• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, April 9, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Denigrimi që i bëri atij regjimi komunist vazhdon ende, pasi një shkolle në Korçë që kishte ndërtuar ai, i kanë vënë emrin ‘Sevasti Qirjazi’…”/ Historia e filantropit korçar që financoi “Bagëti e Bujqësi” të Naimit

“Denigrimi që i bëri atij regjimi komunist vazhdon ende, pasi një shkolle në Korçë që kishte ndërtuar ai, i kanë vënë emrin ‘Sevasti Qirjazi’…”/ Historia e filantropit korçar që financoi “Bagëti e Bujqësi” të Naimit
Fotografi me pamje nga qyteti i Korçës në vitet 1910-1940
Fotot e panjohura / Godinat, klinikat dhe mjekët e spitaleve, nga Monarkia e Zogut, në Shqipërinë Socialiste: Tirana, Durrësi, Shkodra, Korça, Vlora, Elbasani, Gjirokastra, Berati, Peqini, Lezha…
“Denigrimi që i bëri atij regjimi komunist vazhdon ende, pasi një shkolle në Korçë që kishte ndërtuar ai, i kanë vënë emrin ‘Sevasti Qirjazi’…”/ Historia e filantropit korçar që financoi “Bagëti e Bujqësi” të Naimit
“Pasi na ktheu UDB-ja, në Peshkopi, në Degën e Brendshme, na priti vetë Kadri Hazbiu, i cili i goditi vëllezërit, kurse ne dy vajzat e reja…”/ Historia tronditëse e familjes Agolli nga Maqellara
“Ata të Sigurimit të Shtetit, më zbuluan se në orët e vona të mesnatës, unë shkoja te varret e ushtarëve francezë dhe…”/ Dëshmia e rrallë e bahçevanit nga Korça

Nga ERGET CENOLLI

Memorie.al / Sot, askush nuk e di se ku e ka varrin milioneri i parë, më i madh i kombit shqiptar dhe patrioti i rrallë. Akush nuk kujtohet t’i kushtojë, qoftë edhe një përkujtimore të thjeshtë, njeriut që vendosi gurë të rëndë në themelet e botimit të librit shqip. Edhe një shkolle, të ndërtuar me paratë e tij, i është vënë emri “Sevasti Qiriazi”…Ka qenë në krye të dy shoqërive më të njohura në historinë e lëvizjes shqiptare në Bukuresht, “Drita” dhe “Dituria”. Investoi, ngritjen e një shtypshkronje që prodhonte dhe shpërndante libra për gjithë shqiptarët, kudo që ishin. Financoi botimin e një prej veprave më të shquara të letërsisë shqiptare të Rilindjes, ”Bagëti e bujqësi” të Naim Frashërit. Kontribuoi në hapjen e së parës shkollë shqipe në Korçë, në mars 1887.

Grekët bllokojnë testamentin

Në testamentin e Anastas Lakçes janë lënë shuma të mëdha, për ndërtimin në Korçë të një farmacie, ku njerëzit e varfër t’i merrnin barnat falas. Po aty shkruhej se çdo vit, duhet të pajiseshin me prikë (pajë), 7 vajza të krishtera dhe 7 vajza muhamedane korçare. Mjerisht, gjithë trashëgiminë e tij, Anastas Lakçja, e depozitoi në Bankën e Athinës dhe disa vjet pas vdekjes së tij, grekët bllokuan dërgimin në Korçë të trashëgimisë, me justifikimin që në këtë qytet të krijohej një “komunitet ortodoks grek”, gjë që nuk shkruhej në testamentin e të ndjerit…!

Gjithashtu mund të lexoni

“Evropa e pat, lum miku, ajo s’âsht mâ tjetër, veçse e kaluemja e njerzisë, qi ka krijuem gjithça shkëlqen mâ së miri e mâ së bukuri në botë…”/ Letrat e panjohura të Mustafa Merlikës, me At Paulin Margjokajn  

“Ti e din se Patër Gjergji i yt e i ynë, ka shkruem se; ‘e keqja i erdh Shqipnisë, qysh se erdh pasha turçelí – edhe ipeshkvi jabanxhi’…”/ Korrespodenca e panjohur e Mustafa Krujës, me Patër Margjokajn

Njëri prej mecenatëve të parë të parellinjve shqiptarë, ndërkohë dhe të letërsisë ka mbetur pa varr. Anastas Avramidhi Lakçe (Korça), gati gjithë jetën e tij, jetoi dhe punoi në kryeqytetin rumun Bukuresh, gjatë shekullit të 19-të. Lindi në Korçë, në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të 19-të, por që në moshë fare të re mërgoi në Bukuresht, ku filloi të merrej me tregti. Kulmin e pasurimit të tij, Lakçja e arriti gjatë luftrave ruso-turke, të cilat filluan në vitin 1854 dhe mbaruan në vitin 1877, me nënshkrimin e paqes së “Shën Stefanit” dhe u mbiquajtën “Luftrat e Krimesë”.

Gjatë viteve të luftës, Anastas Lakçja, me intuitën e lindur të një tregtari korçar, arriti të kapte tregun e shitjes së vodkës, aq shumë të kërkuar prej ushtarëve rusë, të cilët, rrallë dilnin në beteja pa konsumuar pijen e tyre kombëtare. Kjo tregti e bëri Lakçen një prej milionerëve më të mëdhenj të kohës, jo vetëm në Rumani, por në gjithë Gadishullin e Ballkanit. Aq sa kur vdiq, ai kishte lënë një pasuri, që sipas shtypit të kohës, i kalonte 2 milion franga ari.

Por ai nuk qëndroi vetëm në fushën e tregtisë. Gjatë pjesë së dytë të jetës së tij, ai u mor me një veprimtari të gjerë patriotike. Anastas Lakçja ka qenë në krye të dy prej shoqërive më të njohura në historinë e lëvizjes shqiptare në Bukuresht, siç janë shoqëria “Drita”, e themeluar në vitin 1884 dhe “Dituria”, e themeluar në vitin 1886. Me nismën dhe investimin e tij, në kryeqytetin rumun, u ndërtua një shtypshkronjë e cila prodhonte dhe shpërndante librat shqip, jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku ata kishin krijuar ngulmimet e tyre.

Në shkrimin e Lasgush Poradecit ”Mbi shoqëritë shqiptare“ lexojmë: “Çdo javë paqeta të vogla dhe të mëdha, plot me libra shqip, të shtypura në Bukuresht, dërgoheshin nëpër të gjithë viset në Shqipëri dhe më të katër anët e botës, gjer në Rusi dhe në Amerikë dhe gjer në Kinë, të përndara kudo pa të holla…” (L. Poradeci, vepra, botim i vitit 1990). E këtu duhet të përmendim se poeti ynë i shquar pogradecar, në veprën e sipërpërmendur e quan Anastas Lakçen; “plaku milioner me zemër të madhe”.

Kulmi i dashamirësisë të Lakçes, ndaj kulturës, është sponsorizimi i botimit të një prej veprave më të shquara të letërsisë shqiptare të Rilindjes, “Bagëti e bujqësia” e Naim Frashërit. Në nderim të këtij veprimi, në botimin e parë lexojmë këtë kushtim: “N’emërit të nderçur’ e të dashurë të zotit Anastas Avramidhit, mirëbërësit të kombit e Kryes’së Shoqërisë ‘Dritë’ ndë Bukurest, që përpiqet për të ndriturë mëmëdhenë tënë me shkronja e me dituri. Bërësi Naim H. Frashëri, më 25 të Majit 1886”.

Po me kontributin e tij, në Korçë u ndërtua kisha e “Shën Gjergjit”, më e madhja dhe më e bukura, sipas bashkëkohësve, në Gadishullin e Ballkanit. Ndërtim ky i vlerësuar lart edhe nga ndërtuesit italianë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por që mjerisht u shkatërrua barbarisht nga regjimi komunist në kulmin e luftës antifetare, në vitin 1967. Gjithashtu, Lakçja kontribuoi edhe në hapjen e së parës shkollë shqipe në Korçë, në mars 1887.

Anastas Avramidhi ishte themeluesi i “arkës së Llasos” që ishte një institucion i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Korçës, ku mblidheshin kontributet e gjithë besimtarëve korçarë, kudo që ata ndodheshin. Si gjithë milionerët, para se të vdiste, në vitin 1898, Lakçja përpiloi testamentin e tij, ku pjesën më të madhe e zinin amanetet e bamirësisë (theksojmë se Anastas Lakçja nuk la pasardhës të drejtpërdrejtë).

Kështu në testamentin e tij janë lënë shuma të mëdha, për ndërtimin në Korçë, të një farmacie, ku njerëzit e varfër t’i merrnin barnat falas, gjithashtu aty shkruhej se çdo vit duhet të pajiseshin me prikë (pajë) 7 vajza të krishtera dhe 7 vajza muhamedane korçare.

Mjerisht, gjithë trashëgiminë e tij Anastas Lakçja e depozitoi në Bankën e Athinës dhe disa vjet pas vdekjes së tij, grekët bllokuan dërgimin në Korçë të trashëgimisë me justifikimin që në këtë qytet të krijohej një “komunitet orthodoks grek”, gjë që nuk shkruhej në testamentin e të ndjerit. Kjo gjë u denoncua në gazetën “Zëri i Korçës”, e datës 25 janar 1930, por më pas u harrua, ndaj edhe sot e kësaj dite trashëgimia e Lakçes, “ka humbur” në depozitat e bankave greke.

Për kontributin e tij të pallogaritshëm, pas vdekjes, trupi i tij u balsamos në Rumani dhe u vendos në një nga ambientet e kishës së “Shën Gjergjit”, ku qëndroi ashtu për 69 vjet, derisa u kall në varr në ditët kur filloi shkatërrimi makabër i kishës së mësipërme. Regjimi komunist e shpalli sponsorizuesin e veprës së Naimit, reaksionar dhe e degdisi në harresë, ku Lakçja qëndron edhe sot e kësaj dite.

Sot askush nuk e di se ku e ka varrin një prej milionerëve më të parë dhe më të mëdhenj të kombit shqiptar. Akush nuk kujtohet t’i kushtojë, qoftë edhe një përkujtimore të thjeshtë, njeriut që vendosi gurë të rëndë në themelet e botimit të librit shqip.

Por, ajo që të irriton më tepër në goditjen që i është bërë dhe vazhdon t’i bëhet Anastas Lakçes, është fakti që në shkollën, e cila u ndërtua me paratë e tij, është vendosur një emër tjetër që s’ka të bëjë me këtë shkollë. Është fjala për një shkollë 9-vjeçare që ndodhet në qendër të qytetit.

Në një prej dyerve të saj ndodhet një pllakë ku lexohet qartë se “…kjo shkollë është ndërtuar prej Anastas Lakçes…”, por para disa vitesh, me nismën e pushtetit vendor, shkollës iu vu emri “Sevasti Qiriazi”. Është e vërtetë se edhe zonja e sipërpërmendur, nuk është pa kontribut në historinë e arsimit shqip, por kurrsesi nuk mund të zëvendësojë “pronarin” e vërtetë të shkollës në fjalë.

Në rrethet Korçë e Kolonjë, vendlindja e Qirjazit, ka mjaft institucione ku ajo mund të nderohet. Emërtimi i kësaj shkolle me emrin e Lakçes, do të ishte hapi i parë në nxjerrjen e tij nga harresa, duke i dhënë vendin që i takon në historinë e qytetit të Korçës dhe vendin e merituar në historinë e lëvizjes patriotike shqiptare. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Për rrethin e Social-demokratëve të Korçës që drejtohej nga Dr. Lito, Sigurimi dyshonte se lidhej me Myzafer Pipën në Shkodër, pasi Drita Kosturi...”/ Historia e grupeve antikomuniste pas vitit ‘45

Next Post

“Shteti shqiptar harxhoi 2.5 milion Euro në vitin 2002, për ndërtesën e ambasadës shqiptare në Athinë, kur 6.3 km. më larg, në rrugën ‘Vasilisis Sofias’...”/ Historia e pronave shqiptare të grabitura nga Greqia

Artikuj të ngjashëm

“Ministri i Jashtëm i Italisë, Galeazzo Ciano, shënon në ditarin e vet qi; vûmja e Mustafa Krujës në postin e kryeministrit, ishte si një përgjigje ndaj…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
Personazh

“Evropa e pat, lum miku, ajo s’âsht mâ tjetër, veçse e kaluemja e njerzisë, qi ka krijuem gjithça shkëlqen mâ së miri e mâ së bukuri në botë…”/ Letrat e panjohura të Mustafa Merlikës, me At Paulin Margjokajn  

April 6, 2026
“Në njëvjetorin e vdekjes së poetit, nën kujdesin e revistës ‘Shkëndija’ më 1941, Koliqi boton syzimin, ‘Fishta interpret i shpirtit shqiptar’, ku ai shprehet…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
Personazh

“Ti e din se Patër Gjergji i yt e i ynë, ka shkruem se; ‘e keqja i erdh Shqipnisë, qysh se erdh pasha turçelí – edhe ipeshkvi jabanxhi’…”/ Korrespodenca e panjohur e Mustafa Krujës, me Patër Margjokajn

April 6, 2026
“Dërvishi i Luzhës, ishte mik i shtëpisë sonë dhe unë isha i vetmi intelektual i Tropojës, që mora pjesë në varrimin e tij, pasi Sigurimi i Shtetit…”/ Dëshmia e rrallë për klerikun dhe shenjtorin e famshëm
Personazh

“Në spitalin e ‘Bajram Currit’ përballë një aparati të vjetër skopie, mbeti i shtangur, kur pa se tre pacientët e parë e kishin zemrën në krahun e djathtë dhe…”/ Historia e panjohur e Dr. Hektor Çoçolit

April 3, 2026
”Kur Princ Widi zbriti nga vaporri në portin mjeran të Durrësit, ’i’u kujtua aristokracia europiane ku burrat mbanin bastun, kurse këtu mbanin…”/ Libri i suedezit për Shqipërinë
Personazh

“Siç kam marrë vesht, ju keni pritë në mënyrë madhështore të ikurit nga Kosova, por kam merak shumë për fatin e tyre, pasi dua…”/ Letra e panjohur e Princ Widit për Bajram Currin nga Tiroli, gusht 1920

April 2, 2026
“Fyerja më e madhe iu bë kur në marsin e vitit 1975, dy muaj para mbarimit të vitit shkollor…”/ Historia e panjohur e Prof. Kol Ashtës, që kishte mbrojtur diplomën në 1942-in në Itali, me ‘Epikën’ e Fishtës
Personazh

“Fyerja më e madhe iu bë kur në marsin e vitit 1975, dy muaj para mbarimit të vitit shkollor…”/ Historia e panjohur e Prof. Kol Ashtës, që kishte mbrojtur diplomën në 1942-in në Itali, me ‘Epikën’ e Fishtës

March 29, 2026
“Kolë dhe Mark Miri Dedvukaj, kishin kaluar një kalvar vuajtjesh nga bandat kriminale komuniste të Toger Babës dhe Bajo Stankut, duke…”/ Historia e malësorit fisnik, që iu bënë tre ceremoni varrimi
Personazh

“Kolë dhe Mark Miri Dedvukaj, kishin kaluar një kalvar vuajtjesh nga bandat kriminale komuniste të Toger Babës dhe Bajo Stankut, duke…”/ Historia e malësorit fisnik, që iu bënë tre ceremoni varrimi

March 29, 2026
Next Post
“Shteti shqiptar harxhoi 2.5 milion Euro në vitin 2002, për ndërtesën e ambasadës shqiptare në Athinë, kur 6.3 km. më larg, në rrugën ‘Vasilisis Sofias’…”/ Historia e pronave shqiptare të grabitura nga Greqia

“Shteti shqiptar harxhoi 2.5 milion Euro në vitin 2002, për ndërtesën e ambasadës shqiptare në Athinë, kur 6.3 km. më larg, në rrugën ‘Vasilisis Sofias’...”/ Historia e pronave shqiptare të grabitura nga Greqia

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme