• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, July 12, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

Dëshmia e dhimbshme nga SHBA-ve, e ish të dënuarit: “Në ‘Kaushin’ e Tiranës, gruaja më solli vajzën 7-vjeçare, që s’e kisha parë që kur kishte lindur, por polici…”

Dëshmia e dhimbshme nga SHBA-ve, e ish të dënuarit: “Në ‘Kaushin’ e Tiranës, gruaja më solli vajzën 7-vjeçare, që s’e kisha parë që kur kishte lindur, por polici…”
Dëshmia e dhimbshme nga SHBA-ve, e ish të dënuarit: “Në ‘Kaushin’ e Tiranës, gruaja më solli vajzën 7-vjeçare, që s’e kisha parë që kur kishte lindur, por polici…”
Dëshmia e dhimbshme nga SHBA-ve, e ish të dënuarit: “Në ‘Kaushin’ e Tiranës, gruaja më solli vajzën 7-vjeçare, që s’e kisha parë që kur kishte lindur, por polici…”
Dëshmia e dhimbshme nga SHBA-ve, e ish të dënuarit: “Në ‘Kaushin’ e Tiranës, gruaja më solli vajzën 7-vjeçare, që s’e kisha parë që kur kishte lindur, por polici…”
Dëshmia e dhimbshme nga SHBA-ve, e ish të dënuarit: “Në ‘Kaushin’ e Tiranës, gruaja më solli vajzën 7-vjeçare, që s’e kisha parë që kur kishte lindur, por polici…”

Nga Kaso Hoxha

Pjesa e katërmbëdhjetë

Memorie.al/publikon disa pjesë nga libri voluminoz autobiografik në dorëshkrim “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar” (kujtime nga xhehnemi) me autor, Kasem Hoxha me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim në SHBA që nga viti 1985, kur ai u arratis nga Shqipëria, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës.  E gjithë historia e trishtë dhe e dhimbshme e Kaso Hoxhës, që nga jeta dhe puna e vështirë në fshatin e tij në skajin më jugor të vendit, pakënaqësia ndaj regjimit dhe poezitë e para me karakter politik, si ranë ato në dorë të Sigurimit të Shtetit dhe kush ishin të afërmit e tij që e spiunuan, arrestimi në zyrën e Kryetarit të Këshillit Popullor të fshatit Markat, nga Sigurimi i Shtetit më 21 qershor të vitit 1973, hetuesia në Degën e Punëve të Brendshme të Sarandës, gjyqi ndaj tij dhe dënimi me 10 vite burg për “agjitacion e propagandë”, qëndrimi në “Kaushin” e Tiranës (Reparti 313), dhe të burgosurit që gjeti aty, dërgimi në Spaç e puna në atë kamp, me policët e oficerët kriminelë dhe të “butë”, bashkëvuajtësit e përshkrimi i “portreteve” të tyre me anët pozitive dhe negative, lirimi nga burgu dhe kthimi në fshat, arratisja në Greqi dhe qëndrimi në kampin e Llavros-it, fitimi i azilit politik për në SHBA-ve, korrespodenca me organizatën Amnesty International, e degës së Londrës, informacionet me të dhënat që u dërgonte për të burgosurit e Spaçit dhe regjimit komunist në Shqipëri, e deri tek krijimi i familjes së re dhe jeta e puna në atë vend të largët, me komunitetin çam të përçarë nga intrigat e njerëzve të Sigurimit të Shtetit nga Shqipëria që vepronin atje.

Pjesë nga libri në dorëshkrim, “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, (kujtime nga xhehnemi) i autorit, Kasem Hoxha, dërguar prej tij ekskluzivisht për Memorie.al

Gjithashtu mund të lexoni

“Thoma D., ish shoku i klasës, një dallkauk i ndyrë që bridhte gjithë kohën pas femrave, edhe në Budapest ku u diplomua, tashmë si kryeinxhinier i ‘21 Dhjetorit, erdhi te kamp-burgu jonë e, kur më pa…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg

                                               Prolog

                                     Lexues të dashur!

Mos ja vini veshin titullit që po ju paraqes, dua të them, se sikur mos të jeni të duruar për të lexuar këtë përmbledhje me kujtime, po të doni ta falni autorin, se stili i tij është i zbehtë, i pafrymëzuar përpara kësaj drame të madhe, të popullit tim, të kombit tim martir.

Personazhet e mi, nuk janë të krijuar nga fantazia ime, por janë njerëz të vërtetë, janë vëllezërit tuaj, baballarët tuaj, të afërmit tuaj. Ngjarjet nuk janë të trilluara, por reale e të jetuara. Ju do të bindeni vetë, vetëm pasi të keni lexuar këtë përmbledhje me kujtime. Ju do gjeni diçka nga jeta juaj, diçka të vërtetë nga jeta e baballarëve tuaj, e nënave tuaja, e vëllezërve tuaj, se si vuajtën se si vdiqën.

Këtë përmbledhje kujtimesh, e shkrova për amanetin që më lanë shokët, që bota të mësojë të vërtetën, se si u torturuan, si vuajtën, si vdiqën, njerëz të pafajshëm, nëpër kampet dhe burgjet e xhelatit, Enver Hoxha!

Unë shkoj me shpresë se cilido lexues, shqiptar ose i huaj, nuk më mbetet hatëri, nga kritika, rrahja e mendimeve të kundërta, pasi është mënyra më e mirë për të gjetur të vërtetën. Titulli i librit, “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, do t’i zëmëroj lexuesit, por në fund, do arrij në konkluzion se kam të drejtë, ta quaj “Epokën 45-vjeçare të regjimit komunist satanik të Enver Hoxhës”: Të shëmtuar.

Unë, mjerisht, për fatin e keq që pata, pashë dhe jetova dramën e madhe që ndodhi përpara syve të mij. Nuk jam as poet dhe as gojëtar, do më duhet punë e madhe që t’i shpëtoj gabimeve letrare në këtë libër historik, që mund të frymëzojë poetët dhe shkrimtarët e ardhshëm, mbi tragjedinë e kohës sonë, të kohës më të zezë të kombit tim!

Zotërinj lexues, ju uroj të gjithëve të keni liri dhe paqe…!

Kaso Hoxha.

Llavrio, Greqi 1985

                                                 Vijon nga numri i kaluar

Unë nuk pata fatin e keq të shokëve të mi që i ndanë gratë edhe pse ishin në moshë të shkuar dhe me fëmijë të rritur! Jetova fare pak me shoqen time të jetës. Fatkeqësia na ndau si kufoma, por jo si zëmra. Ajo ishte vetëm 20 vjeç kur mbeti fillikat, me dy fëmijë të vegjël për t’i rritur. E donte arsyeja që unë t’i propozoja për t’i kërkuar divorcin, sepse kështu u krijuan rrethanat, duke menduar për të mirën e saj. Ndoshta mund t’i buzëqeshte përsëri fati, megjithëse kur ja thashë këto fjalë, më theri thellë në zëmër?!

Ta dini se sa u zemërua dhe derdhi lot ajo?! Përmes ngashërimeve, tha se kishte qenë aq e lumtur me mua, saqë, sikur ta fillonte jetën prap nga e para, nuk do të pranonte tjetër fat! Që nga ajo ditë, që i bëra propozimin, kjo grua i’u nënshtrua rraskapitjes për të rritur fëmijët dhe treste nga mishi i saj, për të më ndihmuar edhe mua!

Mundësitë financiare dhe udhëtimi i gjatë, nuk e lejonin t’i sillte fëmijët në takim për t’i parë unë. Ato rriteshin të varfra dhe nuk i besonin nënës së tyre, kur shpesh u thoshte se: kishin edhe ato baba! Kisha më tepër se tre muaj në Burgun Spital të Tiranës. Një ditë tek po endesha ndërmjet krevateve në dhomë për të shpirë trupin e lodhur dhe të dobësuar, i uritur dhe i zhuritur nga malli për nënën e fëmijët e mallkoja me gjithë shpirt, vrasësin tim, befas u hap dera dhe polici më kërkoi të dilja në takim!

U çudita, se si ishte e mundur, pasi unë nuk i kisha njoftuar njerëzit e shtëpisë se ndodhesha në Burgun Spital, për të mos i shqetësuar, megjithëse isha seriozisht rëndë nga vuajtjet e minierës dhe të birucave të Spaçit. Kur u hap porta e hekurt, me të vërtetë, pashë se kisha ardhur motra ime e madhe, Dilua. U përqafuam me motrën, pasi kishim vite që nuk ishim parë me njëri tjetrin dhe të pesë minutat që kishim në dispozicion, nuk mjaftonin të shiheshim, dhe jo më të çmalleshim!

Para se të ndaheshim, motra më tha se: Dira, sime bijë, e vogla, që ishte bërë shtatë vjeç, u ishte lutur shumë ta merrnin dhe të shihte edhe ajo babanë e saj që nuk e njihte fare. U ndava me motrën, duke pritur takimin e ardhshëm. Kjo më bëri të tretem në ëndërrime për kohën e shkuar! Para syve të mendjes më parakalonin skena nga më të dhimbshmet dhe më të frikshmet!

Kur u arrestova, Dira, nuk i kishte mbushur akoma të gjashtë muajt dhe atë mëngjes qershori të vitit 1973, Luljeta, (bija ime e madhe), ma prishi gjumin me britmat e saj. Ajo u ngrit e llahtarisur nga gjumi, sigurisht që do të kishte parë ndonjë ëndërr të keqe! I zbriti shkallët duke qarë dhe më kërkonte mua. U ngrita nga shtrati ku flija dhe nga që nuk e përmbajta dot veten, e shava Luljetën time të dashur, që kurrë deri atë ditë nuk i kisha folur ashpër!

Ajo u frikësua, pushoi së qari menjëherë, dridhej e tëra nga frika e ëndrrës, ngashërimet s’e linin të merrte frymë lirisht dhe fërkonte sytë me duar! Më vështronte e habitur dhe ajo nuk u besonte syve, që unë isha aty pranë saj! Ndërkohë nga oborri, erdhi me nxitim gjyshja e saj, e morri në krah dhe e përkëdhelte për ta qetësuar, duke e pyetur se çfarë kishte që qante?!

Unë nuk arrita të mësoj se çfarë ëndrre kishte parë time bijë, se në atë kohë, tellalli i fshatit, më njoftoi që duhet të paraqitesha në zyrë të Këshillit Popullor, dhe unë u ktheva nga oborri të vishja këmishën. Dira ishte zgjuar dhe ajo rrinte qetë – qetë në djepin e saj. Kur hyra brenda, ajo ktheu kokën nga unë dhe më shikonte me kureshtje!

Tek vishja këmishën, i buzëqesha, e gudulisa ndën gushë, por ajo nuk reagoi siç ndodhte zakonisht që gajasej së qeshuri dhe donte të lozte! Sytë e saj të mëdhenj, e të shndritshëm, ishin ngulur në një pike dhe buzët e trëndafilta, nuk u përveshën për të qeshur si herët e tjera! Ajo dukej si një kukull, me atë pamje të ngrirë! Kur po dilja nga dhoma, në derë, ktheva kokën për ta parë edhe njëherë. I buzëqesha dhe ajo ngriti duart e vogla të shëndosha, duke u munduar të fliste diçka, duke nxjerrë ca tinguj dhe rrokje të shkëputura: “Ba…, ba…”, ishte fjala e parë që kishte mësuar. Kjo ishte dhe lamtumira e fundit që më dha Dira, sikur ta dinte që nuk do ta shikonte më babanë e saj për shtatë vjet !

Ndërkohë, po atë ditë që më nxorën nga “Burgu-laborator”, më 25 prill, nisa për në shtëpi një telegram, me shpresë se po të më vinin në takim, të më gjenin në Burgun e Tiranës. Kisha një javë që dergjesha në këtë skutë të qelbur të “Kaushit”! Në këto kondita kaq të vështira, secili e merr me mënd, se në ç’gjendje të trishtueshme ndodhesha.

Më 29 prill, kur sapo kishim mbaruar së ngrëni mëngjesin e prisnim të dilnim në banjo si zakonisht, ku të burgosurit ishin grumbulluar aty duke pritur radhën, polici hapi derën dhe ai i ndaloi të burgosurit të dilnin për nevojat personale. Ai thërriti emrin tim dhe unë i’u përgjigja. Ai më tha të dilja në takim. Dola nga “Kaushi” në korridorin e errët dhe të gjatë të burgut. Emocionet s’më linin të merrja frymë lirisht! M’u bë i gjithë trupi i akullt. Të gjitha ç’kisha në mëndje për t’ju thënë, m’u avulluan nga kujtesa!

U futa në dhomën e takimit, e cila ishte e ndarë përgjysmë me dy palë hekura. Ndërkohë nëna me Dirën, ishin akoma në dhomën e kontrollit, ku polici i kontrollonte me imtësi çdo gjë! Kur hymë në dhomë unë dhe përgjegjësi i të burgosurve, u bë zhurmë nga dera që u përplas. Në derën e anës tjetër, doli një vajzë e vogël, nja gjashtë a shtatë vjeç, e cila herë m’i hidhte sytë mua, dhe herë tjetrit! Ajo nuk dinte se kush nga këta dy burra, ishte babai i saj?!

Kontrolli vazhdonte, pasi nëna kishte sjellë shumë plaçka, të cilët nuk më hynin në punë. Për këtë, u detyrova që t’i flisja nënës, duke i thënë se nuk kisha nevojë për to dhe kur të më duheshin, do u’a kërkoja të m’i nisnin me pako. Në këtë kohë, kur unë po flisja me nënën së largu, Dira u drodh e tëra!

“Ky është babai im, përderisa i foli gjyshes sime”, duket sikur mendoi ajo në ato çaste dhe u drejtua pa nguruar nga unë për të më folur.

Por duket se babai nuk i doli ashtu siç e imagjinonte ajo më parë!

Përpara syve të vajzës, qëndronte një burrë i dobësuar nga vuajtjet dhe fytyra e tij e zbehtë e anemike, të kallte neverinë! Pamja e tij e jashtme, ishte mallëngjyese për vajzën. Mëshira që zgjohej në shpirtin e kësaj vajze të vogël, kur ndeshte në një mjerim të madh, mbyti ndjenjat e tjera në zëmrën e saj.

Kur dëgjova zërin e saj të hollë, si një cicërimë zogu, duke u dridhur nga gëzimi, m’u duk një mrekulli! Ajo po më vështronte me mallëngjim e dashuri e zëmra i rrihte fort. Për herë të parë, ajo ndjeu një drithërimë malli dhe dashurie, për një njeri që e kishte ëndërruar vite të tëra. Më vështronte me vëmendje dhe ajo dukej sikur priste që t’i flisja unë i pari. Vështrimi i saj ishte i ëmbël dhe vështrim i im ishte plot mall. Kur pa se unë isha shtangur si një statujë, ajo foli për të më zgjuar nga ëndërrimi i gjatë.

-“Babi”,…belbëzoi ajo dhe heshti pak. Shkoi pështymën sikur t’i kishte ngelur diçka në fut dhe tha: “Më njeh mua…”, vazhdoi ajo gjithë ndrojtje!

-“Jo”, ju përgjigja me vonesë, duke u shtirur sikur nuk dija gjë, se kush ishte ajo vajzë e vogël.

-“Unë jam Dira…”, tha ajo e gëzuar, “Dira tënde, që më le të vogël në djep”, vazhdoi vajza me çiltërsinë e fëmijës së pafajshëm.

Ajo zgjati dorën të bënte toka me mua, por dora e vogël nuk arriti dot, ta takonte dorën time, sado që e zgjata unë krahun tim ndërmjet hekurave! Kur pa se me gjithë përpjekjet që bëri, ishte e pamundur, ajo qeshi dhe më pyeti: “Të vijë unë andej, dua të të puth”, tha ajo duke vështruar policin sikur po i kërkonte me mëshirë që ai t’i thoshte: “Shko”!

“Zotni’, ju drejtova unë policit, ‘hape nëse është e mundur portën e hekurt, vetëm për atë foshnje të vij dhe ta puth babanë e saj”.

“Nuk lejohet’, m’u përgjigj polici, ‘ju duhet të kishit bërë lutje për takim special me familjen”, vazhdoi ai duke u shfajësuar përpara kësaj drame që zhvillohej në sytë tanë!

Dira, pa marrë përgjigje, kaloi me vështirësi nëpërmjet kuadrateve të hekurave dhe m’u hodh në qafë. Ndërsa zhvillohej kjo skenë, nëna me Mejdien, kishin mbetur të shtangura në anën tjetër. Ato vështronin dhe qanin! Fytyrat e tyre kishin marrë një shprehje mallëngjimi dhe lotët që i pikonin nga maja e mjekrës, flisnin për dhimbjen e madhe!

Në këto momente të madhërishme, kur mbas shtatë vjetësh babai i dhuronte të puthurat dhe përkëdheljet e para bijës së tij, Dira më puthte me mall. Buzët e vogla, më ishin ngjitur mbi faqe si shushunja. Ajo s’kishte ndërmend të më lëshonte, sikur ta linin…!

-“O xhan i babit, shpirti im i vogël”, i thashë përmes ngashërimeve me zë të mbytur nga lotët. Dy pika lot rrodhën nga sytë e mi, ndërsa vajza u shkëput për një çast e më vështronte e trembur, duke më fshirë lotët me dorën e saj të vogël dhe duke e quajtur veten fajtore për këtë skenë, ajo më pyeti: “Ç’ke babi, të dhëmb gjë. Mos je sëmurë”?! tha ajo duke i’u dridhur zëri.

M’i hodhi duart përsëri në qafë, e ngjeshi fytyrën e saj mbi timen dhe filloi të më puthë përsëri duke thënë: “Do të të puth edhe për Lulen, babi. Ajo nuk erdhi dot vetë, më la mua, se unë nuk të kisha parë”, tha Dira dhe uli sytë për të mos më parë lotët që më rridhnin rrëke deri tek cepi i mjekrës!

Nuk mund atë flisja dot më, pasi diçka dukej se po më shtrëngonte në fyt e më merrte frymën! S’munda të thosha dot asgjë më, veçse të rrija dhe të gëlltisja lotët! Nuk e di sepse e kisha humbur fare vetëdijen dhe pothuajse ishe në një gjendje si i dehur! Ndërkohë aty në atë dhomë të ndarë me hekura në mes, kishte rënë një heshtje e tmerrshme! Veshët më buçisnin dhe gjithë trupi më digjej si në ethe! S’mbaj mënd, nëse u takova me nënën dhe Mejdon!

Më dukej sikur isha zgjuar nga një ëndërr që kishte zgjatur vetëm pak çaste, por që Dirën e kisha aty pranë sikur kisha mbetur përjetë i përqafuar me të! Ajo udhëtonte kushedi se sa larg, kurse shëmbëlltyra e saj kishte mbetur në krahët e mi, kishte mbetur përjetë në zëmrën time të copëtuar tashmë prej kohësh…?!/Memorie.al

                                                                  Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016  

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 10 Shtator

Next Post

Kalendari Historik 11 Shtator

Artikuj të ngjashëm

“Prof. Selman Riza më tha në burg, se ai aprovonte plotësisht ideologjinë e veprimtarinë e komunistëve…”/ Dëshmia e rrallë, e Ejëll Çobës
21 Vjet burg komunist

“Thoma D., ish shoku i klasës, një dallkauk i ndyrë që bridhte gjithë kohën pas femrave, edhe në Budapest ku u diplomua, tashmë si kryeinxhinier i ‘21 Dhjetorit, erdhi te kamp-burgu jonë e, kur më pa…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 7, 2025
“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg
21 Vjet burg komunist

“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg

July 7, 2025
“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
21 Vjet burg komunist

“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla

July 7, 2025
Memorie.al
21 Vjet burg komunist

“Ndërkohë që kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më komunikoi se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur, por unë…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

July 7, 2025
“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
21 Vjet burg komunist

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 7, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
21 Vjet burg komunist

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 7, 2025
Next Post

Kalendari Historik 11 Shtator

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme