atë mbledhje, në përshtatje me Protokollin e Gjenevës, u miratua edhe një konventë e veçantë për ndalimin e Armëve Biologjike, por, ashtu si më 1966-ën, edhe në atë mbledhje Shqipëria nuk e dha votën pro miratimit të rezolutës, por si zakonisht ajo abstenoi. Një nga arsyet kryesore që qeveria shqiptare e asaj kohe e gjente si argument për të mos votuar pro miratimit të atyre rezolutave, sipas saj, ishte fakti që ato rezoluta nuk i respektonte asnjë nga shtetet që i miratonin. Kështu, Shqipëria nuk i firmoste  ato rezoluta, duke nxjerrë si argument faktin se edhe Bashkimi Sovjetik e SHBA-ja nuk po çarmatoseshin. Në shtypin shqiptar të asaj kohe ajo konventë e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në gushtin e vitit 1972 u konsiderua si: “Fryt i bashkëpunimit të imperialistëve amerikanë e revizionistëve sovjetikë, për të çoroditur opinionin publik botëror e për të krijuar përshtypjen se po bëhet diçka në fushën e çarmatimeve”. Po kështu, sipas dokumenteve të botuara nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve për Paqen (SIPRI), thuhet se krahas Shqipërisë edhe Franca nuk e miratoi atë rezolutë të vitit 1972.

Dëshmia e ish-ushtarakut: “Mehmet Shehu urdhëroi prodhimin industrial të Ipritit në Dajt”

Ish-ushtaraku i lartë, Memush Habilaj, i cili për disa vjet ka shërbyer edhe si Drejtor i Laboratorit Qendror të Studimeve dhe Kërkimeve Kimike të Ushtrisë Shqiptare, midis të tjerash në dëshminë e tij ekskluzive për Memorie.al, shprehet: “Ashtu si të gjitha armatimet e tjera edhe ajo e Kimisë (e cila më vonë u quajt: Arma e Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë A.D.M.), deri në vitin 1960, ne na vinin nga Bashkimi Sovjetik dhe pas prishjes me Moskën, ato na vinin nga Kina, sipas porosive që bëheshin nga Ministria jonë e Mbrojtjes. Ato armë vinin nga Kina me vaporë dhe transportimi i tyre bëhej duke i fshehur nën hambarët e mbushur me grurë, pasi, në bazë të ligjeve ndërkombëtare, nuk lejohej prodhimi, transportimi, shitja dhe magazinimi i tyre. Për këtë gjë, në kanalin e Suezit, kishte kontrolle të forta. Në periudhën kur Mehmet Shehu ishte kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes, me porosi të tij, u krye studimi dhe projektimi i një linje për prodhimin e Ipritit, ku parashikohej projektimi i impianteve për prodhimin e LHL-ve të tjera. Në projektin gjigant, tepër sekret, të kodifikuar “Objekti 100 plus 300”, ishte llogaritur ndër të tjera edhe prodhimi i municioneve Kimike për armët e Artilerisë dhe të Aviacionit. Pas eliminimit të së ashtuquajturës, “Banda e Xhevdet Mustafës, në shtator të vitit 1982, në Laboratorin Qendror të Ushtrisë, u prodhuan sasi të konsiderueshme të LHL (Lëndë Helmuese Luftarake) psiqike të tipit “BZ” (që të vinin në gjumë), me qëllim për t’u përdorur kundër elementëve dhe grupeve terroriste. Deri në fillimin e viteve ’90-të këto armë ndodheshin në arsenalin e Ushtrisë Shqiptare, më pas fati i tyre nuk dihet. Në armët e dëmtimit në masë, sipas përkufizimeve tashmë të njohura, futen ato Biologjike, Bërthamore dhe Kimike. Nga këto tre lloj armësh të dëmtimit në masë, Shqipëria ka pasur vetëm Lëndë Helmuese Luftarake, apo siç njihen ndryshe LHL, pasi ato ishin armë të destinuara vetëm për mbrojtje. Të tilla armë, në mos më të sofistikuara, kanë pasur edhe shtetet e tjera fqinje me ne. Asnjëherë Shqipëria nuk ka pasur armë Bërthamore apo Biologjike, pasi shteti ynë mendonte vetëm për mbrojtje. Për magazinimin e këtyre armëve, (LHL), që para porositjes së tyre janë ndërtuar edhe vendet përkatëse. Për ato armë që bëhet fjalë edhe në artikullin e gazetës amerikane “Washington Post”, të disa viteve më parë dhe vendi i magazinimit është një objekt në një bazë ushtarake prapa malit të Dajtit. Ato armë kanë rregullat e tyre strikte të kontrollit e ruajtjes dhe, po nuk u zbatuan, paraqesin probleme tepër serioze dhe rrezikshmëri të madhe. Ato mund të rrjedhin dhe të bëjnë dëme, pasi rrezja e tyre është rreth 50 km. Një rrjedhje apo shpërthim i tyre, do të sillte efekte dhe pasoja të pa parashikueshme për të gjithë qytetin e Tiranës e rrethinat e saj”, e mbyll dëshminë e tij, ish-ushtaraku i lartë, Memush Habilaj, që për vite  ka shërbyer si Drejtor i Laboratorit Qendror të Studimeve dhe Kërkimeve Kimike pranë Ministrisë Mbrojtjes./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share11TweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Mullha Halili i tha Enverit: ‘po pse Javer Beun do vrasësh ti’?!, ai i’u përgjigj: e vret populli, jo unë …”/ Dëshmia e nipit të ish ministrit, që u dënua në Gjyqin Special

Next Post

“Fultzi na tha se nuk do ju dërgojmë më ndihma, kurse komisari i misionit jugosllav këtu, na mësoi…”/Letra nga Bari në ’45-ën për Enverin

Artikuj të ngjashëm

“Trakti fliste kundër vendimit të gjyqit, ku ishte dënuar vëllai im, me shokë të tjerë, të cilët kishin sharë Partinë Komuniste dhe…”/ Dëshmitë e 15 vjeçares, para hetuesit Maqo Pecani, në ’47-ën
Dossier

“Në ’76-ën, Presidenti i Republikës Haxhi Lleshi, internoi në Mollas edhe gruan e tij Haxhire (Jegenin), e të birin Rushitin, si edhe vëllezërit e kushërinjtë e gruas…”! / Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

May 23, 2025
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“T’i konfiskohet pasuria Jorgji Filip Ziut, banues në Durrës, pasi duke qenë me shërbim në Trieste të Italisë, arratiset nga Moto-Varka “Sazani” dhe…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 23, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Dossier

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 22, 2025
“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
Dossier

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 23, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 21, 2025
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
Next Post
“Fultzi na tha se nuk do ju dërgojmë më ndihma, kurse komisari i misionit jugosllav këtu, na mësoi…”/Letra nga Bari në ’45-ën për Enverin

“Fultzi na tha se nuk do ju dërgojmë më ndihma, kurse komisari i misionit jugosllav këtu, na mësoi…”/Letra nga Bari në ’45-ën për Enverin

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!