Nga Arben P. Llalla
Pjesa e tretë
ELAS ishte shpartalluar, forcat e majta të rezistencës ndiqeshin nga forcat qeveritare, të komanduara nga ministri i rendit Napoleon Zerva
– Kolaboracionistët grek, projektuesit dhe udhëheqësit e gjenocidit në Çamëri (1944-1945) E vërteta e bashkëpunimit të çamëve, me gjermanët –
PARATHËNIE
Memorie.al / Periudha që kam nisur për të shkruar librin ka qenë nga viti 2008-2016, duke mbledhur materialet pak e nga pak. E kam patur tepër të vështirë për të gjetur fotografitë origjinale dhe disa gazeta në gjuhën greke, për vitet që bëhet fjalë. Shteti grek me strukturat e saj shtetërore prej rreth 70 vitesh, e ushqejnë opinionin e brendshëm dhe të jashtëm, me libra dhe shkrime të gënjeshtrës rreth asaj që ka ndodhur në të vërtetë nga viti 1936-1945, në lidhje me minoritetin shqiptar në Çamëri-Epiri i Jugut.
Trupat gjermani në maj të 1941, u nderuan nga Mitropoliti Pataron Meletios dhe kryetari i bashkisë së Aleksandropolit
Pasi dorëzuan ushtrinë greke të Epirit dhe të Maqedonisë greke, gjeneralët grek me origjinë vllahe, përfituan privilegje në rang ministrash gjatë Qeverive 1941-1944. Në 29 prill të 1941, ushtaraku i lartë gjerman Afred Jodl dhe ai italian Alberto Ferrero, zgjodhën në krye të qeverisë greke, kryeministër Jorgo Çolakoglu, me origjinë vllahe. Pasi u zgjodh kryeministër Jorgo Çolakoglu, vendosi ministër të Brendshëm gjeneralin Panajot Dhemestihas, që ishte vlleh, prefekt të Trikallas u vu ushtaraku tjetër i lartë, Theodhor Sarantin, i cili edhe ky ishte vlleh.
Gjenerali Jorgo Çolakoglu, kryeministër nga 30 prilli 1941-2 dhjetor 1942
Në 2 dhjetor 1942, kryeministër u vu Konstandinos Logothetopulos, i cili qëndroj në këtë post, deri në 7 prill 1943, dhe u shkarkua për paaftësi. Në prill 1943, kryeministër i Greqisë u zgjodh Joani Rallis, i cili themeloj “Batalionet e Sigurimit”. Këto batalione u themeluan në bazë të Ligjit 260/1943, (Gazeta zyrtare 180 A), të lëshuar më 18 qershor 1943. Pjesëtarët në “Batalionet e Sigurimit” dhe të trupave greke SS, ishin njerëz që urrenin komunizmin, të edukuar që në bankat e shkollave gjatë qeverisjes fashiste Metaksa (1936-1941), me kulturë pro-nazizmit gjerman.
Kryeministri Joani Rallis, për themelimin e “Batalioneve të Sigurimit”, gjeti përkrahje nga ushtarakët e regjimit të gjeneral Theodhor Pangallos dhe të republikanëve të Eleferos Venizellos. Shpeshherë, trupat e Sigurimit tregoheshin më vandal se gjermanët me bashkëkombësit e tyre grek. Ka patur raste kur gjermanët e kanë liruar një të dyshuar si komunistë, ndërsa pak metra më tej ky njeri është arrestuar dhe pushkatuar nga “Batalionet e Sigurimit”. Ky formacion policor-ushtarak ndaloj në disa qytete shfaqet teatrale, kafenetë i mbyllnin, arritën deri aty sa të digjnin edhe bibliotekat personale, nëpër shtëpitë e qytetarëve.
Batalione të Sigurimit kishte në Athinë, Tripoli dhe Janinë. Pra, vepronin kryesisht në Greqinë Qendrore (Agrinio dhe Nafpaktos), Peloponez (Tripoli, Patra, Nafplio, Gythio, Kallamatën, Sparta, etj), si dhe Athinë, Evia, herë pas here edhe në disa rajone të Thesalisë. Batalionet Vullnetare vepronin në Katerinë, Kozan, Janica, Kilkiz, Llahanas dhe Kria Vrisi. Ndërsa Batalionet e Policisë vepronin në Athinë, Selanik, Volos, gjithashtu u themeluan Batalionet e Xhandarmërisë në Kardhicë, Larisë, Lamia dhe Evia.
Më 27 nëntor 1943, Batalionet e Sigurimit bënë kontrolle nëpër spitalet për të gjetur ndonjë komunistë që kurohej. Ata gjithashtu u kryen kontrolle në shtëpitë që ishin shkak për plaçkitje të qytetarëve. Varnin njerëz nëpër qendra të qyteteve për të krijuar frikësime, merrnin pjesë bashkë me gjermanët në pushkatimet e komunistëve të arrestuar.
Batalionet e Sigurimit bënin ekzekutime në hakmarrje për vrasjen e gjermanëve nga forcat e rezistencës. Më 15 mars, 1944 në Patra, 200 komunistë u ekzekutuan nën mbikëqyrjen e forcave gjermane, në të njëjtin muaj 44 të tjerë, me urdhër të Batalionit të Sigurisë të Kallamatës. Batalionet e Sigurimit ndaheshin në dy kategori: a.) 9 batalione, me gjithsej 5.7253 anëtarë, që ishin themeluar dhe komandoheshin nga Kryeministri Rallis. b.) 22 batalione ishin struktura që funksiononin si të pavarur dhe përbëheshin nga 16.6254, anëtarë.
Këta ishin vullnetarë që ishin armatosur për të luftuar kundra komunistëve të EAM-ELAS, përkrah ushtrisë gjermane dhe komandoheshin nga Lejtjan-gjeneral SS, Ëalter Schimana. Në 10 tetor 1943, trupat e xhandarmërisë greke me urdhër u përfshinë në trupat gjermane SS, duke themeluar trupat greke SS. Sipas të dhënave që vërtetohen edhe me anë të fotografive, thuhet në zonat ku shumica e popullsisë ishte sllavo-maqedonase, Pella, Follorinë dhe Kostur, funksionin Batalionet Etnike të Sigurimit që përbëheshin nga kjo etni dhe numri i tyre ishte përafërsisht 2.500-3.5005.
Ekzistojnë disa fotografi ku shikohen Batalionet e Sigurimit, trupat SS dhe Ushtria Kombëtare Greke-EES, të drejtuara nga ushtaraku i lartë grek, Gjeorgjios Pavlos, që priten me gëzim nga popullsia në Kria Vrisi të Janicon, afër Selanikut. Atë ditë këto trupa shoqëroheshin edhe nga prifti Gjeorgji Vallidhis. Në vendbanimet që banoheshin nga shumica e popullsisë vllehe, në Malet e Pindit, Alqiviadhis Diamanti, ishte shpallur Princ i Pindit. Ai bashkë me Nikolaos Matusi dhe me mbështetjen e qeverisë greke, ushtrisë gjermane dhe italiane, themeluan me vllehët e Larisës, Legjionet Romak Ushtarake që përbëheshin nga vllehët e Greqisë.
Ata pretendonin se nga 140.000 vlleh që jetonin në Thesali, rreth 25% e tyre do t‟i bashkoheshin Legjioneve të tyre për të fituar Vllehët e Pindit Autonominë. Sipas historianëve grek për të realizuar projektin në fjalë, pas shumë përpjekjesh mundën të kishte rreth 2.000 ushtar të etnisë vllahe, të cilët ishin vendosur në dy baza: Larisë dhe Elassona. Kryeministër i Principatës së Pindit dhe Komandant i trupave vllahe, u zgjodh Nikolaos Matusi, vlleh nga Samarina. Veshja ushtarake e ushtarëve të Legjioneve, ishte e njëllojtë me ata të italianëve.
Trupat ushtarake vllehe vepronin bashkërisht me ushtrinë italiane në Epir dhe Maqedoninë greke, si: Trikalla, Elasona, Samarina, Grevena, Meçovo, Kallabaka, Larisë, Farsa. Këta terrorizonin popullsinë, u grabitnin ushqimet dhe pasurinë e tyre. Disa herë Legjionet Romake të vllehve, u sulmuan nga trupat partizane greke të ELAS-it.
Në librat dhe gazetat greke pas gjenocidit grek kundër popullsisë shqiptare në Çamëri, qershor 1944, nga forcat e djathta EDES, të komanduar nga Zerva, thuhet se në Çamëri ka funksionuar Këshilli Kombëtar Shqiptar të Çamërisë-KSILIA, që përbëheshin nga 2.500-3.2007, anëtarë. Kjo e dhënë se kanë qenë rreth 3.000 shqiptarë me formacion të rregullt ushtarak, nuk u vërtetua asnjëherë.
Nuk ka asnjë dokument që tregon se janë themeluar “Batalionet e Sigurimit” dhe trupat SS greke, pjesëtarë të saj mund të ishin shqiptarë nga Çamëria. Në Çamëri nuk kanë ekzistuar “Batalionet e Sigurimit”, sepse popullsia e atjeshme ishte rreshtuar në forcat e rezistencës partizane, kjo edhe për faktin se në Shqipëri, masa e gjerë ishin rreshtuar me Ushtrinë Nacional- Çlirimtare Shqiptare.
Këshilli Krahinor i Çamërisë, i drejtuar nga Nuri Dino dhe Mazar Dino, vepronte nën mbikëqyrjen e autoriteteve fashiste të pushtimit, ai nuk u njoh zyrtarisht nga ata. Kjo pozitë e pa përcaktuar lejonte mundësi për manovrim, të cilën “Këshilli Krahinor” e shfrytëzoi edhe me përpjekjet e veta për vendosjen e lidhjeve me Shtabin Aleat të Mesdheut. Vasil Krapsiti në librin “Çamët mysliman të Thesprotisë”, shkruan: “Mazar Dino ishte agjent i Italisë, por edhe i Turqisë.
Krijoi rrjetin e gjerë të spiunazhit në Thesproti, me vizitat e tij të shpeshta, -pothuajse çdo vit,- në vendin e saj (Thesprotisë), ruante lidhjet e ngushta të rrjetit të shkallës së lartë, duke lëvizur sipas deklaratave të tij antigreke. Me fillimin e pushtimit italian, (Maj 1941), u vendos ligjshëm në Paramëthi, si udhëheqës politik suprem i çamëve myslimanë. Ishte shkaktari kryesor i gjithë ligësive kundër popullsisë së krishtere greke të Thesprotisë, gjatë periudhës 1941–1944”. Pra, kemi të bëjmë me shqiptarë që ishin në shërbim të vendeve të tjera dhe jo të Shqipërisë, kjo përjashton njollosjen e shqiptarëve për veprimet e Mazar Dinos në dëm të Greqisë dhe grekëve, sepse sa dëm i ka bërë atyre po aq dëm mund t‟i kenë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Nëpër arkivat greke, britanike, italiane dhe gjermane, nuk është gjendur asnjë fotografi apo proces-verbal i viteve 1941 1944, ku tregohen shqiptarët e Çamërisë me uniformë të “Batalioneve të Sigurimit”, me veshje ku dallohen shenjat e SS, apo uniformë italiane. Deklaratat e EDES, se shqiptarët në Çamëri ishin rreshtuar në trupat SS, u bënë pas viteve 1945, pasi ishin përzënë shqiptarët nga Çamëria dhe ELAS ishte shpartalluar, forcat e majta të rezistencës ndiqeshin nga forcat qeveritare, të komanduara nga ministri i rendit Napoleon Zerva.
Pretendimet e EDES u bënë kur çështja e refugjatëve çam të ardhur në Shqipëri diskutohej nëpër Organizatat Ndërkombëtare, si shkelje e të drejtave të njeriut dhe gjenocid. Të gjithë ato foto të botuara pas viteve 1990, ku historianët dhe studiuesit grek na i paraqesin si shqiptarë të Çamërisë me veshje gjermane dhe italiane, janë fotomontazh.
Është për të ardhur keq dhe pështirë kur lexon se historianët grek, gazetarët, studiuesit bëjnë fotomontazhe të rëndomta apo keqinterpretime, për të thurur një gënjeshtër për atë që s‟ka ekzistuar kurrë. Gjatë luftës 1941-1944, shqiptarët e Çamërisë në masë të madhe ishin rreshtuar në forcat e rezistencës EAM-ELAS, këto forca në Thesproti disa herë u përplasën me armë me forcat e EDES, që drejtonte Napolon Zerva.
Sipas të dhënave, kanë qenë rreth 1.000 djem nga Çamëria, pjesëtarë në ushtrinë e rezistencës shqiptare dhe greke. Në radhët e ELAS-it, dhanë jetën 68 partizanë çamë. Drejtuesi i ELAS, Athanas Klara, i njohur si Aris Veluhiotis (1905-1945), tetor, 1943, dha urdhër për arrestimin e drejtuesve dhe shpartallimin e EDES, në Thesproti. Santos pretendonte se fushata për spastrimin e EDES, kishte të bënte me çlirimin e shpejtë të Epirit.
Më 16, qershor, 1945, Aris Veluhiotis bashkë me Xhavelën, emri i vërtetë Janis Angjeletos, bënë vetëvrasje duke mos rënë në duart e trupave EDES, të cilëve më tej ju përdhosën trupat dhe ju prenë kokat, duke i shëtitur në fillim në Trikalla. Këto lloj masakrash makabre i kryenin vetëm formacionet EDES të komanduara nga Napoleon Zerva, i cili atë vit ishte ministër i rendit publik. Pasi Zerva, identifikoi kokat e Veluhiotis dhe Xhavela, i mori me vete për t‟i ekspozuar në një nga sheshet e Athinës.
Ironia e fatit të dy drejtuesve të lartë të ELAS është se ata e çliruan qytetin e Trikallas dhe në këtë qytet kokat e tyre do të vendoseshin në sheshin kryesor për t‟ju treguar popullit. Kështu, i masakruar përfundoj kryetari i ushtrisë antifashiste të rezistencës greke ELAS, Athanas Klara i njohur si Aris Veluhiotis (1905- 1945), nga forcat e EDES, që në qershor 1944 kishin masakruar popullsinë e pambrojtur shqiptare në Çamëri.
Pas mbarimit të luftës në Greqi, pjesa më e madhe e Batalioneve të Sigurimit dhe të trupave SS, nuk u dënuan, ata u rreshtuan në ushtrinë EDES (Δζληθός Γεκοθραηηθός Διιεληθός ύλδεζκος) Lidhjes Kombëtare Republikane Greke, që drejtoheshin nga Zerva kundra forcave të rezistencës EAM-ELAS.
Në përfundim të pushtimit gjerman të Greqisë, shtator tetor 1944, rreth 8.000 vetë të Batalioneve të Sigurimit, ishin të armatosur dhe të gatshëm të luftonin kundra komunistëve të EAM-ELAS. Në këtë vijë veprimi, lufta kundër komunistëve grekë gjatë tërheqjes gjermane, përfshinte grekë dhe gjermanë, dhe më në fund edhe misionet ushtarake të ndërlidhjes britanike (ML), të njohura për një politikë antikomuniste pa asnjë kompromis në Greqi.
Në qershor, 1945, “Lefkis Vivlos”, të EAM, jepen emrat e 59 ushtarakëve të ish-Sigurimit, dy muaj më vonë 117, ish-anëtar të Batalioneve të Sigurimit, ishin regjistruar në shkollën ushtarake për karrierë, vitin tjetër zyra e jashtme pranoj se 228, gjendeshin tashmë oficerë në ushtrinë greke.
Në vitin 1946-1949, Greqia u përfshi nga lufta qytetare midis forcave të djathta qeveritare dhe forcave të majta të Ushtrisë Demokratike Greke-DSE që drejtoheshin nga Marko Vafiadhis.
Siç dihet kjo luftë përfundoj me fitoren e forcave të djathta qeveritare, të ndihmuara nga ushtria e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe. Lufta qytetare 1946-1949, u bë shkak edhe për spastrimin e Greqisë së Veriut nga elementi sllavo-maqedonas, të cilët ishin përkrahëse të Ushtrisë Demokratike Kombëtare. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, formacionet ekstremiste të djathta greke, përfituan duke bërë spastrimin e Greqisë nga qytetarët grek me kombësi jogreke.
25 marsi 1944, dita e turpit për Greqinë
Herët në mëngjes të 25 marsit 1944, me një operacion të planifikuar dhe me ndihmën e xhandarmërisë greke, Gestapoja “pastroi” lagje, hebraike të Janinës. Grumbullojë në kamionë, 1.725 burra, gra dhe fëmijë. Ishin hebrenjtë e Janinës të cilët kishin jetuar dhe punuar ndër shekuj në këtë qytet bashkë me grekët, shqiptarët, vllahët, romët, etj. Vetëm tre orë ju lanë në dispozicion hebrenjve, për të marrë me vete rreth 50 kg. gjëra çdo familje.
Në orën 10.00 të mëngjesit, hebrenjtë i hipën në 80 kampionë dhe i nisën për në Trikalla. Operacioni u quajt i suksesshëm pasi 95% të hebrenjve të arrestuar, u shpërngulën. Popullsia greke e cila ishte në dijeni të operacionit, duke qëndruar nëpër rrugët e qytetit, ndiqte me kënaqësi të heshtur shpërnguljen e hebrenjve. Gjatë operacionit të 25 marsit 1944, për të shpërngulur hebrenjtë e Janinës për në kampet e shfarosjes në Austri dhe Gjermani, atë ditë u arrestuan edhe shumë shqiptar të Çamërisë, të cilët u dërguan edhe ata në këto kampe bashkë me bashkëqytetarët e tyre hebrenj.
Nuri Emin Zane nga Filati, ishte më 25 mars 1944 në Janinë për punën e përditshme dhe u arrestua nga gjermanët e xhandarët grekë, për t‟u shpërngulët me hebrenjtë. Në fillim Nuri Zanen e dërguan në kampin e Mat‟hausen të Austrisë dhe më tej në Dakaos të Gjermanisë. Shqiptarët të tjerë nga Çamëria, të cilët u dërguan në këto kampe me hebrenjtë, ishin Hajri Fetau, Osman Zenel Taka, Mezan Jonuzi, etj.
Pas kapitullimit të Gjermanisë naziste dhe lirimin nga kampet, çamët që ishin të internuar do i priste edhe një tragjedi më e madhe, ajo e masakrimit të familjarëve të tyre nga ushtria EDES të udhëhequr nga Napoleon Zerva dhe Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos.
Kryeministrat kolaboristë
Gjeorgjio Çolakoglu, ishte kryeministër që bashkëpunoj ngushtë me gjermanët nga prilli 1941-dhjetor 1942. Është njëri nga gjeneralët e ushtrisë greke, bashkë me Mitropolititin e Janinës, që dorëzuan divizionet greke pa kushte tek gjermanët. Pas çlirimit, u dënua me vdekje dhe më tej me burgim të përjetshëm. Vdiq në maj 1948, i sëmurë nga leuçemia. Funeralin e tij e mori përsipër Bashkia e Athinës dhe u varros me nderime.
Konstandinos Logothetopulos, ka qenë kryeministër i Greqisë që bashkëpunoj me gjermanët nga dhjetori 1942-prill 1943. Ai, ishte pro gjerman dhe pushtimin e Greqisë nga Gjermania, nuk e shikonte si pushtim, por si një bashkëpunim dhe suksese midis dy vendeve. U dënua me burgim të përjetshëm më 1945 dhe u fal në vitin 1951. Vdiq më 1961.
Joani Rallis, ishte kryeministër i Greqisë nga prilli 1943, tetor 1944. Ai i shërbeu pushtuesve gjerman me zell dhe themeloi trupat speciale te sigurimit, që ishin paralele me trupat gjermane SS. U arrestua pas kapitullimit të gjermanëve dhe u gjykua për tradhti të lartë në shkurt të 1945 dhe vdiq më 26 tetor 1946 në burg, nga pneumoni. Familja nuk u dëbua nga Greqia, se ata kishin bashkëpunuar me gjermanët, djali i tij Gjeorgjio Ralli, u bë politikan dhe deputet në fillim të viteve 1950. Ishte kryeministër i Greqisë nga 1980-1981. / Memorie.al
Vijon numrin e ardhshëm