• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Deputetja socialiste, Luljeta Bozo, u rrit në shtëpinë e zaptuar të inxhinierit të pushkatuar dhe nusëroi në vilën e grabitur të djalit të burgosur të Sevasti Qiriazit, pasi…”/ Historia e trishtë e diktaturës

“Deputetja socialiste, Luljeta Bozo, u rrit në shtëpinë e zaptuar të inxhinierit të pushkatuar dhe nusëroi në vilën e grabitur të djalit të burgosur të Sevasti Qiriazit, pasi…”/ Historia e trishtë e diktaturës
“Në mars 1914, pas pesë shekujsh sundim turk, Korça bëhet pjesë e Shqipërisë së pavarur, por kërcënimi grek, ku turma thërriste; ‘Rroftë Greqia’…”/ Historia e panjohur e patriotit korçar
“Nuk mbante në duar byzylykë, as varëse floriri a argjendi, vetëm dy vathë të vegjël me gurë rubini ngjyrë blu dhe ajo ishte shqiptarka…”/ Historia e tragjike e vajzës që studioi në “Robert College”
“Proceset gjyqësore ndaj të ashtuquajturit ‘Grupi sabotator’ i kënetës së Maliqit, çuditërisht, filluan më 8 nëntor 1946, pikërisht në ditën e përvjetorit të…”! / Refleksionet e studiueses së njohur
“Nuk mbante në duar byzylykë, as varëse floriri a argjendi, vetëm dy vathë të vegjël me gurë rubini ngjyrë blu dhe ajo ishte shqiptarka…”/ Historia e tragjike e vajzës që studioi në “Robert College”
“Nuk mbante në duar byzylykë, as varëse floriri a argjendi, vetëm dy vathë të vegjël me gurë rubini ngjyrë blu dhe ajo ishte shqiptarka…”/ Historia e tragjike e vajzës që studioi në “Robert College”
Si na stërvitnin amerikanët në kampet e Gjermanisë për të desantuar në Shqipëri kundër Enver Hoxhës…/Deponimi i diversantit (fotot e papublikuara)
“Nuk mbante në duar byzylykë, as varëse floriri a argjendi, vetëm dy vathë të vegjël me gurë rubini ngjyrë blu dhe ajo ishte shqiptarka…”/ Historia e tragjike e vajzës që studioi në “Robert College”

Nga Luljeta Progni

Memorie.al / Kur Mirush Përmeti u pushkatua nga regjimi komunist, la pas bashkëshorten Bedrie, e cila ishte në muajt e fundit të shtatzënisë, me fëmijën e tretë. Kishte edhe dy vajza të vogla, Ifeten dhe Ermirën. Dy muaj pas pushkatimit të Mirushit, erdhi në jetë i biri, Esmeri. Nuk e njohu kurrë babanë e tij. Mirush Përmeti kishte qenë një ndër inxhinierët e talentuar të Tiranës së viteve ’40-të. I diplomuar në universitetin e Padovas në Itali, ishte një ndër intelektualët e rëndësishëm të kryeqytetit.

U akuzua padrejtësisht si pjesë e grupit të inxhinierëve të kënetës së Maliqit dhe u pushkatua bashkë me të tjerë, gjithashtu të pafajshëm. Ishte një “grup armiqësor” i sajuar si i tillë nga diktatori me qëllim për të eliminuar grupin e inxhinierëve, si pjesë e elitës së Tiranës. Kështu do të ndodhte edhe me të tjerë në vazhdimësi.

Familja e Mirush Përmetit, jetonte në atë kohë në një vilë të vogël dhe komode në rrugën “Budi” në Tiranë. Ishte shtëpia që e kishte ndërtuar vetë, pasi ishte inxhinier ndërtimi. Pak muaj pas pushkatimit të Mirush Përmetit, regjimi komunist vendosi që ta dëbojë familjen e tij nga banesa.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

“Largimi nga banesa ishte ngjarja më e rëndë që i ndodhi nënës pas vrasjes së babit tim, Mirush Përmeti. Më ka rrëfyer me mijëra herë atë histori, se kurrë nuk i hiqej nga mendja. Ato ditë kur nëna po përjetonte dhimbjen për të shoqin e pushkatuar, njerëz të panjohur vinin shpesh të vila jonë dhe hynin në çdo qoshe të shtëpisë, për ta parë…!

Shoqëroheshin me policë të armatosur. Në njërën prej ditëve, një çift i ri erdhën si vizitorë të padëshiruar në shtëpinë tonë. Kishin hyrë në çdo dhomë e, në çdo cep të shtëpisë e, më pas edhe në bahçen e bukur, të cilën e kishte projektuar me finesë babai.

Pas vizitës, çifti i ri që dukej se ishin të rëndësishëm për regjimin, kishin thënë se iu pëlqente shtëpia. Nuk kaluan pak ditë dhe policët e armatosur zbarkuan para shtëpisë dhe e detyruan mamanë me dhunë, të largohej menjëherë nga banesa e saj…! Nuk e lejuan të merrte asnjë orendi të shtëpisë. Gruaja e tmerruar me beben në dorë dhe vajzat e vogla, kishte nisur të mblidhte disa plaçka të domosdoshme dhe krevatin tim.

Isha vetëm dy muajsh…! Por gruaja e re komuniste, i kishin thënë nënës, që atë krevat nuk mund ta merrte me vete, se iu duhej atyre. Mamaja e tmerruar i kishte thënë se, krevati i duhej për djalin e saj të porsalindur…! ‘Mund të merrni çdo gjë, por jo krevatin e bebes, se djepi i foshnjës, nuk i grabitet askujt…’! S’ka ndodhur kurrë’. Por gruaja kishte urdhëruar që krevatin e donte ajo, për fëmijët e saj. Mamaja u detyrua të dëgjojë edhe thirrmën e kobshme të çiftit të ri komunist…: fëmija juaj, nuk meriton këtë krevat…! Madje nuk meriton të jetojë…!

Kështu mamaja ime Bedria, u largua nga shtëpia e saj, me pak rrecka e, me ne fëmijët e mitur. E detyruan të jetonte në një bodrum, në një lagje të Tiranës. Një bodrum që pas pak kohësh do të shembej, duke na rrezikuar jetën…! Unë nuk i harroj kurrë vuajtjet e kohës së diktaturës.

Aq më pak mund të harroj dhimbjen e nënës time, për babain që na pushkatuan e gjithaq, edhe dhimbjen për dëbimin nga shtëpia, që babai e kishte ndërtuar vetë”, rrëfen Esmer Përmeti, i biri i inxhinierit të pushkatuar nga regjimi, Mirush Përmeti.

Kur Esmer Përmeti, bashkë me nënën e tij dhe dy motrat u larguan nga banesa e tyre, çifti komunist, Panajota dhe Vasil Konomi, jetuan në vilën e bukur dhe atje i rritën fëmijët e tyre. Krevati i birit të Mirush Përmetit, mbeti aty, për t’u shijuar nga fëmijët e çiftit komunist Konomi.

Në oborrin e bukur të vilës së Mirush Përmeti,t do të hidhte hapat e saj qysh në vogli, vajza e përkëdhelur e familjes komuniste, Luljeta Konomi. Luljeta ishte në atë kohë 7-8 vjeçe dhe ndoshta i mban mend detajet e ditës, kur zbarkuan në pronën që prindërit e saj grabitën me vulën e diktaturës. Sidoqoftë, ajo jetoi fëmijërinë e lumtur, në oborret e bukura të bahçes së familjes Përmeti dhe bashkë me familjen e saj, për 50 vite, e shijuan atë banesë, të pamerituar. Por nuk mbaron këtu.

Me rrëzimin e diktaturës komuniste, Esmer Përmeti dhe familja e tij, nisën përpjekjet për të marrë banesën e tyre të grabitur nga regjimi komunist që sapo ishte rrëzuar. Iu deshën shumë përpjekje dhe beteja ligjore, për t’u kthyer në shtëpinë e grabitur.

Sepse Luljeta, bija e familjes Konomi, ishte inxhiniere e rëndësishme e ndërtimit dhe bëri përpjekjet maksimale, për të mbajtur banesën e grabitur për prindërit e saj. Një betejë e ulët e pamëshirshme, po aq sa e pamëshirshme kishte qenë grabitja e saj.

Do të shkojmë te një tjetër histori edhe më e dhimbshme sesa ajo e familjes Përmeti. Dy historitë kanë të përbashkët një personazh, Luljetën, vajzën e familjes Konomi, që do të shkonte nuse në derën e familjes Bozo, gjithashtu e privilegjuar nga regjimi komunist.

Është i njohur kontributi i motrave Qiriazi, në shërbim të atdheut. Motrat Qiriazi, ia kushtuan gjithë jetën arsimimit. Sevasti Qiriazi dhe motra e saj, Parashqevi Qiriazi, hapën shkollën e parë të vashave në Korçë, në vitin 1891. Veprimtaria e tyre atdhetare nuk u ndal kurrë, derisa komunizmi i shkatërroi duke iu vrarë fëmijët.

Është tragjike historia e Sevasti Qiriazit, një ndër gratë më të shquara të historisë së Shqipërisë. Sevasti Qiriazi, i dha gjithçka atdheut e, atdheu i pushtuar nga diktatura komuniste, ia shpërbleu me vrasjen e djalit të saj, Gjergji Dako dhe burgosjen e djalit tjetër, Aleksandër Dako.

Në vitin 1949, Gjergji Dako, i biri i Sevasti Qiriazit dhe Kristo Dakos, u arrestua nga diktatura komuniste. Ishte një ndër mjekët kirurg më të talentuar të asaj kohe. Për shkak të torturave në qelitë e burgjeve komuniste, Gjergji ndërroi jetë, në shkurt të vitit 1949. Ndërkohë i vëllai, Aleksandri, djali tjetër i Sevastisë, ishte në burg. Pak muaj më pas, Sevasti Qiriazi, ndërroi jetë nga dëshpërimi.

Familja e mbetur jashtë qelie, u drejtua nga e motra e Sevastisë, Parashqevi Qiriazi. Pasi iu grabit prona e tyre në Kamëz, ku ishte edhe Instituti “Qiriazi”, Parashqevia ia doli të blinte një shtëpi në Tiranë, në rrugën “Halim Xhelo”. Ishte një shtëpi private.

Vila e saj mbante numrin 28. Parashqevia jetoi aty bashkë me familjen e Aleksandrit, Rozin dhe tre fëmijët. Në vitin 1953, Aleksandri u lirua nga burgu. Iu ri kthye jetës bashkë me bashkëshorten, tre fëmijët dhe me tezen, Parashqevinë. Në vitin 1970, Parashqevi Qiriazi, ndërroi jetë.

Ndërkohë, Aleksandri me familjen e tij, vazhduan jetën në banesën që iu kishte blerë tezja, deri në vitin 1975. Por Aleksandri vazhdonte të ishte në shënjestër të regjimit dhe vazhdimisht i sulmuar. Më 15 tetor 1975, me akuza të sajuara nga Sigurimi i Shtetit, Aleksandër Dako, u internua në Tale të Lezhës. Pak muaj më pas, në janar 1976, vilën e tij, e zaptoi familja e Todi dhe Luljeta Bozos.

Nuk e dimë nëse ishte rastësi apo fat, i kërkuar prej Luljeta Bozos, që ishte rritur në shtëpinë e grabitur të një inxhinieri të pushkatuar nga regjimi, e të nusëronte më pas në shtëpinë e grabitur të një tjetër inxhinieri të burgosur, si kundërshtar i regjimit. Por e vërteta është, që ajo e grabiti shtëpinë e birit të Sevasti Qiriazit, ashtu siç prindërit e saj, kishin grabitur shtëpinë e inxhinierit të pushkatuar, Mirush Përmeti.

Duket sikur komoditeti i Luljeta Bozos, varej direkt nga pushkatimet e intelektualëve të Shqipërisë, nga diktatura. Ndaj dhe ndoshta duket kaq e zakontë, ta dëgjosh Luljeta Bozon të flasë me simpati për atë kohë të diktaturës komuniste, kur vritej Mirush Përmeti dhe shtëpia e tij, grabitej nga prindërit e Luljetës, e kur vritej djali i Sevasti Qiriazit e, burgosej e internohej djali tjetër, për t’i lënë shtëpinë Luljetës, nuse e bashkëshortit të saj, komunist i devotshëm.

Kur Luljeta Bozo artikuloi se; në kohën e diktatorit kishte më shumë anë pozitive se sa negative, ndoshta e kishte fjalën për jetën e bukur, në vilat e grabitura. Por ajo e di mirë, se me atë shprehje, ka lënduar shumë njerëz. Luljeta është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste, në kuvendin qe doli nga zgjedhjet e 25 prillit 2021. U prezantua si imazhi i ri i kësaj partie, edhe pse Luljeta është shumë e hershme në këtë parti, qysh kur ajo quhej Partia e Punës së Shqipërisë.

Luljeta ishte komuniste e devotshme gjatë sistemit diktatorial dhe nuk ishte thjesht përfituese, por pjesë e regjimit komunist, bashkë me familjen e bashkëshortit. Kunati i saj, Irakli Bozo, ishte një ndër gjyqtarët e diktaturës, që firmosi procese për pushkatimin e kundërshtarëve të regjimit. Irakli Bozo ka dhënë vendimin për pushkatimin e Maliq Bushatit, në vitin 1946.

Gazetarët e Kujto.al, kanë siguruar dokumente dhe fakte që tregojnë të plotë historinë e grabitjes së pronës së familjes Dako. Një artikull i posaçëm i kushtohet kësaj historie, ku publikohen për herë të parë dokumente që tregojnë se si, përmes skenarëve të shëmtuara të Sigurimit të Shtetit, familja Bozo, ia doli të internojë Aleksandër Dakon dhe t’i grabisë vilën me numrin 28, në lagjen “Halim Xhelo” në Tiranë.

Një artikull që do të publikohet së shpejti: Përballja e inxhinier Dakos, me çiftin Bozo, që i kishin rrëmbyer vilën dhe e kishin nxjerrë në rrugë në moshën 70 vjeçare. Është e dhimbshme historia jonë e së shkuarës.

Por është edhe më e dhimbshme, historia e së tashmes, kur Luljeta bashkë me shokët e shoqet e saj, na sfidojnë me “anët pozitive të kohës së diktaturës”. Kur flasin me nostalgji për jetën e tyre të lumtur në diktaturë, ata as duan ta dine, se gërvishtin miliona plagë dhimbjesh, që shkaktuan mbi shqiptarë të pafajshëm.

Këto ditë, tentuam të komunikojmë me Rozi Dakon, mbesën e Aleksandër Dakos, për ta intervistuar e për të mësuar detaje rreth historisë së familjes së saj. Rozi Dako nuk ka dëshirë të flasë. Ajo shkruan se këto kohë, për familjen e saj është rikthyer dhimbja: “Kjo ngjarje na ka tronditur shumë dhe po më mungon ajri si atëherë…! Shqetësimi është i jashtëzakonshëm dhe për familjen tonë hapet një faqe tej mase e dhimbshme”- tha ajo për Kujto.al.

Dhe kjo histori, na kujton disa rreshta domethënës të Primo Levit: “Ora e lirisë ra e rëndë dhe e errët, na mbushi shpirtrat me hare e njëkohësisht, me një ndjesi të dhembshme turpi, ndaj do të kishim dashur të pastronim ndërgjegjet dhe kujtimet tona, nga shëmtia që dergjej në to; na i mbushi edhe me brengë, sepse e ndienim që kjo s’mund të ndodhte, që kurrë më s’kish për të na ndodhur diçka kaq e mirë dhe e dëlirë, sa të fshinte gjithë të shkuarën tonë, dhe damka e përdhosjes s’do të na shlyhej kurrë, s’do të shlyhej as nga kujtimet e atyre që i kanë përjetuar, as nga vendet ku ndodhi, as nga tregimet e rrëfimet që do të shkruanim.

Ngase, dhe ky është privilegji i tmerrshëm i brezit dhe i popullit tim, askush tjetër, kurrë, s’ka arritur të rrokë natyrën e pashërueshme të poshtërimit, që përhapet si epidemi. Është marrëzi të mendosh që drejtësia njerëzore do ta shfarosë….”/ Memorie.al

Marrë nga Kujto.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 17 Nëntor 2024

Next Post

“Në Shkodër, persekutimi nuk ishte si në Durrës, jetuam në lagjen ‘Ndocaj’, midis njerëzve të mirë dhe antikomunistë, jo si në Durrës, midis spiunëve të Sigurimit...”/ Historia e trishtë e ish-të përndjekurit politik  

Artikuj të ngjashëm

Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
Next Post
“Në Shkodër, persekutimi nuk ishte si në Durrës, jetuam në lagjen ‘Ndocaj’, midis njerëzve të mirë dhe antikomunistë, jo si në Durrës, midis spiunëve të Sigurimit…”/ Historia e trishtë e ish-të përndjekurit politik   

“Në Shkodër, persekutimi nuk ishte si në Durrës, jetuam në lagjen ‘Ndocaj’, midis njerëzve të mirë dhe antikomunistë, jo si në Durrës, midis spiunëve të Sigurimit...”/ Historia e trishtë e ish-të përndjekurit politik  

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!